{"id":43668,"date":"2025-09-30T17:48:30","date_gmt":"2025-09-30T17:48:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/30\/i-ndertuar-me-para-droge-rich-hotel-nen-sekuestro-por-aktiviteti-vijon-normalisht\/"},"modified":"2025-09-30T17:48:30","modified_gmt":"2025-09-30T17:48:30","slug":"i-ndertuar-me-para-droge-rich-hotel-nen-sekuestro-por-aktiviteti-vijon-normalisht","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/30\/i-ndertuar-me-para-droge-rich-hotel-nen-sekuestro-por-aktiviteti-vijon-normalisht\/","title":{"rendered":"I nd\u00ebrtuar me para droge\/ \u201cRich Hotel\u201d n\u00ebn sekuestro, por aktiviteti vijon normalisht"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Me gjith\u00eb dyshimet p\u00ebr pasuri t\u00eb pajustifikuara dhe hetimet p\u00ebr trafikun e drog\u00ebs, pronar\u00ebt dhe stafi vazhdojn\u00eb t\u00eb operojn\u00eb hotelin pa nd\u00ebrprerje, duke ftuar klient\u00ebt t\u00eb shijojn\u00eb luksin dhe komoditetin e ofruar.<\/strong><\/em><\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_ads  \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<div class=\"ads_code\"><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Pogradecit, hoteli luksoz \u201cRich Hotel\u201d, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb familjes Buli\u00e7ka, \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00ebn sekuestro preventive nga Prokuroria e Kor\u00e7\u00ebs m\u00eb 26 shtator 2025, pas nj\u00eb hetimi trevje\u00e7ar. Hetimi konkludoi se pronar\u00ebt dyshohen se kan\u00eb investuar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga trafiku i narkotik\u00ebve n\u00eb Itali dhe Spanj\u00eb n\u00eb pasuri t\u00eb luajtshme dhe t\u00eb paluajtshme, duke i regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre dhe familjar\u00ebve. Pavar\u00ebsisht sekuestrimit, hoteli vazhdon aktivitetin normal, nd\u00ebrsa pronarja,\u00a0<strong>Edlira Buli\u00e7ka<\/strong>, ka mohuar akuzat, duke theksuar se e v\u00ebrteta do t\u00eb dal\u00eb n\u00eb pah.<\/p>\n<p>Hetimi p\u00ebrfshin gjithashtu t\u00eb ardhurat e pav\u00ebrtetuara dhe transaksionet financiare t\u00eb konsiderueshme t\u00eb\u00a0<strong>Edri Buli\u00e7k\u00ebs<\/strong>, i cili pretendonte se kishte t\u00eb ardhura nga puna si kamarier, por nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb i pun\u00ebsuar. Po ashtu, aktiviteti tregtar i n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij, \u201cshitje online\u201d, ngre dyshime mbi funksionimin real t\u00eb biznesit, pasi adresa e aktivitetit p\u00ebrkon me at\u00eb t\u00eb banes\u00ebs. N\u00eb total jan\u00eb sekuestruar jo vet\u00ebm hoteli, por edhe dy apartamente, truall, biznesi i makinave, servis dhe gjasht\u00eb automjete.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 rastit specifik t\u00eb hotelit, auditimet e Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit kan\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb pah probleme n\u00eb menaxhimin e pronave t\u00eb sekuestruara, ku disa prej tyre vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00ebn kontrollin e grupeve kriminale. Ekspert\u00ebt paralajm\u00ebrojn\u00eb p\u00ebr rreziqe t\u00eb mundshme p\u00ebr p\u00ebrdorimin e Agjencis\u00eb s\u00eb Administrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Sekuestruara p\u00ebr interesa private ose politike, nd\u00ebrsa procedurat e ankandeve p\u00ebr pasurit\u00eb e konfiskuara shpesh pezullohen, duke l\u00ebn\u00eb asetet t\u00eb degradojn\u00eb dhe vler\u00ebn e tyre t\u00eb ulet.<\/p>\n<p>Mes rrugicave t\u00eb mbushura me hotele e lokale, t\u00eb bie n\u00eb sy nj\u00eb fasad\u00eb moderne xhami n\u00eb ngjyrat gri e t\u00eb zez\u00eb. Nd\u00ebrsa gjat\u00eb nat\u00ebs, duket si fasad\u00eb e ndri\u00e7uar xhami, q\u00eb t\u00ebrheq v\u00ebmendje mes hoteleve t\u00eb tjera n\u00eb ato rrugica. E n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb lexohet q\u00eb prej s\u00eb largu emri i tij, Rich Hotel, shoq\u00ebruar me nj\u00eb kuror\u00eb, si simbol i luksit mbret\u00ebror, si dhe vet\u00eb pronar\u00ebt e reklamojn\u00eb komoditetin q\u00eb i ofrojn\u00eb klient\u00ebve.