{"id":43289,"date":"2025-09-29T06:48:26","date_gmt":"2025-09-29T06:48:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/29\/dokumente-te-reja-te-dosjes-hetimore-te-mehmet-shehut-se-bashku-me-provat-shkencore-mbeshtesin-versionin-e-vrasjes-se-tij-pasi-deshmia-e-rralle-nga-shba-ja-e-profesorit\/"},"modified":"2025-09-29T06:48:26","modified_gmt":"2025-09-29T06:48:26","slug":"dokumente-te-reja-te-dosjes-hetimore-te-mehmet-shehut-se-bashku-me-provat-shkencore-mbeshtesin-versionin-e-vrasjes-se-tij-pasi-deshmia-e-rralle-nga-shba-ja-e-profesorit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/29\/dokumente-te-reja-te-dosjes-hetimore-te-mehmet-shehut-se-bashku-me-provat-shkencore-mbeshtesin-versionin-e-vrasjes-se-tij-pasi-deshmia-e-rralle-nga-shba-ja-e-profesorit\/","title":{"rendered":"\u201cDokumente t\u00eb reja t\u00eb dosjes hetimore t\u00eb Mehmet Shehut, s\u00eb bashku me provat shkencore, mb\u00ebshtesin versionin e vrasjes s\u00eb tij, pasi\u2026\u201d\/ D\u00ebshmia e rrall\u00eb nga SHBA-ja, e profesorit t\u00eb famsh\u00ebm t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb ligjore"},"content":{"rendered":"<p>Nga Prof. Dr. Bardhyl \u00c7ipi<\/p>\n<p>Disa vite m\u00eb par\u00eb, p\u00ebrgatita dhe botova nj\u00eb studim mbi argumentet mjeko-ligjore dhe kriminalistike, q\u00eb mb\u00ebshtesnin versionin se vdekja e Mehmet Shehut ka qen\u00eb vrasje. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, kjo ngjarje ka b\u00ebr\u00eb buj\u00eb, jo vet\u00ebm se Mehmet Shehu ka qen\u00eb figura e dyt\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e regjimit komunist, por edhe t\u00eb faktit t\u00eb shum\u00eb dyshimeve q\u00eb kan\u00eb dale, p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e vdekjes s\u00eb tij. K\u00ebto kan\u00eb ndikuar q\u00eb ajo t\u00eb analizohet me holl\u00ebsi n\u00ebp\u00ebrmjet botimeve t\u00eb artikujve t\u00eb panum\u00ebrt, librave t\u00eb shumta studimore q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb dalin edhe n\u00eb koh\u00ebn e tanishme.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb njohura t\u00eb k\u00ebsaj ngjarjeje, diktatori Enver Hoxha dhe nj\u00eb dit\u00eb para vdekjes s\u00eb Mehmet Shehut, n\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb Byros\u00eb Politike, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb saj e kritikuan ashp\u00ebr at\u00eb, duke e detyruar at\u00eb, sipas versionit zyrtar, t\u00eb vrasi veten. Ky eliminim v\u00ebrtetonte edhe nj\u00ebher\u00eb nj\u00eb prej shfaqjeve m\u00eb negative t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij diktatori.<\/p>\n<p>Studiuesi Donald Harvey, \u00ebsht\u00eb shprehur p\u00ebr diktator\u00ebt se; \u201cata kontrollonin jet\u00ebn e njer\u00ebzve t\u00eb tjer\u00eb, n\u00ebse ata duhet t\u00eb jetonin apo t\u00eb vdisnin. Ata kishin fuqin\u00eb e kontrollit\u201d! Edhe diktatori komunist shqiptar, Enver Hoxha, gjat\u00eb sundimit t\u00eb tij mbi 40 vje\u04abar, p\u00ebrve\u04ab t\u00eb tjerave, eliminoi n\u00ebp\u00ebrmjet vrasjeve, vet\u00ebvrasjeve dhe m\u00ebnyrave t\u00eb tjera mashtruese nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb opinion t\u00eb njohur, \u201cg\u00ebnjeshtrat dhe mashtrimet q\u00eb diktator\u00ebt p\u00ebrdornin p\u00ebr t\u00eb mbuluar krimet e tyre kan\u00eb pasur nj\u00eb efekt t\u00eb madh d\u00ebmtues t\u00eb rrjet\u00ebs morale t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb; prandaj, investigimi dhe shpallja e tyre jan\u00eb t\u00eb domosdoshme p\u00ebr sh\u00ebrimin e k\u00ebsaj shoq\u00ebrie\u201d.