{"id":42746,"date":"2025-09-25T19:48:27","date_gmt":"2025-09-25T19:48:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/25\/letra-per-enver-hoxhen-loro-kovaci-u-kap-duke-luajtur-kumar-kurse-lluk-kacaj-ben-jete-te-cthurur-dhe-veprimet-e-tij-diskretitojne-denoncimet-ndaj-shkrimtareve-dh\/"},"modified":"2025-09-25T19:48:27","modified_gmt":"2025-09-25T19:48:27","slug":"letra-per-enver-hoxhen-loro-kovaci-u-kap-duke-luajtur-kumar-kurse-lluk-kacaj-ben-jete-te-cthurur-dhe-veprimet-e-tij-diskretitojne-denoncimet-ndaj-shkrimtareve-dh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/25\/letra-per-enver-hoxhen-loro-kovaci-u-kap-duke-luajtur-kumar-kurse-lluk-kacaj-ben-jete-te-cthurur-dhe-veprimet-e-tij-diskretitojne-denoncimet-ndaj-shkrimtareve-dh\/","title":{"rendered":"Letra p\u00ebr Enver Hoxh\u00ebn: \u201cLoro Kova\u00e7i u kap duke luajtur kumar, kurse Lluk Ka\u00e7aj b\u00ebn jet\u00eb t\u00eb \u00e7\u2019thurur dhe veprimet e tij diskretitojn\u00eb\u2026\u201d\/ Denoncimet ndaj shkrimtar\u00ebve dhe artist\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Dashnor Kalo\u00e7i<\/p>\n<p>Pjesa e dyt\u00eb<\/p>\n<p>Memorie.al publikon nj\u00eb dokument arkivor t\u00eb nxj\u00ebrr\u00eb nga Arkivi Qendror i Shtetit n\u00eb Tiran\u00eb (fondi i ish-Komitetit Qendror t\u00eb PPSH-s\u00eb), i cili i p\u00ebrket vitit 1957, ku ndodhet nj\u00eb raport-informacion i hartuar nga nj\u00eb grup pune i instruktor\u00ebve t\u00eb aparatit t\u00eb Komitetit Qendror t\u00eb PPSH-s\u00eb (q\u00eb mbulonin propagand\u00eb, artin e kultur\u00ebn), t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb mbledhjet e organizat\u00ebs baz\u00eb t\u00eb Partis\u00eb dhe at\u00eb t\u00eb Bashkimeve Profesionale t\u00eb Lidhjes s\u00eb Shkrimtar\u00ebve dhe Artist\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si dhe n\u00eb institucionet kulturore e artistike kryesore t\u00eb Tiran\u00ebs, si: Teatri Popullor, Estrada e Shtetit, Teatri i Operas dhe Baletit, Ansambli Shtet\u00ebror i K\u00ebng\u00ebve dhe Valleve Popullore, Kinostudio \u201cShqip\u00ebria e Re\u201d, etj. Raport-informacioni i plot\u00eb i cili i \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar Enver Hoxh\u00ebs, ku p\u00ebrve\u00e7 pun\u00ebs n\u00eb aspektin profesional t\u00eb institucioneve kryesore kulturore dhe artistike t\u00eb Tiran\u00ebs, si dhe halleve dhe problemeve q\u00eb i shqet\u00ebsonin ata, instruktor\u00ebt e aparatit t\u00eb Komitetit Qendror t\u00eb PPSH-s\u00eb, kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb me detaje e holl\u00ebsira edhe shum\u00eb nga bisedat e b\u00ebra prej shkrimtar\u00ebve dhe artist\u00ebve m\u00eb n\u00eb z\u00eb t\u00eb asaj kohe, q\u00eb binin ndesh me realizmin socialist dhe vij\u00ebn politike q\u00eb po ndiqte asokohe udh\u00ebheqja e lart\u00eb e PPSH-s\u00eb, si: Naim Frash\u00ebri, Kol Jakova, Kadri Rroshi, Mihallaq Luarasi, Odhise Paskali, Mihal Stefa, Simon Rrota, Mentor Xhemali, Kostandin Trako, Luiza Papa, Ramadan Sokoli, Tinka Kurti, Margarita Kristidhi, Hamide Stringa, Esma Agolli, Kristaq Dhamo, Sulejman Pitarka, Mihal Popi, Qenan Toro, Viktor Gjoka, Enver Dauti, Lluk Ka\u00e7aj, Rrok Dab\u00ebrdaku, Hasan Re\u00e7i, Injac Dema, Irena Gjergo, Gaqo Zdruli, Zija Beqiri, Gjenovefa Bimbli, Andromaqi Had\u00ebri, Behije \u00c7ela, Milena Asllani, Jorgji Bitri, Violeta Frash\u00ebri, etj.