{"id":44065,"date":"2025-10-02T13:48:54","date_gmt":"2025-10-02T13:48:54","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/02\/veliaj-kunder-presidentit-dekreti-per-zgjedhjet-ne-tirane-eshte-antikushtetues\/"},"modified":"2025-10-02T13:48:54","modified_gmt":"2025-10-02T13:48:54","slug":"veliaj-kunder-presidentit-dekreti-per-zgjedhjet-ne-tirane-eshte-antikushtetues","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/02\/veliaj-kunder-presidentit-dekreti-per-zgjedhjet-ne-tirane-eshte-antikushtetues\/","title":{"rendered":"Veliaj kund\u00ebr Presidentit: \u201cDekreti p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb antikushtetues"},"content":{"rendered":"<p>Ish-kryebashkiaku i Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, i \u00ebsht\u00eb drejtuar sot Gjykat\u00ebs Kushtetuese me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb shtes\u00eb, duke kund\u00ebrshtuar dekretin e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs q\u00eb cakton dat\u00ebn e zgjedhjeve t\u00eb pjesshme vendore p\u00ebr kryetar bashkie n\u00eb Tiran\u00eb. Veliaj argumenton se dekreti \u00ebsht\u00eb \u201ccontra Constitutionem\u201d (antikushtetues), pasi sipas nenit 115 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, vendimi i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave p\u00ebr shkarkimin e tij \u00ebsht\u00eb automatikisht i pezulluar deri n\u00eb shqyrtimin nga Gjykata Kushtetuese.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e tij, Veliaj k\u00ebrkon shfuqizimin e dekretit presidencial dhe pezullimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb efekteve t\u00eb tij, duke theksuar se mandati i kryebashkiakut nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb privilegj personal, por \u201cshprehje e sovranitetit t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs\u201d dhe nuk mund t\u00eb nd\u00ebrpritet para kohe nga vendime politike t\u00eb pushtetit qendror. Ai paralajm\u00ebron se zbatimi i dekretit pa vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese rrezikon t\u00eb prodhoj\u00eb pasoja t\u00eb parikthyeshme p\u00ebr demokracin\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese dhe legjitimitetin e procesit zgjedhor.<\/p>\n<p>SHTIM OBJEKTI<br \/>\nDHE<br \/>\nSUBJEKTI T\u00cb INTERESUAR<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se dit\u00ebn e djeshme, rreth or\u00ebs 16:00, Presidenti i Republik\u00ebs, n\u00eb shkelje flagrante t\u00eb garancive kushtetuese q\u00eb k\u00ebrkuesi g\u00ebzon ndaj shkarkimit si i zgjedhur vendor, sipas t\u00eb cilave, n\u00eb rast se Kryetari Bashkis\u00eb ndaj t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim shkarkimi, e ankimon vendimin e shkarkimit brenda 15 dit\u00ebsh n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, vendimi p\u00ebr shkarkimin pezullohet dhe Presidenti i Republik\u00ebs mund ta caktoj\u00eb dat\u00ebn e zgjedhjeve n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb vendore p\u00ebrkat\u00ebse vet\u00ebm n\u00eb rastin e mosushtrimit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb ankimit brenda 15 dit\u00ebve, ose n\u00eb rastin e l\u00ebnies n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave nga Gjykata Kushtetuese, me urgjenc\u00eb, paraqesim shtimin e subjektit t\u00eb interesuar dhe objektit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb depozituar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, n\u00eb t\u00eb cilin kund\u00ebrshtojm\u00eb shkarkimin nga detyra e Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb, duke shtuar si m\u00eb posht\u00eb vijon:<\/p>\n<p>SUBJEKT I INTERESUAR:\u200bPRESIDENTI I REPUBLIK\u00cbS<br \/>\nOBJEKTI:\u200bShfuqizimi i dekretit t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs nr. 350, dat\u00eb 1.10.2025 \u201cP\u00ebr caktimin e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb pjesshme vendore p\u00ebr Kryetar Bashkie, p\u00ebr disa nj\u00ebsi t\u00eb qeverisjes vendore\u201d, p\u00ebr