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht hoteli luksoz, p\u00ebr t\u00eb cilin Prokuroria e Kor\u00e7\u00ebs njoftoi m\u00eb 26 shtator 2025 sekuestrimin e tij p\u00ebr shkak t\u00eb dyshimeve t\u00eb arsyeshme se burimi i t\u00eb ardhurave p\u00ebr nd\u00ebrtimin e tij vjen nga aktivitete kriminale. Pasurit\u00eb jan\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb familjes Buli\u00e7ka, dhe sipas organit t\u00eb akuz\u00ebs, dyshohet se jan\u00eb p\u00ebrfituar nga aktiviteti kriminal i trafikut t\u00eb drog\u00ebs n\u00eb Spanj\u00eb dhe Itali nga Edri Buli\u00e7ka.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse sipas njoftimit zyrtar, prona \u00ebsht\u00eb e sekuestruar, hoteli vazhdon aktivitetin e tij t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm. Stafi dhe pronar\u00ebt nuk e kan\u00eb ndalur pun\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cNe po vijojm\u00eb aktivitetin normalisht, nuk ka asnj\u00eb penges\u00eb p\u00ebr ne! Kushdo q\u00eb vjen si klient te ne del m\u00eb se i k\u00ebnaqur. Do e mbyllim shum\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, e v\u00ebrteta del gjithmon\u00eb\u201d, \u2013 tha p\u00ebr \u201cshteg.org\u201d Edlira Buli\u00e7ka, n\u00eb emrin e s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb i regjistruar hoteli.<\/p>\n<p>Sipas njoftimit zyrtar, sekuestrimi i \u201cRich Hotel\u201d dhe disa pasurive t\u00eb tjera erdhi pas nj\u00eb hetimi trevje\u00e7ar t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs.<\/p>\n<p>Edri Buli\u00e7ka dyshohet se t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga trafiku i narkotik\u00ebve n\u00eb Itali dhe Spanj\u00eb i ka investuar n\u00eb pasuri t\u00eb luajtshme dhe t\u00eb paluajtshme n\u00eb Shqip\u00ebri, duke i regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij dhe t\u00eb familjar\u00ebve.<\/p>\n<p>Hetimi nisi n\u00eb vitin 2022 nga Prokuroria e Pogradecit dhe u finalizua m\u00eb 26 shtator 2025 me sekuestrimin e disa pronave e automjeteve. Mes tyre p\u00ebrfshihet \u201cRich Hotel\u201d, dy apartamente, nj\u00eb truall prej 965 m\u00b2, nj\u00eb biznes shit-blerje makinash, nj\u00eb servis n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Edmond Buli\u00e7k\u00ebs (babai i Edrit), si dhe gjasht\u00eb automjete.<\/p>\n<p>Sipas verifikimeve, Edri Buli\u00e7ka kishte deklaruar se ishte i pun\u00ebsuar si kamarier n\u00eb fshatin Ud\u00ebnisht, por hetimet treguan se ai nuk kishte qen\u00eb i regjistruar realisht si punonj\u00ebs. Gjithashtu, transaksionet bankare t\u00eb kryera prej tij nd\u00ebr vite shfaqin shuma t\u00eb konsiderueshme n\u00eb lek dhe valut\u00eb, pa burim t\u00eb justifikuar.<\/p>\n<p>Edhe n\u00ebna e tij, Edlira Buli\u00e7ka, rezulton se prej dhjetorit 2021 ka regjistruar nj\u00eb aktivitet tregtar me \u201cshitje online\u201d, por sipas prokuroris\u00eb, adresa e ushtrimit t\u00eb aktivitetit p\u00ebrkon me adres\u00ebn e banes\u00ebs, \u00e7ka ngre dyshime mbi funksionimin real t\u00eb biznesit.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Kor\u00e7\u00eb p\u00ebr sekuestrimin preventiv \u00ebsht\u00eb marr\u00eb m\u00eb 26 shtator 2025, Agjencia e Administrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Sekuestruara (AAPSK) konfirmoi nisjen e procedurave p\u00ebr marrjen n\u00eb dor\u00ebzim t\u00eb pronave tre dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 29 shtator.<\/p>\n<p>\u201cSot, m\u00eb dat\u00eb 29.09.2025, jan\u00eb duke u zhvilluar procedurat nd\u00ebrmjet institucionit t\u00eb AAPSK dhe institucioneve t\u00eb hetimit p\u00ebr marrjen n\u00eb dor\u00ebzim t\u00eb pasurive objekt i vendimit.\u201d \u2013 sqaroi p\u00ebr \u201cshteg.org\u201d zyra e shtypit t\u00eb AAPSK.<\/p>\n<p>Por protokolli p\u00ebr sekuestrimin e pronave ka procedura t\u00eb p\u00ebrcaktuara mir\u00eb n\u00eb ligj, dhe menj\u00ebher\u00eb pas vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs nj\u00eb pasuri e sekuestruar duhet t\u00eb ket\u00eb shenja dalluese q\u00eb tregojn\u00eb statusin e saj juridik.