{"id":42483,"date":"2025-09-24T17:48:46","date_gmt":"2025-09-24T17:48:46","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/24\/meta-shperthen-nga-paraburgimi-na-shpojne-edhe-bidonat-e-ujitshkarkimi-i-veliaj-i-vonuar\/"},"modified":"2025-09-24T17:48:46","modified_gmt":"2025-09-24T17:48:46","slug":"meta-shperthen-nga-paraburgimi-na-shpojne-edhe-bidonat-e-ujitshkarkimi-i-veliaj-i-vonuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/24\/meta-shperthen-nga-paraburgimi-na-shpojne-edhe-bidonat-e-ujitshkarkimi-i-veliaj-i-vonuar\/","title":{"rendered":"Meta shp\u00ebrthen nga paraburgimi: Na shpojn\u00eb edhe bidonat e ujit!Shkarkimi i Veliaj i vonuar"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Ilir Meta, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Syri.net, ka komentuar zhvillimet m\u00eb t\u00eb fundit politike n\u00eb vend, duke u ndalur tek ve\u00e7anerisht tek situata n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, duke u shprehur se shkarkimi i Veliaj eshte i vonuar, bashk\u00eb me t\u00eb t\u00eb largoheshin edhe k\u00ebshilltar\u00ebt e PS gjithashtu ai jep edhe kriteret q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb kandidati i opozit\u00ebs p\u00ebr Tiran\u00ebn. Duke u ndalur tek qeveria \u201cRama 4\u201d, Meta tha se eshte I njejti Kryeminister por me 17 Diella. Nuk mund te qendronte jashte vemendjes se tij edhe trajtimi i t\u00eb paraburgosurve duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe veten. Duke denoncuar sjellen e zyrtareve Meta tha se ka masa represive n\u00eb paraburgim: Kan\u00eb filluar m\u00eb shpojn\u00eb bidonat e ujit<\/p>\n<p><strong>Z. Meta a e vler\u00ebsoni t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb rregullt shkarkimin e Erion Veliajt si Kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs?<\/strong><br \/>\nNj\u00eb akt shum\u00eb i vonuar dhe i pamoralsh\u00ebm i k\u00ebshilltar\u00ebve socialist, t\u00eb cil\u00ebt dje duhet t\u00eb kishin dh\u00ebn\u00eb edhe dor\u00ebheqjet e tyre p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00ebn zgjedhjeve t\u00eb reja edhe p\u00ebr K\u00ebshillin e Bashkis\u00eb.<br \/>\nP\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy vite ata kan\u00eb qen\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsit e verb\u00ebr t\u00eb ish-kryebashkiakut n\u00eb shum\u00eb akte t\u00eb paligjshme duke nisur me financimin nga buxheti i bashkis\u00eb t\u00eb inceneratorit q\u00eb nuk ekziston.<\/p>\n<p><strong>A mund ta konsideroni si fitore t\u00eb opozit\u00ebs?<\/strong><br \/>\nPa diskutim q\u00eb protestat stoike prej 44 jav\u00ebsh t\u00eb opozit\u00ebs kan\u00eb patur nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm demaskues ndaj aferave dhe arroganc\u00ebs mizore t\u00eb ish-kryebashkiakut n\u00eb aksionet e paligjshme q\u00eb nga shkat\u00ebrrimi i Teatrit Komb\u00ebtar dhe prishjet e pronave t\u00eb qytetar\u00ebve te 5 Maji, Astiri, etj.<br \/>\nPor p\u00ebr fat t\u00eb keq sot Erion Veliaj nuk po hetohet dhe gjykohet p\u00ebr kall\u00ebzimet e faktuara nga opozita, por p\u00ebr \u201chat\u00ebr\u201d t\u00eb kall\u00ebzimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Nesti Angoni, pra vet Edi Rama.<br \/>\nAkti m\u00eb flagrant i Erion Veliajt n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shkresa e tij zyrtare p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs, as nuk guxon t\u00eb preket nga SPAK-u.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb inceneratori nuk ekziston dhe vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs paguaj\u00ebn 12 milion euro q\u00eb vidhen nga Edi Rama.