{"id":43473,"date":"2025-09-29T19:08:17","date_gmt":"2025-09-29T19:08:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/29\/birn-erion-veliaj-ngrin-planet-e-qeverise-per-zgjedhje-te-reja-ne-tirane\/"},"modified":"2025-09-29T19:08:17","modified_gmt":"2025-09-29T19:08:17","slug":"birn-erion-veliaj-ngrin-planet-e-qeverise-per-zgjedhje-te-reja-ne-tirane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/29\/birn-erion-veliaj-ngrin-planet-e-qeverise-per-zgjedhje-te-reja-ne-tirane\/","title":{"rendered":"BIRN: Erion Veliaj ngrin planet e qeveris\u00eb p\u00ebr zgjedhje t\u00eb reja n\u00eb Tiran\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><span>Si\u00e7 e kishte paralajm\u00ebruar nga qelia ku po pret gjykimin p\u00ebr akuzat e korrupsionit dhe pastrimit t\u00eb parave, <strong>Erion Veliaj<\/strong> paditi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese vendimin e shkarkimit t\u00eb tij, duke futur n\u00eb ng\u00ebr\u00e7 planet e Partis\u00eb Socialiste p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn d\u00ebrguar Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Veliaj k\u00ebrkon shfuqizimin e vendimit t\u00eb qeveris\u00eb me argumentin se bie n\u00eb kund\u00ebrshtim me parimet kushtetuese p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb bazuar n\u00eb ligj. Veliaj gjithashtu pretendon se \u201cshkarkimi i nj\u00eb kryetari bashkie b\u00ebhet vet\u00ebm p\u00ebr shkelje t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb Kushtetut\u00ebs ose t\u00eb ligjeve\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Veliaj u shkarkua nga K\u00ebshilli i Ministrave, pas nj\u00eb votimi n\u00eb K\u00ebshillin Bashkiak t\u00eb Tiran\u00ebs m\u00eb 23 shtator, ku p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e majt\u00eb dhe t\u00eb djatht\u00eb bashkuan votat p\u00ebr shkarkimin e tij si kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Por sipas nenit 115 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, vendimi i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave pezullohet deri n\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese mbi ankimin e Veliajt.<\/span><\/p>\n<p><span>Juristi <strong>Jordan Daci<\/strong> sugjeron se ankimimi n\u00eb Gjykant\u00ebn Kushtetuese e pezullon vendimin e qeveris\u00eb dhe Veliaj ligj\u00ebrisht vijon t\u00eb jet\u00eb kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs deri n\u00eb hyrjen n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb k\u00ebsaj gjykate p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb fjal\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cAutomatikisht pezullohet akti i shkarkimit,\u201d<\/em> tha Daci, duke e quajtur vendimin e qeveris\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me dispozitat kushtetuese.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cK\u00ebshilli i Ministrave nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb noter i propozimit t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak, por ka detyrim t\u00eb analizoj\u00eb kriteret p\u00ebr shkarkim dhe duhet t\u00eb respektohet procedura ligjore p\u00ebr \u00e7do shkarkim t\u00eb kryebashkiak\u00ebve, si e drejta p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar, verifikimi i shkeljeve t\u00eb r\u00ebnda ligjore,\u201d<\/em> shtoi ai.<\/span><\/p>\n<p><span>Kryeministri <strong>Edi Rama<\/strong> udh\u00ebzoi k\u00ebshilltar\u00ebt socialist\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmerrnin procedur\u00ebn e shkarkimit t\u00eb Veliajt me justifikimin e nj\u00eb emergjence p\u00ebr drejtimin e bashkis\u00eb dhe shpalli si kandidatur\u00eb pasuese, <strong>Ogerta Manastirliun<\/strong>.<\/span><\/p>\n<p><span>Kryeministria nuk iu p\u00ebrgjigj k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb BIRN deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij shkrimi n\u00ebse l\u00ebvizja e Veliajt pezullonte planet e tyre p\u00ebr zgjedhje t\u00eb reja.<\/span><\/p>\n<p><span>E pyetur nga BIRN, Presidenca tha se nuk \u00ebsht\u00eb njoftuar zyrtarisht p\u00ebr vakanc\u00ebn n\u00eb bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs. Nd\u00ebrsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve b\u00ebri t\u00eb ditur se n\u00eb \u00e7do rast ai vihet n\u00eb l\u00ebvizje nga nj\u00eb dekret i Presidentit p\u00ebr shpalljen e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb reja t\u00eb pjesshme.