{"id":43092,"date":"2025-09-27T17:49:33","date_gmt":"2025-09-27T17:49:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/27\/virgjereshat-shqiptare-dhe-orientimi-i-tyre-seksual\/"},"modified":"2025-09-27T17:49:33","modified_gmt":"2025-09-27T17:49:33","slug":"virgjereshat-shqiptare-dhe-orientimi-i-tyre-seksual","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/27\/virgjereshat-shqiptare-dhe-orientimi-i-tyre-seksual\/","title":{"rendered":"Virgj\u00ebreshat shqiptare dhe orientimi i tyre seksual"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ilir Yzeri<\/p>\n<p>K\u00ebto dit\u00eb ka pasur nj\u00eb debat sipas stilit shqiptar p\u00ebr orientimin seksual t\u00eb nj\u00eb kategorie unike antropologjike shqiptare q\u00eb njihen me emrin \u00ab virgj\u00ebresha \u00bb ose \u00ab burrnesha \u00bb. Aty nga viti 2014, p\u00ebr nevojat e mia akademike, p\u00ebrgatita nj\u00eb kumtes\u00eb q\u00eb e mbajta n\u00eb nj\u00eb aktivitet nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Bukuresht, me titullin \u00ab Virgj\u00ebreshat shqiptare n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb vendi antropologjik \u00bb (Partages, genr\u00e9s de l\u2019espace, Universiteti \u00ab Spiru Haret \u00bb, Bucarest, 2014, Ilir Yzeiri- Les vierges albanais \u00e0 la recherche d\u2019un lieu antropologique, June 5-6, 2014 \u00bb. Nga ai studim po sjell disa konsiderata pwr kwtw argument. Virgj\u00ebreshat shqiptare jan\u00eb femra q\u00eb zgjedhin t\u00eb jetojn\u00eb si burra. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ato betohen para nj\u00eb jurie prej dymb\u00ebdhjet\u00eb vet\u00ebsh q\u00eb nuk do t\u00eb shkelin virgj\u00ebrin\u00eb. Disa prej tyre nd\u00ebrrojn\u00eb edhe pamjen, duke prer\u00eb flok\u00ebt dhe duke u veshur me rrobe meshkujsh. Ato fitojn\u00eb statusin e mashkullit dhe kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb lir\u00eb ; mund t\u00eb mbajn\u00eb arm\u00eb, mund t\u00eb dalin n\u00eb mal t\u00eb kullosin bag\u00ebtin\u00eb, t\u00eb sillen si meshkujt, madje duke g\u00ebzuar edhe disa nga k\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e tyre, si pirjen e duhanit apo alkoolin.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb dukuri relativisht e vjet\u00ebr q\u00eb, sipas albanolog\u00ebve t\u00eb huaj, shfaqet diku nga shekulli XVII dhe prek zonat e Veriut t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe, Malin e Zi dhe Bosnjen. Ajo \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re nga albanolog\u00eb t\u00eb huaj, si Hahn apo udh\u00ebtar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, si Durheim, dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkruar edhe nga misionar\u00eb katolik\u00eb q\u00eb sh\u00ebrbenin n\u00eb k\u00ebto zona, dhe kishin interesa p\u00ebr studime etnologjike e antropologjike[1]. Pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit, n\u00eb Shqip\u00ebri num\u00ebroheshin dhjet\u00ebra virgj\u00ebresha t\u00eb cilat, shum\u00eb shpejt, u gjend\u00ebn t\u00eb rrethuara nga kureshtja e pothuajse t\u00eb gjitha mediave t\u00eb globit. Gazetar\u00eb, fotograf\u00eb, e lloj-lloj kurioz\u00ebsh, v\u00ebrshuan n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u2019i par\u00eb nga af\u00ebr dhe p\u00ebr t\u00eb gjurmuar jet\u00ebn e tyre. U botuan artikuj, pothuajse, n\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb p\u00ebrditshmet e m\u00ebdha t\u00eb globit si \u00ab New York Times \u00bb, \u00ab Daily Mail \u00bb, u prodhuan dokumentar\u00eb, filma, u botuan libra artistik\u00eb dhe n\u00eb vitin 2000, nj\u00eb antropologe angleze, Antonia Yuong \u00bb boton librin \u00ab Women Who Become Men \u00bb[2].