{"id":43240,"date":"2025-09-28T16:06:48","date_gmt":"2025-09-28T16:06:48","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/28\/shifrat-me-koncensionet-shqiperia-e-zhytur-ne-korrupsion-thote-dash\/"},"modified":"2025-09-28T16:06:48","modified_gmt":"2025-09-28T16:06:48","slug":"shifrat-me-koncensionet-shqiperia-e-zhytur-ne-korrupsion-thote-dash","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/28\/shifrat-me-koncensionet-shqiperia-e-zhytur-ne-korrupsion-thote-dash\/","title":{"rendered":"Shifrat me kon\u00e7ensionet\/ Shqip\u00ebria e zhytur n\u00eb korrupsion, thot\u00eb DASH"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebse do t\u2019i besonim teoris\u00eb s\u00eb Partneriteteve Publike-Private, Shqip\u00ebria pas vitit 2015 do t\u00eb ishte nj\u00eb vend me sh\u00ebrbime moderne, rrug\u00eb t\u00eb p\u00ebrfunduara dhe spitale t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb lart\u00eb. por realiteti \u00ebsht\u00eb krejt ndryshe. Disa nga sh\u00ebrbimet q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrfitoheshin nga kontratat me privatin thjesht nuk ekzistojn\u00eb, nd\u00ebrsa nga nj\u00eb raportim q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb sot Monitor, gjysma e parave publike t\u00eb derdhura p\u00ebr k\u00ebto kontrata sot jan\u00eb n\u00ebn hetim penal.<\/p>\n<p>Praktikishtm \u00ebsht\u00eb kuptuar 10 vite m\u00eb pas, se kon\u00e7ensionet u shnd\u00ebrruan n\u00eb mekanizma p\u00ebr t\u00eb derdhur miliarda lek\u00eb nga buxheti i shtetit drejt kompanive t\u00eb paracaktuara, pa nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb qart\u00eb kosto\u2013p\u00ebrfitim dhe shpesh pa asnj\u00eb gar\u00eb reale.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb sektorin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, n\u00eb harkun e kat\u00ebr viteve, u dhan\u00eb koncesionet p\u00ebr <strong>sterilizimin<\/strong> e pajisjeve kirurgjikale, p\u00ebr <strong>check-up<\/strong>-in komb\u00ebtar, p\u00ebr sh\u00ebrbimin e <strong>dializ\u00ebs<\/strong> dhe p\u00ebr laborator\u00ebt e analizave, nd\u00ebrsa paralelisht u ngrit skema e famshme e <strong>incenerator\u00ebve<\/strong> me tre projekte t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Elbasan, Fier dhe Tiran\u00eb, t\u00eb cilat sot njihen m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr hetimet e SPAK se sa p\u00ebr menaxhimin e mbetjeve.<\/p>\n<p>N\u00eb infrastruktur\u00eb, historia \u00ebsht\u00eb e ngjashme: mir\u00ebmbajtja e Milot\u2013Morin\u00eb, nd\u00ebrtimi i Rrug\u00ebs s\u00eb Arbrit apo kontrata p\u00ebr segmentin Orikum\u2013Dukat kan\u00eb qen\u00eb shembuj t\u00eb nj\u00eb modeli ku shteti garanton pagesat e rregullta, nd\u00ebrsa risku i projektit mbetet minimal p\u00ebr privatin.<\/p>\n<p>Sipas Ministris\u00eb s\u00eb Financave, nga viti 2017 deri n\u00eb 2024 jan\u00eb paguar 84 miliard\u00eb lek\u00eb (rreth 840 milion\u00eb euro) p\u00ebr 12 kontratat koncesionare kryesore. Shifrat jan\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse: vet\u00ebm Rruga e Arbrit ka marr\u00eb 19.3 miliard\u00eb lek\u00eb, sterilizimi 13 miliard\u00eb, sh\u00ebrbimi i skanimit 12.3 miliard\u00eb dhe inceneratori i Tiran\u00ebs 7.4 miliard\u00eb.<\/p>\n<p>Por pas k\u00ebtyre pagesave q\u00eb n\u00eb let\u00ebr duken si shifra t\u00eb zakonshme t\u00eb buxhetit publik, fshihet nj\u00eb realitet trondit\u00ebs: nga k\u00ebto 12 kontrata, <strong>6 kan\u00eb pasur telashe me drejt\u00ebsin\u00eb<\/strong>, duke p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb<strong> tre incenerator\u00ebt, sterilizimin, check-up-in dhe laborator\u00ebt<\/strong>. Vet\u00ebm k\u00ebto gjasht\u00eb kontrata kan\u00eb marr\u00eb nga buxheti rreth 39 miliard\u00eb lek\u00eb, af\u00ebrsisht 400 milion\u00eb euro, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb gati 46% t\u00eb totalit t\u00eb derdhur p\u00ebr koncesione n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, pothuaj gjysma e parave q\u00eb shqiptar\u00ebt kan\u00eb paguar p\u00ebrmes taksave p\u00ebr koncesione publike rezulton e dyshuar si pjes\u00eb e aferave korruptive.