{"id":42466,"date":"2025-09-24T14:45:59","date_gmt":"2025-09-24T14:45:59","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/24\/trump-ben-nje-piruete-te-forte-ukraina-mund-ta-fitoje-luften-ndaj-rusise\/"},"modified":"2025-09-24T14:45:59","modified_gmt":"2025-09-24T14:45:59","slug":"trump-ben-nje-piruete-te-forte-ukraina-mund-ta-fitoje-luften-ndaj-rusise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/24\/trump-ben-nje-piruete-te-forte-ukraina-mund-ta-fitoje-luften-ndaj-rusise\/","title":{"rendered":"Trump b\u00ebn nj\u00eb piruet\u00eb t\u00eb fort\u00eb: Ukraina mund ta fitoj\u00eb luft\u00ebn ndaj Rusis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p class=\"p1\">Presidenti Trump u t\u00ebrhoq nga nj\u00eb prej \u00e7\u00ebshtjeve kryesore t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb presidenc\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb mart\u00ebn, duke braktisur k\u00ebmb\u00ebnguljen e tij q\u00eb Ukraina t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga toka p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje paqeje me Rusin\u00eb dhe, n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, duke deklaruar se Ukraina, me mb\u00ebshtetjen e Europ\u00ebs, ishte<em> \u201cn\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar dhe p\u00ebr t\u00eb FITUAR gjith\u00eb Ukrain\u00ebn mbrapsht n\u00eb form\u00ebn e saj origjinale.\u201d \u00a0<\/em><\/p>\n<p class=\"p3\">Kthesa e tij n\u00eb rrjetet sociale pak pas nj\u00eb takimi n\u00eb Nju Jork me presidentin e Ukrain\u00ebs, Volodymyr Zelenski, ishte nj\u00eb ndryshim marramend\u00ebs. Pas takimit t\u00eb tij tre-or\u00ebsh me presidentin e Rusis\u00eb, Vladimir Putin, n\u00eb Alask\u00eb m\u00eb shum\u00eb se pes\u00eb jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, ai kishte k\u00ebmb\u00ebngulur se Zelenski do t\u00eb duhej t\u00eb p\u00ebrballej me realitetin dhe t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb marr\u00ebveshje, duke hequr dor\u00eb nga territori p\u00ebr fqinjin e tij m\u00eb t\u00eb madh dhe m\u00eb t\u00eb fort\u00eb.<\/p>\n<p class=\"p3\">Trump nuk dha asnj\u00eb arsye p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ndryshim befasues, megjith\u00ebse disa zyrtar\u00eb europian\u00eb dyshuan se, duke u distancuar nga lufta, presidenti po lante duart nga nj\u00eb konflikt q\u00eb ai dikur premtoi ta zgjidhte brenda dit\u00ebsh ose jav\u00ebsh. N\u00eb tet\u00eb muajt e tij n\u00eb detyr\u00eb, Trump ka l\u00ebvizur nga nj\u00eb pozicion n\u00eb tjetrin mbi Ukrain\u00ebn.<\/p>\n<p class=\"p3\">N\u00eb shkurt, ai e qortoi Zelenskin p\u00ebr k\u00ebmb\u00ebnguljen p\u00ebr ndihm\u00eb amerikane, duke i b\u00ebrtitur n\u00eb Zyr\u00ebn Ovale:<em> \u201cTi nuk i ke letrat.\u201d<\/em> N\u00eb pranver\u00eb, ai e mori me t\u00eb mira Putinin, duke e p\u00ebrjashtuar nga tarifat. K\u00ebt\u00eb ver\u00eb, ai i shtriu atij tapetin e kuq n\u00eb Alask\u00eb.<\/p>\n<p class=\"p3\">Tani, ai ting\u00ebllonte sikur po rreshtohej s\u00ebrish me Ukrain\u00ebn, nd\u00ebrsa gjithashtu merrte si rol dyt\u00ebsor, duke p\u00ebrfunduar me fjal\u00ebt:<em> \u201cUroj q\u00eb t\u00eb dy vendet t\u00eb jen\u00eb mir\u00eb.\u201d\u00a0<\/em><\/p>\n<p class=\"p3\">Or\u00eb pas deklarat\u00ebs s\u00eb tij se Ukraina mund t\u00eb \u201cfitoj\u00eb<em>\u201d<\/em> mbi rus\u00ebt, ndoshta madje t\u00eb marr\u00eb tok\u00eb p\u00ebrtej kufijve t\u00eb saj, ai u kund\u00ebrshtua nga sekretari i tij i shtetit dhe k\u00ebshilltari i p\u00ebrkohsh\u00ebm i siguris\u00eb komb\u00ebtare, Marco Rubio. Rubio tha se lufta n\u00eb Ukrain\u00eb<em> \u201cnuk mund t\u00eb mbaroj\u00eb ushtarakisht\u201d<\/em> dhe parashikoi se<em> \u201cdo t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb tryez\u00ebn e negociatave,\u201d<\/em> duke pasqyruar pozicionin e m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb Trump.