{"id":44109,"date":"2025-10-02T20:48:55","date_gmt":"2025-10-02T20:48:55","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/02\/veliaj-nuk-u-shkarkua-per-shkelje-te-renda-presidenti-begaj-sqaron-pse-nuk-e-priti-kushtetuesen\/"},"modified":"2025-10-02T20:48:55","modified_gmt":"2025-10-02T20:48:55","slug":"veliaj-nuk-u-shkarkua-per-shkelje-te-renda-presidenti-begaj-sqaron-pse-nuk-e-priti-kushtetuesen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/02\/veliaj-nuk-u-shkarkua-per-shkelje-te-renda-presidenti-begaj-sqaron-pse-nuk-e-priti-kushtetuesen\/","title":{"rendered":"\u201cVeliaj nuk u shkarkua p\u00ebr shkelje t\u00eb r\u00ebnda\u201d, Presidenti Begaj sqaron pse nuk e priti Kushtetuesen"},"content":{"rendered":"<p>Bajram Begaj i tregoi Grida Dum\u00ebs se pse e dekretoi dat\u00ebn e zgjedhjeve n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Presidenti Begaj tha se ka ndjekur t\u00eb gjith\u00eb rrug\u00ebtimin kushtetues dhe procedurat juridike q\u00eb respektojn\u00eb Kushtetut\u00ebn p\u00ebr shkarkimin e Erion Veliajt si dhe p\u00ebr dekretimin e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme n\u00eb Tiran\u00eb. Begaj shtoi se duke respektuar \u00e7do parim kushtetues ai ushtroi kompetenc\u00ebn e tij p\u00ebr nxjerrjen e dekretit p\u00ebr zgjedhjet e parakohshme<\/p>\n<p><strong>Pjes\u00eb nga intervista:<\/strong><\/p>\n<p><strong>Grida Duma:<\/strong>\u00a0<em>Ju dekretuat \u00a0sipas nenit sipas nenit 115 t\u00eb Kushtetut\u00ebs nj\u00eb dat\u00eb zgjedhjesh e cila me nj\u00eb furi reagimi nga nj\u00eb pal\u00eb politike q\u00eb \u00ebsht\u00eb opozita e quajti at\u00eb bajz, pra se keni patur nj\u00eb an\u00ebsi politike n\u00eb momentin q\u00eb keni dekretuar\u00a0 nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr dat\u00ebn e zgjedhjeve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Erion Veliaj n\u00eb bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs q\u00eb dihet q\u00eb \u00ebsht\u00eb molla e madhe e diskutimit ka \u00e7uar ankimimin n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese nga ana e vet thot\u00eb q\u00eb ne e kemi shpallur\u00a0 gjykimin. Si emor\u00ebt ju k\u00ebt\u00eb vendim?<\/em><\/p>\n<p><strong>Bajram Begaj:<\/strong>\u00a0<em>Un\u00eb mendoj q\u00eb nuk mund t\u00eb vendoset balanc\u00eb n\u00eb gjykimin \u00a0midis dekretit t\u00eb Presidentit dhe vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Patjet\u00ebr q\u00eb kryetari i bashkis\u00eb \u00ebsht\u00eb shkarkuar m\u00eb VKM nga KM pas propozimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga k\u00ebshillit bashkiak, i cili e votat e pozit\u00ebs dhe opozit\u00ebs gjeti si shkak ligjor mosparaqitjen n\u00eb detyr\u00eb. Shkak ligjor q\u00eb \u00ebsht\u00eb trajtuar gjer\u00ebsisht n\u00eb media.<\/em><\/p>\n<p><em>Po k\u00ebshtu Qeveria nga ana e saj n\u00eb vendimin e shpallur merr n\u00eb analiz\u00eb si shkak, jo shkakun politik t\u00eb lidhur e nenin 115 t\u00eb Kushtetut\u00ebs e cila thot\u00eb \u201cp\u00ebr shkelje t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe ligjeve\u201d, por thot\u00eb q\u00eb shkarkimi nga detyra i kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me motivacionin e mosparaqitjes n\u00eb detyr\u00eb. Pra kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nenin 62 pika c.<\/em><\/p>\n<p><em>Patjet\u00ebr q\u00eb kjo dileme \u00ebsht\u00eb konsultuar me ekipin tim dhe jan\u00eb marr n\u00eb analiz\u00eb \u00e7do pretendim n\u00eb media apo i pal\u00ebve t\u00eb caktuara, i cili pas nj\u00eb diskutimi tep\u00ebr aktiv m\u00eb siguruan q\u00eb duke respektuar parimet kushtetuese, presidenti duhet t\u00eb ushtroj\u00eb kompetenc\u00ebn kushtetuese p\u00ebr nxjerrjen e dekretit p\u00ebr zgjedhje t\u00eb parakohshme. Patjet\u00ebr \u00a0me nxjerrjen e dekretit p\u00ebr zgjedhjet e parakohshme nuk i \u00ebsht\u00eb mohuar e drejta pal\u00ebve p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar n\u00eb instancat ligjore \u00e7do pretendim t\u00eb \u00a0mundsh\u00ebm por Gjykata Kushtetuese shprehet me vendim dhe nj\u00eb vendim i till\u00eb mesa di un\u00eb akoma nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb.<\/em><\/p>\n<p>I pyetur nga Grida Duma se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00ebse Gjykata Kushtetuese merr nj\u00eb vendim p\u00ebr pezullim t\u00eb vendimit, Begaj tha se do t\u00eb mbroj\u00eb vendimin e tij presidencial n\u00eb \u00e7do rast.<\/p>\n<p>Presidenti Begaj komentoi edhe zgjedhjet p\u00ebr kreun e ri t\u00eb SPAK dhe BKH.<\/p>\n<p><strong>Pjes\u00eb nga intervista n\u00eb \u201cTop Story\u201d<\/strong><\/p>\n<p><strong>Grida Duma:<\/strong>\u00a0<em>Ju thoni q\u00eb un\u00eb kam ndjekur gjith\u00eb rrug\u00ebtimin kushtetues dhe procedurat juridike q\u00eb respektojn\u00eb Kushtetut\u00ebn, dhe kjo nuk bie n\u00eb konflikt me Gjykat\u00ebn Kushtetuese, e cila duhet t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim. Un\u00eb bazohem tek vendimet thoni ju dhe jo mbi gjykimet n\u00eb proces. Por n\u00eb rast se Gjykata Kushtetuese merr nj\u00eb vendim p\u00ebr pezullim, \u00e7far\u00eb do t\u00eb shkaktonte kjo?<\/em><\/p>\n<p><strong>Presidenti Begaj:<\/strong><em>\u00a0Ju mendoni se mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb konflikt institucional midis legjitimitetit t\u00eb zgjedhjeve?<\/em><\/p>\n<p><strong>Grida Duma:<\/strong>\u00a0<em>S\u00eb pari, a do t\u00eb pezullohen? A ka konflikt institucional? Cilat do t\u00eb ishin variablat?<\/em><\/p>\n<p><strong>Presidenti Begaj:<\/strong><em>\u00a0Un\u00eb nuk mund t\u00eb aludoj mbi vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Gjykata \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e saj t\u00eb zbatoj\u00eb detyrimin ligjor. Ajo q\u00eb ne sigurohemi kur nxjerrim nj\u00eb akt \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb marrim parasysh \u00e7do pretendim dhe, n\u00ebse ky akt i Presidentit do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb instanc\u00eb ankimore apo ligjore, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur q\u00ebndrimin ton\u00eb n\u00eb \u00e7do rast.<\/em><\/p>\n<p><strong>Grida Duma:<\/strong>\u00a0<em>Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb, p\u00ebrs\u00ebri jemi brenda ligjshm\u00ebris\u00eb, n\u00eb gjith\u00eb zinxhirin, n\u00eb logjik\u00ebn tuaj.<\/em><\/p>\n<p><strong>Presidenti Begaj:<\/strong>\u00a0<em>Jemi brenda ligjshm\u00ebris\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><strong>Grida Duma:<\/strong>\u00a0<em>Jemi p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb momentin kur BKH dhe SPAK do t\u00eb ken\u00eb zgjedhje. Pak dihet q\u00eb ndoshta krer\u00ebt e tyre do t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb p\u00ebrqindje shum\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb pesh\u00ebs q\u00eb kan\u00eb pasur dikur n\u00eb instancat e tyre, sepse prokuror\u00ebt e tjer\u00eb kan\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pesh\u00eb. Megjithat\u00eb, duket sikur kreu i k\u00ebtyre institucioneve p\u00ebrcakton edhe frym\u00ebn e tyre.<\/em><\/p>\n<p><em>Ka pasur nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb thell\u00eb n\u00eb media, nj\u00eb konflikt, jo interesi, por nj\u00eb konflikt kompetencash midis BKH dhe SPAK. Dhe mbi t\u00eb gjitha, shqet\u00ebsimi i madh \u00ebsht\u00eb, a kemi sigurin\u00eb q\u00eb v\u00ebrtet po avancojm\u00eb n\u00eb depolitizimin dhe munges\u00ebn e influenc\u00ebs politike n\u00eb k\u00ebto dy instanca t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb?<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb fakt, drejt apo jo drejt, z. President, sepse un\u00eb besoj se drejt\u00ebsia ka m\u00eb shum\u00eb hallka sesa vet\u00ebm SPAK apo BKH q\u00eb merren me politik\u00ebn, por q\u00eb jan\u00eb \u201ckoka e peshkut\u201d n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre\u2026 N\u00eb qasjen tuaj, a do t\u00eb jet\u00eb i depolitizuar ky proces?