{"id":43042,"date":"2025-09-27T13:48:17","date_gmt":"2025-09-27T13:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/27\/the-sun-baronet-e-droges-investonin-prane-zyres-se-kryeministrit-rama\/"},"modified":"2025-09-27T13:48:17","modified_gmt":"2025-09-27T13:48:17","slug":"the-sun-baronet-e-droges-investonin-prane-zyres-se-kryeministrit-rama","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/27\/the-sun-baronet-e-droges-investonin-prane-zyres-se-kryeministrit-rama\/","title":{"rendered":"\u201cThe Sun\u201d: Baron\u00ebt e drog\u00ebs investonin pran\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb kryeministrit Rama"},"content":{"rendered":"<p>Nga<strong>\u00a0Grace Macaskill,\u00a0<a href=\"https:\/\/www.thesun.co.uk\/news\/36842222\/albanian-drug-lords-brothers-built-empire-tottenham\/\">The Sun<\/a><\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb maj\u00eb t\u00eb nj\u00eb kodre shqiptare, nj\u00eb restorant q\u00ebndron madh\u00ebshtor, i rrethuar nga ullishtat dhe hardhit\u00eb e rrushit.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb nj\u00eb rruge t\u00eb gjat\u00eb e t\u00eb p\u00ebrthyer, t\u00eb gdhendur n\u00eb terrenin e ashp\u00ebr malor,\u00a0Solis Farm\u00a0nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb atraksion i njohur turistik, por edhe nj\u00eb arritje e jasht\u00ebzakonshme e inxhinieris\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm 20 minuta larg nga kryeqyteti, Tirana, ajo ofron nj\u00eb pamje panoramike t\u00eb pakrahasueshme.<\/p>\n<p>Por, pavar\u00ebsisht vendndodhjes s\u00eb larg\u00ebt, kur \u2018The Sun\u2019 e vizitoi jav\u00ebn e kaluar, siguria dukej jasht\u00ebzakonisht e rrept\u00eb p\u00ebr nj\u00eb restorant familjar dhe kamera \u00c7TV ishin vendosur p\u00ebrgjat\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb pjerr\u00ebt q\u00eb t\u00eb \u00e7on atje.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi kur e mendon se kjo nd\u00ebrmarrje me vler\u00eb miliona paund thuhet se \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar mbi mjerimin q\u00eb ka sjell\u00eb tregtia e pakontrolluar e drog\u00ebs n\u00eb Britani.<\/p>\n<p>Dy mij\u00eb milje larg Shqip\u00ebris\u00eb, dy v\u00ebllez\u00ebrit-bos\u00eb t\u00eb drog\u00ebs q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb pas k\u00ebtij kompleksi, drejtonin operacionin e tyre n\u00eb mbar\u00eb Evrop\u00ebn nga nj\u00eb vend shum\u00eb m\u00eb pak luksoz nj\u00eb sht\u00ebpi me tarrac\u00eb n\u00eb Lond\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi tipike dykat\u00ebshe n\u00eb lagjen Tottenham, Franc \u00c7opja nuk ndahej kurr\u00eb nga telefoni, duke komanduar nj\u00eb \u201cushtri\u201d gjeneral\u00ebsh q\u00eb ndiqnin \u00e7do urdh\u00ebr t\u00eb tij, duke shkaktuar mjerim, kaos dhe vrasje.<\/p>\n<p>Dit\u00ebt i kalonte duke kontaktuar me trafikant\u00eb droge n\u00eb Amerik\u00ebn e Jugut, p\u00ebrpara se t\u00eb organizonte pagesat p\u00ebr doganier\u00eb dhe pun\u00ebtor\u00eb portesh t\u00eb korruptuar q\u00eb ndihmonin n\u00eb kontrabandimin e miliona paund\u00ebve kokain\u00eb n\u00eb Britani shum\u00eb prej tyre t\u00eb fshehura n\u00eb rimorkio.<\/p>\n<p>Me m\u00eb shum\u00eb britanik\u00eb se kurr\u00eb q\u00eb konsumojn\u00eb kokain\u00eb, dhe me \u00e7mimet n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar dyfish m\u00eb t\u00eb larta se n\u00eb kontinent, \u00c7opja dhe v\u00ebllai i tij po aq fam\u00ebkeq, Hajdari, kishin monopolizuar tregun.