<\/p>\n<p class=\"p3\">N\u00eb Alask\u00eb, Trump kishte marr\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb ngjash\u00ebm, madje duke premtuar t\u00eb takohej me dy kund\u00ebrshtar\u00ebt s\u00eb bashku p\u00ebr t\u00eb hartuar nj\u00eb marr\u00ebveshje. Ai kishte hedhur posht\u00eb iden\u00eb e ushtrimit t\u00eb presionit mbi Putin p\u00ebr nj\u00eb arm\u00ebpushim, duke deklaruar se nj\u00eb marr\u00ebveshje e plot\u00eb paqeje do t\u00eb ishte m\u00eb e p\u00ebrhershme.<\/p>\n<p class=\"p3\">Me Rubion, Trump madje ishte n\u00eb bisedime me aleat\u00ebt europian\u00eb p\u00ebr krijimin e nj\u00eb lloj force sigurie pas-marr\u00ebveshjeje p\u00ebr Ukrain\u00ebn, nj\u00eb q\u00eb ai tha se mund t\u00eb p\u00ebrfshinte mb\u00ebshtetje ajrore amerikane, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur nj\u00eb<em> \u201czon\u00eb pa fluturime\u201d<\/em> mbi Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p class=\"p3\">Por t\u00eb mart\u00ebn, pas fjalimit t\u00eb tij pothuajse nj\u00eb or\u00eb n\u00eb Kombet e Bashkuara n\u00eb t\u00eb cilin ai vet\u00ebm preku shkurtimisht konfliktin n\u00eb Ukrain\u00eb, q\u00eb ka p\u00ebrfshir\u00eb zyrtar\u00ebt amerikan\u00eb t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare q\u00eb nga pushtimi rus n\u00eb shkurt 2022, Trump hoqi dor\u00eb nga ajo strategji.<\/p>\n<p class=\"p3\">Qart\u00ebsisht i irrituar me Putin, i cili e turp\u00ebroi duke mos e zbatuar kurr\u00eb procesin e paqes q\u00eb Trump k\u00ebmb\u00ebnguli se ata kishin r\u00ebn\u00eb dakord, Trump shkroi nj\u00eb postim t\u00eb gjat\u00eb mbi v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb ekonomike dhe strategjike t\u00eb Rusis\u00eb.<em> \u201cRusia ka qen\u00eb duke luftuar pa q\u00ebllim p\u00ebr tre vjet e gjysm\u00eb nj\u00eb Luft\u00eb q\u00eb nj\u00eb Fuqi e V\u00ebrtet\u00eb Ushtarake do ta kishte fituar p\u00ebr m\u00eb pak se nj\u00eb jav\u00eb,\u201d<\/em> tha ai, duke p\u00ebrdorur kapitalizimin e tij karakteristik. <em>\u201cKjo nuk e dallon (b\u00ebn t\u00eb shk\u00eblqej\u00eb) Rusin\u00eb.\u201d\u00a0<\/em><\/p>\n<p class=\"p3\">Ai shtoi se forcat e Putin ishin nj\u00eb <em>\u201ctig\u00ebr prej letre\u201d, <\/em>e kund\u00ebrta e asaj se si e kishte p\u00ebrshkruar m\u00eb par\u00eb kombin me arm\u00eb b\u00ebrthamore. Ai gjithashtu shkroi p\u00ebr radh\u00ebt e gjata p\u00ebr benzin\u00eb dhe shumat e m\u00ebdha t\u00eb parave q\u00eb po shpenzohen nga Rusia p\u00ebr luft\u00ebn.<em> \u201cPutin dhe Rusia jan\u00eb n\u00eb TELASHE t\u00eb M\u00cbDHA ekonomike,\u201d<\/em> tha ai.<\/p>\n<p class=\"p3\">Por e gjitha kjo ishte e v\u00ebrtet\u00eb para takimit n\u00eb Alask\u00eb. Dhe Trump kurr\u00eb nuk shpjegoi pse ai tani besonte se Ukraina, e cila vazhdimisht ka humbur sasi modeste territori ndaj trupave ruse gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar, do t\u00eb ishte papritmas n\u00eb gjendje t\u2019i rikthej\u00eb ato.<\/p>\n<p class=\"p3\">Si\u00e7 vuri n\u00eb dukje nj\u00eb oficer i lart\u00eb ushtarak i NATO-s n\u00eb Nju Jork p\u00ebr takimet e Kombeve t\u00eb Bashkuara, Ukraina nuk ishte n\u00eb gjendje t\u00eb fitonte terren kur ndihma amerikane p\u00ebr vendin ishte n\u00eb kulm, dhe rus\u00ebt nuk kishin grumbulluar nj\u00eb forc\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p class=\"p3\">As Trump nuk ofroi t\u00eb rikthente dhjet\u00ebra miliarda dollar\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb ushtarake amerikane, duke th\u00ebn\u00eb thjesht: <em>\u201cNe do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u2019i furnizojm\u00eb arm\u00eb NATO-s q\u00eb NATO t\u00eb b\u00ebj\u00eb at\u00eb q\u00eb d\u00ebshiron me to.