<br \/>\nP\u00ebrse nuk hetohet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje kaq konkrete dhe flagrante? Sepse na e tha vet edhe ish-Zv\/Kryeministri, Arben Ahmetaj se k\u00ebt\u00eb shkres\u00eb t\u00eb Veliajt ia k\u00ebrkoi Rama ta firmos\u00eb.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Veliaj \u00ebsht\u00eb arrestuar dhe ndodhet n\u00eb paraburgim, pagesat e inceneratorit vazhdojn\u00eb dhe rriten. Kjo tregon qart\u00eb se p\u00ebrfituesi kryesor \u00ebsht\u00eb Edi Rama dhe jo Veliaj.<br \/>\nNdaj optimizmi i opozit\u00ebs duhet t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrmbajtur pasi Veliaj nuk po hetohet dhe gjykohet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet madhore por p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje dyt\u00ebsoreq\u00eb nuk implikojn\u00eb Edi Ram\u00ebn, i cili ka kontroll t\u00eb plot\u00eb t\u00eb SPAK-ut dhe drejt\u00ebsis\u00eb.<br \/>\n<strong>Ju aludoni se pas k\u00ebsaj goditje \u00ebsht\u00eb vet Edi Rama?<\/strong><br \/>\nJam i sigurt q\u00eb \u00ebdhe n\u00ebse vet ai nuk \u00ebsht\u00eb Nesti Angoni p\u00ebrs\u00ebri Nesti e ka shkruar kall\u00ebzimin i diktuar prej tij.<br \/>\nP\u00ebr Ram\u00ebn, Veliaj duhej eleminuar sepse ai kishte guxuar t\u00eb projektonte veten si pasardh\u00ebs, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb e papranueshme nga nj\u00eb mendje e s\u00ebmure p\u00ebr pushtet pa kufij n\u00eb koh\u00eb dhe hap\u00ebsir\u00eb.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb justifikohej edhe p\u00ebr goditjet politike kund\u00ebr drejtuesve t\u00eb opozit\u00ebs por edhe i jepte pik\u00eb SPAK-ut si gjoja i pavarur nga ai \u201ckrijuesi\u201d i SPAK-ut dhe drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re.<br \/>\nFiks Drejt\u00ebsi me Regji.<br \/>\n<strong>A besoni se opozita mund t\u00eb nxjerr\u00eb nj\u00eb figur\u00eb t\u00eb denj\u00eb p\u00ebrball\u00eb kandidates s\u00eb shpallur nga Kryeministri Rama?<\/strong><br \/>\nDuke besuar se opozita e do bashkin\u00eb p\u00ebr t\u2019ua rikthyer qytetar\u00ebve un\u00eb besoj edhe te vullneti i saj p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb kandidat ose kandidate q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e asaj q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebon kandidatja e Ram\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtrimi ndaj tij dhe interesave mafioze p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e kryeqytetit vet\u00ebm n\u00eb funksion t\u00eb pastrimit t\u00eb parave.<br \/>\n\u00c7do tregues n\u00eb Tiran\u00eb ka ardhur n\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebim deri edhe c\u00ebnimin serioz t\u00eb sh\u00ebndetit t\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr shkak t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb skandaloze t\u00eb ajrit dhe ngushtimit t\u00eb hap\u00ebsirave publike dhe t\u00eb gjelbra.<br \/>\nAq m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb mos harrojm\u00eb menaxhimin skandaloz t\u00eb COVID-it nga ish-ministrja e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<br \/>\nPo k\u00ebshtu t\u00eb mos harrojm\u00eb edhe keqmenaxhimin e fondeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare gjat\u00eb pandemis\u00eb, aq sa m\u00eb pas Banka Bot\u00ebrore k\u00ebrkoi t\u00eb b\u00ebheshin transparente kontratat dhe emrat e kompanieve p\u00ebrfituese.<br \/>\nNd\u00ebrsa p\u00ebr arritjet n\u00eb arsim t\u00eb ish-ministres flasin treguesit e institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb njohin vet\u00ebm p\u00ebrkeq\u00ebsim.<br \/>\nNatyrisht Edi Rama e mb\u00ebshtet fushat\u00ebn jo te vlerat e kandidates, por te gjith\u00eb makineria shtet\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb deformuar vullnetin e votuesve.