{"id":43888,"date":"2025-10-01T18:48:26","date_gmt":"2025-10-01T18:48:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/01\/skandal-ne-policine-e-londres-gazetari-i-bbc-infiltrohet-dhe-zbulon-sjellje-te-papershtatshme-nga-oficeret\/"},"modified":"2025-10-01T18:48:26","modified_gmt":"2025-10-01T18:48:26","slug":"skandal-ne-policine-e-londres-gazetari-i-bbc-infiltrohet-dhe-zbulon-sjellje-te-papershtatshme-nga-oficeret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/01\/skandal-ne-policine-e-londres-gazetari-i-bbc-infiltrohet-dhe-zbulon-sjellje-te-papershtatshme-nga-oficeret\/","title":{"rendered":"Skandal n\u00eb policin\u00eb e Londr\u00ebs, gazetari i BBC infiltrohet dhe zbulon sjellje t\u00eb pap\u00ebrshtatshme nga oficer\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb hetim i fsheht\u00eb shtat\u00ebmujor i realizuar nga BBC Panorama ka zbuluar sjellje t\u00eb pap\u00ebrshtatshme, abuzive dhe diskriminuese nga oficer\u00eb t\u00eb Policis\u00eb Metropolitane n\u00eb stacionin e paraburgimit n\u00eb Charing Cross, Lond\u00ebr.<\/p>\n<p>Gazetari i infiltruar i BBC-s\u00eb, punoi si punonj\u00ebs civil n\u00eb dhom\u00ebn e paraburgimit dhe p\u00ebrmes filmimeve t\u00eb fshehta dokumentoi nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb theksuar t\u00eb misogjinis\u00eb, racizmit dhe dhun\u00ebs s\u00eb panevojshme.<br \/>\nNj\u00eb nga figurat ky\u00e7e n\u00eb hetim ishte rreshteri, Joe McIlvenny, me gati 20 vite p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb Polici, i cili u filmua duke b\u00ebr\u00eb komente seksiste dhe shum\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshtatshme, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn e tij seksuale dhe trupin e grave. Ai gjithashtu u tregua shp\u00ebrfill\u00ebs ndaj nj\u00eb rasti t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje dhe p\u00ebrdhunimit t\u00eb pretenduar ndaj nj\u00eb gruaje shtatz\u00ebn\u00eb, duke e minimizuar ngjarjen.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht rolit t\u00eb tij si autoritar q\u00eb merr vendime kritike mbi lirin\u00eb apo ndalimin e t\u00eb dyshuarve, rreshteri shfaqte nj\u00eb munges\u00eb serioze profesionalizmi dhe ndjeshm\u00ebrie ndaj rasteve t\u00eb dhun\u00ebs ndaj grave. Ai u hetua edhe p\u00ebr nj\u00eb incident tjet\u00ebr, ku dyshohet se i kishte b\u00ebr\u00eb komente raciste nj\u00eb gruaje aziatike n\u00eb paraburgim.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb rastesh, oficer\u00ebt p\u00ebrshkruan me krenari situata ku p\u00ebrdor\u00ebn forc\u00eb ndaj t\u00eb paraburgosurve. Polici Martin Borg tregoi sesi rreshteri Steve Stamp kishte shkelur me \u00e7izme k\u00ebmb\u00ebn e nj\u00eb t\u00eb dyshuari gjat\u00eb ndalimit. Pamjet nga CCTV e konfirmuan dhun\u00ebn, megjith\u00ebse nuk ishte e qart\u00eb n\u00ebse kishte provokim nga i ndaluari. Polici Borg qeshi nd\u00ebrsa tregonte sesi kishte ofruar t\u00eb shkruante nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb rreme p\u00ebr t\u00eb mbrojtur rreshterin.<br \/>\nGjithashtu, nj\u00eb tjet\u00ebr oficer p\u00ebrshkroi sesi p\u00ebrdorte q\u00ebllimisht teknik\u00ebn e t\u00ebrheqjes s\u00eb gishtave p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar t\u00eb ndaluarit q\u00eb refuzonin t\u00eb jepnin gjurm\u00ebt e tyre. Nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrshkroi nj\u00eb incident ku kishte q\u00eblluar me grushta nj\u00eb t\u00eb ndaluar n\u00eb pjes\u00ebn e pasme t\u00eb k\u00ebmb\u00ebve. T\u00eb gjitha k\u00ebto d\u00ebshmi tregojn\u00eb nj\u00eb toleranc\u00eb t\u00eb rrezikshme ndaj dhun\u00ebs dhe nj\u00eb munges\u00eb totale etike.<\/p>\n<p>Oficer\u00ebt, sidomos gjat\u00eb momenteve jasht\u00eb detyr\u00ebs, shpreh\u00ebn hapur pik\u00ebpamje raciste dhe islamofobe. Mysliman\u00ebt, emigrant\u00ebt nga Lindja e Mesme dhe Afrika, dhe sidomos azilk\u00ebrkuesit, u quajt\u00ebn \u201cllum\u201d, \u201cpushtues\u201d dhe \u201cshum\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar\u201d. Polici Phil Neilson tha se nj\u00eb emigrant duhej \u201ct\u00eb q\u00ebllohej n\u00eb kok\u00eb\u201d dhe ata q\u00eb kryejn\u00eb p\u00ebrdhunime duhet t\u00eb d\u00ebmtohen fizikisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb barbare.