{"id":43756,"date":"2025-10-01T08:48:15","date_gmt":"2025-10-01T08:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/01\/zgjedhjet-qe-mund-ta-largojne-cekine-nga-rruga-proevropiane\/"},"modified":"2025-10-01T08:48:15","modified_gmt":"2025-10-01T08:48:15","slug":"zgjedhjet-qe-mund-ta-largojne-cekine-nga-rruga-proevropiane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/01\/zgjedhjet-qe-mund-ta-largojne-cekine-nga-rruga-proevropiane\/","title":{"rendered":"Zgjedhjet q\u00eb mund ta largojn\u00eb \u00c7ekin\u00eb nga rruga proevropiane"},"content":{"rendered":"<p>Kur qytetar\u00ebt \u00e7ek\u00eb t\u2019iu drejtohen kutive t\u00eb votimit k\u00ebt\u00eb fundjav\u00eb, shum\u00ebkush n\u00eb \u00c7eki dhe jasht\u00eb saj do t\u00eb jet\u00eb shqet\u00ebsuar se vendi mund t\u00eb largohet nga rruga proevropiane, dhe mund t\u00eb distancohet nga Ukraina n\u00eb koh\u00ebn kur lufta kund\u00ebr agresionit rus po i afrohet vitit t\u00eb kat\u00ebrt.<\/p>\n<p>Sondazhet m\u00eb t\u00eb fundit tregojn\u00eb se miliarderi Andrej Babish dhe partia e tij popullsite ANO (PO) pritet t\u2019i fitojn\u00eb zgjedhjet parlamentare q\u00eb do t\u00eb mbahen m\u00eb 3 dhe 4 tetor, me rreth 30 p\u00ebr qind t\u00eb votave.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb se p\u00ebr t\u00eb formuar Qeverin\u00eb, Babish do t\u00eb ket\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr partner\u00eb koalicioni nga radh\u00ebt e partive me qasje m\u00eb ekstreme \u2013 nj\u00eb konfigurim q\u00eb do ta afronte politikisht \u00c7ekin\u00eb me Hungarin\u00eb e Viktor Orbanit dhe Sllovakin\u00eb e Robert Ficos, p\u00ebr sa i p\u00ebrket q\u00ebndrimit ndaj Ukrain\u00ebs: nd\u00ebrprerje t\u00eb ndihm\u00ebs p\u00ebr Kievin dhe ftohje me institucionet per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Edhe pse Praga nuk pritet t\u00eb p\u00ebrafrohet plot\u00ebsisht me pozicionet e Mosk\u00ebs, Qeveria e re mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e z\u00ebshme n\u00eb thirrjet p\u00ebr p\u00ebrfundim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb luft\u00ebs \u2013 ndoshta n\u00ebn kushtet e Kremlinit.<\/p>\n<h4 class=\"wsw__h2\"><strong>\u201cTrend shqet\u00ebsues p\u00ebr Kievin\u201d<\/strong><\/h4>\n<p>Analisti politik, Michael Ashcroft, v\u00ebrejti n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb realizuar s\u00eb fundmi se \u00c7ekia mund t\u2019i bashkohet nj\u00eb \u201ctrendi shqet\u00ebsues p\u00ebr Kievin n\u00eb Evrop\u00ebn Qendrore dhe Lindore\u201d, me qeverit\u00eb ekzistuese t\u00eb Hungaris\u00eb dhe Sllovakis\u00eb dhe presidentin e ri t\u00eb Polonis\u00eb q\u00eb tregojn\u00eb m\u00eb pak gatishm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb mbrojtur sovranitetin e Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cPasojat mund t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb izolimin e Ukrain\u00ebs nga partner\u00ebt e saj n\u00eb Evrop\u00ebn Per\u00ebndimore, nd\u00ebrprerjen e linjave t\u00eb furnizimit ushtarak dhe thellimin e p\u00ebr\u00e7arjeve brenda aleanc\u00ebs per\u00ebndimore\u201d, ka deklaruar ai.<\/p>\n<p>Sikurse n\u00eb Moldavi \u2013 ku zgjedhjet e jav\u00ebs s\u00eb kaluar u shoq\u00ebruan me nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb madhe dezinformimi, t\u00eb sponsorizuar nga Rusia, p\u00ebr t\u2019i larguar votuesit nga partit\u00eb proevropiane \u2013 edhe n\u00eb \u00c7eki, Kremlini synon ta shfryt\u00ebzoj\u00eb dispononim p\u00ebr zvog\u00eblimin e mb\u00ebshtetjes p\u00ebr ndihma ndaj Ukrain\u00ebs, \u00e7ka ka ndihmuar rikthimin e Babishit n\u00eb sken\u00ebn politike.<\/p>\n<h4 class=\"wsw__h2\"><strong>Propaganda ruse n\u00eb TikTok<\/strong><\/h4>\n<p>Nj\u00eb grup hulumtues \u00e7ek i ka zbuluar rreth 300 llogari anonime n\u00eb platform\u00ebn TikTok, t\u00eb fokusuara n\u00eb p\u00ebrhapjen e narrativ\u00ebve prorus\u00eb dhe p\u00ebrkrahjen e partive radikale gjat\u00eb jav\u00ebve t\u00eb fundit t\u00eb fushat\u00ebs.<\/p>\n<p>Qendra p\u00ebr K\u00ebrkime mbi Rreziqet Online ka deklaruar m\u00eb 28 shtator se llogarit\u00eb \u00e7eke n\u00eb TikTok, me miliona ndjek\u00ebs, \u201cpo p\u00ebrhapin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike propagand\u00eb proruse dhe mb\u00ebshtetje p\u00ebr parti kund\u00ebr sistemit\u201d.