<\/p>\n<p>Por gjith\u00e7ka u rr\u00ebzua kur 50 kg kokain\u00eb u zhduk\u00ebn p\u00ebrpara se t\u00eb arrinin n\u00eb streh\u00ebn e tyre n\u00eb Tottenham, duke shkaktuar nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjakshme mes bandave.<\/p>\n<p><strong>Ekzekutim i trefisht\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Mungesa e drog\u00ebs \u00e7oi n\u00eb nj\u00eb konflikt me nj\u00eb band\u00eb rivale shqiptare q\u00eb la kat\u00ebr t\u00eb vdekur, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb armik t\u00eb vrar\u00eb n\u00eb nj\u00eb atentat n\u00eb mes t\u00eb dit\u00ebs q\u00eb tronditi Belgjik\u00ebn.<\/p>\n<p>Franc \u00c7opja, 33 vje\u00e7, u arratis nga Londra drejt Dubait pas vrasjes dhe u ekstradua n\u00eb Belgjik\u00eb n\u00eb vitin 2023.<\/p>\n<p>I frik\u00ebsuar nga fati i t\u00eb v\u00ebllait, Hajdari, 40 vje\u00e7, besohet se \u00ebsht\u00eb n\u00eb arrati nga Dubai, ku jetonte af\u00ebr Francit n\u00eb nj\u00eb vil\u00eb. Burime t\u00eb ndryshme tregojn\u00eb se ai mund t\u00eb jet\u00eb duke u fshehur te kontaktet e tij t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs n\u00eb Amerik\u00ebn e Jugut.<\/p>\n<p>V\u00ebllez\u00ebrit k\u00ebrkohen p\u00ebr tre vrasje dhe p\u00ebr trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar droge n\u00eb vendin e tyre t\u00eb origjin\u00ebs \u2014 dhe d\u00ebshmitari kryesor i prokuroris\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb an\u00ebtar i band\u00ebs rivale, i cili ka hedhur drit\u00eb mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si ata vepronin n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb burim na tha: \u201c\u00cbsht\u00eb di\u00e7ka v\u00ebrtet shp\u00ebrthyese. Asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb zbuluar kaq qart\u00eb se si bandat shqiptare e menaxhojn\u00eb aktivitetin e tyre n\u00eb Britani. Ata i paguanin zyrtar\u00ebt n\u00eb porte dhe fitonin miliona. Parat\u00eb e pista i pastronin n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrmes bizneseve \u2018t\u00eb respektueshme\u2019, por tani perandoria e tyre \u00ebsht\u00eb n\u00eb prag t\u00eb shkat\u00ebrrimit\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, prokuror\u00ebt special\u00eb kund\u00ebr korrupsionit pran\u00eb struktur\u00ebs s\u00eb njohur si SPAK kan\u00eb sekuestruar pasurit\u00eb e v\u00ebllez\u00ebrve, t\u00eb cil\u00ebt ishin b\u00ebr\u00eb aq t\u00eb fuqish\u00ebm sa diktonin \u00e7mimin e kokain\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn.<\/p>\n<p>Ato p\u00ebrfshijn\u00eb 10 milion\u00eb paund n\u00eb kriptomonedha, tok\u00eb, vila, kompani dhe llogari bankare.<\/p>\n<p>Ne mund\u00ebm t\u00eb zbulojm\u00eb se nd\u00ebr pasurit\u00eb e sekuestruara \u00ebsht\u00eb edhe Solis Farm n\u00eb fshatin Baldushk. Kur shkuam p\u00ebr t\u00eb par\u00eb restorantin, jasht\u00eb ndodhej vet\u00ebm nj\u00eb Mercedes luksoz, i cili po ruhej nga nj\u00eb \u201ckujdestar\u201d.<\/p>\n<p>Banor\u00ebt vendas treguan se jan\u00eb pun\u00ebsuar p\u00ebr t\u00eb kujdesur p\u00ebr fushat e gjera me ullinj, nd\u00ebrsa rrushi i paprekur po kalbet n\u00eb hardhi.<\/p>\n<p>Pak minuta m\u00eb tutje me makin\u00eb, n\u00eb kryeqytetin e Shqip\u00ebris\u00eb, kat\u00ebr apartamente luksoze, q\u00eb besohet se u p\u00ebrkisnin v\u00ebllez\u00ebrve, jan\u00eb sekuestruar gjithashtu.<\/p>\n<p>Aty, banor\u00eb t\u00eb pasur me makina sportive shijojn\u00eb luksin e nj\u00eb pishine t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, nd\u00ebrsa flamujt shqiptar\u00eb, britanik\u00eb dhe amerikan\u00eb val\u00ebviten n\u00eb shtylla.