{"id":43011,"date":"2025-09-27T10:48:36","date_gmt":"2025-09-27T10:48:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/27\/spak-germon-letrat-rrok-gjoka-gjen-thesarin-ne-llogara-edhe-nje-tender-qyl-5-8-miliarde-leke-nga-gjyli\/"},"modified":"2025-09-27T10:48:36","modified_gmt":"2025-09-27T10:48:36","slug":"spak-germon-letrat-rrok-gjoka-gjen-thesarin-ne-llogara-edhe-nje-tender-qyl-5-8-miliarde-leke-nga-gjyli","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/27\/spak-germon-letrat-rrok-gjoka-gjen-thesarin-ne-llogara-edhe-nje-tender-qyl-5-8-miliarde-leke-nga-gjyli\/","title":{"rendered":"SPAK g\u00ebrmon letrat, Rrok Gjoka gjen thesarin n\u00eb Llogara, edhe nj\u00eb tender qyl 5.8 miliard\u00eb lek\u00eb nga Gjyli"},"content":{"rendered":"<p>Drejtori i ARRSH, Gentian Gjyli, vazhdon shkon n\u00eb zyr\u00eb dhe firmos tendera me miliarda lek\u00eb, edhe pasi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb i pandehur nga SPAK. E ku t\u00eb gjejn\u00eb Belinda Balluku dhe Edi Rama nj\u00eb em\u00ebr tjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb firmos\u00eb letrat p\u00ebr oligark\u00ebt.<\/p>\n\n<p>I till\u00eb \u00ebsht\u00eb tenderi me fond 5.7 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr rrug\u00ebn lidh\u00ebse t\u00eb tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb, ku favorizohet haptazi kompania e Rrok Gjok\u00ebs \u201cGjoka Konstruksion\u201d shpk. \u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues p\u00ebrve\u00e7 fituesit\/ Skualifikim i ofert\u00ebs me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d k\u00ebt\u00eb klasifikim t\u00eb shkeljeve ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr tenderin Open Data Albania. Procedura \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar me nj\u00eb \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shenja e riskut t\u00eb korrupsionit.\n<\/p>\n<p>Tenderi p\u00ebr t\u00eb cilin raportohet, \u00ebsht\u00eb organizuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe ka si objekti \u201cNd\u00ebrtim i rrug\u00ebve lidh\u00ebse n\u00eb Tunelin e Llogaras\u00eb\u201d. Vlera e Fondit Limit t\u00eb p\u00ebrllogaritur nga komisioni i tenderit \u00ebsht\u00eb 576 395 290,00 lek\u00eb pa TVSH. Theksojm\u00eb se tenderi \u00ebsht\u00eb rishpallur dhe \u00ebsht\u00eb mbajtur m\u00eb 29 gusht, pas nj\u00eb njoftimi t\u00eb paqart\u00eb, por tashm\u00eb kemi nj\u00eb fitues.<\/p>\n<p>Rruga e shtrenjt\u00eb do t\u00eb marr\u00eb 10 muaj p\u00ebr t\u2019u rregulluar. Sipas projektit, segmenti rrugor \u201cRruga lidh\u00ebse me Tunelin e Llogaras\u00eb (Palas\u00eb)\u201d fillon pas daljes s\u00eb tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb, rreth 1 km larg, m\u00eb pas vazhdon n\u00eb rrug\u00ebn ekzistuese p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr kilomet\u00ebr. Kryq\u00ebzimi ekzistues q\u00eb b\u00ebn lidhjen e rrug\u00ebs s\u00eb re Palas\u00eb-Dh\u00ebrmi, me aksin e vjet\u00ebr do konceptohet n\u00eb form\u00eb rreth-rrotullimi. Nga ky rreth-rrotullim deri tek rrethi tashm\u00eb i nd\u00ebrtuar jan\u00eb edhe 600 met\u00ebr rrug\u00eb e re. Gjat\u00ebsia totale e rrug\u00ebs ku do t\u00eb nd\u00ebrhyhet \u00ebsht\u00eb prej 1.7 km.<\/p>\n\n<p>Rrok Gjoka konkurronte n\u00eb k\u00ebt\u00eb tender formalisht me 7 kompani t\u00eb tjera. Duke qen\u00eb nj\u00eb fitues i paracaktuar, shum\u00eb kompani nuk afrohen t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb tender, ose jan\u00eb aty sa p\u00ebr t\u00eb mbushur list\u00ebn, si\u00e7 ka vepruar kompania \u201cInerti\u201d shpk, q\u00eb vler\u00ebsohet si ofert\u00eb zero lek\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 12 shtator 2025, Rrok Gjoka u shpall fitues me firm\u00ebn e Gjylit pavar\u00ebsisht se kishte edhe oferta