{"id":42641,"date":"2025-09-25T12:13:51","date_gmt":"2025-09-25T12:13:51","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/25\/hyn-ne-fuqi-udhezimi-qe-ndalon-perdorimin-e-telefonave-nga-nxenesit-dhe-mesuesit\/"},"modified":"2025-09-25T12:13:51","modified_gmt":"2025-09-25T12:13:51","slug":"hyn-ne-fuqi-udhezimi-qe-ndalon-perdorimin-e-telefonave-nga-nxenesit-dhe-mesuesit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/25\/hyn-ne-fuqi-udhezimi-qe-ndalon-perdorimin-e-telefonave-nga-nxenesit-dhe-mesuesit\/","title":{"rendered":"Hyn n\u00eb fuqi udh\u00ebzimi q\u00eb ndalon p\u00ebrdorimin e telefonave nga nx\u00ebn\u00ebsit dhe m\u00ebsuesit"},"content":{"rendered":"<p>Me nj\u00eb udh\u00ebzim t\u00eb ri t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit t\u00eb publikuar n\u00eb Fletoren Zyrtare, ndalohet p\u00ebrdorimi i telefonave celular\u00eb dhe pajisjeve t\u00eb tjera t\u00eb nd\u00ebrlidhura prej nx\u00ebn\u00ebsve dhe m\u00ebsuesve n\u00eb t\u00eb gjitha institucionet arsimore parauniversitare n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij udh\u00ebzimi, nx\u00ebn\u00ebsit nuk do t\u00eb lejohen t\u00eb p\u00ebrdorin telefonin celular gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb ambientet e shkoll\u00ebs. Pajisjet do t\u00eb dor\u00ebzohen n\u00eb kutit\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb klas\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb or\u00ebve dhe do t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb fikura ose n\u00eb modalitetin \u201cAirplane\u201d deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb m\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Edhe m\u00ebsuesit ndalohen t\u00eb p\u00ebrdorin telefonin gjat\u00eb or\u00ebve t\u00eb m\u00ebsimit, p\u00ebrve\u00e7 rasteve emergjente apo p\u00ebr arsye pedagogjike t\u00eb miratuara nga drejtoria.<\/p>\n<p>Udh\u00ebzimi p\u00ebrcakton se n\u00eb rast shkeljeje, pajisja merret nga m\u00ebsuesi dhe dor\u00ebzohet n\u00eb drejtori. Prindi njoftohet menj\u00ebher\u00eb dhe paraqitet n\u00eb shkoll\u00eb p\u00ebr t\u00ebrheqjen e pajisjes. N\u00eb rast p\u00ebrs\u00ebritjeje, parashikohen masa disiplinore si pjes\u00ebmarrja n\u00eb aktivitete nd\u00ebrgjegj\u00ebsuese ose masa m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit e shkollave t\u00eb mesme.<\/p>\n<p>Prind\u00ebrit kan\u00eb detyrimin t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me shkoll\u00ebn, t\u00eb informohen p\u00ebr rregullat dhe t\u00eb sigurojn\u00eb q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tyre nuk i p\u00ebrdorin telefonat gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb shkoll\u00eb.<\/p>\n<p>Zbatimi i udh\u00ebzimit mb\u00ebshtetet n\u00eb parimet komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr rritjen e disiplin\u00ebs, p\u00ebrmir\u00ebsimin e p\u00ebrqendrimit n\u00eb m\u00ebsim dhe forcimin e komunikimit t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb mes nx\u00ebn\u00ebsve dhe m\u00ebsuesve.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb p\u00ebrcakton udh\u00ebzimi<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>NDALIMI I P\u00cbRDORIMIT T\u00cb TELEFONAVE CELULAR\u00cb DHE PAJISJEVE T\u00cb ND\u00cbRLIDHURA ME TELEFONIN<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Ndalohet p\u00ebrdorimi i telefonit celular dhe pajisjeve t\u00eb nd\u00ebrlidhura me t\u00eb nga nx\u00ebn\u00ebsit gjat\u00eb procesit m\u00ebsimor dhe gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb mjediset e institucionit arsimor parauniversitar.