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb trondit\u00ebse, \u00ebsht\u00eb fakti se v\u00ebllez\u00ebrit vepronin hapur p\u00ebrpara syve t\u00eb autoriteteve, duke investuar parat\u00eb e tyre n\u00eb nj\u00eb vil\u00eb t\u00eb quajtur Gjuta, vet\u00ebm 500 metra larg zyr\u00ebs s\u00eb kryeministrit t\u00eb vendit, Edi Rama.<\/p>\n<p>Autoritetet thon\u00eb se gjith\u00e7ka q\u00eb zot\u00ebrojn\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit, do t\u00eb konfiskohet nga shteti dhe m\u00eb pas do t\u00eb shitet n\u00eb ankand, n\u00ebse shpallen fajtor\u00eb.<\/p>\n<p>Ata e nis\u00ebn karrier\u00ebn e tyre kriminale n\u00eb t\u00eb ashtuquajturin qytet t\u00eb bandave \u2013 Elbasan, nj\u00eb qytet n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb qendrore i njohur p\u00ebr dhun\u00ebn.<\/p>\n<p>Sipas prokuror\u00ebve t\u00eb SPAK, v\u00ebllez\u00ebrit filluan me trafik droge n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb Itali n\u00eb vitin 2006, por shum\u00eb shpejt e zgjeruan aktivitetin n\u00eb Belgjik\u00eb, Holand\u00eb dhe m\u00eb pas n\u00eb Britani, ku u vendos\u00ebn n\u00eb Tottenham.<\/p>\n<p>Thuhet se ata paguanin punonj\u00ebsit e porteve q\u00eb t\u00eb linin t\u00eb kalonin kamion\u00eb dhe rimorkio t\u00eb mbushura me drog\u00eb pa kontroll.<\/p>\n<p>Prokuror\u00ebt e SPAK, Altin Dumani dhe Vladimir Mara, than\u00eb p\u00ebr band\u00ebn: \u201cAjo kishte kapacitetin t\u00eb ndikonin drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb \u00e7mimin e kokain\u00ebs n\u00eb tregjet evropiane dhe t\u00eb menaxhonin sasi t\u00eb m\u00ebdha narkotik\u00ebsh n\u00eb periudha shum\u00eb t\u00eb shkurtra\u201d.<\/p>\n<p><strong>Bresh\u00ebri plumbash<\/strong><\/p>\n<p>Por fati i v\u00ebllez\u00ebrve \u00c7opja filloi t\u00eb merrte tat\u00ebpjet\u00ebn pasi Franci u zhvendos n\u00eb Britani dhe 50 kg kokain\u00eb u zhduk\u00ebn.<\/p>\n<p>Kjo \u00e7oi n\u00eb nj\u00eb konflikt t\u00eb hapur me familjen rivale Alibej, pasi secila pal\u00eb faj\u00ebsoi tjetr\u00ebn p\u00ebr vjedhjen e drog\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas prokuror\u00ebve shqiptar\u00eb, v\u00ebllez\u00ebrit mor\u00ebn hak me nj\u00eb ekzekutim trefisht\u00eb.<\/p>\n<p>Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Durunay u vran\u00eb brenda Range Rover-it t\u00eb tyre kur mbi ta u q\u00ebllua me bresh\u00ebri plumbash nga kallashnikov\u00eb n\u00eb fshatin Bradashesh, n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb qendrore, n\u00eb vitin 2018.<\/p>\n<p>SPAK beson gjithashtu se Franc \u00c7opja \u00ebsht\u00eb personi pas vrasjes me pages\u00eb t\u00eb kreut t\u00eb klanit Alibej, Ardi Spahiu, n\u00eb Belgjik\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb krim q\u00eb tronditi vendin, Spahiu sapo kishte dal\u00eb nga nj\u00eb kafene n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2020, kur u ekzekutua me 18 plumba, tet\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve e godit\u00ebn.<\/p>\n<p>Thuhet se m\u00eb pas v\u00ebllez\u00ebrit mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb 14 atentate t\u00eb tjera, t\u00eb kryera ose t\u00eb tentuara, kund\u00ebr rival\u00ebve, sipas zyrtar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa numri i viktimave rritej, disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb band\u00ebs Alibej vendos\u00ebn t\u00eb bashk\u00ebpunonin me drejt\u00ebsin\u00eb, dhe v\u00ebllai i viktim\u00ebs s\u00eb vrar\u00eb, Endrit Alibej, \u00ebsht\u00eb tani d\u00ebshmitari ky\u00e7 n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen kund\u00ebr \u00c7opjave.