{"id":42864,"date":"2025-09-26T14:48:18","date_gmt":"2025-09-26T14:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/26\/spak-zbardh-vrasjen-e-kristian-lleshit-aurel-hoxha-pagoi-50-mije-euro-ekzekutori-sabah-nuzi\/"},"modified":"2025-09-26T14:48:18","modified_gmt":"2025-09-26T14:48:18","slug":"spak-zbardh-vrasjen-e-kristian-lleshit-aurel-hoxha-pagoi-50-mije-euro-ekzekutori-sabah-nuzi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/26\/spak-zbardh-vrasjen-e-kristian-lleshit-aurel-hoxha-pagoi-50-mije-euro-ekzekutori-sabah-nuzi\/","title":{"rendered":"SPAK zbardh vrasjen e Kristian Lleshit: Aurel Hoxha pagoi 50 mij\u00eb euro, ekzekutori Sabah Nuzi"},"content":{"rendered":"<p>Prokuroria e Posa\u00e7me (SPAK) ka dal\u00eb me nj\u00eb komunikat\u00eb p\u00ebr mediat n\u00eb lidhje me zbardhjen e rr\u00ebmbimit, vrasjen dhe m\u00eb pas zhdukjen e trupit t\u00eb t\u00eb riut,\u00a0<strong>Klevis Lleshi<\/strong>, 21 vje\u00e7, nga fshati Rukaj i Burrelit, n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2020.<\/p>\n<p>SPAK konfirmon se n\u00eb total ka l\u00ebshuar 4 masa sigurie \u201carrest me burg\u201d, m\u00eb konkretisht p\u00ebr shtetasit:<\/p>\n<p><strong>Aurelinjo Kalaveri alias\u00a0<\/strong><strong>Aurel Hoxha<\/strong>, i dat\u00eblindjes 06.12.1989, i dyshuar p\u00ebr veprat penale: \u201cVrasje p\u00ebr gjakmarrje\u201d, kryer n\u00eb form\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunimit, at\u00eb t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal; \u201cMbajtja pa leje dhe prodhimi i arm\u00ebve, arm\u00ebve shp\u00ebrthyese dhe municionit\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim n\u00eb form\u00ebn e grupit t\u00eb strukturuar kriminal\u201d; \u201cFshehja ose asgjesimi i kufom\u00ebs\u201d, kryer n\u00eb form\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunimit, at\u00eb t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal, \u201cGrupi i strukturuar kriminal\u201d, \u201cKryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale\u201d.<br \/>\n<strong>Sabah Nuzi<\/strong>, i dat\u00eblindjes 25.06.1994, i dyshuar p\u00ebr veprat penale: \u201cVrasje p\u00ebr gjakmarrje\u201d, kryer n\u00eb form\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunimit, at\u00eb t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal; \u201cMbajtja pa leje dhe prodhimi i arm\u00ebve, arm\u00ebve shp\u00ebrthyese dhe municionit\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim n\u00eb form\u00ebn e grupit t\u00eb strukturuar kriminal\u201d; \u201cFshehja ose asgjesimi i kufom\u00ebs\u201d, kryer n\u00eb form\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunimit, at\u00eb t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal, \u201cGrupi i strukturuar kriminal\u201d, \u201cKryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale\u201d.<br \/>\n<strong>Sajmir Kolaveri<\/strong>, i dat\u00eblindjes 19.05.1982, i dyshuar p\u00ebr veprat penale: \u201cVrasje p\u00ebr gjakmarrje\u201d, kryer n\u00eb form\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunimit, at\u00eb t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal; \u201cMbajtja pa leje dhe prodhimi i arm\u00ebve, arm\u00ebve shp\u00ebrthyese dhe municionit\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim n\u00eb form\u00ebn e grupit t\u00eb strukturuar kriminal\u201d; \u201cFshehja ose asgjesimi i kufom\u00ebs\u201d, kryer n\u00eb form\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunimit, at\u00eb t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal, \u201cGrupi i strukturuar kriminal\u201d, \u201cKryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale\u201d.