{"id":42950,"date":"2025-09-26T19:48:18","date_gmt":"2025-09-26T19:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/26\/skender-minxhozi-frika-opozitare-nga-zgjedhjet-nuk-ka-shkak-ramen\/"},"modified":"2025-09-26T19:48:18","modified_gmt":"2025-09-26T19:48:18","slug":"skender-minxhozi-frika-opozitare-nga-zgjedhjet-nuk-ka-shkak-ramen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/26\/skender-minxhozi-frika-opozitare-nga-zgjedhjet-nuk-ka-shkak-ramen\/","title":{"rendered":"Sk\u00ebnder Minxhozi: Frika opozitare nga zgjedhjet nuk ka shkak Ram\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>L\u00ebvizja \u201cBashk\u00eb\u201d, e cila mori n\u00eb zgjedhjet e 11 majit n\u00eb Tiran\u00eb 13300 nga 67 mij\u00eb votat q\u00eb siguruan partit\u00eb e reja, njoftoi sot se \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me PD p\u00ebr zgjedhjet p\u00ebr kryetarin e bashkis\u00eb s\u00eb kryeqytetit. Por ka nj\u00eb kusht. N\u00eb fakt t\u00eb vetmin kusht q\u00eb kan\u00eb patur rregullisht ata q\u00eb duan freskimin real t\u00eb opozit\u00ebs s\u00eb t\u00ebrhequr prej hunde nga nostalgjia e s\u00eb shkuar\u00ebs dhe kok\u00ebfort\u00ebsia e lidershipit: largimin e Sali Berish\u00ebs nga kreu i PD!<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi i Arlind Qorit ndaj Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb i ditur, edhe pse ai etiketohet si majtist esktrem, marksist etj. I ngjash\u00ebm me k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim ka qen\u00eb fjala vjen edhe pozicioni i Endri Shabanit ndaj kryetarit historik t\u00eb opozit\u00ebs, por edhe q\u00ebndrimet publike t\u00eb Agron Shehajt e Adriatik Lapajt, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb shprehur se rotacioni i elit\u00ebs politike duhet t\u00eb jet\u00eb real dhe pa p\u00ebrjashtime emrash. Berisha \u00ebsht\u00eb marr\u00eb gjat\u00eb me anatemimin e Shehajt kur iku nga partia, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ithtar\u00ebt pran\u00eb Doktorit kan\u00eb inskenuar skena t\u00eb v\u00ebrteta kacafytjeje me t\u00eb n\u00eb podiumin e Kuvendit. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat dilema noton edhe Dashamir Shehi, i cili prej koh\u00ebsh \u00ebsht\u00eb distancuar nga trash\u00ebgimia e Sali Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Debati shum\u00ebvje\u00e7ar brenda opozit\u00ebs n\u00ebse Berisha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aset elektoral apo nj\u00eb penges\u00eb madhore drejt pushtetit ka nxjerr\u00eb fitimtar\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebsit e hipotez\u00ebs s\u00eb par\u00eb. Ka fituar lumi imediat i vitave t\u00eb besnik\u00ebve q\u00eb Doktori sjell sa her\u00eb q\u00eb ka zgjedhje, pa\u00e7ka se ky lum \u00ebsht\u00eb rregullisht i pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar dig\u00ebn socialiste e cila prej vitesh e sheh Berish\u00ebn si nj\u00eb aleat t\u00eb fsheht\u00eb n\u00eb koh\u00eb fushata. Q\u00ebndrimi i Berish\u00ebs maj\u00eb kalit t\u00eb PD po i jep edhe k\u00ebto or\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb ardhshme n\u00eb Tiran\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmas\u00eb opake, t\u00eb zbeht\u00eb dhe p\u00ebrtace si dhe vet\u00eb opozita q\u00eb Berisha ka nd\u00ebrtuar. Teksa nuk u brengos\u00ebn p\u00ebr 50 mandatet n\u00eb 11 maj, demokrat\u00ebt nuk duket se e kan\u00eb shum\u00eb problem t\u00eb humbin edhe nje her\u00eb Tiran\u00ebn dhe pes\u00eb bashkit\u00eb e tjera. Fundja socialist\u00ebt i kishin edhe deri m\u00eb sot\u2026<\/p>\n<p>Kjo klim\u00eb mosbesimi p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb fitore t\u00eb madhe zgjedhore \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb stereotipin politik baz\u00eb t\u00eb PD kur vjen vjen fjala tek raporti me pushtetin. Hija e Berish\u00ebs mbi zgjedhjet bashk\u00eb me efektin negativ t\u00eb saj, pluskon n\u00eb mendjet dhe llogarit\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb sot krer\u00ebt e t\u00eb gjith\u00eb opozit\u00ebs shqiptare. Mbi t\u00eb gjitha kjo situat\u00eb po peshohet me kujdes n\u00eb Tiran\u00eb, aty ku shifrat jan\u00eb m\u00eb t\u00eb balancuara se n\u00ebp\u00ebr bashkit\u00eb e vogla dhe ku koordinimi i opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faktor i dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u00eb shpresuar n\u00eb rezultat pozitiv p\u00ebrball\u00eb Ogerta Manastirliut. 