{"id":43802,"date":"2025-10-01T11:48:18","date_gmt":"2025-10-01T11:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/01\/mustafai-u-vra-tradhtisht-akuzat-e-motres-se-gjinishit-cfare-bisedoi-ai-me-babe-myslymin-para-vrasjes-me-44\/"},"modified":"2025-10-01T11:48:18","modified_gmt":"2025-10-01T11:48:18","slug":"mustafai-u-vra-tradhtisht-akuzat-e-motres-se-gjinishit-cfare-bisedoi-ai-me-babe-myslymin-para-vrasjes-me-44","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/01\/mustafai-u-vra-tradhtisht-akuzat-e-motres-se-gjinishit-cfare-bisedoi-ai-me-babe-myslymin-para-vrasjes-me-44\/","title":{"rendered":"\u201cMustafai u vra tradhtisht\u201d- Akuzat e motr\u00ebs s\u00eb Gjinishit! \u00c7far\u00eb bisedoi ai me bab\u00eb Myslymin para vrasjes m\u00eb \u201844"},"content":{"rendered":"<p>HYQMET ZANE\/ Historia na m\u00ebson se faktet jan\u00eb kok\u00ebforte n\u00eb koh\u00eb dhe n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb. E v\u00ebrteta as nuk mund t\u00eb harrohet, as nuk mund t\u00eb ndryshohet dhe kur vjen fjala tek e kaluara historike, ajo duhet t\u00eb njihet mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar t\u00eb ardhmen pa gabimet e s\u00eb shkuar\u00ebs. Kujtesa m\u00eb \u00e7on n\u00eb thell\u00ebsit\u00eb e dekadave p\u00ebr histori q\u00eb na b\u00ebjn\u00eb sa krenar\u00eb, po aq sa edhe na trishtojn\u00eb. E quaj krenari kur kujtohen ngjarje historike q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb nder kombit, por trishtohem kur kujtohen ngjarje q\u00eb nuk i kan\u00eb sjell\u00eb ndonj\u00eb vler\u00eb k\u00ebtij kombi.<\/p>\n<p>P\u00ebr koincidenc\u00ebn ton\u00eb muaji shtator mbahet mend p\u00ebr tri momente t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme si\u00e7 njihen Kongresi i Elbasanit, vendimi i ish-ministrit t\u00eb Arsimit Ernest Koliqi dhe Konferenca e Pez\u00ebs. Rikthimi i her\u00ebpashersh\u00ebm te Konferenca e Pez\u00ebs, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb model i nj\u00eb ndjesie n\u00eb rikthimin e nj\u00eb padrejt\u00ebsie q\u00eb u b\u00ebhet shqiptar\u00ebve n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb ngjarjeje q\u00eb hyri n\u00eb histori, por jo si vler\u00eb, por si tradhti q\u00eb Partia Komuniste e koh\u00ebs i b\u00ebri popullit shqiptar. Po ashtu, debatet q\u00eb b\u00ebhen p\u00ebr nxjerrjen n\u00eb sken\u00eb her\u00eb pas here e portreteve t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, ka kompromentuar jo thjesht sinqeritetin e atyre q\u00eb flasin ndryshe dhe veprojn\u00eb ndryshe, por edhe qeverisjen e sotme dhe vet\u00eb pasuesit ideologjike t\u00eb filozofis\u00eb marksiste q\u00eb ekziston si reminishenc\u00eb e s\u00eb shkuar\u00ebs.<\/p>\n<p>Shpesh me dashje anashkalohet fakti q\u00eb ajo konferenc\u00eb pati si t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe pozitive vet\u00ebm parull\u00ebn \u201cBashkim pa dallim feje, krahine, ideje\u201d se n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend asnj\u00ebra prej pikave t\u00eb k\u00ebsaj konference nuk u zbatua, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs deri edhe kryetari i k\u00ebsaj konference Ndoc \u00c7oba q\u00eb u eliminuan nga PKSH m\u00eb 1945. Arsyeja q\u00eb kjo Konferenc\u00eb kujtohej dhe kujtohet me shum\u00eb zhurm\u00eb ka n\u00eb brend\u00ebsi nostalgjin\u00eb e njer\u00ebzve organizator\u00eb p\u00ebr sistemin diktatorial, aq m\u00eb tep\u00ebr kur shfaqen duksh\u00ebm portretet e diktatorit Enver Hoxha dhe simboli stalinist drap\u00ebr e \u00e7ekan.