{"id":42889,"date":"2025-09-26T15:00:11","date_gmt":"2025-09-26T15:00:11","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/26\/a-mund-ta-drejtoje-gazen-miku-i-rames-tony-blair\/"},"modified":"2025-09-26T15:00:11","modified_gmt":"2025-09-26T15:00:11","slug":"a-mund-ta-drejtoje-gazen-miku-i-rames-tony-blair","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/26\/a-mund-ta-drejtoje-gazen-miku-i-rames-tony-blair\/","title":{"rendered":"A mund ta drejtoj\u00eb Gaz\u00ebn miku i Ram\u00ebs, Tony Blair?"},"content":{"rendered":"<p class=\"p1\">Nj\u00eb plan i ri p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Gaz\u00ebs po ngjall debate n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, dhe n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb tij q\u00ebndron ish-kryeministri britanik Toni Blair, miku dhe k\u00ebshilltari i ngusht\u00eb i kryeministrit Edi Rama. N\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb thelluar, prestigjiozja <span class=\"s1\">The Economist<\/span>, q\u00eb Lapsi.al e sjell sot n\u00eb shqip, zbulon se Blair po p\u00ebrgatit nj\u00eb mision nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb synon ta shnd\u00ebrroj\u00eb Gaz\u00ebn n\u00eb nj\u00eb territor n\u00ebn administrim global pas luft\u00ebs, ngjash\u00ebm me Kosov\u00ebn, duke sfiduar jo vet\u00ebm pal\u00ebt n\u00eb konflikt, por edhe diplomacin\u00eb bot\u00ebrore.<\/p>\n<h4><em>The Economist:\u00a0<\/em><\/h4>\n<p class=\"p1\">Me t\u00eb drejt\u00eb, askush nuk duhet ta d\u00ebshiroj\u00eb. Gaza \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ferr. Tanket e Izraelit i kan\u00eb shnd\u00ebrruar qytetet e saj n\u00eb pluhur dhe kan\u00eb shkat\u00ebrruar infrastruktur\u00ebn. Edhe gjat\u00eb jav\u00ebs s\u00eb fundit, ushtar\u00ebt izraelit\u00eb kan\u00eb d\u00ebbuar gjysm\u00eb milioni njer\u00ebz nga qyteti i Gaz\u00ebs. E megjithat\u00eb, nd\u00ebrsa Izraeli nd\u00ebrmerr at\u00eb q\u00eb e quan fushat\u00ebn p\u00ebrfundimtare n\u00eb Gaza, po shp\u00ebrthen nj\u00eb betej\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar se kush do ta qeveris\u00eb k\u00ebt\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb.<\/p>\n<p class=\"p1\">Nd\u00ebrsa fuqit\u00eb per\u00ebndimore rreshtohen p\u00ebr t\u00eb njohur shtetin e Palestin\u00ebs n\u00eb OKB, pas sken\u00ebs ato po p\u00ebrplasen se kush duhet ta marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb Gaz\u00ebn. Q\u00eb nga fillimi i luft\u00ebs n\u00eb tetor 2023, mbi nj\u00eb duzin\u00eb qeverish dhe think-tankesh t\u00eb sponsorizuara nga qeverit\u00eb kan\u00eb ofruar plane p\u00ebr \u201cdit\u00ebn pas\u201d t\u00eb Gaz\u00ebs. Ato variojn\u00eb nga Deklarata e Nju Jorkut me shtat\u00eb faqe, e zbuluar nga Emmanuel Macron, presidenti francez, dhe Faisal al-Saud, ministri i jasht\u00ebm saudit, n\u00eb OKB n\u00eb korrik, deri te nj\u00eb \u201cdokument jeshil\u201d prej 200 faqesh e publikuar n\u00eb janar nga Hamasi, militant\u00ebt islamik\u00eb q\u00eb ende mbajn\u00eb pak kontroll mbi Rripin e Gaz\u00ebs. Qeverit\u00eb e Britanis\u00eb, Danimark\u00ebs, Egjiptit, Izraelit, Palestin\u00ebs dhe Amerik\u00ebs kan\u00eb hartuar dokumente, po ashtu edhe nj\u00eb institut i mendimit (think tank) i mb\u00ebshtetur nga qeveria n\u00eb Emiratet e Bashkuara Arabe dhe biznesmen\u00eb n\u00eb kryeqytete rajonale e per\u00ebndimore.