m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n\n<p>Si\u00e7 mund ta shihni n\u00eb dokumentin m\u00eb sip\u00ebr, Operatori Ekonomik Kontraktues \u201cGJOKA KONSTRUKSION\u201d shpk ka paraqitur ofert\u00ebn fituese 385 251 620,00 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa bashkimi i operator\u00ebve \u201cDEHA 2010\u201d SHPK &amp; \u201cBRITANIA\u201d SHPK &amp; \u201cC O L O M B O\u201d SHPK &amp; \u201cGLAVENICA\u201d SHPK &amp; \u201cL.T.E CONSTRUCTION\u201d SHPK ka propozuar ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb me 373,123,342.06 Lek\u00eb pa TVSH. Jan\u00eb afro 130 milion\u00eb lek\u00eb m\u00eb pak q\u00eb do t\u2019i kurseheshin buxheti t\u00eb shtetit n\u00ebse kjo ofert\u00eb nuk do t\u00eb hidhej n\u00eb kosh.<\/p>\n<p>Sqarojm\u00eb se komisioni e ka skualifikuar ofert\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb. Kriteri p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb ngjashme rezulton se \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsuar n\u00eb vler\u00eb totale (dyfishi i fondit limit) nga pjes\u00ebmarr\u00ebsit e k\u00ebtij bashkimi operator\u00ebsh, por komisioni nuk e ka pranuar. Njer\u00ebzit e Ballukut dhe t\u00eb Gjylit kan\u00eb k\u00ebrkuar plot\u00ebsim sipas p\u00ebrqindjes s\u00eb secilit n\u00eb k\u00ebt\u00eb tender. Sigurisht q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kusht, Rrok Gjoka i mund t\u00eb gjith\u00eb, se ka marr\u00eb tenderat dhe koncesionet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Shqip\u00ebri. Por le ta pyesim Gentian Gjylin dhe Belinda Ballukun: P\u00ebrse sh\u00ebrben shembulli i Rrug\u00ebs s\u00eb Arbrit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast? Kjo pun\u00eb publike e ngjashme \u00ebsht\u00eb e pambaruar n\u00eb afat dhe n\u00eb cil\u00ebsi! Kjo duhet t\u00eb trajtohej si prov\u00eb p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e Rrok Gjok\u00ebs nga tenderi, jo nj\u00eb pun\u00eb e ngjashme p\u00ebr t\u00eb fituar miliarda lek\u00eb t\u00eb tjera.<\/p>\n<p><strong>Tuneli i Llogaras\u00eb b\u00ebhet thesari i Rrok Gjok\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Dy oligark\u00ebt Rrok Gjoka dhe Bashkim Ulaj kan\u00eb gjetur thesarin n\u00eb Llogara. N\u00eb maj 2025, dy firma mor\u00ebn t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb t\u00eb mir\u00ebmbajn\u00eb pajisjet dhe operimin e tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb p\u00ebr kat\u00ebr vjet. K\u00ebto jan\u00eb \u201cGjoka Konstruksion\u201d dhe \u201c4 A-M\u201d, e para n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Rrok Gjok\u00ebs, nd\u00ebrsa e dyta, n\u00eb letra \u00ebsht\u00eb e Ardit Metaliajt, por dihet se pas tij q\u00ebndron Bashkim Ulaj.<\/p>\n<p>Tenderi \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, kur \u00a0Prokuroria e Posa\u00e7me njoftoi se kishte sekuestruar dhjet\u00ebra dokumenteve t\u00eb tender\u00ebve t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe mbik\u00ebqyrjes s\u00eb Tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb. Procedurat e m\u00ebparshme t\u00eb ARRSH-s\u00eb, ku dyshohet se ish-drejtori Evis Berberi i ka dh\u00ebn\u00eb tendera vetes p\u00ebr supervizion.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, koh\u00ebt kaluan dhe e nj\u00ebjta firm\u00eb \u201cGjoka\u201d fiton gjithmon\u00eb procedura n\u00eb at\u00eb zon\u00eb. Kjo firm\u00eb ishte n\u00ebnkontraktore e firm\u00ebs turke p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar at\u00eb vep\u00ebr, teksa ka fituar edhe procedur\u00ebn e uj\u00ebsjell\u00ebsit n\u00eb Tragjas.<\/p>\n<p>Tuneli i Llogaras\u00eb u nd\u00ebrtua nga nj\u00eb konsorcium firmash, turke dhe shqiptare. Pala shqiptare kryesohej nga firma \u201cGjoka\u201d. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb dokumentet e tenderit ishin vendosur klauzola p\u00ebr \u201cpun\u00eb t\u00eb ngjashme\u201d, teksa e vetmja firm\u00eb q\u00eb nd\u00ebrtoi tunelinq\u00eb kishte pun\u00eb t\u00eb ngjashme p\u00ebr uj\u00ebsjell\u00ebsa ishte \u201cGjoka\u201d.<\/p>\n<p><strong>Hetimet<\/strong><\/p>\n<p>Drejtori i ARRSH, Gentian Gjyli, shkon thuajse \u00e7do dy jav\u00eb n\u00eb SPAK. M\u00eb 13 maj 2025, Prokuroria e Posa\u00e7me vuri n\u00ebn akuz\u00eb 25 persona, p\u00ebr abuzime me tender\u00ebt e rrug\u00ebve. I pandehur \u00ebsht\u00eb kreu aktual i ARRSH, Gentian Gjyli, nd\u00ebrsa ish-Drejtorit t\u00eb ARRSH, Evis Berberi, i shtohen akuzat pas asaj p\u00ebr korrupsion dhe pastrim parash p\u00ebr t\u00eb cilat ndodhet n\u00eb burg.<\/p>\n<p>\u2018U mora i pandehur\u2019, tha Gjyli nd\u00ebrsa dilte nga SPAK i nervozuar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb reagim duket se kreu aktual i Autoritetit Rrugor Shqiptar nuk e ka pritur mir\u00eb statusin e t\u00eb pandehurit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre dhe shkelje e barazis\u00eb n\u00eb tendera.<\/p>\n\n<p>Jan\u00eb mbi 10 praktika prokurimi t\u00eb hetuara nga prokurori Dritan Pren\u00e7i, i cili ka v\u00ebn\u00eb n\u00ebn hetim biznesmen\u00eb e zyrtar\u00eb publik, si edhe inxhinier t\u00eb ARRSH. Ndaj tyre r\u00ebndojn\u00eb akuzat p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre dhe shkelje e barazis\u00eb n\u00eb tendera.<\/p>\n<p>Gentian Gjyli u em\u00ebrua drejtor i ARRSH m\u00eb 28 mars 2024, nj\u00eb jav\u00eb pas arrestimit nga SPAK t\u00eb ish-drejtorit Evis Berberi, m\u00eb 14 mars 2024. Kreu i ARRSH Gentian Gjyli, \u00ebsht\u00eb thirrur edhe m\u00eb her\u00ebt n\u00eb SPAK ku ka d\u00ebshmuar mbi procedurat e ndjekura n\u00eb tender\u00ebt e rrug\u00ebve, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ai ishte numri 2 i ARRSH-s\u00eb dhe drejtor Evis Berberi, n\u00eb hetim nga SPAK n\u00ebn mas\u00ebn e siguris\u00eb \u2018arrest me burg\u2019.<\/p>\n<p>N\u00eb burg jan\u00eb dhe dy biznesmen\u00ebt Valter Begaj dhe Ervis Lami, si bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb n\u00eb skem\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb tender\u00ebve, si pronar\u00eb t\u00eb kompanive q\u00eb fitonin tenderat fiktiv\u00eb, por ku p\u00ebrfituesi fundor ishte vet\u00eb ish-kreu i ARRSH, Berberi.<\/p>\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com<\/strong><br \/>\n<strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/spak-germon-letrat-rrok-gjoka-gjen-thesarin-ne-llogara-edhe-nje-tender-qyl-5-8-miliarde-leke-nga-gjyli\/\">SPAK g\u00ebrmon letrat, Rrok Gjoka gjen thesarin n\u00eb Llogara, edhe nj\u00eb tender qyl 5.8 miliard\u00eb lek\u00eb nga Gjyli<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtori i ARRSH, Gentian Gjyli, vazhdon shkon n\u00eb zyr\u00eb dhe firmos tendera me miliarda lek\u00eb, edhe pasi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb i pandehur nga SPAK. E ku t\u00eb gjejn\u00eb Belinda Balluku dhe Edi Rama nj\u00eb em\u00ebr tjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb firmos\u00eb letrat p\u00ebr oligark\u00ebt. I till\u00eb \u00ebsht\u00eb tenderi me fond 5.7 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr rrug\u00ebn lidh\u00ebse t\u00eb tunelit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-43011","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43011","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=43011"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43011\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=43011"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=43011"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=43011"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}