{"id":43538,"date":"2025-09-30T08:48:44","date_gmt":"2025-09-30T08:48:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/30\/zbulimi-politik-apo-ushtarak-ka-te-tjera-synime-dhe-objektiva-por-ajo-cka-mbetet-ende-e-pandryshuar-eshte-viti-1965-kur-ministri-kadri-hazbiu-hapte-shkollen-e\/"},"modified":"2025-09-30T08:48:44","modified_gmt":"2025-09-30T08:48:44","slug":"zbulimi-politik-apo-ushtarak-ka-te-tjera-synime-dhe-objektiva-por-ajo-cka-mbetet-ende-e-pandryshuar-eshte-viti-1965-kur-ministri-kadri-hazbiu-hapte-shkollen-e","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/30\/zbulimi-politik-apo-ushtarak-ka-te-tjera-synime-dhe-objektiva-por-ajo-cka-mbetet-ende-e-pandryshuar-eshte-viti-1965-kur-ministri-kadri-hazbiu-hapte-shkollen-e\/","title":{"rendered":"\u201cZbulimi Politik apo Ushtarak, ka t\u00eb tjera synime dhe objektiva, por ajo \u00e7\u2019ka mbetet ende e pandryshuar, \u00ebsht\u00eb\u2026\u201d\/ Viti 1965, kur ministri Kadri Hazbiu hapte shkoll\u00ebn e Agjentur\u00ebs, me emrat e pedagog\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>Nga Spiro Naku\u00e7i<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, \u201cShkolla e Agjentur\u00ebs\u201d, (kursi i Zbulimit) me afat 3-vje\u00e7ar, u hap me Urdhrin e ish-ministrit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, gjeneral \u2013 leitnant Kadri Hazbiu, Nr. 229, dat\u00eb 6. 8. 1965. Sipas p\u00ebrllogaritjeve p\u00ebrkat\u00ebse financiare, ky kurs 3-vje\u00e7ar, p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e 35 kuadrove t\u00eb rinj zbulues, me nj\u00eb trajtim financiar si oficer\u00eb t\u00eb kategoris\u00eb s\u00eb V-t\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, veshmbathje civile e sportive, ushqim, baz\u00eb materiale didaktike dhe mb\u00ebshtetje teknike e logjistike etj., kapte shum\u00ebn totale prej 12.236.610 lek\u00eb\u2026,e p\u00ebrcaktuar kjo, n\u00eb pasqyr\u00ebn p\u00ebrmbledh\u00ebse t\u00eb shpenzimeve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kurs 3-vje\u00e7ar t\u00eb firmosur nga kreu i sh\u00ebrbimeve t\u00eb fshehta t\u00eb Zbulimit t\u00eb Jasht\u00ebm Politik n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, gjeneral -leitnant, Zoi Themeli, m\u00eb 5. 8. 1965.<\/p>\n<p>Urdhri i gjeneral -leitnant, Zoi Themelit, p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e kuadrove t\u00eb rinj zbulues<\/p>\n<p>\u201cSot, Zbulimi i Shtetit, politik apo ushtarak t\u00eb ristrukturuar, ka t\u00eb tjera synime dhe objektiva\u2026! Ajo \u00e7\u2019ka mbetet ende edhe sot e pandryshuar, \u00ebsht\u00eb objektivi dhe q\u00ebllimi i lart\u00eb i k\u00ebtij sh\u00ebrbimi, p\u00ebr mbrojtjen me \u00e7do kusht t\u00eb integritetit, sovranitetit, t\u00ebr\u00ebsis\u00eb territoriale dhe kufijve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nga synimet e vjetra shoviniste p\u00ebr cop\u00ebtimin e saj\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrgatitja e kuadrove<\/p>\n<p>M\u00eb 29.10.1965, Zoi Themeli nxjerr urdhrin mbi organizimin e k\u00ebtij kursi, nga Drejtoria e Zbulimit Politik, me p\u00ebrmbajtjen si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>URDH\u00cbR<\/p>\n<p>Me q\u00ebllim q\u00eb p\u00ebrgatitja e kursant\u00ebve q\u00eb do t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb kursin special trevje\u00e7ar t\u00eb Zbulimit, t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb nalt\u00ebsin\u00eb e duhur dhe p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar programin m\u00ebsimor t\u00eb k\u00ebtij kursi,<\/p>\n<p>Urdh\u00ebroj:<\/p>\n<p>1) P\u00ebr t\u00eb realizuar me sukses programin m\u00ebsimor me kursant\u00ebt e paralelit t\u00eb Zbulimit, kuadrot kryesore t\u00eb Drejtoris\u00eb t\u2019i kushtojn\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb rritjes s\u00eb kualitetit t\u00eb pun\u00ebs m\u00ebsimore dhe edukative me kursant\u00ebt, duke e par\u00eb k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb problem t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb p\u00ebrgatitjen e kuadrit t\u00eb ri p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Drejtori.