<\/p>\n<p>K\u00ebto deklarata u b\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur dhe pa ndonj\u00eb ndjenj\u00eb frike p\u00ebr pasojat. Edhe pse disa oficer\u00eb p\u00ebrpiqeshin t\u00eb fshehnin pik\u00ebpamjet e tyre n\u00eb prani t\u00eb t\u00eb panjohurve, shum\u00eb prej tyre e konsideronin k\u00ebt\u00eb thjesht si pjes\u00eb t\u00eb \u201cmask\u00ebs\u201d q\u00eb duhej mbajtur derisa t\u00eb kuptoheshe se me k\u00eb mund t\u00eb flisje lirsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Pas marrjes s\u00eb provave nga Panorama, Policia Metropolitane pezulloi tet\u00eb oficer\u00eb dhe nj\u00eb punonj\u00ebs civil, nd\u00ebrsa dy t\u00eb tjer\u00eb u hoq\u00ebn nga detyrat e tyre t\u00eb kontaktit me publikun. Komisioneri i Metropolitane, Sir Mark Rowley, e cil\u00ebsoi sjelljen e kapur n\u00eb pamje si \u201ct\u00eb turpshme, t\u00eb papranueshme dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me vlerat dhe standardet e policis\u00eb\u201d.<br \/>\nAi konfirmoi se i kishte d\u00ebrguar rastet p\u00ebr hetim n\u00eb Zyr\u00ebn e Pavarur p\u00ebr Sjelljen e Policis\u00eb (IOPC) dhe se forca kishte nd\u00ebrmarr\u00eb \u201cveprime t\u00eb menj\u00ebhershme dhe t\u00eb pashembullta\u201d. Stacioni i paraburgimit n\u00eb Charing Cross \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrb\u00ebr\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb hetim t\u00eb thelluar.<\/p>\n<p>Ish-shefja e policis\u00eb, Sue Fish, e cila m\u00eb par\u00eb ka p\u00ebrjetuar sulme seksuale nga koleg\u00ebt, tha se pamjet e Panorama tregojn\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapur toksike, ku dominon sjellja mashkullore hiperseksualizuar, racizmi dhe nj\u00eb munges\u00eb e plot\u00eb e ndjeshm\u00ebris\u00eb ndaj grave dhe minoriteteve. Ajo kritikoi udh\u00ebheqjen e Metropolitane p\u00ebr d\u00ebshtimin n\u00eb adresimin e k\u00ebtyre problemeve n\u00eb rr\u00ebnj\u00eb.<br \/>\nIsh-Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Dominic Grieve, tha se ishte i tronditur nga mungesa e disiplin\u00ebs dhe standardeve morale nga njer\u00ebzit q\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb shembull. Ai theksoi se kjo lloj sjelljeje minon themelet e \u201cpolicimit me p\u00eblqim\u201d dhe d\u00ebmton seriozisht marr\u00ebdh\u00ebnien e besimit mes policis\u00eb dhe publikut.<\/p>\n<p>Stacioni Charing Cross ka qen\u00eb m\u00eb par\u00eb objekt hetimi p\u00ebr sjellje diskriminuese dhe seksiste, por megjithat\u00eb, sjellje t\u00eb tilla vazhduan edhe pas premtimeve p\u00ebr reform\u00eb. K\u00ebto zbulime vijn\u00eb pas vrasjes s\u00eb Sarah Everard n\u00eb vitin 2021 nga nj\u00eb oficer i Policis\u00eb Metropolitane, q\u00eb tronditi besimin e publikut dhe nxiti nj\u00eb shqyrtim t\u00eb thell\u00eb t\u00eb kultur\u00ebs brenda forc\u00ebs.<br \/>\nN\u00eb raportin e Baronesh\u00ebs Louise Casey, Metropolitane u cil\u00ebsua si institucionale mizogjine, raciste dhe homofobe. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb komisioneri Rowley ka premtuar reforma, shum\u00eb ekspert\u00eb besojn\u00eb se problemet jan\u00eb sistemike dhe k\u00ebrkojn\u00eb masa t\u00eb thella strukturore, jo vet\u00ebm pezullime t\u00eb izoluara.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/10\/skandal-ne-policine-e-londres-gazetari-i-bbc-infiltrohet-dhe-zbulon-sjellje-te-papershtatshme-nga-oficeret\/\">Skandal n\u00eb policin\u00eb e Londr\u00ebs, gazetari i BBC infiltrohet dhe zbulon sjellje t\u00eb pap\u00ebrshtatshme nga oficer\u00ebt<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb hetim i fsheht\u00eb shtat\u00ebmujor i realizuar nga BBC Panorama ka zbuluar sjellje t\u00eb pap\u00ebrshtatshme, abuzive dhe diskriminuese nga oficer\u00eb t\u00eb Policis\u00eb Metropolitane n\u00eb stacionin e paraburgimit n\u00eb Charing Cross, Lond\u00ebr. Gazetari i infiltruar i BBC-s\u00eb, punoi si punonj\u00ebs civil n\u00eb dhom\u00ebn e paraburgimit dhe p\u00ebrmes filmimeve t\u00eb fshehta dokumentoi nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb theksuar t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-43888","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43888","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=43888"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43888\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=43888"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=43888"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=43888"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}