<\/p>\n<p>Ka qen\u00eb kjo nj\u00eb nga arsyet kryesore q\u00eb m\u00eb shtyu ta kryej k\u00ebt\u00eb studim t\u00eb publikuar para disa viteve n\u00eb shtypin dhe median e vendit ton\u00eb, t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe n\u00eb librin tim; \u201cProvat shkencore t\u00eb vdekjeve mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse\u201d, t\u00eb botuar n\u00eb vitin 2023.<\/p>\n<p>Nga sa kam arritur t\u00eb m\u00ebsoj, ai \u00ebsht\u00eb mir\u00ebpritur dhe lexuar nga nj\u00eb num\u00ebr i madh personash, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi kan\u00eb shprehur rreth tij opinione pozitive. Por mjaft prej tyre, si\u04ab m\u00eb kan\u00eb pohuar edhe vet\u00eb, duke mos pasur njohuri t\u00eb mjaftueshme mjek\u00ebsore dhe juridike, nuk kan\u00eb arritur t\u00eb kuptojn\u00eb plot\u00ebsisht disa nga aspektet mjekoligjore dhe kriminalistike t\u00eb k\u00ebsaj ngjarjeje t\u00eb hidhur, pavar\u00ebsisht se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb u p\u00ebrpoqa q\u00eb ta paraqes at\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sa m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb kuptueshme, p\u00ebr njer\u00ebzit e zakonsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto rrethana, si dhe t\u00eb faktit q\u00eb vitin e fundit n\u00eb portalin Memorie.al, jan\u00eb publikuar nga gazetari dhe studiuesi Dashnor Kalo\u00e7i, mjaft dokumente t\u00eb reja arkivore t\u00eb vdekjes s\u00eb Mehmet Shehut, (n\u00eb periudh\u00ebn; dhjetor 2024-janar 2025, afro 34 numra rresht), po e analizoj p\u00ebrs\u00ebri at\u00eb.<\/p>\n<p>Materiali i hetuesis\u00eb s\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme t\u00eb Tiran\u00ebs, mbi konkluzionet e studimit t\u00eb vendit t\u00eb ngjarjes dhe ekzaminimeve mbi vdekjen e Mehmet Shehut, \u00ebsht\u00eb firmosur nga shefi i Hetuesis\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs \u2013 Ko\u04abo Josifi, shefi i sh\u00ebrbimit Mjeko-ligjor \u2013 Bashkim \u00c7uberi dhe eksperti kriminalist Estref Myftari, nd\u00ebrsa ai pushimit t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje, m\u00eb dat\u00eb 29 dhjetor 1981, \u00ebsht\u00eb firmosur nga Ko\u04abo Josifi.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto dokumente, sh\u00ebnohet se vdekja e Mehmet Shehut \u00ebsht\u00eb rezultat i vet\u00ebvrasjes me qitje me arm\u00eb zjarri, e v\u00ebrtetuar nga k\u00ebqyrja e vendit t\u00eb ngjarjes, ekzaminimi i kufom\u00ebs, ekzaminimi balistik i pistolet\u00ebs, predh\u00ebs dhe g\u00ebzhoj\u00ebs t\u00eb gjetur n\u00eb vendin e ngjarjes, ekzaminimi daktiloskopik i shenj\u00ebs s\u00eb gishtit t\u00eb gjetur n\u00eb pistolet\u00eb, eksperimentit hetimor dhe pyetjes s\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve.<\/p>\n<p>Sipas vendimit p\u00ebr pushimin e \u00e7\u00ebshtjes; \u201carmiku Mehmet Shehu n\u00eb momentin e vet\u00ebvrasjes ka qen\u00eb i shtrir\u00eb n\u00eb krevat me shpatullat t\u00eb mb\u00ebshtetura n\u00eb jast\u00ebk. Qitjen e ka b\u00ebr\u00eb me drejtim nga p\u00ebrpara prapa, nga sip\u00ebr posht\u00eb dhe leht\u00ebsisht, nga e djathta n\u00eb t\u00eb majt\u00eb. Qitja \u00ebsht\u00eb kryer me pistolet\u00ebn q\u00eb disponohej nga vet\u00eb Mehmet Shehu.