<\/p>\n<p>D\u00cbSHMITAR\u00cbT OKULAR\u00cb<\/p>\n<p>Ka njer\u00ebz d\u00ebshmitar\u00eb okular\u00eb t\u00eb koh\u00ebs q\u00eb kan\u00eb shprehur zhg\u00ebnjimin e tyre p\u00ebr Konferenc\u00ebn e Pez\u00ebs dhe nj\u00ebra prej tyre ka qen\u00eb Xhemile Gjinishi n\u00eb Peqin, motra e t\u00eb mir\u00ebnjohurit Mustafa Gjinishi, e cila \u00ebsht\u00eb shprehur n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb q\u00eb un\u00eb i kam marr\u00eb asaj n\u00eb Peqin para se t\u00eb nd\u00ebrronte jet\u00eb m\u00eb 31 dhjetor 2006, kur m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se \u2013 \u201cvrasja e Mustafait nisi q\u00eb n\u00eb Konferenc\u00ebn e Pez\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn ai e quajti tradhti, sepse veprimet q\u00eb u b\u00ebn\u00eb pas asaj konference ishin kund\u00ebr interesave t\u00eb shqiptar\u00ebve. K\u00ebt\u00eb Mustafai ia kish th\u00ebn\u00eb edhe Myslim Pez\u00ebs, q\u00eb e kishte mik p\u00ebr kok\u00eb dhe nuk ia merrte mendja kurr\u00eb q\u00eb edhe bab\u00eb Myslymin, si\u00e7 e th\u00ebrrisnin aso kohe, do ta b\u00ebnte p\u00ebr vete Enver Hoxha, se donte t\u00eb fshihte pabesit\u00eb e veta. Un\u00eb e them gjithmon\u00eb se v\u00ebllan\u00eb tem e vrau Enver Hoxha dhe Myslim Peza, kur mori vesh se e kan\u00eb vra Mustafa Gjinishin, tha, se \u2018p\u00ebr Mustaf\u00ebn gjaku do t\u00eb shkoj\u00eb deri n\u00eb shal\u00eb t\u00eb kalit\u2019, por sa vajti n\u00eb Tiran\u00eb, edhe Myslymi heshti dhe u b\u00eb pal\u00eb me komunist\u00ebt vras\u00ebs. Ma kan\u00eb than\u00eb se sapo Mustafai hyri n\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me jugosllav\u00ebt, tha se \u2018k\u00ebtu ka mbet me fol vet\u00ebm serbisht\u2019, se aq i fort\u00eb ishte ai nga prania e jugosllav\u00ebve n\u00eb vendin ton\u00eb dhe brenda PKSH. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta. S\u2019ka kush t\u2019ma nd\u00ebrroj\u00eb mendjen mua p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do fillim viti t\u00eb ri shkollor pas 84 vjet\u00ebsh do t\u00eb ishte e udh\u00ebs t\u00eb kujtohej me shum\u00eb arsye bind\u00ebse nj\u00eb personalitet mbar\u00ebkomb\u00ebtar si Ernest Koliqi, ideatori dhe frym\u00ebzuesi, po aq sa edhe zbatuesi i nj\u00eb filozofie t\u00eb madhe p\u00ebr hapjen dhe konsolidimin e shkollave shqipe n\u00eb gjith\u00eb trojet shqiptare. Ka qen\u00eb shtatori i vitit 1941 kur me nj\u00eb vendim t\u00eb asaj kohe t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit, kur minist\u00ebr ishte Ernest Koliqi, mbi 400 arsimtar\u00eb normalist\u00eb t\u00eb Elbasanit dhe t\u00eb shkoll\u00ebs amerikane t\u00eb Fulsit, shkuan n\u00eb Kosov\u00eb, trojet shqiptare n\u00eb Maqedoni e Mal t\u00eb Zi, si dhe n\u00eb \u00c7am\u00ebri. Nj\u00eb akt i till\u00eb ka qen\u00eb dhe mbetet p\u00ebrjet\u00ebsisht sublim se ai dha frytet e veta n\u00eb hapjen e shkollave shqipe, n\u00eb shp\u00ebrthimin e d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar dhe rr\u00ebnjosur shqipen n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb trojet shqiptare.<\/p>\n<p>Fr\u00ebtet e atij akti jan\u00eb sot Kosova e lir\u00eb, jan\u00eb d\u00ebshira e mij\u00ebra e mij\u00ebra shqiptar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb, Malit t\u00eb Zi dhe \u00c7am\u00ebris\u00eb p\u00ebr shqiptarizmin e tyre, si nj\u00eb krenari komb\u00ebtare. Pyetja q\u00eb lind \u00ebsht\u00eb se p\u00ebrse nuk kujtohet me madh\u00ebshti nj\u00eb akt i till\u00eb q\u00eb ka ndodhur po n\u00eb shtator, nj\u00eb vit para Konferenc\u00ebs s\u00eb Pez\u00ebs q\u00eb b\u00ebri t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e asaj q\u00eb b\u00ebn\u00eb 400 normalist\u00ebt shqiptar\u00eb? Vendimet historike merren nga burra historik\u00eb, kudo ku ato