{"id":43029,"date":"2025-09-27T12:48:25","date_gmt":"2025-09-27T12:48:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/27\/lirohet-nje-tjeter-pike-bllokimi-mjetesh-ne-kurbin-ministrja-kociu-pa-u-ndalur-cdo-dite-lirojme-hapesirat-publike-dhe-ua-kthejme-qytetareve\/"},"modified":"2025-09-27T12:48:25","modified_gmt":"2025-09-27T12:48:25","slug":"lirohet-nje-tjeter-pike-bllokimi-mjetesh-ne-kurbin-ministrja-kociu-pa-u-ndalur-cdo-dite-lirojme-hapesirat-publike-dhe-ua-kthejme-qytetareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/27\/lirohet-nje-tjeter-pike-bllokimi-mjetesh-ne-kurbin-ministrja-kociu-pa-u-ndalur-cdo-dite-lirojme-hapesirat-publike-dhe-ua-kthejme-qytetareve\/","title":{"rendered":"Lirohet nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00eb bllokimi mjetesh n\u00eb Kurbin, Ministrja Ko\u00e7iu: Pa u ndalur \u00e7do dit\u00eb, lirojm\u00eb hap\u00ebsirat publike dhe ua kthejm\u00eb qytetar\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>Pas Shkodr\u00ebs, nj\u00eb tjet\u00ebr hap\u00ebsir\u00eb e kthyer n\u00eb pik\u00eb bllokimi e grumbullimi mjetesh po lirohet dhe u kthehet qytetar\u00ebve n\u00eb La\u00e7. Ministrja e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme Albana Ko\u00e7iu, s\u00eb bashk\u00eb me Kryetaren e Bashkis\u00eb Kurbin, Drejtorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe Kryeinspektoren e AAPSK-s\u00eb inspektuan nga af\u00ebr aksionin p\u00ebr lirimin e hap\u00ebsir\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb nga pikat e grumbullimit, q\u00eb Policia e Shtetit ka p\u00ebrdorur prej vitesh p\u00ebr t\u00eb depozituar gjith\u00eb ato mjete motorike t\u00eb sekuestruara apo t\u00eb konfiskuara. Pika t\u00eb tilla kemi me dhjet\u00ebra t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00eb territor, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin. Fal\u00eb aksionit q\u00eb kemi nd\u00ebrmarr\u00eb me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb agjencish t\u00eb MPB-s\u00eb, por edhe t\u00eb institucioneve t\u00eb tjera, fal\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe pun\u00ebs s\u00eb lavd\u00ebrueshme AAPSK-s\u00eb, por edhe t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Rezervave Materiale t\u00eb Shtetit, pra nj\u00eb pune nd\u00ebrinstitucionale, kemi filluar evidentimin, seleksionimin e gjith\u00eb k\u00ebtyre mjeteve t\u00eb depozituara k\u00ebtu prej vitesh n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb publike. Sikund\u00ebr e shohim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndotje e konsiderueshme edhe p\u00ebr bashkin\u00eb e La\u00e7it, por edhe p\u00ebr bashkit\u00eb e tjera t\u00eb vendit. Ka shum\u00eb pika t\u00eb tilla, t\u00eb cilat jan\u00eb b\u00ebr\u00eb mjedise t\u00eb pap\u00ebrshtatshme, q\u00eb prishin e ndotin ambientin, por edhe mjedise t\u00eb pasigurta. Nga fillimi i k\u00ebtij muaji, fal\u00eb fushat\u00ebs q\u00eb kemi nd\u00ebrmarr\u00eb bashk\u00ebrisht t\u00eb gjith\u00eb ne, do ta lirojm\u00eb k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb duke ua kthyer bashkis\u00eb s\u00eb La\u00e7it, e cila jam e sigurt, q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb projekte shum\u00eb t\u00eb bukura p\u00ebr t\u00eb zhvilluar n\u00eb k\u00ebto hap\u00ebsira, projekte t\u00eb cilat i kthejn\u00eb komunitetit jet\u00ebsimin e tyre, energjizimin\u201d, u shpreh Ministrja Ko\u00e7iu.<\/p>\n<p>\u201dKjo \u00ebsht\u00eb hap\u00ebsira, pron\u00eb shtet, e Komisariatit t\u00eb Kurbinit. Kemi t\u00eb pozicionuara 1664 makina me tipologji t\u00eb ndryshme statusi. Nga k\u00ebto 1100 jan\u00eb p\u00ebr skrap. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrfunduar i gjith\u00eb inventari i pasurive dhe shpejt fillojm\u00eb procedurat e ankandit. \u00cbsht\u00eb 2.6 ha tok\u00eb shtet\u201d, informoi Kryeinspektorja e AAPSK, Risena Xhaja. Ministrja e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme tha se aksioni nuk do t\u00eb ndalet p\u00ebr asnj\u00eb dit\u00eb n\u00eb gjith\u00eb territorin.