{"id":43249,"date":"2025-09-28T16:53:50","date_gmt":"2025-09-28T16:53:50","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/28\/analiza-ne-dw-lufta-ne-ukraine-ekonomia-ruse-po-lekundet\/"},"modified":"2025-09-28T16:53:50","modified_gmt":"2025-09-28T16:53:50","slug":"analiza-ne-dw-lufta-ne-ukraine-ekonomia-ruse-po-lekundet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/28\/analiza-ne-dw-lufta-ne-ukraine-ekonomia-ruse-po-lekundet\/","title":{"rendered":"Analiza n\u00eb DW\/ Lufta n\u00eb Ukrain\u00eb, ekonomia ruse po l\u00ebkundet"},"content":{"rendered":"<p><span>Presidenti rus Vladimir Putin dhe politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsit n\u00eb Kremlin po e ndiejn\u00eb fort presionin e luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb. P\u00ebr t\u00eb frenuar deficitin buxhetor n\u00eb rritje, Moska planifikon t\u00eb rris\u00eb taksat dhe t\u00eb ul\u00eb shpenzimet. Projektbuxheti p\u00ebr vitin 2026 \u00ebsht\u00eb planifikuar t\u00eb paraqitet n\u00eb parlament t\u00eb h\u00ebn\u00ebn (29.09). M\u00eb pas priten vet\u00ebm ndryshime t\u00eb vogla, pasi Putini do t\u00eb ket\u00eb miratuar pikat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme deri at\u00ebher\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb kund\u00ebrshtim me premtimin e m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb Putinit p\u00ebr t\u00eb mos rritur taksat para vitit 2030, qeveria s\u00eb fundmi tha, se do ta rriste taks\u00ebn mbi vler\u00ebn e shtuar nga 20 n\u00eb 22 p\u00ebrqind.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Cilat jan\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat aktuale nga ekonomia ruse?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>R\u00ebnia e t\u00eb ardhurave nga eksporti i naft\u00ebs po ushtron presion mbi buxhetin. Priten gjithashtu shkurtime n\u00eb shpenzimet q\u00eb nuk lidhen me mbrojtjen, p\u00ebrfshir\u00eb shpenzimet sociale.<\/span><\/p>\n<p><span>Deficiti buxhetor i Rusis\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb af\u00ebrsisht 4.2 trilion\u00eb rubla (42.7 miliard\u00eb euro). Kjo p\u00ebrfaq\u00ebson af\u00ebrsisht 1.9 p\u00ebrqind t\u00eb prodhimit t\u00eb brendsh\u00ebm bruto, PBB, gati kat\u00ebr her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se objektivi fillestar prej 0.5 p\u00ebrqind p\u00ebr vitin 2025. Ministria e Financave pret q\u00eb deficiti t\u00eb rritet n\u00eb 5.7 trilion\u00eb rubla deri n\u00eb fund t\u00eb vitit.<\/span><\/p>\n<p><span>Elina Ribakova, nj\u00eb eksperte p\u00ebr ekonomin\u00eb ruse n\u00eb Shkoll\u00ebn e Ekonomis\u00eb s\u00eb Kievit, pret q\u00eb Moska, si n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn t\u00eb vazhdoj\u00eb me shpenzime t\u00eb larta ushtarake duke shkurtuar shpenzimet diku tjet\u00ebr. \u201cPasojat jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta si n\u00eb vitin 2014\u201d, tha ajo p\u00ebr DW. \u201cShkurtime po b\u00ebhen kudo, nd\u00ebrsa shpenzimet ushtarake po rriten. Arsimi, kujdesi sh\u00ebndet\u00ebsor, shpenzimet sociale dhe mbrojtja e mjedisit jan\u00eb fushat ku po b\u00ebhen shkurtime.\u201d<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Sulmet ukrainase me dron\u00eb po japin efekt<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Ekonomia e Rusis\u00eb ka qen\u00eb n\u00ebn alarm prej disa koh\u00ebsh. Nj\u00eb fakt q\u00eb nuk ka kaluar pa u v\u00ebn\u00eb re nga Presidenti i SHBA-s\u00eb Donald Trump. M\u00eb 24 shtator, ai postoi n\u00eb rrjetin e tij social Truth Social mesazhin: \u201cPutini dhe Rusia jan\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb thella ekonomike dhe \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb Ukraina t\u00eb veproj\u00eb.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span>Donald Trump p\u00ebrmendi gjithashtu kriz\u00ebn e vazhdueshme energjetike n\u00eb Rusi. Sulmet e suksesshme me dron\u00eb t\u00eb Ukrain\u00ebs ndaj infrastruktur\u00ebs energjetike ruse, si\u00e7 jan\u00eb rafinerit\u00eb dhe terminalet e eksportit, kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb mungesa t\u00eb karburanteve t\u00eb ndryshme, rritje t\u00eb \u00e7mimeve dhe koh\u00eb t\u00eb gjata pritjeje.