jan\u00eb ekzekutuar n\u00eb \u00e7do vend t\u00eb bot\u00ebs. Kjo vlen ve\u00e7an\u00ebrisht edhe p\u00ebr personalitetin e ishministrit t\u00eb Arsimit, Ernest Koliqi, n\u00eb koh\u00ebn kur ai u b\u00eb dishepull i shqiptarizm\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00cb SFIDOSH KOH\u00cbN<\/p>\n<p>Ishin vite lufte, v\u00ebrtet, por gjithsesi ata q\u00eb drejtonin jet\u00ebn publike t\u00eb k\u00ebtij vendi dit\u00ebn t\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb gjith\u00e7ka n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb kombit. Vendimi i marr\u00eb n\u00eb at\u00eb shtator, si sot e 84 vjet m\u00eb par\u00eb, \u00ebsht\u00eb gdhendur n\u00eb kujtes\u00ebn e brezave si nj\u00eb akt sublim i nj\u00eb shqiptari t\u00eb madh. V\u00ebrtet ishte luft\u00eb, por shkoll\u00eb gjithsesi b\u00ebhej ashtu si dhe sot. Ndryshimi q\u00ebndron n\u00eb at\u00eb se shkollat shqipe nuk ishin t\u00eb konfirmuara n\u00eb Kosov\u00eb, Maqedoni, Mal t\u00eb Zi, \u00c7am\u00ebri, pik\u00ebrisht atje ku g\u00eblonte shqiptarizmi, se institucionet shkollore shqiptare ishin t\u00eb ndaluara nga pushtuesit shekullor\u00eb serbogrek\u00eb. Rreth 400 normalist\u00eb mor\u00ebn me vete bekimin dhe urat\u00ebn e nj\u00eb ministri q\u00eb n\u00ebnshkroi vendimin prej shqiptari q\u00eb djemt\u00eb dhe vajzat e arsimuara n\u00eb Normalen e Elbasanit, tashm\u00eb 116-vje\u00e7are, m\u00eb tej t\u00eb hapnin shkolla ku t\u00eb m\u00ebsohej shqipja dhe t\u00eb shkruhej gjuha e \u00ebmb\u00ebl naimjane.<\/p>\n<p>V\u00ebrtet ishte luft\u00eb, por ministri i Arsimit i asaj kohe i shpalli luft\u00eb asimilimit t\u00eb shqipes n\u00eb trojet tona shum\u00eb shekullore. 400 normalist\u00ebt nga e gjith\u00eb Shqip\u00ebria, pjesa m\u00eb e madhe nga Elbasani, u kthyen n\u00eb shqiponja t\u00eb gjuh\u00ebs dhe t\u00eb k\u00ebndimit, duke hapur shkolla n\u00eb Prizren dhe n\u00eb Tetov\u00eb, n\u00eb Podgoric\u00eb dhe n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb Gostivar dhe n\u00eb Gjakov\u00eb, n\u00eb Ulqin dhe n\u00eb Filat e Paramithi, vet\u00ebm e vet\u00ebm t\u00eb fitohej beteja e shqiptarizmit. Ernest Koliqi ishte ministri i Arsimit i koh\u00ebs q\u00eb sfidoi koh\u00ebn dhe b\u00ebri at\u00eb q\u00eb t\u00eb meritonte nderimin e brezave t\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve q\u00eb dol\u00ebn nga bankat e shkollave shqiptare, atje, ku i thon\u00eb buk\u00ebs buk\u00eb dhe ujit uj\u00eb. P\u00ebr 84 vjet shqipja triumfoi si ajo manushaqja bukuroshe e Naimit q\u00eb \u00e7eli mes ferrash p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrmuar si lahuta e mal\u00ebsis\u00eb q\u00eb mbushi vendin me burrni. Kur mendon dhe shikon se si pas 83 vjet\u00ebsh kujtohet Konferenca e Pez\u00ebs, konferenc\u00eb e cila vendimet i mori t\u00eb m\u00ebdha, por realizimin e pati antishqiptare, k\u00ebtu vihen ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb mes tyre Ernest Koliqi dhe Enver Hoxha, nj\u00ebri minist\u00ebr arsimi i Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb V\u00ebrtet\u00eb, tjetri diktator i Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb cunguar, nj\u00ebri dishepull i shqiptarizmit, tjetri udh\u00ebheq\u00ebs i anti-shqiptarizmit.