{"id":43298,"date":"2025-09-29T07:48:16","date_gmt":"2025-09-29T07:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/29\/erion-veliaj-i-drejtohet-gjykates-kushtetuese-shkarkimi-si-kryebashkiak-eshte-paligjshem\/"},"modified":"2025-09-29T07:48:16","modified_gmt":"2025-09-29T07:48:16","slug":"erion-veliaj-i-drejtohet-gjykates-kushtetuese-shkarkimi-si-kryebashkiak-eshte-paligjshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/29\/erion-veliaj-i-drejtohet-gjykates-kushtetuese-shkarkimi-si-kryebashkiak-eshte-paligjshem\/","title":{"rendered":"Erion Veliaj i drejtohet Gjykat\u00ebs Kushtetuese: Shkarkimi si kryebashkiak \u00ebsht\u00eb  paligjsh\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p>Erion Veliaj ka kund\u00ebrshtuar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese vendimin p\u00ebr shkarkimin e tij nga posti i kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai argumenton se nj\u00eb kryetar bashkie nuk mund t\u00eb shkarkohet pa nj\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb provuar dhe se vendimi bie ndesh me Kushtetut\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb ankimin e tij theksohet se Neni\u202f62 i ligjit p\u00ebr qeverisjen vendore nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb Nenin\u202f115 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, por duhet interpretuar gjithmon\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me t\u00eb. Sipas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Veliajt, \u00e7do shkarkim pa nj\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb provuar \u00ebsht\u00eb i paligjsh\u00ebm dhe bie ndesh me parimet kushtetuese.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli Bashkiak i Tiran\u00ebs votoi pro shkarkimit t\u00eb tij jav\u00ebn q\u00eb lam\u00eb pas urdhrit t\u00eb Kryeministrit Edi Rama, n\u00eb asamblen\u00eb e Partis\u00eb Socialiste, ku u b\u00eb publike edhe emri i Ogerta Mamastriliut si kandidate p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pasuesja e Veliajt.<\/p>\n<p>Rama u shpreh se shkak p\u00ebr shkarkimin e Veliajt u b\u00eb mosparaqitja n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se tre muaj. N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e dor\u00ebzuar n\u00eb Kushtetuese, Veliaj sqaron se mungesa nuk ishte me vullnetin e tij, por pasoj\u00eb e nj\u00eb mase sigurie q\u00eb ai synon ta kund\u00ebrshtoj\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha shkall\u00ebt e gjyq\u00ebsorit.<\/p>\n<p>Mbi Veliajn r\u00ebndojn\u00eb 13 akuza p\u00ebr 5 vepra t\u00eb r\u00ebnda penale. Ai u arrestua m\u00eb 10 shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebrkesa e plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb nenin 115 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, Kryetari i Bashkis\u00eb mund t\u00eb shkarkohet p\u00ebr shkelje t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb Kushtetut\u00ebs ose t\u00eb ligjeve dhe mund t\u00eb ankohet n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese brenda 15 dit\u00ebve, ankim i cili pezullon efektet e vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave. <em>(shih vendimet nr. 15, dat\u00eb 08.06.2009; nr.22, dat\u00eb 07.10.2008; nr.39, dat\u00eb 29.12.2005 t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese) <\/em>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtij parashikimi kushtetues, p\u00ebrmes parashikimeve t\u00eb ligjit nr.139\/2015 \u201cP\u00ebr vet\u00ebqeverisjen vendore\u201d, legjislatori ka vler\u00ebsuar t\u00eb specifikoj\u00eb dy raste t\u00eb asaj q\u00eb do t\u00eb konsiderohet shkelje e r\u00ebnd\u00eb e Kushtetut\u00ebs dhe ligjeve, p\u00ebrmes parashikimeve t\u00eb g\u00ebrm\u00ebs \u201cb\u201d dhe \u201cc\u201d t\u00eb nenit 62 t\u00eb k\u00ebtij ligjit, n\u00ebse Kryetari i Bashkis\u00eb: d\u00ebnohet p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb vepre penale, me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, nga gjykata; nuk paraqitet