<\/p>\n<p>Politika liberale q\u00eb po ndiqte Nikita Hrushovi dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij n\u00eb Kremlin dhe Bashkimin Sovjetik pas vdekjes s\u00eb Stalinit n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb viteve \u201950-t\u00eb, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre rezonoi deri diku edhe n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, gj\u00eb e cila dha efektet e saj edhe n\u00eb Konferenc\u00ebn e Tiran\u00ebs n\u00eb vitin 1956, ku mjaft komunist\u00eb dhe kuadro edhe nga rangjet e larta t\u00eb pushtetit t\u00eb asaj kohe, u ngrit\u00ebn dhe kritikuan hapur dhe ashp\u00ebr disa nga privilegjet e udh\u00ebheqjes kryesore t\u00eb PPSh-s\u00eb dhe hendekun e madh q\u00eb ata kishin krijuar me popullin e thjesht\u00eb, si nga m\u00ebnyra e jetes\u00ebs, ashtu dhe nga gjendja ekonomike.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst t\u00eb zhvillimit t\u00eb ngjarjeve t\u00eb asaj kohe, (si n\u00eb Bashkimin Sovjetik ashtu dhe n\u00eb vendet e tjera komuniste t\u00eb Evrop\u00ebs Lindore), d\u00ebnimi i kultit t\u00eb Stalinit, hapja me Per\u00ebndimin, fryma e liberalizmit q\u00eb ata po ndiqnin dhe ndryshimi i kursit politik, pati nj\u00eb ndjeshm\u00ebri t\u00eb madhe n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare dhe kryesisht tek shkrimtar\u00ebt dhe artist\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr vet\u00eb natyr\u00ebn e pun\u00ebs s\u00eb tyre, (vizitat dhe kontaktet me bot\u00ebn e jashtme), ishin m\u00eb pran\u00eb asaj fryme \u00e7ka po p\u00ebrpiqej t\u00eb p\u00ebr\u00e7onte politika hrushoviane tek vendet e tjera satelite t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 t\u00eb tjerash, kjo gj\u00eb b\u00ebhet e ditur edhe nga ky dokument arkivor q\u00eb i p\u00ebrket vitit 1957, i cili \u00ebsht\u00eb shk\u00ebputur nga nj\u00eb dosje voluminoze dhe q\u00eb i drejtohet direkt Enver Hoxh\u00ebs, ku nj\u00eb grup pune i instruktor\u00ebve t\u00eb aparatit t\u00eb Komitetit Qendror t\u00eb PPSH-s\u00eb q\u00eb mbulonin propagand\u00ebn, artin e kultur\u00ebn, kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb mbledhjet e organizat\u00ebs baz\u00eb t\u00eb Partis\u00eb dhe at\u00eb t\u00eb Bashkimeve Profesionale t\u00eb Lidhjes s\u00eb Shkrimtar\u00ebve dhe Artist\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si dhe institucioneve kulturore e artistike t\u00eb Tiran\u00ebs, si: Teatrin Popullor, Teatrin e Operas dhe Baletit, Ansamblin Shtet\u00ebror t\u00eb K\u00ebng\u00ebve dhe Valleve Popullore, Kinostudion \u201cShqip\u00ebria e Re\u201d, Estrad\u00ebn e Shtetit, etj., kan\u00eb p\u00ebrpiluar raport-informacionin n\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr epror\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p>Dokumenti n\u00eb fjal\u00eb, i cili titullohet \u201cMbi edukimin ideo-politik te shkrimtareve dhe artist\u00ebve te Tiran\u00ebs\u201d, n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb duket sikur ai ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me format e edukimit t\u00eb shkrimtar\u00ebve dhe artist\u00ebve, apo dhe hallet dhe problemet q\u00eb kishin n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsit e instutucioneve kulturore e artistike t\u00eb Tiran\u00ebs, por aty ka denoncime t\u00eb pastra p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh shkrimtar\u00ebsh dhe artist\u00ebsh, jo vet\u00ebm nga Tirana, por edhe nga Shkodra etj.