<br \/>\nPo k\u00ebshtu edhe te nj\u00eb lloj befasie p\u00ebr opozit\u00ebn, pas terrorizmit elektoral t\u00eb 11 Majit.<br \/>\nEdi Rama k\u00ebrkon t\u00eb \u201charrohet\u201d ajo masak\u00ebr q\u00eb ndodhi m\u00eb 11 Maj dhe ta \u201clegjitimoj\u00eb\u201d me nj\u00eb fitore t\u00eb radh\u00ebs.<br \/>\nPra ai synon t\u00eb kaloj\u00eb nga \u201cfitorja\u201d n\u00eb \u201cfitorje\u201d si n\u00eb koh\u00ebn e partis\u00eb-shtet.<br \/>\nN\u00ebse opozita p\u00ebrzgjedh nj\u00eb kandidat ose kandidate gjithp\u00ebrfshir\u00ebse dhe me grint\u00eb, me nj\u00eb organizim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, Bashkia e Tiran\u00ebs do t\u2019u kthehet qytetar\u00ebve.<br \/>\n<strong>Po p\u00ebr nisjen e legjislatur\u00ebs s\u00eb re dhe miratimin e Qeveris\u00eb \u201cRama 4\u201d \u00e7do t\u00eb thoni?<\/strong><br \/>\nP\u00ebr Qeverin\u00eb mund t\u00eb them se ka nj\u00eb Kryeminist\u00ebr dhe 17 Diella ku m\u00eb e pafajshmja \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb u \u201ckurdis\u201d n\u00eb Kuvend.<br \/>\nT\u00eb gjith\u00eb t\u00eb quajturit ministra jan\u00eb vet\u00ebm zbatues urdhrash dhe kandidat\u00eb p\u00ebr bedel\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se integrimi europian nuk \u00ebsht\u00eb prioritet i Ram\u00ebs por slogan i tij p\u00ebr t\u00eb fshehur prioritetin e tij t\u00eb vet\u00ebm, eleminimin e pluralizmit dhe p\u00ebrjet\u00ebsimin e pushtetit t\u00eb tij absolut.<br \/>\nPrandaj eleminoi Komisionin e Integrimit Europian. Prandaj e provokoi opozit\u00ebn p\u00ebr t\u2019i hequr mund\u00ebsin\u00eb e fjal\u00ebs ndaj nj\u00eb Qeverie q\u00eb program ka vet\u00ebm shpopullimin e vendit dhe kthimin e tij n\u00eb lavatri\u00e7e t\u00eb pastrimit t\u00eb parave.<br \/>\nShikon kronikat se \u00e7\u2019ndodh sot n\u00eb fushat e Shqip\u00ebris\u00eb. Prodhimet bujq\u00ebsore kan\u00eb mbetur pa u shitur sepse eksportet shqiptare kan\u00eb humbur besueshm\u00ebrin\u00eb dhe refuzohen gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb.<br \/>\nFavorizimi i importeve dhe rritja e kostove t\u00eb prodhimit kan\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb d\u00ebshtim fatal p\u00ebr mij\u00ebra familje q\u00eb po i kthejn\u00eb syt\u00eb p\u00ebrs\u00ebri nga emigracioni, meq\u00ebn\u00ebse kjo Qeveri kurr\u00eb nuk i ktheu syt\u00eb q\u00ebllimisht nga bujq\u00ebsia, fshati dhe prodhimi vendas.<br \/>\nPika m\u00eb e fort\u00eb e Edi Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb shpopullimi i vendit sepse i krijon mund\u00ebsi t\u00eb forcoj\u00eb kontrollin ndaj popullsis\u00eb s\u00eb mbetur si p\u00ebrmes fryrjes skandaloze t\u00eb administrat\u00ebs publike vet\u00ebm p\u00ebr vota, por edhe p\u00ebrmes kontrollit polices e formave intimiduese.<br \/>\nPika m\u00eb e dob\u00ebt e tij jan\u00eb d\u00ebshtimet skandaloze n\u00eb \u00e7do drejtim dhe mosmbajtja e asnj\u00eb premtimi. Ndaj edhe ka tmerr nga fjala e opozit\u00ebs dhe nga liria e medias.<br \/>\nOpozita duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb krijuese p\u00ebr t\u00eb shtuar format e komunikimit me qytetar\u00ebt.<br \/>\nT\u00eb mos harrojm\u00eb se provokimet e Ram\u00ebs n\u00eb Kuvend synojn\u00eb q\u00eb opozita t\u00eb largohet nga Kuvendi sin \u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, gj\u00eb q\u00eb kurr\u00eb nuk duhet t\u00eb ndodh\u00eb.<br \/>\n<strong>Po p\u00ebr reformat e Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ulur numrin e deputet\u00ebe n\u00eb 101, apo reform\u00ebn e re administrative-territoriale, \u00e7do t\u00eb thonit?<\/strong><br \/>\nJu lutem m\u00eb thoni nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb suksesshme apo serioze t\u00eb Ram\u00ebs?