<br \/>\n<strong>Samet Loka<\/strong>, i dat\u00eblindjes 30.12.1994, i dyshuar p\u00ebr veprat penale t\u00eb \u201cPastrimi i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale ose veprimtaris\u00eb kriminale\u201d, kryer n\u00eb form\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunimit, at\u00eb t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal, \u201cGrupi i strukturuar kriminal\u201d, \u201cKryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale\u201d.<\/p>\n<p>SPAK thot\u00eb se jan\u00eb ekzekutuar masat e siguris\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb p\u00ebr shtetasit\u00a0<strong>Sabah Nuzi\u00a0<\/strong>dhe\u00a0<strong>Samet Loka<\/strong>, nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim kreu i grupit kriminal\u00a0<strong>Aurelinjo Kalaveri alias\u00a0<\/strong><strong>Aurel Hoxha<\/strong>. Nd\u00ebrkoh\u00eb, organi i akuz\u00ebs raporton se shtetasi\u00a0<strong>Sajmir Kolaveri\u00a0<\/strong>\u00ebsht\u00eb arrestuar n\u00eb Itali, pas bashk\u00ebpunimit me Europol dhe autoritetet ligjzbatuese italiane.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, rr\u00ebmbimi dhe vrasja e Klevis Lleshit \u00ebsht\u00eb porositur nga\u00a0<strong>Aurelinjo Kalaveri alias\u00a0<\/strong><strong>Aurel Hoxha<\/strong>, p\u00ebr motive gjakmarrje p\u266a7r vrasjen e v\u00ebllait t\u00eb tij, shtetasit<strong>Agim Hoxha<\/strong>\u00a0n\u00eb vitin 2012 n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe. P\u00ebr t\u00eb kryer vrasjen jan\u00eb paguar 50 mij\u00eb euro, teksa n\u00eb rolin e ekzekutorit ka qen\u00eb shtetasi\u00a0<strong>Sabah Nuzi.<\/strong><\/p>\n<p>Organi i akuz\u00ebs thot\u00eb se t\u00eb ardhurat e kundraligjshme, dyshohen se jan\u00eb krijuar nga aktiviteti i kundraligjsh\u00ebm i trafikimit t\u00eb narkotik\u00ebve nga vendet e Amerik\u00ebs s\u00eb Jugut, drejt vendeve t\u00eb Bashkimit Evropian dhe Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><em>\u201cHetimi i kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me Europol, Eurojust, si dhe autoritetet ligjzbatuese t\u00eb Franc\u00ebs, Italis\u00eb, Belgjik\u00ebs, Holand\u00ebs dhe Gjermanis\u00eb mund\u00ebsoi zbardhjen e nj\u00eb skeme t\u00eb organizuar kriminale e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb:<\/em><\/p>\n<p><em><strong>\u2013 Vrasje me pages\u00eb dhe p\u00ebr gjakmarrje<\/strong>, p\u00ebrfshir\u00eb fshehjen e kufomave dhe mbajtjen pa leje t\u00eb arm\u00ebve t\u00eb zjarrit;<\/em><\/p>\n<p><em><strong>\u2013 Pastrimin e produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale<\/strong>\u00a0p\u00ebrmes investimeve t\u00eb dyshimta n\u00eb Shqip\u00ebri dhe jasht\u00eb saj;<\/em><\/p>\n<p><em>Hetimet u p\u00ebrq\u00ebndruan tek disa shtetas shqiptar\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb organizimin dhe realizimin e vrasjeve n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kundrejt p\u00ebrfitimit t\u00eb shumave t\u00eb ndryshme monetare. Personat e p\u00ebrfshir\u00eb duke bashk\u00ebpunuar me nj\u00ebri tjetrin kan\u00eb arritur t\u00eb sigurojn\u00eb shuma t\u00eb konsiderueshme parash, t\u00eb kontraktojn\u00eb persona p\u00ebr kryerjen e vrasjeve me pages\u00eb p\u00ebr hakmarrje personale apo gjakmarrje. Disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb k\u00ebtij grupi kriminal dyshohet se kan\u00eb mund\u00ebsuar dep\u00ebrtimin e sasive t\u00eb konsiderueshme t\u00eb parave t\u00eb p\u00ebrftuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme n\u00eb sistemin finaciar shqiptar, p\u00ebrmes investimeve me karakter dyshues dhe duke p\u00ebrdorur k\u00ebto shuma parash p\u00ebr kryerjen e veprave penale kund\u00ebr jet\u00ebs dhe sh\u00ebndetit.