<\/em><\/p>\n<p><em>Dhe, a ka nj\u00eb rol t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb n\u00ebnkuptuar apo t\u00eb kuptuar t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs p\u00ebr t\u00eb balancuar n\u00eb kushtet ku kemi nj\u00eb \u00e7ekuilib\u00ebr politik midis pozit\u00ebs dhe opozit\u00ebs, sa i p\u00ebrket numrit sasior t\u00eb aktor\u00ebve n\u00eb Parlament? A b\u00ebhet roli juaj edhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm?<\/em><\/p>\n<p><strong>Presidenti Begaj:<\/strong>\u00a0<em>SPAK dhe GJKKO jan\u00eb institucione q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb nga reforma n\u00eb drejt\u00ebsi. Un\u00eb bashkohem me vler\u00ebsimin e qytetar\u00ebve q\u00eb SPAK \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion i cili ka besueshm\u00ebrin\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb vend dhe ka dh\u00ebn\u00eb rezultate q\u00eb ndihen n\u00eb publik p\u00ebrsa i p\u00ebrket luft\u00ebs kund\u00ebr krimit dhe korrupsionit.<\/em><\/p>\n<p><em>Patjet\u00ebr q\u00eb SPAK-u nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi q\u00eb duhet ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb. N\u00eb vendin ton\u00eb jan\u00eb edhe institucionet e tjera ligjzbatuese, t\u00eb cilat duhet t\u00eb kryejn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin mision. K\u00ebrkohet bashk\u00ebpunim, bashk\u00ebrendim dhe nj\u00eb qasje e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb arritur rezultate akoma m\u00eb t\u00eb prekshme.<\/em><\/p>\n<p><em>Un\u00eb mendoj q\u00eb zgjedhja e drejtuesve t\u00eb rinj t\u00eb SPAK dhe BKH ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe kjo zgjedhje duhet t\u00eb bazohet n\u00eb merit\u00eb, profesionaliz\u00ebm, integritet dhe dinjitet. Un\u00eb jam mb\u00ebshtet\u00ebs i reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, mb\u00ebshtes pavar\u00ebsin\u00eb dhe integritetin e k\u00ebtyre institucioneve dhe besoj fort q\u00eb zgjedhja e tyre do t\u00eb bazohet n\u00eb merit\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Nga ana tjet\u00ebr, mendoj q\u00eb reforma n\u00eb drejt\u00ebsi duhet t\u00eb shnd\u00ebrrohet tashm\u00eb n\u00eb nj\u00eb drejt\u00ebsi funksionale, n\u00eb nj\u00eb drejt\u00ebsi q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e drejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit, n\u00eb nj\u00eb drejt\u00ebsi q\u00eb ka nj\u00eb procedur\u00eb ligjore t\u00eb rregullt sipas standardeve t\u00eb Bashkimit Evropian.<\/em><\/p>\n<p><em>Nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim kan\u00eb edhe institucionet q\u00eb, sipas ligjit, jan\u00eb vet\u00ebrregullues t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Dhe n\u00eb asnj\u00eb rast nuk ka nd\u00ebrhyrje politike. Nuk ka asnj\u00eb rol t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen apo ngritjen n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb dikujt q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/em><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/veliaj-nuk-u-shkarkua-per-shkelje-te-renda-presidenti-begaj-sqaron-pse-nuk-e-priti-kushtetuesen\/\">\u201cVeliaj nuk u shkarkua p\u00ebr shkelje t\u00eb r\u00ebnda\u201d, Presidenti Begaj sqaron pse nuk e priti Kushtetuesen<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bajram Begaj i tregoi Grida Dum\u00ebs se pse e dekretoi dat\u00ebn e zgjedhjeve n\u00eb Tiran\u00eb. Presidenti Begaj tha se ka ndjekur t\u00eb gjith\u00eb rrug\u00ebtimin kushtetues dhe procedurat juridike q\u00eb respektojn\u00eb Kushtetut\u00ebn p\u00ebr shkarkimin e Erion Veliajt si dhe p\u00ebr dekretimin e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme n\u00eb Tiran\u00eb. Begaj shtoi se duke respektuar \u00e7do parim kushtetues ai [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-44109","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44109","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=44109"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44109\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=44109"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=44109"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=44109"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}