n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 3-mujore t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb. Vet\u00eb legjislatori, ka p\u00ebrcaktuar se ky ligj, ka dal\u00eb edhe n\u00eb baz\u00eb dhe p\u00ebr zbatim t\u00eb nenit 115 t\u00eb Kushtetut\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, shkarkimi i kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb \u00ebsht\u00eb brenda juridiksionit kushtetues. Interpretimi pajtues \u00ebsht\u00eb i mundur kur nj\u00eb ligj apo dispozit\u00eb ligjore mund t\u00eb interpretohet n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, nj\u00ebra nga t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb n\u00eb pajtim me Kushtetut\u00ebn. Kjo metod\u00eb k\u00ebrkon <strong>efektet kushtetuese<\/strong> t\u00eb rezultateve t\u00eb ndryshme dhe <strong>p\u00ebrzgjedh rezultatin q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb pajtim me vlerat kushtetuese<\/strong>, duke marr\u00eb parasysh k\u00ebtu t\u00eb drejtat themelore t\u00eb individ\u00ebve. <em>(Vendimi nr. 29, dat\u00eb 31.05.2010 i Gjykat\u00ebs Kushtetuese) <\/em>Interpretimi pajtues \u00ebsht\u00eb i mundur kur nj\u00eb ligj apo dispozit\u00eb ligjore mund t\u00eb interpretohet n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, nj\u00ebra nga t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb n\u00eb pajtim me Kushtetut\u00ebn.<em> (Vendim nr. 5 dat\u00eb 16.02.2012) <\/em>Prandaj, <strong>asnj\u00eb interpretim tjet\u00ebr i dispozitave nuk \u00ebsht\u00eb i lejuesh\u00ebm<\/strong> nga pik\u00ebpamja kushtetuese dhe se mbrojtja e t\u00eb drejtave dhe parimeve kushtetuese t\u00eb lartp\u00ebrmendura nuk mund t\u00eb arrihet n\u00eb rast se k\u00ebtyre dispozitave t\u00eb kund\u00ebrshtuara do t`u jepet nj\u00eb kuptim tjet\u00ebr. <em>(Vendimi nr. 54 dat\u00eb 09.07.2024 i Gjykat\u00ebs Kushtetuese)<\/em><br \/>\nLigjb\u00ebr\u00ebsi, me nenin 62 t\u00eb ligjit nr. 139\/2015, nuk ka synuar t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb kategori t\u00eb re shkarkimi t\u00eb pavarur nga Kushtetuta, por vet\u00ebm t\u00eb specifikoj\u00eb disa rastet konkrete q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb \u201cshkelje t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb Kushtetut\u00ebs ose t\u00eb ligjeve\u201d, sipas nenit 115 t\u00eb Kushtetut\u00ebs. Kjo kuptohet qart\u00eb nga m\u00ebnyra si \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar dispozita: g\u00ebrmat \u201cb\u201d dhe \u201cc\u201d nuk dalin jasht\u00eb logjik\u00ebs kushtetuese, por <strong>sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr ta zb\u00ebrthyer dhe konkretizuar nocionin e \u201cshkeljes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb\u201d<\/strong>. P\u00ebr shembull, d\u00ebnimi penal me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb (g\u00ebrma \u201cb\u201d) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb form\u00eb tipike e shkeljes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb ligjit\/kushtetut\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb funksionar si Kryetari i Bashkis\u00eb; nd\u00ebrsa mosparaqitja n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr tre muaj (g\u00ebrma \u201cc\u201d) p\u00ebrb\u00ebn shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00ebse kryetari i bashkis\u00eb, pa pasur ndonj\u00eb shkak objektiv, ka zgjedhur me vullnet t\u00eb lir\u00eb t\u00eb mos ushtroj\u00eb funksionin e tij. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, kur mungesa \u00ebsht\u00eb rezultat i nj\u00eb pamund\u00ebsie objektive ose rrethana t\u00eb jasht\u00ebzakonshme q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pamundur ushtrimin e funksionit, ajo nuk mund t\u00eb konsiderohet \u201cshkelje e r\u00ebnd\u00eb\u201d, sepse ligji do t\u00eb zgjerohej p\u00ebrtej kuadrit kushtetues t\u00eb nenit 115.