<\/p>\n<p>P\u00ebrdorimi i telefonit celular dhe pajisjeve t\u00eb nd\u00ebrlidhura me t\u00eb gjat\u00eb or\u00ebve t\u00eb m\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb i ndaluar edhe p\u00ebr m\u00ebsuesit, p\u00ebrve\u00e7 rasteve emergjente, t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb rregulloren e shkoll\u00ebs apo kur p\u00ebrdorimi lidhet drejtp\u00ebrdrejt me nevoja t\u00eb provuara pedagogjike ose organizative t\u00eb procesit m\u00ebsimor t\u00eb lejuara nga drejtoria e shkoll\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00c7do pajisje e konstatuar apo p\u00ebrdorur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb palejuar n\u00eb ambientet e shkoll\u00ebs merret nga m\u00ebsuesi dhe dor\u00ebzohet n\u00eb drejtorin\u00eb e shkoll\u00ebs, deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb orarit m\u00ebsimor.<\/p>\n<p>P\u00ebrjashtimisht p\u00ebr nevoja urgjente nx\u00ebn\u00ebsit mund t\u00eb komunikojn\u00eb me prindin apo personat q\u00eb ushtrojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb prind\u00ebrore, vet\u00ebm me lejen e m\u00ebsuesit kujdestar\/drejtorit t\u00eb shkoll\u00ebs. Drejtuesit e shkoll\u00ebs jan\u00eb n\u00eb dispozicion p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar komunikimin e nd\u00ebrsjell\u00eb t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit me prindin n\u00eb \u00e7do rast emergjent t\u00eb parashikuar n\u00eb rregulloren e shkoll\u00ebs.<\/p>\n<p><strong><em>P\u00cbRGJEGJ\u00cbSIT\u00cb E DREJTORIS\u00cb S\u00cb SHKOLL\u00cbS<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e institucionit arsimor parauniversitar (shkoll\u00ebs) ka p\u00ebr detyr\u00eb: a) t\u00eb siguroj\u00eb n\u00eb \u00e7do klas\u00eb nj\u00eb kuti\/sirtar p\u00ebr depozitimin e telefonave celular\u00eb dhe pajisjeve t\u00eb nd\u00ebrlidhura me to, n\u00eb rastet kur nx\u00ebn\u00ebsi i ka marr\u00eb ato n\u00eb shkoll\u00eb. Telefoni celular duhet t\u00eb jet\u00eb i fikur ose n\u00eb modalitetin \u201cAirplane\u201d dhe duhet t\u00eb vendoset n\u00eb kutin\u00eb e caktuar n\u00eb klas\u00eb n\u00eb nisje t\u00eb procesit m\u00ebsimor dhe deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb tij; b) personeli m\u00ebsimor \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr zbatimin e rregullit n\u00eb klas\u00eb sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb b\u00ebra n\u00eb rregulloren e brendshme t\u00eb shkoll\u00ebs; c) t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb n\u00eb rregulloren e brendshme t\u00eb shkoll\u00ebs, detyrat dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e drejtuesve t\u00eb shkoll\u00ebs, m\u00ebsuesve, oficer\u00ebve t\u00eb siguris\u00eb dhe sh\u00ebrbimit psikosocial, nx\u00ebn\u00ebsve, prind\u00ebrve, t\u00eb cilat lidhen me zbatimin e k\u00ebtij udh\u00ebzimi; d) t\u00eb siguroj\u00eb q\u00eb ky rregull t\u2019i komunikohet t\u00eb gjith\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve dhe prindit\/ve ose personave q\u00eb ushtrojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb prind\u00ebrore n\u00eb fillim t\u00eb vitit shkollor; e) t\u00eb organizoj\u00eb takime me prind\u00ebrit, p\u00ebr t\u2019i informuar mbi rregullat dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e zbatimit t\u00eb tyre. Prindi duhet t\u00eb konfirmoj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb njohur dhe e pranon k\u00ebt\u00eb rregull; f) t\u00eb informoj\u00eb sipas p\u00ebrcaktimeve n\u00eb rregulloren e brendshme t\u00eb shkoll\u00ebs, prindin apo personin q\u00eb ushtron p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb prind\u00ebrore t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit, p\u00ebrmes fletores s\u00eb komunikimit digjital n\u00eb Sistemin e Menaxhimit t\u00eb Informacionit Parauniversitar (SMIP), p\u00ebr ndalimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb telefonave celular\u00eb apo pajisjeve t\u00eb nd\u00ebrlidhura me to gjat\u00eb gjith\u00eb procesit m\u00ebsimor; g) t\u00eb raportoj\u00eb periodikisht p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij udh\u00ebzimi n\u00eb zyr\u00ebn vendore t\u00eb arsimit parauniversitar (ZVAP) p\u00ebr rezultatet e zbatimit t\u00eb k\u00ebtij udh\u00ebzimi dhe masat e marra.