<\/p>\n<p>Gishti tregues i dor\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb, i gjetur n\u00eb momentin e k\u00ebqyrjes m\u00eb i mbledhur se t\u00eb tjer\u00ebt, prania e gjurm\u00ebve t\u00eb veprimit t\u00eb cop\u00ebrave t\u00eb barutit n\u00eb thoin e gishtit t\u00eb madh t\u00eb k\u00ebsaj dore dhe n\u00eb l\u00ebkur\u00ebn 2-3 mm. larg tij, si dhe prania n\u00eb an\u00ebn e djatht\u00eb t\u00eb djepit luajt\u00ebs t\u00eb k\u00ebsaj pistolete, e nj\u00eb gjurme gishti t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb gishtit t\u00eb t\u00eb madh t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb majt\u00eb t\u00eb Mehmet Shehut, provojn\u00eb se ky armik ka mbushur pistolet\u00ebn me dor\u00ebn e majt\u00eb, nd\u00ebrsa me dor\u00ebn e djatht\u00eb ka b\u00ebr\u00eb qitjen dhe vet\u00ebvrasjen e tij\u201d!<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb shikim t\u00eb par\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre dy dokumenteve, edhe p\u00ebr nj\u00eb njeri t\u00eb zakonsh\u00ebm, jo specialist (jurist apo ekspert), bie n\u00eb sy q\u00eb kjo ngjarje \u00ebsht\u00eb prezantuar dhe duket si e kopsitur n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb logjike, e mb\u00ebshtetur n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e shumta mjeko-ligjore dhe kriminalistike, ku shpjegohet madje edhe m\u00ebnyra sesi viktima ka kryer aktin e vet\u00ebvrasjes.<\/p>\n<p>Kjo m\u00ebnyr\u00eb paraqitje mendoj se ka qen\u00eb e politizuar, sepse \u00ebsht\u00eb shkelur parimi i paanshm\u00ebris\u00eb, kjo thjesht\u00eb p\u00ebr faktin q\u00eb p\u00ebr viktim\u00ebn shkruhet; \u201carmiku Mehmet Shehu\u201d, apo p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn sesi ai ka kryer vet\u00ebvrasjen, \u00ebsht\u00eb shkruar se; \u201c\u2026ky armik ka mbushur pistolet\u00ebn me dor\u00ebn e majt\u00eb dhe \u2026.\u201d! \u0204sht\u00eb e palejueshme, q\u00eb emri i nj\u00eb viktime, q\u00eb jepet n\u00eb dokumentet juridike, t\u00eb jet\u00eb i shoq\u00ebruar me epitete diskriminuese.<\/p>\n<p>Pjes\u00ebtar\u00ebt e hetimit dhe ekspertimit t\u00eb k\u00ebtij rasti, duket se kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb detyruar q\u00eb me \u04abdo kusht ta paraqisnin at\u00eb vet\u00ebvrasje. Kjo aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb u ndalua kryerja e autopsis\u00eb s\u00eb viktim\u00ebs, kryerja e t\u00eb cil\u00ebs ka qen\u00eb e domosdoshme p\u00ebr nj\u00eb vdekje t\u00eb till\u00eb, jo t\u00eb zakont\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn. Pra ka pasur nj\u00eb presion nga lart p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu p.sh.; ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Prof. Dr. Llambi Zi\u04abishti, q\u00eb ishte nj\u00ebkoh\u00ebsisht mjek kirurg, pas k\u00ebqyrjes s\u00eb kufom\u00ebs s\u00eb viktim\u00ebs, deklaroi publikisht disa here se kjo vdekje \u00ebsht\u00eb vrasje, q\u00eb mesa duket ky pohim duhet t\u00eb ket\u00eb ndikuar n\u00eb arrestimin dhe d\u00ebnimin me vdekje t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, kisha pak vite q\u00eb kisha filluar t\u00eb punoja si mjek ligjor n\u00eb Byron\u00eb apo Sh\u00ebrbimin Qendror Mjeko-ligjor q\u00eb sot quhet Instituti i Mjek\u00ebsis\u00eb Ligjore (IML). Shef i tij ka qen\u00eb Doc. Bashkim \u00c7uberi.<\/p>\n<p>Me sa mbaj mend, dit\u00ebt e para pas vdekjes s\u00eb Mehmet Shehut, kisha v\u00ebn\u00eb re nj\u00eb lloj ndjenj\u00eb shqet\u00ebsimi t\u00eb tij. Kur e kujtoj at\u00eb sot, mendoj se kjo mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb edhe p\u00ebr shkak t\u00eb dyshimeve q\u00eb ai mund t\u00eb ket\u00eb pasur p\u00ebr vdekjen e Mehmet Shehut dhe detyrimit apo presionit p\u00ebr ta paraqitur at\u00eb si vet\u00ebvrasje.