{"id":43774,"date":"2025-10-01T09:48:18","date_gmt":"2025-10-01T09:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/01\/opozites-i-duhet-nje-mrekulli-per-tiranen\/"},"modified":"2025-10-01T09:48:18","modified_gmt":"2025-10-01T09:48:18","slug":"opozites-i-duhet-nje-mrekulli-per-tiranen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/01\/opozites-i-duhet-nje-mrekulli-per-tiranen\/","title":{"rendered":"Opozit\u00ebs i duhet \u2018nj\u00eb mrekulli p\u00ebr Tiran\u00ebn\u2019"},"content":{"rendered":"<p>Nga Vladimir Karaj<\/p>\n<p>P\u00ebrpos nj\u00eb pale zgjedhjesh t\u00eb kontestuara n\u00eb vitin 2011, socialist\u00ebt e kan\u00eb dominuar kryeqytetin n\u00eb t\u00eb gjitha zgjedhjet prej vitit 2000, duke i fituar garat lokale. Kjo e ka b\u00ebr\u00eb Tiran\u00ebn t\u00eb duket nj\u00eb bastion i shumic\u00ebs socialiste.<\/p>\n<p>Por gara e hapur pas shkarkimit t\u00eb Erion Veliajt nga K\u00ebshilli i Ministrave, nd\u00ebrsa ky ndodhet n\u00eb qeli me akuzat e korrupsionit dhe pastrimit t\u00eb parave, krijon n\u00eb let\u00ebr nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr opozit\u00ebn dhe synimin e saj p\u00ebr ta p\u00ebrmbysur kryeqytetin.<\/p>\n<p>Veliaj e ka ankimuar shkarkimin n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, duke shkaktuar nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7 ligjor me zgjedhjet e pritshme t\u00eb kryeqytetit. Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, K\u00ebshilli i Ministrave i njoftoi vakanc\u00ebn Presidentit m\u00ebngjesin e s\u00eb mart\u00ebs dhe pritet dekreti i tij brenda 48 or\u00ebsh.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa kryeministri Edi Rama prezantoi tre jav\u00eb m\u00eb par\u00eb ish-ministren e tij t\u00eb Arsimit, Ogerta Manastirliu si kandidate p\u00ebr Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, opozita \u00ebsht\u00eb ende pa nj\u00eb em\u00ebr kandidati.<\/p>\n<p>Partia Demokratike deklaroi se ndodhet n\u00eb nj\u00eb proces konsultimi me partit\u00eb e tjera n\u00eb opozit\u00eb p\u00ebr kandidatin e saj p\u00ebr Tiran\u00ebn, por deri tani nuk ka ende nj\u00eb rezultat. N\u00eb distanc\u00eb jan\u00eb shk\u00ebmbyer fjal\u00eb, her\u00eb p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebpunimit, dhe her\u00eb t\u00eb tjera, qartazi kund\u00ebr nj\u00eb mund\u00ebsie t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Bashkimi i opozit\u00ebs rreth nj\u00eb kandidati t\u00eb vet\u00ebm, i aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vota p\u00ebrtej gardhit politik t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs vler\u00ebsohet nga analist\u00ebt e politik\u00ebs si mund\u00ebsia e vetme p\u00ebr t\u00eb sfiduar shumic\u00ebn dominuese. Ata thon\u00eb se edhe n\u00ebse arrihet ky parakusht, p\u00ebrmbysja e rezultatit n\u00eb kryeqytet do t\u00eb ishte n\u00eb kufijt\u00eb e nj\u00eb mrekullie.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb e vetmja l\u00ebvizje logjike q\u00eb do shmangte nj\u00eb humbje t\u00eb paracaktuar. Megjithat\u00eb, nj\u00eb rezultat pozitiv, edhe me bashkimin dhe nj\u00eb kandidat t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, \u00ebsht\u00eb n\u00eb kufijt\u00eb e mrekullis\u00eb,\u201d thot\u00eb Arion Sulo, gazetar dhe analist politik.<\/p>\n<p>\u201cSfid\u00eb e jasht\u00ebzakonshme\u201d<\/p>\n<p>Opozita pritet t\u00eb futet n\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr Tiran\u00ebn pas humbjeve t\u00eb m\u00ebdha elektorale n\u00eb nivel lokal dhe komb\u00ebtar. N\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb 14 majit 2023, Erion Veliaj u rizgjodh kryebashkiak i Tiran\u00ebs me 158,688 vota, p\u00ebrkat\u00ebsisht 54,69 % t\u00eb votave. Kandidati opozitar, Belind K\u00eblli\u00e7i mori 100,351 vota ose 34,58 %.