{"id":43372,"date":"2025-09-29T12:48:16","date_gmt":"2025-09-29T12:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/29\/qkum-i-do-ambulancat-me-urgjence-por-tenderi-1-5-miliard-leke-bllokohet-per-dulakun-dhe-nikun-e-ndraghetes\/"},"modified":"2025-09-29T12:48:16","modified_gmt":"2025-09-29T12:48:16","slug":"qkum-i-do-ambulancat-me-urgjence-por-tenderi-1-5-miliard-leke-bllokohet-per-dulakun-dhe-nikun-e-ndraghetes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/29\/qkum-i-do-ambulancat-me-urgjence-por-tenderi-1-5-miliard-leke-bllokohet-per-dulakun-dhe-nikun-e-ndraghetes\/","title":{"rendered":"QKUM i do ambulancat me urgjenc\u00eb, por tenderi 1.5 miliard lek\u00eb bllokohet p\u00ebr Dulakun dhe Nikun e Ndraghet\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Nuk ka institucion m\u00eb t\u00eb korruptuar se sa Komisioni i Prokurimit Publik, i cili formalisht varet nga Kuvendi, por zgjidhet me propozim t\u00eb Kryeministrit. K\u00ebt\u00eb nuk e thon\u00eb vet\u00ebm dosjet e SPAK q\u00eb ka marr\u00eb t\u00eb pandehur ish-kreun e k\u00ebtij institucioni, Jonaid Myzyri. Fenomeni pranohet edhe nga Rama, q\u00eb ka prezantuar ministren q\u00eb do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb KPP-n\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe nd\u00ebrsa Diella sh\u00ebtit n\u00ebp\u00ebr konferenca me Ram\u00ebn, KPP vazhdon me pazaret. Rasti tenderit t\u00eb ambulancave, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb i till\u00eb. Komisioni nuk do t\u2019ia dij\u00eb se duhen bler\u00eb me urgjenc\u00eb ambulancat e Urgjenc\u00ebs, por k\u00ebrkon me patjet\u00ebr q\u00eb prokurimi t\u00eb anulohet dhe t\u00eb b\u00ebhet si\u00e7 e do Niku i Ndraghet\u00ebs dhe oligarku Artan Dulaku.<\/p>\n<p>Pas shum\u00eb zvarritjesh, ishte vendosur q\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 8 shtator t\u00eb mbahej tenderi me objekt \u201cBlerje autoambulanca (me sisteme, pajisje dhe aparatura mjek\u00ebsore) p\u00ebr sh\u00ebrbimin e urgjenc\u00ebs mjek\u00ebsore p\u00ebr QKUM, me fond limit 146,315,245 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n\n<p>Por Fiorent Zguro (zyrtari q\u00eb z\u00ebvend\u00ebson Jonaid Myzyrin e shkarkuar nga SPAK) i thot\u00eb \u201canulim loje\u201d Qendr\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Urgjenc\u00ebs Mjek\u00ebsore.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm kaq. KPP i vonon shqyrtimet deri n\u00eb limitin e afateve, me q\u00ebllim q\u00eb autoritetet kontraktore t\u00eb jen\u00eb t\u00eb detyruara t\u00eb vazhdojn\u00eb sipas tekave dhe pazareve, mjaft q\u00eb t\u00eb shpenzojn\u00eb fondin e planifikuar.<\/p>\n<p>\u201cDuke pasur parasysh koh\u00ebn e shkurt\u00ebr q\u00eb na ka ngelur n\u00eb dispozicion p\u00ebr fondet si edhe nevojat urgjente p\u00ebr autoambulanca, lutemi nj\u00eb p\u00ebrgjigje nga ana juaj\u2026[\u2026]. \u2026]\u201d, i shkruan QKUM, Fiorent Zguros q\u00eb nuk e l\u00ebshon tenderin e mb\u00ebrthyer. Ky i ka marr\u00eb copy paste dhe i ka pranuar k\u00ebrkesat p\u00ebr kushtet e tenderit nga \u201cGTS-Gazra Teknike Shqiptare\u201d ShPK, kompania e Besnik Halilit dhe Albania Motor Company, e v\u00ebllez\u00ebrve Dulaku.