{"id":42490,"date":"2025-09-24T17:48:50","date_gmt":"2025-09-24T17:48:50","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/24\/fjala-e-plote-edi-rama-ps-per-tiranen-per-ti-hapur-rruge-zgjedhjeve-te-reja-dhe-rindezjes-me-ore-te-plota-te-makinerise-se-bashkise-ne-kryeqytet\/"},"modified":"2025-09-24T17:48:50","modified_gmt":"2025-09-24T17:48:50","slug":"fjala-e-plote-edi-rama-ps-per-tiranen-per-ti-hapur-rruge-zgjedhjeve-te-reja-dhe-rindezjes-me-ore-te-plota-te-makinerise-se-bashkise-ne-kryeqytet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/24\/fjala-e-plote-edi-rama-ps-per-tiranen-per-ti-hapur-rruge-zgjedhjeve-te-reja-dhe-rindezjes-me-ore-te-plota-te-makinerise-se-bashkise-ne-kryeqytet\/","title":{"rendered":"Fjala e PLOT\u00cb\/ Edi Rama: PS p\u00ebr Tiran\u00ebn, p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00eb zgjedhjeve t\u00eb reja dhe rindezjes me or\u00eb t\u00eb plota t\u00eb makineris\u00eb s\u00eb bashkis\u00eb n\u00eb kryeqytet"},"content":{"rendered":"<p>*Fjala e plot\u00eb e Kryeministrit dhe kryesocialistit Edi Rama n\u00eb selin\u00eb e PS n\u00eb takimin me ministrat dhe deputet\u00ebt e qarkut t\u00eb Tiran\u00ebs pas shkarkimit t\u00eb Erion Veliajt. <\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Shum\u00eb faleminderit t\u00eb gjith\u00ebve dhe mbi t\u00eb gjitha faleminderit deputet\u00ebve t\u00eb legjislatur\u00ebs s\u00eb shkuar k\u00ebtu n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb aktualisht deputet\u00eb, por q\u00eb jan\u00eb sot t\u00eb pranish\u00ebm, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb takimin tjet\u00ebr do t\u00eb duhet t\u00eb ftojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebt e qarqeve t\u00eb tjera me banim k\u00ebtu n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Pas 7 muajsh pa nj\u00eb kryetar bashkie t\u00eb votuar n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs dhe po ashtu pa nj\u00eb kryetar bashkie t\u00eb d\u00ebnuar nga drejt\u00ebsia lidhur me detyr\u00ebn, u detyruam t\u00eb marrim nj\u00eb hap t\u00eb debatuesh\u00ebm n\u00eb raport me Erion Veliajn, por t\u00eb detyruesh\u00ebm n\u00eb raport me fatin e kryeqytetit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli Bashkiak miratoi dje shkarkimin e kryetarit n\u00eb munges\u00eb prej 7 muajsh p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00eb zgjedhjeve t\u00eb reja, dhe rindezjes me or\u00eb t\u00eb plota t\u00eb makineris\u00eb s\u00eb bashkis\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Jan\u00eb th\u00ebn\u00eb dhe jan\u00eb llomotitur shum\u00eb gj\u00ebra lidhur me k\u00ebt\u00eb hap, por nuk ia vlen t\u00eb merremi as me ata t\u00eb cil\u00ebve iu ka r\u00ebn\u00eb \u201cdiella\u201d n\u00eb kok\u00eb, as me ata, t\u00eb cil\u00ebt e quajn\u00eb diktatur\u00eb, kur shumica parlamentare detyrohet t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb votimin e programit, pasi i ndalohet t\u2019ia paraqis programin Kuvendit me metodat fam\u00ebk\u00ebqija t\u00eb \u201crrylave t\u00eb fytit\u201d edhe t\u00eb \u201cbrylave n\u00eb sall\u00ebn e Kuvendit dhe as me ata, q\u00eb tre her\u00eb rresht nuk e mund\u00ebn dot Erionin me luft\u00ebn e tyre patologjike, me kandidaturat e tyre politike dhe me karikaturat e tyre mediatike, q\u00eb sot \u201cfryjn\u00eb gjokset\u201d me sebepin e nj\u00eb letre anonime ndaj nj\u00eb kund\u00ebrshtari t\u00eb lidhur duart dhe k\u00ebmb\u00ebt. <\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, gjyqi i tyre prej \u201ctellall\u00ebsh t\u00eb tezgave t\u00eb pazarit mediatik\u201d dhe |pasqyrave t\u00eb gjykatave sociale\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb tjet\u00ebr, ashtu sikund\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb krejt tjet\u00ebr edhe \u00e7ekuilibri i peshores s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb rastin e kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb. <\/p>\n<p>Por, qoft\u00eb tezgat dhe pasqyrat e gjys\u00ebm v\u00ebrtetave lin\u00e7uese ndaj tij, qoft\u00eb procesi i drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb, jan\u00eb tema ku ne nuk mund t\u00eb hyjm\u00eb si pal\u00eb, sepse t\u00eb merresh me kandidaturat dhe me karikaturat \u00ebsht\u00eb humbje kohe, nd\u00ebrsa t\u00eb merresh me drejt\u00ebsin\u00eb \u00ebsht\u00eb humbje busulle. <\/p>\n<p>Tema jon\u00eb si pal\u00eb e p\u00ebrgjegjshme n\u00eb jet\u00ebn e k\u00ebtij vendi \u00ebsht\u00eb q\u00eb nj\u00eb histori drejt\u00ebsie plot \u201cpik\u00ebpyetje\u201d, \u201cpik\u00eb\u00e7udit\u00ebse\u201d dhe \u201cpik\u00ebpresje\u201d q\u00eb s\u2019dihet p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, sa do t\u00eb zgjas\u00eb, t\u00eb mos e marr\u00eb peng pafund\u00ebsisht kryeqytetin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe pun\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>Tema jon\u00eb si pal\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse n\u00eb mbar\u00ebvajtjen e pun\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb adresojm\u00eb pa humbur koh\u00eb boshll\u00ebkun p\u00ebr dit\u00eb e m\u00eb t\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm n\u00eb krye t\u00eb bashkis\u00eb Tiran\u00ebs, sepse Tirana nuk mund t\u00eb gdhihet dhe t\u00eb ngryset pafund\u00ebsisht si nj\u00eb trup pa kok\u00eb dhe qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs nuk mund t\u00eb bashk\u00ebjetojn\u00eb pafund\u00ebsisht me nj\u00eb bashki \u201ckok\u00ebk\u00ebputur\u201d, e cila, duke mos pasur nj\u00eb t\u00eb zgjedhur prej tyre n\u00eb krye t\u00eb saj, nuk mund ta ket\u00eb as legjitimitetin demokratik p\u00ebr t\u2019i udh\u00ebhequr ata drejt t\u00eb ardhmes.<\/p>\n<p>Tema jon\u00eb si Partia Socialiste e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb sot, krahas t\u00eb gjitha pun\u00ebve t\u00eb tjera t\u00eb nisim pun\u00ebn p\u00ebr zgjedhjet e reja n\u00eb Tiran\u00eb, ku me kandidaten e duhur, me vizionin, me ambicien, aft\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebrkushtimin e duhur, dhe patjet\u00ebr edhe me organizimin dhe mb\u00ebshtetjen e duhur, do t\u00eb marrim rezultatin e duhur, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb lokomotiv\u00ebs, Shqip\u00ebris\u00eb, shpejt\u00ebsin\u00eb e duhur p\u00ebr Tiran\u00ebn 2030, n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb 2030.<\/p>\n<p>M\u00eb vjen shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb si\u00e7 edhe ju t\u00eb gjith\u00eb, besoj e keni konstatuar kandidatura e Ogert\u00ebs ka gjetur menj\u00ebher\u00eb mb\u00ebshtetjen e plot\u00eb t\u00eb familjes son\u00eb t\u00eb madhe politike, ku t\u00eb gjith\u00eb e \u00e7mojn\u00eb kandidaten ton\u00eb p\u00ebr Tiran\u00ebn dhe jan\u00eb t\u00eb nj\u00eb mendje p\u00ebr faktin se \u00ebsht\u00eb radha e saj ta udh\u00ebheq\u00eb Tiran\u00ebn me ambicien, qart\u00ebsin\u00eb dhe qet\u00ebsin\u00eb q\u00eb e ka karakterizuar gjithnj\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha detyrat ku ka spikatur deri tani. Aq e fort\u00eb \u00ebsht\u00eb me sa un\u00eb shoh mb\u00ebshtetja e Partis\u00eb Socialiste ndaj Ogert\u00ebs, sa q\u00eb \u00ebsht\u00eb krejt pa interes se kush do t\u00eb jet\u00eb apo cil\u00ebt do t\u00eb jen\u00eb kandidat\u00ebt e saj rival\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb gar\u00eb t\u00eb humbur, por do dalin nga gara edhe m\u00eb t\u00eb humbur. <\/p>\n<p>Edhe n\u00eb anketimin q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb enkas dit\u00ebt e fundit p\u00ebr Tiran\u00ebn, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb q\u00eb shumica d\u00ebrmuese e qytetar\u00ebve nuk e kan\u00eb gj\u00ebkundi