<\/span><\/p>\n<p><span>Arsye tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb r\u00ebnia e t\u00eb ardhurave nga eksportet e naft\u00ebs dhe gazit. \u00c7mimet e larta t\u00eb naft\u00ebs dhe bler\u00ebsit e rinj n\u00eb Kin\u00eb dhe Indi i rrit\u00ebn t\u00eb ardhurat n\u00eb vitin 2022. T\u00eb ardhurat mbet\u00ebn t\u00eb larta n\u00eb vitin 2023, pavar\u00ebsisht sanksioneve per\u00ebndimore dhe var\u00ebsis\u00eb n\u00eb r\u00ebnie t\u00eb BE-s\u00eb nga energjia ruse.<\/span><\/p>\n<p><span>Por aktualisht r\u00ebnia e \u00e7mimeve t\u00eb naft\u00ebs, nj\u00eb rub\u00ebl e fort\u00eb, sulmet ndaj rafinerive dhe ndikimi i sanksioneve po ushtrojn\u00eb presion mbi burimin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb Kremlinit. T\u00eb ardhurat shtet\u00ebrore nga gazi dhe nafta pritet t\u00eb jen\u00eb 23 p\u00ebr qind m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb shtator sesa n\u00eb vitin e kaluar, duke e err\u00ebsuar k\u00ebshtu parashikimin ekonomik.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>\u201cNgadal\u00ebsim i kontrolluar\u201d?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>N\u00eb korrik, PBB n\u00eb Rusi u rrit me vet\u00ebm 0.4 p\u00ebrqind n\u00eb krahasim me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, duke treguar nj\u00eb ngadal\u00ebsim t\u00eb klim\u00ebs ekonomike. Parashikimet zyrtare parashikojn\u00eb nj\u00eb rritje prej nj\u00eb p\u00ebrqind k\u00ebt\u00eb vit, shum\u00eb m\u00eb posht\u00eb parashikimit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm prej 2.5 p\u00ebrqind. Vitin e kaluar, inflacioni i lart\u00eb tregoi mbinxehje t\u00eb ekonomis\u00eb, e cila ishte nxitur nga rritjet masive n\u00eb buxhetin e mbrojtjes.<\/span><\/p>\n<p><span>Q\u00eb nga viti 2021, shpenzimet p\u00ebr mbrojtjen jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebrfishuar. N\u00eb qershor 2025, ato arrit\u00ebn n\u00eb af\u00ebrsisht 16 trilion\u00eb rubla. Zyrtarisht, qeveria po e quan k\u00ebt\u00eb nj\u00eb \u201cngadal\u00ebsim t\u00eb kontrolluar\u201d, sipas Chris Weafer, analist financash n\u00eb kompanin\u00eb \u201cMacro Advisory\u201d n\u00eb Mosk\u00eb. Banka qendrore rriti normat e interesit p\u00ebr t\u00eb frenuar inflacionin dhe p\u00ebr t\u00eb ulur \u00e7mimet n\u00eb rritje t\u00eb konsumit. Nj\u00eb strategji q\u00eb ka qen\u00eb kryesisht e suksesshme.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Shkurtime buxhetore<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Shpenzimet buxhetore jan\u00eb \u201cn\u00eb nivele mjaft t\u00eb larta\u201d, shpjegon analisti Weafer. N\u00ebse nuk ka shkurtime t\u00eb konsiderueshme n\u00eb vitet e ardhshme \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb shpenzimet ushtarake \u2013 \u201ci gjith\u00eb narrativi, se sa e q\u00ebndrueshme \u00ebsht\u00eb Rusia, sa mir\u00eb po shkon ekonomia, sa pak ndikim ka [lufta] n\u00eb jet\u00ebn e njer\u00ebzve dhe sa mir\u00eb \u00ebsht\u00eb gjith\u00e7ka\u201d \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cKjo do t\u00eb shkat\u00ebrronte ekonomin\u00eb\u201d, thekson Weafer, i cili \u00ebsht\u00eb i bindur se Putini dhe Kremlini po i hapen ides\u00eb s\u00eb p\u00ebrfundimit t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje paqeje s\u00eb shpejti p\u00ebr shkak t\u00eb presionit ekonomik n\u00eb rritje. \u201cPresioni buxhetor dhe nevoja p\u00ebr stabilitet jan\u00eb faktor\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb p\u00ebrforcojn\u00eb ndjesin\u00eb se kjo luft\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb m\u00eb shpejt sesa m\u00eb von\u00eb\u201d, thot\u00eb ai.<\/span><\/p>\n<p><span>Kurse ekspertja Ribakova \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak optimiste. \u201cKur ata e pushtuan Ukrain\u00ebn n\u00eb vitin 2022, ata ishin t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr kostot ekonomike. Ata i mor\u00ebn parasysh ato dhe mor\u00ebn vendimin politik se ato ishin t\u00eb pranueshme\u201d, thot\u00eb ajo.