pjes\u00ebn q\u00eb cakton dat\u00ebn e zgjedhjeve vendore n\u00eb Bashkin\u00eb Tiran\u00eb, si i papajtuesh\u00ebm me paragrafin 2 dhe 3 t\u00eb nenit 115 t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<br \/>\n\u200bPezullimi i efekteve juridike t\u00eb dekretit t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs nr. 350, dat\u00eb 1.10.2025 \u201cP\u00ebr caktimin e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb pjesshme vendore p\u00ebr Kryetar Bashkie, p\u00ebr disa nj\u00ebsi t\u00eb qeverisjes vendore\u201d, p\u00ebr pjes\u00ebn q\u00eb cakton dat\u00ebn e zgjedhjeve vendore n\u00eb Bashkin\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb zbatim t\u00eb efekteve pezulluese q\u00eb paragrafi 2 dhe 3 i nenit 115 i Kushtetut\u00ebs i njeh ankimit kushtetues t\u00eb Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb, ndaj vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave p\u00ebr shkarkimin, deri n\u00eb marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese.<br \/>\n* * *<br \/>\n1. N\u00eb lidhje me legjitimimin p\u00ebr k\u00ebrkimin e shfuqizimit t\u00eb dekretit t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs nr. 350, dat\u00eb 1.10.2025 \u201cP\u00ebr caktimin e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb pjesshme vendore p\u00ebr Kryetar Bashkie, p\u00ebr disa nj\u00ebsi t\u00eb qeverisjes vendore\u201d, p\u00ebr pjes\u00ebn q\u00eb cakton dat\u00ebn e zgjedhjeve vendore n\u00eb Bashkin\u00eb Tiran\u00eb, vler\u00ebsojm\u00eb t\u00eb theksojm\u00eb se z. Veliaj nuk po e kund\u00ebrshton k\u00ebt\u00eb dekret si nj\u00eb votues dhe as si nj\u00eb formacion politik i prekur nga data e zgjedhjeve, si p.sh. n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb zgjedhur ose p\u00ebr t\u2019u zgjedhur; por e kund\u00ebrshton at\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb garancive kushtetuese t\u00eb nenit 115 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, q\u00eb k\u00ebrkuesi, si i zgjedhur vendor, i g\u00ebzon n\u00eb procedurat e shkarkimit nga funksioni i Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb.<br \/>\n2. Pra k\u00ebrkuesi e kund\u00ebrshton dekretin si nj\u00eb akt t\u00eb dal\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb garancive kushtetuese q\u00eb ai i g\u00ebzon si i zgjedhur vendor n\u00eb procedurat e shkarkimit, nj\u00eb nd\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb garancia kushtetuese e parashikuar n\u00eb paragrafin 2 dhe 3 t\u00eb nenit 115 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, sipas t\u00eb cilave n\u00eb rast se Kryetari Bashkis\u00eb ndaj t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim shkarkimi, e ankimon vendimin e shkarkimit brenda 15 dit\u00ebsh n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, vendimi p\u00ebr shkarkimin pezullohet dhe Presidenti i Republik\u00ebs mund ta caktoj\u00eb dat\u00ebn e zgjedhjeve n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb vendore p\u00ebrkat\u00ebse vet\u00ebm n\u00eb rastin e mosushtrimit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb ankimit brenda 15 dit\u00ebve, ose n\u00eb rastin e l\u00ebnies n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave nga Gjykata Kushtetuese. N\u00eb rastin konkret, si\u00e7 do t\u00eb argumentohet n\u00eb vijim, Presidenti i Republik\u00ebs, p\u00ebrmes k\u00ebtij dekreti q\u00eb cakton dat\u00ebn e zgjedhjeve ka c\u00ebnuar garancin\u00eb kushtetuese q\u00eb k\u00ebrkuesi, si i zgjedhur vendor, g\u00ebzonte n\u00eb rast shkarkimi. M\u00eb konkretisht, t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb, p\u00ebr sa koh\u00eb k\u00ebrkuesi, brenda 15 dit\u00ebsh nga shkarkimi i tij si Kryetar Bashkie ankimoi n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese vendimin e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave p\u00ebr shkarkimin e tij, Presidenti nuk mund t\u00eb caktonte dat\u00ebn e zgjedhjeve, p\u00ebr sa koh\u00eb Gjykata Kushtetuese nuk kishte shqyrtuar ende k\u00ebrkes\u00ebn dhe nuk kishte vendosur l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave p\u00ebr shkarkimin e k\u00ebrkuesit nga funksioni i Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb. Edhe vet\u00eb Gjykata Kushtetuese, pyetur nga mediat n\u00eb dat\u00eb 30.09.2025 ka konfirmuar se n\u00eb p\u00ebrputhje me Nenit 115 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, n\u00eb rast ankimi, vendimmarrja e m\u00ebtejshme lidhur me zgjedhjet n\u00eb k\u00ebt\u00eb bashki \u201cpezullohet automatikisht\u201d.