{"id":43013,"date":"2025-09-27T10:48:39","date_gmt":"2025-09-27T10:48:39","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/27\/shkodra-nje-realitet-turistik-transformimi-i-qytetit-ne-destinacion-gjithevjetor\/"},"modified":"2025-09-27T10:48:39","modified_gmt":"2025-09-27T10:48:39","slug":"shkodra-nje-realitet-turistik-transformimi-i-qytetit-ne-destinacion-gjithevjetor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/27\/shkodra-nje-realitet-turistik-transformimi-i-qytetit-ne-destinacion-gjithevjetor\/","title":{"rendered":"Shkodra, nj\u00eb realitet turistik \u2013 Transformimi i qytetit n\u00eb destinacion gjith\u00ebvjetor"},"content":{"rendered":"<p>Pas nj\u00eb sezoni veror rekord, Shkodra po kthehet n\u00eb nj\u00eb histori suksesi p\u00ebr turizmin shqiptar. Nga nj\u00eb potencial i njohur prej dekadash, sot turizmi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb motor i gjall\u00eb i ekonomis\u00eb dhe jet\u00ebs sociale t\u00eb qytetit.<\/p>\n<p>Shifrat flasin vet\u00eb: n\u00eb vitin 2022 u regjistruan rreth 264 mij\u00eb net\u00eb akomodimi, nd\u00ebrsa p\u00ebr vitin 2025 pritet t\u00eb kalohen 538 mij\u00eb \u2013 nj\u00eb dyfishim brenda kat\u00ebr vitesh. Vet\u00ebm deri n\u00eb fund t\u00eb gushtit 2025 jan\u00eb tejkaluar shifrat e gjith\u00eb vitit 2024. Qyteti ka trefishuar net\u00ebt e akomodimit krahasuar me vitin 2022, duke d\u00ebshmuar rritje edhe jasht\u00eb sezonit veror. Sipas INSTAT, qarku i Shkodr\u00ebs renditet nd\u00ebr dy qarqet me rritjen m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb bizneseve turistike n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Ky zhvillim p\u00ebrkthehet n\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta me dhjet\u00ebra milion\u00eb euro p\u00ebr hotele, restorante, transport e kultur\u00eb, duke mb\u00ebshtetur qindra vende pune gjat\u00eb gjith\u00eb vitit. Velipoja mbetet gjeneratori kryesor i volumit n\u00eb korrik-gusht, nd\u00ebrsa Thethi ka shum\u00ebfishuar vizitor\u00ebt fal\u00eb aksesit t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar dhe promovimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Vet\u00eb qyteti i Shkodr\u00ebs po kthehet n\u00eb stabilizues t\u00eb aktivitetit turistik, me rritje t\u00eb fort\u00eb n\u00eb pranver\u00eb dhe vjesht\u00eb, duke mbajtur mbi 90 % t\u00eb net\u00ebve t\u00eb akomodimit gjat\u00eb muajve t\u00eb ftoht\u00eb.<\/p>\n<p>Oferta turistike e Shkodr\u00ebs tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e larmishme: det, liqen, lumenj dhe Alpe. Destinacionet buz\u00eb lumit Kir, Bun\u00ebs e Shal\u00ebs po konsolidohen si produkte t\u00eb reja, duke zgjeruar sezonin dhe duke i dh\u00ebn\u00eb qytetit nj\u00eb profil unik n\u00eb hart\u00ebn shqiptare t\u00eb turizmit.<\/p>\n<p>Autoritetet vendore theksojn\u00eb se sfida e radh\u00ebs \u00ebsht\u00eb zhvillimi i q\u00ebndruesh\u00ebm. Me turizmin tashm\u00eb si sektor kryesor ekonomik, k\u00ebrkohet bashk\u00ebpunim i gjer\u00eb mes biznesit, akademis\u00eb dhe shoq\u00ebris\u00eb civile p\u00ebr t\u00eb forcuar ofert\u00ebn jasht\u00eb sezonit, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur mjedisin dhe p\u00ebr t\u00eb ruajtur identitetin e qytetit. Projekte infrastrukturore dhe kulturore jan\u00eb n\u00eb proces, duke synuar ta vendosin Shkodr\u00ebn si nj\u00eb nga destinacionet kryesore t\u00eb rajonit.<\/p>\n<p>Nga nj\u00eb premtim i larg\u00ebt, Shkodra ka hyr\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb realitetin turistik, duke u b\u00ebr\u00eb shembull i nj\u00eb zhvillimi q\u00eb gjeneron pun\u00eb, t\u00eb ardhura dhe nj\u00eb identitet t\u00eb ri ekonomik e kulturor p\u00ebr qytetin dhe gjith\u00eb rajonin.<\/p>\n<p>Reagimi i Benet Becit<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb sezoni veror t\u00eb suksessh\u00ebm, ju ftoj t\u00eb lexoni analiz\u00ebn e turizmit n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>Shifrat tregojn\u00eb transformimin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb qytetit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Turizmi nga potencial n\u00eb realitet<\/p>\n<p>N\u00eb  vitet e fundit Shkodra ka p\u00ebrjetuar nj\u00eb transformim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn e turizmit. Nga nj\u00eb potencial i njohur prej dekadash, sot jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb kthimit t\u00eb tij n\u00eb nj\u00eb realitet ekonomik dhe social q\u00eb prek drejtp\u00ebrdrejt jet\u00ebn e qytetar\u00ebve tan\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat m\u00eb t\u00eb fundit jan\u00eb t\u00eb qarta dhe shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse:<\/p>\n<p>\u2022 N\u00eb vitin 2022 n\u00eb bashkin\u00eb ton\u00eb u regjistruan rreth 264 mij\u00eb net\u00eb akomodimi, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2025 ky num\u00ebr pritet t\u00eb arrij\u00eb mbi 538 mij\u00eb \u2013 nj\u00eb dyfishim brenda kat\u00ebr vitesh.