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebrkesat e oligark\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebrkesa kryesore e GTS lidhet me garancin\u00eb e autoambulancave. Halili e ul n\u00eb 2 vjet nga 4 vjet afatin e garancis\u00eb q\u00eb e k\u00ebrkon QKUM n\u00eb procesverbalin e argumentimit t\u00eb kritereve.<\/p>\n<p>Me sa duket, Halili ka kapur nj\u00eb lapsus n\u00eb formulimin e kushtit p\u00ebr garancin\u00eb tek kriteret e kualifikimit, n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. \u201cDuke qene se autoambulancat duhet t\u00eb ken\u00eb garanci nga prodhuesi ose distributori i autorizuar prej tij 2 vjet, p\u00ebr pjes\u00ebn motorike, mekanike, elektrike e t\u00eb tjer\u00eb, operatori ekonomik duhet t\u00eb paraqes\u00eb nj\u00eb preventiv t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb mir\u00ebmbajtjes profilaktike periodike q\u00eb kan\u00eb t\u00eb nevojshme k\u00ebto autoambulanca p\u00ebr periudh\u00ebn e garancis\u00eb\u201d, shkruhet n\u00eb dokumentet standarde t\u00eb tenderit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb variantin anglisht t\u00eb procesverbalit, kjo pik\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar: \u201cgarancia jo m\u00eb pak se 4 vjet ose 100 mij\u00eb kilometra\u201d. Por propozimi i Besnik Halilit \u00ebsht\u00eb q\u00eb garancia e autoambulancave t\u00eb jet\u00eb 2 vjet, nga 4 vjet q\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkesa. \u201c2-vjet\u00ebshi\u201d q\u00eb ka gjetur gabim Halili lidhet thjesht me mir\u00ebmbajtjen, e cila nuk futet n\u00eb \u00e7mim.<\/p>\n<p>Nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb GTS \u00ebsht\u00eb ndryshimi i kriterit p\u00ebr inxhinierin mekanik me disa specializime, q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb operatori ekonomik n\u00eb stafin e vet. Propozimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb edhe teknik i mes\u00ebm mund ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, madje edhe me profil biomjek\u00ebsor.<\/p>\n\n<p>Nd\u00ebrsa k\u00ebrkesa kryesore e Ardian Dulakut \u00ebsht\u00eb t\u00eb mos vendoset kufiri p\u00ebr fuqin\u00eb motorike jo m\u00eb e vog\u00ebl se 2100cc.<\/p>\n\n<p><strong>Zguro e qep tenderin si\u00e7 e duan oligark\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 15 shtator 2025, \u00a0KPP vendosi q\u00eb Autoriteti kontraktor t\u00eb kryej\u00eb modifikimet dhe t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb dijeni Komisionin e Prokurimit Publik, p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij vendimi.<\/p>\n<p>Vendimi ka d\u00ebshtuar t\u00eb zbatohet p\u00ebr shkak t\u00eb teknologjis\u00eb, si\u00e7 m\u00ebsojm\u00eb nga korrespondenca e QKUM me KPP. Si\u00e7 ka ndodhur shum\u00eb her\u00eb koh\u00eb e fundit, platforma online e tenderave del jasht\u00eb funksionit ose punon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kufizuar. M\u00eb dat\u00eb 22 shtator 2025, QKUM d\u00ebrgon shkres\u00ebn \u201cK\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr Asistenc\u00eb\u201d drejtuar Komisionit t\u00eb Prokurimit Publik.