mendjen tek ndonj\u00eb rival i kandidates s\u00eb Partis\u00eb Socialiste, po e kan\u00eb me plot t\u00eb drejt\u00eb hallin tek problematikat q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb adresim dhe zgjidhje nga bashkia e Tiran\u00ebs. Duke filluar nga uji i pijsh\u00ebm, i cili si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb problem, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem i keqadministrimit dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ne do t\u00eb nd\u00ebrhyjm\u00eb p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb drejtimin e uj\u00ebsjell\u00ebsit t\u00eb bashkis\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, si\u00e7 e kemi b\u00ebr\u00eb me dije publikisht, nj\u00eb reform\u00eb shum\u00eb m\u00eb e thell\u00eb dhe m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse n\u00eb aspektin e territorit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pra jo vet\u00ebm p\u00ebr Tiran\u00ebn, ka nisur t\u00eb marr\u00eb jet\u00eb, duke u konceptuar paraprakisht, sikund\u00ebr e kemi prezantuar s\u00eb bashku me ministren p\u00ebr Energjin\u00eb dhe Infrastruktur\u00ebn drejt krijimit t\u00eb nj\u00eb Operatori Komb\u00ebtar, i cili do t\u00eb funksionoj\u00eb nj\u00ebsoj si Operatori Komb\u00ebtar i Shp\u00ebrndarjes s\u00eb Energjis\u00eb Elektrike me komponentin e prodhimit, me komponentin e transmetimit, me komponentin e shp\u00ebrndarjes dhe qeveria nuk do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb m\u00eb anash, duke pritur dhe shpresuar q\u00eb bashkit\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb sh\u00ebrbimin e duhur cil\u00ebsor p\u00ebr qytetar\u00ebt, por do t\u2019iu bashkohet atyre, sepse bashkit\u00eb do t\u00eb jen\u00eb pa diskutim aksionere n\u00eb k\u00ebt\u00eb kompani t\u00eb madhe publike, ama do t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb duke marr\u00eb t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb, p\u00ebr ecurin\u00eb e gjith\u00eb k\u00ebtij procesi q\u00eb shum\u00eb ka zgjatur me th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn, duke pritur q\u00eb t\u00eb ngrihet n\u00eb nivelin e duhur n\u00eb t\u00eb gjitha pjes\u00ebt e territorit, duke u bazuar tek vendimmarrjet shpeshher\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqshme, le ta themi k\u00ebshtu, n\u00eb nivelin lokal.<\/p>\n<p>Do krijojm\u00eb nj\u00eb kompani publike, e cila, ashtu sikund\u00ebr edhe n\u00eb fush\u00ebn e energjis\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb e pozicionuar krejt ndryshe, duke filluar nga burimet njer\u00ebzore t\u00eb cilat nuk mund t\u00eb jen\u00eb burime partie, por duhet t\u00eb jet\u00eb burimet e kompetenc\u00ebs profesionale dhe teknike q\u00eb mund t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb k\u00ebtij komponenti t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm jetik republika e Shqip\u00ebris\u00eb. <\/p>\n<p>Qytetaret kan\u00eb shqet\u00ebsim mbledhjen dhe trajtimin e mbetjeve dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr Tiran\u00ebn, por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb territorin ka filluar sikur dhe  e kemi prezantuar me ish ministren e turizmit dhe mjedisit q\u00eb sot ka marr\u00eb nj\u00eb detyr\u00eb tjet\u00ebr, procesi i krijimit t\u00eb nj\u00eb autoriteti komb\u00ebtar, t\u00eb nj\u00eb operatori komb\u00ebtar p\u00ebr trajtimin e mbetjeve. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, patjet\u00ebr mbledhja e mbetjeve do vazhdoj\u00eb t\u00eb mbetet detyr\u00eb ekskluzive e bashkive, mbajtur parasysh q\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht niveli i pastrimit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar, jo mjaftuesh\u00ebm, por ndjesh\u00ebm dhe ka akoma vend p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsim, gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn do t\u2019ju q\u00ebndroj mbi kok\u00eb bashkive, por nga ana tjet\u00ebr, trajtimi i mbetjeve q\u00eb ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb krejt t\u00eb re me ardhjen ton\u00eb n\u00eb qeveri sepse jetonim n\u00eb nj\u00eb vend me nj\u00eb num\u00ebr marramend\u00ebs pikash ilegale t\u00eb hedhjes s\u00eb mbeturinave dhe me nj\u00eb num\u00ebr  m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb gishtave t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb pikave t\u00eb trajtimit t\u00eb mbetjeve dhe q\u00eb sot ka shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr investim dhe ka shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr infrastructure, do duhet t\u00eb ngrihet gjithsesi n\u00eb nj\u00eb nivel krejt tjet\u00ebr. <\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs duan t\u00eb shohin t\u00eb shkoj\u00eb deri n\u00eb fund ajo q\u00eb ka nisur me hap\u00ebsirat publike, jo vet\u00ebm si \u00e7montim dhe \u00e7lirim i ngrehinave t\u00eb kudondodhura q\u00eb paskan qen\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr sesa \u00e7 \u2018mund t\u00eb na jen\u00eb dukur si\u00e7 po shohim, por q\u00eb do t\u2019i largojm\u00eb n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb Tiran\u00ebs, por edhe p\u00ebr at\u00eb q\u00eb vjen mbrapa, nuk mund q\u00eb ato hap\u00ebsira t\u00eb mbeten thjesht hap\u00ebsira nga ku \u00ebsht\u00eb hequr nj\u00eb ngrehin\u00eb, por duhet kthehen n\u00eb hap\u00ebsira publike cil\u00ebsore dhe nuk mundet dot q\u00eb ato platformat t\u2019i z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb karriget q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb si k\u00ebmb\u00ebt e pafundme t\u00eb ushtar\u00ebve n\u00eb loj\u00ebrat e kalamajve q\u00eb mbushin ato dyshemet\u00eb me figura ushtar\u00ebsh. <\/p>\n<p>Shqet\u00ebsim tjet\u00ebr q\u00eb duhet adresuar \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsimi q\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr kopshte dhe \u00e7erdhe publike rritet shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se\u00e7 rritet oferta. Dhe \u00ebsht\u00eb absolutisht e mundur, ne e kemi shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb sesi b\u00ebhet kjo dhe nga ana jon\u00eb kemi filluar q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktojm\u00eb disa kritere p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb do nd\u00ebrtojn\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb t\u00eb kontribuojn\u00eb p\u00ebr kopshte dhe p\u00ebr \u00e7erdhe, por duhet me patjet\u00ebr q\u00eb k\u00ebt\u00eb  proces ta udh\u00ebheq\u00eb bashkia. <\/p>\n<p>Ne mund dhe duhet ta mb\u00ebshtesim duke, po ashtu, p\u00ebrgatitur t\u00eb gjitha terrenet e nevojshme p\u00ebr nd\u00ebrtimin e kopshteve apo dhe t\u00eb shkollave t\u00eb reja. Ata q\u00eb jan\u00eb k\u00ebtu shumica deputet\u00eb t\u00eb sot\u00ebm apo deri dje t\u00eb Tiran\u00ebs, e din\u00eb shum\u00eb mir\u00eb sesa presion kan\u00eb nga komunitetet p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb akses m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb, m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt n\u00eb strukturat e arsimit parauniversitar, t\u00eb cilat p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs jan\u00eb t\u00eb nj\u00eb cil\u00ebsie komplet tjet\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb, aty ku jan\u00eb nd\u00ebrtuar nga e para apo rind\u00ebrtuar, por q\u00eb jan\u00eb m\u00eb pak sesa \u00e7far\u00eb Tirana k\u00ebrkon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrvitshme. <\/p>\n<p>Po ashtu, qytetar\u00ebt duan zgjidhje p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e transportit urban n\u00eb Tiran\u00ebn e madhe, jo vet\u00ebm n\u00eb bashkin\u00eb e