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e fundit parlamentare, socialist\u00ebt e dominuan gjithashtu Tiran\u00ebn, duke marr\u00eb 19 mandate kundrejt 13 mandateve t\u00eb fituara nga Partia Demokratike. Humbja p\u00ebr her\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt radhazi e zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme nuk i l\u00ebkundi pozitat e Berish\u00ebs n\u00eb kontrollin e Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Gjithsesi, kryeqyteti ka gjithashtu numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb votuesve t\u00eb etiketuar si gri, fal\u00eb s\u00eb cil\u00ebve tre parti t\u00eb reja siguruan mandate n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>Historia elektorale e Tiran\u00ebs n\u00eb dekad\u00ebn e fundit ka treguar se fitoret e Partis\u00eb Socialiste kan\u00eb ardhur fal\u00eb nj\u00eb kombinimi t\u00eb mobilizimit t\u00eb strukturave shtet\u00ebrore dhe fragmentimit t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Gazetari Arion Sulo thot\u00eb se shenjat jan\u00eb t\u00eb qarta edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb parafushat\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb e dukshme nga mobilizimi q\u00eb i b\u00ebri Rama gjith\u00eb administrat\u00ebs, deputet\u00ebve dhe ish- deputet\u00ebve n\u00ebn drejtimin e Ballukut p\u00ebr t\u00eb ndihmuar Manastirliun,\u201d tha Sulo, duke theksuar se pushteti p\u00ebrdor gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb siguruar fitoren.<\/p>\n<p>Edhe Adri Nurellari, drejtor i Institutit Liberal Shqiptar, e sheh betej\u00ebn e re si nj\u00eb sfid\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr opozit\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cTirana \u00ebsht\u00eb beteja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme politike e vendit, ku fitorja do t\u00eb kishte efekt domino n\u00eb gjith\u00eb hart\u00ebn politike,\u201d thot\u00eb ai. Por sipas tij, \u201cpraktikisht duket mision i pamundur\u201d q\u00eb opozita t\u00eb arrij\u00eb nj\u00eb konsensus, p\u00ebr shkak t\u00eb fragmentimit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike dhe tensioneve me partit\u00eb e reja opozitare.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse opozita nuk arrin t\u00eb projektoj\u00eb imazhin e unitetit, edhe nj\u00eb kandidat potencialisht i fort\u00eb do t\u00eb perceptohet si i dob\u00ebt. N\u00eb psikologjin\u00eb e elektoratit gri, e cila shpesh p\u00ebrcakton rezultatin n\u00eb Tiran\u00eb, nj\u00eb opozit\u00eb e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb n\u00ebnkupton paq\u00ebndrueshm\u00ebri dhe munges\u00eb alternative reale\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>P\u00ebr Erlis \u00c7el\u00ebn, profesor i komunikimit pran\u00eb Western Balkans University, opozita nuk ka m\u00ebsuar nga humbjet e kaluara dhe nuk ka dh\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb sinjal q\u00eb do t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb unifikohet.<\/p>\n<p>\u201cShenjat tregojn\u00eb se opozita \u00ebsht\u00eb ende larg t\u00eb kuptuarit t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb q\u00eb ka krijimi i k\u00ebtij bashkimi p\u00ebrtej interesave partiake\u201d, thot\u00eb ai. P\u00ebr t\u00eb, \u00e7do thirrje p\u00ebr bashkim ka mbetur n\u00eb nivel retorik, pa u shoq\u00ebruar me hapa konkret\u00eb dhe gjasat jan\u00eb q\u00eb nj\u00eb bashkim t\u00eb mos gjendet.<\/p>\n<p>E gjitha rreth kandidatit<\/p>\n<p>Kryetari i partis\u00eb s\u00eb re \u201cMund\u00ebsia\u201d, Agron Shehaj ka artikuluar n\u00eb publik r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e bashkimit t\u00eb kampit opozitar rreth nj\u00eb kandidati t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt jasht\u00eb partive opozitare. Por Ermal Hasimja, studiues i shkencave politike thot\u00eb se Partia Demokratike \u201cnuk duket se \u00ebsht\u00eb gati q\u00eb ta pranoj\u00eb iden\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Hasimja arsyeton se nj\u00eb kandidat i aft\u00eb t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb vota gri do kishte shanse reale p\u00ebr t\u00eb ndryshuar fatin e k\u00ebtyre zgjedhjeve.