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjat\u00eb hetimeve intensive t\u00eb kryera nga hetuesit e Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit (BKH), n\u00ebn drejtimin e prokuror\u00ebve t\u00eb posa\u00e7\u00ebm \u00ebsht\u00eb dokumentuar aktiviteti kriminal si dhe identifikimi i disa prej autor\u00ebve t\u00eb dyshuar t\u00eb veprave penale t\u00eb p\u00ebrmendura, nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, n\u00eb form\u00eb e grupit t\u00eb strukturuar kriminal.<\/em><\/p>\n<p><em>Identifikimi i autor\u00ebve t\u00eb dyshuar p\u00ebr vrasjen p\u00ebr gjakmarrje t\u00eb shtetasit, Klevis Lleshi m\u00eb dat\u00eb 05.08.2020, n\u00eb qytetin e Burrelit dhe m\u00eb pas fshehja e kufom\u00ebs s\u00eb viktim\u00ebs Klevis Lleshi, duke u varrosur n\u00eb fshatin Shp\u00ebrdhet t\u00eb Nj\u00ebsis\u00eb Administrative Mamurras, Bashkia Kurbin. Eshtrat e viktim\u00ebs u zbuluan m\u00eb dat\u00eb 8.12.2020. Dyshohet se vrasja \u00ebsht\u00eb kryer me arm\u00eb zjarri dhe kundrejt pages\u00ebs prej 50.000 eurove.<\/em><\/p>\n<p><em>Veprimet e kundraligjshme t\u00eb vrasjes p\u00ebr gjakmarrje, mbajtjes pa leje dhe prodhimit t\u00eb arm\u00ebve, si dhe fshehja e kufom\u00ebs jan\u00eb kryer n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb strukturuar kriminal. Si drejtues i grupit t\u00eb strukturuar kriminal dhe si porosit\u00ebs i vrasjes p\u00ebr gjakmarrje dyshohet t\u00eb jet\u00eb shtetasi\u00a0<\/em><strong>Aurelinjo Kalaveri alias\u00a0<\/strong><strong>Aurel Hoxha<\/strong><em>, n\u00eb shenj\u00eb hakmarrjeje p\u00ebr vrasjen e v\u00ebllait t\u00eb tij n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, n\u00eb vitin 2012.<\/em><\/p>\n<p><em>Si ndihm\u00ebs dhe nd\u00ebrmjet\u00ebs dyshohet t\u00eb jet\u00eb shtetasi, A.K, nd\u00ebrsa si ekzekutor dyshohet t\u00eb jet\u00eb shtetasi S.N. N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb fakt po hetohet p\u00ebr identifikimin e personave t\u00eb tjer\u00eb , t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje kriminale.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjithashtu nga provat e administruara rezulton se shtetasi\u00a0<\/em><strong>Aurelinjo Kalaveri alias\u00a0<\/strong><strong>Aurel Hoxha<\/strong><em>, n\u00eb rolin e krijuesit, drejtuesit dhe organizatorit, ka krijuar nj\u00eb grup t\u00eb strukturuar kriminal, me synimin p\u00ebr kryerjen e veprimtaris\u00eb s\u00eb kundraligjshme t\u00eb pastrimit t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale ose veprimtaris\u00eb kriminale, ku pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb k\u00ebtij grupi t\u00eb strukturuar kriminal jan\u00eb shtetasi S.L dhe shtetas t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb paidentifikuar.<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb ardhurat e kundraligjshme, dyshohen se jan\u00eb krijuar nga aktiviteti i kundraligjsh\u00ebm i trafikimit t\u00eb narkotik\u00ebve nga vendet e Amerik\u00ebs s\u00eb Jugut, drejt vendeve t\u00eb Bashkimit Evropian dhe Shqip\u00ebri. Informacionet e m\u00ebsip\u00ebrme jan\u00eb administruar nga autoritetet ligjzbatuese t\u00eb disa vendeve t\u00eb Bashkimit Europian si dhe nga analiza e komunikimeve n\u00eb platform\u00ebn e enkriptuar SkyECC.