<\/p>\n<h4><strong>Hetimet e SPAK dhe skemat e korrupsionit \u201ct\u00eb ligjsh\u00ebm\u201d<\/strong><\/h4>\n<p>Edi Rama duke dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij p\u00ebr komisionin hetimor p\u00ebr inceneratoret<\/p>\n<p>N\u00eb dosjet hetimore pasqyrohen me detaje mekanizmat e nj\u00eb korrupsioni t\u00eb sofistikuar q\u00eb u realizua p\u00ebrmes kontratash t\u00eb n\u00ebnshkruara zyrtarisht dhe me vendime qeverie. Skema e i<strong>ncenerator\u00ebve<\/strong> \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhja, me nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme kontratash mbi 430 milion\u00eb euro, ku akuzat flasin p\u00ebr kompani fiktive, pagesa p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb pakryera dhe p\u00ebrfitime p\u00ebr nj\u00eb rreth t\u00eb ngusht\u00eb zyrtar\u00ebsh dhe biznesmen\u00ebsh. Skema p\u00ebrfshiu disa zyrtar\u00eb t\u00eb PS, nd\u00ebrsa implikimi arrin deri te kryeministri Rama q\u00eb ka firmosur personalisht procedurat e incenerator\u00ebve.<\/p>\n<p>Ilir Beqaj, ish-minist\u00ebr i Shendet\u00ebsis\u00eb pas nj\u00eb seance pyetjesh n\u00eb SPAK<\/p>\n<p>Po aq problematik \u00ebsht\u00eb edhe koncesioni i<strong> sterilizimit,<\/strong> me nj\u00eb kosto mbi 100 milion\u00eb euro, ku jan\u00eb arrestuar ish-zyrtar\u00eb dhe biznesmen\u00eb t\u00eb lidhur me pushtetin p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre dhe abuzime me procedurat e prokurimit, q\u00eb arrinin deri tek ish-ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Ilir Beqja, n\u00eb bashk\u00ebpunim me ish.zv-ministrin Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj.<\/p>\n<p>P\u00ebrfituesja e koncensionit t\u00eb check-up, Vilma Nushi n\u00eb SPAK<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, <strong>check-up<\/strong>-i komb\u00ebtar, me nj\u00eb fatur\u00eb prej rreth 120 milion\u00eb eurosh, \u00ebsht\u00eb shembulli klasik i nj\u00eb sh\u00ebrbimi t\u00eb paguar por jo t\u00eb kryer n\u00eb realitet, ku analiza q\u00eb nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb kurr\u00eb jan\u00eb raportuar si t\u00eb kryera dhe faturuar p\u00ebr t\u2019u shlyer nga buxheti i shtetit. Koncesioni i l<strong>aborator\u00ebve<\/strong>, m\u00eb i vonshmi n\u00eb radh\u00eb, ka ndjekur t\u00eb nj\u00ebjtin model me procedura t\u00eb dyshuara t\u00eb manipuluara dhe tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e hetimeve. Vet\u00eb Ministria e Financave ka pranuar se kontratat e tilla nuk jan\u00eb monitoruar dhe kontrolluar si\u00e7 duhet, duke l\u00ebn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr abuzime masive.<\/p>\n<p>N\u00eb thelb, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr korrupsion jo p\u00ebrmes rryshfeteve apo tenderave t\u00eb vogla, por p\u00ebrmes kontratave t\u00eb miratuara zyrtarisht, t\u00eb mb\u00ebshtetura nga ligje dhe vendime qeverie, ku mekanizmat e shtetit garantojne fluksin e parave publike drejt nj\u00eb grushti kompanish t\u00eb lidhura politikisht.<strong> Nj\u00eb korrupsion \u201ci ligjsh\u00ebm\u201d,<\/strong> q\u00eb i kaloi t\u00eb gjitha filtrat formal\u00eb, por q\u00eb sot ekspozohet si nj\u00eb mekaniz\u00ebm p\u00ebr kapjen sistematike t\u00eb fondeve t\u00eb taksapaguesve.<\/p>\n<h4><strong>Raporti i DASH: diagnoza e klim\u00ebs s\u00eb biznesit<\/strong><\/h4>\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, raporti i Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit p\u00ebr klim\u00ebn e biznesit n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr vitin 2025 ting\u00ebllon si nj\u00eb aktakuz\u00eb politike se sa si nj\u00eb analiz\u00eb e zakonshme ekonomike. Dokumenti e p\u00ebrshkruan Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb vend ku korrupsioni i p\u00ebrhapur, sistemi gjyq\u00ebsor i dob\u00ebt, mungesa e transparenc\u00ebs n\u00eb prokurime dhe ekonomia informale me burim nga trafiku i drog\u00ebs dhe pastrimi i parave mbeten pengesat kryesore p\u00ebr investitor\u00ebt.