{"id":43562,"date":"2025-09-30T10:48:26","date_gmt":"2025-09-30T10:48:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/30\/alarmi-nga-gazetaret-italiane-rreziku-i-mafias-shqiptare-ne-sicili-po-rritet-ndjeshem\/"},"modified":"2025-09-30T10:48:26","modified_gmt":"2025-09-30T10:48:26","slug":"alarmi-nga-gazetaret-italiane-rreziku-i-mafias-shqiptare-ne-sicili-po-rritet-ndjeshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/30\/alarmi-nga-gazetaret-italiane-rreziku-i-mafias-shqiptare-ne-sicili-po-rritet-ndjeshem\/","title":{"rendered":"Alarmi nga gazetar\u00ebt italian\u00eb: Rreziku i mafias shqiptare n\u00eb Si\u00e7ili po rritet ndjesh\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb forc\u00eb e heshtur po merr kontrollin e qyteteve juglindore t\u00eb Si\u00e7ilis\u00eb: mafia shqiptare. N\u00eb Vittoria dhe Ragusa, Luzim Ndreu, i njohur si \u201cGiulio u testuni\u201d, dhe familja Tosku po shnd\u00ebrrojn\u00eb qytetin n\u00eb nj\u00eb nyj\u00eb ky\u00e7e t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs, gjobave dhe mashtrimeve t\u00eb sofistikuara.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb alarm i ri p\u00ebr autoritetet dhe komunitetin: shqiptar\u00ebt nuk veprojn\u00eb m\u00eb si pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb thjesht\u00eb. Ata kan\u00eb pushtet t\u00eb sofistikuar dhe strategjik, duke diktuar tregjet, bizneset dhe marr\u00ebdh\u00ebniet midis klaneve. Ndreu \u00ebsht\u00eb truri, Tosku dhe aleat\u00ebt e tij jan\u00eb krahu i armatosur, dhe bashk\u00eb ata krijojn\u00eb nj\u00eb rrjet q\u00eb shtrihet nga Tirana deri n\u00eb Sicili.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb alarm i paprecedent\u00eb: fuqia e mafias shqiptare \u00ebsht\u00eb e sofistikuar, e organizuar dhe n\u00eb rritje.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt nuk jan\u00eb m\u00eb thjesht krahu i zgjatur i mafies siciliane, por aktor\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb ridizajnimin e hart\u00ebs kriminale t\u00eb Vittoria-s. Figura si Luzim Ndreu dhe familja Tosku kan\u00eb shnd\u00ebrruar qytetin n\u00eb nj\u00eb nyje strategjike t\u00eb trafikut nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb drog\u00ebs, duke e lidhur drejtp\u00ebrdrejt me Fierin, Rrogozhin\u00ebn dhe Tiran\u00ebn. Ata sjellin jo vet\u00ebm forc\u00eb ushtarake dhe disiplin\u00eb t\u00eb hekurt, por edhe kapacitet p\u00ebr t\u00eb menaxhuar flukset e kokain\u00ebs nga Amerika Latine dhe p\u00ebr t\u2019i shkrir\u00eb me ekonomin\u00eb lokale bujq\u00ebsore. Kjo prani shqiptare nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb fenomen i kufizuar: \u00ebsht\u00eb zemra e nj\u00eb modeli t\u00eb ri kriminal, ku dhuna, parat\u00eb dhe aleancat shum\u00eb-etnike kan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar format klasike t\u00eb mafies italiane. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, Vittoria b\u00ebhet shembull i nj\u00eb realiteti t\u00eb ri: nj\u00eb mafie pa kufij, ku shqiptar\u00ebt jan\u00eb katalizatori kryesor<\/p>\n<p><strong>Gjithcka nisi me nj\u00eb sekuestrim<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb 17-vje\u00e7ar, djali i nj\u00eb familjeje sip\u00ebrmarr\u00ebsish frutash, u rr\u00ebmbye t\u00eb enjten e shkuar n\u00eb qytetin e Vittorias, n\u00eb Ragusa t\u00eb Sicilis\u00eb. Rr\u00ebmbimi i shpejt\u00eb, i kryer para syve t\u00eb