<br \/>\nDo m\u00eb p\u00ebrmendni sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb falas?<br \/>\nApo Arsimin ku cil\u00ebsia e tij \u00ebsht\u00eb preokupimi i fundit pasi shqet\u00ebsimi kryesor \u00ebsht\u00eb siguria e jet\u00ebs s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve?<br \/>\nE ndriti me reform\u00ebn e mbetjeve ku pasi ka vjedhur mbi 500 milion dollar, k\u00ebrkon t\u00eb shpik\u00eb nj\u00eb reform\u00eb tjet\u00ebr?<br \/>\nApo e mbajti premtimin p\u00ebr 24 or\u00eb uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm brenda mandatit t\u00eb par\u00eb?<br \/>\nUn\u00eb k\u00ebtu te 313 n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs 4 or\u00eb uj\u00eb n\u00eb dit\u00eb kam. Shumica e banor\u00ebve t\u00eb kryeqytetit kan\u00eb edhe m\u00eb pak besoj.<br \/>\nPo p\u00ebr d\u00ebshtimin e reform\u00ebs administrative e territoriale q\u00eb e b\u00ebri si\u00e7 deshi vet kush ia ka fajin?<br \/>\nSi shpjegohet q\u00eb numri i nj\u00ebsive vendore nga 400 shkoi n\u00eb 61 e po k\u00ebshtu numrmi i popullsiss\u00eb ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb 1 milion banor\u00eb dhe sot kemi disa dhjet\u00ebra mij\u00ebra t\u00eb pun\u00ebsuar m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb nj\u00ebsit\u00eb vendore n\u00eb raport me 12 vite m\u00eb par\u00eb.<br \/>\nNdaj Edi Rama n\u00eb mendjen e tij t\u00eb s\u00ebmur\u00eb p\u00ebr pushtet absolut nuk mund t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb reform\u00eb n\u00eb interest \u00eb shqiptar\u00ebve, por vet\u00ebm manovra mashtruese p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar \u00e7do grimc\u00eb pushteti, q\u00eb se ka p\u00ebr momentin n\u00eb dor\u00ebn e tij.<br \/>\nE d\u00ebgjuat besoj deklarimin e tij p\u00ebr likuidimin e Prefektuarave.<br \/>\nN\u00eb fakt ai ka likuiduar \u201cde facto\u201d edhe kryetar\u00ebt e bashkive duke u marr\u00eb edhe publikisht kompetencat e tyre n\u00eb dhunim t\u00eb autonomis\u00eb vendore.<br \/>\n<strong>Po p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen tuaj \u00e7\u2019mund t\u00eb na thoni? Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb shorti i ra gjyqtares tep\u00ebr t\u00eb diskutueshme Irena Gjok\u00ebs, e cila rr\u00ebzoi edhe k\u00ebrkes\u00ebn tuaj p\u00ebr lirim?<\/strong><br \/>\nShorti nuk mund t\u00eb na zhg\u00ebnjente dhe as nuk mund t\u00eb \u201cgabonte\u201d.<br \/>\n\u00c7\u00ebshtjen po e ndjek avokati im i nderuar Z. Cakrani dhe ne do ezaurojm\u00eb t\u00eb gjitha procedurat e brendshme ligjore n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb sa m\u00eb par\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Strasburgut.<br \/>\nNe presim me padurim p\u00ebrballjen n\u00eb procesin e gjykimit p\u00ebr t\u00eb \u00e7montuar k\u00ebt\u00eb fars\u00eb kriminale gjyq\u00ebsore t\u00eb bazuar n\u00eb paligjshm\u00ebri totale dhe fshehje provash dhe faktesh q\u00ebllimisht.<br \/>\nUn\u00eb personalisht jam shum\u00eb i sigurt p\u00ebr fundin e turpsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebsaj pengmarrjeje vet\u00ebm q\u00eb Edi Rama t\u00eb grabiste 83 mandate me ndihm\u00ebn e 250 bandit\u00ebve t\u00eb paarrestuar nga SPAK-u. Nd\u00ebrsa Ilir Meta n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb banditeske pasi tre prokuror\u00eb t\u00eb partis\u00eb firmosin q\u00eb arrestimi t\u00eb b\u00ebhej i paligjsh\u00ebm, pra n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb ligji q\u00eb ishte shfuqizuar q\u00eb n\u00eb vitin 2020.<br \/>\nPse? Sepse k\u00ebshtu ishte urdhri nga \u201ckrijuesi\u201d i SPAK-ut p\u00ebr t\u00eb frik\u00ebsuar t\u00eb gjith\u00eb opozitar\u00ebt para zgjedhjeve.