<\/em><\/p>\n<p><em>Nga ky aktivitet i paligjsh\u00ebm dyshohet se jan\u00eb krijuar t\u00eb ardhura monetare t\u00eb cilat kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr investime n\u00eb aktivitete tregtare, pasuri t\u00eb paluajtshme dhe pasuri t\u00eb luajtshme, k\u00ebmbimin apo transferimin e pasurive, me q\u00ebllim fshehjen ose mbulimin e origjin\u00ebs s\u00eb paligjshme t\u00eb tyre, kryerjes s\u00eb veprimeve financiare ose transaksioneve t\u00eb cop\u00ebzuara p\u00ebr shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit p\u00ebr parandalimin e pastrimit t\u00eb parave.\u201d<\/em>\u00a0\u2013 thuhet n\u00eb njoftimin e SPAK.<\/p>\n<h4><strong>Zhdukja e Klevis Lleshit<\/strong><\/h4>\n<p>I riu u denoncua si i zhdukur me 5 gusht t\u00eb vitit 2020. Pas 9 dit\u00ebsh betej\u00eb n\u00ebp\u00ebr Polici dhe Prokurori t\u00eb rrethit t\u00eb vet, e \u00ebma i drejtohet Tiran\u00ebs:\u00a0<em>\u201cGjemani djalin se ma kan\u00eb rr\u00ebmbyer\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Por, edhe pse e \u00ebma dyshomnte se djalin ia kishin rr\u00ebmbyer dhe vrar\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje hasm\u00ebrie, duket se autoritetet n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk pati hetime t\u00eb thelluar p\u00ebr t\u00eb zbardhur ngjarjen. Deri n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2020, kur banor\u00eb t\u00eb fshatit Shp\u00ebrdhet n\u00eb Kurbin gjet\u00ebn eshtrat e nj\u00eb trupi, t\u00eb cilat kishin dal\u00eb n\u00eb sip\u00ebrfaqe,\u00a0pasi erozioni e shembi pjes\u00ebn ku ai ishte varrosur<\/p>\n<p>N\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2023, autoritetet raportuan se eshtrat n\u00eb fjal\u00eb i p\u00ebrkisnin trupit t\u00eb Klevis Lleshit, pasi ADN-ja kishte p\u00ebrkuar me ato t\u00eb familjes s\u00eb tij.<\/p>\n<h4><strong>Saga e hakmarrjes<\/strong><\/h4>\n<p>Pas vrasjes s\u00eb Agim Hoxh\u00ebs, jan\u00eb disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes Lleshi q\u00eb jan\u00eb ekzekutuar p\u00ebr hakmarrje. M\u00eb konkretisht,\u00a0<strong>n\u00eb vitin 2013<\/strong>\u00a0u vra\u00a0<strong>Xhavit Lleshi<\/strong>, babai i Klevis Lleshit, t\u00eb iu b\u00eb prit\u00eb n\u00eb vendin e quajtur \u201cPujk\u00eb\u201d. Nd\u00ebrkoh\u00eb, tre vite m\u00eb von\u00eb,\u00a0<strong>n\u00eb 15 maj t\u00eb vitit 2016<\/strong>\u00a0u vra\u00a0<strong>Hajredin Lleshi<\/strong>, v\u00ebllai i Xhavitit dhe xhaxhai i Klevis Lleshit, n\u00eb fshatin e lindjes n\u00eb Burrel.<\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_3_ads \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<div class=\"ads_code\">\n<div class=\"desktopi\">\n<p>\u00a0<\/p>\n<div><\/div>\n<p>\u00a0<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>Por, hakmarrja nuk do t\u00eb ndalej me kaq.\u00a0<strong>N\u00eb vitin 2017<\/strong>\u00a0u rr\u00ebmbye\u00a0<strong>Artan Lleshi<\/strong>, djali i Hajredinit, t\u00eb cilin e mor\u00ebn me nj\u00eb makin\u00eb n\u00eb Burrel dhe e soll\u00ebn n\u00eb Kam\u00ebz. N\u00eb Kam\u00ebz ai u pa p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit nga kamerat e siguris\u00eb s\u00eb nj\u00eb lokali dhe q\u00eb nga ajo nuk dihet se \u00e7far\u00eb ka ndodhur me t\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2020, u rr\u00ebmbye, u vra dhe iu zhduk trupi\u00a0<strong>Klevis Lleshi<\/strong>t, i cili ende nuk kishte mbushur 22 vje\u00e7, pasi burrat e familjes Lleshi ishin shuar nj\u00eb nga nj\u00eb, si babai, xhaxhai dhed djali i xhaxhait.<\/p>\n<p>E duket se \u201cekzekutimi final\u201d do t\u00eb vinte n\u00eb burgun e siguris\u00eb s\u00eb lart\u00eb n\u00eb Peqin mesdit\u00ebn e\u00a0<strong>15 dhjetorit t\u00eb vitit 2023<\/strong>. I d\u00ebnuari me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm Sokol Mjacaj ekzekutoi n\u00eb qeli\u00a0<strong>Arben Lleshi<\/strong>, i d\u00ebnuar me burgim si autor i vrasjes dhe m\u00eb pas djegies s\u00eb trupit t\u00eb Agim Hoxh\u00ebs n\u00eb Britani.