<br \/>\n3. Dekreti i Presidentit q\u00eb cakton dat\u00ebn e zgjedhjeve n\u00eb nj\u00eb bashki ku vendimi i shkarkimit \u00ebsht\u00eb pezulluar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 115\/2 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb autonomin\u00eb kushtetuese t\u00eb qeverisjes vendore, si dhe n\u00eb integritetin e mandatit t\u00eb nj\u00eb organi t\u00eb zgjedhur drejtp\u00ebrdrejt nga qytetar\u00ebt me vot\u00eb demokratike, si shprehje e ushtrimit t\u00eb sovranitetit qytetar. Autonomia vendore, si\u00e7 garantohet n\u00eb nenin 13 t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe n\u00eb aktet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr vet\u00ebqeverisjen vendore, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb atribut abstrakt, por realizohet konkretisht p\u00ebrmes p\u00ebrfaq\u00ebsimit legjitim q\u00eb ka nj\u00eb individ i zgjedhur me vot\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb ushtruar funksione publike n\u00eb nivel vendor. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, Kryetari i Bashkis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb funksionar q\u00eb mban nj\u00eb post administrativ; ai \u00ebsht\u00eb shprehja institucionale e sovranitetit qytetar dhe mish\u00ebrim i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i demokracis\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese. P\u00ebr k\u00ebto arsye, mandati i tij g\u00ebzon mbrojtje t\u00eb posa\u00e7me kushtetuese p\u00ebrball\u00eb nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb parakohshme t\u00eb pushtetit qendror. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, neni 115 i Kushtetut\u00ebs sanksionon pezullimin ipso jure t\u00eb efektit t\u00eb shkarkimit deri n\u00eb vendimin t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, si nj\u00eb garanci materiale dhe proceduriale p\u00ebr vazhdim\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsimit vendor dhe p\u00ebr t\u00eb ndaluar \u00e7do nd\u00ebrhyrje t\u00eb nj\u00ebanshme (interventus unilateralis) q\u00eb do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsonte nj\u00eb mandat ende t\u00eb pap\u00ebrfunduar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, Kryetari i Bashkis\u00eb, si mbajt\u00ebs legjitim i nj\u00eb mandati kushtetues ende t\u00eb pashfuqizuar, ka jo vet\u00ebm nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, por nj\u00eb interes kushtetues superior dhe t\u00eb privilegjuar p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar nd\u00ebrhyrjen e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, me q\u00ebllim ruajtjen e p\u00ebrmbajtjes dhe kuptimit real t\u00eb mandatit gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb pezullimit. Dekreti i Presidentit, q\u00eb synon t\u00eb prodhoj\u00eb pasoja juridike sikur mandati ka marr\u00eb fund para shprehjes t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, krijon nj\u00eb gjendje fait accompli (fakti t\u00eb kryer) q\u00eb zbraz mandatin nga substanca e tij kushtetuese, duke cenuar ipso facto t\u00eb drejt\u00ebn e komunitetit p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga zgjedhja e b\u00ebr\u00eb p\u00ebrmes vot\u00ebs.