shok\u00ebve t\u00eb tij e n\u00eb m\u00eb pak se 24 or\u00eb u la i lir\u00eb. Kjo ngjare nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb episod i izoluar. Veprimi i sekuestrimit, skena e dhunshme demostrative n\u00eb publik dhe mungesa e do k\u00ebrkese p\u00ebr shp\u00ebrblim e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb qart\u00eb nj\u00eb mesazh p\u00ebr qytetin: \u201cK\u00ebtu komandojm\u00eb ne\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb interpretim e mb\u00ebshtet analiza e gazetarit antimafia Giuseppe Bascietto, i cili ka rind\u00ebrtuar gjeografin\u00eb e re kriminale t\u00eb Raguz\u00ebs. Sipas tij, pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb dy zona t\u00eb izoluara t\u00eb Vittorias, u zhvillua nj\u00eb takim sekret mes klaneve shqiptare dhe familjeve mafioze lokale, me p\u00ebrjashtim t\u00eb Ventur\u00ebs. Nga ai pakt doli q\u00eb shqiptar\u00ebt, t\u00eb fuqish\u00ebm nga ana e logjistik\u00ebs dhe arm\u00ebve, imponojn\u00eb Gianfranco Stracquadanin si regjent t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs, nd\u00ebrsa familjet Greco dhe sip\u00ebrmarr\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur me krimin mbajn\u00eb n\u00eb duar menaxhimin ekonomik dhe lidhjet me jasht\u00eb provinc\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu ridizenjohet zinxhiri i pushtetit: nga nj\u00ebra an\u00eb krahu i armatosur i klaneve shqiptare, nga ana tjet\u00ebr borgjezia mafioze q\u00eb investon, pastron para dhe hap terren t\u00eb ri. Projekti p\u00ebr nj\u00eb \u201ckonsorcium\u201d p\u00ebrgjat\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb Arceritos \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm shenja e par\u00eb konkrete e k\u00ebtij kontrolli t\u00eb ri kriminal.<\/p>\n<p>Rr\u00ebmbimi i 17-vje\u00e7arit nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb akt kriminal. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shfaqje dhune p\u00ebr t\u00eb mbjell\u00eb frik\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb treguar se kush ka sot kontrollin mbi fshatrat, serat dhe ekonomin\u00eb e err\u00ebt t\u00eb Vittorias. Nj\u00eb sfid\u00eb e hapur ndaj shtetit dhe komunitetit lokal, q\u00eb thekson forc\u00ebn e rrjetit mafioz dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr v\u00ebmendje dhe veprim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm nga autoritetet.<\/p>\n<p><strong>Analiza e gazetarit Giuseppe Bascietto<\/strong><\/p>\n<p>Vittoria (RG) \u2013 Harta e re e pushtetit. Nga Shqip\u00ebria n\u00eb Vittoria: si u zhvendos\u00ebn ekuilibrat kriminal\u00eb n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Ragusanos<\/p>\n<p>Ekuilibrat kriminal\u00eb t\u00eb Vittorias, nj\u00eb qytet me mbi 70 mij\u00eb banor\u00eb n\u00eb juglindje t\u00eb Sicilis\u00eb, nuk jan\u00eb m\u00eb ata t\u00eb dikurshmit. Shahu i pushtetit \u00ebsht\u00eb ridizenjuar, dhe l\u00ebvizjet e reja vijn\u00eb shum\u00eb m\u00eb larg nga sa mund t\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb mendohet rrugicat e qytetit.