{"id":43225,"date":"2025-09-28T15:48:26","date_gmt":"2025-09-28T15:48:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/28\/kurti-per-pezullimin-e-dialogut-strategjik-me-shba-ne-smund-te-bej-kompromise\/"},"modified":"2025-09-28T15:48:26","modified_gmt":"2025-09-28T15:48:26","slug":"kurti-per-pezullimin-e-dialogut-strategjik-me-shba-ne-smund-te-bej-kompromise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/28\/kurti-per-pezullimin-e-dialogut-strategjik-me-shba-ne-smund-te-bej-kompromise\/","title":{"rendered":"Kurti p\u00ebr pezullimin e Dialogut Strategjik me SHBA-n\u00eb: S\u2019mund t\u00eb b\u00ebj kompromise"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb Shtetet e Bashkuara tha se arsyeja pse Uashingtoni ka pezulluar Dialogun e planifikuar Strategjik me Kosov\u00ebs ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me mbylljen e strukturave serbe n\u00eb veriun e Kosov\u00ebs, t\u00eb banuar me shumic\u00eb serbe.<\/p>\n<p>I pyetur gjat\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebbisedimi t\u00eb sqaronte arsyen e vendimit t\u00eb kumtuar nga SHBA-ja m\u00eb 12 shtator, Kurti tha se ai nuk mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb kompromise me sundimin e ligjit.<\/p>\n<p>\u201c[Arsyeja e pezullimit t\u00eb Dialogut t\u00eb planifikuar Strategjik] \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb sundimit t\u00eb ligjit n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, i cili rezultoi t\u00eb ishte kund\u00ebr strukturave ilegale serbe dhe k\u00ebtu nuk mund t\u00eb b\u00ebj kompromise. Nuk mund t\u2019ia l\u00eb k\u00ebt\u00eb problem brezit tuaj. Mendoj q\u00eb brezi im \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb duhet ta p\u00ebrfundoj\u00eb k\u00ebt\u00eb\u201d, tha Kurti.<\/p>\n<p>Kurti tha se raporti Kosov\u00eb-SHBA \u00ebsht\u00eb tridimensional: mbrojtje, zhvillim dhe diplomaci. P\u00ebrderisa n\u00eb dy shtyllat e para tha se nuk ka probleme, sa i p\u00ebrket diplomacis\u00eb, sipas tij, ka \u201cpengesa\u201d.<\/p>\n<p>\u201cAty ku kemi disa pengesa \u00ebsht\u00eb n\u00eb diplomaci, sepse sipas meje, SHBA-ja e konsideron shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ta t\u00ebrheq\u00eb Serbin\u00eb nga hemisfera lindore sepse Serbia \u00ebsht\u00eb e lidhur ngusht\u00eb me Mosk\u00ebn dhe ne, duke qen\u00eb t\u00eb pal\u00ebkundur n\u00eb sundimin e ligjit, demokracin\u00eb, sovranitetin shtet\u00ebror dhe integritetin territorial, disa politikan\u00eb dhe diplomat\u00eb n\u00eb SHBA vler\u00ebsojn\u00eb se ne nuk po e ndihmojm\u00eb SHBA-n\u00eb q\u00eb ta shk\u00ebpus\u00eb Serbin\u00eb nga Federata Ruse. Por, sinqerisht, ky nuk duhet t\u00eb jet\u00eb problemi im\u201d, tha Kurti, duke shtuar se ai p\u00ebrfaq\u00ebson interesat e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb 12 shtator, Ambasada amerikane e arsyetoi vendimin p\u00ebr pezullimin e Dialogut me veprimet e Qeveris\u00eb n\u00eb detyr\u00eb dhe me rritjen e tensioneve dhe paq\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb njoftimi, Ambasada amerikane n\u00eb Kosov\u00ebs tha se veprimet e Qeveris\u00eb s\u00eb udh\u00ebhequr nga kryeministri n\u00eb detyr\u00eb, Albin Kurti, kan\u00eb \u201crritur tensionet dhe paq\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb, duke kufizuar aft\u00ebsin\u00eb e Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb produktive me Kosov\u00ebn mbi prioritetet e p\u00ebrbashk\u00ebta\u201d.<\/p>\n<p>\u201cFatkeq\u00ebsisht, veprimet dhe deklaratat e fundit t\u00eb kryeministrit n\u00eb detyr\u00eb Kurti kan\u00eb paraqitur sfida p\u00ebr progresin e arritur nd\u00ebr vite\u201d, tha ajo, pa shpjeguar se p\u00ebr \u00e7far\u00eb deklaratash dhe veprimesh b\u00ebhet fjal\u00eb sakt\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Kurti n\u00eb SHBA tha se ai nuk \u00ebsht\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb i thot\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb mos e arrestoj\u00eb nj\u00eb kriminel serb t\u00eb kapur n\u00eb flagranc\u00eb, \u201csepse ky veprim mund t\u00eb d\u00ebnohet nga Brukseli dhe Uashingtoni\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDhe un\u00eb u dukem atyre shum\u00eb ndryshe nga paraardh\u00ebsit e mi. Ky \u00ebsht\u00eb mallkim nga pasardh\u00ebsit e mi, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb but\u00eb. Un\u00eb jam normal, por dukem ekstrem. Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb paraardh\u00ebsve t\u00eb mi t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb qen\u00eb normal\u00eb\u201d, u shpreh Kurti.<\/p>\n<p>Kurti tha se mes Kosov\u00ebs dhe SHBA-s\u00eb ka dallime kur b\u00ebhet fjal\u00eb \u201cn\u00eb taktika dhe veprime\u201d e jo n\u00eb vlera, interesa dhe parime. M\u00eb 19 shtator, kryeministri n\u00eb detyr\u00eb i Kosov\u00ebs deklaroi se mes dy vendeve ka dallime, por Kurti shtoi se \u201cnuk jemi prishur me Amerik\u00ebn\u201d. Vitin e kaluar, autoritetet n\u00eb Kosov\u00eb nis\u00ebn mbylljen e institucioneve n\u00eb veri, q\u00eb operojn\u00eb sipas sistemit serb. Kosova i cil\u00ebson k\u00ebto institucione paralele dhe ilegale.<\/p>\n<p>Veprimet e ekzekutivit kosovar n\u00eb veri jan\u00eb p\u00ebrballur me kritika nga bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrfshir\u00eb nga SHBA-ja. Nd\u00ebrsa jav\u00ebt e fundit u pezullua puna e Fondit p\u00ebr Sigurim Sh\u00ebndet\u00ebsor dhe Fondit p\u00ebr Sigurim Invalidor e Pensional, q\u00eb punojn\u00eb sipas sistemit t\u00eb Serbis\u00eb, n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Veriut.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/kurti-per-pezullimin-e-dialogut-strategjik-me-shba-ne-smund-te-bej-kompromise\/\">Kurti p\u00ebr pezullimin e Dialogut Strategjik me SHBA-n\u00eb: S\u2019mund t\u00eb b\u00ebj kompromise<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb Shtetet e Bashkuara tha se arsyeja pse Uashingtoni ka pezulluar Dialogun e planifikuar Strategjik me Kosov\u00ebs ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me mbylljen e strukturave serbe n\u00eb veriun e Kosov\u00ebs, t\u00eb banuar me shumic\u00eb serbe. I pyetur gjat\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebbisedimi t\u00eb sqaronte arsyen e vendimit t\u00eb kumtuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-43225","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43225","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=43225"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43225\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=43225"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=43225"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=43225"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}