<\/p>\n<p>2) P\u00ebr trajtimin e problemeve m\u00ebsimore dhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera n\u00eb k\u00ebt\u00eb kurs, t\u00eb krijohet komisioni p\u00ebr kursin e Zbulimit si vijon:<\/p>\n<p>Kolonel D.R., kryetar<br \/>\nKolonel Gj.Dh., an\u00ebtar<br \/>\nN\/Kolonel H.R., an\u00ebtar<br \/>\nN\/Kolonel M.G., an\u00ebtar<br \/>\nKapiten B.A., an\u00ebtar<br \/>\n3) Komisioni i shkoll\u00ebs t\u00eb mblidhet nj\u00eb her\u00eb n\u00eb tre muaj, ku shqyrton gjendjen e pun\u00ebs m\u00ebsimore, problemet q\u00eb dalin dhe temat q\u00eb sot t\u00eb referohen n\u00eb kurs. Mbasi shqyrton temat, b\u00ebn v\u00ebrejtjet dhe korrigjimet dhe jep aprovimin p\u00ebr \u00e7do tem\u00eb. Tema duhet t\u00eb jet\u00eb e firmosur nga kryetari i komisionit. Ndalohet kategorikisht referimi i temave t\u00eb pashqyrtuara n\u00eb komision, me p\u00ebrjashtim t\u00eb temave q\u00eb jan\u00eb t\u00eb aprovuara.<\/p>\n<p>4) Dy her\u00eb n\u00eb vit t\u00eb merret n\u00eb analiz\u00eb nga shtabi i Drejtoris\u00eb dhe shkolla e Bashkuar (e Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, -sh\u00ebnimi im), gjendja e kursit dhe problemet m\u00ebsimore.<\/p>\n<p>5) T\u00eb punohet me p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe me insistim nga ana e kryetar\u00ebve t\u00eb deg\u00ebve, p\u00ebr p\u00ebrpilimin brenda afateve t\u00eb caktuara t\u00eb temave dhe detyrave operativo-agjenturiale, q\u00eb jan\u00eb planifikuar t\u00eb b\u00ebhen nga ata vet\u00eb apo vart\u00ebsit e tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb ndihmohen me aksion vart\u00ebsit, q\u00eb k\u00ebto materiale t\u00eb dalin sa m\u00eb t\u00eb plota, me shembuj konkret\u00eb, pozitiv\u00eb dhe negativ\u00eb nga puna dhe detyrat tona, pa b\u00ebr\u00eb dekonspirimin dhe brenda afateve t\u00eb caktuara.<\/p>\n<p>Temat t\u00eb jen\u00eb t\u00eb daktilografuara mir\u00eb dhe past\u00ebr n\u00eb let\u00ebr t\u00eb bardh\u00eb dhe n\u00eb let\u00ebr dylli. P\u00ebrpara se k\u00ebto t\u2019i jepen komisionit, t\u00eb kontrollohen nga kryetari i deg\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebse, vart\u00ebsi i s\u00eb cil\u00ebs harton tem\u00ebn.<\/p>\n<p>6) Kryetar\u00ebt e deg\u00ebve dhe kuadrot kryesore t\u00eb Drejtoris\u00eb t\u00eb njihen nga af\u00ebr me kuadrin e ri, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb m\u00eb von\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb drejt, n\u00eb p\u00ebrshtatje me aft\u00ebsit\u00eb e secilit, vendet ku ata mendojn\u00eb t\u2019i em\u00ebrojn\u00eb n\u00eb pun\u00eb n\u00eb mbarim t\u00eb kursit, sipas profileve dhe gjuh\u00ebve t\u00eb huaja.<\/p>\n<p>7) Instruktor\u00ebt e kursit t\u00eb p\u00ebrpilojn\u00eb planin tematik t\u00eb temave dhe urdhrave t\u00eb ve\u00e7anta se kush do t\u00eb p\u00ebrgatis\u00eb, afatin e p\u00ebrgatitjes dhe kush do t\u00eb referoj\u00eb. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb aprovimit q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb, t\u00eb kontrollohet nga kryetar\u00ebt e Deg\u00ebve zbatimi i tyre me kualitet dhe n\u00eb afate t\u00eb caktuara.<\/p>\n<p>8) P\u00ebr kontrollin dhe mbar\u00ebvajtjen e m\u00ebsimeve n\u00eb kurset e gjuh\u00ebve t\u00eb huaja, ngarkoj shok\u00ebt e posht\u00ebsh\u00ebnuar, q\u00eb nj\u00eb her\u00eb n\u00eb tre muaj, t\u00eb kontrollojn\u00eb k\u00ebt\u00eb kurs, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb v\u00ebrejtjet e tyre dhe t\u00eb m\u00eb raportohet p\u00ebr konstatimet q\u00eb do t\u00eb ken\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr kursin e Anglishtes, kapiten B.S.