<\/p>\n<p>Si p.sh., p\u00ebr: Kol Jakov\u00ebn, Kadri Rroshin, Odhise Paskalin, Mihal Stef\u00ebn, Simon Rrot\u00ebn, Mentor Xhemalin, Luiza Papa, Ramadan Sokolin, Margarita Kristidhin, Hamide String\u00ebn, Viktor Gjok\u00ebn, Lluk Ka\u00e7ajn, Rrok Dab\u00ebrdakun, Irena Gjergon, Gaqo Zdrulin, Mihal Stef\u00ebn, Gjenovefa Bimblin, Behije \u00c7el\u00ebn, Milena Asllanin, Jorgji Bitrin, Violeta Frash\u00ebrin etj.<\/p>\n<p>Theksuam se ndaj k\u00ebtyre shkrimtar\u00ebve dhe artist\u00ebve jan\u00eb denoncime dhe spiunime t\u00eb pastra, pasi p\u00ebrve\u00e7 problemeve t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tyre profesionale, n\u00eb raport-informacionin n\u00eb fjal\u00eb, ka mjaft t\u00eb dh\u00ebna edhe p\u00ebr jet\u00ebn private dhe familjare t\u00eb tyre, madje p\u00ebr gj\u00ebra tep\u00ebr intime. Por kryesorja \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ndaj tyre jan\u00eb mbledhur informacione si p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e jetes\u00ebs, ashtu dhe p\u00ebr ata \u00e7ka ata flisnin, gj\u00eb e cila binte ndesh me frym\u00ebn dhe vij\u00ebn politike q\u00eb po ndiqte asokohe udh\u00ebheqja komuniste e Tiran\u00ebs zyrtare.<\/p>\n<p>Dhe vet\u00eb fakti se t\u00eb gjitha ato i d\u00ebrgoheshin Enver Hoxh\u00ebs, flet qart\u00eb mbi ndjeshm\u00ebrin\u00eb e madhe q\u00eb kishte regjimi komunist ndaj shkrimtar\u00ebve dhe artist\u00ebve si dhe diktatin q\u00eb ushtrohej mbi ta. Ashtu si dhe pjesa m\u00eb e madhe e dokumenteve t\u00eb publikuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, edhe ky dokument publikohet i plot\u00eb dhe pa asnj\u00eb ndryshim.<\/p>\n<p>                                                          Vijon nga numri i kaluar<\/p>\n<p>Raport-informacion i grupit t\u00eb instruktor\u00ebve t\u00eb aparatit t\u00eb Komitetit Qendror t\u00eb PPSH-s\u00eb, d\u00ebrguar Enver Hoxh\u00ebs<\/p>\n<p>                                                         I N F O R M A C I O N<\/p>\n<p>     MBI EDUKIMIN IDEO-POLITIK TE SHKRIMTAREVE DHE ARTISTEVE TE TIRANES<\/p>\n<p>T\u00eb shumta jan\u00eb mungesat n\u00eb kursin e estetik\u00ebs marksiste-leniniste: Arsyet e mos shkuarjes mir\u00eb t\u00eb formave jan\u00eb t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Interesimi i pak\u00ebt i organizat\u00ebs baz\u00eb t\u00eb partis\u00eb p\u00ebr edukimin ideo-politik, interesimi i pak\u00ebt edhe i vet\u00eb mas\u00ebs s\u00eb nd\u00ebgjues\u00ebve p\u00ebr ngritjen e nivelit ideo-politik, p\u00ebr arsye se nuk e kan\u00eb kuptuar vler\u00ebn e k\u00ebsaj pune. Interesante \u00ebsht\u00eb fakti: n\u00eb seminarin e fundit t\u00eb estetik\u00ebs erdh\u00ebn, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb nga fillimi i k\u00ebtij kursi pothuaj gjith\u00eb ata q\u00eb ishin regjistruar. Kjo shpjegohet vet\u00ebm me faktin se organizata baz\u00eb duke ditur se kjo \u00e7\u00ebshtje do t\u00eb merret n\u00eb analiz\u00eb nga Komiteti i Partis\u00eb i Qarkut, u vun\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje dhe u aktivizuan.