{"id":42736,"date":"2025-09-25T18:45:50","date_gmt":"2025-09-25T18:45:50","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/25\/birn-zvarritja-e-zgjedhjeve-te-pjesshme-vendore-ps-me-standarde-te-dyfishta\/"},"modified":"2025-09-25T18:45:50","modified_gmt":"2025-09-25T18:45:50","slug":"birn-zvarritja-e-zgjedhjeve-te-pjesshme-vendore-ps-me-standarde-te-dyfishta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/25\/birn-zvarritja-e-zgjedhjeve-te-pjesshme-vendore-ps-me-standarde-te-dyfishta\/","title":{"rendered":"BIRN: Zvarritja e zgjedhjeve t\u00eb pjesshme vendore, PS me standarde t\u00eb dyfishta"},"content":{"rendered":"<p><span>Qeveria e re \u201cRama 4\u201d e nisi pun\u00ebn t\u00eb enjten me vendimin p\u00ebr shkarkimin e kryebashkiakut socialist Erjon Veliaj, pasi ai po pret gjykimin n\u00eb paraburgim p\u00ebr akuzat e korrupsionit dhe pastrimit t\u00eb parave.<\/span><\/p>\n<p><span>K\u00ebshilltar\u00ebt socialist\u00eb t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, me udh\u00ebzim t\u00eb kryeministrit Edi Rama, vendos\u00ebn t\u2019i propozojn\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave shkarkimin e tij p\u00ebr arsye t\u00eb munges\u00ebs n\u00eb detyr\u00eb, shtat\u00eb muaj pasi Veliaj u arrestua me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb SPAK.<\/span><\/p>\n<p><span>E nd\u00ebrsa Rama e justifikoi k\u00ebt\u00eb akt politik me nevoj\u00ebn urgjente t\u00eb kryeqytetit p\u00ebr nj\u00eb kryetar bashkie n\u00eb detyr\u00eb, jan\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn edhe kat\u00ebr bashki t\u00eb tjera pa kryetar\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb dor\u00ebheqjeve. Kryetar\u00ebt e bashkive Mat, Berat dhe Tepelen\u00eb u larguan n\u00eb pranver\u00eb pasi Rama i futi n\u00eb list\u00ebn e kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet\u00eb p\u00ebr zgjedhjet e 11 majit, nd\u00ebrsa para dy jav\u00ebsh u dor\u00ebhoq edhe kryetari i Bashkis\u00eb Vlor\u00eb, Ermal Dredha.<\/span><\/p>\n<p><span>Pavar\u00ebsisht parashikimeve kushtetuese p\u00ebr shpalljen dhe organizimin e zgjedhjeve t\u00eb reja t\u00eb pjesshme, zgjedhjet n\u00eb k\u00ebto bashki vijojn\u00eb t\u00eb mbeten peng i procedurave t\u00eb paqarta mes kryeministrit dhe presidentit, t\u00eb cil\u00ebt, duke luajtur \u201cping-pong\u201d me p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb, i kan\u00eb shkelur afatet ligjore.<\/span><\/p>\n<p><span>Kushtetuta e Shqip\u00ebris\u00eb i njeh Presidentit n\u00eb nenin 92 kompetenc\u00ebn e caktimit t\u00eb dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve p\u00ebr Kuvendin, organet e pushtetit vendor, si dhe p\u00ebr zhvillimin e referendumeve. Kjo kompetenc\u00eb \u00ebsht\u00eb e kufizuar n\u00eb koh\u00eb nga neni 10 i Kodit Zgjedhor, i cili specifikon se: \u201cN\u00eb rast t\u00eb nd\u00ebrprerjes s\u00eb mandatit, p\u00ebr shkaqet e parashikuara n\u00eb nenin 115 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, zgjedhjet mbahen jo m\u00eb par\u00eb se 30 dit\u00eb dhe jo m\u00eb von\u00eb se 45 dit\u00eb nga data e njoftimit t\u00eb nd\u00ebrprerjes s\u00eb mandatit.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span>Por Presidenca pretendon se vakanca duhet t\u2019i njoftohet zyrtarisht nga kryeministri, duke e l\u00ebn\u00eb shpalljen e zgjedhjeve t\u00eb pjesshme de facto n\u00eb dor\u00eb t\u00eb mazhoranc\u00ebs n\u00eb pushtet, pavar\u00ebsisht afateve dhe parashikimeve ligjore.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Standarde t\u00eb dyfishta<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Zgjedhjet lokale t\u00eb vitit 2019 krijuan nj\u00eb precedent zgjedhor, kur opozita e at\u00ebhershme, Partia Demokratike dhe ish-L\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim, vendos\u00ebn t\u2019i bojkotonin duke shkaktuar nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7 politik.