{"id":42847,"date":"2025-09-26T12:09:57","date_gmt":"2025-09-26T12:09:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/26\/dialogu-strategjik-serbi-shba-per-cfare-do-te-negociohet\/"},"modified":"2025-09-26T12:09:57","modified_gmt":"2025-09-26T12:09:57","slug":"dialogu-strategjik-serbi-shba-per-cfare-do-te-negociohet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/26\/dialogu-strategjik-serbi-shba-per-cfare-do-te-negociohet\/","title":{"rendered":"Dialogu Strategjik Serbi-SHBA: P\u00ebr \u00e7far\u00eb do t\u00eb negociohet?"},"content":{"rendered":"<p>Thellimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve midis Beogradit dhe Uashingtonit p\u00ebrmes Dialogut Strategjik. Kjo \u00ebsht\u00eb paralajm\u00ebruar muajt e fundit gjat\u00eb takimeve midis zyrtar\u00ebve t\u00eb Serbis\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara. Megjithat\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb sakt\u00ebsuar se \u00e7far\u00eb do t\u00eb n\u00ebnkuptonte ky Dialog Strategjik gjat\u00eb mandatit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb presidentit amerikan, Donald Trump.<\/p>\n<p>\u201cRaportet diplomatike midis Serbis\u00eb dhe SHBA-s\u00eb, t\u00eb cilat zgjasin m\u00eb shum\u00eb se 140 vjet, kan\u00eb kaluar rrug\u00ebn nga aleanca deri tek armiq\u00ebsia\u201d, kujtoi p\u00ebr Sh\u00ebrbimin e Ballkanit t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb analisti i politik\u00ebs s\u00eb jashtme, Boshko Jakshiq.<\/p>\n<p>Dialogu Strategjik q\u00eb SHBA-ja zhvillon me dhjet\u00ebra shtete t\u00eb bot\u00ebs me q\u00ebllim thellimin e bashk\u00ebpunimit, p\u00ebrfshin nj\u00eb s\u00ebr\u00eb fushash, nga ekonomia, siguria e deri te politika e jashtme.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e sigurt q\u00eb gjat\u00eb mandatit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb \u2018udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb epok\u00ebs\u2019, si\u00e7 e quajti Trumpin Vu\u00e7iqi, marr\u00ebdh\u00ebniet midis Beogradit dhe Uashingtonit po p\u00ebrparojn\u00eb duksh\u00ebm drejt nj\u00eb partneriteti q\u00eb po i shqet\u00ebson evropian\u00ebt\u201d, thekson Jakshiq.<\/p>\n<p>\u201cAta mendojn\u00eb se Vu\u00e7i\u00e7 ka marr\u00eb an\u00ebn n\u00eb konfliktin e zjarrt\u00eb midis aleat\u00ebve transatlantik\u00eb dhe po largohet nga Brukseli\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Si dallime ky\u00e7 midis Beogradit dhe Uashingtonit, Jakshiq sheh q\u00ebndrimin ndaj \u00e7\u00ebshtjeve rajonale n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse ekziston ndonj\u00eb interes strategjik dhe politik i amerikan\u00ebve me Serbin\u00eb, at\u00ebher\u00eb ai kryesisht ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me uljen e tensioneve n\u00eb Kosov\u00eb dhe Bosnje e Hercegovin\u00eb\u201d, u shpreh Jakshiq.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa SHBA-ja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga partneret kryesore t\u00eb Kosov\u00ebs dhe ishte nd\u00ebr shtetet e para q\u00eb njohu pavar\u00ebsin\u00eb e saj m\u00eb 2008, Serbia vazhdon t\u00eb mos e pranoj\u00eb shtet\u00ebsin\u00eb e ish-provinc\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Me tensionet n\u00eb raportet mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, dialogu p\u00ebr normalizim t\u00eb raporteve q\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsohet nga Bashkimi Evropian mbetet i bllokuar p\u00ebr dy vjet.<\/p>\n<p>Qeveria n\u00eb Serbi po ashtu mb\u00ebshtet Millorad Dodikun, udh\u00ebheq\u00ebs politik nga entiteti i Republik\u00ebs S\u00ebrpska n\u00eb Bosnje, i cili \u00ebsht\u00eb n\u00ebn sanksione amerikane, p\u00ebrfshir\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera, p\u00ebr aspiratat secesioniste n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cVet\u00ebm fakti q\u00eb \u00e7\u00ebshtjet, padyshim t\u00eb ndjeshme, t\u00eb Bosnj\u00ebs dhe Kosov\u00ebs nuk jan\u00eb penges\u00eb p\u00ebr nisjen e Dialogut Strategjik me Uashingtonin \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr pozicionin diplomatik t\u00eb Beogradit\u201d, tha Boshko Jakshiq.