\u00a0N\u00eb at\u00eb ngjarje mbeti i plagosur dhe Indrit Shaqja.<\/p>\n<p>Sokol Mjacaj dyshohet se arm\u00ebn e zjarrit pistolet\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb krim e kishte futur n\u00eb burg disa jav\u00eb p\u00ebrpara ngjarjes. Vrasja ndodhi n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur n\u00eb media u publikua lajmi se Sokol Mjacaj do t\u00eb futej n\u00eb regjimin \u201c41 Biss\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr grupin hetimor, Sokol Mjacaj deklaroi se kishte nj\u00eb konflikt me Arben Lleshin, por Prokuroria e konsideron k\u00ebt\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb alibi, duke e par\u00eb si nj\u00eb vrasje me pages\u00eb. Ai nuk ka qen\u00eb shum\u00eb bashk\u00ebpunues me drejt\u00ebsin\u00eb, teksa edhe vrasja e Arben Lleshit dyshohet se \u00ebsht\u00eb porositur nga familja Hoxha.<\/p>\n<h4><strong>Vrasja e Agim Hoxh\u00ebs<\/strong><\/h4>\n<p>Vrasja e Agim Hoxh\u00ebs, q\u00eb solli m\u00eb pas edhe sag\u00ebn e hakmarrjes, dyshohet se ndodhi p\u00ebr shkak t\u00eb prishjes s\u00eb pazareve t\u00eb drog\u00ebs n\u00eb Britani. Ai u gjet i shkrumbuar n\u00eb makin\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Ekspertiza tregoi se 29-vje\u00e7ari ishte vrar\u00eb n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr vend, m\u00eb pas ishte vendosur n\u00eb makin\u00ebn e tij dhe i ishte v\u00ebn\u00eb flaka p\u00ebr t\u00eb zhdukur trupin. Ai jetonte dhe punonte prej vitesh n\u00eb Lond\u00ebr bashk\u00eb me Arben Lleshin, nj\u00eb miq\u00ebsi e kultivuar q\u00eb n\u00eb vendlindje, por q\u00eb u prish m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Mediat britanike shkruanin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb se dyshja kishin pasur konflikte p\u00ebr pazaret e drog\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt ishin p\u00ebrfshir\u00eb dhe aktivizuar n\u00eb Lond\u00ebr. Autoritetet britanike vun\u00eb n\u00eb pranga Arben dhe Afrim Lleshin. Ky i dyti u akuzua p\u00ebr \u00e7orientim t\u00eb autoriteteve pasi deklaronte se n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb ishte vrar\u00eb Agimi, Arbeni ndodhej me t\u00eb. Por presioni b\u00ebri q\u00eb Arben Lleshaj t\u00eb pranonte krimin e kryer, megjith\u00ebse refuzoi ta kishte djegur trupin brenda n\u00eb makin\u00eb.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/spak-zbardh-vrasjen-e-kristian-lleshit-aurel-hoxha-pagoi-50-mije-euro-ekzekutori-sabah-nuzi\/\">SPAK zbardh vrasjen e Kristian Lleshit: Aurel Hoxha pagoi 50 mij\u00eb euro, ekzekutori Sabah Nuzi<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria e Posa\u00e7me (SPAK) ka dal\u00eb me nj\u00eb komunikat\u00eb p\u00ebr mediat n\u00eb lidhje me zbardhjen e rr\u00ebmbimit, vrasjen dhe m\u00eb pas zhdukjen e trupit t\u00eb t\u00eb riut,\u00a0Klevis Lleshi, 21 vje\u00e7, nga fshati Rukaj i Burrelit, n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2020. SPAK konfirmon se n\u00eb total ka l\u00ebshuar 4 masa sigurie \u201carrest me burg\u201d, m\u00eb konkretisht [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-42864","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42864","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42864"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42864\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42864"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42864"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42864"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}