<\/p>\n<p>Qoft\u00eb kjo autore, qoft\u00eb edhe gazetar\u00eb apo dijetar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb apo q\u00eb merreshin me k\u00ebt\u00eb dukuri, n\u00eb fillim, u josh\u00ebn nga ideja se pas k\u00ebtyre virgj\u00ebreshave, mund t\u00eb fshihej nj\u00eb form\u00eb e fsheht\u00eb e homoseksualitetit, e lasht\u00eb, dhe e panjohur m\u00eb par\u00eb. Mir\u00ebpo, shum\u00eb shpejt, ata vun\u00eb re se kjo dukuri, n\u00eb rastin shqiptar, homoseksualiteti, pra, nuk ekzistonte. P\u00ebr ta shpjeguar fenomenin, m\u00eb par\u00eb, duhet t\u00eb dim\u00eb se cili ishte vendi i femr\u00ebs n\u00eb Kanun. Aty raporti mashkull\/fem\u00ebr paraqitet n\u00eb nj\u00eb form\u00eb brenda s\u00eb cil\u00ebs shtres\u00ebzohen disa kuptime, dhe, n\u00eb raportin fem\u00ebr\/ mashkull, Kanuni shqiptar reflekton nj\u00eb gjendje t\u00eb lasht\u00eb t\u00eb jet\u00ebs shoq\u00ebrore q\u00eb gjendet, fjala vjen, edhe te popujt gjermanik\u00eb. Aty, vendi i femr\u00ebs, disa her\u00eb, plot\u00ebsohet me figur\u00ebn e mashkullit. Virgj\u00ebreshat jan\u00eb nj\u00eb ilustrim i qart\u00eb i k\u00ebtij sistemi. Mallkimi m\u00eb i madh p\u00ebr nj\u00eb fem\u00ebr, sipas Kanunit, \u00ebsht\u00eb shterp\u00ebsia, paaft\u00ebsia e saj p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb n\u00ebn\u00eb, p\u00ebr t\u2019u riprodhuar. E virgj\u00ebr quhesh derisa nuk je martuar ose n\u00eb qoft\u00eb se refuzon t\u00eb martohesh. K\u00ebt\u00eb vullnet ato ia deklarojn\u00eb familjes s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se ajo ka qen\u00eb e fejuar, at\u00ebhere ajo do t\u00eb betohet para nj\u00eb jurie prej 12 vet\u00ebsh q\u00eb do t\u00eb rrij\u00eb p\u00ebrjet\u00eb e virgj\u00ebr dhe familja \u00ebsht\u00eb e shtr\u00ebnguar q\u00eb t\u00eb kthej\u00eb dhuratat q\u00eb ka marr\u00eb nga familja e djalit. Femrat n\u00eb mal\u00ebsit\u00eb e Veriut t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e zgjedhin k\u00ebt\u00eb status jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar fejes\u00ebn, por edhe p\u00ebr motive t\u00eb tjera. Nj\u00eb nga arsyet m\u00eb t\u00eb shpeshta \u00ebsht\u00eb e drejta e trash\u00ebgimis\u00eb e cila, disa here, u jepet atyre q\u00eb kan\u00eb statusin e \u00ab virgj\u00ebreshave \u00bb. Sipas Kanunit, femra \u00ebsht\u00eb e zhveshur nga e drejta e pron\u00ebsis\u00eb. Ajo as nuk merr dhe as nuk trash\u00ebgon asgj\u00eb prej pasuris\u00eb familjare. Studiuesit e lidhin k\u00ebt\u00eb me nj\u00eb reminishenc\u00eb t\u00eb shmangies s\u00eb matriarkatit, sepse, n\u00eb qoft\u00eb se femr\u00ebs do i njihej ky status, at\u00ebhere n\u00eb familjen e burrit do t\u00eb v\u00ebrshonin an\u00ebtar\u00ebt e e familjes nga vija e n\u00ebn\u00ebs.[3] Po ashtu, sipas nj\u00eb ligji tjet\u00ebr t\u00eb pashkruar, n\u00eb qoft\u00eb se dy vajza mbeteshin jetime, at\u00ebhere sipas besimit q\u00eb \u201cdy vajza b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb djal\u00eb\u201d, k\u00ebto t\u00eb dyja, n\u00eb qoft\u00eb se deklaroheshin \u201cvirgj\u00ebresha\u201d, mund t\u00eb g\u00ebzonin nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb natyrshme, duke shfryt\u00ebzuar gjith\u00eb pasurin\u00eb e babait, megjith\u00ebse ai, babai, mund t\u00eb kishte trash\u00ebgimtar\u00eb meshkuj nga ana e tij, si djemt\u00eb e v\u00ebllait, fjala vjen.