{"id":43488,"date":"2025-09-29T19:49:11","date_gmt":"2025-09-29T19:49:11","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/29\/reportazhi-suddeutsche-zeitung-kampi-i-gjadrit-ana-e-erret-e-europes\/"},"modified":"2025-09-29T19:49:11","modified_gmt":"2025-09-29T19:49:11","slug":"reportazhi-suddeutsche-zeitung-kampi-i-gjadrit-ana-e-erret-e-europes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/29\/reportazhi-suddeutsche-zeitung-kampi-i-gjadrit-ana-e-erret-e-europes\/","title":{"rendered":"Reportazhi\/ \u201cS\u00fcddeutsche Zeitung\u201d: Kampi i Gjadrit, ana e err\u00ebt e Europ\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><span>Gazeta e njohur gjermane \u201c<a href=\"https:\/\/www.sueddeutsche.de\/projekte\/artikel\/politik\/europa-italien-albanien-migrationszentren-e502205\/?reduced=true\">S\u00fcddeutsche Zeitung<\/a>\u201d u ka kushtuar nj\u00eb reportazh kampeve t\u00eb refugjat\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri. Gazetarja <strong>Lina Verschwele<\/strong> shkruan <\/span><span> se p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e BE-s\u00eb, nj\u00eb shtet an\u00ebtar po i mbyll njer\u00ebzit n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb shumica e tyre nuk e kan\u00eb shkelur kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb reportazh thuhet se kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, n\u00ebnshkroi marr\u00ebveshjen me Italin\u00eb, me gjas\u00eb q\u00eb vendi i tij do t\u2019i afrohej m\u00eb shum\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb shum\u00ebpritur n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Reportazhi i plot\u00eb: \u201cAna e err\u00ebt e Europ\u00ebs\u201d<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Vendi i premtimeve t\u00eb m\u00ebdha ndodhet p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb rruge me pluhur, rreth nj\u00eb or\u00eb e gjysm\u00eb me makin\u00eb larg nga kryeqyteti i Shqip\u00ebris\u00eb, Tirana. Pas nj\u00eb kthese, ai shfaqet papritur: gardhe t\u00eb larta metalike rrethojn\u00eb qendr\u00ebn e Gjadrit, dhe n\u00eb shtizat e flamujve val\u00ebviten flamujt e Italis\u00eb dhe t\u00eb Bashkimit Evropian.<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb m\u00ebngjes n\u00eb mes t\u00eb qershorit, <strong>Rachele Scarpa<\/strong>, 28 vje\u00e7e, del nga nj\u00eb makin\u00eb me qira k\u00ebtu. Ajo mban pantallona t\u00eb gjera dhe nj\u00eb bluz\u00eb t\u00eb lirshme. Termometri tregon tashm\u00eb gati 30 grad\u00eb. Deputetja italiane e Partis\u00eb Demokratike ka qen\u00eb k\u00ebtu disa her\u00eb m\u00eb par\u00eb, e shoq\u00ebruar nga avokate dhe avokat\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga t\u00eb paktat q\u00eb e njeh qendr\u00ebn nga brenda dhe nj\u00eb nga t\u00eb paktat q\u00eb flet publikisht p\u00ebr t\u00eb. Shumic\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb edhe gazetar\u00ebve, nuk u lejohet vizita.<\/span><\/p>\n\n<p><span>Ka kaluar gati nj\u00eb vit q\u00eb kur qeveria italiane, n\u00ebn drejtimin e <strong>Giorgia Melonit<\/strong>, nisi k\u00ebt\u00eb eksperiment t\u00eb diskutuesh\u00ebm. M\u00eb 11 tetor 2024, ajo hapi dy qendra emigracioni n\u00eb Shqip\u00ebri \u2013 k\u00ebt\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Gjad\u00ebr dhe nj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb Sh\u00ebngjin, direkt pran\u00eb Adriatikut. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se 200 emigrant\u00eb jan\u00eb kapur n\u00eb Mesdhe dhe jan\u00eb d\u00ebrguar nga Italia n\u00eb Shqip\u00ebri. T\u00eb mbyllur dhe t\u00eb izoluar nga publiku, k\u00ebtu \u2013 jasht\u00eb kufijve t\u00eb BE-s\u00eb \u2013 ata do t\u00eb duhej t\u00eb kalonin nj\u00eb procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar azili p\u00ebr deri n\u00eb 3000 refugjat\u00eb n\u00eb muaj. Ky ishte plani.<\/span><\/p>\n<p><span>Pas disa proceseve gjyq\u00ebsore, p\u00ebr t\u00eb cilat do t\u00eb flitet m\u00eb posht\u00eb, qeveria italiane i ka shnd\u00ebrruar tashm\u00eb qendrat e saj t\u00eb emigracionit n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb institucione paraburgimi p\u00ebr burra q\u00eb sipas saj jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb largohen nga vendi. N\u00eb burgje deportimi.<\/span><\/p>\n<p><span>Deputet\u00eb nga e gjith\u00eb Evropa e kan\u00eb ndjekur projektin italian q\u00eb n\u00eb fillim.