<\/p>\n<p class=\"p1\">Ndoshta m\u00eb i zellshmi \u00ebsht\u00eb Toni Blair, ish-kryeministri i Britanis\u00eb s\u00eb Madhe.<\/p>\n<h4><em><strong>Lexo m\u00eb tej:\u00a0<a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/08\/07\/qeveria-mban-sekret-kontratat-e-konsulences-me-kompanine-e-tony-blair\/\">Sekreti i kontratave\/ Sa e paguan Rama Tony Blair<\/a>\u00a0<\/strong><\/em><\/h4>\n<p class=\"p1\">Vet\u00ebm pak jav\u00eb pasi shp\u00ebrtheu lufta n\u00eb Gaza, ai kishte b\u00ebr\u00eb vizita t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura n\u00eb Jeruzalem dhe kishte v\u00ebn\u00eb fondacionin e tij n\u00eb Lond\u00ebr t\u00eb hartonte nj\u00eb plan p\u00ebr nj\u00eb mandat pas lufte. Sipas disa burimeve t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb plan, Blair mund t\u00eb kryesoj\u00eb nj\u00eb organ t\u00eb quajtur Autoriteti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar Tranzitor i Gaz\u00ebs (GITA). Ai do t\u00eb k\u00ebrkonte nj\u00eb mandat nga OKB q\u00eb t\u00eb ishte<em> \u201cautoriteti suprem politik dhe ligjor\u201d<\/em> i Gaz\u00ebs p\u00ebr pes\u00eb vjet. N\u00ebse miratohet, Toni Blair do t\u00eb kishte nj\u00eb sekretariat deri n\u00eb 25 persona dhe do t\u00eb kryesonte nj\u00eb bord me shtat\u00eb an\u00ebtar\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbik\u00ebqyrur nj\u00eb trup ekzekutiv q\u00eb drejton territorin. Shtetet e Gjirit do t\u00eb paguanin.<em> \u201cAi \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb sakrifikoj\u00eb koh\u00ebn e tij. Ai me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb d\u00ebshiron t\u2019i jap\u00eb fund luft\u00ebs,\u201d<\/em> thot\u00eb nj\u00eb burim q\u00eb e njeh zotin Blair.<\/p>\n<p class=\"p1\">Plani i Toni Blair ka mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb fuqish\u00ebm, nga udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb Gjirit te Jared Kushner, dh\u00ebndri i presidentit amerikan. Ndoshta m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, ndryshe nga planet e tjera, ky i Toni Blair duket se ka bekimin e Donald Trump. Zoti Blair, z.Kushner dhe Steve Witkoff, i d\u00ebrguari i presidentit p\u00ebr Lindjen e Mesme, e paraqit\u00ebn \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb nj\u00eb takim me presidentin m\u00eb 27 gusht. (Ron Dermer, i besuari i kryeministrit izraelit dhe ministri p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje strategjike, u bashkua me telefon.) Dhe m\u00eb 23 shtator, thuhet se Trump ua paraqiti iden\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb Turqis\u00eb, Pakistanit, Indonezis\u00eb dhe pes\u00eb vendeve arabe.<em> \u201cNdoshta mund ta p\u00ebrfundojm\u00eb [luft\u00ebn n\u00eb Gaza] tani,\u201d<\/em> u tha ai.