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00ebse mbetet jetime vet\u00ebm nj\u00eb vajz\u00eb, pa pasur t\u00eb tjer\u00eb meshkuj n\u00eb familjen e v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb babait, ajo, me kushtin q\u00eb t\u00eb deklarohet virgj\u00ebresh\u00eb, mund t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb e t\u00eb atit. Por, n\u00eb qoft\u00eb se ajo ka dhe t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb af\u00ebrm meshkuj, k\u00ebta duhet t\u00eb llogarisin edhe pjes\u00ebn e saj e cila \u00ebsht\u00eb e barabart\u00eb me t\u00eb tyren. Virgj\u00ebresha e administron at\u00eb deri n\u00eb vdekjen e saj. Kur ajo vdes, pasuria e saj i kalon trash\u00ebgimtar\u00ebve meshkuj. Po ashtu, n\u00ebse prind\u00ebrit vdesin dhe l\u00ebn\u00eb nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb madhe \u201cvirgj\u00ebresh\u00eb\u201d dhe disa t\u00eb tjer\u00eb m\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl, ajo merr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e menaxhimit t\u00eb familjes. Madje edhe kur f\u00ebmij\u00ebt meshkuj rriten, asaj i mbeten p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb, t\u00eb cilat mund t\u2019i hiqen vet\u00ebm n\u00ebse ajo i refuzon vet\u00eb. N\u00eb t\u00eb tilla raste shefi i familjes duhet t\u00eb veproj\u00eb dhe t\u00eb marr\u00eb vendime vet\u00ebm n\u00eb bashk\u00ebpunim me t\u00eb. Nj\u00eb tjet\u00ebr motiv p\u00ebr t\u00eb mbetur virgj\u00ebresh\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb edhe dashuria p\u00ebr familjen ose egocentrizmi familjar. Kjo ndodh at\u00ebhere kur prind\u00ebrit nuk jan\u00eb t\u00eb aft\u00eb t\u00eb menaxhojn\u00eb familjen, qoft\u00eb p\u00ebr shkaqe t\u00eb mosh\u00ebs, qoft\u00eb p\u00ebr shkaqe t\u00eb tjera. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, duke mos pasur f\u00ebmij\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb t\u00eb marrin k\u00ebto p\u00ebrgjegj\u00ebsi, vajza heq dor\u00eb nga martesa dhe betohet se do t\u00eb rrij\u00eb virgj\u00ebresh\u00eb.<\/p>\n<p>Por k\u00ebto jan\u00eb raste t\u00eb rralla sepse, sipas besimit t\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve, \u00ebsht\u00eb turp i madh t\u00eb mos martosh vajz\u00ebn, t\u00eb mos e shk\u00ebmbesh k\u00ebt\u00eb mall. N\u00eb shum\u00eb raste, vajza q\u00eb \u00ebsht\u00eb betuar si virgj\u00ebresh\u00eb merr rrobat e mashkullit, vishet si burr\u00eb dhe, ashtu si djali, shfaq form\u00ebn sublime t\u00eb mashkullit \u2013 mbajtjen e arm\u00ebs. Virgj\u00ebreshat dallohen nga vajzat e tjera sepse ato kolliten si burrat dhe ashtu si ata mbajn\u00eb shallin, k\u00ebsul\u00ebn, dhe xhoken, nj\u00eb lloj xhakete e shkurt\u00ebr e zez\u00eb. Ato k\u00ebrkojn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb jet\u00ebn e mashkullit; zgjedhin t\u00eb punojn\u00eb tok\u00ebn, t\u00eb pin\u00eb duhan. Disa studiues, sidomos etnolog\u00ebt e shkoll\u00ebs romantike t\u00eb Vien\u00ebs, mendojn\u00eb se \u201cvirgj\u00ebreshat nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb kast\u00eb\u201d. Studiuesit jan\u00eb t\u00eb ndar\u00eb sa i takon vler\u00ebsimit t\u00eb tyre. Injac Zamputi, nj\u00eb studiues i njohur shqiptar, mendon se kur nj\u00eb vajz\u00eb \u00ebsht\u00eb e rr\u00ebmbyer nga \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb i p\u00ebrkasin fisit dhe ndien n\u00eb veten e saj energji t\u00eb mjafta p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer vendit si t\u00eb ishte djal\u00eb (sidomos kur sht\u00ebpia e prindit nuk ka djal\u00eb), ajo mund ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00eb t\u00eb mos konsiderohet tepric\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi apo n\u00eb fis t\u00eb vet, por me nj\u00eb kusht q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe nj\u00eb sakrific\u00eb: ajo duhet t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga funksioni kryesor q\u00eb ka gruaja n\u00eb at\u00eb shoq\u00ebri, dometh\u00ebne duhet t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb e virgj\u00ebr, pa shkuar te burri dhe t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga m\u00ebm\u00ebsia.