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb zgjedhjet p\u00ebr Tiran\u00ebn, opozit\u00ebs i duhet t\u00eb marr\u00eb t\u00eb gjith\u00eb votat e partive t\u00eb opozit\u00ebs si dhe shumic\u00ebn e elektoratit gri. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, e vetmja m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kjo t\u00eb realizohet \u00ebsht\u00eb q\u00eb partit\u00eb opozitare t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb kandidat t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, i cili mund t\u00eb marr\u00eb edhe vota p\u00ebrtej elektoratit t\u00eb k\u00ebtyre partive, kryesisht nga elektorati gri, e pse jo edhe vota socialist\u00ebsh t\u00eb zhg\u00ebnjyer\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Por \u00e7\u00ebshtja e kandidatit shihet si nyja m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u zgjidhur. N\u00eb zgjedhjet e kaluara p\u00ebr Tiran\u00ebn, opozita ka eksperimentuar pa sukses me kandidat\u00eb t\u00eb profilit akademik si Halim Kosova dhe po ashtu me figura politike brenda saj.<\/p>\n<p>\u201cProblemi m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb gjetja e nj\u00eb kandidati q\u00eb nuk shihet si \u2018i kapur\u2019 nga nj\u00eb krah i caktuar,\u201d v\u00ebren Nurellari. Sipas tij, Tirana nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytet ku funksionon kompromisi minimal: \u201cAty k\u00ebrkohet nj\u00eb profil karizmatik, me reputacion t\u00eb past\u00ebr, me aft\u00ebsi komunikimi dhe njohje konkrete t\u00eb problematikave urbane \u2013 transport, nd\u00ebrtim, mjedis, sh\u00ebrbime publike.\u201d<\/p>\n<p>Edhe analisti Arion Sulo thekson r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e kandidatit, por aq sa t\u00eb koh\u00ebs kur zhvillohen zgjedhjet. Ai thekson gjithashtu se opozita duhet t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim p\u00ebr t\u00eb mos lejuar krijimin e fabul\u00ebs se ka frik\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihet.<\/p>\n<p>\u201cOpozita nuk duhet t\u00eb nxitohet dhe as t\u00eb vonohet. Duhet t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb kandidat si antitez\u00eb e Manastirliut,\u201d tha Sulo, duke p\u00ebrmendur si kandidat\u00eb t\u00eb mir\u00eb emrat e Ilir Alimehmetit apo Agron Shehajt.<\/p>\n<p>Nga ana e tij, Erlis \u00c7ela sheh se k\u00ebrkimi p\u00ebr kandidat deri tani nuk ka dal\u00eb jasht\u00eb oborrit t\u00eb partive politike t\u00eb opozit\u00ebs, di\u00e7ka q\u00eb sipas tij ka pak gjasa t\u00eb sjell\u00eb ndryshim.<\/p>\n<p>\u201cPartit\u00eb opozitare jan\u00eb duke par\u00eb vet\u00ebm brenda oborrit t\u00eb tyre dhe pothuajse jan\u00eb shk\u00ebputur nga elektorati opozitar, i cili i zhg\u00ebnjyer zgjedh ose t\u00eb abstenoj\u00eb n\u00eb zgjedhje ose t\u00eb largohet nga vendi\u201d, tha \u00c7ela.<\/p>\n<p>Sipas tij, kjo ka krijuar tashm\u00eb nj\u00eb hendek t\u00eb madh mes elit\u00ebs politike dhe votuesve, duke i dh\u00ebn\u00eb mazhoranc\u00ebs mund\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrforcoj\u00eb narrativ\u00ebn e stabilitetit.<\/p>\n<p>Veliaj n\u00eb burg: shans i pap\u00ebrdorur?<\/p>\n<p>Arrestimi i kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, me akuza p\u00ebr korrupsion dhe abuzim me tendera, ka krijuar nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb paprecedent\u00eb politike. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb nga vitet \u201990, kryeqyteti shkon n\u00eb zgjedhje me kryebashkiakun aktual prapa hekurave.