<br \/>\nMos lidhja e problemeve teorike me \u00e7\u00ebshtjet praktike t\u00eb pun\u00ebs, me gjendjen e artit te ne. Me kursin e estetik\u00ebs ka pasur tema shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme, si p.sh. ligjet objektive t\u00eb artit. Kurse n\u00eb Estrad\u00eb, forma e Zija Beqirit shkon mir\u00eb se aty trajtohen probleme lidhur me gjendjen e Estrad\u00ebs.<br \/>\nNuk ka nj\u00eb diferencim midis pjes\u00ebmarr\u00ebs\u00ebve n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb tyre kultural, p.sh., n\u00eb kursin e estetik\u00ebs b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb njer\u00ebz me universitet, shkoll\u00eb t\u00eb mesme, me unike profesionale dhe jo profesionale. P\u00ebrve\u00e7 faktit q\u00eb forma ka 160 vet\u00eb! Kurse shok\u00eb si Naim Frash\u00ebri e Kadri Roshi, ky edhe me shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb, nuk ndjekin estetik\u00ebn, po bazat e marksiz\u00ebm- leninizmit.<br \/>\nN\u00eb kursin e estetik\u00ebs jan\u00eb futur si Kostandin Trako q\u00eb ka konservator, ashtu dhe korist\u00eb si p.sh., Violeta Frash\u00ebri me unike, dhe Kostandnin Trako thot\u00eb: \u201cP\u00ebrderi sa n\u00eb seminar marrin pjes\u00eb dhe korist\u00ebt, un\u00eb nuk do t\u00eb flas, mbasi mund t\u00eb them ndonj\u00eb fjal\u00eb gabim dhe pastaj korist\u00ebt m\u00eb shohin ndryshe\u201d.<\/p>\n<p>Kjo fjal\u00eb e tij nuk \u00ebsht\u00eb aq e drejt\u00eb, po duhet pasur parasysh se kjo lidhet me botkuptimin e intelektualit si dhe me ambientin ku ai punon. Ka disnivel edhe n\u00eb shkoll\u00ebn politike; me t\u00eb mesme, me fillore jo t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Zakonisht m\u00eb pak marrin pjes\u00eb n\u00eb format e edukimit grat\u00eb dhe kjo ka arsyet e veta. Nj\u00eb nga format e Estrad\u00ebs zhvillohej n\u00eb ora 12.30 n\u00eb koh\u00ebn kur grat\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr t\u00eb rregulluar f\u00ebmij\u00ebt p\u00ebr drek\u00ebn. Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb or\u00eb i b\u00ebnte edhe Opera format. Tashti, si n\u00eb Theat\u00ebr, si n\u00eb Opera, format do t\u00eb b\u00ebhen n\u00eb m\u00ebngjez, para fillimit t\u00eb pun\u00ebs. N\u00eb Opera u b\u00eb dhe pat rezultate.<br \/>\nN\u00eb Theatrin Popullor zhvillohet kursi i mjesht\u00ebris\u00eb s\u00eb aktorit, por puna e tij nuk ka lidhje me \u00e7\u00ebshtjet e sken\u00ebs son\u00eb, kurse praktika e analiz\u00ebs llogjike b\u00ebhej me materjale jo t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb. Me Ansamblin e K\u00ebng\u00ebve dhe Valleve Popullore, b\u00ebhet nj\u00eb pun\u00eb e sistemuar p\u00ebr edukimin profesional, aty zhvillohen tema mbi folklorin ton\u00eb popullor mbi muzik\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb Opera zhvillohen kat\u00ebr kurse me instrumentist\u00eb, por aty marrin pjes\u00eb vet\u00ebm 20 veta. Korist\u00ebt u muarr\u00ebn n\u00eb patronazh nga solist\u00ebt, por kjo form\u00eb nuk u vazhdua, kurse n\u00eb Kinostudio nuk b\u00ebhet asgj\u00eb. Kinostudio vet\u00ebm tani s\u00eb fundi ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb plan me 18 tema p\u00ebr ngritjen profesionale. Me kompozitor\u00ebt do t\u00eb zhvillohet gjat\u00eb vitit 1958 nj\u00eb cik\u00ebl leksionesh mbi form\u00ebn muzikore.