<br \/>\nP\u00ebr kursin e Fr\u00ebngjishtes, kapiten K.H.<br \/>\nP\u00ebr kursin e Jugosllavishtes, n\/kolonel H.R.<br \/>\nP\u00ebr kursin e Italishtes, n\/kolonel G.Xh.<br \/>\nP\u00ebr kursin e Greqishtes, major D.A.<br \/>\n9) P\u00ebr organizimin e m\u00ebsimeve praktike t\u00eb disiplin\u00ebs speciale Kryetar\u00ebt e Deg\u00ebve dhe Shefat e Seksioneve, t\u00eb japin ndihm\u00ebn e nevojshme, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb kursit, shok\u00ebt q\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkohen p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb praktik\u00eb.<\/p>\n<p>10) Sektori i administrat\u00ebs s\u00eb Drejtoris\u00eb t\u00eb ndihmoj\u00eb instruktor\u00ebt e kursit p\u00ebr problemet e tyre lidhur me sigurimin e baz\u00ebs materiale p\u00ebr funksionimin normal t\u00eb kursit.<\/p>\n<p>11) P\u00ebr \u00e7do muaj, n\u00eb dat\u00ebn 5-7, instruktori i kursit t\u00eb vij\u00eb n\u00eb takim tek un\u00eb dhe t\u00eb m\u00eb raportoj\u00eb gjendjen e paralelit t\u00eb zbulimit, e programit dhe urdhrave q\u00eb kam dh\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>12) Ngarkoj kolonel Gj.Dh. p\u00ebr t\u00eb drejtuar dhe kontrolluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme funksionimin dhe realizimin e programit n\u00eb kurs, si dhe p\u00ebr problemet e tyre q\u00eb dalin.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb urdh\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 kryetar\u00ebve t\u00eb deg\u00ebve, t\u00eb njihen edhe shefat e seksioneve.<\/p>\n<p>Drejtori i Drejtoris\u00eb I-r\u00eb<\/p>\n<p>Gjeneral Leitnant<\/p>\n<p>Zoi Themeli<\/p>\n<p>d.v.<\/p>\n<p>Programi i shkoll\u00ebs<\/p>\n<p>E gjith\u00eb tematika e miratuar sipas urdhrit t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm t\u00eb ish-kreut t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb fshehta t\u00eb Zbulimit Politik; si pjesa teorike ashtu edhe pjesa praktike, p\u00ebrmblidhte n\u00eb vetvete jo vet\u00ebm p\u00ebrvoj\u00ebn teorike dhe praktike, tashm\u00eb t\u00eb pasur e t\u00eb fituar n\u00eb vite n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, por edhe p\u00ebrvoj\u00ebn, format dhe metodat e praktik\u00ebn e sh\u00ebrbimeve t\u00eb fshehta t\u00eb vendeve t\u00eb tjera e t\u00eb shkollave t\u00eb tyre agjenturore, t\u00eb lindjes apo t\u00eb per\u00ebndimit\u2026!<\/p>\n<p>N\u00eb vitin e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij kursi, kjo tematik\u00eb fillonte me njohurit\u00eb q\u00eb jepeshin mbi historikun e lindjes dhe zhvillimit t\u00eb Zbulimit, p\u00ebr t\u00eb vijuar m\u00eb pas me:<\/p>\n<p>Organizimin e zbulimit t\u00eb shtetit socialist dhe atij kapitalist;<\/p>\n<p>Konspiracioni dhe vigjilenca n\u00eb zbulimin agjenturor, figura morale, politike e pun\u00ebtorit operativ t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Zbulimi dhe Kund\u00ebrzbulimi;<\/p>\n<p>Llojet e zbulimit dhe objektet e penetrimit (bazat e pun\u00ebs agjenturoro-operative); rekrutimi agjenturor brenda dhe jasht\u00eb shtetit;<\/p>\n<p>Nd\u00ebrlidhja agjenturore n\u00eb zbulim, survejimi i Kund\u00ebrzbulimit; metodat e sht\u00ebnies n\u00eb dor\u00eb t\u00eb informatave, p\u00ebrpunimi dhe analizimi i tyre; element\u00ebt e regjimit t\u00eb brendsh\u00ebm;<\/p>\n<p>Njohuri mbi emigracionin shqiptar jasht\u00eb, si dhe shfryt\u00ebzimi i burimeve legale\u2026!