<\/span><\/p>\n<p><span>Presidentja e Komisionit Evropian, <strong>Ursula von der Leyen<\/strong>, e lavd\u00ebroi nism\u00ebn. Meloni, p\u00ebrpara hapjes s\u00eb qendrave, deklaroi se <em>\u201celementi m\u00eb i dobish\u00ebm\u201d<\/em> i tyre ishte<em> \u201cefekti i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm frenues\u201d<\/em> ndaj emigrant\u00ebve q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb. Ambasadori i Italis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb pas sqaroi s\u00ebrish se<em> \u201cprioriteti kryesor\u201d<\/em> ishte, natyrisht, respektimi i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.<\/span><\/p>\n<p><span>Edhe nj\u00eb delegacion nga ambasada gjermane e ka vizituar qendr\u00ebn mes kodrave t\u00eb zhveshura t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se si mund t\u00eb funksiononin d\u00ebbimet p\u00ebrmes vendeve t\u00eb treta. Madje \u00ebsht\u00eb shqyrtuar edhe mund\u00ebsia q\u00eb <em>\u201cmodeli shqiptar\u201d<\/em> t\u00eb sh\u00ebrbente p\u00ebr Gjermanin\u00eb, si\u00e7 sugjeroi ministri i Brendsh\u00ebm gjerman <strong>Alexander Dobrindt<\/strong> nga CSU n\u00eb korrik.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Dobrindt kishte ftuar 5 homolog\u00eb nga vendet fqinje n\u00eb nj\u00eb \u201c<em>samit\u201d<\/em> n\u00eb Zugspitze. Nga atje, synohej kryesisht t\u00eb p\u00ebrcillej mesazhi se dikush po e drejton situat\u00ebn. <em>\u201cGjermania,\u201d<\/em> tha Dobrindt<em>, \u201ctani nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00eb \u2018vagonin e fundit\u2019 t\u00eb politikave t\u00eb emigracionit, por \u2018n\u00eb lokomotiv\u00eb\u2019\u201d.<\/em> <em>\u201cRiatdhesimet\u201d<\/em>, p\u00ebr shembull, duhej t\u00eb b\u00ebheshin n\u00eb t\u00eb ardhmen edhe pa <em>\u201cpengesa burokratike\u201d<\/em> nga vendet e treta. Burime qeveritare thon\u00eb se Gjermania po negocion vet\u00eb me disa shtete p\u00ebr marr\u00ebveshje t\u00eb ngjashme me at\u00eb q\u00eb Italia ka me Shqip\u00ebrin\u00eb. Zyrtarisht, Ministria e Brendshme shkruan se nuk komenton p\u00ebr <em>\u201cbisedime eventualisht n\u00eb zhvillim ose t\u00eb planifikuara\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span>K\u00ebshtu, n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrplasen tani premtimi politik p\u00ebr ta mbajtur t\u00eb huajin larg Evrop\u00ebs me shpres\u00ebn e emigrant\u00ebve p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Dhe, edhe me instinktin e disa pal\u00ebve p\u00ebr ta shfryt\u00ebzuar gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebr interesat e tyre \u2013 financiare apo politike.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>A \u00ebsht\u00eb e gjitha kjo e ligjshme?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e BE-s\u00eb, nj\u00eb shtet an\u00ebtar po i mbyll njer\u00ebzit n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb shumica e tyre nuk e kan\u00eb shkelur kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb. Q\u00eb prej asaj kohe, gjykatat nga Roma deri n\u00eb Luksemburg po debatojn\u00eb n\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb e lejueshme. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e madhe \u2013 p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e azilit, por edhe p\u00ebr d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr kontroll. Mbi t\u00eb gjitha, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr njer\u00ebz: p\u00ebr burra nga Bangladeshi q\u00eb ia dol\u00ebn t\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb Itali nga Shqip\u00ebria, p\u00ebr nj\u00eb algjerian q\u00eb u d\u00ebbua edhe pse kishte folur p\u00ebr vet\u00ebvrasje, dhe p\u00ebr nj\u00eb maroken q\u00eb i dha fund jet\u00ebs s\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb hulumtim, gazeta S\u00fcddeutsche Zeitung ka analizuar dokumente dhe akte, ka folur me jurist\u00eb dhe mjeke rreth <em>\u201cmodelit shqiptar\u201d<\/em>, ka shoq\u00ebruar deputet\u00eb dhe avokat\u00eb n\u00eb vizitat e tyre n\u00eb qendr\u00ebn e diskutueshme \u2013 si Rachele Scarpa at\u00eb m\u00ebngjes t\u00eb mes-qershorit. Ajo udh\u00ebtoi drejt Gjadrit me nj\u00eb delegacion t\u00eb vog\u00ebl. Jurist\u00ebt nga Roma ende po plot\u00ebsonin formular\u00ebt, kur Scarpa trokiti n\u00eb hyrje. P\u00ebr pak \u00e7aste, porta e r\u00ebnd\u00eb na lejoi nj\u00eb shikim nga brenda: kontejner\u00eb gri e t\u00eb bardh\u00eb, beton, kamera sigurie dhe altoparlant\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cKur isha k\u00ebtu p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb,\u201d<\/em> thot\u00eb Scarpa, <em>\u201cm\u2019u duk si nj\u00eb vend jasht\u00ebtok\u00ebsor\u00ebsh.