<\/p>\n<p>\u2022 Vet\u00ebm deri n\u00eb fund t\u00eb gushtit 2025, numri i net\u00ebve t\u00eb q\u00ebndrimit ka tejkaluar shifr\u00ebn e gjith\u00eb vitit 2024 s\u00eb bashku.<\/p>\n<p>\u2022 Qyteti i Shkodr\u00ebs ka trefishuar numrin e net\u00ebve t\u00eb akomodimit krahasuar me vitin 2022, duke d\u00ebshmuar nj\u00eb rritje t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb sezonet jasht\u00eb ver\u00ebs.<\/p>\n<p>\u2022 T\u00eb dh\u00ebnat e INSTAT tregojn\u00eb se qarku i Shkodr\u00ebs \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr dy qarqet me p\u00ebrqindjen m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb rritjes s\u00eb bizneseve n\u00eb turiz\u00ebm n\u00eb dy vitet e fundit, duke performuar m\u00eb mir\u00eb se shumica e qarqeve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pse nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij realiteti mbetet i pa-dokumentuar plot\u00ebsisht p\u00ebr shkak t\u00eb informalitetit ende t\u00eb pranish\u00ebm, nuk ka asnj\u00eb dyshim se numri real i vizitor\u00ebve \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb i lart\u00eb. Po k\u00ebshtu, t\u00eb dh\u00ebnat mbi vizitat n\u00eb sitet tona kulturore e muzeale konfirmojn\u00eb nj\u00eb rritje t\u00eb shpejt\u00eb dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme, q\u00eb e vendos Shkodr\u00ebn n\u00eb pararoj\u00eb t\u00eb destinacioneve turistike shqiptare.<\/p>\n<p>Turizmi si motor i ekonomis\u00eb vendase<\/p>\n<p>Ky zhvillim nuk \u00ebsht\u00eb thjesht statistik\u00eb. Ai p\u00ebrkthehet n\u00eb t\u00eb ardhura direkte prej dhjet\u00ebra milion\u00eb eurosh vet\u00ebm gjat\u00eb vitit 2025, t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00eb hotele, restorante, transport, kultur\u00eb e tregti. M\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, ky aktivitet mb\u00ebshtet qindra vende pune t\u00eb plota n\u00eb qytet dhe zonat p\u00ebrreth.<\/p>\n<p>Pra, turizmi nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb premtim i larg\u00ebt \u2013 \u00ebsht\u00eb sot nj\u00eb sektor real dhe i gjall\u00eb, q\u00eb gjeneron pun\u00eb e t\u00eb ardhura p\u00ebr qytetar\u00ebt e Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>Rritja turistike \u00ebsht\u00eb e shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin, por me tipare t\u00eb ndryshme sipas zonave:<\/p>\n<p>\u2022 Velipoja mbetet gjeneratori kryesor i volumit, me nj\u00eb sezon t\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb korrik-gusht, por tashm\u00eb me rritje t\u00eb dukshme edhe n\u00eb qershor dhe shtator.<\/p>\n<p>\u2022 Thethi n\u00eb Alpe ka p\u00ebrjetuar nj\u00eb zgjerim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, duke shum\u00ebfishuar net\u00ebt e akomodimit fal\u00eb aksesit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe promovimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>\u2022 Qyteti i Shkodr\u00ebs po kthehet n\u00eb stabilizuesin e ekonomis\u00eb s\u00eb turizmit: nj\u00eb aktivitet i vazhduesh\u00ebm gjat\u00eb gjith\u00eb vitit, me rritje t\u00eb fort\u00eb n\u00eb muajt e pranver\u00ebs dhe t\u00eb vjesht\u00ebs, fal\u00eb rolit si qend\u00ebr kulturore, ekonomike dhe port\u00eb hyr\u00ebse p\u00ebr bregdetin dhe Alpet.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb se Shkodra tashm\u00eb ofron nj\u00eb profil t\u00eb diversifikuar turistik: det, qytet, liqen, lumenj dhe mal \u2013 nj\u00eb kombinim unik n\u00eb Shqip\u00ebri ku destinacione t\u00eb reja turistike pran\u00eb lumit Kir, lumit Buna, lumit t\u00eb Shal\u00ebs po konsolidohen n\u00eb produkte t\u00eb mir\u00ebfillta turistike.