<\/p>\n<p><strong>Fronti shqiptar<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb sken\u00ebs \u00ebsht\u00eb Luzim Ndreu, i njohur si Giulio u testuni. \u00cbsht\u00eb ai q\u00eb cakton koh\u00ebn, q\u00eb p\u00ebrcakton kush duhet t\u00eb komandoj\u00eb e kush duhet t\u00eb bindet. Me t\u00eb veprojn\u00eb Gaetano Abbate, i d\u00ebnuar m\u00eb par\u00eb p\u00ebr drog\u00eb, Pandeli Prifti dhe Kujtim Rapushi, gur\u00eb t\u00eb \u00e7muar n\u00eb menaxhimin e trafikut. P\u00ebrreth tyre l\u00ebviz familja Tosku: Giorgio, Dashor dhe tre v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb. Nj\u00eb bllok i lidhur nga gjaku, gati t\u2019i rezistoj\u00eb \u00e7do goditjeje, i friksh\u00ebm p\u00ebr tregtar\u00ebt dhe parkuesit.<\/p>\n<p><strong>Fronti vittories<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse zemra e sistemit gjendet mes shqiptar\u00ebve, qendra vittoriese mban emrin Gianfranco Stracquadaini, i quajtur \u201cfytyra e engj\u00ebllit\u201d. I em\u00ebruar regjent n\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb shtatorit, megjith\u00ebse ishte n\u00eb arrati p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit pas tentativ\u00ebs p\u00ebr vrasjen e Roberto Di Martino (u cuzzularu), \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb dikton rregullat. T\u00eb gjith\u00eb zbatojn\u00eb, p\u00ebrfshi shqiptar\u00ebt. Sepse, pavar\u00ebsisht forc\u00ebs s\u00eb tyre ushtarake dhe ekonomike, ata kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr Stracqudainin dhe t\u00eb tjer\u00ebt nga Vittoria p\u00ebr t\u00eb mbajtur marr\u00ebdh\u00ebnie me familjet mafioze t\u00eb provincave siciliane. P\u00ebrkrah tij, n\u00eb nj\u00eb pozicion t\u00eb t\u00ebrhequr por aspak dyt\u00ebsor, q\u00ebndron Massimo Leggio, figur\u00eb ur\u00eb mes t\u00eb shkuar\u00ebs dhe s\u00eb tashmes, kujdestar i lidhjeve q\u00eb ende vlejn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Mozaiku nd\u00ebrprovincial<\/strong><\/p>\n<p>Zemra e loj\u00ebs nuk luhet vet\u00ebm n\u00eb Vittoria. Lidhjet e jashtme kalojn\u00eb nga Elio Greco, sip\u00ebrmarr\u00ebs me rr\u00ebnj\u00eb n\u00eb Gela dhe deg\u00ebzime deri n\u00eb Catania e Francofonte, dhe nga Roberto Salerno, nj\u00eb tjet\u00ebr nyje thelb\u00ebsore e mozaikut nd\u00ebrprovincial.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur sistemin jan\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebsit e krimit: Pino Gueli, i Pack Art, dhe Giacomo e Michael Consalvo, njer\u00ebz q\u00eb din\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb nj\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00eb ligj dhe tjetr\u00ebn n\u00eb hije. Me ta, bijt\u00eb e Elio Greco \u2013 Alberto, Nu\u00e7io dhe Saro \u2013 trash\u00ebgimtar\u00eb t\u00eb nj\u00eb pushteti q\u00eb nd\u00ebrlidh ambalazhimet, serrat dhe gjakun. Deg\u00ebzimet shtrihen deri n\u00eb bregdet: Casuzze dhe Santa Croce Camerina, me figura si Ismet Totraku dhe Elis Rustami, pararoj\u00eb shqiptare larg dritave t\u00eb reflektor\u00ebve por af\u00ebr rrjedhave t\u00eb parave dhe drog\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Krahu i armatosur i Toskuve<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse Ndreu \u00ebsht\u00eb truri, v\u00ebllez\u00ebrit Tosku jan\u00eb krahu. Sipas hetuesve q\u00eb i arrestuan n\u00eb vitin 2016 p\u00ebr trafik dhe shp\u00ebrndarje, m\u00eb t\u00eb frikshmit jan\u00eb Giulio dhe Dashor: t\u00eb dhunsh\u00ebm dhe t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb mos ndalen para asgj\u00ebje. Pas rr\u00ebmbimit t\u00eb shkurt\u00ebr q\u00eb trazoi qytetin, ata u kthyen menj\u00ebher\u00eb aktiv\u00eb, duke imponuar ligjin e tyre n\u00eb treg p\u00ebr llogari t\u00eb Ndreut dhe Stracqudaini-t.