\u201d<\/em> Ishte tetori i vitit 2024. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb, Scarpa dhe ekipi i saj kan\u00eb folur me dhjet\u00ebra emigrant\u00eb n\u00eb qend\u00ebr. <em>\u201cShum\u00eb prej tyre nuk e kuptojn\u00eb fare se \u00e7far\u00eb po ndodh. Pse jan\u00eb k\u00ebtu. Ndihen t\u00eb izoluar\u201d.<\/em> Italia mund t\u2019i mbaj\u00eb burrat k\u00ebtu deri n\u00eb 1 vit e gjysm\u00eb \u2013 18 muaj, nd\u00ebrsa shikimi i tyre bie gjithmon\u00eb mbi t\u00eb nj\u00ebjtat kodra, t\u00eb nj\u00ebjtat mure, t\u00eb nj\u00ebjtin gardh.<\/span><\/p>\n\n<p><span>Qeveria e Melonit ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr <em>\u201cmodelin shqiptar\u201d<\/em>: nj\u00eb kompani italiane kujdeset p\u00ebr furnizimet, shtret\u00ebrit, ushqimin. Policia dhe zyrtar\u00ebt italian\u00eb merren brenda me \u00e7\u00ebshtjet ligjore, nd\u00ebrsa n\u00eb qend\u00ebr zbatohen ligjet nga Roma. Shqip\u00ebria ofron vet\u00ebm tok\u00ebn dhe disa polic\u00eb jasht\u00eb rrethimit. Kur i pyet se \u00e7far\u00eb dhe k\u00eb po ruajn\u00eb sakt\u00ebsisht, at\u00eb m\u00ebngjes askush prej tyre nuk di t\u2019i p\u00ebrgjigjet.<\/span><\/p>\n<p><span>Scarpa kthehet vazhdimisht, sepse mendon se dikush duhet t\u00eb kontrolloj\u00eb n\u00ebse standardet ligjore k\u00ebtu kan\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u201cprioritet t\u00eb lart\u00eb\u201d, ashtu si\u00e7 kishte th\u00ebn\u00eb ambasadori italian. B\u00ebhet fjal\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen n\u00ebse personat e ndaluar kan\u00eb qasje tek avokat\u00ebt dhe mjek\u00ebt. Dhe, natyrisht, edhe p\u00ebr pyetjen n\u00ebse ishte ligjore apo jo t\u2019i sillnin fare k\u00ebtu. Dyshime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka pasur gjithmon\u00eb, dhe Italia \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb tashm\u00eb nga modeli i saj fillestar.<\/span><\/p>\n<p><span>Gati nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, anijet e marin\u00ebs italiane soll\u00ebn refugjat\u00ebt e par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Tre her\u00eb \u2013 n\u00eb tetor, n\u00eb n\u00ebntor dhe n\u00eb janar \u2013 italian\u00ebt kishin ndaluar n\u00eb Mesdhe varka t\u00eb rrezikuara q\u00eb lundronin drejt Italis\u00eb p\u00ebrmes rrug\u00ebs s\u00eb rrezikshme nga Libia. Nj\u00eb marr\u00ebveshje nd\u00ebrmjet Italis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrcaktonte sakt\u00ebsisht se k\u00eb mund t\u00eb sillte Italia n\u00eb Shqip\u00ebri \u2013 th\u00ebn\u00eb shkurt: burra madhor\u00eb nga t\u00eb ashtuquajturat vende t\u00eb sigurta t\u00eb origjin\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm psikologjikisht dhe fizikisht t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar procedurat e azilit p\u00ebr gjithsej 73 burra n\u00eb vet\u00ebm 28 dit\u00eb, qeveria e Melonit n\u00eb vjesht\u00ebn e kaluar shpalli me dekret n\u00ebnt\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb shtete origjine si \u201ct\u00eb sigurta\u201d, p\u00ebrfshir\u00eb Bangladeshin dhe Egjiptin. Nj\u00eb gjykat\u00eb n\u00eb Rom\u00eb, megjithat\u00eb, e pa k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje si kompetenc\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb dhe ia kaloi rastin Luksemburgut. Aty, Gjykata Evropiane e Drejt\u00ebsis\u00eb vendosi n\u00eb gusht se shtetet an\u00ebtare mund t\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb vet\u00eb sigurin\u00eb e vendeve t\u00eb origjin\u00ebs, por duhet ta justifikojn\u00eb k\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb argumentuar. Th\u00ebn\u00eb ndryshe: ajo q\u00eb quhet \u201ce sigurt\u201d duhet t\u00eb jet\u00eb v\u00ebrtet e sigurt.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Kush d\u00ebbohet, duhet t\u00eb kthehet fillimisht n\u00eb Itali<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Edhe kritere t\u00eb tjera jan\u00eb konsideruar t\u00eb shkelura nga gjykatat italiane, kur ato urdh\u00ebruan kthimin e emigrant\u00ebve n\u00eb Itali \u2013 n\u00eb destinacionin e tyre fillestar. Kishte, p\u00ebr shembull, t\u00eb mitur, thot\u00eb Scarpa, apo nj\u00eb pacient me HIV, si dhe burra q\u00eb sipas t\u00eb gjitha gjasave ishin torturuar n\u00eb Libi p\u00ebrpara se t\u00eb niseshin. N\u00eb janar, p\u00ebrpjekja e fundit e qeveris\u00eb italiane p\u00ebr t\u00eb zbatuar procedurat e p\u00ebrshpejtuara t\u00eb planifikuara fillimisht n\u00eb Shqip\u00ebri d\u00ebshtoi n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit n\u00eb Rom\u00eb. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb, qendra n\u00eb Sh\u00ebngjin ka mbetur bosh. Ministria e Brendshme dhe ajo e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb Itali nuk i jan\u00eb p\u00ebrgjigjur asnj\u00eb pyetjeje lidhur me k\u00ebto qendra.<\/span><\/p>\n\n<p><span>Megjithat\u00eb, Italia nuk ka hequr dor\u00eb nga <em>\u201cmodeli shqiptar\u201d:<\/em> n\u00eb prill, qendrat e azilit u shnd\u00ebrruan n\u00eb institucione paraburgimi p\u00ebr burrat q\u00eb qeveria e Melonit d\u00ebshiron t\u2019i d\u00ebboj\u00eb. Italia mund t\u2019i mbaj\u00eb tani k\u00ebta burra k\u00ebtu n\u00eb Gjad\u00ebr deri n\u00eb 18 muaj \u2013 por t\u2019i mbaj\u00eb jasht\u00eb Italis\u00eb, si\u00e7 ishte ideja fillestare, qeveria nuk mundet. Edhe ata q\u00eb d\u00ebbohen nga Shqip\u00ebria duhet fillimisht t\u00eb kthehen n\u00eb Itali, sepse k\u00ebshtu e k\u00ebrkon ligji. Dhe ata q\u00eb n\u00eb fund nuk d\u00ebbohen, gjithsesi mund t\u00eb kthehen n\u00eb Itali.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb lloj gare midis atyre q\u00eb duan t\u00eb d\u00ebbojn\u00eb dhe atyre q\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat e q\u00ebndrimit t\u00eb emigrant\u00ebve. Gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb Gjad\u00ebr n\u00eb qershor, Rachele Scarpa num\u00ebroi gjithsej 31 emigrant\u00eb n\u00eb qend\u00ebr \u2013 vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e vog\u00ebl e 3000 q\u00eb parashikonte fillimisht marr\u00ebveshja.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr t\u00eb identifikuar rastet m\u00eb urgjente, Scarpa orienton pun\u00ebn e saj sipas regjistrit t\u00eb <em>\u201cngjarjeve kritike\u201d.<\/em> N\u00eb k\u00ebto raporte, kompania q\u00eb menaxhon qendr\u00ebn duhet t\u00eb regjistroj\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera, p\u00ebrpjekjet p\u00ebr vet\u00ebvrasje, aktet e vet\u00ebd\u00ebmtimit dhe protestat. Meq\u00eb qeveria italiane nuk i publikon k\u00ebto shifra dhe t\u00eb jashtmit nuk kan\u00eb qasje n\u00eb to, Scarpa i ka num\u00ebruar vet\u00eb: 65 raste jan\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb tabel\u00ebn e saj mes prillit dhe qershorit 2025. <em>\u201cRaporte p\u00ebr tentativa varjeje\u201d<\/em> \u2013 dhjet\u00eb raste. Vet\u00ebd\u00ebmtime t\u00eb p\u00ebrshkruara si <em>\u201cdemonstrative\u201d<\/em>, p\u00ebrfshir\u00eb \u201cp\u00ebrpjekje t\u00eb parandaluara p\u00ebr varje\u201d \u2013 tremb\u00ebdhjet\u00eb. Raporte p\u00ebr \u201cvet\u00ebd\u00ebmtime (g\u00ebrvishtje dhe prerje)\u201d \u2013 n\u00ebnt\u00eb. Dhe nj\u00eb raport p\u00ebr nj\u00eb <em>\u201cp\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb qepur goj\u00ebn\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span>Raportet nuk i rendisin personat sipas emrave, por vet\u00ebm sipas numrave. Scarpa dhe ekipi i saj po p\u00ebrpiqen tani t\u2019i lidhin k\u00ebta numra s\u00ebrish me emra konkret\u00eb. Edhe deputet\u00eb t\u00eb tjer\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb rregullisht drejt Gjadrit p\u00ebr t\u00eb mbledhur informacion, p\u00ebr t\u00eb shmangur \u2013 sipas tyre \u2013 q\u00eb ky vend t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb<em> \u201ckuti t\u00eb zez\u00eb\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span>Tani \u00ebsht\u00eb err\u00ebsir\u00eb, turist\u00ebt sh\u00ebtisin p\u00ebrgjat\u00eb bregut t\u00eb detit, nd\u00ebrsa Scarpa \u00ebsht\u00eb ulur me ekipin e saj n\u00eb nj\u00eb restorant t\u00eb vog\u00ebl. Bregdeti shqiptar \u00ebsht\u00eb i famsh\u00ebm p\u00ebr r\u00ebr\u00ebn e tij t\u00eb bardh\u00eb dhe ujin e past\u00ebr. Por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, Rachele Scarpa nuk ka sy tani \u2013 ajo flet p\u00ebr rastet e reja. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje sigurie, p\u00ebr pyetje si t\u00eb ndaluarit mund t\u00eb varen te detektor\u00ebt e zjarrit, apo p\u00ebr nj\u00eb person duksh\u00ebm t\u00eb hutuar, i cili beson se ndodhet n\u00eb Itali. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb ditur se cil\u00ebt avokat\u00eb ndjekin cilat raste dhe \u00e7far\u00eb mund t\u00eb m\u00ebsohet konkretisht n\u00eb terren. Ndonj\u00ebher\u00eb e gjitha kjo ting\u00ebllon si nj\u00eb operacion i fsheht\u00eb. P\u00ebrs\u00ebri e p\u00ebrs\u00ebri, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr raste q\u00eb sipas Scarpa-s shkelin ligjin n\u00eb fuqi \u2013 si ai i nj\u00eb algjeriani.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb zon\u00eb vet\u00eb kan\u00eb emigruar jasht\u00eb. Pse duhet t\u00eb jen\u00eb kund\u00ebr k\u00ebtyre njer\u00ebzve?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Edhe p\u00ebr t\u00eb, n\u00eb Gjad\u00ebr \u00ebsht\u00eb regjistruar nj\u00eb <em>\u201cngjarje kritike\u201d<\/em>. Sipas dokumenteve, 23-vje\u00e7ari kishte jetuar rreth tre vjet n\u00eb Itali pa dokumente. N\u00eb tetor 2022 ai mori urdhrin e d\u00ebbimit. K\u00ebshtu del nga ankesa e avokatit t\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb fillim t\u00eb janarit t\u00eb k\u00ebtij viti, algjeriani u fut fillimisht n\u00eb paraburgim p\u00ebr d\u00ebbim n\u00eb Sardenj\u00eb. Disa muaj m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 5 maj, e vizituan aty dy mjeke. N\u00eb raportin e tyre shkruajn\u00eb se ai kishte qen\u00eb bashk\u00ebpunues, \u201c<em>por i paaft\u00eb p\u00ebr t\u2019i d\u00ebgjuar si\u00e7 duhet ekzaminuesit\u201d<\/em>. Gjendja e tij emocionale luhatej midis zem\u00ebrimit, d\u00ebshp\u00ebrimit, frik\u00ebs dhe munges\u00ebs s\u00eb shpres\u00ebs. K\u00ebto jan\u00eb gjendje q\u00eb mjek\u00ebt i konstatojn\u00eb vazhdimisht n\u00eb qendrat e ndalimit. \u201c<em>Ai e p\u00ebrshkruan vdekjen p\u00ebrmes vet\u00ebvrasjes si zgjidhjen e vetme,\u201d<\/em> citohet n\u00eb raport, dhe m\u00eb tej thuhet:<em> \u201cMendimet p\u00ebr vet\u00ebvrasje jan\u00eb t\u00eb pranishme.\u201d<\/em> Pacienti kishte gjithashtu plag\u00eb nga vet\u00ebd\u00ebmtimi dhe kishte treguar p\u00ebr disa p\u00ebrpjekje p\u00ebr varje.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb fund, mjeket i p\u00ebrshkruan pacientit Rivotril, nj\u00eb ila\u00e7 kund\u00ebr epilepsis\u00eb q\u00eb p\u00ebrdoret <em>\u201cjasht\u00eb etiket\u00ebs\u201d<\/em> si qet\u00ebsues. Qendr\u00ebs s\u00eb d\u00ebbimit i rekomanduan t\u2019i jepte atij ndonj\u00eb aktivitet p\u00ebr ta ndihmuar t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsonte gjendjen e tij.<\/span><\/p>\n<p><span>Dy dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, burri u transferua n\u00eb Shqip\u00ebri. Avokati i tij shkruan n\u00eb ankes\u00ebn e paraqitur n\u00eb gjykat\u00ebn e Rom\u00ebs se klienti i tij \u201cnuk kishte marr\u00eb asnj\u00eb njoftim me shkrim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb\u201d dhe \u201cnuk ishte informuar as p\u00ebr destinacionin\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb paraburgimin e tij p\u00ebr d\u00ebbim n\u00eb Gjad\u00ebr, algjeriani i kishte treguar m\u00eb von\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkthyesi se kishte g\u00eblltitur copa xhami. N\u00ebse kjo ka ndodhur v\u00ebrtet apo jo, sot nuk mund t\u00eb sqarohet. P\u00ebr raste t\u00eb tilla ekziston sipas ligjit italian nj\u00eb i ashtuquajtur <em>\u201ckomision i cenueshm\u00ebris\u00eb\u201d,<\/em> ku mjek\u00ebt duhet t\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb n\u00ebse vazhdimi i paraburgimit p\u00ebr d\u00ebbim \u00ebsht\u00eb ende i arsyesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb. Avokati i tij k\u00ebrkon tani q\u00eb edhe drejtoria kompetente e policis\u00eb t\u00eb jap\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Por p\u00ebr ta, rasti dukej se ishte mbyllur tashm\u00eb. N\u00eb p\u00ebrgjigjen e dh\u00ebn\u00eb m\u00eb 31 maj ndaj pyetjes s\u00eb avokatit, ata than\u00eb se burri nuk ndodhej m\u00eb n\u00eb Gjad\u00ebr. Ai ishte d\u00ebbuar drejt Algjeris\u00eb \u2013 me nj\u00eb ndales\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmjetme n\u00eb Itali \u2013 nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ende ishte n\u00eb faz\u00eb ekzaminimesh.