<br \/>\nN\u00ebse do t\u00eb pranohej e kund\u00ebrta, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb kishim t\u00eb b\u00ebnim me nj\u00eb norm\u00eb ligjore antikushtetuese, pasi ligjv\u00ebn\u00ebsi do t\u00eb kishte shtuar nj\u00eb shkak t\u00eb ri p\u00ebr shkarkimin e Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb, ndon\u00ebse kushtetut\u00ebb\u00ebr\u00ebsi, me q\u00ebllim garantimin maksimal t\u00eb autonomis\u00eb vendore, <strong>e ka p\u00ebrcaktuar shprehimisht dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kufizuar n\u00eb Kushtetut\u00eb shkakun e shkarkimit t\u00eb Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb dhe nuk ka dh\u00ebn\u00eb autorizim p\u00ebr zgjerimin me ligj t\u00eb shkaqeve t\u00eb shkarkimit<\/strong>. Vet\u00eb jurisprudenca e k\u00ebsaj Gjykate i ka konsideruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn, duke i shfuqizuar, parashikimet ligjore t\u00eb dala n\u00eb tejkalim e pa autorizim t\u00eb parashikimeve kushtetuese.<br \/>\nShpesh, Kushtetuta q\u00ebllimisht l\u00eb hap\u00ebsira rregullimi nga ligjv\u00ebn\u00ebsi i zakonsh\u00ebm, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos pengoj\u00eb marrjen e nismave politike, ekonomike, sociale e kulturore nga partit\u00eb politike ose qeveria. Por, Kushtetuta, p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj mund t\u00eb parashikoj\u00eb holl\u00ebsisht dhe shprehimisht rastet p\u00ebr t\u00eb cilat nuk mund t\u2019i l\u00ebr\u00eb hap\u00ebsira rregullimi ligjv\u00ebn\u00ebsit t\u00eb zakonsh\u00ebm. Gjykata Kushtetuese ka theksuar se \u201c<strong><em>p\u00ebr<\/em> <em>\u00e7do<\/em> <em>rast,<\/em> <em>kur<\/em> <em>rregullimi<\/em> <em>kushtetues<\/em> <em>parashikohet<\/em> <em>shprehimisht<\/em> <em>prej<\/em> <em>saj,<\/em> <em>ai<\/em> <em>detyrimisht<\/em> <em>do<\/em> <em>t\u00eb<\/em> <em>zbatohet<\/em> <em>drejtp\u00ebrdrejt\u00eb.<\/em> <\/strong><em>P\u00ebrmbajtja<\/em> <em>e<\/em> <em>dispozit\u00ebs<\/em> <em>kushtetuese<\/em> <strong><em>nuk<\/em> <em>mund<\/em> <em>t\u00eb<\/em> <em>m\u00ebnjanohet<\/em> <em>ose<\/em> <em>t\u00eb<\/em> <em>tejkalohet<\/em> <em>duke<\/em> <em>u<\/em> <em>dh\u00ebn\u00eb<\/em> <em>p\u00ebrpar\u00ebsi<\/em> <em>akteve<\/em> <em>juridike<\/em> <em>q\u00eb<\/em> <em>dalin<\/em> <em>n\u00eb<\/em> <em>baz\u00eb<\/em> <em>dhe<\/em> <em>p\u00ebr<\/em> <em>zbatim<\/em> <em>t\u00eb<\/em> <em>Kushtetut\u00ebs<\/em><\/strong><em>\u201d.<\/em> Ky detyrim rrjedh nga p\u00ebrmbajtja e nenit 4\/3 t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim i konsoliduar i Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera analoge, n\u00eb t\u00eb cilat ka theksuar se <em>\u201c<strong>at\u00eb<\/strong><\/em><strong> <em>q\u00eb<\/em> <em>nuk<\/em> <em>ka<\/em> <em>dashur<\/em> <em>ta<\/em> <em>b\u00ebj\u00eb<\/em> <em>Kushtetuta<\/em> <em>nuk<\/em> <em>mund<\/em> <em>ta<\/em> <em>b\u00ebj\u00eb<\/em> <\/strong> <em>Prandaj<\/em> <em>nuk<\/em> <em>mund<\/em> <em>t\u00eb<\/em> <em>pranohet<\/em> <em>se<\/em> <em>ajo<\/em> <em>ka<\/em> <em>ometuar<\/em> <em>pa<\/em> <em>p\u00ebrmendur<\/em> <em>raste<\/em> <em>t\u00eb<\/em> <em>tilla\u201d<\/em>. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak, n\u00ebse do t\u00eb pretendohej se ligji ka parashikuar nj\u00eb shkak t\u00eb ri shkarkimi, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb prekej, parimi i shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, i shprehur me p\u00ebrpar\u00ebsin\u00eb e normave t\u00eb Kushtetut\u00ebs n\u00eb raport me normat e tjera ligjore.<br \/>\nNeni 115 i Kushtetut\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb norm\u00eb <strong>me karakter kufizues<\/strong> p\u00ebr kompetenc\u00ebn e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave: ky i fundit mund t\u00eb shkarkoj\u00eb kryetarin e bashkis\u00eb vet\u00ebm kur ekziston nj\u00eb \u201cshkelje e r\u00ebnd\u00eb e Kushtetut\u00ebs ose e ligjeve\u201d. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb garanci q\u00eb Kushtetuta i jep mandatit t\u00eb zgjedhur vendor, p\u00ebr ta mbrojtur nga nd\u00ebrhyrjet arbitrare t\u00eb pushtetit qendror. N\u00ebse do t\u00eb lejohej q\u00eb ligjv\u00ebn\u00ebsi t\u00eb shtonte shkaqe t\u00eb tjera shkarkimi, p\u00ebrtej atyre q\u00eb rrjedhin nga ky nen, funksioni mbrojt\u00ebs i nenit 115 do t\u00eb shkat\u00ebrrohej, duke e reduktuar n\u00eb nj\u00eb dispozit\u00eb t\u00eb zbraz\u00ebt. N\u00ebse do t\u00eb pranohej e kund\u00ebrta, at\u00ebher\u00eb kryetar\u00ebt e bashkive do t\u00eb ishin t\u00eb pambrojtur ndaj nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb nj\u00ebanshme t\u00eb pushtetit qendror, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Kushtetuta ka synuar t\u00eb garantoj\u00eb pik\u00ebrisht t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn: q\u00eb mandati i tyre t\u00eb cenohet vet\u00ebm n\u00eb raste t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, kur provohet se ka pasur nj\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb rendit kushtetues ose ligjor. Ky \u00ebsht\u00eb i vetmi interpretim q\u00eb ruan koherenc\u00ebn e hierarkis\u00eb s\u00eb normave, sigurin\u00eb juridike dhe t\u00eb drejt\u00ebn e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u2019u qeverisur nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesi q\u00eb kan\u00eb zgjedhur. N\u00ebse neni 62, g\u00ebrma \u201cc\u201d e ligjit nr. 139\/2015 do t\u00eb kuptohej si nj\u00eb shkak i ri shkarkimi, i pavarur nga Kushtetuta, at\u00ebher\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me jurisprudenc\u00ebn kushtetuese t\u00eb deritanishme, do t\u00eb duhej t\u00eb pranonim se kryetar\u00ebt e bashkive <strong>nuk g\u00ebzojn\u00eb m\u00eb mbrojtje kushtetuese n\u00eb procesin e shkarkimit t\u00eb tyre<\/strong>. Kjo do t\u00eb sillte nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb statusit t\u00eb tyre nga organe t\u00eb zgjedhura demokratikisht e t\u00eb mbrojtura kushtetueshm\u00ebrisht, n\u00eb funksionar\u00eb t\u00eb zakonsh\u00ebm administrativ\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb shkarkohen mbi baz\u00eb t\u00eb kritereve t\u00eb paautorizuara nga Kushtetuta e t\u00eb vendosura nj\u00ebanshm\u00ebrisht nga ligjv\u00ebn\u00ebsi. Ky rezultat do t\u00eb p\u00ebrmbyste parimin e <strong>autonomis\u00eb vendore<\/strong> t\u00eb sanksionuar n\u00eb Kushtetut\u00eb dhe n\u00eb Kart\u00ebn Evropiane t\u00eb Autonomis\u00eb Vendore.<br \/>\nDuke qen\u00eb se Kushtetuta ka p\u00ebrcaktuar vet\u00eb shkaqet p\u00ebr t\u00eb cilat mund t\u00eb shkarkohet kryetari i bashkis\u00eb, dhe nuk ka autorizuar ligjv\u00ebn\u00ebsin t\u00eb shtoj\u00eb arsye t\u00eb tjera shkarkimi, \u00e7do rast i nd\u00ebrprerjes s\u00eb mandatit t\u00eb tij mbetet i lidhur drejtp\u00ebrdrejt me nenin 115 t\u00eb Kushtetut\u00ebs. Kjo norm\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar si nj\u00eb garanci e posa\u00e7me kushtetuese, q\u00eb jo vet\u00ebm kufizon kompetenc\u00ebn e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, por edhe ngre nj\u00eb barrier\u00eb ndaj \u00e7do tentative p\u00ebr t\u00eb relativizuar mandatin e zgjedhur vendor n\u00ebp\u00ebrmjet nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb ligjv\u00ebn\u00ebsit. Prandaj, \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb lexuar nenin 62 t\u00eb ligjit nr. 139\/2015 si krijim i nj\u00eb kategorie t\u00eb re shkarkimi jasht\u00eb kuadrit kushtetues, do t\u00eb ishte n\u00eb vetvete nj\u00eb interpretim q\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebhet, sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb interpretim antikushtetues, q\u00eb bie ndesh me parimin e supremacis\u00eb s\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe me funksionin mbrojt\u00ebs q\u00eb ajo i njeh mandatit t\u00eb zgjedhur vendor.