<br \/>\n4. Neni 115 i Kushtetut\u00ebs, duke sanksionuar qart\u00eb pezullimin ipso jure t\u00eb efekteve t\u00eb nj\u00eb vendimi p\u00ebr shkarkimin e Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb deri n\u00eb shqyrtimin dhe vendimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, vendos nj\u00eb barrier\u00eb kushtetuese absolute ndaj \u00e7do akti q\u00eb paracakton zhvillimin e zgjedhjeve vendore n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse. Presidenti, p\u00ebrmes dekretit objekt shqyrtimi, ka vepruar sikur kjo garanci t\u00eb mos ekzistonte, duke e injoruar at\u00eb dhe duke e trajtuar shkarkimin si t\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb nj\u00eb moment kur ai ishte pezulluar ipso jure nga vet\u00eb norma kushtetuese. Duke shpallur vakanc\u00ebn mbi baz\u00ebn e nj\u00eb akti t\u00eb pezulluar (vendimi i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave), Presidenti e ka shnd\u00ebrruar dekretin e tij n\u00eb nj\u00eb akt nullus effectus\u2013 juridikisht t\u00eb pavlefsh\u00ebm dhe pa pasoja. Ky veprim p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb garancit\u00eb kushtetuese t\u00eb nj\u00eb t\u00eb zgjedhuri me vot\u00eb t\u00eb lir\u00eb, duke cenuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht: (i) t\u00eb drejt\u00ebn themelore p\u00ebr t\u00eb mos u shkarkuar arbitrarisht dhe p\u00ebr t\u2019iu garantuar nj\u00eb shqyrtim i plot\u00eb nga Gjykata Kushtetuese p\u00ebrpara se shkarkimi t\u00eb prodhoj\u00eb pasoja t\u00eb pakthyeshme (due process of la\u00eb); dhe (ii) t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mos nd\u00ebrprer\u00eb nj\u00eb mandat t\u00eb prodhuar nga sovraniteti i qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs me nj\u00eb afat kushtetues kat\u00ebrvje\u00e7ar, duke cenuar k\u00ebshtu edhe parimin kushtetues t\u00eb \u201ccheck and balance\u201d, i shprehur n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebrmes respektimit t\u00eb kufijve t\u00eb autonomis\u00eb vendore.<br \/>\n5. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, legjitimimi i k\u00ebrkuesit p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar dekretin e Presidentit nuk mund t\u00eb vihet n\u00eb diskutim. Ai nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytetar i zakonsh\u00ebm q\u00eb shpreh pak\u00ebnaq\u00ebsi p\u00ebr nj\u00eb dat\u00eb zgjedhjesh, as nj\u00eb parti politike q\u00eb k\u00ebrkon avantazh elektoral nga afatet e zgjedhjeve; por \u00ebsht\u00eb Kryetari i Bashkis\u00eb i zgjedhur me vot\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, i cili g\u00ebzon nj\u00eb status kushtetues t\u00eb posa\u00e7\u00ebm dhe mbrohet nga nj\u00eb garanci e qart\u00eb juridike kund\u00ebr nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb parakohshme t\u00eb pushtetit qendror n\u00eb procedurat e shkarkimit. Mandati i tij nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb privilegj personal, por nj\u00eb ius proprium populi \u2013 nj\u00eb e drejt\u00eb e vet\u00eb sovranit qytetar, q\u00eb nuk mund t\u00eb c\u00ebnohet pa vendimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Prandaj, dekretet presidenciale q\u00eb cenojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt k\u00ebt\u00eb garanci nuk jan\u00eb thjesht t\u00eb paligjshme, por akte contra Constitutionem (antikushtetuese), sepse godasin n\u00eb zem\u00ebr vet\u00eb demokracin\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese \u2013 baz\u00ebn mbi t\u00eb cil\u00ebn ngrihet dhe mbahet i gjith\u00eb sistemi yn\u00eb juridik. Ato bien ndesh me frym\u00ebn dhe preambul\u00ebn e Kushtetut\u00ebs son\u00eb, q\u00eb p\u00ebrcakton qart\u00eb se shteti shqiptar nd\u00ebrtohet mbi parimet e demokracis\u00eb, t\u00eb ndarjes e balancimit t\u00eb pushteteve dhe t\u00eb sovranitetit popullor. Cenimi i k\u00ebsaj baze nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkelje formale, por nj\u00eb deformim substancial i asaj q\u00eb jemi dhe synojm\u00eb si shoq\u00ebri demokratike.N\u00eb rradh\u00eb t\u00eb par\u00eb vler\u00ebsojm\u00eb t\u00eb sjellim n\u00eb v\u00ebmendjen e Gjykat\u00ebs Kushtetuese se p\u00ebrmes Opinionit nr.959\/2019, dat\u00eb 