<\/p>\n<p>Materjale p\u00ebr ngritjen e tyre profesionale jan\u00eb t\u00eb pakta. P\u00ebr kompozitor\u00ebt \u00ebsht\u00eb shkruar teksti i harmonis\u00eb. Shoqata e Miq\u00ebsis\u00eb \u201cShqip\u00ebri-Bashkimi Sovjetik\u201d ka p\u00ebrkthyer e shp\u00ebrndar\u00eb materiale t\u00eb ndryshme mbi artin sovjetik (si p.sh. materjalet e kongresit t\u00eb kompozitor\u00ebve sovjetik). Edhe revista \u201cN\u00ebntori\u201d ka botuar her\u00eb pas here, por ajo shfryt\u00ebzohet pak. N\u00eb se Theatri Popullor ka 13 abonime, Opera ka vet\u00ebm 4, mbasi ky ka qen\u00eb planifikimi i Komitetit t\u00eb Partis\u00eb. Po ndjehet munges\u00eb e madhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Revista sovjetike mbi artin shfryt\u00ebzohet shum\u00eb pak dhe vet\u00ebm nga ata pak q\u00eb din\u00eb rusisht. T\u00eb tjer\u00ebt shum\u00eb pak q\u00eb dijn\u00eb se \u00e7\u2019b\u00ebhet n\u00eb bot\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e artit.<\/p>\n<p>Prandaj krahas detyr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar rusishten dhe p\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrkthimeve q\u00eb b\u00ebjn\u00eb vet\u00eb institucionet artistike, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb Shoqata e Miq\u00ebsis\u00eb Shqip\u00ebri \u2013 Bashkimi Sovjetik t\u00eb ndihmoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim (m\u00eb par\u00eb e b\u00ebnte m\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb) duke nxjerr\u00eb her\u00eb pas here buletine me materjal mbi artin nga revista \u201cInostranaja leteratyra\u201d, \u201cTeat\u00ebr\u201d, \u201cMuzika\u201d etj. Do t\u00eb ndihmonte shum\u00eb n\u00eb zhvillimin e kritik\u00ebs, n\u00eb edukimin ideo-profesional dalja e gazet\u00ebs letrao-artistike.<\/p>\n<p>Nuk do b\u00ebr\u00eb edukimi ideo-profesonal vet\u00ebm n\u00eb mbledhje. Nd\u00ebrmarrja e Botimeve Shtet\u00ebrore duhet t\u00eb botoj\u00eb dramat m\u00eb t\u00eb mira sovjetike, (gjer tani \u00ebsht\u00eb botuar vet\u00ebm nj\u00eb dram\u00eb), kurse jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkthyera rreth 60 pjes\u00eb. Ka libra shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, si p.sh.: \u201cShkrimtar\u00ebt rus\u00eb mbi pun\u00ebn letrare\u201d, \u201cEzhegognik Mhata\u201d, etj, nga t\u00eb cilat mund t\u00eb p\u00ebrkthehen pjes\u00eb t\u00eb ndryshme n\u00ebp\u00ebr buletinet e Shoqat\u00ebs s\u00eb Miq\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrsa i p\u00ebrket pun\u00ebs shoq\u00ebrore jan\u00eb t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb t\u00eb zgjerohet. B\u00ebhen mbr\u00ebmje letrare e artistike, aktor\u00ebt dhe artist\u00ebt drejtojn\u00eb grupe amator\u00ebsh, po kjo sidomos n\u00eb raste fushatash e festivalesh. Pak marrin kontakt artist\u00ebt e shkrimtar\u00ebt me lexuesit dhe spektator\u00ebt p\u00ebr pun\u00ebn shoq\u00ebrore me shum\u00eb aktivizohen njer\u00ebzit pa parti.<\/p>\n<p>N\u00eb Opera \u00ebsht\u00eb tendenca se po t\u00eb merren me pun\u00eb shoq\u00ebrore (p.sh. po t\u00eb drejtoje korin e nj\u00eb qendre pune nj\u00eb korist operas dhe dy koriste d\u00ebmtohet nga ana profesionale) dhe k\u00ebt\u00eb mendim e ka edhe drejtuesi i Operas, Save Kavaja.