<\/p>\n<p><strong><em>ROLI DHE BASHK\u00cbP\u00cbRGJEGJ\u00cbSIA E PRIND\u00cbRVE OSE E PERSONAVE Q\u00cb USHTROJN\u00cb P\u00cbRGJEGJ\u00cbSIN\u00cb PRIND\u00cbRORE T\u00cb NX\u00cbN\u00cbSIT<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Prindi apo personi q\u00eb ushtron p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb prind\u00ebrore duhet t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me shkoll\u00ebn p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij udh\u00ebzimi, duke u angazhuar q\u00eb nx\u00ebn\u00ebsi t\u00eb mos marr\u00eb me vete apo t\u00eb p\u00ebrdori telefonin celular apo pajisje t\u00eb nd\u00ebrlidhura me t\u00eb, gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb shkoll\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin kur prindi ose personi q\u00eb ushtron p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb prind\u00ebrore k\u00ebrkon ta pajis\u00eb f\u00ebmij\u00ebn me telefon celular n\u00eb shkoll\u00eb apo pajisje t\u00eb nd\u00ebrlidhura me t\u00eb, duhet t\u2019ia b\u00ebj\u00eb t\u00eb ditur arsyen e pajisjes q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb vitit shkollor drejtoris\u00eb s\u00eb shkoll\u00ebs dhe duhet t\u00eb angazhohet t\u2019i b\u00ebj\u00eb t\u00eb ditur f\u00ebmij\u00ebs, se telefoni celular apo pajisja e nd\u00ebrlidhur me t\u00eb do t\u00eb fiket apo vendoset ne modalitetin \u201cAirplane\u201d n\u00eb kutin\u00eb\/ sirtarin e p\u00ebrcaktuar n\u00eb klas\u00eb\/shkoll\u00eb dhe nuk do t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr asnj\u00eb rast gjat\u00eb procesit m\u00ebsimor, p\u00ebrve\u00e7 rasteve t\u00eb parashikuara n\u00eb bashk\u00ebpunim me drejtorin\u00eb e shkoll\u00ebs dhe t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb rregulloren e brendshme t\u00eb saj.<\/p>\n<p><strong><em>PROCEDURA N\u00cb RAST SHKELJEJE<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e institucionit arsimor parauniversitar, n\u00eb rast shkeljeje t\u00eb k\u00ebtij udh\u00ebzimi, \u00ebsht\u00eb e detyruar t\u00eb njoftoj\u00eb menj\u00ebher\u00eb prindin apo personin q\u00eb ushtron p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb prind\u00ebrore, p\u00ebrmes Sistemit t\u00eb Menaxhimit t\u00eb Informacionit Parauniversitar (SMIP) dhe mjeteve t\u00eb tjera t\u00eb komunikimit shkollor. 2. Telefoni celular dhe pajisjet e nd\u00ebrlidhura me t\u00eb do t\u2019i kthehen prindit apo personit q\u00eb ushtron p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb prind\u00ebrore t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit, pas orarit m\u00ebsimor, n\u00eb koh\u00ebn kur prindi apo personi q\u00eb ushtron p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb prind\u00ebrore paraqitet n\u00eb shkoll\u00eb dhe nx\u00ebn\u00ebsit i komunikohet me shkrim masa e marr\u00eb nga institucioni arsimor parauniversitar.