{"id":42963,"date":"2025-09-26T20:48:56","date_gmt":"2025-09-26T20:48:56","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/26\/ermal-peci-si-po-e-shkaterron-partia-e-metes-pd-ne-dhe-opoziten\/"},"modified":"2025-09-26T20:48:56","modified_gmt":"2025-09-26T20:48:56","slug":"ermal-peci-si-po-e-shkaterron-partia-e-metes-pd-ne-dhe-opoziten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/26\/ermal-peci-si-po-e-shkaterron-partia-e-metes-pd-ne-dhe-opoziten\/","title":{"rendered":"Ermal Pe\u00e7i: Si po e shkat\u00ebrron partia e Met\u00ebs, PD-n\u00eb dhe opozit\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb historin\u00eb e re politike shqiptare, pak jan\u00eb formacionet q\u00eb kan\u00eb krijuar nj\u00eb perceptim kaq negativ, thuajse universal, sa Partia e Ilir Met\u00ebs \u2013 sot e ribranduar si \u201cPartia e Liris\u00eb\u201d. P\u00ebr shqiptar\u00ebt, kjo parti \u00ebsht\u00eb simboli m\u00eb i past\u00ebr i asaj q\u00eb duhet kap\u00ebrcyer: nj\u00eb organizat\u00eb pa shtyll\u00eb kurrizore, pa ide, pa vizion p\u00ebr vendin. Nj\u00eb makineri pazari, e nd\u00ebrtuar jo mbi besimin e qytetar\u00ebve, por mbi trukun e pushtetit dhe tregtin\u00eb e vot\u00ebs. Kjo parti nuk \u00ebsht\u00eb ngritur p\u00ebr t\u00eb ndryshuar Shqip\u00ebrin\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb ruajtur privilegjet e nj\u00eb njeriu t\u00eb vet\u00ebm dhe kast\u00ebs q\u00eb e rrethon.<\/p>\n<p>Kur po shkruaja k\u00ebt\u00eb shkrim mu rikujtuanj\u00eb nga fjalimet m\u00eb t\u00eb forta n\u00eb parlament kund\u00ebr LSI, Astrit Patozi, ish-deputeti i Partis\u00eb Demokratike n\u00eb ato koh\u00eb, do ta simbolizonte LSI-n\u00eb me nj\u00eb figur\u00eb mitologjike: ku\u00e7edr\u00ebn Hidra. \u201cI pret kok\u00ebn dhe ajo nxjerr tre t\u00eb tjera,\u201d \u2013 thoshte Patozi. Nj\u00eb p\u00ebrshkrim brilant i nj\u00eb organizate q\u00eb pavar\u00ebsisht p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u2019u nd\u00ebshkuar nga vota popullore apo p\u00ebr t\u2019u izoluar politikisht, gjente gjithmon\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn p\u00ebr t\u2019u rikthyer n\u00eb loj\u00eb, m\u00eb e pangopur dhe m\u00eb e rrezikshme se m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb partia q\u00eb nuk njeh moral, nuk ka memorie dhe nuk njeh turp. Ka qen\u00eb n\u00eb qeveri me t\u00eb gjith\u00eb dhe ka tradhtuar t\u00eb gjith\u00eb. Ka qen\u00eb kund\u00ebr reformave kur s\u2019i interesonte, dhe \u201cpro\u201d kur i duhej pazari. Ka p\u00ebrfituar nga pushteti pa e ndar\u00eb kurr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr d\u00ebshtimet. Sot, k\u00ebrkon t\u00eb ringjallet n\u00eb opozit\u00eb, duke u ngjitur s\u00ebrish pas trupit t\u00eb PD-s\u00eb si nj\u00eb tumor politik q\u00eb nuk e l\u00eb at\u00eb t\u00eb sh\u00ebrohet.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt PD akoma edhe sot po paguan kostot e famshme t\u00eb  videos fam\u00ebkeqe Meta\u2013Prifti? Nj\u00eb sekuenc\u00eb e ftoht\u00eb e nj\u00eb pazari t\u00eb ul\u00ebt p\u00ebr tendera e poste, q\u00eb ekspozoi pa dorashka fytyr\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb nj\u00eb kaste politike q\u00eb nuk punon p\u00ebr qytetar\u00ebt, por p\u00ebr xhepat e vet. Ajo video, publikuar n\u00eb janar 2011, ndezi revolt\u00ebn qytetare dhe \u00e7oi n\u00eb ngjarjet tragjike t\u00eb 21 janarit, ku kat\u00ebr qytetar\u00eb mbet\u00ebn t\u00eb vrar\u00eb n\u00eb bulevard. Por nuk p\u00ebrfundoi aty: rr\u00ebzimi moral dhe politik i PD-s\u00eb nisi pik\u00ebrisht nga koalicioni me k\u00ebt\u00eb forc\u00eb q\u00eb solli n\u00eb qeveri Ilir Met\u00ebn si numrin dy t\u00eb shtetit. Ishte kjo aleanc\u00eb q\u00eb i ktheu shpin\u00ebn elektoratit t\u00eb djatht\u00eb, dhe q\u00eb n\u00eb thelb, hodhi gurin e par\u00eb drejt shkat\u00ebrrimit t\u00eb opozit\u00ebs s\u00eb ardhshme.<\/p>\n<p>LSI-ja e Ilir Met\u00ebs nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb aleate natyrale e s\u00eb djatht\u00ebs dhe nuk ka se si t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr sa koh\u00eb ata mbajn\u00eb shallin e pionerit kudo. N\u00eb \u00e7do qeverisje ku ajo ka qen\u00eb pjes\u00eb, ka funksionuar si nj\u00eb trup i huaj n\u00eb organizmin politik t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs. Q\u00eb nga periudha kur ishte n\u00eb koalicion me PD-n\u00eb, ajo vepronte si minues i brendsh\u00ebm, me korrupsionin apo anaksimin q\u00eb ju b\u00ebri t\u00eb djatht\u00ebve n\u00eb qeverisje. N\u00eb terren, \u00e7do struktur\u00eb e LSI-s\u00eb b\u00ebnte gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb rritur pesh\u00ebn e vet elektorale, duke g\u00ebrryer hap pas hapi baz\u00ebn tradicionale t\u00eb PD-s\u00eb. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr interpretime, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet q\u00eb \u00e7do demokrat e ka ndjer\u00eb n\u00eb kurriz.<\/p>\n<p>Ironia m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb se vet\u00eb Sali Berisha, m\u00eb mir\u00eb se kushdo tjet\u00ebr, e njeh fytyr\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Ilir Met\u00ebs. Ai ka qen\u00eb d\u00ebshmitar, madje edhe viktim\u00eb e sjelljes s\u00eb tij politike. Ka qen\u00eb ai q\u00eb e ka akuzuar Met\u00ebn p\u00ebr korrupsion, p\u00ebr kapje t\u00eb shtetit, p\u00ebr tradhti politike. Por sot, i ngujuar n\u00eb nj\u00eb realitet t\u00eb ri politik dhe me nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb d\u00ebmtuar nga goditjet e nj\u00ebpasnj\u00ebshme, Berisha duket se ndjen nj\u00eb borxh t\u00eb pashlyer ndaj Met\u00ebs, nj\u00eb lloj aleance e heshtur p\u00ebr t\u00eb mbijetuar n\u00eb nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb \u00e7oroditur. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ai nuk e thot\u00eb dot at\u00eb q\u00eb di: se ndjen nj\u00eb borxh t\u00eb madh ndaj tij p\u00ebr sa koh\u00eb i futi 4 deputet n\u00eb lista t\u00eb sigurta me votat e demokrat\u00ebve.<\/p>\n<p>Berisha dhe Meta po p\u00ebrjetojn\u00eb nj\u00eb simbioz politike ku pavar\u00ebsisht gjith\u00e7kaje po jetojn\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebjetes p\u00ebr mbijetes, pavar\u00ebsisht se Meta tashm\u00eb l\u00ebviz \u00e7do fije politike nga qelia e tij.<\/p>\n<p>N\u00ebse opozita shqiptare do t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb nj\u00eb shans t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr t\u00eb rikthyer besimin e qytetar\u00ebve, ajo duhet t\u00eb shk\u00ebputet nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb nga e kaluara dhe Partia e Ilir Met\u00ebs \u00ebsht\u00eb mish\u00ebrimi i asaj t\u00eb kaluare q\u00eb duhet fshir\u00eb: e korrupsionit, e pazareve, e dhun\u00ebs politike, e rr\u00ebnimit moral.<\/p>\n<p>PD nuk mund t\u00eb rilind\u00eb duke mbajtur mbi supe pesh\u00ebn e nj\u00eb partie q\u00eb ka punuar p\u00ebr ta fundosur. Demokrat\u00ebt nuk mund t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e nj\u00eb opozite t\u00eb rreme, q\u00eb n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb sfidoj\u00eb pushtetin, e p\u00ebrdor emrin e opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ruajtur pazaret e vjetra. \u00c7do vot\u00eb q\u00eb i jepet Partis\u00eb s\u00eb Met\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vot\u00eb m\u00eb pak p\u00ebr t\u00eb ardhmen e s\u00eb djatht\u00ebs.<\/p>\n<p>Ka ardhur koha q\u00eb demokrat\u00ebt ta thon\u00eb me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb: kjo lidhje e s\u00ebmur\u00eb duhet t\u00eb marr\u00eb fund! Vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb opozita do t\u00eb jet\u00eb v\u00ebrtet alternativ\u00eb. Deri at\u00ebher\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb thjesht nj\u00eb teatrin grotesk, ku Hidra vazhdon t\u00eb rritet, nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria ngelet peng e s\u00eb shkuar\u00ebs.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/ermal-peci-si-po-e-shkaterron-partia-e-metes-pd-ne-dhe-opoziten\/\">Ermal Pe\u00e7i: Si po e shkat\u00ebrron partia e Met\u00ebs, PD-n\u00eb dhe opozit\u00ebn<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb historin\u00eb e re politike shqiptare, pak jan\u00eb formacionet q\u00eb kan\u00eb krijuar nj\u00eb perceptim kaq negativ, thuajse universal, sa Partia e Ilir Met\u00ebs \u2013 sot e ribranduar si \u201cPartia e Liris\u00eb\u201d. P\u00ebr shqiptar\u00ebt, kjo parti \u00ebsht\u00eb simboli m\u00eb i past\u00ebr i asaj q\u00eb duhet kap\u00ebrcyer: nj\u00eb organizat\u00eb pa shtyll\u00eb kurrizore, pa ide, pa vizion p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-42963","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42963","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42963"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42963\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42963"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42963"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42963"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}