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb turizmi yn\u00eb mbetet i varur nga kulmi veror, por sot kemi nj\u00eb baz\u00eb solide vizitor\u00ebsh n\u00eb dim\u00ebr dhe n\u00eb muajt jasht\u00eb sezonit. Vet\u00ebm qyteti i Shkodr\u00ebs mban mbi 90% t\u00eb net\u00ebve t\u00eb akomodimit n\u00eb muajt e ftoht\u00eb, duke garantuar q\u00eb hotelet, restorantet dhe muzet\u00eb t\u00eb mbeten hapur dhe stafi t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb punoj\u00eb.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndryshim i madh nga e kaluara, kur aktiviteti pothuajse pushonte pas shtatorit. Sot, bizneset kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar hapur gjat\u00eb gjith\u00eb vitit dhe p\u00ebr t\u00eb mbajtur t\u00eb pun\u00ebsuar punonj\u00ebsit e tyre.<\/p>\n<p>Partneritet p\u00ebr zhvillim \u2013 nj\u00eb ftes\u00eb p\u00ebr faz\u00ebn e re<\/p>\n<p>Rritja e turizmit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arritje e p\u00ebrbashk\u00ebt, por sfidat e reja k\u00ebrkojn\u00eb bashk\u00ebpunim m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb. Deri tani, barr\u00ebn kryesore e kan\u00eb mbajtur bizneset vendase t\u00eb turizmit dhe vet\u00eb qytetar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb ofruar mikpritje e sh\u00ebrbime. Por tani q\u00eb turizmi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb realitet dhe nj\u00eb motor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i ekonomis\u00eb son\u00eb, \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr t\u00eb hapur nj\u00eb dialog t\u00eb strukturuar me sektorin privat, akademin\u00eb dhe shoq\u00ebrin\u00eb civile.<\/p>\n<p>Ne duhet t\u00eb mendojm\u00eb s\u00eb bashku:<\/p>\n<p>\u2022 si t\u00eb forcojm\u00eb dhe zgjerojm\u00eb ofert\u00ebn p\u00ebrtej sezonit t\u00eb ver\u00ebs,<\/p>\n<p>\u2022 si t\u00eb p\u00ebrballojm\u00eb presionin mbi sh\u00ebrbimet publike dhe mjedisin,<\/p>\n<p>\u2022 dhe si t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb nga gabimet e vendeve t\u00eb tjera, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb model q\u00eb ruan interesat e komunitetit dhe vizitor\u00ebve nj\u00ebkoh\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb drejtimi i ardhsh\u00ebm: krijimi i nj\u00eb platforme t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr turizmin, ku biznesi, akademia dhe qytetar\u00ebt t\u00eb kontribuojn\u00eb me ide e zgjidhje. Vet\u00ebm k\u00ebshtu mund t\u00eb garantojm\u00eb q\u00eb rritja turistike t\u00eb shoq\u00ebrohet me cil\u00ebsi, dinjitet dhe respekt p\u00ebr identitetin e Shkodr\u00ebs dhe rajonit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb s\u00ebr\u00eb projektesh t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme infrastrukturore, urbane e kulturore jan\u00eb tashm\u00eb n\u00eb proces dhe efektet e tyre do t\u00eb ndihen s\u00eb shpejti. Detyra jon\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb k\u00ebt\u00eb trash\u00ebgimi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme kulturore dhe natyrore ta p\u00ebrdorim si baz\u00eb p\u00ebr nj\u00eb zhvillim q\u00eb i sjell dobi afatgjata qytetit dhe i jep Shkodr\u00ebs vendin q\u00eb meriton n\u00eb hart\u00ebn e turizmit shqiptar e rajonal.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/shkodra-nje-realitet-turistik-transformimi-i-qytetit-ne-destinacion-gjithevjetor\/\">Shkodra, nj\u00eb realitet turistik \u2013 Transformimi i qytetit n\u00eb destinacion gjith\u00ebvjetor<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas nj\u00eb sezoni veror rekord, Shkodra po kthehet n\u00eb nj\u00eb histori suksesi p\u00ebr turizmin shqiptar. Nga nj\u00eb potencial i njohur prej dekadash, sot turizmi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb motor i gjall\u00eb i ekonomis\u00eb dhe jet\u00ebs sociale t\u00eb qytetit. Shifrat flasin vet\u00eb: n\u00eb vitin 2022 u regjistruan rreth 264 mij\u00eb net\u00eb akomodimi, nd\u00ebrsa p\u00ebr vitin 2025 pritet t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-43013","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43013","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=43013"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43013\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=43013"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=43013"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=43013"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}