<\/p>\n<p>\u201cRasti m\u00eb i fundit ishte ai i bashkis\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs, ku bashk\u00ebrisht i kthyem bashkis\u00eb nj\u00eb territor t\u00eb z\u00ebn\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb. Ata kan\u00eb nj\u00eb projekt shum\u00eb t\u00eb bukur p\u00ebr ta kthyer n\u00eb k\u00ebnd lodrash. Do ta vijojm\u00eb k\u00ebt\u00eb aksion, i cili vjen paralelisht me aksionin q\u00eb IKMT dhe IMT-t\u00eb jan\u00eb duke kryer p\u00ebr lirimin e hap\u00ebsirave publike t\u00eb zaptuara padrejt\u00ebsisht nga biznese lokale duke krijuar rrethime me gjithfar\u00ebsoj mjetesh. Ajo q\u00eb jemi duke b\u00ebr\u00eb aktualisht \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin do t\u00eb vijojm\u00eb pa u ndalur \u00e7do dit\u00eb, p\u00ebr t\u00eb liruar hap\u00ebsirat publike p\u00ebr t\u2019ua kthyer qytetar\u00ebve e v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion gjith\u00eb komuniteteve lokale, p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb past\u00ebr, atraktive p\u00ebr turist\u00ebt por edhe t\u00eb sigurt\u201d, deklaroi Ko\u00e7iu.<\/p>\n<p>Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb Ilir Proda konfirmoi se operacioni ka filluar n\u00eb bashk\u00ebpunim me Policit\u00eb Bashkiake n\u00eb gjith\u00eb vendin. Sipas tij, jo vet\u00ebm lirohen hap\u00ebsira, por edhe rritet cil\u00ebsia e sh\u00ebrbimit ndaj qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cVe\u00e7 faktit q\u00eb jan\u00eb kthyer n\u00eb gangren\u00eb mjedisore, k\u00ebrkojn\u00eb dhe sh\u00ebrbime policore p\u00ebr t\u2019u ruajtur, t\u00eb cilat tani do t\u2019u kthehen qytetar\u00ebve. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nga 24 pikat n\u00eb Shqip\u00ebri. \u00cbsht\u00eb e dyta q\u00eb e ka mbaruar k\u00ebt\u00eb proces pas Shkodr\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb nga m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhat\u00eb\u201d, theksoi Proda.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe e madhe n\u00eb buz\u00eb t\u00eb nj\u00eb aksi rrugor, e rrethuar nj\u00eb nga kurore e gjelb\u00ebr. Shum\u00eb e l\u00ebn\u00eb pas dore. Tani \u00ebsht\u00eb momenti ne ta pastrojm\u00eb, ju ta merrni n\u00eb dor\u00ebzim p\u00ebr t\u2019ia kthyer komunitetit\u201d, tha Ministrja.<br \/>\nKryetarja e Bashkis\u00eb Kurbinit Majlinda Cara e vler\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb nga aksionet m\u00eb t\u00eb mira, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb shum\u00eb af\u00ebr qytetit dhe do na vij\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb. \u00cbsht\u00eb pik\u00eb ky\u00e7e se lidhet me nj\u00eb nga fshatrat m\u00eb turistik t\u00eb Kurbinit. Ne do mendojm\u00eb si do ta kthejm\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb komunitetit. Pozicioni i saj gjeografik na favorizon. Do hartojm\u00eb projekte\u201d, tha kryetarja Cara.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/lirohet-nje-tjeter-pike-bllokimi-mjetesh-ne-kurbin-ministrja-kociu-pa-u-ndalur-cdo-dite-lirojme-hapesirat-publike-dhe-ua-kthejme-qytetareve\/\">Lirohet nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00eb bllokimi mjetesh n\u00eb Kurbin, Ministrja Ko\u00e7iu: Pa u ndalur \u00e7do dit\u00eb, lirojm\u00eb hap\u00ebsirat publike dhe ua kthejm\u00eb qytetar\u00ebve<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas Shkodr\u00ebs, nj\u00eb tjet\u00ebr hap\u00ebsir\u00eb e kthyer n\u00eb pik\u00eb bllokimi e grumbullimi mjetesh po lirohet dhe u kthehet qytetar\u00ebve n\u00eb La\u00e7. Ministrja e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme Albana Ko\u00e7iu, s\u00eb bashk\u00eb me Kryetaren e Bashkis\u00eb Kurbin, Drejtorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe Kryeinspektoren e AAPSK-s\u00eb inspektuan nga af\u00ebr aksionin p\u00ebr lirimin e hap\u00ebsir\u00ebs. \u201c\u00cbsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-43029","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43029","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=43029"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43029\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=43029"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=43029"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=43029"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}