<\/p>\n<p>Ata qarkullojn\u00eb me nj\u00eb lloj \u201c\u00e7mimoreje\u201d: nga dy mij\u00eb n\u00eb pes\u00eb mij\u00eb euro p\u00ebr parkuesit, shifra m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr bizneset, t\u00eb llogaritura sipas xhiros apo parametrave t\u00eb tjer\u00eb. Nuk mjaftohen me gjobat tradicionale. Kan\u00eb p\u00ebrsosur metod\u00ebn e mashtrim-gjob\u00ebs: blejn\u00eb mall bujq\u00ebsor, e rishesin, fitojn\u00eb dhe pastaj nuk paguajn\u00eb. Tregtari e di, e merr parasysh, hesht. K\u00ebshtu \u00e7do marr\u00ebveshje b\u00ebhet nj\u00eb imponim. Dhe kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr borxhe ndaj klaneve, jan\u00eb ata q\u00eb trokitin: p\u00ebrmbaruesit e sistemit.<\/p>\n<p><strong>Arrestimi i Ndreu, Prifti dhe Rapushi nga policia n\u00eb shkurt 2019<\/strong><\/p>\n<p>Emrat e Ndreu, Prifti dhe Rapushi nuk shfaqen vet\u00ebm n\u00eb procesverbale mbledhjesh apo kronika lagjesh. Karriera e tyre kriminale \u00ebsht\u00eb e sh\u00ebnuar tashm\u00eb nga hetime gjyq\u00ebsore. N\u00eb nj\u00eb operacion t\u00eb policis\u00eb, tre u arrestuan me 57 kg hashash, 2,5 kg kokain\u00eb dhe 330 kg marijuan\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ngarkes\u00eb q\u00eb nuk lindi n\u00eb Sicili, por me rr\u00ebnj\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, prej nga droga ishte organizuar dhe d\u00ebrguar. Nj\u00eb sekuestrim q\u00eb portretizon profilin e Ndreut: jo nj\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebs i thjesht\u00eb, por nj\u00eb njeri i aft\u00eb t\u00eb menaxhoj\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh disa lloje substancash dhe disa rrjedha, n\u00eb linj\u00eb me klanet shqiptare m\u00eb moderne.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrtej Adriatikut: origjina<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kuptuar Vittorian duhet par\u00eb p\u00ebrtej Adriatikut, n\u00eb komunat Fier dhe Rrogozhin\u00eb, n\u00eb prefektur\u00ebn e Tiran\u00ebs. Prej andej vijn\u00eb Ndreu dhe Tosku. Trafikant\u00eb dhe shp\u00ebrndar\u00ebs q\u00eb gjet\u00ebn terren pjellor n\u00eb Vittoria, Santa Croce, Casuzze, Marina di Ragusa dhe Scicli. Gjeografia, k\u00ebtu, nuk \u00ebsht\u00eb detaj folklorik: \u00ebsht\u00eb \u00e7el\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb deshifruar lidhjet dhe aleancat q\u00eb kan\u00eb rishtypur raportet e forc\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb viteve 2000 shfaqet Kompania Bello, e konsideruar gjat\u00eb si organizata m\u00eb e fuqishme shqiptare dhe nj\u00eb nga rrjetet m\u00eb t\u00eb sofistikuara t\u00eb narkotrafikut n\u00eb Evrop\u00eb. Nuk mjaftohej me rolin e nd\u00ebrmjet\u00ebsit: kontrollonte gjith\u00eb zinxhirin e kokain\u00ebs, dhe fal\u00eb marr\u00ebveshjeve me kartel\u00ebt e drog\u00ebs n\u00eb Amerik\u00ebn e Jugut, kontraband\u00ebs detare e tok\u00ebsore, shp\u00ebrndante drog\u00ebn n\u00eb Itali, Holand\u00eb dhe Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar.<\/p>\n<p>Forca e Kompanis\u00eb ishte tek teknikat e sofistikuara: komunikime t\u00eb koduara, ndarje sekrete n\u00eb mjete, pastrim parash p\u00ebrmes sistemit klandestin kinez t\u00eb transfertave fei ch\u2019ien, i aft\u00eb t\u00eb l\u00ebvizte miliona pa l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb. Prej andej nis dep\u00ebrtimi shqiptar n\u00eb Itali.