qytetit, pjes\u00ebn urbane, por n\u00eb pjes\u00ebn rurale ku ka problematika serioze p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb dhe pa diskutim problematike jan\u00eb dhe situata t\u00eb ndryshme n\u00eb territore t\u00eb Tiran\u00ebs me t\u00eb prekurit nga t\u00ebrmeti apo t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb pretendime q\u00eb lidhen me regjistrimin si t\u00eb till\u00eb apo kantiere qe k\u00ebrkoj\u00eb financime t\u00eb reja, q\u00eb nga kombinati deri te 5 maji. <\/p>\n<p>Bashkia p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, dua ta them k\u00ebt\u00eb se do t\u00eb ishte e padrejt\u00eb q\u00eb t\u00eb  mos e thoja n\u00ebn drejtimin e kryetares n\u00eb detyr\u00eb dhe t\u00eb grupit t\u00eb zgjedhur rishtas s\u00eb fundmi t\u00eb n\u00ebnkryetar\u00ebve t\u00eb rinj ka b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb ka mundur n\u00eb kushte t\u00eb v\u00ebshtira n\u00eb t\u00eb cilat operon, por nga ana tjet\u00ebr, nevoja p\u00ebr t\u00eb legjitimuar udh\u00ebheqjen e bashkis\u00eb me vot\u00ebn e popullit \u00ebsht\u00eb \u00e7do dit\u00eb dhe m\u00eb urgjente. Dhe mjafton t\u00eb shoh\u00ebsh situat\u00ebn dramatike me prokurimet publike q\u00eb jan\u00eb n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt historik p\u00ebr t\u00eb kuptuar q\u00eb aty ka neve pik\u00ebrisht p\u00ebr legjitimitet demokratik dhe motivim t\u00eb njer\u00ebzve. Apo mjafton t\u00eb shoh\u00ebsh r\u00ebnien dramatike t\u00eb realizimit t\u00eb investimeve p\u00ebr t\u00eb kuptuar q\u00eb nevoja p\u00ebr legjitimitet demokratik \u00ebsht\u00eb e jasht\u00ebzakonshme ne k\u00ebt\u00eb faz\u00eb dhe nuk mundet t\u00eb pres\u00eb m\u00eb gjat\u00eb. <\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb, kjo shtuar pastaj dhe domosdoshm\u00ebris\u00eb p\u00ebr nj\u00eb proces katarsisi burimor n\u00eb kuptimin e vet pastrimit t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, ashtu si\u00e7 b\u00ebm\u00eb dhe po b\u00ebjm\u00eb dhe me bashkit\u00eb e tjera, q\u00eb Tirana e ka po aq t\u00eb nevojshme, k\u00ebrkonin legjitimimin e udh\u00ebheqjes s\u00eb re t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos kemi m\u00eb situata ku hap\u00ebsirat publike rezultojn\u00eb t\u00eb z\u00ebna nga punonj\u00ebs apo nga drejtues t\u00eb nj\u00ebsive vendore q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e tmerrshme dhe t\u00eb cil\u00ebn ne praktikisht do ta adresojm\u00eb n\u00eb ligjin e ri n\u00eb paket\u00ebn e re q\u00eb do kalojm\u00eb n\u00eb qeveri, q\u00eb sjell edhe nd\u00ebshkimin e r\u00ebnde penal p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb paguhen nga taksat e qytetar\u00ebve  dhe q\u00eb shkelin ligjin. <\/p>\n<p>U b\u00eb nj\u00eb llomotitje e madhe nga ata q\u00eb si\u00e7 thash\u00eb iu ka r\u00ebn\u00eb Diella n\u00eb kok\u00eb dhe duhet t\u00eb presin gjat\u00eb sa ta marrin veten, por kur t\u00eb jen\u00eb duke marr\u00eb veten do duhet t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e Dielles, t\u00eb cil\u00ebt e p\u00ebrgojuan me shpotin\u00eb karakteristike t\u00eb delirantit provincial p\u00ebr shkarkimin q\u00eb ministrja e brendshme i beri z\u00ebvend\u00ebsit p\u00ebr tymosjen e cigares n\u00eb nj\u00eb lokal t\u00eb mbyllur dhe t\u00eb mos e p\u00ebrsh\u00ebndes\u00ebsh k\u00ebt\u00eb akt dhe t\u00eb mos k\u00ebrkosh q\u00eb ky akt t\u00eb jet\u00eb norma, t\u00eb jet\u00eb parimi i pal\u00ebkundur i atyre q\u00eb qeverisin, por t\u00eb b\u00ebsh hajgare me t\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh nje bisht cigareje i mbetur m\u00eb kot n\u00eb taketuken e jet\u00ebs demokratike, q\u00eb askush nuk ka nd\u00ebrmend ta ndez\u00eb m\u00eb, por dhe q\u00eb askujt nuk i shkon mendja se duhet \u00e7uar p\u00ebr riciklim se \u00ebsht\u00eb dhe nj\u00eb lloj cigareje e pariciklueshme.