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb k\u00ebqyrjet dhe ekzaminimet e ekspert\u00ebve, q\u00eb ndodhen n\u00eb dosjen hetimore t\u00eb k\u00ebtij rasti, ata gjithsesi kan\u00eb l\u00ebn\u00eb shum\u00eb gjurm\u00eb q\u00eb nuk p\u00ebrkojn\u00eb me variantin zyrtar t\u00eb vet\u00ebvrasjes, p\u00ebr t\u00eb cilat mendoj se ka ardhur koha q\u00eb ato t\u00eb shqyrtohen holl\u00ebsisht. M\u00eb konkretisht:<\/p>\n<p>1 \u2013 E dh\u00ebna e par\u00eb q\u00eb e ve n\u00eb pik\u00ebpyetje vet\u00ebvrasjen ka qen\u00eb drejtimi i qitjes: nga p\u00ebrpara prapa dhe nga sip\u00ebr posht\u00eb, q\u00eb ekspert\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb trupin e viktim\u00ebs. Kjo sepse nj\u00eb drejtim i till\u00eb, \u00ebsht\u00eb tipik n\u00eb vrasjet. Nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb vet\u00ebvrasje drejtimi i qitjes, ai duhet t\u00eb ishte nga p\u00ebrpara prapa dhe nga posht\u00eb sip\u00ebr, apo horizontal.<\/p>\n<p>2 \u2013 Nj\u00eb mosp\u00ebrputhje tjet\u00ebr ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me pozicionin shtrir\u00eb me shpatulla t\u00eb mb\u00ebshtetura n\u00eb jast\u00ebk, pozicion ky, n\u00eb t\u00eb cilin sipas dokumenteve t\u00eb hetuesis\u00eb, Mehmet Shehu ka kryer qitjen vet\u00ebvras\u00ebse. Ky konstatim \u00ebsht\u00eb krejt n\u00eb kund\u00ebrshtim me faktin, q\u00eb predha vdekjeprur\u00ebse \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb pjes\u00ebn e sip\u00ebrme t\u00eb krevatit, ku q\u00ebndronte viktima.<\/p>\n<p>Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, n\u00eb pozicioni shtrir\u00eb n\u00eb shpin\u00eb t\u00eb viktim\u00ebs, predha pas qitjes, duhej t\u00eb kishte shkuar posht\u00eb, drejt pjes\u00ebs s\u00eb mesme t\u00eb krevatit, sipas drejtimit nga p\u00ebrpara prapa dhe sip\u00ebr posht\u00eb (sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb k\u00ebqyrjes s\u00eb kufom\u00ebs). Por ajo u gjet lart, pran\u00eb kreut t\u00eb krevatit.<\/p>\n<p>Kjo mosp\u00ebrputhje tregon qart\u00eb se n\u00eb qitjen vdekjeprur\u00ebse, viktima nuk duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb n\u00eb pozicion shtrir\u00eb, por e ngritur ose ndenjur. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb d\u00ebshmon edhe prania e p\u00ebrhapur e gjakut n\u00eb trajt\u00eb njollash, n\u00eb pjes\u00ebn e poshtme t\u00eb teshave, posht\u00eb vrimave t\u00eb predh\u00ebs, q\u00eb duket qart\u00eb n\u00eb foton p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb dosjen e hetuesis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, me t\u00eb dh\u00ebnat e disponuara, vendi ku u gjet predha, k\u00ebndi i qitjes n\u00eb baz\u00eb t\u00eb drejtimit t\u00eb pjerr\u00ebt t\u00eb kalimit t\u00eb predh\u00ebs n\u00eb trup, nga sip\u00ebr posht\u00eb, lart\u00ebsit\u00eb e vrimave t\u00eb hyrjes dhe daljes n\u00eb trupin e viktim\u00ebs, duhej t\u00eb ishte kryer patjet\u00ebr nj\u00eb eksperiment hetimor n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, p\u00ebr rind\u00ebrtimin e plot\u00eb t\u00eb ngjarjes<\/p>\n<p>Nj\u00eb eksperiment i till\u00eb, si\u04ab \u00ebsht\u00eb vepruar gjithmon\u00eb n\u00eb raste t\u00eb tjera t\u00eb ngjarjeve t\u00eb ngjashme me arm\u00eb zjarri, do t\u00eb ishte shum\u00eb i dobish\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrcaktim sa m\u00eb t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb pozicionit t\u00eb viktim\u00ebs kur \u00ebsht\u00eb q\u00eblluar dhe rrjedhimisht t\u00eb zbulimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha element\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj ngjarjeje.