<br \/>\n<strong>Si jan\u00eb kushtet e paraburgimit tuaj? A mbaruan d\u00ebnimet? Po ping-pongu a rifilloi?<\/strong><br \/>\nPing-pongu nuk ekziston m\u00eb q\u00eb n\u00eb Maj pasi fola n\u00eb telefon me gazetaren Beti Njuma.<br \/>\nPor na ka dal\u00eb nj\u00eb problem i ri me bidonat q\u00eb askush nuk mund ta besoj\u00eb.<br \/>\nPara disa koh\u00ebsh u them dy drejtuesve kryesor\u00eb t\u00eb burgut se doja t\u00eb fusja dy bidona plastik\u00eb uji nga 20 litra secili p\u00ebr q\u00ebllim st\u00ebrvitjeje.<br \/>\nVet\u00ebm 9 dit\u00eb pasi familjar\u00ebt e mi i kishin sjell\u00eb dy bidonat bosh, m\u2019i sjellin te qelia.<br \/>\nMe pak vones\u00eb por prap\u00eb i soll\u00ebn.<br \/>\nFillova t\u00eb mbushja bidonin e par\u00eb se donte koh\u00eb kur sapo kaloi mbi gjysm\u00ebn pash\u00eb t\u00eb derdhej uji n\u00eb dysheme.<br \/>\nEpo thash\u00eb un\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb nj\u00eb ma kan\u00eb sjell\u00eb me vrim\u00eb.<br \/>\nE hodha at\u00eb ujin n\u00eb bidonin tjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb fitoja koh\u00eb dhe po e mbushja me uj\u00eb kur prap\u00eb filloi t\u00eb rridhte uj\u00eb.<br \/>\nE kuptova q\u00eb Qeveria e Ram\u00ebs i kishte mbajtur dy bidonat p\u00ebr 9 dit\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019u hapur nga nj\u00eb vrim\u00eb.<br \/>\nAt\u00ebher\u00eb u them njer\u00ebzve t\u00eb mi m\u00eb sillni nj\u00eb bidon si ata t\u00eb mbushur me uj\u00eb p\u00ebr t\u2019u hequr alibin\u00eb se bidonat kishin ardhur me vrima.<br \/>\nPara dy jav\u00ebsh erdhi bidoni 20 litra me uj\u00eb por do ta ken\u00eb future n\u00eb qeli m\u00eb vete.<br \/>\nJu tregova k\u00ebt\u00eb histori absurd p\u00ebr t\u00eb kuptuar sa ordiner \u00ebsht\u00eb Edi Rama se k\u00ebto nuk jan\u00eb histori drejtor\u00ebsh dhe polic\u00ebsh.<br \/>\nPor mua k\u00ebto m\u00eb arg\u00ebtojn\u00eb e nuk m\u00eb m\u00ebrzisin aspak.<br \/>\nAjo q\u00eb m\u00eb m\u00ebrzit \u00ebsht\u00eb tendenca e shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u2019u larguar nga vendi sepse rrezikojm\u00eb seriozisht shkomb\u00ebtarizimin e vendit p\u00ebrmes ndryshimit t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm t\u00eb struktur\u00ebs demografike.<br \/>\nNdaj fuqizimi i opozitarizimit \u00ebsht\u00eb emergjenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb larguar k\u00ebt\u00eb pushtues q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb d\u00ebme vendit m\u00eb shum\u00eb se pushtetuesit e huaj.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/meta-shperthen-nga-paraburgimi-na-shpojne-edhe-bidonat-e-ujitshkarkimi-i-veliaj-i-vonuar\/\">Meta shp\u00ebrthen nga paraburgimi: Na shpojn\u00eb edhe bidonat e ujit!Shkarkimi i Veliaj i vonuar<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Ilir Meta, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Syri.net, ka komentuar zhvillimet m\u00eb t\u00eb fundit politike n\u00eb vend, duke u ndalur tek ve\u00e7anerisht tek situata n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, duke u shprehur se shkarkimi i Veliaj eshte i vonuar, bashk\u00eb me t\u00eb t\u00eb largoheshin edhe k\u00ebshilltar\u00ebt e PS gjithashtu ai jep edhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-42483","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42483","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42483"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42483\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42483"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42483"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42483"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}