<\/p>\n<p>\u201cMegjithat\u00eb, m\u00ebnyra se si do t\u00eb diskutohet \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht e pasigurt\u201d, paralajm\u00ebroi ai.<\/p>\n<p>\u201cDuke pasur parasysh q\u00eb Trumpit i p\u00eblqen t\u00eb komandoj\u00eb, ai thjesht do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb q\u00eb gjith\u00e7ka t\u00eb b\u00ebhet sipas m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb tij, dhe at\u00ebher\u00eb Vu\u00e7iqi mund t\u00eb gjendet n\u00eb nj\u00eb pozicion shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb\u201d, vler\u00ebsoi Jakshiq.<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekja p\u00ebr zgjidhjen e mosmarr\u00ebveshjeve midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb u pa gjat\u00eb mandatit t\u00eb par\u00eb presidencial t\u00eb Trumpit p\u00ebrmes n\u00ebnshkrimit t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Uashingtonit \u2013 n\u00eb prani t\u00eb presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, dhe kryeministrit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs, Avdullah Hoti, n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja, e cila kishte n\u00eb fokus vendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve ekonomike midis Beogradit dhe Prishtin\u00ebs, pothuajse nuk u zbatua.<\/p>\n<p>N\u00eb muajt e fundit, pas rikthimit n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, Trump ka deklaruar disa her\u00eb se si president ka parandaluar \u201cnj\u00eb luft\u00eb t\u00eb re t\u00eb madhe\u201d q\u00eb Serbia po p\u00ebrgatitej t\u00eb zhvillonte me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cNe e parandaluam p\u00ebr shkak t\u00eb tregtis\u00eb. Ata donin t\u00eb tregtonin me Shtetet e Bashkuara. Un\u00eb thash\u00eb se nuk tregtojm\u00eb me ata q\u00eb luftojn\u00eb\u201d, u shpreh Trump.<\/p>\n<p>Beogradi zyrtar nuk ka reaguar ndaj deklaratave t\u00eb Trumpit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, presidentja e Kosov\u00ebs,Vjosa Osmani, ka konfirmuar pohimet e Trumpit dhe autoritetet n\u00eb Serbi i kan\u00eb cil\u00ebsuar si \u201cakuza t\u00eb rreme\u201d.<\/p>\n<p>Njoftimi i fundit p\u00ebr Dialogun Strategjik u b\u00eb pas takimit t\u00eb presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, dhe sekretarit amerikan t\u00eb Shtetit, Marco Rubio, m\u00eb 23 shtator n\u00eb Nju Jork.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebr vet\u00eb takimin, i zhvilluar n\u00eb margjinat e Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, nuk ka shum\u00eb informacione.<\/p>\n<p>Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi shkurtimisht se Vu\u00e7iq dhe Rubio kan\u00eb biseduar p\u00ebr \u201cthellimin e partneritetit p\u00ebrmes Dialogut dypal\u00ebsh Strategjik\u201d, si dhe p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen e SHBA-s\u00eb n\u00eb ekspozit\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare EXPO, q\u00eb Serbia do t\u00eb mir\u00ebpres\u00eb n\u00eb vitin 2027.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, p\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb Instagram, Vu\u00e7iq tha se me Rubion pati nj\u00eb \u201cdialog t\u00eb hapur dhe t\u00eb sinqert\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ai i d\u00ebrgoi nj\u00eb ftes\u00eb presidentit amerikan, Donald Trump, p\u00ebr t\u00eb vizituar Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPa dyshim q\u00eb Beogradi \u00ebsht\u00eb i entuziazmuar nga kjo perspektiv\u00eb e Dialogut Strategjik me amerikan\u00ebt\u201d, vler\u00ebsoi Boshko Jakshiq.<\/p>\n<p>Fitorja e Trumpit n\u00eb zgjedhjet n\u00eb SHBA dhe rikthimi i tij n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb n\u00eb janar t\u00eb k\u00ebtij viti, n\u00eb Beograd u prit me entuziaz\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr Vu\u00e7iqin, nj\u00eb Trump i till\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aleat m\u00eb se i mir\u00ebpritur\u201d, vler\u00ebsoi Jakshiq.<\/p>\n<p>Administrata e m\u00ebparshme amerikane, e udh\u00ebhequr nga demokrat\u00ebt, kishte kritikuar disa her\u00eb Vu\u00e7iqin sa i p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjeve rajonale, por edhe atyre t\u00eb brendshme, sikurse r\u00ebnia e institucioneve demokratike dhe korrupsioni.