14.10.2019 t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias \u201cMbi fush\u00ebn e kompetenc\u00ebs s\u00eb Presidentit p\u00ebr caktimin e datave t\u00eb zgjedhjeve\u201d n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, miratuar nga Komisioni i Venecias, n\u00eb sesionin e tij t\u00eb 120-t\u00eb plenar, lidhur me vendimmarrjen e m\u00ebsip\u00ebrme t\u00eb Kolegjit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, n\u00eb faqen 17, footnote nr. 35, Komisioni i Venecias, me fjal\u00eb tjera, rekomandon q\u00eb Gjykata Kushtetuese pas konstituimit t\u00eb saj, t\u00eb mund ta rivler\u00ebsoj\u00eb s\u00ebrish vendimmarrjen e m\u00ebsip\u00ebrme t\u00eb vitit 2017, lidhur me karakterin e dekretit t\u00eb Presidentit p\u00ebr caktimin e zgjedhjeve. M\u00eb konkretisht:<br \/>\nPasi t\u00eb jet\u00eb konstituuar, Gjykata Kushtetuese mund t\u00eb ket\u00eb gjithashtu rastin t\u00eb vendos\u00eb n\u00ebse do t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb vendimin e saj t\u00eb vitit 2017, sipas t\u00eb cilit caktimi i dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt administrativ individual, apo n\u00ebse do t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt normativ, kontrolli mbi t\u00eb cilin b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb kompetenc\u00ebn e saj.<br \/>\n6. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, legjitimimi i k\u00ebrkuesit p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar dekretin e Presidentit nuk mund t\u00eb vihet n\u00eb diskutim. Ai nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytetar i zakonsh\u00ebm q\u00eb shpreh pak\u00ebnaq\u00ebsi p\u00ebr nj\u00eb dat\u00eb zgjedhjesh; nuk \u00ebsht\u00eb as nj\u00eb parti politike q\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb fitoj\u00eb avantazh elektoral nga afatet e zgjedhjeve; por \u00ebsht\u00eb Kryetari i Bashkis\u00eb i zgjedhur me vot\u00eb popullore, i cili g\u00ebzon nj\u00eb status kushtetues t\u00eb posa\u00e7\u00ebm dhe i cili \u00ebsht\u00eb i pajisur me nj\u00eb garanci t\u00eb qart\u00eb juridike q\u00eb e mbron nga veprimet e parakohshme t\u00eb organeve t\u00eb tjera t\u00eb pushtetit, n\u00eb procedurat e shkarkimit. Prandaj, dekretet e Presidentit, kur cenojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt k\u00ebt\u00eb garanci, jan\u00eb akte q\u00eb bien ndesh me vet\u00eb arkitektur\u00ebn kushtetuese t\u00eb balanc\u00ebs s\u00eb pushteteve dhe t\u00eb mbrojtjes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb zgjedhura popullore, t\u00eb cilat garantohen nga neni 115 i Kushtetut\u00ebs.<br \/>\n7. Vendimi i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave p\u00ebr shkarkimin dhe dekreti i Presidentit p\u00ebr caktimin e zgjedhjeve nuk jan\u00eb dy akte t\u00eb pavarura, por dy hallka t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs \u00e7\u00ebshtjeje kushtetuese. Vendimi i par\u00eb (shkarkimi) \u00ebsht\u00eb shkaku juridik, nd\u00ebrsa i dyti (dekretimi i zgjedhjeve) \u00ebsht\u00eb pasoja e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e tij. N\u00ebse vendimi i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave \u00ebsht\u00eb i pezulluar ipso jure nga neni 115, paragrafi i dyt\u00eb dhe i tret\u00eb, at\u00ebher\u00eb edhe \u00e7do akt pasues q\u00eb presupozon vlefshm\u00ebrin\u00eb e tij \u00ebsht\u00eb, po ashtu, i pezulluar ose i pavlefsh\u00ebm. Kjo krijon nj\u00eb lidhje organike (connexit\u00e9) nd\u00ebrmjet dy akteve, e cila nuk mund t\u00eb cop\u00ebzohet n\u00eb gjykata t\u00eb ndryshme. N\u00ebse vendimi i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, nd\u00ebrsa dekreti i Presidentit shqyrtohet nga gjykatat administrative, at\u00ebher\u00eb kemi rrezik t\u00eb vendimeve kontradiktore dhe nj\u00eb situat\u00eb juridike t\u00eb pakoordinuar: mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb Gjykata Kushtetuese ta shfuqizoj\u00eb shkarkimin, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjykata administrative t\u00eb l\u00ebr\u00eb n\u00eb fuqi dekretin p\u00ebr zgjedhjet, duke \u00e7uar n\u00eb nj\u00eb realitet absurd ku nj\u00eb Kryetar Bashkie i rikthyer n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebrballet me zgjedhje t\u00eb reja tashm\u00eb t\u00eb shpallura.