<\/p>\n<p>Shpesh puna shoq\u00ebrore merr karakter tjet\u00ebr, ka koriste t\u00eb Operas q\u00eb drejtojn\u00eb 4-5 grupe koresh me lek\u00eb. Sigurisht se nj\u00eb korist i till\u00eb d\u00ebmtohet nga ana profesionale. Njer\u00ebzit dhe udh\u00ebheq\u00ebsit ende nuk e kan\u00eb t\u00eb qart\u00eb se puna shoq\u00ebrore duhet t\u00eb jet\u00eb kryesisht p\u00ebrhapja nga ana e tyre e kultur\u00ebs muzikore, letrare e artistike n\u00eb masat e popullit me an\u00eb bisedash, takimesh koncertesh t\u00eb vogla shoq\u00ebruar me shpjegime.<\/p>\n<p>P.sh.: u vu opera \u201cI. Susanin\u201d fare mir\u00eb 2 artist\u00eb mund t\u00eb tregojn\u00eb shkurt mbi k\u00ebt\u00eb oper\u00eb, mbi autorin e saj, t\u00eb k\u00ebndojn\u00eb di\u00e7ka prej saj qoft\u00eb edhe p\u00ebrpara nj\u00eb auditor shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Po k\u00ebshtu mund t\u00eb veprojn\u00eb kineast\u00ebt tan\u00eb, shkrimtar\u00ebt, kompozitor\u00ebt, kjo gj\u00eb s\u2019b\u00ebhet ose b\u00ebhet shum\u00eb pak nga shkrimtar\u00ebt, koh\u00ebt e fundit opera ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb plan edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>P\u00ebrsa i p\u00ebrket trajtimit moral e material n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi njer\u00ebzit e artit jan\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur. Aktor\u00ebt e artist\u00ebt jan\u00eb dekoruar. Tashi kan\u00eb filluar t\u00eb b\u00ebhen jubilet\u00eb e tyre, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb mjaft pozitive. Po nuk \u00ebsht\u00eb vepruar nj\u00eblloj me t\u00ebr\u00eb institucionet. Estrada e kinematografia kishin vjet 5-vjetorin e themelimit t\u00eb tyre. U b\u00ebn\u00eb p\u00ebrgatitjet p\u00ebr festimin si dhe propozime p\u00ebr dekorim, po nga mos interesimi i Ministris\u00eb dhe e quajn\u00eb vehten sikur jan\u00eb si t\u00eb njerk\u00ebs.<\/p>\n<p>Po megjithat\u00eb trajtohen mir\u00eb, ka edhe raste q\u00eb pretendojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb dhe kjo rrjedh kryesisht, sepse shum\u00eb artist\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb shk\u00ebputur nga jeta dhe nuk i njohin v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb tona ekonomike. Problem i madh \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja e strehimit. Rreth 80 shkrimtar\u00eb e artist\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb urgjente p\u00ebr strehim.<\/p>\n<p>Regjizori i filmit t\u00eb par\u00eb artistik, Kristaq Dhamo, banon n\u00eb kabin\u00ebn e nj\u00eb kinemaje, Mihallaq \u00c7arka regjizor p\u00ebr in\u00e7izim muzike, derdh lot p\u00ebr pun\u00ebn e banimit. Ka familje me 9 veta q\u00eb banojn\u00eb n\u00eb bodrume ku kalon kanali, si Nazmi Maloku me 7 f\u00ebmij\u00eb disa prej t\u00eb cil\u00ebve i ka me infiltrate n\u00eb qilar si Sul Pitarka, si Qenan Toro n\u00eb koridor.<\/p>\n<p>Shpesh lindin pak\u00ebnaq\u00ebsi n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e kategorizimit. Ka mjaft raste kur Ministria e Arsimit nuk ngre n\u00eb kategori ata artist\u00eb q\u00eb propozohen nga komisionet speciale t\u00eb institucioneve, por t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb propozuar e q\u00eb nuk e meritojn\u00eb. Kategorizimet nga Ministria e Arsimit, b\u00ebhen me vones\u00eb jasht\u00eb rregullave e ligjeve q\u00eb jan\u00eb caktuar.