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb, Gjykata Kushtetuese \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb kompetente p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar k\u00ebrkesat q\u00eb synojn\u00eb shfuqizimin e vendimeve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave p\u00ebr shkarkimin e kryetar\u00ebve t\u00eb bashkive. T\u00eb pranohej e kund\u00ebrta do t\u00eb thoshte se p\u00ebrmes nj\u00eb akti ligjor ose n\u00ebnligjor mund t\u00eb arrihet zhveshja e Gjykat\u00ebs Kushtetuese nga kompetencat q\u00eb vet\u00eb Kushtetuta i ka dh\u00ebn\u00eb, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrmbyste hierarkin\u00eb e burimeve t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe do t\u00eb hapte rrug\u00ebn p\u00ebr instrumentalizimin e ligjit si mjet p\u00ebr t\u00eb anashkaluar kontrollin kushtetues. N\u00eb thelb, nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoren instrumente t\u00eb cilat, p\u00ebrdorin interpretime antikushtetuese t\u00eb dispozitave ligjore, duke pretenduar ekzistenc\u00ebn e shkaqeve t\u00eb reja t\u00eb shkarkimit, p\u00ebrtej atyre kushtetuese, me synimin e arritjes s\u00eb nj\u00eb rezultati q\u00eb Kushtetuta nuk e ka parashikuar. Nj\u00eb qasje e till\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se e papranueshme n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, do t\u00eb rr\u00ebnonte vet\u00eb funksionin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese si garantuese e rendit kushtetues dhe e parimeve kushtetuese, si p.sh. ndarja e pushteteve.<br \/>\nBazuar n\u00eb nenin 115\/2 t\u00eb Kushtetut\u00ebs organi i shkarkuar mund t\u00eb ankohet brenda 15 dit\u00ebve n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese \u00ebsht\u00eb shprehur se si dat\u00eb e fillimit t\u00eb afatit t\u00eb ankimit ndaj aktit individual, q\u00eb cenon t\u00eb drejtat e personit, do t\u00eb konsiderohet data e marrjes dijeni nga personi p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e aktit, pavar\u00ebsisht formave t\u00eb tjera t\u00eb publikimit <em>(vendimi nr.37, dat\u00eb 25.07.2013 i Gjykat\u00ebs Kushtetuese)<\/em>. N\u00ebse k\u00ebrkuesi pretendon se nuk ka marr\u00eb dijeni m\u00eb par\u00eb p\u00ebr vendimin e shkarkimit, si rrjedhim, si dat\u00eb e marrjes dijeni do t\u00eb llogaritet data 17.05.2016 e botimit t\u00eb vendimit t\u00eb shkarkimit n\u00eb Fletoren Zyrtare. <em>(vendimi nr.67, dat\u00eb 11.11.2016 i Gjykat\u00ebs Kushtetuese) <\/em>Si\u00e7 do t\u00eb argumentohet gjer\u00ebsisht n\u00eb vijim, k\u00ebrkuesi\u00a0 \u00ebsht\u00eb c\u00ebnuar n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb t\u00eb drejtash kushtetuese si pasoj\u00eb e vendimit objekt gjykimi dhe ka ngritur pretendime q\u00eb lidhen me procedur\u00ebn dhe kriteret e shkarkimit t\u00eb tij nga detyra, si rrjedhoj\u00eb, brenda afatit 15 ditor, legjitimohet edhe<em> ratione temporis <\/em>n\u00eb paraqitjen e k\u00ebsaj k\u00ebrkese p\u00ebrpara Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<br \/>\nAutonomia vendore cenohet n\u00eb thelb kur pushteti qendror nd\u00ebrpret nj\u00eb mandat t\u00eb zgjedhur pa u mb\u00ebshtetur n\u00eb nj\u00eb shkak t\u00eb parashikuar nga Kushtetuta dhe ligji i dal\u00eb n\u00eb zbatim t\u00eb tij. Neni 115 i Kushtetut\u00ebs e lejon shkarkimin vet\u00ebm p\u00ebr \u201cshkelje t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb Kushtetut\u00ebs ose t\u00eb ligjeve\u201d, nd\u00ebrsa neni 62 i ligjit p\u00ebr vet\u00ebqeverisjen vendore, i interpretuar n\u00eb pajtim me nenin 115 t\u00eb Kushtetut\u00ebs n\u00eb baz\u00eb dhe p\u00ebr zbatim t\u00eb s\u00eb cilit ka dal\u00eb, e konkretizon k\u00ebt\u00eb standard, p\u00ebrfshir\u00eb edhe rastin e munges\u00ebs 3-mujore, pa shkaqe objektive. N\u00eb rastin ton\u00eb, mungesa rrjedh nga nj\u00eb pamund\u00ebsi objektive (paraburgimi), pra nuk bie n\u00eb hipotez\u00ebn e nenit 62, g\u00ebrma \u201cc\u201d. Duke e trajtuar k\u00ebt\u00eb munges\u00eb objektive, si \u201cshkak shkarkimi\u201d, K\u00ebshilli i Ministrave ka aplikuar nj\u00eb kriter t\u00eb ri, q\u00eb s\u2019gjendet n\u00eb asnj\u00eb dispozit\u00eb juridike. Ky devijim e shnd\u00ebrron garancin\u00eb e nenit 115 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, nga filt\u00ebr i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm ligjshm\u00ebrie n\u00eb nj\u00eb mjet diskrecioni politik, duke c\u00ebnuar parimin e autonomis\u00eb vendore.