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt u lejua vet\u00ebm nj\u00eb eksperiment p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar n\u00ebse duhej t\u00eb ishte d\u00ebgjuar ose jo krisma e arm\u00ebs nga njer\u00ebzit q\u00eb flinin n\u00eb dhomat e tjera t\u00eb banes\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb n\u00eb dobi t\u00eb hetimit nuk do kishte ndonj\u00eb vler\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. P\u00ebrve\u04ab k\u00ebtyre ka dhe shum\u00eb elemente t\u00eb tjera kontradiktore, apo t\u00eb pav\u00ebrtetura q\u00eb e v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim vet\u00ebvrasjen.<\/p>\n<p>Ja disa prej tyre:<\/p>\n<p>1 \u2013 N\u00eb dy dokumentet p\u00ebrfundimtare t\u00eb dosjes hetimore t\u00eb k\u00ebtij rasti, shkruhet se; \u201cviktima e ka kryer vet\u00ebvrasjen me dor\u00ebn e djatht\u00eb, pohim ky q\u00eb p\u00ebrforcohet edhe nga p\u00ebrcaktimi se drejtimi i qitjes ka qen\u00eb leht\u00ebsisht nga e djathta n\u00eb t\u00eb majt\u00eb\u201d. Por kjo nuk \u00ebsht\u00eb e sakt\u00eb, sepse ekspert\u00ebt mjeko-ligjor\u00eb n\u00eb p\u00ebrshkrimin q\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb kufom\u00ebs, sipas dosjes hetimore, pozicionin e vrim\u00ebs s\u00eb hyrjes n\u00eb an\u00ebn e majt\u00eb t\u00eb p\u00ebrparme t\u00eb gjoksit, e kan\u00eb p\u00ebrcaktuar m\u00eb majtas vij\u00ebs s\u00eb mesit, n\u00eb krahasim me at\u00eb t\u00eb vrim\u00ebs s\u00eb daljes s\u00eb predh\u00ebs, q\u00eb ndodhej edhe ai n\u00eb an\u00ebn e majt\u00eb t\u00eb shpin\u00ebs, por m\u00eb af\u00ebr vij\u00ebs s\u00eb mesit.<\/p>\n<p>Pra, kjo tregon q\u00eb drejtimi i qitjes n\u00eb trupin e viktim\u00ebs, ka qen\u00eb leht\u00ebsisht nga e majta n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb dhe jo nga e djathta n\u00eb t\u00eb majt\u00eb, si\u04ab shkruhet n\u00eb dokumentet hetimore. Kjo e ve n\u00eb pik\u00ebpyetje versionin zyrtar, q\u00eb viktima ta ket\u00eb mbajtur arm\u00ebn me dor\u00ebn e djatht\u00eb!<\/p>\n<p>2 \u2013 Kryerja e vet\u00ebvrasjes me dor\u00ebn e djatht\u00eb, sipas dosjes hetimore p\u00ebrforcohet edhe nga prania n\u00eb thoin e gishtit t\u00eb madh t\u00eb viktim\u00ebs, t\u00eb gjurm\u00ebve t\u00eb veprimit t\u00eb cop\u00ebrave t\u00eb barutit. Por ky konstatim nuk rezulton q\u00eb t\u00eb jet\u00eb v\u00ebrtetuar, me nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb laboratorike. Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb n\u00eb proces-verbalin e k\u00ebqyrjes s\u00eb vendit t\u00eb ngjarjes, ekspert\u00ebt mjeko-ligjor\u00eb kan\u00eb p\u00ebrshkruar te kufoma vet\u00ebm njolla blu t\u00eb err\u00ebt, q\u00eb nuk fshihen.<\/p>\n<p>Pra ato mund t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb edhe njolla boje shkrimi, sepse nat\u00ebn para se t\u00eb gjendej i vdekur, kryeministri kishte p\u00ebrgatitur me shkrim autokritk\u00ebn q\u00eb do b\u00ebnte t\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb mbledhjen e Byros\u00eb Politike, ku gjat\u00eb shkrimit, duhet t\u00eb ket\u00eb njollosur me boj\u00eb, thoin e gishtit t\u00eb madh t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb.<\/p>\n<p>3 \u2013 E nj\u00ebjta gj\u00eb mund t\u00eb thuhet edhe p\u00ebr gjurm\u00ebn e gishtit n\u00eb pistolet\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn n\u00eb dosjen hetimore shkruhet vet\u00ebm q\u00eb ka qen\u00eb e t\u00eb nj\u00ebjtit lloj, me shenj\u00ebn e gishtit t\u00eb madh t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb majt\u00eb t\u00eb viktim\u00ebs. Me vet\u00ebm kaq pak, vlera provuese e k\u00ebtij krahasimi, \u00ebsht\u00eb krejt e pamjaftueshme, pa u kryer krahasimi i shenjave t\u00eb shumta individuale t\u00eb gjurm\u00ebve papilare, si\u04ab e k\u00ebrkon nj\u00eb ekspertim i mir\u00ebfillt\u00eb daktiloskopik.<\/p>\n<p>Ka edhe shum\u00eb konstatime t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebtij karakteri, t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrshkruar m\u00eb holl\u00ebsisht n\u00eb artikullin e m\u00ebparsh\u00ebm, p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb librin e sip\u00ebrcituar. T\u00eb gjitha k\u00ebto m\u00eb p\u00ebrforcojn\u00eb bindjen, q\u00eb vdekja e Mehmet Shehut ka qen\u00eb vrasje.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara se t\u00eb publikoja artikullin e par\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj ngjarjeje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, un\u00eb u takova me Sk\u00ebnderin, djalin e dyt\u00eb t\u00eb ish-kryeministrit Mehmet Shehu. Kam pasur njohje me t\u00eb q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e rinis\u00eb, n\u00eb fillimin e viteve 1970.<\/p>\n<p>I tregova dhe i dhash\u00eb dor\u00ebshkrimin e artikullit, p\u00ebr vdekjen e t\u00eb atit. Ai e mori at\u00eb p\u00ebr ta par\u00eb me holl\u00ebsi dhe pas disa dit\u00ebve, pasi e kishte konsultuar edhe me Bashkimin, (v\u00ebllain e vog\u00ebl), ma ktheu duke m\u00eb lejuar q\u00eb ta botoj at\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb takimit, un\u00eb e pyeta edhe p\u00ebr letr\u00ebn e lamtumir\u00ebs t\u00eb Mehmet Shehut, t\u00eb shpallur 20 vite pas vdekjes s\u00eb tij, n\u00ebse ai e kishte par\u00eb at\u00eb dhe m\u00eb tha se e kishte lexuar n\u00eb Arkivin e Shtetit, jo origjinalen, por nj\u00eb fotokopje t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Shpesh p\u00ebr artikullin e par\u00eb t\u00eb vdekjes s\u00eb Mehmet Shehut, kam diskutuar me njer\u00ebz t\u00eb ndrysh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb kan\u00eb shprehur opinionet e tyre, ku argumentet q\u00eb kisha dh\u00ebn\u00eb ishin shum\u00eb bind\u00ebse, por q\u00eb sipas tyre, problemi ishte t\u00eb gjendej vras\u00ebsi.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, u kam shpjeguar se mjek\u00ebsia ligjore dhe shkencat e tjera forense, kan\u00eb si detyr\u00eb t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrcaktimin vet\u00ebm form\u00ebn mjeko-ligjore t\u00eb ngjarjes, si\u04ab \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ku ajo \u00ebsht\u00eb shpallur zyrtarisht: vet\u00ebvrasje.<\/p>\n<p>Me analiz\u00ebn q\u00eb i kam b\u00ebr\u00eb materialeve t\u00eb k\u00ebsaj dosje, kam argumentuar dhe kam arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb nj\u00eb vrasje dhe jo vet\u00ebvrasje. Ju kam th\u00ebn\u00eb se detyra p\u00ebr ta ri hetuar p\u00ebrs\u00ebri k\u00ebt\u00eb rast, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb zbulohet autori i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i k\u00ebsaj vrasjeje, u takonte organeve p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Gjithsesi, edhe sikur t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb dosja t\u00eb rihapet, zbulimi vras\u00ebsit (vras\u00ebsve), do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb, por jo i pamundur.