<\/p>\n<p>Por arrestimi i Veliajt u testua gjithashtu n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit, pa e d\u00ebmtuar Partin\u00eb Socialiste t\u00eb Edi Ram\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Mund\u00ebsia e opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb luajtur kart\u00ebn \u201cVeliaj\u201d n\u00eb zgjedhjet e radh\u00ebs nuk shikohet me optimiz\u00ebm nga analist\u00ebt e politik\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt theksojn\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb te bashkimi i opozit\u00ebs dhe nj\u00eb kandidat q\u00eb mund t\u00eb frym\u00ebzoj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb fushat\u00ebn e ardhshme do t\u00eb ndikoj\u00eb kandidati, mb\u00ebshtetja e plot\u00eb ose jo opozitare ndaj tij, por n\u00eb fushat\u00eb nuk do t\u00eb ket\u00eb ndikim arrestimi i Veliajt. N\u00ebse skandalet e qeverisjes qendrore dhe vendore do t\u00eb kishin pasur ndikim, kjo do t\u00eb ishte dukur m\u00eb her\u00ebt\u201d,  tha Hasimja.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe Sulo, i cili thot\u00eb se votuesit jan\u00eb t\u00eb mpir\u00eb dhe nuk reagojn\u00eb ndaj skandaleve apo korrupsionit.<\/p>\n<p>\u201cNuk mendoj q\u00eb do t\u00eb ndikojn\u00eb p\u00ebrderisa nuk ndikoi arrestimi i Veliajt n\u00eb zgjedhjet e 11 majit. Shqiptar\u00ebt e kan\u00eb humbur ndjesin\u00eb ndaj korrupsionit dhe nuk reagojn\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr \u00c7el\u00ebn dhe Nurellarin, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi e madhe p\u00ebr opozit\u00ebn dhe se ajo duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje ta shfryt\u00ebzoj\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin tim, opozita nuk do gjente nj\u00eb situat\u00eb m\u00eb t\u00eb favorshme kur kund\u00ebrshtari i saj n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb burg,\u201d thot\u00eb \u00c7ela, duke e cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb mund\u00ebsi unike p\u00ebr t\u00eb imponuar ndryshimin. Megjithat\u00eb si\u00e7 thot\u00eb \u00c7ela, \u201cavantazhi n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb elektorale nuk fitohet asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb tavolin\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Edhe Nurellari sheh nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb \u00e7elur p\u00ebr opozit\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPo, akuzat ndaj Veliajt jan\u00eb nj\u00eb goditje serioze p\u00ebr imazhin e PS n\u00eb Tiran\u00eb. Ato kan\u00eb krijuar nj\u00eb boshll\u00ebk q\u00eb opozita mund ta shfryt\u00ebzoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar narrativ\u00ebn e vet mbi nevoj\u00ebn p\u00ebr ndershm\u00ebri dhe transparenc\u00eb\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>\u201cPor pa kandidatin e duhur dhe pa nj\u00eb alternativ\u00eb t\u00eb besueshme, e gjith\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsia dhe revolta mund t\u00eb kthehen n\u00eb abstenim ose dor\u00ebzim,\u201d p\u00ebrfundoi ai.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/10\/opozites-i-duhet-nje-mrekulli-per-tiranen\/\">Opozit\u00ebs i duhet \u2018nj\u00eb mrekulli p\u00ebr Tiran\u00ebn\u2019<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Vladimir Karaj P\u00ebrpos nj\u00eb pale zgjedhjesh t\u00eb kontestuara n\u00eb vitin 2011, socialist\u00ebt e kan\u00eb dominuar kryeqytetin n\u00eb t\u00eb gjitha zgjedhjet prej vitit 2000, duke i fituar garat lokale. Kjo e ka b\u00ebr\u00eb Tiran\u00ebn t\u00eb duket nj\u00eb bastion i shumic\u00ebs socialiste. Por gara e hapur pas shkarkimit t\u00eb Erion Veliajt nga K\u00ebshilli i Ministrave, nd\u00ebrsa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-43774","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43774","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=43774"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43774\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=43774"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=43774"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=43774"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}