<br \/>\nInterpretimi i zgjeruar i nenit 62, g\u00ebrma \u201cc\u201d p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe munges\u00ebn me shkaqe objektive anashkalon interpretimin kushtetues t\u00eb norm\u00ebs, duke relativizuar mandatin e zgjedhur dhe garancit\u00eb kushtetuese t\u00eb tij. N\u00eb planin p\u00ebrfaq\u00ebsues, p\u00ebrdorimi i nj\u00eb kriteri t\u00eb pa\u00adparashikuar z\u00ebvend\u00ebson vullnetin elektoral lokal me vullnet administrativ qendror, pa baz\u00eb juridike. N\u00eb realitet, <strong>vet\u00eb ligji nr. 139\/2015, e parashikon se ka dal\u00eb n\u00eb baz\u00eb dhe p\u00ebr zbatim t\u00eb nenit 115 t\u00eb Kushtetut\u00ebs<\/strong>. Pra, <strong>ligji nuk ka asnj\u00eb ekzistenc\u00eb t\u00eb pavarur dhe nuk mund t\u00eb kuptohet jasht\u00eb korniz\u00ebs kushtetuese q\u00eb e ka gjeneruar<\/strong>. Duke e p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb nen sikur t\u00eb ishte nj\u00eb baz\u00eb autonome p\u00ebr t\u00eb legjitimuar shkarkimin, sipas k\u00ebtij vendimi t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, n\u00eb vend q\u00eb Kushtetuta t\u00eb autorizoj\u00eb ligjin, \u00ebsht\u00eb ligji ai q\u00eb ka z\u00ebvend\u00ebsuar Kushtetut\u00ebn. Ky invers \u00ebsht\u00eb shkelja m\u00eb e qart\u00eb e hierarkis\u00eb s\u00eb burimeve t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, sepse n\u00ebnkupton se nj\u00eb norm\u00eb e rangut t\u00eb ul\u00ebt po p\u00ebrcakton dhe z\u00ebvend\u00ebson fush\u00ebn e norm\u00ebs m\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<br \/>\nN\u00ebse kjo qasje do t\u00eb pranohej, <strong>do t\u00eb krijohej nj\u00eb precedent i rreziksh\u00ebm: \u00e7do dispozit\u00eb ligjore e ardhur m\u00eb pas, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb zbatohej n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn, mund t\u00eb p\u00ebrdorej si baz\u00eb p\u00ebr t\u00eb anashkaluar ose relativizuar dispozitat kushtetuese<\/strong>. Kjo do t\u00eb zhdukte funksionin e Kushtetut\u00ebs si akt suprem, duke e shnd\u00ebrruar at\u00eb n\u00eb nj\u00eb dokument deklarativ pa fuqi reale kufizuese mbi pushtetet. Nj\u00eb situat\u00eb e till\u00eb do t\u00eb rr\u00ebnonte jo vet\u00ebm parimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, por edhe garancit\u00eb e vet\u00ebqeverisjes vendore, sepse mandati i zgjedhur nuk do t\u00eb ishte m\u00eb i mbrojtur nga Kushtetuta, por i varur nga interpretimet e rastit t\u00eb nj\u00eb ligji t\u00eb zakonsh\u00ebm ose t\u00eb nj\u00eb akti t\u00eb ekzekutivit. N\u00eb jurisprudenc\u00ebn kushtetuese \u00ebsht\u00eb theksuar se <em>parimi i shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs i detyron t\u00eb gjitha organet e pushtetit publik q\u00eb t\u2019i ushtrojn\u00eb kompetencat e tyre vet\u00ebm n\u00eb kuad\u00ebr dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb normave kushtetuese<\/em>.<a href=\"https:\/\/gijotina.com\/erion-veliaj-i-drejtohet-gjykates-kushtetuese-shkarkimi-si-kryebashkiak-eshte-paligjshem\/#_ftn1\">[1]<\/a><br \/>\n<strong>K\u00ebshilli i Ministrave, n\u00eb krye t\u00eb vendimit t\u00eb shkarkimit, ka cituar si baz\u00eb ligjore vet\u00ebm nenin 100 t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe nenin 62 t\u00eb ligjit p\u00ebr vet\u00ebqeverisjen vendore, sikur k\u00ebto dispozita t\u00eb ishin t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar kompetenc\u00ebn e tij. Me k\u00ebt\u00eb qasje, do t\u00eb pretendoj\u00eb para k\u00ebsaj Gjykate se akti nuk ka dal\u00eb mbi baz\u00ebn e nenit 115 t\u00eb Kushtetut\u00ebs. Por nj\u00eb pretendim i till\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht i pabaz\u00eb. Kushtetuta, si akti m\u00eb i lart\u00eb i rendit juridik, ka p\u00ebrcaktuar shprehimisht se n\u00eb cilat raste mund t\u00eb shkarkohet Kryetari i Bashkis\u00eb. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb autorizimi kushtetues, ligjv\u00ebn\u00ebsi nuk mund t\u00eb shtoj\u00eb vet\u00eb raste t\u00eb tjera shkarkimi q\u00eb nuk p\u00ebrfshihen n\u00eb k\u00ebt\u00eb parashikim dhe q\u00eb Kushtetuta nuk i ka autorizuar q\u00eb ligjv\u00ebn\u00ebsi ti b\u00ebj\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, edhe n\u00ebse i referohemi nenit 62 t\u00eb ligjit p\u00ebr vet\u00ebqeverisjen vendore, ky i fundit parashikon vet\u00eb se \u00ebsht\u00eb nxjerr\u00eb \u201cn\u00eb baz\u00eb dhe p\u00ebr zbatim t\u00eb nenit 115 t\u00eb Kushtetut\u00ebs\u201d, pra nuk mund t\u00eb kuptohet dhe as t\u00eb zbatohet i shk\u00ebputur nga neni 115, q\u00eb \u00ebsht\u00eb burimi i vet\u00ebm kushtetues i kompetenc\u00ebs p\u00ebr shkarkimin e nj\u00eb organi vendor t\u00eb zgjedhur.<\/strong><br \/>\nNeni 62 i ligjit p\u00ebr vet\u00ebqeverisjen vendore nuk mund t\u00eb kuptohet e aq m\u00eb pak t\u00eb p\u00ebrdoret si nj\u00eb baz\u00eb e pavarur, sikur t\u00eb krijonte vet\u00eb kompetenc\u00eb shkarkimi. \u00c7do interpretim i tij duhet domosdoshm\u00ebrisht t\u00eb kaloj\u00eb p\u00ebrmes nenit 115, sepse \u00ebsht\u00eb ky nen q\u00eb i jep kuptim, kufij dhe kushtetutshm\u00ebri dispozit\u00ebs ligjore. T\u00eb p\u00ebrdor\u00ebsh vet\u00ebm nenin 62 si baz\u00eb p\u00ebr shkarkimin, pa e lidhur at\u00eb drejtp\u00ebrdrejt me kriterin e \u201cshkeljes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb\u201d t\u00eb Kushtetut\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shmangie formale nga garancia kushtetuese, duke e trajtuar ligjin e zakonsh\u00ebm si burim t\u00eb pavarur kompetence p\u00ebr di\u00e7ka q\u00eb Kushtetuta e ka parashikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite dhe e ka lidhur me kushte t\u00eb qarta. \u00cbsht\u00eb e pamundur t\u00eb justifikohet nj\u00eb akt shkarkimi t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 62, sepse ky nen nuk mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb mbi Kushtetut\u00ebn, por duhet t\u00eb lexohet n\u00eb p\u00ebrputhje me t\u00eb.<br \/>\nMungesa e Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb pamund\u00ebsie objektive t\u00eb shkaktuar nga paraburgimi nuk p\u00ebrmbush kriterin kushtetues t\u00eb \u201cshkeljes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb\u201d. Neni 62, interpretuar s\u00eb bashku me nenin 115 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, e parashikon munges\u00ebn si shkak shkarkimi vet\u00ebm kur \u00ebsht\u00eb i pajustifikuar, pra kur buron nga vullneti i personit, sepse vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast mungesa mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb \u201cshkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb\u201c, jo kur mungesa \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shkaqe objektive, t\u00eb pavarura nga vullneti i funksionarit. N\u00eb rastin e Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, mungesa ishte rezultat i nj\u00eb mase sigurie, pra nj\u00eb pamund\u00ebsi objektive, dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, vijim\u00ebsia e funksionit u sigurua p\u00ebrmes zbatimit t\u00eb nenit 64 i t\u00eb nj\u00ebjtit ligj, p\u00ebrmes em\u00ebrimit prej Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb t\u00eb n\u00ebnkryetares s\u00eb bashkis\u00eb q\u00eb do t\u00eb ushtronte kompetencat e kryetarit. Pra, n\u00eb themel nuk kishte asnj\u00eb \u201cshkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb\u201d, \u00e7ka e b\u00ebn aktin jo vet\u00ebm t\u00eb pabazuar n\u00eb kushtetut\u00eb, por edhe t\u00eb pamb\u00ebshtetur materialisht n\u00eb rrethanat konkrete.