<\/p>\n<p>Ajo duhet t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga jeta e saj seksuale. Duhet t\u00eb mendoj\u00eb, t\u00eb veproj\u00eb e t\u00eb vishet si burr\u00eb. Po Kanuni nuk ia njeh t\u00ebr\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb status. Ajo ka vet\u00ebm \u201clirin\u00eb me ndej\u00eb me burra\u201d[4]. Sipas Zamputit, k\u00ebto virgj\u00ebresha jan\u00eb identifikuar m\u00eb pas me figurat e grave luft\u00ebtare, heroina, q\u00eb nga roli i mashkullit kan\u00eb marr\u00eb vet\u00ebm guximin, trim\u00ebrin\u00eb dhe sakrific\u00ebn p\u00ebr nevoja t\u00eb ruajtjes s\u00eb territorit t\u00eb fisit, apo dhe t\u00eb kombit. Studiuesit kan\u00eb v\u00ebn\u00eb re se virgj\u00ebreshat shqiptare jan\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb ndryshme nga zakoni i heteris\u00eb joniane. N\u00eb fakt, heteret joniane dhe virgj\u00ebreshat shqiptare jan\u00eb dy shenja t\u00eb kund\u00ebrta, sepse t\u00eb parat nd\u00ebrrojn\u00eb kuptim dhe p\u00ebrafrohen me burrin, por pa marr\u00eb prej tij utopin\u00eb e k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb seksuale, kurse ato joniane refuzojn\u00eb jetes\u00ebn me burrin, por nuk heqin dor\u00eb nga k\u00ebnaq\u00ebsia seksuale. Studiuesit bien n\u00eb nj\u00eb mendje se \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktohet vjet\u00ebrsia e k\u00ebtij zakoni q\u00eb i kalon kufijt\u00eb e Mal\u00ebsis\u00eb. Ata kan\u00eb hetuar se n\u00eb nj\u00eb krahin\u00eb tjet\u00ebr, n\u00eb at\u00eb t\u00eb Matit, pra m\u00eb n\u00eb verilindje, ky zakon ndeshet ende edhe n\u00eb periudh\u00ebn e kalimit n\u00eb islamiz\u00ebm.<\/p>\n<p>Por si duhet pajtuar koncepti kanunor se gruaja \u00ebsht\u00eb caktuar, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb pare, p\u00ebr t\u00eb shkuar te burri q\u00eb t\u2019i siguroj\u00eb atij shtimin e konakut me k\u00ebt\u00eb praktik\u00eb virgj\u00ebrimi? Studiuesit mendojn\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrjashtim[5], sepse po t\u00eb kishte rrezikuar riprodhimin, Kanuni nuk do ta kishte lejuar. Ai mund t\u00eb lidhet edhe me nj\u00eb zakon tjet\u00ebr t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb fiseve t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb, gjurm\u00ebt e t\u00eb cilit sipas Zamputit i gjejm\u00eb n\u00eb nj\u00eb dokument t\u00eb vitit 1617: \u201cBurrat nuk martohen derisa t\u00eb bahen tridhjet\u00eb vje\u00e7 dhe vajzat nj\u00ebzet\u00eb e pes\u00eb. Vajzat nuk dallohen prej meshkujve sepse jan\u00eb t\u00eb rrueme flok\u00ebsh dhe veshin rroba burrash dhe kur martohen i l\u00ebn\u00eb flok\u00ebt t\u00eb rriten\u201d[6].  N\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn utopike t\u00eb p\u00ebrkushtimit p\u00ebr pun\u00ebt e fisit, femra e mal\u00ebsis\u00eb projektohej si e ngjashme me burrin, dhe, gjithmon\u00eb, p\u00ebr t\u00eb kryer k\u00ebt\u00eb mision, ajo heq dor\u00eb nga feminiliteti dhe transferohet n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e mashkullit. Por, ka dhe raste kur, edhe pasi e ka mbaruar k\u00ebt\u00eb mision, ajo nuk arrin t\u00eb rikthehet n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e utopis\u00eb s\u00eb femr\u00ebs, sepse nj\u00eb pasion