<\/p>\n<p>Erion Alibej tregoi n\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb shqiptare se si ishte rekrutuar nga dyshja p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar n\u00eb Lond\u00ebr, pasi v\u00ebllai i tij i madh, Endriti, u detyrohej para p\u00ebr drog\u00eb.<\/p>\n<p>Alibej, i cili ishte kontrabanduar n\u00eb Lond\u00ebr n\u00eb pjes\u00ebn e pasme t\u00eb nj\u00eb kamioni, p\u00ebrshkroi se i gjith\u00eb operacioni i drog\u00ebs i \u00c7opjave drejtohej nga Franci nga nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb Tottenham, nd\u00ebrsa Hajdari merrej me logjistik\u00ebn nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Ai tha: \u201cK\u00ebmb\u00ebngula t\u00eb shkoja n\u00eb Angli p\u00ebr t\u00eb punuar, sepse Endriti kishte borxhe dhe doja ta ndihmoja t\u2019i shlyente. Shkova me kamion\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb Angli shkova n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Franc \u00c7opjas, i cili jetonte n\u00eb Tottenham, dhe ai kontrollonte gjith\u00e7ka me telefon. N\u00eb fillim q\u00ebndrova te nj\u00eb xhaxha, sepse ai kishte nj\u00eb ide se \u00e7far\u00eb pune do t\u00eb b\u00ebja. Munda t\u00eb siguroja furnizime dhe t\u00eb shisja kokain\u00eb, por hasa v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb sht\u00ebpi. Hajdar \u00c7opja ishte nj\u00eb transportues shum\u00eb i sigurt droge me rimorkio kuajsh, duke filluar nga Gjermania, e deri n\u00eb Belgjik\u00eb e Holand\u00eb. Arrita t\u00eb shlyej nj\u00eb borxh shum\u00eb t\u00eb madh q\u00eb Endriti kishte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. B\u00ebra nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb madhe, aq sa t\u00ebrhoqa v\u00ebmendjen\u201d.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb mbajtur peng<\/strong><\/p>\n<p>Ai e p\u00ebrshkroi operacionin n\u00eb Lond\u00ebr si nj\u00eb \u201ckoh\u00eb krize\u201d pasi policia kishte kapur nj\u00eb ngarkes\u00eb droge t\u00eb fshehur n\u00eb nj\u00eb rimorkio kuajsh.<\/p>\n<p>Sipas burimeve, edhe pse v\u00ebllez\u00ebrit kishin aq shum\u00eb para sa q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrballonin humbjen e nj\u00eb n\u00eb tre ngarkesave t\u00eb drog\u00ebs, ata u t\u00ebrbuan kur 50 kg kokain\u00eb u zhduk\u00ebn p\u00ebrpara se t\u00eb mb\u00ebrrinin n\u00eb Lond\u00ebr.<\/p>\n<p>Alibej i tregoi nj\u00eb gjykate n\u00eb Shqip\u00ebri se korrieri q\u00eb kishte humbur ngarkes\u00ebn u mbajt peng p\u00ebr dy jav\u00eb dhe u rrah brutalisht deri sa u mbulua me plag\u00eb dhe mavijosje.<\/p>\n<p>Perandoria kriminale e \u00c7opjave u rr\u00ebzua pasi policia nd\u00ebrhyri n\u00eb aplikacionin e koduar t\u00eb mesazheve \u201cSky ECC\u201d n\u00eb vitin 2021, t\u00eb cilin v\u00ebllez\u00ebrit e p\u00ebrdornin p\u00ebr t\u00eb shk\u00ebmbyer qindra mesazhe sekrete.<\/p>\n<p>Sipas Europol, komunikimet e koduara zbuluan detaje trondit\u00ebse p\u00ebr vrasje dhe tentativa vrasjeje, si dhe foto e video t\u00eb torturave.<\/p>\n<p>Franc \u00c7opja bashk\u00ebpunonte ngusht\u00eb me gangsterin tjet\u00ebr shqiptar Ervis \u00c7ela, 41 vje\u00e7 nj\u00eb nga figurat m\u00eb t\u00eb pam\u00ebshirshme t\u00eb tregtis\u00eb s\u00eb kokain\u00ebs i cili dyshohet se kontrabandoi 28 ton\u00eb kokain\u00eb nga Paraguai drejt Antverp\u00ebs dhe Hamburgut midis viteve 2020 dhe 2021.