<\/p>\n<p>QKUM informon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur se [\u2026]QKUM pasi u njoh me vendimin m\u00eb dat\u00eb 08.09.2025 b\u00ebri rishikimet sipas k\u00ebtij vendimi, por e ka t\u00eb pamundur t\u00eb kryej\u00eb pezullim ose anulim t\u00eb procedur\u00ebs pasi ka skaduar koha ligjore p\u00ebr t\u00eb kryer veprimet. Dit\u00ebn e sotme duke tentuar p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr t\u00eb zbatuar vendimin tuaj nuk e kishim t\u00eb mundur t\u00eb vepronim n\u00eb sistem\u2026.lutemi nj\u00eb p\u00ebrgjigje nga ana juaj\u2026[\u2026]. \u2026]<\/p>\n\n<p>Me stilin e Shvejkut, n\u00ebnkryetari Zguro argumenton: Referuar shkres\u00ebs sip\u00ebrcituar si edhe verifikimeve n\u00eb SPE, autoriteti kontraktor nuk ka publikuar shtojc\u00ebn mbi modifikim t\u00eb dokumenteve t\u00eb tenderit. Komisioni gjykon, se Autoriteti Kontraktor duhet t\u00eb anuloj\u00eb procedur\u00ebn e prokurimit, t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb pran\u00eb KPP-s\u00eb kopje t\u00eb DST s\u00eb re (shqip dhe anglisht) me ndryshimet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Po t\u00eb mos ishte fjala p\u00ebr nj\u00eb tender 1.5 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb paguar nga taksat tona do t\u00eb qeshnim me k\u00ebto lloj korrespondencash.<\/p>\n<p>Dhe m\u00eb tej vijohet me vendimin: T\u00eb mos lejoj\u00eb autoritetin kontraktor me vijimin me hapa t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb prokurimit me objekt \u201cBlerje autoambulanca (me sisteme, pajisje dhe aparatura mjek\u00ebsore) p\u00ebr sh\u00ebrbimin e urgjenc\u00ebs mjek\u00ebsore p\u00ebr QKUM.<\/p>\n<p><strong>Hetimet p\u00ebr Besnik Halilin<\/strong><\/p>\n<p>Besnik Halili \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i njohur p\u00ebr publikun pas daljes s\u00eb p\u00ebrgjimeve italiane t\u00eb Ndraghetas, ku thirrej me shkurtimin Niku dhe kishte rolin e nd\u00ebrmjet\u00ebsit p\u00ebr leje nd\u00ebrtimi n\u00eb kryeqytet p\u00ebr kullat e mafias.<\/p>\n<p>Zyrat e Grupit \u201cG.T.S\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb administrohen nga biznesmeni Besnik Halili, i cili zot\u00ebron monopolin e tregtimit t\u00eb oksigjenit t\u00eb l\u00ebngsh\u00ebm dhe kompresuar, i jan\u00eb n\u00ebnshtruar nj\u00eb vale kontrolli nga agjent\u00ebt e Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit dhe SPAK.<\/p>\n<p>Hetimi nr.17 i rregjistruar kryesisht nga SPAK n\u00eb dat\u00ebn 25 janar 2021, brenda kat\u00ebr viteve ka kryer nj\u00eb seri verifikimesh, ku \u00ebsht\u00eb duke u verifikuar n\u00ebse zyrtar\u00eb t\u00eb Ministrive t\u00eb ndryshme n\u00eb bashk\u00ebpunim me punonj\u00ebs t\u00eb kompanis\u00eb \u201cGTS-Gazra Teknike Shqiptare\u201d, kan\u00eb paracaktuar kriteret dhe format e procedurave tenderuese, duke shpallur fituese n\u00eb t\u00eb gjitha rastet kompanin\u00eb e oksigjenit t\u00eb Besnik Halilit.