<\/p>\n<p>K\u00ebto mund t\u00eb jen\u00eb tabela informuese q\u00eb njoftojn\u00eb publikun se prona \u00ebsht\u00eb n\u00ebn sekuestro, shirita paralajm\u00ebrues, si dhe prania fizike e nj\u00eb roje p\u00ebr t\u00eb mbik\u00ebqyrur territorin dhe p\u00ebr t\u00eb parandaluar d\u00ebmtimin apo nd\u00ebrhyrjen e paligjshme.<\/p>\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb vendimi p\u00ebrfundimtar t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb nga t\u00eb gjitha shkall\u00ebt e gjyq\u00ebsorit p\u00ebr konfiskim, n\u00eb k\u00ebt\u00eb pron\u00eb nuk lejohet t\u00eb kryhen punime t\u00eb asnj\u00eb lloji.<\/p>\n<p>N\u00ebse k\u00ebto element\u00eb mungojn\u00eb ose nuk konstatohet prania e tyre, lind dyshimi i arsyesh\u00ebm se pasuria nuk \u00ebsht\u00eb realisht n\u00ebn administrimin efektiv t\u00eb agjencis\u00eb.<\/p>\n<p>Dokumentet e zot\u00ebruara nga \u201cshteg.org\u201d, intervistat por edhe raportet zyrtare tregojn\u00eb se rasti i hotelit n\u00eb Pogradec nuk \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebm ku institucionet kan\u00eb d\u00ebshtuar p\u00ebr menaxhimin e aseteve t\u00eb konfiskuara.<\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_3_ads  \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<div class=\"ads_code\">\n<div class=\"desktopi\">\n<div><\/div>\n\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>N\u00eb to evidentohen rastet kur pronat e konfiskuara posedohen s\u00ebrish nga grupet kriminale, nd\u00ebrsa p\u00ebr procedurat e ndjekura nga Agjencia e Administrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Sekuestruara e Konfiskuara ngren\u00eb hije dyshimi p\u00ebr menaxhimin e k\u00ebtyre aseteve.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt thon\u00eb se ekziston rreziku q\u00eb agjencia t\u00eb p\u00ebrdoret si mjet p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer interesave private ose politike, duke minuar q\u00ebllimin e saj origjinal p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesin publik.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit 2024, sipas Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me jan\u00eb sekuestruar e konfiskuar 59 milion\u00eb euro pasuri me origjin\u00eb kriminale, por nj\u00eb raport auditimi i Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit ka ngritur shum\u00eb pik\u00ebpyetje sa i p\u00ebrket menaxhimit t\u00eb pronave nga agjencit\u00eb shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt thon\u00eb se asetet e sekuestruara dhe t\u00eb konfiskuara lihen q\u00ebllimisht drejt degradimit p\u00ebr t\u00eb ulur vler\u00ebn e tyre n\u00eb shitjet me ankand, nd\u00ebrsa procedurat e ankandeve jan\u00eb pezulluar me nj\u00eb urdh\u00ebr verbal pasi qeveria ka plane strategjike p\u00ebr shfryt\u00ebzimin e k\u00ebtyre pronave.\/Shteg.org\/<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/i-ndertuar-me-para-droge-rich-hotel-nen-sekuestro-por-aktiviteti-vijon-normalisht\/\">I nd\u00ebrtuar me para droge\/ \u201cRich Hotel\u201d n\u00ebn sekuestro, por aktiviteti vijon normalisht<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me gjith\u00eb dyshimet p\u00ebr pasuri t\u00eb pajustifikuara dhe hetimet p\u00ebr trafikun e drog\u00ebs, pronar\u00ebt dhe stafi vazhdojn\u00eb t\u00eb operojn\u00eb hotelin pa nd\u00ebrprerje, duke ftuar klient\u00ebt t\u00eb shijojn\u00eb luksin dhe komoditetin e ofruar. N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Pogradecit, hoteli luksoz \u201cRich Hotel\u201d, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb familjes Buli\u00e7ka, \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00ebn sekuestro preventive nga Prokuroria e Kor\u00e7\u00ebs m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-43668","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43668","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=43668"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43668\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=43668"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=43668"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=43668"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}