<\/p>\n<p>\u201cKjo ka v\u00ebrtetuar se autoritetet n\u00eb Beograd padyshim e kan\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb me administrat\u00ebn Trump sesa me administrat\u00ebn Biden, kur politika e jashtme zhvillohet n\u00ebn moton \u2018demokracia kund\u00ebr autokracis\u00eb\u2019. Trumpit k\u00ebto vlera nuk i interesojn\u00eb, politika e tij e jashtme \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vazhdim\u00ebsi e karrier\u00ebs s\u00eb tij biznesore, ndaj pozicionin e merr fitimi, jo demokracia\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit t\u00eb fundit, n\u00eb Beograd kan\u00eb q\u00ebndruar bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb af\u00ebrt dhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes s\u00eb Trumpit, ku temat e takimeve kan\u00eb qen\u00eb investimet.<\/p>\n<p>Si projekt kryesor ve\u00e7ohet nd\u00ebrtimi i nj\u00eb kompleksi luksoz n\u00eb Beograd, n\u00eb vendin ku ndodhej nd\u00ebrtesa e bombarduar e Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm. Kompania private q\u00eb \u00ebsht\u00eb e interesuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb dh\u00ebndrit t\u00eb Trumpit, Jared Kushner.<\/p>\n<p>Ndryshe nga Brukseli, nga ku muajt e fundit jan\u00eb d\u00ebgjuar disa z\u00ebra kritik\u00eb ndaj regjimit t\u00eb Vu\u00e7iqit, drejtuesit e lart\u00eb n\u00eb Uashington nuk kan\u00eb komentuar p\u00ebr protestat masive antiqeveritare n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Nuk ka reagime zyrtare nga Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb dhe Departamenti i Shtetit, nd\u00ebrsa qindra mij\u00ebra demonstrues n\u00eb rrug\u00ebt e Serbis\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dhjet\u00eb muaj po k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi nga autoritetet p\u00ebr vdekjen e 16 personave n\u00eb aksidentin n\u00eb Novi Sad.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb gushtit hyn\u00eb n\u00eb fuqi tarifat e larta, t\u00eb cilat administrata e Donald Trumpit i vendosi p\u00ebr importin e mallrave nga disa vende.<\/p>\n<p>\u201cShtrohet pyetja pse Trumpi i vendosi Serbis\u00eb tarifa kaq t\u00eb larta, t\u00eb cilat jan\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb lartat n\u00eb bot\u00eb dhe Evrop\u00eb, dhe me diferenc\u00eb m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor\u201d, theksoi Jakshiq.<\/p>\n<p>Tarifa prej 35%, q\u00eb SHBA-ja vendosi p\u00ebr mallrat nga Serbia, jan\u00eb t\u00eb dytat p\u00ebr nga lart\u00ebsia n\u00eb mesin e shteteve evropiane, pas Zvicr\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas vendosjes s\u00eb tarifave, autoritetet n\u00eb Beograd kan\u00eb theksuar se ato u shkaktojn\u00eb probleme t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00ebrheqjes s\u00eb investimeve t\u00eb huaja.<\/p>\n<p>Edhe pse pas takimit me Rubion, Vu\u00e7iq deklaroi se \u201c\u00e7\u00ebshtja e tarifave ishte n\u00eb fokus\u201d, rezultatet e asaj bisede deri tani nuk dihen.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet dypal\u00ebshe mes dy shteteve jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnduara edhe nga sanksionet q\u00eb Uashingtoni vendosi n\u00eb janar ndaj Industris\u00eb s\u00eb Naft\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb (NIS), e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi kryesisht ruse.<\/p>\n<p>NIS arriti q\u00eb t\u00eb shtynte disa her\u00eb zbatimin e sanksioneve, por Vu\u00e7iq njoftoi m\u00eb 25 shtator se ato do t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb fuqi m\u00eb 1 tetor.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi qen\u00eb jasht\u00ebzakonisht korrekt\u00eb ndaj partner\u00ebve rus\u00eb dhe partner\u00ebve amerikan\u00eb, dhe do t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb jemi korrekt\u00eb, por njer\u00ebzit duhet t\u00eb din\u00eb se do t\u00eb duhet t\u00eb paguajm\u00eb nj\u00eb \u00e7mim jasht\u00ebzakonisht t\u00eb lart\u00eb\u201d, tha Vu\u00e7iq p\u00ebr gazetar\u00ebt n\u00eb Nju Jork m\u00eb 25 shtator.