<\/span><\/p>\n<p><span>Veliaj hyri n\u00eb politik\u00eb pas disa vitesh aktivizmi, duke themeluar G-99, nj\u00eb parti q\u00eb nuk arriti t\u00eb fitoj\u00eb mb\u00ebshtetje n\u00eb zgjedhjet e vitit 2009. M\u00eb pas iu bashkua Partis\u00eb Socialiste kur kjo e fundit ishte n\u00eb opozit\u00eb. Ai u b\u00eb minist\u00ebr n\u00eb vitin 2013 dhe kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb vitin 2015 \u2014 \u00e7mimi m\u00eb i madh n\u00eb politik\u00ebn shqiptare q\u00eb mund t\u00eb \u00ebnd\u00ebrroj\u00eb nj\u00eb politikan i ri \u2014 nj\u00eb pozicion i fuqish\u00ebm, i lakmuar dhe me pak mekanizma kontrolli.<\/span><\/p>\n<p><span>Gjat\u00eb nj\u00eb dekade n\u00eb pushtet n\u00eb Tiran\u00eb, ai p\u00ebrjetoi momente t\u00eb v\u00ebshtira, p\u00ebrfshir\u00eb disa hetime ku prokuror\u00ebt nuk arrit\u00ebn t\u00eb gjenin prova p\u00ebr korrupsion apo abuzim me pushtetin.<\/span><\/p>\n<p><span>Pozicioni i Veliajt n\u00eb Partin\u00eb Socialiste si pasardh\u00ebs i mundsh\u00ebm i Ram\u00ebs u forcua pas r\u00ebnies n\u00eb vitin 2017 t\u00eb <strong>Saimir Tahirit<\/strong>, nj\u00eb prej rival\u00ebve t\u00eb tij kryesor\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb korrik 2023, nj\u00eb email komprometues mb\u00ebrriti n\u00eb post\u00ebn elektronike t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (SPAK), q\u00eb p\u00ebrmbante informacion implikues.<\/span><\/p>\n<p><span>Veliaj u arrestua m\u00eb 10 shkurt, pasi Prokuroria e Posa\u00e7me deklaroi se kishte zbuluar nj\u00eb skem\u00eb korrupsioni ku bashkia e drejtuar prej tij dhe biznesmen\u00eb q\u00eb fitonin tendera n\u00eb bashki ushqenin me para nj\u00eb rrjet kompanish dhe organizatash jo-fitimprur\u00ebse t\u00eb drejtuara nga bashk\u00ebshortja e Veliajt, <strong>Ajola Xoxa<\/strong>. Pas arrestimit, Veliaj u mbrojt fillimisht nga Rama dhe Partia Socialiste, por 7 muaj m\u00eb pas, me iniciativ\u00eb t\u00eb Ram\u00ebs, u inicua procedura e shkarkimit t\u00eb tij n\u00eb K\u00ebshillin Bashkiak.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>Neni 115<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span><em>1. Organi i zgjedhur drejtp\u00ebrdrejt i nj\u00ebsis\u00eb qeveris\u00ebse vendore mund t\u00eb shp\u00ebrndahet ose t\u00eb shkarkohet nga K\u00ebshilli i Ministrave p\u00ebr shkelje t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb Kushtetut\u00ebs ose t\u00eb ligjeve ;<\/em><\/span><\/p>\n<p><span><em>2.Organi i shp\u00ebrndar\u00eb ose i shkarkuar mund t\u00eb ankohet n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese brenda 15 dit\u00ebve, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast vendimi i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave pezullohet;<\/em><\/span><\/p>\n<p><span><em>3.N\u00eb rastin e mosushtrimit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb ankimit brenda 15 dit\u00ebve, ose n\u00eb rastin e l\u00ebnies n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave nga Gjykata Kushtetuese, Presidenti i Republik\u00ebs cakton dat\u00ebn e zgjedhjeve n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb vendore p\u00ebrkat\u00ebse\u201d<\/em><\/span><\/p>\n<p><strong><span>\/Marr\u00eb nga <a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2025\/09\/29\/erion-veliaj-ngrin-planet-e-qeverise-per-zgjedhje-te-reja-ne-tirane\/\">Reporter.al<\/a><\/span><\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/09\/29\/birn-erion-veliaj-ngrin-planet-e-qeverise-per-zgjedhje-te-reja-ne-tirane-2\/\">BIRN: Erion Veliaj ngrin planet e qeveris\u00eb p\u00ebr zgjedhje t\u00eb reja n\u00eb Tiran\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Si\u00e7 e kishte paralajm\u00ebruar nga qelia ku po pret gjykimin p\u00ebr akuzat e korrupsionit dhe pastrimit t\u00eb parave, Erion Veliaj paditi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese vendimin e shkarkimit t\u00eb tij, duke futur n\u00eb ng\u00ebr\u00e7 planet e Partis\u00eb Socialiste p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs. N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn d\u00ebrguar Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Veliaj k\u00ebrkon shfuqizimin e vendimit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-43473","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43473","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=43473"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43473\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=43473"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=43473"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=43473"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}