<\/p>\n<p>Drogat u zbuluan t\u00eb fshehura n\u00eb kuti sapuni, kano\u00e7e boje dhe ngjit\u00ebs industrial\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7ela ishte i k\u00ebrkuar n\u00eb Itali p\u00ebr torturimin dhe vrasjen e nj\u00eb rivali kur u arrestua n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb qershor t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Tregu britanik i drog\u00ebs \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht fitimprur\u00ebs \u2014 nj\u00eb kilogram kokain\u00eb vlen rreth 40,000 \u00a3, krahasuar me rreth 20,000 \u00a3 n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb raporti t\u00eb Organizat\u00ebs p\u00ebr Bashk\u00ebpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) n\u00eb vitin 2023, Britania \u00ebsht\u00eb konsumatori m\u00eb i madh i kokain\u00ebs p\u00ebr frym\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb dhe i dyti n\u00eb bot\u00eb pas Australis\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri, bandat kriminale po injektojn\u00eb sasi t\u00eb m\u00ebdha parash n\u00eb ekonomi, duke deformuar tregun financiar, sipas nj\u00eb eksperti.<\/p>\n<p>Zef Pre\u00e7i, drejtori i Qendr\u00ebs Shqiptare p\u00ebr K\u00ebrkime Ekonomike, tha: \u201c<em>Grupet e krimit t\u00eb organizuar n\u00eb Shqip\u00ebri e kan\u00eb rritur ndjesh\u00ebm pasurin\u00eb e tyre dhe po p\u00ebrdorin \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ta futur at\u00eb n\u00eb ekonomin\u00eb e vendit p\u00ebrmes skemave t\u00eb pastrimit t\u00eb parave. Nd\u00ebrsa n\u00eb nivel global fondet e tilla t\u00eb paligjshme p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb mesatarisht 2\u20135% t\u00eb PBB-s\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri niveli besohet t\u00eb jet\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb i lart\u00eb<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Banda \u00c7opja\u2013\u00c7ela kishte aq shum\u00eb para sa nuk arrinte t\u2019i pastronte mjaftuesh\u00ebm shpejt.<\/p>\n<p>Mesazhet e koduara tregojn\u00eb se Ervis \u00c7ela madje kishte sugjeruar q\u00eb eurot t\u00eb varroseshin n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00ebn rr\u00ebnj\u00ebt e ullinjve ashtu si\u00e7 jan\u00eb ato n\u00eb kompleksin gjigant t\u00eb restorantit t\u00eb \u00c7opjave.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/the-sun-baronet-e-droges-investonin-prane-zyres-se-kryeministrit-rama\/\">\u201cThe Sun\u201d: Baron\u00ebt e drog\u00ebs investonin pran\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb kryeministrit Rama<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Grace Macaskill,\u00a0The Sun N\u00eb maj\u00eb t\u00eb nj\u00eb kodre shqiptare, nj\u00eb restorant q\u00ebndron madh\u00ebshtor, i rrethuar nga ullishtat dhe hardhit\u00eb e rrushit. N\u00eb fund t\u00eb nj\u00eb rruge t\u00eb gjat\u00eb e t\u00eb p\u00ebrthyer, t\u00eb gdhendur n\u00eb terrenin e ashp\u00ebr malor,\u00a0Solis Farm\u00a0nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb atraksion i njohur turistik, por edhe nj\u00eb arritje e jasht\u00ebzakonshme e inxhinieris\u00eb. Vet\u00ebm [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-43042","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43042","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=43042"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43042\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=43042"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=43042"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=43042"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}