<\/p>\n<h4><em><strong>Lexo m\u00eb tej:\u00a0<a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/08\/27\/kulisat-plani-per-gazen-e-pasluftes-po-gatuhet-nga-jared-kushner-dhe-toni-blair\/\">Kulisat\/ Plani p\u00ebr Gaz\u00ebn e pasluft\u00ebs po gatuhet nga Jared Kushner dhe Toni Blair<\/a>\u00a0<\/strong><\/em><\/h4>\n<p class=\"p1\">P\u00ebr palestinez\u00ebt, plani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim i qart\u00eb krahasuar me vizionin q\u00eb Trump paraqiti n\u00eb shkurt. At\u00ebher\u00eb, ai propozoi d\u00ebbimin e banor\u00ebve t\u00eb Gaz\u00ebs dhe nd\u00ebrtimin e nj\u00eb \u201c<em>riviere<\/em>\u201d t\u00eb krijuar nga inteligjenca artificiale pasi ata t\u00eb ishin larguar. Sipas sondazheve q\u00eb ekipi i Blair publikoi n\u00eb maj, mbi 25% e banor\u00ebve t\u00eb Gaz\u00ebs favorizonin nj\u00eb form\u00eb t\u00eb qeverisjes nd\u00ebrkomb\u00ebtare, kundrejt 33% p\u00ebr Autoritetin Palestinez (AP), administrat\u00ebn e presidentit Mahmoud Abbas n\u00eb Bregun Per\u00ebndimor. Pothuajse askush nuk d\u00ebshironte q\u00eb Hamasi, i cili e ka drejtuar Gaz\u00ebn q\u00eb nga viti 2007, t\u00eb mbetej n\u00eb krye. Shumica nuk kan\u00eb merak se kush sundon, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb bombardimet ndalojn\u00eb dhe ka ushqim p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb, thot\u00eb nj\u00eb ish-zyrtar q\u00eb po ik\u00ebn nga qyteti i Gaz\u00ebs.<\/p>\n<p class=\"p1\">Burime t\u00eb informuara thon\u00eb se GITA \u00ebsht\u00eb modeluar sipas administratave nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb mbik\u00ebqyr\u00ebn tranzicionet e Timorit Lindor dhe Kosov\u00ebs drejt shtet\u00ebsis\u00eb. Fillimisht ajo mund t\u00eb bazohet n\u00eb El-Arish, nj\u00eb kryeqytet provincial egjiptian pran\u00eb kufirit jugor t\u00eb Gaz\u00ebs. GITA do t\u00eb hynte n\u00eb Gaza, sapo rripi t\u00eb ishte stabilizuar, e shoq\u00ebruar nga nj\u00eb forc\u00eb shum\u00ebkomb\u00ebshe. Sipas planit, thon\u00eb k\u00ebto burime, palestinez\u00ebt nuk do t\u00eb inkurajohen t\u00eb largohen nga Gaza. Gaza dhe Bregu Per\u00ebndimor do t\u00eb ribashkohen dhe Gaza do t\u2019i dor\u00ebzohet gradualisht Autoritetit Palestinez.<\/p>\n<p class=\"p1\">Por mandatet zakonisht zgjasin m\u00eb shum\u00eb se sa planifikohet. N\u00eb n\u00ebntor 1917 Britania l\u00ebshoi Deklarat\u00ebn Balfour duke u premtuar hebrenjve nj\u00eb atdhe n\u00eb Palestin\u00eb; po at\u00eb dit\u00eb ajo pushtoi Gaz\u00ebn, shpejt. E p\u00ebrdori Gaz\u00ebn si baz\u00eb t\u00eb forcave ajrore dhe si ndales\u00eb p\u00ebr Imperial Airways (pararend\u00ebs i British Airways). Q\u00ebndroi atje p\u00ebr 30 vjet. Tani disa palestinez\u00eb kan\u00eb frik\u00eb se Britania po e p\u00ebrs\u00ebrit k\u00ebt\u00eb veprim.<\/p>\n<p class=\"p1\">E kaluara e zotit Blair n\u00eb rajon nuk i b\u00ebn ata ta p\u00eblqejn\u00eb. Si kryeminist\u00ebr ai iu bashkua Amerik\u00ebs n\u00eb pushtimin e Irakut n\u00eb 2003. N\u00eb tet\u00eb vitet e tij si i d\u00ebrguar i Kuartetit, nj\u00eb grup q\u00eb p\u00ebrfshin Amerik\u00ebn, BE-n\u00eb, Rusin\u00eb dhe OKB-n\u00eb (i ngarkuar me zbatimin e nj\u00eb plani drejt shtet\u00ebsis\u00eb palestineze), Izraeli goditi Gaz\u00ebn kat\u00ebr her\u00eb dhe forcoi kontrollin mbi territoret palestineze.