<\/p>\n<p>Hetimi i k\u00ebtij rasti ka nisur pas shkrimeve n\u00eb media lidhur me bisedat e transkriptuara nga Autoritet Italiane t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, nga t\u00eb cilat rezulton se italian\u00ebt e klanit mafioz \u201cNdragheta\u201d, Antonio Gallo, Antonio Speziali dhe Claudio Larusa, flasin p\u00ebr nj\u00eb person shqiptar i njohur prej tyre me emrin \u201cNik\u201d, i cili sipas bisedave, kishte lidhje n\u00eb Bashkin\u00eb Tiran\u00eb dhe mund t\u00eb siguronte leje nd\u00ebrtimi t\u00eb objekteve t\u00eb reja q\u00eb po nd\u00ebrtoheshin n\u00eb q\u00ebndr\u00ebn e Tiran\u00ebs kundrejt rryshfetit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb tek punonj\u00ebsit e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, sipas bisedave, personi i cili njihej me emrin \u201cNiku\u201d kishte marr\u00eb pjes\u00eb dhe ishte shpallur fitues dhe n\u00eb disa tendera t\u00eb kryera nga Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, ku sipas mediave operonte kryesisht n\u00eb fush\u00ebn e furnizimit t\u00eb spitaleve me oksigjen.<\/p>\n<p>Nga verifikimet e b\u00ebra nga SPAK, ka rezultuar se personi i njohur me emrin \u201cNik\u201d \u00ebsht\u00eb Besnik Halili, i cili \u00ebsht\u00eb themeluesi dhe administratori i shoq\u00ebris\u00eb \u201cGTS-Gazra Teknike Shqiptare sh.p.k.\u201d<\/p>\n<p>Halili rezulton t\u00eb ket\u00eb ngritur nj\u00eb zinxhir kompanish si \u201cGTS-Gazra Teknike Shqiptare\u201d, \u201dHydro Energy Sotira\u201d, \u201cIdro Energia Pulita\u201d, \u201cAdr-Trans\u201d, \u201cGreen Tech\u201d, \u201cN3H\u201d, \u201cMesser Albagaz\u201d, \u201cSofigaz\u201d, \u201cSapio Produzione Idrogeno\u201d ku n\u00eb disa prej k\u00ebtyre q\u00ebndron si pronar n\u00eb hije, duke kryer dhjet\u00ebra transaksione t\u00eb dyshimta. P\u00ebrmes k\u00ebtyre kompanive, SPAK dyshon dhe po heton n\u00ebse jan\u00eb l\u00ebshuar fatura fiktive duke sjell\u00eb transaksione bankare p\u00ebr fshehje.<\/p>\n<p>Sipas dosjes hetimore rezulton se nga periudha e vitit 2014 deri n\u00eb vitin 2020, shoq\u00ebria \u201cGTS-Gazra Teknike Shqiptare\u201d q\u00eb administrohet nga Besnik Halili, ka lidhur 223 kontrata, kryesisht n\u00eb furnizimin me gazra teknike mjek\u00ebsore, nd\u00ebr t\u00eb tjera me Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb si dhe me Drejtorit\u00eb e Spitaleve Rajonale.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit t\u00eb k\u00ebtij rasti SPAK, ka k\u00ebrkuar nga Agjensia e Prokurimit Publik, t\u00eb gjitha kontratat q\u00eb jan\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb subjekt.<\/p>\n<p>\u201cGTS-Gazra Teknike Shqiptare\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri e krijuar nga shoq\u00ebria italiane S.O.L s.p.a dhe m\u00eb sakt\u00eb kjo e fundit ka 100 p\u00ebr qind t\u00eb aksioneve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201cGTS-Gazra Teknike Shqiptare\u201d. \u201c\u2026n\u00eb k\u00ebto rrethana shoq\u00ebria \u201cS.O.L\u201d s.p.a funksionon si nj\u00eb shoq\u00ebri guask\u00eb\u2026\u201d-thuhet n\u00eb dosjen e SPAK.<\/p>\n<p>T\u00eb nisur nga dyshimet t\u00eb forta se punonj\u00ebs t\u00eb kompanis\u00eb dhe zyrtar\u00eb shtet\u00ebror\u00eb kan\u00eb paracaktuar n\u00eb tavolin\u00eb tenderat me vlera miliona euro, n\u00eb dat\u00ebn 20 Maj 2024, SPAK dhe BKH kan\u00eb ushtruar kontrolle n\u00eb zyrat e biznesmenit Besnik Halili dhe tek rrethi i punonj\u00ebsve t\u00eb k\u00ebsaj kompanie.<\/p>\n<p>SPAK dhe BKH, kan\u00eb kryer bastisje n\u00eb zyrat e grupit \u201cS.O.L\u201d, duke sekuestruar prej andej kompjuterat, dokumenta dhe aparate telefonike.