<\/p>\n<p>Sipas qendr\u00ebs, k\u00ebto llogari nuk jan\u00eb t\u00eb lidhura me nj\u00eb subjekt t\u00eb vet\u00ebm politik, por \u201cofrojn\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr disa parti kund\u00ebr sistemit, nj\u00ebkoh\u00ebsisht\u201d.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto llogari i kan\u00eb siguruar 5 deri n\u00eb 9 milion\u00eb shikime n\u00eb jav\u00eb \u2013 m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb gjitha llogarit\u00eb zyrtare t\u00eb lider\u00ebve t\u00eb partive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha \u00e7eke n\u00eb TikTok\u201d, ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur Qendra p\u00ebr K\u00ebrkime mbi Rreziqet Online.<\/p>\n<h4 class=\"wsw__h2\"><strong>Kush me k\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb koalicion?<\/strong><\/h4>\n<p>Analist\u00ebt thon\u00eb se gjith\u00e7ka varet nga fakti se cilat parti do t\u00eb arrijn\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Parlament, pasi Babishit me shum\u00eb gjas\u00eb do t\u2019i duhet t\u00eb krijoj\u00eb koalicion.<\/p>\n<p>Koalicioni aktual qeveris\u00ebs \u201cSpolu\u201d (S\u00eb Bashku), i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga parti t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Partin\u00eb Demokratike Qytetare t\u00eb kryeministrit aktual Petr Fiala, renditet n\u00eb sondazhe rreth 20 p\u00ebr qind. Dy partit\u00eb e tjera t\u00eb qeveris\u00eb aktuale \u2013 \u201cStan\u201d (Kryetar\u00ebt dhe t\u00eb Pavarurit) dhe \u201cPirat\u00ebt\u201d \u2013 pritet t\u00eb marrin nga 10-12 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto parti kan\u00eb deklaruar se nuk do t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb koalicion me ANO-n dhe as nuk do ta mb\u00ebshtesin at\u00eb si qeveri t\u00eb pakic\u00ebs.<\/p>\n<p>Por, kjo \u00ebsht\u00eb retorik\u00eb parazgjedhore mund t\u00eb ndryshoj\u00eb pas zgjedhjeve, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00ebse b\u00ebhet e qart\u00eb se ndonj\u00ebri opsion do ta largonte vendin nga rruga proper\u00ebndimore. N\u00eb rast se partit\u00eb radikale b\u00ebhen partnere t\u00eb koalicionit, ato mund t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ministri t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme sikurse ajo e Jashtme apo e Mbrojtjes.<\/p>\n<p>Gjithashtu, disa fraksione brenda Qeveris\u00eb aktuale \u2013 ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Partin\u00eb Demokratike Qytetare \u2013 ndajn\u00eb disa nga q\u00ebndrimet e ANO-s: mb\u00ebshtetje p\u00ebr NATO-n, por skepticiz\u00ebm ndaj BE-s\u00eb, Eurozon\u00ebs, kuotave t\u00eb refugjat\u00ebve dhe marr\u00ebveshjeve p\u00ebr klim\u00ebn.<\/p>\n<h4 class=\"wsw__h2\"><strong>Partner\u00ebt e mundsh\u00ebm: Nga ekstremi i djatht\u00eb deri tek e majta radikale<\/strong><\/h4>\n<p>Ndryshimet n\u00eb kursin politik mund t\u00eb jen\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb thella n\u00ebse Babishi bashk\u00ebpunon me parti edhe m\u00eb radikale sesa ANO-ja.<\/p>\n<p>K\u00ebtu p\u00ebrfshihen partia e ekstremit t\u00eb djatht\u00eb SPD, e cila renditet mbi 10 p\u00ebr qind n\u00eb sondazhe, si dhe partit\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla AUTO (Motorist\u00ebt p\u00ebr veten) dhe Stacilo (Mjaft), t\u00eb cilat mund ta kalojn\u00eb pragun prej 5 p\u00ebr qind p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Parlament.<\/p>\n<p>Qeverisja me ndonj\u00ebr\u00ebn prej k\u00ebtyre partive do t\u00eb sillte nj\u00eb afrim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb me Orbanin dhe Ficon \u2013 t\u00eb dy kritik\u00eb t\u00eb ndihm\u00ebs p\u00ebr Ukrain\u00ebn dhe mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb vazhdimit t\u00eb importit t\u00eb naft\u00ebs dhe gazit rus, edhe pas luft\u00ebs s\u00eb nisur nga Moska n\u00eb Ukrain\u00eb n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2022.<\/p>\n<h4 class=\"wsw__h2\"><strong>Roli i presidentit Pavel<\/strong><\/h4>\n<p>Nj\u00eb figur\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme pas zgjedhjeve do t\u00eb jet\u00eb ajo e presidentit proper\u00ebndimor Petr Pavel, nj\u00eb ish-gjeneral i lart\u00eb i NATO-s, i cili ka kompetenca n\u00eb formimin e Qeveris\u00eb dhe politik\u00ebn e jashtme.