<\/p>\n<p>Regjimi komunist b\u00ebri p\u00ebrpjekje t\u00eb shumta p\u00ebr ta fshehur zbulimin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj ngjarjeje, si p.sh.; presionet ndaj atyre q\u00eb kryen hetimet dhe ekspertimet p\u00ebr ta paraqitur me \u04abdo kusht k\u00ebt\u00eb rast si vet\u00ebvrasje, moslejimi i kryerjes s\u00eb autopsis\u00eb, disa varrime dhe zhvarrime t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb kufom\u00ebs s\u00eb Mehmet Shehut, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mos mbetej asnj\u00eb gjurm\u00eb e saj, dalja 20 vite pas vdekjes e nj\u00eb letre lamtumire t\u00eb Mehmet Shehut, q\u00eb nuk figuron n\u00eb asnj\u00eb nga dokumentet p\u00ebrmbyll\u00ebse t\u00eb hetimit t\u00eb k\u00ebsaj \u04ab\u00ebshtjeje dhe shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto i kan\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsuar zbulimin e mekanizmave t\u00eb sakta t\u00eb k\u00ebsaj ngjarjeje dhe autor\u00ebve t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb q\u00eb e kan\u00eb kryer at\u00eb, pavar\u00ebsisht se diktatori dhe rrethi i tij, e kishin vendosur p\u00ebrfundimisht eliminimin e Mehmet Shehut.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye dhe p\u00ebr at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb opinionit publik, q\u00eb ende \u00ebsht\u00eb i paqart\u00eb p\u00ebr ngjarjen e bujshme q\u00eb ka ndodhur n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb 17 dhjetor 1981, po e risjell edhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje, me shpjegime sa m\u00eb t\u00eb thjeshta dhe m\u00eb t\u00eb kuptueshme.\/ Memorie.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/dokumente-te-reja-te-dosjes-hetimore-te-mehmet-shehut-se-bashku-me-provat-shkencore-mbeshtesin-versionin-e-vrasjes-se-tij-pasi-deshmia-e-rralle-nga-shba-ja-e-profesorit\/\">\u201cDokumente t\u00eb reja t\u00eb dosjes hetimore t\u00eb Mehmet Shehut, s\u00eb bashku me provat shkencore, mb\u00ebshtesin versionin e vrasjes s\u00eb tij, pasi\u2026\u201d\/ D\u00ebshmia e rrall\u00eb nga SHBA-ja, e profesorit t\u00eb famsh\u00ebm t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb ligjore<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Prof. Dr. Bardhyl \u00c7ipi Disa vite m\u00eb par\u00eb, p\u00ebrgatita dhe botova nj\u00eb studim mbi argumentet mjeko-ligjore dhe kriminalistike, q\u00eb mb\u00ebshtesnin versionin se vdekja e Mehmet Shehut ka qen\u00eb vrasje. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, kjo ngjarje ka b\u00ebr\u00eb buj\u00eb, jo vet\u00ebm se Mehmet Shehu ka qen\u00eb figura e dyt\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e regjimit komunist, por [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-43289","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43289","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=43289"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43289\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=43289"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=43289"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=43289"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}