{"id":43816,"date":"2025-10-01T12:48:18","date_gmt":"2025-10-01T12:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/01\/pas-kushtetuese-vjen-shuplaka-e-forte-per-albin-kurti-n-reagon-be\/"},"modified":"2025-10-01T12:48:18","modified_gmt":"2025-10-01T12:48:18","slug":"pas-kushtetuese-vjen-shuplaka-e-forte-per-albin-kurti-n-reagon-be","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/01\/pas-kushtetuese-vjen-shuplaka-e-forte-per-albin-kurti-n-reagon-be\/","title":{"rendered":"Pas Kushtetuese vjen \u201cshuplaka\u201d e fort\u00eb p\u00ebr ALBIN KURTI-n, reagon BE"},"content":{"rendered":"<p>Ambasadori i Bashkimit Evropian n\u00eb Kosov\u00eb, Aivo Orav, tha se komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar po analizon vendimin e publikuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs, teksa u b\u00ebri thirrje partive politike q\u00eb sa m\u00eb shpejt t\u00eb formojn\u00eb institucionet e reja.<\/p>\n<p>\u201cJemi duke e analizuar aktualisht, por sigurisht shpresa jon\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb Kuvendit t\u00eb konstituohet sa m\u00eb shpejt q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur dhe shpresojm\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb qeveri me mandat t\u00eb plot\u00eb sa m\u00eb shpejt q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur\u201d, tha Orav gjat\u00eb nj\u00eb prononcimi p\u00ebr media m\u00eb 1 tetor.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, Gjykata Kushtetuese publikoi njoftimin p\u00ebr vendimin e saj lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e Kuvendit, duke deklaruar se organi ligjv\u00ebn\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb konstituuar, ashtu si\u00e7 kishte pandehur n\u00eb fund t\u00eb gushtit kreu i ri i Kuvendit, Dimal Basha.<\/p>\n<p>Kushtetuesja tha se Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar pa zgjedhjen e n\u00ebnkryetarit nga radh\u00ebt e komunitetit serb.<\/p>\n<p>\u201cJu lutem, konstituojeni Kuvendin dhe ju lutem formoni nj\u00eb qeveri\u201d, b\u00ebri thirrje ambasadorit i bllokut evropian n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Kushtetuesja tha se seanca konstituive\u00a0 e nisur m\u00eb 15 prill nuk ka p\u00ebrfunduar dhe e nj\u00ebjta duhet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb brenda 12 dit\u00ebsh. Aktgjykimi i plot\u00eb i Kushtetuese ende nuk \u00ebsht\u00eb publikuar dhe vet\u00ebm pas publikimit t\u00eb tij nis rrjedhja e afatit 12-ditor.<\/p>\n<p>Kushtetuesja urdh\u00ebroi deputet\u00ebt q\u00eb \u201cn\u00eb pajtim me nenin 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], nenin 7 [Vlerat], paragrafin 4 t\u00eb nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe N\u00ebnkryetar\u00ebve] dhe nenin 74 [Ushtrimi i Funksionit] t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb gjat\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb zgjedhjes s\u00eb n\u00ebnkryetarit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs nga radh\u00ebt e deputet\u00ebve t\u00eb komunitetit serb, t\u00eb ushtrojn\u00eb funksionin e tyre kushtetues n\u00eb interesin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe n\u00eb pajtim me Kushtetut\u00ebn dhe Rregulloren e Kuvendit\u201d.<\/p>\n<p>Gjykata m\u00eb e lart\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb e mori k\u00ebt\u00eb vendim pas ankes\u00ebs s\u00eb List\u00ebs Serbe\u00a0 partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb \u2013 lidhur me votimin ndaras t\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr n\u00ebnkryetar\u00eb t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs nga radh\u00ebt e pakicave.<\/p>\n<p>Emilija Rexhepi \u00ebsht\u00eb zgjedhur n\u00ebnkryetare e Kuvendit nga minoriteti joserb, nd\u00ebrsa asnj\u00ebri deputet serb nuk i ka siguruar votat e nevojshme p\u00ebr pozit\u00ebn e rezervuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb minoritet, pavar\u00ebsisht disa rundeve t\u00eb votimit. Lista Serbe politik beson se kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, nuk ka vepruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb kur, nj\u00ebansh\u00ebm, e ka shpallur Kuvendin t\u00eb konstituuar pa u zgjedhur edhe n\u00ebnkryetari serb.<\/p>\n<p>Pas pranimit t\u00eb ankes\u00ebs, Gjykata Kushtetuese ka vendosur nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme, e cila ua ka ndaluar deputet\u00ebve t\u00eb nd\u00ebrmarrin veprime drejt formimit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb re deri m\u00eb 30 shtator, meq\u00eb ka pasur dyshime p\u00ebr ndonj\u00eb shkelje kushtetuese.<\/p>\n<p>Kushtetuesja tha se masa e p\u00ebrkohshme do t\u00eb mbetet n\u00eb fuqi. L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje \u2013 partia fituese e zgjedhjeve t\u00eb 9 shkurtit\u00a0 ka deklaruar m\u00eb her\u00ebt se votimi n\u00eb pako i dy n\u00ebnkryetar\u00ebve t\u00eb komuniteteve joshumic\u00eb nuk k\u00ebrkohet me Kushtetut\u00eb, si\u00e7 ka pretenduar Lista Serbe, dhe se Rregullorja e Kuvendit nuk \u00ebsht\u00eb mbi dokumentin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se zgjedhjet jan\u00eb mbajtur n\u00eb shkurt, Kosova vazhdon t\u00eb mos i ket\u00eb institucionet e reja. Partit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha shqiptare nuk kan\u00eb arritur pajtueshm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar procesin p\u00ebrpara dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb Gjykata Kushtetuese \u00ebsht\u00eb detyruar t\u00eb dal\u00eb disa her\u00eb me aktgjykime.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet parlamentare, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje doli e para dhe fitoi 48 ul\u00ebse n\u00eb Kuvend. Partia Demokratike e Kosov\u00ebs doli e dyta me 24 ul\u00ebse, Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs e treta me 20, pasuar nga Lista Serbe me n\u00ebnt\u00eb dhe koalicioni mes Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe Nism\u00ebs Socialdemokrate, me tet\u00eb t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Edhe 11 ul\u00ebse tjera jan\u00eb t\u00eb pakicave. Faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar ka b\u00ebr\u00eb disa her\u00eb thirrje q\u00eb Kosova t\u2019i formoj\u00eb sa m\u00eb shpejt institucionet e reja.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/10\/pas-kushtetuese-vjen-shuplaka-e-forte-per-albin-kurti-n-reagon-be\/\">Pas Kushtetuese vjen \u201cshuplaka\u201d e fort\u00eb p\u00ebr ALBIN KURTI-n, reagon BE<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ambasadori i Bashkimit Evropian n\u00eb Kosov\u00eb, Aivo Orav, tha se komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar po analizon vendimin e publikuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs, teksa u b\u00ebri thirrje partive politike q\u00eb sa m\u00eb shpejt t\u00eb formojn\u00eb institucionet e reja. \u201cJemi duke e analizuar aktualisht, por sigurisht shpresa jon\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb Kuvendit t\u00eb konstituohet sa m\u00eb shpejt q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-43816","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43816","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=43816"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43816\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=43816"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=43816"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=43816"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}