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb, th\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto, un\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb dua t\u00eb besoj qe t\u00eb gjith\u00eb deputetet, ata q\u00eb jan\u00eb aktual\u00eb, ata q\u00eb ishin dhe p\u00ebr mua mbeten pjes\u00eb e skuadr\u00ebs son\u00eb s\u00eb 11 majit, por dhe t\u00eb gjith\u00eb ata t\u00eb tjer\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt banojn\u00eb n\u00eb bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, pavar\u00ebsisht se jan\u00eb deputet\u00eb n\u00eb qarqe t\u00eb tjera, si\u00e7 jan\u00eb prezent\u00eb disa k\u00ebtu, do t\u00eb mobilizohen q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihen drejtp\u00ebrdrejt, duke marr\u00eb pjes\u00ebn e tyre t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb mbi shpatulla sipas territoreve, sipas zonave, sipas njohjeve q\u00eb kan\u00eb dhe sigurisht q\u00eb, duke mos pasur asnj\u00eb dyshim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, nuk kam po ashtu asnj\u00eb dyshim q\u00eb patronazhist\u00ebt mezi po presin q\u00eb t\u00eb hakmerren ndaj p\u00ebrqeshjeve t\u00eb radh\u00ebs, me nj\u00eb reagim t\u00eb duhur t\u00eb radh\u00ebs, i cili do t\u00eb pasqyrohet n\u00eb rezultatin e zgjedhjeve p\u00ebr bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs kur ato t\u00eb mbahen sipas procedurave, se nuk jemi ne q\u00eb vendosim dit\u00ebn e zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Po flas p\u00ebr Tiran\u00ebn, se pastaj p\u00ebr Matin apo p\u00ebr Vlor\u00ebn apo p\u00ebr nuk e di akoma se \u00e7far\u00eb ka tjet\u00ebr, besoj q\u00eb goditja e patronazhist\u00ebve t\u00eb atjesh\u00ebm, do jet\u00eb edhe m\u00eb d\u00ebshp\u00ebruese sesa ajo e Tiran\u00ebs, ku sidoqoft\u00eb prap\u00eb s\u00eb prap\u00eb, do t\u00eb zhvillohet nj\u00eb gar\u00eb si\u00e7 do zhvillohet kudo, sepse n\u00eb fund t\u00eb fundit ne p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb jemi k\u00ebtu, t\u00eb fitojm\u00eb \u00e7do gar\u00eb q\u00eb na del p\u00ebrpara me qet\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe dhe patjet\u00ebr me bindjen se pavar\u00ebsisht se ne jemi fitimtar\u00eb, jemi fitimtar\u00eb pik\u00ebrisht sepse vazhdojm\u00eb t\u00eb zgjohemi m\u00eb her\u00ebt dhe t\u00eb flem\u00eb m\u00eb von\u00eb sesa humb\u00ebsit.<\/p>\n<p>Shum\u00eb faleminderit!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/fjala-e-plote-edi-rama-ps-per-tiranen-per-ti-hapur-rruge-zgjedhjeve-te-reja-dhe-rindezjes-me-ore-te-plota-te-makinerise-se-bashkise-ne-kryeqytet\/\">Fjala e PLOT\u00cb\/ Edi Rama: PS p\u00ebr Tiran\u00ebn, p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00eb zgjedhjeve t\u00eb reja dhe rindezjes me or\u00eb t\u00eb plota t\u00eb makineris\u00eb s\u00eb bashkis\u00eb n\u00eb kryeqytet<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>*Fjala e plot\u00eb e Kryeministrit dhe kryesocialistit Edi Rama n\u00eb selin\u00eb e PS n\u00eb takimin me ministrat dhe deputet\u00ebt e qarkut t\u00eb Tiran\u00ebs pas shkarkimit t\u00eb Erion Veliajt. *** Shum\u00eb faleminderit t\u00eb gjith\u00ebve dhe mbi t\u00eb gjitha faleminderit deputet\u00ebve t\u00eb legjislatur\u00ebs s\u00eb shkuar k\u00ebtu n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb aktualisht deputet\u00eb, por q\u00eb jan\u00eb sot [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-42490","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42490","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42490"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42490\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42490"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42490"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42490"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}