<\/p>\n<p>Veprimet e SPAK jan\u00eb kryer nga prokurori Sotir Kllapi, i cili ka autorizuar 14 oficer\u00eb t\u00eb BKH-s\u00eb, p\u00ebr ekzekutimin e veprimeve kontrolluese.<\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht kontrollet jan\u00eb kryer tek zyrat e kompanis\u00eb \u201cGTS-Gazra Teknike Shqiptare\u201d, kontroll personal i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb biznesmenit Besnik Halili, t\u00eb cilit i \u00ebsht\u00eb mar\u00eb telefoni dhe sende t\u00eb tjera elektronike.<\/p>\n<p>M\u00eb tej kontrolli \u00ebsht\u00eb kryer dhe tek bashk\u00ebshortja e Besnik Halilit, Luneda Sufali, e cila ka q\u00ebn\u00eb ish-punonj\u00ebse e kompanis\u00eb s\u00eb tij. Sufali aktualisht drejton Sh\u00ebrbimin Social Shtet\u00ebror.<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitin 2015, Sufali dha dor\u00ebheqjen nga posti n\u00eb Ministrin\u00eb e Financave dhe u em\u00ebrua Sekretare e P\u00ebrgjithshme n\u00eb Ministrin\u00eb e Mir\u00ebq\u00ebnies Sociale, e cila n\u00eb at\u00eb koh\u00eb drejtohej nga Blendi Klosi.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, n\u00eb n\u00ebntor 2017, zonja Sufali do t\u00eb em\u00ebrohej Drejtoresh\u00eb e Sh\u00ebrbimit Social Shtet\u00ebror, me firm\u00ebn e Ministres s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Ogerta Manastirliu.<\/p>\n<p>Kontrolle dhe sekuestrime jan\u00eb kryer edhe v\u00ebllai i Besnik Halilit, Ergys Halili, i cili \u00ebsht\u00eb administrator i kompanis\u00eb \u201cNCI\u201d, kjo e fundit ka kryer dhjet\u00ebra transferta t\u00eb shumta parash me shoq\u00ebrit\u00eb e administruara nga Besnik Halili.<\/p>\n<p>Telefonat dhe kompjuterat i jan\u00eb marr\u00eb shtetasit Aldo Mu\u00e7a, administrator i kompanis\u00eb \u201cN3H\u201d, shoq\u00ebri e cila ka transferta t\u00eb shumta bankare me kompanit\u00eb e administruara nga Besnik Halili.<\/p>\n<p>Kontrollit i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar dhe Gerti Idrizi, i cili \u00ebsht\u00eb punonj\u00ebs i \u201cGTS-Gazra Teknike Shqiptare\u201d dhe figuron si p\u00ebrfaq\u00ebsues ligjor n\u00eb QKB tek t\u00eb gjitha shoq\u00ebrit\u00eb e administruara nga Besnik Halili.<\/p>\n<p>Val\u00ebs s\u00eb kontrollit nuk i ka shp\u00ebtuar dhe Alban Zoraqi, Elona Hoxhafi, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb financier\u00ebt kryesor\u00eb dhe njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb kryer veprime t\u00eb transfertave bankare tek t\u00eb gjitha kompanit\u00eb e administruara nga Besnik Halili.<\/p>\n<p>Gjithashtu kontrolle dhe sekuestrime jan\u00eb kryer edhe tek Ardian Strazimiri, administrator i kompanis\u00eb \u201cSofigaz\u201d<\/p>\n<p>BKH-ja ka mar\u00eb telefonin dhe kompjuterin e Ervin Tushes, i cili \u00ebsht\u00eb hartuesi i specifikimeve teknike tek \u00e7do procedur\u00eb prokurimi t\u00eb fituar m\u00eb pas nga GTS-Gazra Teknike Shqiptare\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr em\u00ebr q\u00eb i \u00ebsht\u00eb mar\u00eb telefoni dhe kompjuterat jan\u00eb Migel Zall\u00ebmi, shefi i financ\u00ebs s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201cMesser Albagaz\u201d, e cila n\u00eb shum\u00eb raste \u00ebsht\u00eb fituese e tenderave n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb G.T.S, ku s\u00eb bashku hynin n\u00eb form\u00ebn e Bashkimit t\u00eb Operator\u00ebve Ekonomik\u00eb.