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Sanksione dyt\u00ebsore kund\u00ebr klient\u00ebve rus\u00eb t\u00eb naft\u00ebs<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Duke pasur parasysh v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb ekonomike t\u00eb Rusis\u00eb, presioni mbi BE-n\u00eb dhe SHBA-n\u00eb po rritet p\u00ebr t\u00eb shtr\u00ebnguar edhe m\u00eb tej sanksionet ekzistuese p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb suksesin e negociatave t\u00eb paqes. Trump koh\u00ebt e fundit u b\u00ebri thirrje evropian\u00ebve q\u00eb t\u00eb shtojn\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb ndaluar plot\u00ebsisht blerjen e gazit rus \u2013 kryesisht gazit natyror t\u00eb l\u00ebngsh\u00ebm, ose LNG. Nafta ruse arrin ende n\u00eb Evrop\u00eb, megjith\u00ebse vet\u00ebm n\u00eb form\u00ebn e produkteve t\u00eb rafinuara.<\/span><\/p>\n<p><span>SHBA-t\u00eb po shqyrtojn\u00eb gjithashtu vendosjen e sanksioneve dyt\u00ebsore ndaj vendeve si India dhe Kina, t\u00eb cilat blejn\u00eb sasi t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb naft\u00ebs ruse. Kjo mund t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsoj\u00eb ndjesh\u00ebm gjendjen ekonomike t\u00eb Mosk\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Ribakova beson se \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr t\u00eb rritur presionin mbi Mosk\u00ebn me sanksione t\u00eb m\u00ebtejshme, pasi ekonomia e saj \u00ebsht\u00eb m\u00eb e ndjeshme sesa ka qen\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Megjithat\u00eb, ajo gjithashtu i referohet qeverive n\u00eb Venezuel\u00eb, Koren\u00eb e Veriut dhe Iran, t\u00eb cilat jan\u00eb ende n\u00eb pushtet pavar\u00ebsisht sanksioneve gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe v\u00ebshtir\u00ebsive ekonomike q\u00eb rezultojn\u00eb. Prandaj, vet\u00ebm sanksionet nuk mund ta shp\u00ebtojn\u00eb Ukrain\u00ebn. \u201cSanksionet mund t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e zgjidhjes, por jo e gjith\u00eb zgjidhja\u201d, thot\u00eb Ribakova.<\/span><\/p>\n<p><span>Nga ana tjet\u00ebr, Chris Weafer \u00ebsht\u00eb i bindur se sanksionet dyt\u00ebsore mund ta detyrojn\u00eb shpejt Rusin\u00eb t\u00eb ulet n\u00eb tryez\u00ebn e negociatave. N\u00ebse SHBA-t\u00eb do t\u00eb vendosnin sanksione dyt\u00ebsore ndaj bler\u00ebsve t\u00eb naft\u00ebs ruse, ky do t\u00eb ishte nj\u00eb hap i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. \u201cN\u00ebse t\u00eb ardhurat bien, le t\u00eb themi, me 20 deri n\u00eb 30 p\u00ebrqind t\u00eb tjera, nj\u00eb buxhet i q\u00ebndruesh\u00ebm nuk do t\u00eb ishte m\u00eb i mundur dhe dinamika poQeveria daneze i quan dron\u00ebt n\u00eb aeroporte \u201csulm\u201dlitike e brendshme do t\u00eb ndryshonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb masive.\u201d \/<a href=\"https:\/\/www.dw.com\/sq\/lufta-n%C3%AB-ukrain%C3%AB-ekonomia-ruse-n%C3%ABn-presion\/a-74163800\">DW<\/a><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/09\/28\/analiza-ne-dw-lufta-ne-ukraine-ekonomia-ruse-po-lekundet\/\">Analiza n\u00eb DW\/ Lufta n\u00eb Ukrain\u00eb, ekonomia ruse po l\u00ebkundet<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti rus Vladimir Putin dhe politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsit n\u00eb Kremlin po e ndiejn\u00eb fort presionin e luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb. P\u00ebr t\u00eb frenuar deficitin buxhetor n\u00eb rritje, Moska planifikon t\u00eb rris\u00eb taksat dhe t\u00eb ul\u00eb shpenzimet. Projektbuxheti p\u00ebr vitin 2026 \u00ebsht\u00eb planifikuar t\u00eb paraqitet n\u00eb parlament t\u00eb h\u00ebn\u00ebn (29.09). M\u00eb pas priten vet\u00ebm ndryshime t\u00eb vogla, pasi Putini [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-43249","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43249","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=43249"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43249\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=43249"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=43249"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=43249"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}