{"id":43182,"date":"2025-09-28T11:48:21","date_gmt":"2025-09-28T11:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/28\/raporti-i-dash-kellici-urgjence-kombetare-mbetet-largimi-nje-ore-e-me-pare-i-qeverise\/"},"modified":"2025-09-28T11:48:21","modified_gmt":"2025-09-28T11:48:21","slug":"raporti-i-dash-kellici-urgjence-kombetare-mbetet-largimi-nje-ore-e-me-pare-i-qeverise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/28\/raporti-i-dash-kellici-urgjence-kombetare-mbetet-largimi-nje-ore-e-me-pare-i-qeverise\/","title":{"rendered":"Raporti i DASH, K\u00eblli\u00e7i: Urgjenc\u00eb komb\u00ebtare mbetet largimi nj\u00eb or\u00eb e m\u00eb par\u00eb i qeveris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i PD-s\u00eb, Belind K\u00eblli\u00e7i ka reaguar pas publikimit t\u00eb raportit t\u00eb DASH \u201cInvestment Climate 2025\u201d, duke e quajtur nj\u00eb skaner realist kund\u00ebr propagand\u00ebs dhe mashtrimeve qeveritare.<\/p>\n<p>K\u00eblli\u00e7i thekson se, raporti i fundit i DASH pasqyron nj\u00eb realitet t\u00eb cilin Partia Demokratike e ka denoncuar n\u00eb vazhdim\u00ebsi, nj\u00eb realitet ku pengesat korruptive qeveritare ngulfatin rritjen dhe zhvillimin ekonomik, pengojn\u00eb investimet e huaja direkte dhe ngadal\u00ebsojn\u00eb ritmin e p\u00ebrafrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me vendet europiane.<\/p>\n<p>Deputeti i PD-s\u00eb, Belind K\u00eblli\u00e7i ka deklaruar se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb urgjenc\u00eb komb\u00ebtare largimi nj\u00eb or\u00eb e m\u00eb par\u00eb i nj\u00eb qeverie, e cila mandat pas mandati, tregon paaft\u00ebsin\u00eb dhe bashk\u00ebfaj\u00ebsin\u00eb n\u00eb pengimin e k\u00ebsaj lirie ekonomike, pasi nj\u00eb qytetar shqiptar i lir\u00eb, i pavarur dhe me mir\u00ebq\u00ebnie, nuk do t\u00eb ishte i kontrolluesh\u00ebm nga makineria antiligjore e patronazhimit dhe neodiktatur\u00ebs.<\/p>\n<h4><strong>Reagimi i plot\u00eb<\/strong><\/h4>\n<p>Raporti i Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit (DASH) \u201cInvestment Climate 2025\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb skaner realist kund\u00ebr propagand\u00ebs dhe mashtrimeve qeveritare!<\/p>\n<p>Raporti i fundit i DASH pasqyron nj\u00eb realitet t\u00eb cilin Partia Demokratike e ka denoncuar n\u00eb vazhdim\u00ebsi, nj\u00eb realitet ku pengesat korruptive qeveritare ngulfatin rritjen dhe zhvillimin ekonomik, pengojn\u00eb investimet e huaja direkte dhe ngadal\u00ebsojn\u00eb ritmin e p\u00ebrafrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me vendet europiane.<\/p>\n<p>N\u00eb raport specifikohet niveli i ul\u00ebt i ekonomis\u00eb, ku PBB-ja arrin n\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebn e mesatares s\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej propagand\u00ebs s\u00eb 10 milion\u00eb turist\u00ebve dhe \u201cp\u00ebrpjekjeve t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb mbyllur kapitujt\u201d, ky \u00ebsht\u00eb realiteti faktik i p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb s\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt fatkeq\u00ebsisht mbeten me varf\u00ebrin\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb rajon dhe shum\u00eb larg siguris\u00eb ekonomike europiane apo zhvillimit teknologjik.<\/p>\n<p>Reformat strukturore p\u00ebr t\u00eb zvog\u00ebluar k\u00ebt\u00eb hendek me vendet e zhvilluara nuk gjejn\u00eb n\u00eb qeverin\u00eb shqiptare as aft\u00ebsin\u00eb, as vizionin dhe as vullnetin p\u00ebr t\u2019u nd\u00ebrmarr\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ekonomi shqiptare konkurruese do duhej t\u00eb kishte nj\u00eb klim\u00eb t\u00eb mir\u00eb biznesi, nj\u00eb hapje drejt teknologjive t\u00eb reja dhe mund\u00ebsive industriale t\u00eb koh\u00ebs, nj\u00eb diversifikim t\u00eb burimeve dhe shfryt\u00ebzim t\u00eb burimeve natyrore, p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar q\u00eb \u00e7do i ri t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb t\u00eb ardhmen me t\u00eb ardhura dinjitoze n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>P\u00ebrkundrazi, problemet kronike me korrupsionin galopant, si n\u00eb nivel q\u00ebndror, po ashtu edhe n\u00eb nivel lokal dhe t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kapilare, pengojn\u00eb iniciativ\u00ebn e lir\u00eb dhe besimin tek ekonomia.<\/p>\n<p>Vizioni qeveritar \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar n\u00eb vazhdim\u00ebsi i nj\u00ebjti, injektim i flukseve t\u00eb st\u00ebrm\u00ebdha t\u00eb paras\u00eb s\u00eb pist\u00eb, braktisje totale e sektorit industrial dhe fermer\u00ebve, pengesa burokratike dhe zhvat\u00ebse ndaj sip\u00ebrmarrjeve t\u00eb vogla e t\u00eb mesme, dhurim i tokave t\u00eb bregdetit tek klient\u00ebt personal\u00eb t\u00eb kryeministrit apo \u201cinvestitor\u00ebt strategjik\u00eb\u201d me CV t\u00eb pasur kriminale vendase dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare!<\/p>\n<p>Raporti tregon se si korrupsioni \u00ebsht\u00eb penges\u00eb konkrete n\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare, e jo vet\u00ebm tem\u00eb e diskursit publik opozitar.<\/p>\n<p>Korrupsioni n\u00eb sektorin publik, sistemin gjyq\u00ebsor dhe prokurimet publike, konkurrenca e padrejt\u00eb dhe e shtremb\u00ebruar, ekonomia e madhe informale, pastrimi i parave, pengesat n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn pron\u00ebsore, zbatimi i dob\u00ebt i kontratave, jan\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrgjegj\u00ebsi direkte e nj\u00eb qeverisje t\u00eb mbrapsht\u00eb dhe t\u00eb d\u00ebshtuar 12 vje\u00e7are, e cila riciklon fytyrat, por jo qasjen destruktive kundrejt shtetformimit.<\/p>\n<p>N\u00eb raport po ashtu specifikohet se prania e madhe e t\u00eb ardhurave t\u00eb paligjshme nga trafikimi i drog\u00ebs, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni, shtremb\u00ebrojn\u00eb konkurrenc\u00ebn n\u00eb treg. Investitor\u00ebt raportojn\u00eb se mund t\u00eb jen\u00eb objekt shantazhesh nga administrata publike, media dhe grupe kriminale.<\/p>\n<p>Raportet p\u00ebr korrupsion n\u00eb prokurimet qeveritare jan\u00eb t\u00eb zakonshme, me investitor\u00ebt q\u00eb shpesh raportojn\u00eb raste t\u00eb korrupsionit qeveritar q\u00eb vonojn\u00eb ose pengojn\u00eb investimet n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>E drejta pron\u00ebsor\u00eb, sipas raportit, vijon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, ku \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb sigurohet titulli i qart\u00eb i pron\u00ebs dhe kompensimi p\u00ebr tokat e konfiskuara nga sistemi komunist vazhdon t\u00eb jet\u00eb joefikas dhe i pamjaftuesh\u00ebm!<\/p>\n<p>Garantimi i t\u00eb drejt\u00ebs pron\u00ebsore do duhej t\u00eb ishte baza e \u00e7do politike qeveritare q\u00eb synon nj\u00eb zhvillim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe rritje t\u00eb investimeve t\u00eb huaja direkte, t\u00eb besimit t\u00eb investitor\u00ebve tek Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>P\u00ebrkundrazi, prona \u00ebsht\u00eb trajtuar si pla\u00e7k\u00eb elektorale, nga zyrtar\u00eb t\u00eb bab\u00ebzitur me orientim qeveritar, p\u00ebr t\u00eb deformuar vullnetin elektoral t\u00eb votuesve dhe pamund\u00ebsuar pasurimin e shqiptar\u00ebve n\u00eb pron\u00ebn e tyre t\u00eb pavarur nga qeveria.<\/p>\n<p>Partia Demokratike beson tek sip\u00ebrmarrja e lir\u00eb, tek rritja ekonomike e bazuar n\u00eb lirin\u00eb e biznesit p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb dhe investitor\u00ebt e huaj, pa vargonjt\u00eb korruptiv\u00eb dhe gjobaxhinj t\u00eb nj\u00eb administrate t\u00eb kalbur.<\/p>\n<p>Por PD nj\u00ebkoh\u00ebsisht rithekson urgjenc\u00ebn komb\u00ebtare t\u00eb largimit nj\u00eb or\u00eb e m\u00eb par\u00eb t\u00eb nj\u00eb qeverie, e cila mandat pas mandati, tregon paaft\u00ebsin\u00eb dhe bashk\u00ebfaj\u00ebsin\u00eb n\u00eb pengimin e k\u00ebsaj lirie ekonomike, pasi nj\u00eb qytetar shqiptar i lir\u00eb, i pavarur dhe me mir\u00ebq\u00ebnie, nuk do t\u00eb ishte i kontrolluesh\u00ebm nga makineria antiligjore e patronazhimit dhe neodiktatur\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/raporti-i-dash-kellici-urgjence-kombetare-mbetet-largimi-nje-ore-e-me-pare-i-qeverise\/\">Raporti i DASH, K\u00eblli\u00e7i: Urgjenc\u00eb komb\u00ebtare mbetet largimi nj\u00eb or\u00eb e m\u00eb par\u00eb i qeveris\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i PD-s\u00eb, Belind K\u00eblli\u00e7i ka reaguar pas publikimit t\u00eb raportit t\u00eb DASH \u201cInvestment Climate 2025\u201d, duke e quajtur nj\u00eb skaner realist kund\u00ebr propagand\u00ebs dhe mashtrimeve qeveritare. K\u00eblli\u00e7i thekson se, raporti i fundit i DASH pasqyron nj\u00eb realitet t\u00eb cilin Partia Demokratike e ka denoncuar n\u00eb vazhdim\u00ebsi, nj\u00eb realitet ku pengesat korruptive qeveritare ngulfatin rritjen [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-43182","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43182","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=43182"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43182\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=43182"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=43182"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=43182"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}