<\/p>\n<p>U ngrit n\u00eb kategori asistent operatori Pashko \u00c7omo, tamam dit\u00ebn q\u00eb i than\u00eb t\u00eb kryente nj\u00eb pun\u00eb, ai s\u2019e kreu dhe po at\u00eb dit\u00eb kur vajti n\u00eb llogari mori vesh se i qe shtuar rroga. Ka ende anomali kategorizimesh n\u00eb Kinostudio e sidomos n\u00eb Opera. Po vihet re se drejtuesit e institucionet b\u00ebjn\u00eb vet\u00ebm ngritje kategorish, dhe jo ulje, megjithat\u00eb ka njer\u00ebz q\u00eb meritojn\u00eb t\u00eb ulen.<\/p>\n<p>P\u00ebr jet\u00ebn shoq\u00ebrore e familjare t\u00eb disa artist\u00ebve d\u00ebgjohen shpesh fjal\u00eb jo t\u00eb denja. Aktori Loro Kova\u00e7i u zu duke luajtur kumar. Aktori Viktor Gjoka nuk e shpie kurr\u00eb t\u00eb shoqen as n\u00eb kinema, as n\u00eb mbr\u00ebmje, as n\u00eb teat\u00ebr, megjith\u00ebse ajo ka qen\u00eb dikur e organizuar. Mihal Popi jeton shum\u00eb keq n\u00eb familje megjith\u00ebse ka rrog\u00eb personale dhe dy-tre vet\u00eb n\u00eb pun\u00eb. Ka vet\u00ebm nj\u00eb karrige n\u00eb sht\u00ebpi dhe nganj\u00ebher\u00eb familja i ngelet pa buk\u00eb. Po k\u00ebshtu prish rrog\u00ebn menj\u00ebher\u00eb edhe koristi Xhemal Mustafa, po k\u00ebshtu an\u00ebtar partie.<\/p>\n<p>N\u00eb opera zihen antar\u00ebt e partis\u00eb; Gjenovefa Bimbli e Milena Asllani nga nj\u00eb an\u00eb, me Jorgji Bitrin e Violeta Frash\u00ebrin nga ana tjet\u00ebr dhe puna arrin sa t\u00eb hedhin nj\u00ebra-tjetr\u00ebn n\u00eb gjyq? Raste t\u00eb tilla z\u00ebniesh me fjal\u00eb ka pasur edhe raste t\u00eb tjera n\u00eb Teatrin Popullor ku mban flamurin Behije \u00c7ela, sidomos n\u00eb Opera.<\/p>\n<p>Lluk Ka\u00e7aj b\u00ebn jet\u00eb t\u00eb \u00e7\u2019thurur dhe veprimet e tij diskretitojn\u00eb figur\u00ebn e artistit. Ai merr borxhe, madje edhe nj\u00eb puntori i ka marr\u00eb 3 mij\u00eb lek\u00eb dhe pastaj ia ka mohuar. N\u00eb familje hyjn\u00eb e dalin njer\u00ebz t\u00eb pad\u00ebshiruesh\u00ebm, aq sa lagjja ku ai banon k\u00ebrkon q\u00eb Lluk Ka\u00e7aj t\u00eb largohet q\u00eb andej. K\u00ebto \u00e7\u00ebshtje jan\u00eb shtruar n\u00ebp\u00ebr mbledhjet dhe k\u00ebta artist\u00ebt jan\u00eb k\u00ebshilluar por prap\u00eb se prap\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tilla ndodhin.<\/p>\n<p>Edhe marrdh\u00ebniet e antar\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb me njer\u00ebzit pa parti nuk jan\u00eb gjithnj\u00eb n\u00eb rregull megjith\u00ebse nga institucionet t\u00eb gjith\u00eb intelektual\u00ebt shikohen me nj\u00eb sy dhe \u00e7mohen sipas zot\u00ebsis\u00eb e pun\u00ebs. Rolet nuk ndahen sipas teser\u00ebs s\u00eb partis\u00eb, po sipas karaktereve t\u00eb aktor\u00ebve. Me gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb d\u00ebgjohen aty k\u00ebtu fjal\u00eb nga shok\u00eb partie, si p.sh. Kadri Roshi q\u00eb thot\u00eb \u201cMendoni m\u00eb par\u00eb p\u00ebr ne me parti dhe pastaj p\u00ebr ata pa parti\u201d.