tjet\u00ebr, ai p\u00ebr v\u00ebllain q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh se t\u00eb gjitha pasionet e tjera, e t\u00ebrheq deri n\u00eb vet\u00ebflijim. N\u00eb legjendat shqiptare, n\u00eb at\u00eb t\u00eb Gjergj Elez Alis\u00eb, fjala vjen, motra, pasi ka nd\u00ebnjtur n\u00ebnt\u00eb vjet duke mjekuar t\u00eb v\u00ebllain e plagosur me uj\u00ebt e burimit n\u00ebnt\u00ebvje\u00e7ar, kur v\u00ebllai, pasi \u00ebsht\u00eb ngritur nga shtrati ku rrinte p\u00ebr n\u00ebnt\u00eb vjet, dhe pasi ka vrar\u00eb n\u00eb dylyftim bajlozin, vdes, po ashtu edhe motra shuhet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb me t\u00eb:<\/p>\n<p>Te dy zemrat po pr\u2019i her\u00eb jan\u00eb ndalun[7]<\/p>\n<p>Nj\u00eb shembull tjet\u00ebr i virgj\u00ebris\u00eb s\u00eb p\u00ebrkohshme \u00ebsht\u00eb edhe ai i motr\u00ebs s\u00eb Sk\u00ebnderbeut, e cila, pas vdekjes s\u00eb Vojsav\u00ebs q\u00ebndroi virgj\u00ebresh\u00eb dersia u kthye i v\u00ebllai q\u00eb e martoi dhe i vuri nderin n\u00eb vend. Sepse nderi suprem i vajz\u00ebs n\u00eb mal\u00ebsi \u00ebsht\u00eb t\u00eb b\u00ebhet gruaja e burrit. Te virgj\u00ebreshat e betuara disa studiues kan\u00eb par\u00eb edhe nj\u00eb aspekt t\u00eb virgj\u00ebris\u00eb asketike kristiane. Sipas tyre, p\u00ebr ta kristalizuar n\u00eb Kanun konceptin e virgj\u00ebris\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb ndikuar virgj\u00ebria asketike kristiane. T\u00eb nxitur nga k\u00ebta misionar\u00eb, disa nga vajzat mal\u00ebsore dhe fushore, at\u00ebhere kur nisi t\u00eb praktikohej virgj\u00ebria kristiane, i prish\u00ebn fejesat e detyruara dhe, p\u00ebr t\u00eb shmangur hakmarrjen dhe gjakderdhjen q\u00eb mund t\u00eb shkaktonte nj\u00eb vendim i till\u00eb, p\u00ebrqafuan k\u00ebt\u00eb lloj virgj\u00ebrie.<\/p>\n<p>*Komenti i ADN-s\u00eb 129<\/p>\n<p>(1)Dr. Ernesto Cozzi, La donna albanese,  ANTHROPOS, Revue internationale d\u2019ethnologie et de linguistique, Sonderabdruck, band VII, 1912, \u00cbien, Osterreich, p.309-335.<\/p>\n<p>[2] Antonia Yuong, Oxford[u.a.] Berg 2000<\/p>\n<p>[3] Shih Cozzi E. vep e cit., f.318.<\/p>\n<p>[4] Kanuni \u00a7 1228<\/p>\n<p>[5] Cozzi, E. , Zamputi, I.<\/p>\n<p>[6] Nga nj\u00eb let\u00ebr e dat\u00ebs 23 tetor 1617 e t\u00eb quejtunit sulltan Jahja n\u00eb \u201e Sultan Jahja drll imperial casa ottomana, etc, publicati da Vittorio Catuldi, Trieste 1889, fq.506, cituar sipas I. Zamputi, f. 119<\/p>\n<p>[7] Po aty, Gjerjg Elez alia,<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/virgjereshat-shqiptare-dhe-orientimi-i-tyre-seksual\/\">Virgj\u00ebreshat shqiptare dhe orientimi i tyre seksual<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ilir Yzeri K\u00ebto dit\u00eb ka pasur nj\u00eb debat sipas stilit shqiptar p\u00ebr orientimin seksual t\u00eb nj\u00eb kategorie unike antropologjike shqiptare q\u00eb njihen me emrin \u00ab virgj\u00ebresha \u00bb ose \u00ab burrnesha \u00bb. Aty nga viti 2014, p\u00ebr nevojat e mia akademike, p\u00ebrgatita nj\u00eb kumtes\u00eb q\u00eb e mbajta n\u00eb nj\u00eb aktivitet nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Bukuresht, me titullin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-43092","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43092","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=43092"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43092\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=43092"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=43092"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=43092"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}