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb drit\u00eb, p\u00ebrmendja e nenit 100 dhe nenit 62, duke l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb nenin 115, nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb harres\u00eb formale: \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb justifikuar nj\u00eb kompetenc\u00eb q\u00eb nuk ekziston, duke kaluar nga nj\u00eb norm\u00eb e p\u00ebrgjithshme dhe nj\u00eb norm\u00eb zbatimi, pa kaluar nga porta e vetme kushtetuese q\u00eb e autorizon nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb till\u00eb ekstreme. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkelje e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e hierarkis\u00eb s\u00eb burimeve t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe nj\u00eb d\u00ebshmi e qart\u00eb se vendimi \u00ebsht\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb tejkalim t\u00eb kompetenc\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga Kushtetuta. N\u00eb rastin konkret, k\u00ebrkuesi nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me nj\u00eb munges\u00eb t\u00eb till\u00eb t\u00eb zgjedhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vullnetshme prej tij, por me nj\u00eb gjendje objektive t\u00eb imponuar prej nj\u00eb mase sigurimi personale, t\u00eb vendosur nga gjykata. Paraburgimi, si nj\u00eb mas\u00eb e p\u00ebrkohshme e procedur\u00ebs penale, nuk \u00ebsht\u00eb prov\u00eb faji, nuk \u00ebsht\u00eb sanksion dhe nuk \u00ebsht\u00eb tregues i nj\u00eb q\u00ebndrimi t\u00eb pakujdessh\u00ebm apo t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb funksionarit publik. P\u00ebrkundrazi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb e jashtme, e pavarur nga vullneti i tij, e cila e pengoi t\u00eb ushtroj\u00eb personalisht funksionet, por q\u00eb nuk e b\u00ebri detyr\u00ebn bosh: n\u00eb p\u00ebrputhje me nenin 64, g\u00ebrma \u201ce\u201d t\u00eb ligjit nr. 139\/2015, ai kishte caktuar n\u00ebnkryetarin e bashkis\u00eb p\u00ebr t\u00eb ushtruar kompetencat e tij, duke garantuar k\u00ebshtu vijim\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebrbimit publik dhe mosl\u00ebnien e institucionit n\u00eb vakum. Pra, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt praktik, nuk u krijua ajo pasoj\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe institucionin q\u00eb ligji ka dashur t\u00eb parandaloj\u00eb kur ka sanksionuar munges\u00ebn tre-mujore. Duke e trajtuar k\u00ebt\u00eb pamund\u00ebsi objektive sikur t\u00eb ishte munges\u00eb e vullnetshme, K\u00ebshilli i Ministrave e ka zgjeruar fush\u00ebn e nenit 62 p\u00ebrtej asaj q\u00eb Kushtetuta lejon.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/gijotina.com\/erion-veliaj-i-drejtohet-gjykates-kushtetuese-shkarkimi-si-kryebashkiak-eshte-paligjshem\/#_ftnref1\">[1]<\/a> \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Vendimet nr. 60, dat\u00eb 16.09.2016; nr. 25, dat\u00eb 28.04.2014; nr. 23, dat\u00eb 08.06.2011 t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/erion-veliaj-i-drejtohet-gjykates-kushtetuese-shkarkimi-si-kryebashkiak-eshte-paligjshem\/\">Erion Veliaj i drejtohet Gjykat\u00ebs Kushtetuese: Shkarkimi si kryebashkiak \u00ebsht\u00eb  paligjsh\u00ebm<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Erion Veliaj ka kund\u00ebrshtuar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese vendimin p\u00ebr shkarkimin e tij nga posti i kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs. Ai argumenton se nj\u00eb kryetar bashkie nuk mund t\u00eb shkarkohet pa nj\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb provuar dhe se vendimi bie ndesh me Kushtetut\u00ebn. N\u00eb ankimin e tij theksohet se Neni\u202f62 i ligjit p\u00ebr qeverisjen vendore nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-43298","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43298","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=43298"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43298\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=43298"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=43298"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=43298"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}