<\/p>\n<p>Ad<br \/>\nK\u00ebto jan\u00eb prirjet e reja n\u00eb dizajnin e kuzhin\u00ebs p\u00ebr vitin 2025 (Kliko k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb par\u00eb)<br \/>\nRimodelim Kuzhine | K\u00ebrko reklama<br \/>\nSht\u00ebpi modulare n\u00eb shitje \u2013 shiko tani opsionet e p\u00ebrballueshme<br \/>\nSht\u00ebpi modulare | Reklama k\u00ebrkimi<br \/>\nKONGRESI I ELBASANIT<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb shtator 116 vjet m\u00eb par\u00eb u mbajt edhe Kongresi i Elbasanit q\u00eb i dha shqiptar\u00ebve njohjen e gjuh\u00ebs, hapjen e shkoll\u00ebs Normale dhe Universitetit t\u00eb Par\u00eb Shqiptar. Ende ekziston ajo godin\u00eb e madhe q\u00eb p\u00ebrcaktoi themelet e arsimimit ton\u00eb mbar\u00ebkomb\u00ebtar sepse Normalja ishte laboratori i madh i p\u00ebrgatitjes s\u00eb m\u00ebsuesve q\u00eb vulos\u00ebn me pun\u00ebn e tyre shkrimin dhe m\u00ebsimin e gjuh\u00ebs shqipe dhe m\u00eb tej akoma t\u00eb shkencave q\u00eb do t\u00eb b\u00ebnin q\u00eb ajo Normale t\u00eb konsiderohej si lindja e Universitetit t\u00eb par\u00eb n\u00eb mbar\u00eb trojet shqiptare. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebto dy ngjarje t\u00eb m\u00ebdha me spikatje t\u00eb konsiderueshme n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb mbar\u00ebkomb\u00ebtare, kurr\u00eb nuk flet dot kryeministri, ministri i Arsimit, as akademik\u00ebt apo t\u00eb tjer\u00eb institucione q\u00eb kan\u00eb aq shum\u00eb nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb identifikohen p\u00ebr rrjedhojat q\u00eb pat\u00ebn ngjarje t\u00eb tilla si Kongresi i Elbasanit, krijimi i Normales etj.. Nj\u00eb dit\u00eb para disa vjet\u00ebsh, nj\u00eb ministre Arsimi e Shqip\u00ebris\u00eb shkoi n\u00eb Gjakov\u00eb p\u00ebr t\u00eb prezantonte Abetaren e unifikuar mes dy shteteve.<\/p>\n<p>Por kjo ministre nuk e dinte se Mehmet Gjevori, nj\u00eb elbasanas i nderuar normalist kishte shkuar m\u00eb 1941 dhe mbeti atje. \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht ky burr\u00eb i nderuar q\u00eb b\u00ebri Abetaren e par\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe u b\u00eb kryetari i veteran\u00ebve t\u00eb arsimit t\u00eb Kosov\u00ebs derisa nd\u00ebrroi jet\u00eb. Edhe shkoll\u00ebn e par\u00eb shqipe n\u00eb Gjakov\u00eb e kishin hapur dy elbasanas, nj\u00eb grua dhe nj\u00eb burr\u00eb, q\u00eb gjithashtu e formuan familjen e tyre n\u00eb Kosov\u00eb. K\u00ebto jan\u00eb fakte historike t\u00eb detyrueshme p\u00ebr t\u2019u njohur jo vet\u00ebm nga nj\u00eb ministre, por edhe nga historiografia shqiptare dhe m\u00eb shum\u00eb akoma nga Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb kam bindjen e plot\u00eb q\u00eb nuk e ka iden\u00eb e k\u00ebsaj pune.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/10\/mustafai-u-vra-tradhtisht-akuzat-e-motres-se-gjinishit-cfare-bisedoi-ai-me-babe-myslymin-para-vrasjes-me-44\/\">\u201cMustafai u vra tradhtisht\u201d- Akuzat e motr\u00ebs s\u00eb Gjinishit! \u00c7far\u00eb bisedoi ai me bab\u00eb Myslymin para vrasjes m\u00eb \u201844<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>HYQMET ZANE\/ Historia na m\u00ebson se faktet jan\u00eb kok\u00ebforte n\u00eb koh\u00eb dhe n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb. E v\u00ebrteta as nuk mund t\u00eb harrohet, as nuk mund t\u00eb ndryshohet dhe kur vjen fjala tek e kaluara historike, ajo duhet t\u00eb njihet mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar t\u00eb ardhmen pa gabimet e s\u00eb shkuar\u00ebs. Kujtesa m\u00eb \u00e7on n\u00eb thell\u00ebsit\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-43802","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43802","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=43802"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43802\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=43802"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=43802"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=43802"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}