<\/p>\n<p><strong>Aleanca q\u00eb dikton ligjin<\/strong><\/p>\n<p>Fraksione t\u00eb bandave m\u00eb t\u00eb ashpra e t\u00eb egra t\u00eb Durr\u00ebsit dhe Tiran\u00ebs kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr drejtp\u00ebrdrejt faz\u00ebn m\u00eb t\u00eb rrezikshme t\u00eb trafikut \u2013 transportin \u2013 shpesh n\u00eb dobi t\u00eb mafieve tradicionale. Me kalimin e koh\u00ebs, klanet shqiptare kan\u00eb lidhur aleanca me kartel\u00ebt kolumbian\u00eb, bolivian\u00eb dhe meksikan\u00eb, deri sa kan\u00eb zbehur supremacin\u00eb e \u2018Ndrangheta-s kalabreze.<\/p>\n<p>Sot hetimet v\u00ebrtetojn\u00eb se organizatat shqiptare kan\u00eb fituar nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb till\u00eb sa t\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb pozita t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb edhe grupet italiane q\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me to. Madje Cosa Nostra, \u2018Ndrangheta dhe Camorra, dikur mbret\u00ebreshat e narkotrafikut, shpesh shfaqen thjesht si klient\u00eb.<\/p>\n<p>DIA, n\u00eb analizat m\u00eb t\u00eb fundit, flet p\u00ebr nj\u00eb model t\u00eb ri: nj\u00eb bashkim mes mafieve vendase dhe organizatave t\u00eb huaja, fillimisht rast\u00ebsor, sot gjithnj\u00eb e m\u00eb i strukturuar. Nd\u00ebr t\u00eb gjitha, konsorciumet shqiptare dallohen p\u00ebr aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb favorizuar qasje multietnike dhe p\u00ebr t\u00eb konsoliduar bashk\u00ebpunime operative.<\/p>\n<p>Harta e pushtetit nuk lexohet m\u00eb vet\u00ebm n\u00eb rrugicat e Vittorias apo n\u00eb fushat e Ragusanos. Ajo vizatohet nga vija te padukshme q\u00eb lidhin Tiran\u00ebn me Sicilin\u00eb, Fierin me Scoglittin, Rrogozhin\u00ebn me Vittorian, portet e Amerik\u00ebs s\u00eb Jugut me tregjet e frutave e perimeve. Nj\u00eb rrjet q\u00eb nuk njeh kufij dhe q\u00eb mban nj\u00eb vul\u00eb t\u00eb qart\u00eb: at\u00eb t\u00eb aleanc\u00ebs mes klaneve siciliane dhe shqiptare.<\/p>\n<p>Dhe \u00ebsht\u00eb kjo aleanc\u00eb, e eg\u00ebr dhe e heshtur, q\u00eb sot ritmon jet\u00ebn dhe vdekjen.\/Alba Kepi<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/alarmi-nga-gazetaret-italiane-rreziku-i-mafias-shqiptare-ne-sicili-po-rritet\/\">Alarmi nga gazetar\u00ebt italian\u00eb: Rreziku i mafias shqiptare n\u00eb Si\u00e7ili po rritet ndjesh\u00ebm<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb forc\u00eb e heshtur po merr kontrollin e qyteteve juglindore t\u00eb Si\u00e7ilis\u00eb: mafia shqiptare. N\u00eb Vittoria dhe Ragusa, Luzim Ndreu, i njohur si \u201cGiulio u testuni\u201d, dhe familja Tosku po shnd\u00ebrrojn\u00eb qytetin n\u00eb nj\u00eb nyj\u00eb ky\u00e7e t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs, gjobave dhe mashtrimeve t\u00eb sofistikuara. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb alarm i ri p\u00ebr autoritetet dhe komunitetin: [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-43562","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43562","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=43562"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43562\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=43562"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=43562"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=43562"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}