<br \/>\n8. Dekreti i Presidentit p\u00ebr caktimin e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve n\u00eb Bashkin\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment kur kompetenca kushtetuese e Presidentit nuk kishte lindur ende. Neni 115 i Kushtetut\u00ebs nuk i jep Presidentit nj\u00eb kompetenc\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe t\u00eb pakusht\u00ebzuar p\u00ebr t\u00eb shpallur zgjedhje sa her\u00eb q\u00eb nj\u00eb organ vendor shkarkohet nga K\u00ebshilli i Ministrave; p\u00ebrkundrazi, ai e lidh k\u00ebt\u00eb kompetenc\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe kumulative me dy rrethana: (i) mosushtrimin e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb ankimit brenda afatit 15-ditor; ose (ii) l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb shkarkimit nga Gjykata Kushtetuese. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre kushteve, kompetenca e Presidentit \u00ebsht\u00eb non nata \u2013 ende e palindur juridikisht. N\u00eb rastin konkret, Kryetari i Bashkis\u00eb e ushtroi n\u00eb afat t\u00eb drejt\u00ebn e ankimit dhe kjo aktivizoi pezullimin ipso jure t\u00eb efektit t\u00eb shkarkimit. Ky pezullim \u00ebsht\u00eb i menj\u00ebhersh\u00ebm, absolut dhe i pavarur nga \u00e7do vler\u00ebsim i m\u00ebvonsh\u00ebm. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, vendi i Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb nuk mund t\u00eb konsiderohet vakant dhe kompetenca e Presidentit p\u00ebr t\u00eb shpallur zgjedhje nuk ka lindur. \u00c7do dekret q\u00eb presupozon t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn \u00ebsht\u00eb kundra Kushtetut\u00ebs dhe juridikisht pa efekte.<br \/>\n9. Shkelja b\u00ebhet akoma m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb momentin kur Presidenti, duke nxjerr\u00eb dekretin, ka marr\u00eb rolin e nj\u00eb autoriteti q\u00eb p\u00ebrcakton kompetenc\u00ebn e gjykatave dhe raportet mes juridiksionit kushtetues dhe atij administrativ, duke vler\u00ebsuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme se ankimi i Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb ndaj vendimit t\u00eb shkarkimit nuk i p\u00ebrkiste Gjykat\u00ebs Kushtetuese, por nj\u00eb gjykate tjet\u00ebr, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ai vijon me caktimin e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve. Kjo qasje \u00ebsht\u00eb ultra vires dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim flagrant me parimin e ndarjes s\u00eb pushteteve. Kushtetuta nuk e ngarkon Presidentin me funksione interpretuese apo gjyq\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar organin kompetent t\u00eb shqyrtimit; ky rol i takon vet\u00ebm Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Duke vepruar sikur vendimi i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi, duke shpallur vakanc\u00ebn dhe nxjerr\u00eb dekret p\u00ebr zgjedhje t\u00eb reja, Presidenti ka uzurpuar atributet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, duke vet\u00ebvendosur se kjo gjykat\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kompetente \u2013 nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb Kushtetuta nuk ia lejon. Asnj\u00eb organ i pushtetit, sado i lart\u00eb n\u00eb hierarki, nuk mund t\u00eb marr\u00eb vendime q\u00eb bien ndesh me efektet q\u00eb lindin ipso jure nga norma kushtetuese dhe q\u00eb jan\u00eb rezervuar p\u00ebr interpretim vet\u00ebm nga Gjykata Kushtetuese.<br \/>\n10. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, dekretimi i dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve nga Presidenti p\u00ebr Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt teknik, por nj\u00eb akt me efekt konstitutiv p\u00ebr p\u00ebrfundimin e mandatit ekzistues dhe nisjen e nj\u00eb cikli t\u00eb ri p\u00ebrfaq\u00ebsues. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ai nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb kurrsesi n\u00eb nj\u00eb moment kur mandati n\u00eb fuqi mbrohet ende nga pezullimi ipso jure i parashikuar n\u00eb nenin 115 t\u00eb Kushtetut\u00ebs. Caktimi i zgjedhjeve p\u00ebr nj\u00eb bashki ku vijon t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb subjekt t\u00eb mbrojtur nga ky efekt pezullues, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb z. Veliaj, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt q\u00eb sfidon drejtp\u00ebrdrejt parimin e p\u00ebrfaq\u00ebsimit demokratik, duke nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien juridike midis zgjedh\u00ebsve dhe t\u00eb zgjedhurit, marr\u00ebdh\u00ebnie q\u00eb mund t\u00eb prishet vet\u00ebm me vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, dekreti presidencial q\u00eb shpall zgjedhjet pa konsumuar procedur\u00ebn e kontrollit kushtetues, cenon natyr\u00ebn substanciale t\u00eb zgjedhjes demokratike dhe \u00ebsht\u00eb, n\u00eb thelb, nj\u00eb akt i r\u00ebnd\u00eb antikushtetues, pasi godet garancit\u00eb strukturore t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, t\u00eb demokracis\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese dhe t\u00eb autonomis\u00eb vendore \u2013 vet\u00eb b\u00ebrtham\u00ebn e rendit kushtetues.<br \/>\n11. N\u00eb k\u00ebto kushte, zbatimi i dekretit t\u00eb Presidentit, p\u00ebrpara se Gjykata Kushtetuese t\u00eb ket\u00eb vendosur mbi ligjshm\u00ebrin\u00eb e shkarkimit, rrezikon t\u00eb prodhoj\u00eb pasoja t\u00eb r\u00ebnda, t\u00eb parikthyeshme dhe me ndikim t\u00eb gjer\u00eb, q\u00eb prekin jo vet\u00ebm pozit\u00ebn institucionale t\u00eb nj\u00eb t\u00eb zgjedhuri vendor, por edhe interesat shtet\u00ebrore, shoq\u00ebrore dhe t\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb ushtruar t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs n\u00eb zgjedhjet e fundit me mandat kushtetues kat\u00ebrvje\u00e7ar. Krijimi i nj\u00eb vakance t\u00eb pav\u00ebrtetuar ligj\u00ebrisht dhe organizimi i nj\u00eb procesi zgjedhor mbi nj\u00eb baz\u00eb juridike t\u00eb kontestuar minon legjitimitetin e zgjedhjeve, shkakton konfuzion institucional dhe vendos Gjykat\u00ebn Kushtetuese p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb situate fait accompli, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur rikthimin e status quo-s\u00eb q\u00eb Kushtetuta k\u00ebrkon t\u00eb garantoj\u00eb p\u00ebrmes pezullimit automatik. Pasojat e mundshme jan\u00eb:<br \/>\n(1) Organizimi i zgjedhjeve n\u00eb nj\u00eb bashki ku nuk ekziston vakanc\u00eb juridike do t\u00eb ishte nj\u00eb proces nullus effectus, i paq\u00ebndruesh\u00ebm juridikisht, q\u00eb do t\u00eb c\u00ebnonte integritetin e sistemit zgjedhor dhe do t\u00eb vinte n\u00eb dyshim \u00e7do rezultat t\u00eb dal\u00eb prej tij.<br \/>\n(2) Institucionet shtet\u00ebrore, p\u00ebrfshir\u00eb KQZ-n\u00eb, do t\u00eb detyroheshin t\u00eb shpenzonin burime njer\u00ebzore, administrative dhe financiare p\u00ebr zbatimin e nj\u00eb dekreti potencialisht antikushtetues, duke prodhuar d\u00ebm publik t\u00eb pajustifikuar.<br \/>\n(3) Qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs do t\u00eb p\u00ebrballeshin me nj\u00eb proces zgjedhor t\u00eb imponuar politikisht, mbi nj\u00eb mandat ende n\u00eb fuqi, duke cenuar besimin n\u00eb rendin kushtetues dhe duke krijuar pasiguri politike e institucionale, p\u00ebrfshir\u00eb rrezikun e anulimit t\u00eb m\u00ebvonsh\u00ebm t\u00eb zgjedhjeve si t\u00eb pavlefshme. \u00c7do nd\u00ebrhyrje q\u00eb synon nd\u00ebrprerjen e mandatit t\u00eb Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebrpara p\u00ebrfundimit t\u00eb tij bie ndesh me parimin e demokracis\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese, sepse