<\/p>\n<p>Sanksionet ndaj Industris\u00eb s\u00eb Naft\u00ebs jan\u00eb vendosur p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb ashtuquajturit \u201crrezik sekondar\u201d p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjes me Gazprom Neft-in rus, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00ebn sanksione per\u00ebndimore p\u00ebr shkak t\u00eb pushtimit rus t\u00eb Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas vendosjes s\u00eb sanksioneve, Vu\u00e7iq kishte deklaruar se do t\u00eb k\u00ebrkohet \u201cdalja e plot\u00eb e Rusis\u00eb nga pron\u00ebsia e NIS-it\u201d, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nj\u00eb transformim t\u00eb struktur\u00ebs s\u00eb pron\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht thirrjeve p\u00ebr t\u00eb vendosur sanksione ndaj Kremlinit pas nisjes s\u00eb pushtimit t\u00eb Ukrain\u00ebs n\u00eb shkurt 2022, autoritetet n\u00eb Serbi vazhdojn\u00eb bashk\u00ebpunimin e ngusht\u00eb me Rusin\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe nd\u00ebrsa me Uashingtonin paralajm\u00ebron Dialog Strategjik, Beogradi ka raporte t\u00eb ngushta edhe me rivalen e SHBA-s\u00eb, Kin\u00ebn.<\/p>\n<p>Lider\u00ebt e Serbis\u00eb dhe Kin\u00ebs i p\u00ebrshkruajn\u00eb k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie si \u201cmiq\u00ebsi t\u00eb hekurt\u201d, q\u00eb pavar\u00ebsisht kritikave nga Per\u00ebndimi, zhvillohet kryesisht p\u00ebrmes projekteve infrastrukturore.<\/p>\n<p>\u201cVu\u00e7iq do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb luaj\u00eb k\u00ebshtu, derisa t\u00eb marr\u00eb at\u00eb q\u00eb d\u00ebshiron\u201d, tha Jakshiq.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai theksoi se lidhjet e ngushta t\u00eb Vu\u00e7iqit me Lindjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment nuk paraqesin penges\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me Uashingtonin.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht tipike p\u00ebr qasjen biznesore t\u00eb Trumpit ndaj diplomacis\u00eb\u201d, tha analisti i politik\u00ebs s\u00eb jashtme.<\/p>\n<p>Nisja e Dialogut Strategjik midis Serbis\u00eb dhe SHBA-s\u00eb \u00ebsht\u00eb paralajm\u00ebruar q\u00eb nga gushti i k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Sipas zyrtar\u00ebve amerikan\u00eb, ai do t\u00eb nis\u00eb \u201cs\u00eb shpejti\u201d, por Departamenti i Shtetit nuk ka specifikuar afatin e sakt\u00eb kohor.<\/p>\n<p>Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkruar, ai pritet t\u00eb sjell\u00eb \u201cnj\u00eb epok\u00eb t\u00eb re\u201d n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet dypal\u00ebshe: t\u00eb ringjall\u00eb lidhjet politike, t\u00eb zgjeroj\u00eb bashk\u00ebpunimin tregtar dhe ushtarak, si dhe bashk\u00ebpunimin n\u00eb fush\u00ebn e energjis\u00eb dhe teknologjive t\u00eb komunikimit.<\/p>\n<p>Shtatorin e vitit t\u00eb kaluar, Serbia e ka n\u00ebnshkruar me SHBA-n\u00eb marr\u00ebveshjen e par\u00eb strategjike, n\u00eb fush\u00ebn e energjetik\u00ebs.<\/p>\n<p>Para udh\u00ebtimit p\u00ebr n\u00eb Nju Jork, Vu\u00e7iq vler\u00ebsoi se \u00ebsht\u00eb \u201cnj\u00eb sinjal i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm\u201d fakti q\u00eb amerikan\u00ebt d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb zhvillojn\u00eb Dialog Strategjik.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai theksoi se Serbia ka \u201cnj\u00eb rrug\u00eb disi m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb\u201d n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces se sa vendet e tjera.<\/p>\n<p>Si\u00e7 n\u00ebnvizoi, Serbia, si shtet ushtarakisht neutral, nuk do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb aleanc\u00ebn e NATO-s, ku SHBA-ja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga udh\u00ebheq\u00ebsit.