<\/p>\n<p>Stojan Angjellari, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e menaxherit teknik t\u00eb kompanis\u00eb \u201cMesser Albagaz\u201d, i \u00ebsht\u00eb mar\u00eb telefoni dhe kompjuteri.<\/p>\n<p>Kontroll i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe Ela Strazimirit, specialistes s\u00eb financ\u00ebs s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201cMesser Albagas\u201d, e cila ka q\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb transaksioneve fiktive t\u00eb b\u00ebra midis shoq\u00ebrive \u201cMesser Albagas\u201d dhe \u201cG.T.S\u201d.<\/p>\n<p><strong>Oligarku Dulaku kap tenderat e makinave<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, vet\u00ebm gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, Dulaku ka marr\u00eb afro 6 milion\u00eb euro tendera p\u00ebrmes kompanis\u00eb ALBANIA MOTOR COMPANY p\u00ebr mjete transporti, makina, goma, bateri etj. Albania Motor Company \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb ka p\u00ebr objekt importimin, eksportimin, transportimin, shitjen, leasing, qiramarrjen apo qiradh\u00ebnien dhe t\u00eb gjitha operacionet e tjera tregtare q\u00eb lidhen me automjetet tregtare dhe industriale, t\u00eb \u00e7do tipi dhe modeli. Ajo zot\u00ebrohet nga dy aksioner\u00eb. Aksioneri i par\u00eb me 50 p\u00ebr qind t\u00eb aksioneve \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebria Iner, e cila zot\u00ebrohet nga v\u00ebllez\u00ebrit Dulaku, nd\u00ebrsa aksioneri i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kompani me baz\u00eb n\u00eb Qipro.<\/p>\n\n<p>Megjithat\u00eb lek\u00ebt nga tenderat e administrat\u00ebs p\u00ebr makina jan\u00eb vet\u00ebm \u201clek\u00eb p\u00ebr kafe\u201d p\u00ebr oligarkun Dulaku, q\u00eb prej 25 vjet\u00ebsh ka kapur pjes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit p\u00ebr nd\u00ebrtime, koncesione dhe licenca.<\/p>\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com<\/strong><br \/>\n<strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/qkum-i-do-ambulancat-me-urgjence-tenderi-1-5-miliard-leke-bllokohet-per-dulakun-dhe-nikun-e-ndraghetes\/\">QKUM i do ambulancat me urgjenc\u00eb, por tenderi 1.5 miliard lek\u00eb bllokohet p\u00ebr Dulakun dhe Nikun e Ndraghet\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nuk ka institucion m\u00eb t\u00eb korruptuar se sa Komisioni i Prokurimit Publik, i cili formalisht varet nga Kuvendi, por zgjidhet me propozim t\u00eb Kryeministrit. K\u00ebt\u00eb nuk e thon\u00eb vet\u00ebm dosjet e SPAK q\u00eb ka marr\u00eb t\u00eb pandehur ish-kreun e k\u00ebtij institucioni, Jonaid Myzyri. Fenomeni pranohet edhe nga Rama, q\u00eb ka prezantuar ministren q\u00eb do t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-43372","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43372","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=43372"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43372\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=43372"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=43372"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=43372"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}