i mohon komunitetit t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga zgjedhja e b\u00ebr\u00eb prej tyre n\u00eb vitin 2023, kund\u00ebr vullnetit t\u00eb tyre t\u00eb shprehur tashm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb afat 4-vje\u00e7ar. Ky vullnet \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e sovranitetit popullor dhe nuk mund t\u00eb anashkalohet nga vendime t\u00eb nj\u00ebanshme t\u00eb pushtetit qendror, pa nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<br \/>\n(4) Vet\u00eb Gjykata Kushtetuese, n\u00ebse nuk pezullon menj\u00ebher\u00eb dekretin, do t\u00eb gjendej p\u00ebrpara nj\u00eb realiteti t\u00eb kryer ku edhe nj\u00eb vendim i saj shfuqizues nuk do t\u00eb mund t\u00eb rivendoste gjendjen e m\u00ebparshme, pasi procesi zgjedhor do t\u00eb kishte prodhuar pasoja t\u00eb pakthyeshme, p\u00ebrfshir\u00eb zgjedhjen e nj\u00eb kryetari t\u00eb ri.<br \/>\n(5) N\u00ebse lejohet kjo praktik\u00eb, krijohet nj\u00eb precedent i rreziksh\u00ebm: z\u00ebvend\u00ebsimi i nj\u00eb t\u00eb zgjedhuri vendor p\u00ebrmes zgjedhjeve t\u00eb reja, p\u00ebrpara se Gjykata Kushtetuese t\u00eb vendos\u00eb mbi vlefshm\u00ebrin\u00eb e shkarkimit. Nj\u00eb mekaniz\u00ebm i till\u00eb e shnd\u00ebrron procedur\u00ebn e shkarkimit n\u00eb instrument politik, n\u00eb kund\u00ebrshtim me parimin e separatio potestatum dhe me arkitektur\u00ebn mbrojt\u00ebse t\u00eb nenit 115, duke cenuar jo thjesht nj\u00eb mandat individual, por vet\u00eb rendin kushtetues dhe demokracin\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese.<br \/>\n(6) Ky rast do t\u00eb krijonte gjithashtu nj\u00eb precedent jasht\u00ebzakonisht t\u00eb rreziksh\u00ebm: do t\u00eb mjaftonte nj\u00eb mas\u00eb sigurimi personal ndaj \u00e7do t\u00eb zgjedhuri vendor p\u00ebr t\u00eb justifikuar shkarkimin e tij nga detyra, duke prodhuar nj\u00eb mekaniz\u00ebm t\u00eb institucionalizuar ku tre organe \u2013 K\u00ebshilli Bashkiak, K\u00ebshilli i Ministrave dhe Presidenti \u2013 nd\u00ebrhyjn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb koordinuar p\u00ebr t\u00eb larguar nj\u00eb t\u00eb zgjedhur lokal. Nj\u00eb praktik\u00eb e till\u00eb do t\u00eb krijonte perceptimin publik t\u00eb faj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb person ende t\u00eb pafajshem dhe do t\u00eb sillte cenim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb institucional t\u00eb parimit t\u00eb prezumimit t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej gur\u00ebve themeltar\u00eb t\u00eb due process -procesit t\u00eb rregullt ligjor.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/10\/02\/veliaj-kunder-presidentit-dekreti-per-zgjedhjet-ne-tirane-eshte-antikushtetues\/\">Veliaj kund\u00ebr Presidentit: \u201cDekreti p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb antikushtetues<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-kryebashkiaku i Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, i \u00ebsht\u00eb drejtuar sot Gjykat\u00ebs Kushtetuese me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb shtes\u00eb, duke kund\u00ebrshtuar dekretin e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs q\u00eb cakton dat\u00ebn e zgjedhjeve t\u00eb pjesshme vendore p\u00ebr kryetar bashkie n\u00eb Tiran\u00eb. Veliaj argumenton se dekreti \u00ebsht\u00eb \u201ccontra Constitutionem\u201d (antikushtetues), pasi sipas nenit 115 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, vendimi i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-44065","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44065","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=44065"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44065\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=44065"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=44065"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=44065"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}