<\/p>\n<p>Antari i partis\u00eb A. Muika u thot\u00eb Rrok Dab\u00ebrdakut e Hasan Re\u00e7it t\u00eb cil\u00ebt b\u00ebnin nj\u00eb glob p\u00ebr 1 Majin. \u201cPo se b\u00ebt\u00eb globin do t\u2019u ndalim rrog\u00ebn\u201d. Antari i partis\u00eb Enver Dauti i thot\u00eb inspektorit t\u00eb sken\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb pa parti, \u201cT\u00eb m\u00eb d\u00ebgjosh mua se jam antar partie\u201d. Komunist\u00ebt nuk japin sh\u00ebmbullin personal dhe nga ky shkak, Sul Pitarka e ndonj\u00eb tjet\u00ebr thot\u00eb: \u201cPavar\u00ebsisht se s\u2019jan\u00eb n\u00eb parti, jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se disa q\u00eb kan\u00eb teser\u00ebn e partis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Antar\u00ebt e partis\u00eb nuk preokupohen shum\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn e partis\u00eb me njer\u00ebzit pa parti. Organizatat baz\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb forta, s\u2019kan\u00eb unitet. Kan\u00eb f\u00ebrkime p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb vogla e jo parimore. Shpesh antar\u00ebt e partis\u00eb thon\u00eb nj\u00eb mendim n\u00eb organizat\u00ebn baz\u00eb, dhe megjithat\u00eb organizata baz\u00eb na hedh posht\u00eb si t\u00eb padrejt\u00eb ata vazhdojn\u00eb me at\u00eb mendim. Dhe kjo gj\u00eb rrjedh n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb sepse antar\u00ebt e partis\u00eb nuk e kan\u00eb t\u00eb qart\u00eb se ata duhet t\u00eb jen\u00eb si gjith\u00eb antar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb partis\u00eb son\u00eb.<\/p>\n<p>Artist\u00ebt antar\u00eb partie kujtojn\u00eb se me q\u00eb ata jan\u00eb artist\u00eb ata s\u2019kan\u00eb asnj\u00eb ndryshim nga artist\u00ebt pa parti. Estrada dhe opera kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nganj\u00ebher\u00eb mbjeldhje t\u00eb hapura t\u00eb Operas dhe Baletit ku kan\u00eb shqyrtuar probleme t\u00eb ndryshme artistike. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb eksperienc\u00eb e mir\u00eb q\u00eb duhet ta b\u00ebj\u00eb edhe Teatri Popullor me Kinostudion, duke shtuar problematik\u00ebn e mbledhjeve. \/Memorie.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/letra-per-enver-hoxhen-loro-kovaci-u-kap-duke-luajtur-kumar-kurse-lluk-kacaj-ben-jete-te-cthurur-dhe-veprimet-e-tij-diskretitojne-denoncimet-ndaj-shkrimtareve-dh\/\">Letra p\u00ebr Enver Hoxh\u00ebn: \u201cLoro Kova\u00e7i u kap duke luajtur kumar, kurse Lluk Ka\u00e7aj b\u00ebn jet\u00eb t\u00eb \u00e7\u2019thurur dhe veprimet e tij diskretitojn\u00eb\u2026\u201d\/ Denoncimet ndaj shkrimtar\u00ebve dhe artist\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dashnor Kalo\u00e7i Pjesa e dyt\u00eb Memorie.al publikon nj\u00eb dokument arkivor t\u00eb nxj\u00ebrr\u00eb nga Arkivi Qendror i Shtetit n\u00eb Tiran\u00eb (fondi i ish-Komitetit Qendror t\u00eb PPSH-s\u00eb), i cili i p\u00ebrket vitit 1957, ku ndodhet nj\u00eb raport-informacion i hartuar nga nj\u00eb grup pune i instruktor\u00ebve t\u00eb aparatit t\u00eb Komitetit Qendror t\u00eb PPSH-s\u00eb (q\u00eb mbulonin propagand\u00eb, artin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-42746","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42746","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42746"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42746\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42746"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42746"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42746"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}