<\/p>\n<p class=\"p1\">Bindja e Mahmoud Abbas do t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Ai ka mb\u00ebshtetjen e shteteve arabe p\u00ebr t\u00eb drejtuar Gaz\u00ebn pas luft\u00ebs dhe duket i gatsh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrballet me sfiduesit. Kur nj\u00eb biznesmen palestinez, Samir Hulileh, sugjeroi q\u00eb ai t\u00eb ishte guvernatori i Gaz\u00ebs, Abbas e futi n\u00eb burg. <em>\u201cNj\u00eb tjet\u00ebr pushtim po vjen,\u201d<\/em> paralajm\u00ebron nj\u00eb k\u00ebshilltar i Abbas p\u00ebr planin e Blair.<\/p>\n<p class=\"p1\">Nd\u00ebrmjet\u00ebsit egjiptian\u00eb pretendojn\u00eb se duke pasur nj\u00eb vizion politik, Hamasi do t\u00eb dor\u00ebzonte arm\u00ebt dhe do t\u00eb lejonte nj\u00eb qeveri palestineze teknokrate t\u00eb administronte rripin. Por n\u00ebse an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tij u ndalohet t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb arsim dhe sh\u00ebrbime sh\u00ebndet\u00ebsore, si\u00e7 sugjerojn\u00eb burimet e The Economist, grupi mund t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb.<\/p>\n<p class=\"p1\">Dhe pastaj vjen Izraeli. Pasi ka marr\u00eb Gaz\u00ebn me nj\u00eb kosto rraskapit\u00ebse, ministrat e tij mesianik\u00eb duan ta mbajn\u00eb at\u00eb. Bezalel Smotrich, ministri i financave, sheh<em> \u201cnj\u00eb bum t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme\u201d.<\/em> M\u00eb her\u00ebt a m\u00eb von\u00eb, argumenton ai, bota do t\u00eb ndiej\u00eb keqardhje p\u00ebr banor\u00ebt e Gaz\u00ebs dhe do t\u2019u ofroj\u00eb atyre strehim diku tjet\u00ebr. Toni Blair shpesh i telefonon Benjamin Netanyahut, kryeministrit t\u00eb Izraelit, duke shpresuar ta bind\u00eb p\u00ebr vizionin e tij. Por ashtu si zgjidhja me dy shtete, ai mund t\u00eb zbuloj\u00eb se bisedat p\u00ebr t\u00eb ardhmen thjesht blejn\u00eb koh\u00eb q\u00eb Izraeli t\u00eb krijoj\u00eb <em>\u201cfakte alternative\u201d<\/em> n\u00eb t\u00eb tashmen.<\/p>\n<p>P\u00ebrgatiti <strong>\u00a9LAPSI.AL\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/09\/26\/a-mund-ta-drejtoje-gazen-miku-i-rames-tony-blair\/\">A mund ta drejtoj\u00eb Gaz\u00ebn miku i Ram\u00ebs, Tony Blair?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb plan i ri p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Gaz\u00ebs po ngjall debate n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, dhe n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb tij q\u00ebndron ish-kryeministri britanik Toni Blair, miku dhe k\u00ebshilltari i ngusht\u00eb i kryeministrit Edi Rama. N\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb thelluar, prestigjiozja The Economist, q\u00eb Lapsi.al e sjell sot n\u00eb shqip, zbulon se Blair po p\u00ebrgatit nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-42889","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42889","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42889"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42889\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42889"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42889"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42889"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}