67 mij\u00eb vota n\u00eb peshoren elektorale t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb kryeqytetit jan\u00eb nj\u00eb shif\u00ebr aspak indiferente edhe p\u00ebr nj\u00eb parti si PD e cila e ka qeverisur jo pak vite Tiran\u00ebn n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn. Megjithat\u00eb flasim n\u00eb parim, pasi n\u00eb realitetin e ashp\u00ebr t\u00eb zgjedhjeve duhet shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se kaq!<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb vihet re k\u00ebto or\u00eb brenda gardhit t\u00eb \u201cShqupit\u201d \u00ebsht\u00eb nga nj\u00ebra an\u00eb nj\u00eb pasivitet thuajse i plot\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb shk\u00ebndij\u00ebn gar\u00ebs zgjedhore (si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb kund\u00ebrshtari), e nga ana tjet\u00ebr vijn\u00eb nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs refuzimet e atyre q\u00eb mund t\u00eb kishin nj\u00eb shans p\u00ebrball\u00eb socialist\u00ebve.<\/p>\n<p>Tabaku, Alimehmeti e ndonj\u00eb tjet\u00ebr, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb 11 maj dol\u00ebn me nj\u00eb thes personal votash, po b\u00ebjn\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb munden k\u00ebto or\u00eb q\u00eb t\u00eb evitojn\u00eb nj\u00eb gar\u00eb anemike dhe gjys\u00ebm t\u00eb braktisur nga krer\u00ebt e partis\u00eb. E kuptojn\u00eb se nisen t\u00eb humbur ende pa r\u00ebn\u00eb gongu i fushat\u00ebs.<\/p>\n<p>Edhe entusiazmi \u201cn\u00eb let\u00ebr\u201d i Belind K\u00eblli\u00e7it, i cili sot kujtonte se po t\u00eb mbledh\u00ebsh t\u00eb gjith\u00eb vot\u00ebn opozitare n\u00eb Tiran\u00eb b\u00ebhen dikur tek 52% p\u00ebrqind e votuesve, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb not\u00eb e zbeht\u00eb motivimi q\u00eb nuk bind as autorin e deklarat\u00ebs. Sidomos kur flitet p\u00ebr politikanin q\u00eb mori vet\u00ebm 34.6% t\u00eb votave p\u00ebrball\u00eb Veliajt n\u00eb zgjedhjet bashkiake t\u00eb 2023!<\/p>\n<p>Nj\u00eb opozit\u00eb q\u00eb prej 12 vitesh gati lutet q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb zgjedhje, q\u00eb afatet elektorale t\u00eb shtyhen dhe q\u00eb kutit\u00eb e votimit t\u00eb evitohen, \u00ebsht\u00eb de facto nj\u00eb opozit\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar me pozicionin e pakic\u00ebs politike n\u00eb vend. Ka harruar reflekset e pushtetit, ka bjerrur madh\u00ebshtin\u00eb e dikurshme t\u00eb qeverisjeve t\u00eb vendit dhe t\u00eb rezultateve q\u00eb ato prodhonin (p\u00ebr mir\u00eb e p\u00ebr keq), duke ja l\u00ebn\u00eb n\u00eb preh\u00ebr Ram\u00ebs pushtetin p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebn q\u00eb ai do t\u00eb d\u00ebsh\u00ebroj\u00eb ta mbaj\u00eb skeptrin e fitimtarit.<\/p>\n<p>Shkurt, kemi nj\u00eb opozit\u00eb q\u00eb po nis t\u00eb mjaftohet me nj\u00eb mandat t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm opozitarizmi, duke i hequr p\u00ebrfundimisht syt\u00eb nga karrigia e pushtetit. K\u00ebtu q\u00ebndron thelbi i frik\u00ebs s\u00eb opozit\u00ebs nga zgjedhjet e radh\u00ebs. Dhe pastaj habitemi p\u00ebr Silv\u00ebn e radh\u00ebs q\u00eb kalon gardhin opozitar dhe hidhet n\u00eb zyrat e shtetit\u2026\/Javanews<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/skender-minxhozi-frika-opozitare-nga-zgjedhjet-nuk-ka-shkak-ramen\/\">Sk\u00ebnder Minxhozi: Frika opozitare nga zgjedhjet nuk ka shkak Ram\u00ebn<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>L\u00ebvizja \u201cBashk\u00eb\u201d, e cila mori n\u00eb zgjedhjet e 11 majit n\u00eb Tiran\u00eb 13300 nga 67 mij\u00eb votat q\u00eb siguruan partit\u00eb e reja, njoftoi sot se \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me PD p\u00ebr zgjedhjet p\u00ebr kryetarin e bashkis\u00eb s\u00eb kryeqytetit. Por ka nj\u00eb kusht. N\u00eb fakt t\u00eb vetmin kusht q\u00eb kan\u00eb patur rregullisht ata q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-42950","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42950","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42950"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42950\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42950"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42950"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42950"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}