<\/span><\/p>\n<p><span>Avokati ka k\u00ebrkuar tani nj\u00eb viz\u00eb ri-hyrjeje p\u00ebr klientin e tij p\u00ebr shkak t\u00eb <em>\u201cd\u00ebbimit t\u00eb paligjsh\u00ebm<\/em>\u201d, sipas tij. Seanca d\u00ebgjimore \u00ebsht\u00eb planifikuar p\u00ebr mesin e tetorit n\u00eb Rom\u00eb. A do t\u00eb ket\u00eb ajo ndonj\u00eb efekt? Nuk dihet. Avokati thot\u00eb se q\u00eb nga d\u00ebbimi nuk ka arritur m\u00eb t\u00eb kontaktoj\u00eb me klientin e tij. Edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ministrit\u00eb italiane t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb Brendshme nuk japin asnj\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>N\u00eb Gjad\u00ebr, burri kishte th\u00ebn\u00eb: \u201cN\u00ebse m\u00eb d\u00ebbojn\u00eb, do t\u00eb vet\u00ebvritem\u201d.<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Nuk \u00ebsht\u00eb rast i izoluar fakti q\u00eb mendimet p\u00ebr vet\u00ebvrasje t\u00eb refugjat\u00ebve nuk merren seriozisht \u2013 disa i konsiderojn\u00eb si k\u00ebrc\u00ebnime boshe. Por t\u00eb dh\u00ebnat e organizat\u00ebs \u201cMjek\u00ebt pa Kufij\u201d tregojn\u00eb nj\u00eb nivel jasht\u00ebzakonisht t\u00eb lart\u00eb t\u00eb numrit t\u00eb vet\u00ebvrasjeve n\u00eb qendrat e paraburgimit p\u00ebr d\u00ebbim. Arsyet kryesore jan\u00eb, mbi t\u00eb gjitha, mungesa e shpres\u00ebs dhe humbja e kontrollit mbi jet\u00ebn e tyre.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb pranver\u00eb, nj\u00eb tjet\u00ebr rast b\u00ebri buj\u00eb n\u00eb Itali. <strong>Hamid Badoui<\/strong>, nj\u00eb maroken, kishte qen\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb Gjad\u00ebr n\u00eb prill. Nj\u00eb kolege partiake e Scarpa-s e kishte takuar at\u00eb si nj\u00eb nga t\u00eb fundit: <em>\u201cAi ishte shum\u00eb i shqet\u00ebsuar,\u201d<\/em> thot\u00eb ajo 5 muaj m\u00eb von\u00eb n\u00eb telefon. Badoui kishte frik\u00eb se nuk do t\u00eb mund t\u00eb shihte m\u00eb kurr\u00eb n\u00ebn\u00ebn e tij t\u00eb s\u00ebmur\u00eb me zem\u00ebr n\u00eb Itali dhe se do t\u00eb d\u00ebbohej n\u00eb atdheun e tij, i cili, pas shum\u00eb vitesh n\u00eb Itali, i dukej tashm\u00eb i huaj. Q\u00eb n\u00eb Gjad\u00ebr, Badoui kishte th\u00ebn\u00eb: <em>\u201cN\u00ebse m\u00eb d\u00ebbojn\u00eb, do t\u00eb vet\u00ebvritem\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n\n<p><span>Me sa duket, Badoui u lirua nga qendra p\u00ebr shkak t\u00eb masave mbrojt\u00ebse q\u00eb ishin n\u00eb fuqi dhe u kthye n\u00eb Torino. Pak koh\u00eb m\u00eb von\u00eb, ai u arrestua p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr arsye t\u00eb paqarta dhe u d\u00ebrgua n\u00eb burg. Aty, n\u00eb maj, ai vari veten.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb Gjad\u00ebr, nj\u00eb fotografi e Hamid Badoui \u00ebsht\u00eb ngjitur n\u00eb baz\u00ebn e gardhit metalik q\u00eb rrethon qendr\u00ebn: nj\u00eb burr\u00eb me flok\u00eb t\u00eb err\u00ebt, bluz\u00eb me batik\u00eb dhe xhinse. <\/span><span>Aktivistet e kan\u00eb vendosur fotografin\u00eb k\u00ebtu dhe kan\u00eb l\u00ebn\u00eb lule p\u00ebrpara saj. <\/span><span>N\u00eb nj\u00eb magazin\u00eb dikush ka sp\u00ebrkatur me sprej mbishkrimin <em>\u201cJustice for Hamid\u201d<\/em> (\u201cDrejt\u00ebsi p\u00ebr Hamidin\u201d).<\/span><\/p>\n\n<p><span>Historia e tij \u00ebsht\u00eb ngjitur n\u00eb flet\u00ebza tek tabelat e informacionit dhe shtyllat e ndri\u00e7imit. <em>\u201cDonim t\u00eb pakt\u00ebn ta nxirrnim nj\u00eb prej tyre nga anonimiteti\u201d<\/em>, thot\u00eb nj\u00ebra prej aktivisteve gjat\u00eb nj\u00eb takimi n\u00eb qershor.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00ebp\u00ebr fshat qarkullojn\u00eb prej koh\u00ebsh thashetheme p\u00ebr burrat pas atij gardhi \u2013 thashetheme q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta. N\u00eb sheshin e tregut, adoleshent\u00eb shqiptar\u00eb tregojn\u00eb \u00e7far\u00eb kan\u00eb d\u00ebgjuar: <em>\u201cJan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shum\u00eb t\u00eb dob\u00ebt,\u201d<\/em> thot\u00eb nj\u00ebri. <em>\u201cJan\u00eb kriminel\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm,\u201d<\/em> shton nj\u00eb tjet\u00ebr.<\/span><\/p>\n<p><span>Gjadri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fshat i vog\u00ebl, me vet\u00ebm disa qindra banor\u00eb. N\u00eb fillim, politikan\u00ebt u dhan\u00eb edhe banor\u00ebve nj\u00eb premtim: qendra do t\u00eb sillte vende t\u00eb reja pune \u2013 dikush duhej t\u00eb derdhte dyshemet\u00eb me beton, t\u00eb ngulte shtyllat e gardhit n\u00eb tok\u00eb, duheshin kuzhinier\u00eb dhe pastrues. Por pasi humbi disa beteja gjyq\u00ebsore, qendra mbeti bosh p\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb \u2013 kompania menaxhuese Medihospes pushoi nga puna punonj\u00ebsit.