<\/span><\/p>\n<p><span>Ish-presidenti Ilir Meta, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb zgjidhur k\u00ebt\u00eb ng\u00ebr\u00e7, shfuqizoi dekretin e tij p\u00ebr zhvillimin e zgjedhjeve m\u00eb 30 qershor, duke caktuar nj\u00eb dat\u00eb t\u00eb re n\u00eb tetor. Por Kuvendi miratoi nj\u00eb rezolut\u00eb ku e shpalli t\u00eb pavlefsh\u00ebm dekretin e presidentit, me argumentin se cenonte parashikimet ligjore. Socialist\u00ebt nis\u00ebn m\u00eb pas nj\u00eb procedur\u00eb parlamentare p\u00ebr shkarkimin e presidentit p\u00ebr tejkalim t\u00eb kompetencave t\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p><span>Duke iu referuar p\u00ebrplasjeve t\u00eb gjata institucionale mes ish-presidentit dhe Kuvendit, Rigels Xhemollari nga \u201cQendresa Qytetare\u201d e sheh sjelljen e sotme t\u00eb PS-s\u00eb t\u00eb lidhur me interesat e ngushta politike.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cN\u00eb 2019 PS kishte nj\u00eb interes politik p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb zot\u00ebrimin e t\u00eb gjitha bashkive, p\u00ebr t\u00eb mbajtur pushtetin qendror, nd\u00ebrsa tani q\u00eb e ka at\u00eb, jan\u00eb thjesht shpenzim energjie,\u201d<\/em> thot\u00eb ai, duke shtuar se nga ana tjet\u00ebr \u201copozita i sheh k\u00ebto bashki thjesht si beteja t\u00eb pamundura.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span>Edhe p\u00ebr ekspertin e \u00e7\u00ebshtjeve vendore, Agron Haxhimali, q\u00eb drejton Institutin e Bashkive, sjellja e institucioneve bie ndesh me parashikimet e afateve ligjore dhe dob\u00ebson rolin e bashkive.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cProcedurat p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e kryebashkiak\u00ebve t\u00eb dor\u00ebhequr jan\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb afateve kushtetuese,\u201d<\/em> i tha ai BIRN-it, nd\u00ebrsa sjelljen e mazhoranc\u00ebs e quan me <em>\u201cstandard t\u00eb dyfisht\u00eb\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cKjo q\u00eb po ndodh sot mund t\u00eb ishte ekuivalente me situat\u00ebn q\u00eb ndodhi n\u00eb vitin 2019 p\u00ebr zgjedhjet vendore, kur PS refuzoi dekretin e presidentit p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb zgjedhjet p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtyre afateve,<\/em>\u201d shtoi Haxhimali.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e shoq\u00ebris\u00eb civile, sjellja e mazhoranc\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit, por vjen edhe n\u00eb vazhd\u00ebn e nj\u00eb serie vendimesh me pasoja n\u00eb autonomin\u00eb vendore.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cM\u00ebnyra se si pushteti qendror po e zhvesh pushtetin vendor nga kompetencat, duke i marr\u00eb ujin, menaxhimin e mbetjeve, lejet e nd\u00ebrtimit apo duke ndikuar n\u00eb ngarkimin dhe shkarkimin e drejtor\u00ebve, t\u00eb le t\u00eb kuptosh se mazhoranca nuk i ka prioritet bashkit\u00eb dhe po p\u00ebrgatit nj\u00eb reform\u00eb p\u00ebr t\u00eb goditur m\u00eb tej autonomin\u00eb e tyre,\u201d<\/em> p\u00ebrfundoi Xhemollari. \/Marr\u00eb nga <a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2025\/09\/25\/zvarritja-e-zgjedhjeve-te-pjesshme-vendore-ps-me-standarde-te-dyfishta\/\">Reporter.al<\/a><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/09\/25\/birn-zvarritja-e-zgjedhjeve-te-pjesshme-vendore-ps-me-standarde-te-dyfishta\/\">BIRN: Zvarritja e zgjedhjeve t\u00eb pjesshme vendore, PS me standarde t\u00eb dyfishta<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeveria e re \u201cRama 4\u201d e nisi pun\u00ebn t\u00eb enjten me vendimin p\u00ebr shkarkimin e kryebashkiakut socialist Erjon Veliaj, pasi ai po pret gjykimin n\u00eb paraburgim p\u00ebr akuzat e korrupsionit dhe pastrimit t\u00eb parave. K\u00ebshilltar\u00ebt socialist\u00eb t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, me udh\u00ebzim t\u00eb kryeministrit Edi Rama, vendos\u00ebn t\u2019i propozojn\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave shkarkimin e tij p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-42736","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42736","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42736"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42736\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42736"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42736"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42736"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}