<\/p>\n<p>Fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb, n\u00eb raport thuhet: \u201c<em>Komuniteti i biznesit raporton se hyrja masive e t\u00eb ardhurave t\u00eb paligjshme nga trafiku i drog\u00ebs, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni po shtremb\u00ebron konkurrenc\u00ebn n\u00eb treg. Investitor\u00ebt raportojn\u00eb gjithashtu se mund t\u00eb b\u00ebhen objekt shantazhesh nga administrata publike, media dhe grupe kriminale.\u201d<\/em><\/p>\n<p>Raporti nuk ndalet vet\u00ebm tek fenomeni i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i korrupsionit, por v\u00eb gishtin tek kontratat e Partneritetit Publik-Privat si nj\u00eb burim specifik shqet\u00ebsimi.<\/p>\n<p><em>\u201cP\u00ebrdorimi i vazhduesh\u00ebm i kontratave t\u00eb partneritetit publik-privat (PPP) ka reduktuar hap\u00ebsirat p\u00ebr konkurrenc\u00eb t\u00eb ndershme, p\u00ebrfshir\u00eb edhe p\u00ebr investitor\u00ebt e huaj, sidomos n\u00eb sektorin e infrastruktur\u00ebs dhe sektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Analiza e dob\u00ebt dhe mungesa e ekspertiz\u00ebs teknike n\u00eb hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb shqet\u00ebsime serioze.\u201d<\/em><\/p>\n<p>P\u00ebrtej k\u00ebsaj, DASH evidenton se praktika e dh\u00ebnies s\u00eb kontratave p\u00ebrmes procedurave t\u00eb mbyllura dhe t\u00eb dyshimta mbetet e zakonshme, pavar\u00ebsisht p\u00ebrpjekjeve t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb promovuar platforma elektronike dhe transparenc\u00eb formale n\u00eb tenderime.<\/p>\n<p>Raporti \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: korrupsioni n\u00eb prokurimet shtet\u00ebrore \u00ebsht\u00eb i vazhduesh\u00ebm dhe p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nga pengesat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr investimet e huaja. Ndaj nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb, pavar\u00ebsisht nj\u00eb rritjeje t\u00eb investimeve direkte amerikane n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb 382 milion\u00eb dollar\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit 2024, ky nivel mbetet ende modest dhe p\u00ebrfaq\u00ebson vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb kapitalit t\u00eb huaj n\u00eb vend.\/Lapsi.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/09\/28\/shifrat-me-koncensionet-shqiperia-e-zhytur-ne-korrupsion-thote-dash\/\">Shifrat me kon\u00e7ensionet\/ Shqip\u00ebria e zhytur n\u00eb korrupsion, thot\u00eb DASH<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebse do t\u2019i besonim teoris\u00eb s\u00eb Partneriteteve Publike-Private, Shqip\u00ebria pas vitit 2015 do t\u00eb ishte nj\u00eb vend me sh\u00ebrbime moderne, rrug\u00eb t\u00eb p\u00ebrfunduara dhe spitale t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb lart\u00eb. por realiteti \u00ebsht\u00eb krejt ndryshe. Disa nga sh\u00ebrbimet q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrfitoheshin nga kontratat me privatin thjesht nuk ekzistojn\u00eb, nd\u00ebrsa nga nj\u00eb raportim q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":43241,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-43240","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43240","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=43240"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43240\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/43241"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=43240"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=43240"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=43240"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}