<\/span><\/p>\n<p><span>Shumica e tyre nuk duan t\u00eb flasin p\u00ebr pun\u00ebn. <em>\u201c\u00c7\u00ebshtje private,\u201d<\/em> thot\u00eb nj\u00eb roje sigurie dhe largohet me makin\u00ebn e tij. Nj\u00eb p\u00ebrkthyes thot\u00eb se i ndalohet t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span>Sigurisht q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri shpresojn\u00eb se kjo do t\u2019i ndihmoj\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE.<\/span><\/p>\n\n<p><span>Megjithat\u00eb, nj\u00eb kush\u00ebri i roj\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb tregon di\u00e7ka. Ai \u00ebsht\u00eb ulur n\u00eb nj\u00eb kafene duke pir\u00eb nj\u00eb l\u00ebng n\u00eb kano\u00e7e. Kush\u00ebriri i tij merr, sipas tij, nj\u00eb mij\u00eb euro n\u00eb muaj p\u00ebr pun\u00ebn n\u00eb qend\u00ebr \u2013 nj\u00eb shum\u00eb e madhe p\u00ebr Gjadrin. Ai ec\u00ebn n\u00ebp\u00ebr fshat p\u00ebr t\u00eb treguar se \u00e7far\u00eb n\u00ebnkupton, duke kaluar pran\u00eb sht\u00ebpive t\u00eb m\u00ebdha me dritare t\u00eb mbyllura. Shumica e pronar\u00ebve kan\u00eb emigruar vet\u00eb jasht\u00eb vendit p\u00ebr pun\u00eb m\u00eb t\u00eb mira. Edhe ai \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr vizit\u00eb; prej dhjet\u00eb vitesh jeton n\u00eb SHBA.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cDikur n\u00eb fshat jetonin dy her\u00eb m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz,\u201d<\/em> thot\u00eb ai. Por pas r\u00ebnies s\u00eb diktatur\u00ebs komuniste t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, shum\u00eb shqiptar\u00eb emigruan n\u00eb Itali. <em>\u201cSi mund t\u00eb jemi kund\u00ebr tyre?\u201d<\/em> thot\u00eb kush\u00ebriri p\u00ebr burrat pas gardhit. <em>\u201cEdhe ne vet\u00eb jemi emigrant\u00eb, dhe na prit\u00ebn me dyer t\u00eb hapura.\u201d<\/em><\/span><\/p>\n<p><strong><span>Pse, pra, pik\u00ebrisht Shqip\u00ebria?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Nuk ka shum\u00eb koh\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria ka ofruar ndihm\u00ebn e saj edhe nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr. N\u00eb vitin 2021, kur taleban\u00ebt pushtuan Kabulin, vendi pranoi m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb mij\u00eb refugjat\u00eb. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, kryeministri Edi Rama fliste p\u00ebr mikpritje: refugjat\u00ebt u strehuan n\u00eb hotele direkt buz\u00eb Adriatikut. OJQ-t\u00eb paguanin p\u00ebr dhomat me pamje nga deti, dhe tre her\u00eb n\u00eb dit\u00eb sh\u00ebrbehej bufet. P\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb, afgan\u00ebt dhe afgane prit\u00ebn k\u00ebshtu p\u00ebr vizat e tyre. Por jo vet\u00ebm Evropa ka ndryshuar q\u00eb at\u00ebher\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb nga k\u00ebto hotele \u00ebsht\u00eb Rafaelo Resort. Kompleksi ndodhet vet\u00ebm tridhjet\u00eb minuta larg me makin\u00eb nga Gjadri, dhe menj\u00ebher\u00eb te porta e hyrjes t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndet nj\u00eb kopje e Statuj\u00ebs s\u00eb Liris\u00eb. Sot, turist\u00ebt shtrihen s\u00ebrish n\u00eb diell pran\u00eb pishinave. Ashtu b\u00ebjn\u00eb edhe polic\u00ebt italian\u00eb q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb qendr\u00ebn e deportimit.<\/span><\/p>\n<p><span>Kur kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, <strong>Edi Rama<\/strong>, n\u00ebnshkroi marr\u00ebveshjen me Italin\u00eb, me gjas\u00eb e lidhi at\u00eb me pritshm\u00ebrin\u00eb q\u00eb vendi i tij do t\u2019i afrohej m\u00eb shum\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb shum\u00ebpritur n\u00eb Bashkimin Evropian. Megjithat\u00eb, ende nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb n\u00ebse kjo do t\u00eb ndodh\u00eb v\u00ebrtet. N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr shtypin, Ministria e Jashtme gjermane deklaroi se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201c<em>partnere e ngusht\u00eb\u201d<\/em> e Gjermanis\u00eb dhe se bashk\u00ebpunimi me t\u00eb do t\u00eb zgjerohet. S\u00eb bashku me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigje, ministria d\u00ebrgoi edhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb dokumentesh konfidenciale nga viti i kaluar, t\u00eb cilat mund t\u00eb ndihmonin p\u00ebr