<\/p>\n<p>N\u00eb vitin e dyt\u00eb t\u00eb k\u00ebtij kursi, tematika e miratuar p\u00ebrqendrohej n\u00eb dh\u00ebnien e njohurive mbi:<\/p>\n<p>Udh\u00ebheqjen e agjentur\u00ebs n\u00eb zbulim, e cila zinte sasin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb or\u00ebve t\u00eb programit;<\/p>\n<p>Organizimi dhe kryerja e operacioneve agjenturore ilegale n\u00ebp\u00ebrmjet kufirit;<\/p>\n<p>M\u00ebnyrat dhe format q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr studimin e objekteve t\u00eb zbulimit dhe penetrimi i agjentur\u00ebs ton\u00eb n\u00eb k\u00ebto objekte;<\/p>\n<p>Hedhja dhe ilegalizimi i zbuluesve n\u00eb shtetin objekt zbulimi; organizimi i zbulimit dhe kund\u00ebrzbulimit amerikan, grek, jugosllav, italian, turk, francez, anglez, gjerman, austriak, etj\u2026dhe pas dh\u00ebnies s\u00eb k\u00ebtyre njohurive, parashikohej provim vjetor.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, trajtoheshin temat si: kombi, nocionet agjenturore dhe veprimtaria krijuese e zbulimit e m\u00eb pas, historiku i formimit t\u00eb organeve t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, taktika dhe strategjia e Zbulimit ton\u00eb; Rezidenturat Legale, etj. N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb program trevje\u00e7ar, natyrsh\u00ebm q\u00eb parashikoheshin edhe veprime praktike dhe zgjidhje detyrash konkrete, sipas situatave dhe legjendave t\u00eb ndryshme\u2026!<\/p>\n<p>Viti 1965, p\u00ebr vet\u00eb zhvillimet dhe situat\u00ebn politike nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb asaj kohe, situat\u00ebn brenda vendit, nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb informacion cil\u00ebsor agjenturor mbi zhvillimet e koh\u00ebs, sidomos p\u00ebr shtetet objekt zbulimi, rritjen e kualitetit profesional t\u00eb kuadrove t\u00eb rinj t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb fshehta t\u00eb Zbulimit Politik dhe perspektiv\u00ebn e tyre, p\u00ebrvoj\u00ebn e fituar n\u00eb luft\u00ebn e fsheht\u00eb, sukseset e arritura, por dhe disfatat q\u00eb kishin p\u00ebsuar sh\u00ebrbimet e fshehta t\u00eb zbulimit politik n\u00eb veprimtarin\u00eb e tyre etj., diktuan edhe nevoj\u00ebn e krijimit t\u00eb shkoll\u00ebs shqiptare t\u00eb Zbulimit Politik, ashtu si t\u00eb gjitha shtetet e tjera\u2026!<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb viti kur sektori i agjentur\u00ebs s\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb II t\u00eb Zbulimit Ushtarak t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes Popullore u aneksua nga Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme (?!\u2026).\/ Memorie.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/zbulimi-politik-apo-ushtarak-ka-te-tjera-synime-dhe-objektiva-por-ajo-cka-mbetet-ende-e-pandryshuar-eshte-viti-1965-kur-ministri-kadri-hazbiu-hapte-shkollen-e\/\">\u201cZbulimi Politik apo Ushtarak, ka t\u00eb tjera synime dhe objektiva, por ajo \u00e7\u2019ka mbetet ende e pandryshuar, \u00ebsht\u00eb\u2026\u201d\/ Viti 1965, kur ministri Kadri Hazbiu hapte shkoll\u00ebn e Agjentur\u00ebs, me emrat e pedagog\u00ebve<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Spiro Naku\u00e7i P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, \u201cShkolla e Agjentur\u00ebs\u201d, (kursi i Zbulimit) me afat 3-vje\u00e7ar, u hap me Urdhrin e ish-ministrit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, gjeneral \u2013 leitnant Kadri Hazbiu, Nr. 229, dat\u00eb 6. 8. 1965. Sipas p\u00ebrllogaritjeve p\u00ebrkat\u00ebse financiare, ky kurs 3-vje\u00e7ar, p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e 35 kuadrove t\u00eb rinj zbulues, me nj\u00eb trajtim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-43538","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43538","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=43538"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43538\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=43538"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=43538"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=43538"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}