{"id":43862,"date":"2025-10-01T16:48:19","date_gmt":"2025-10-01T16:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/01\/ushtari-begaj-sqaron-pse-firmosi-dekretin-per-zgjedhjet-e-pjesshme-ne-6-bashkite-e-vendit\/"},"modified":"2025-10-01T16:48:19","modified_gmt":"2025-10-01T16:48:19","slug":"ushtari-begaj-sqaron-pse-firmosi-dekretin-per-zgjedhjet-e-pjesshme-ne-6-bashkite-e-vendit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/01\/ushtari-begaj-sqaron-pse-firmosi-dekretin-per-zgjedhjet-e-pjesshme-ne-6-bashkite-e-vendit\/","title":{"rendered":"\u201cUshtari\u201d Begaj, sqaron pse firmosi dekretin p\u00ebr zgjedhjet e pjesshme n\u00eb 6 bashkit\u00eb e vendit"},"content":{"rendered":"<p>Pas dekretimit te dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb pjesshme p\u00ebr \u00a06 bashkit\u00eb pa kryetar, mes t\u00eb cilave edhe p\u00ebr Bashkin\u00eb Tiran\u00eb, kur ish -kryetari Veliaj ka derguar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushteteuse shkarkimin e tij me pretendimin se eshte shkrelur ligji, Presidenti \u00a0Begaj p\u00ebrpiqet t\u00eb sqaroj\u00eb vendimin e marr\u00eb duke u shprehur se Gjykata Kushtetuese \u201cnuk ka pun\u00eb\u201d me k\u00ebt\u00eb rast. Kjo pun\u00eb i takon Gjykat\u00ebs Administrative.<\/p>\n<p>Shkarkimi i nj\u00eb kryebashkiaku me vendim qeverie, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai e kund\u00ebrshton n\u00eb Kushtetuese? Nuk eshte problem. Qeveria thot\u00eb se vendimi \u00ebsht\u00eb ligjor, K\u00ebshilli Bashkiak jep konfirmimin, dhe Presidenti firmos. Pra, kemi nj\u00eb procedur\u00eb q\u00eb e nis ekzekutivi, e mb\u00ebshtet legjislativi lokal, dhe e vulos kreu formal i shtetit. Demokraci funksionale, si\u00e7 do thoshte \u00e7do manual ironik i s\u00eb drejt\u00ebs kushtetuese.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb pyesin se ku \u00ebsht\u00eb vakanca, sepse Veliaj jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje, por po lufton p\u00ebr vendin e tij n\u00eb gjykat\u00eb , p\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb: n\u00eb Shqip\u00ebri, vakanca \u00ebsht\u00eb aty ku e shpall shumica. E n\u00ebse shumica thot\u00eb se vendi \u00ebsht\u00eb bosh, at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb bosh. Sepse k\u00ebshtu funksionon logjika e pushtetit kur e ke Presidentin me p\u00ebrvoj\u00eb ushtarake \u2013 urdhri jepet, detyra zbatohet.<\/p>\n<p>Ironikisht, i vetmi institucion q\u00eb ka provuar t\u00eb ushtroj\u00eb nj\u00eb kompetenc\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb\u2026 Gjykata Kushtetuese, e cila dit\u00eb m\u00eb par\u00eb tha qart\u00eb se \u201cvendimi i qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb automatikisht i pezulluar\u201d. Por kjo nuk i ka penguar fare Presidenc\u00ebn t\u00eb b\u00ebj\u00eb sikur s\u2019ka d\u00ebgjuar gj\u00eb. Se kur shefi thot\u00eb \u201cfirmose\u201d, nuk ka vend p\u00ebr analiza kushtetuese, p\u00ebrndryshe t\u00eb presin n\u00eb rresht t\u00eb dy.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs, kjo histori nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me ligjin, por me bindjen. Bindjen q\u00eb nj\u00eb President nuk duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb figura mbi pal\u00ebt, por nj\u00eb pal\u00eb m\u00eb vete , ajo q\u00eb b\u00ebn si\u00e7 i thuhet.<\/p>\n<p>Sepse si\u00e7 duket, Kushtetuta \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb si nj\u00eb manual p\u00ebrdorimi telefoni: e lexon vet\u00ebm kur gj\u00ebrat nuk punojn\u00eb. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, gjith\u00e7ka \u201cpunoi\u201d si\u00e7 duhet, me nj\u00eb dekret q\u00eb i rregullon hesapet pushtetit, jo qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Reagimi:<\/p>\n<p><em>N\u00eb respekt t\u00eb neutralitetit institucional, Presidenti i Republik\u00ebs nuk shqyrton merit\u00ebn e \u00e7\u00ebshtjes.<\/em><\/p>\n<p><em>Nga praktika dokumentare e \u00e7\u00ebshtjes rezulton se K\u00ebshilli i Ministrave \u00ebsht\u00eb referuar te kuadri ligjor, i cili p\u00ebrcakton se shkarkimi p\u00ebr \u201cmosparaqitje n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 3-mujore t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb\u201d p\u00ebrb\u00ebn rast t\u00eb ndrysh\u00ebm nga shkarkimi \u201cp\u00ebr shkelje t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb Kushtetut\u00ebs ose t\u00eb ligjeve\u201d, q\u00eb parashikohet nga neni 115 i Kushtetut\u00ebs. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se, p\u00ebr VKM nr. 539, dat\u00eb 25.09.2025, nuk zbatohet juridiksioni kushtetues p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e ankimit, por juridiksioni gjyq\u00ebsor administrativ.<\/em><\/p>\n<p><em>Vendimi i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave q\u00eb shkarkon kryetarin e bashkis\u00eb \u201cp\u00ebr shkelje t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb Kushtetut\u00ebs ose t\u00eb ligjeve\u201d pezullohet n\u00eb rastin kur ndaj tij paraqitet ankim n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese. \u00c7do vendim tjet\u00ebr, q\u00eb shkarkon kryetarin e bashkis\u00eb p\u00ebr shkakun se ky i fundit \u201cd\u00ebnohet p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb vepre penale me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb nga gjykata\u201d, ose se \u201cpropozohet p\u00ebr shkarkim nga k\u00ebshilli bashkiak p\u00ebrkat\u00ebs p\u00ebr mosparaqitje n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 3-mujore t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb\u201d, p\u00ebrve\u00e7se ankimohet n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative (jo n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese), pezullohet vet\u00ebm n\u00ebse pezullimi urdh\u00ebrohet posa\u00e7\u00ebrisht nga Gjykata Administrative.<\/em><\/p>\n<p><em>Sikurse rezulton nga dokumentacioni shoq\u00ebrues i VKM-s\u00eb, ky sqarim ligjor ka qen\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb pal\u00ebs dhe t\u00eb publikut q\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 25.09.2025.<\/em><\/p>\n<p><em>Presidenti i Republik\u00ebs konstaton se, n\u00eb periudh\u00ebn nga data e miratimit t\u00eb VKM-s\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb regjistruar ankim n\u00eb organin kompetent gjyq\u00ebsor dhe nuk ka nj\u00eb vendim pezullimi nga ana e tij. Nd\u00ebrkoh\u00eb, afati i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs p\u00ebr shpalljen e zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 48 or\u00eb nga marrja e njoftimit.<\/em><\/p>\n<p><em>Me daljen e dekretit, mjetet ligjore mbeten n\u00eb dispozicion t\u00eb pal\u00ebve, me q\u00ebllim q\u00eb ato t\u00eb realizojn\u00eb mbrojtjen e interesave t\u00eb tyre t\u00eb ligjshme\u201d<\/em>, njofton presidenca.<\/p>\n<p>Erion Veliaj u shkarkua nga posti i kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs me argumentin e mosparaqitjes n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 3-mujore. Ai e ka konsideruar vendimin t\u00eb paligjsh\u00ebm dhe ka k\u00ebrkuar nd\u00ebrhyrjen e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, duke pretenduar se mungesa e tij nuk ka ardhur si pasoj\u00eb e neglizhenc\u00ebs, por p\u00ebr shkak t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb fizike.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/ushtari-begaj-sqaron-pse-firmosi-dekretin-per-zgjedhjet-e-pjesshme-ne-6-bashkite-e-vendit\/\">\u201cUshtari\u201d Begaj, sqaron pse firmosi dekretin p\u00ebr zgjedhjet e pjesshme n\u00eb 6 bashkit\u00eb e vendit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas dekretimit te dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb pjesshme p\u00ebr \u00a06 bashkit\u00eb pa kryetar, mes t\u00eb cilave edhe p\u00ebr Bashkin\u00eb Tiran\u00eb, kur ish -kryetari Veliaj ka derguar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushteteuse shkarkimin e tij me pretendimin se eshte shkrelur ligji, Presidenti \u00a0Begaj p\u00ebrpiqet t\u00eb sqaroj\u00eb vendimin e marr\u00eb duke u shprehur se Gjykata Kushtetuese \u201cnuk ka pun\u00eb\u201d [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-43862","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43862","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=43862"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43862\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=43862"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=43862"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=43862"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}