t\u00eb kuptuar se si e vler\u00ebsojn\u00eb ambasadat gjermane n\u00eb Rom\u00eb dhe Tiran\u00eb marr\u00ebveshjen me Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Gazeta S\u00fcddeutsche Zeitung (SZ) i mori k\u00ebto dokumente p\u00ebrmes nj\u00eb k\u00ebrkese zyrtare sipas ligjit p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e informimit. Por gati \u00e7do koment apo vler\u00ebsim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje ishte i fshir\u00eb ose i mbuluar me t\u00eb zez\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cObjektivat e p\u00ebrbashk\u00ebta me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Italin\u00eb mund t\u00eb \u2018rrezikoheshin\u2019\u201d,<\/em> shkruan ministria. A p\u00ebrfshihen edhe qendrat e deportimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb paralajm\u00ebrim, mbetet e paqart\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>M\u00eb 4 tetor, ministri gjerman i Brendsh\u00ebm ka thirrur s\u00ebrish nj\u00eb takim mbi emigracionin, k\u00ebt\u00eb her\u00eb n\u00eb Mynih. Aty, sipas burimeve, Dobrindt do t\u00eb trajtoj\u00eb si tem\u00eb edhe<em> \u201cmodelet e vendeve t\u00eb treta\u201d<\/em> si ai n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/span><\/p>\n<p><span>Tatimpaguesit italian\u00eb i ka kushtuar ky model deri tani \u2013 sipas vler\u00ebsimeve \u2013 nga 670 milion\u00eb deri n\u00eb nj\u00eb miliard euro.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb Rom\u00eb, qeveria vazhdon t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrmbajtur kur pyetet p\u00ebr rezultatet e modelit shqiptar. Sa persona jan\u00eb deportuar nga Shqip\u00ebria deri m\u00eb tani, Ministria e Brendshme nuk e b\u00ebn publike.<\/span><\/p>\n<p><span>Shum\u00eb qytetar\u00eb nga Bangladeshi q\u00eb erdh\u00ebn me anije p\u00ebrmes Mesdheut dhe u d\u00ebrguan n\u00eb Shqip\u00ebri, jetojn\u00eb tani n\u00eb Itali: disa kan\u00eb marr\u00eb azil, nd\u00ebrsa procese t\u00eb tjera jan\u00eb ende n\u00eb zhvillim. N\u00eb qendr\u00ebn e Gjadrit ndodhen aktualisht vet\u00ebm rreth nj\u00ebzet burra, nd\u00ebrsa ajo n\u00eb Sh\u00ebngjin q\u00ebndron bosh, q\u00ebkur Italia hoqi dor\u00eb nga ideja p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb refugjat\u00ebt drejt nga Mesdheu n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb analiz\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt nga Universiteti i Barit dhe Action Aid tregon se \u00e7do vend n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 2024 ka kushtuar m\u00eb shum\u00eb se pes\u00eb her\u00eb sesa nj\u00eb vend i ngjash\u00ebm n\u00eb Itali.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr deputeten Rachele Scarpa, rezultati \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: <em>\u201cGjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb kaq e pakuptimt\u00eb. Kostoja, p\u00ebrpjekjet, vuajtjet. A nuk \u00ebsht\u00eb e gjitha kjo thjesht nj\u00eb aksion i madh propagandistik?\u201d<strong> \/LAPSI.al<\/strong><\/em><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/09\/29\/reportazhi-suddeutsche-zeitung-kampi-i-gjadrit-ana-e-erret-e-europes\/\">Reportazhi\/ \u201cS\u00fcddeutsche Zeitung\u201d: Kampi i Gjadrit, ana e err\u00ebt e Europ\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazeta e njohur gjermane \u201cS\u00fcddeutsche Zeitung\u201d u ka kushtuar nj\u00eb reportazh kampeve t\u00eb refugjat\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri. Gazetarja Lina Verschwele shkruan se p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e BE-s\u00eb, nj\u00eb shtet an\u00ebtar po i mbyll njer\u00ebzit n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb shumica e tyre nuk e kan\u00eb shkelur kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb. N\u00eb reportazh thuhet se kryeministri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":43489,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-43488","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43488","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=43488"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43488\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/43489"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=43488"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=43488"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=43488"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}