<\/p>\n<p>Pavel e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se nuk do t\u00eb lejoj\u00eb krijimin e nj\u00eb qeverie q\u00eb devijon ndjesh\u00ebm nga kursi per\u00ebndimor i vendit.<\/p>\n<h4 class=\"wsw__h2\"><strong>Babish \u2013 figur\u00eb e p\u00ebrhershme n\u00eb politik\u00ebn \u00e7eke<\/strong><\/h4>\n<p>Andrej Babish ka qen\u00eb pjes\u00eb e pandar\u00eb e politik\u00ebs \u00e7eke gjat\u00eb 15 vjet\u00ebve t\u00eb fundit \u2013 fillimisht si minist\u00ebr financash dhe z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr, m\u00eb pas si kryeminist\u00ebr n\u00eb periudh\u00ebn 2017 \u2013 2021. Ai e ka synuar edhe karrigen e presidentit, por \u00ebsht\u00eb mposhtur nga Petr Paveli n\u00eb zgjedhjet e vitit 2023.<\/p>\n<p>Si nj\u00ebri nga njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb pasur t\u00eb \u00c7ekis\u00eb, me interesa t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb bujq\u00ebsi dhe media, Babishi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur vazhdimisht me akuza p\u00ebr konflikt interesi dhe mashtrim me subvencionet e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, jan\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebto interesa t\u00eb fuqishme n\u00eb biznes q\u00eb disa mendojn\u00eb se mund ta mbajn\u00eb Babishin \u2013 dhe \u00c7ekin\u00eb \u2013 t\u00eb lidhur me Per\u00ebndimin, pasi marr\u00ebdh\u00ebniet me Franc\u00ebn, Gjermanin\u00eb dhe Austrin\u00eb, si dhe subvencionet bujq\u00ebsore nga BE-ja, mbeten m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme sesa \u00e7do gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ofrojn\u00eb Moska apo Pekini.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet e fundit, Babishi ka ndjekur nj\u00eb kurs gjithnj\u00eb e m\u00eb populist dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga themeluesit e forc\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe populliste n\u00eb kontinent, \u201cPatriot\u00ebt p\u00ebr Evrop\u00ebn\u201d \u2013 nj\u00eb familje politike q\u00eb p\u00ebrfshin gjithashtu Fidesz-in e Orbanit, partin\u00eb e Marine Le Penit, Marshi Komb\u00ebtar, Vox-in spanjoll dhe Partin\u00eb e Liris\u00eb s\u00eb Austris\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ka shprehur gjithashtu mb\u00ebshtetje p\u00ebr partin\u00eb Smer t\u00eb Robert Ficos, edhe pse ajo nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb zyrtare e k\u00ebsaj aleance.<\/p>\n<p>Duke u pozicionuar kund\u00ebr Brukselit, si dhe \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb ambientit dhe imigracionit, k\u00ebto forca politike gjejn\u00eb mb\u00ebshtetje jo vet\u00ebm n\u00eb Evrop\u00ebn Qendrore, por edhe n\u00eb shum\u00eb kryeqytete per\u00ebndimore, ku popullist\u00ebt e djatht\u00eb \u2013 n\u00eb forma t\u00eb ndryshme \u2013 jan\u00eb n\u00eb rritje apo tashm\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>\/rel\/<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/zgjedhjet-qe-mund-ta-largojne-cekine-nga-rruga-proevropiane\/\">Zgjedhjet q\u00eb mund ta largojn\u00eb \u00c7ekin\u00eb nga rruga proevropiane<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur qytetar\u00ebt \u00e7ek\u00eb t\u2019iu drejtohen kutive t\u00eb votimit k\u00ebt\u00eb fundjav\u00eb, shum\u00ebkush n\u00eb \u00c7eki dhe jasht\u00eb saj do t\u00eb jet\u00eb shqet\u00ebsuar se vendi mund t\u00eb largohet nga rruga proevropiane, dhe mund t\u00eb distancohet nga Ukraina n\u00eb koh\u00ebn kur lufta kund\u00ebr agresionit rus po i afrohet vitit t\u00eb kat\u00ebrt. Sondazhet m\u00eb t\u00eb fundit tregojn\u00eb se miliarderi Andrej [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-43756","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43756","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=43756"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43756\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=43756"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=43756"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=43756"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}