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Vu\u00e7iq theksoi se dy vendet \u201cnuk jan\u00eb dhe nuk do t\u00eb jen\u00eb\u201d n\u00eb pajtim p\u00ebr t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet, duke ve\u00e7uar si dallim kryesor marr\u00ebdh\u00ebniet ndaj Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa paralajm\u00ebron nisjen e Dialogut Strategjik me Serbin\u00eb, administrata e Trumpit ka vendosur t\u00eb pezulloj\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht Dialogun e planifikuar Strategjik me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Uashingtoni njoftoi se vendimi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb veprimeve t\u00eb Qeveris\u00eb n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cilat tha se kan\u00eb rritur tensionet dhe paq\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u201cGabimi m\u00eb i madh q\u00eb Beogradi mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb g\u00ebzohet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, duke menduar se Trumpi po kthehet kund\u00ebr Prishtin\u00ebs\u201d, tha Jakshiq.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto hapa taktike t\u00eb SHBA-s\u00eb duhet t\u00eb ndiqen shum\u00eb me kujdes, sepse ato nuk jan\u00eb garanci q\u00eb Vu\u00e7iq, pavar\u00ebsisht nga l\u00ebvdatat p\u00ebr Trumpin nga Beogradi, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i preferuari i Uashingtonit brenda nat\u00ebs\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>SHBA nuk kan\u00eb sakt\u00ebsuar se cilat hapa konkret\u00eb kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb pezullimin e Dialogut t\u00eb planifikuar Strategjik me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Qeveria n\u00eb detyr\u00eb e Albin Kurtit ka qen\u00eb shpesh cak i kritikave nga komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar gjat\u00eb kat\u00ebr vjet\u00ebve t\u00eb fundit, kryesisht p\u00ebr veprimet n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs \u2013 t\u00eb banuar me shumic\u00eb serbe \u2013 ku ajo p\u00ebrpiqet t\u00eb shtrij\u00eb kontrollin e plot\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, vendimi i SHBA-s\u00eb erdhi n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Kosova po p\u00ebrballet me nj\u00eb kriz\u00eb institucionale dhe politike, pasi vendi ende nuk ka formuar ekzekutivin e ri pas zgjedhjeve t\u00eb shkurtit.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese ka vendosur mas\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme deri m\u00eb 30 shtator, duke ua ndaluar deputet\u00ebve t\u00eb nd\u00ebrmarrin veprime dhe t\u00eb zhvillojn\u00eb ndonj\u00eb procedur\u00eb p\u00ebr formimin e Qeveris\u00eb s\u00eb re t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kurti e ka akuzuar Gjykat\u00ebn Kushtetuese p\u00ebr nj\u00ebanshm\u00ebri, duke pretenduar se ajo \u00ebsht\u00eb e af\u00ebrt me partit\u00eb shqiptare q\u00eb mandatin e kaluar ishin n\u00eb opozit\u00eb.<\/p>\n<p>Kushtetuesja dhe komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar hodhi posht\u00eb k\u00ebto pretendime t\u00eb Kurtit dhe nga bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare k\u00ebto deklarata u vler\u00ebsuan si presion nga Kurti dhe partia e tij, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, mbi gjykat\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb vendit.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/09\/26\/dialogu-strategjik-serbi-shba-per-cfare-do-te-negociohet\/\">Dialogu Strategjik Serbi-SHBA: P\u00ebr \u00e7far\u00eb do t\u00eb negociohet?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Thellimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve midis Beogradit dhe Uashingtonit p\u00ebrmes Dialogut Strategjik. Kjo \u00ebsht\u00eb paralajm\u00ebruar muajt e fundit gjat\u00eb takimeve midis zyrtar\u00ebve t\u00eb Serbis\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara. Megjithat\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb sakt\u00ebsuar se \u00e7far\u00eb do t\u00eb n\u00ebnkuptonte ky Dialog Strategjik gjat\u00eb mandatit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb presidentit amerikan, Donald Trump. \u201cRaportet diplomatike midis Serbis\u00eb dhe SHBA-s\u00eb, t\u00eb cilat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-42847","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42847","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42847"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42847\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42847"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42847"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42847"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}