<\/p>\n<p><strong><em>MASAT N\u00cb RAST T\u00cb SHKELJEVE<\/em><\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb rast t\u00eb shkeljes p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij rregulli nga nx\u00ebn\u00ebsi, masa e marr\u00eb do t\u00eb jet\u00eb \u201ck\u00ebshillim\u201d q\u00eb shoq\u00ebrohet me sh\u00ebnim nga m\u00ebsuesi kujdestar, i cili njofton me shkrim prindin dhe n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrdorimit t\u00eb fletores digjitale n\u00eb SMIP. Ky njoftim p\u00ebrfshin edhe marrjen dhe dor\u00ebzimin e telefonit celular apo pajisjeve t\u00eb nd\u00ebrlidhura me t\u00eb n\u00eb drejtori. Prindi, pas njoftimit, paraqitet n\u00eb shkoll\u00eb p\u00ebr marrjen e telefonit celular dhe\/ose t\u00eb pajisjeve t\u00eb nd\u00ebrlidhura me t\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb rast t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritjes s\u00eb k\u00ebsaj sjelljeje nga nx\u00ebn\u00ebsi i arsimit baz\u00eb, konsiderohet shkelje e p\u00ebrs\u00ebritur dhe ndaj tij merren masat si m\u00eb posht\u00eb: a) k\u00ebshillim p\u00ebrmes Komisionit t\u00eb Disiplin\u00ebs s\u00eb Shkoll\u00ebs n\u00eb prani t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit dhe prindit; b) pjes\u00ebmarrje e nx\u00ebn\u00ebsit n\u00eb or\u00eb\/aktivitete t\u00eb posa\u00e7me edukative dhe k\u00ebshilluese apo n\u00eb aktivitete komunitare q\u00eb lidhen me edukimin qytetar dhe digjital n\u00eb bashk\u00ebpunim me klubet e shkoll\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilat informohet dhe prindi.<\/p>\n<p>N\u00eb rast t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritjes s\u00eb shkeljes nga nx\u00ebn\u00ebsi i arsimit t\u00eb mes\u00ebm t\u00eb lart\u00eb, lidhur me ndalimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb telefonit celular apo pajisjeve t\u00eb nd\u00ebrlidhura me t\u00eb, do t\u00eb konsiderohet shkelje e p\u00ebrs\u00ebritur dhe ndaj tij, merren n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzuar masa disiplinore t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb rregulloren e brendshme t\u00eb shkoll\u00ebs<\/p>\n<p>Institucionet arsimore parauniversitare, n\u00eb funksion t\u00eb zbatimit efikas t\u00eb k\u00ebtij udh\u00ebzimi, krahas masave t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb krye, mund t\u00eb shtojn\u00eb n\u00eb rregulloren e tyre t\u00eb brendshme edhe masa t\u00eb tjera p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit, me karakter nd\u00ebrgjegj\u00ebsues, sensibilizues dhe edukues. \/Monitor<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/09\/25\/hyn-ne-fuqi-udhezimi-qe-ndalon-perdorimin-e-telefonave-nga-nxenesit-dhe-mesuesit\/\">Hyn n\u00eb fuqi udh\u00ebzimi q\u00eb ndalon p\u00ebrdorimin e telefonave nga nx\u00ebn\u00ebsit dhe m\u00ebsuesit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me nj\u00eb udh\u00ebzim t\u00eb ri t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit t\u00eb publikuar n\u00eb Fletoren Zyrtare, ndalohet p\u00ebrdorimi i telefonave celular\u00eb dhe pajisjeve t\u00eb tjera t\u00eb nd\u00ebrlidhura prej nx\u00ebn\u00ebsve dhe m\u00ebsuesve n\u00eb t\u00eb gjitha institucionet arsimore parauniversitare n\u00eb vend. Sipas k\u00ebtij udh\u00ebzimi, nx\u00ebn\u00ebsit nuk do t\u00eb lejohen t\u00eb p\u00ebrdorin telefonin celular gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb ambientet e shkoll\u00ebs. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-42641","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42641","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42641"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42641\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42641"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42641"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42641"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}