\u201d\u00a0<\/em><\/p>\n<p class=\"p3\">Nd\u00ebrsa deklarata e Trump e b\u00ebri t\u00eb ting\u00ebllonte sikur Shtetet e Bashkuara dhe NATO veprojn\u00eb me logjik\u00ebn e tyre, realiteti \u00ebsht\u00eb m\u00eb i nd\u00ebrlikuar. Forcat ushtarake t\u00eb NATO-s komandohen nga nj\u00eb gjeneral amerikan q\u00eb gjithashtu ka titullin Komandanti Suprem Aleat i Evrop\u00ebs, nj\u00eb post aktualisht i mbajtur nga Gjenerali Alexus G. Grynkewich.<\/p>\n<p class=\"p3\">Por vendimet p\u00ebr sa do t\u00eb shpenzohet p\u00ebr armatosjen e Ukrain\u00ebs do t\u00eb ndikohen fuqish\u00ebm nga fuqit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha europiane n\u00eb aleanc\u00ebn e NATO-s, t\u00eb udh\u00ebhequra nga Britania, Franca dhe Gjermania, dhe nga sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i NATO-s, Mark Rutte.<\/p>\n<p class=\"p3\">Zelenski, duke folur n\u00eb Kombet e Bashkuara, vendosi se strategjia e tij m\u00eb e mir\u00eb ishte t\u00eb mir\u00ebpriste lajmin dhe t\u00eb lavd\u00ebronte Trump, me t\u00eb cilin ai pati nj\u00eb p\u00ebrplasje t\u00eb famshme para kamerave n\u00eb shkurt. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Trump dhe z\u00ebvend\u00ebspresidenti JD Vance i kishin b\u00ebrtitur atij p\u00ebr munges\u00eb mir\u00ebnjohjeje ndaj Shteteve t\u00eb Bashkuara. Tani, Zelenski tha p\u00ebr Trump:<em> \u201cMendoj se ai tani \u00ebsht\u00eb m\u00eb pran\u00eb situat\u00ebs.\u201d\u00a0<\/em><\/p>\n<p class=\"p3\">Duke folur n\u00eb anglisht me gazetar\u00ebt, Zelenski e quajti z. Trump nj\u00eb<em> \u201cndryshues loje\u201d.\u00a0<\/em><\/p>\n<p class=\"p3\">Mund t\u00eb duhen muaj para se t\u00eb b\u00ebhet e qart\u00eb n\u00ebse deklarata e Trump p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb ndryshues loje dhe p\u00ebr cil\u00ebn pal\u00eb n\u00eb konfliktin brutal. Dhe ka skenar\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt Shtetet e Bashkuara mund t\u00eb p\u00ebrfshihen ende n\u00eb konflikt.<\/p>\n<p class=\"p3\">P\u00ebr shembull, Trump t\u00eb mart\u00ebn tha se vendet e NATO-s kishin t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb rr\u00ebzonin avion\u00eb ushtarak\u00eb rus\u00eb q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e tyre ajrore. N\u00eb Estoni jav\u00ebn e kaluar, avion\u00eb luftarak\u00eb rus\u00eb q\u00ebndruan 12 minuta mbi vendin e vog\u00ebl. Disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, dron\u00eb rus\u00eb fluturuan thell\u00eb n\u00eb Poloni, nj\u00eb ngjarje q\u00eb Trump sugjeroi shpejt se mund t\u00eb kishte qen\u00eb nj\u00eb \u201c<em>gabim<\/em>,\u201d vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019u kund\u00ebrshtuar nga presidenti i Franc\u00ebs, Emmanuel Macron.<\/p>\n<p class=\"p3\">Por kur Trump u pyet nga gazetar\u00ebt n\u00ebse ai do t\u00eb mb\u00ebshteste aleat\u00ebt e tij n\u00ebse ata do t\u00eb p\u00ebrballeshin me nj\u00eb luft\u00eb ajrore mbi territorin e NATO-s, ai tha se<em> \u201cvaret nga rrethanat.\u201d\u00a0<\/em><\/p>\n<h4><em><strong>Lexo m\u00eb tej:\u00a0<a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/09\/24\/gishtin-ne-kembez-nato-perpiqet-te-gjeje-zgjidhje-per-provokimet-ruse-mbi-europe\/\">Gishtin n\u00eb k\u00ebmb\u00ebz: NATO p\u00ebrpiqet t\u00eb gjej\u00eb zgjidhje p\u00ebr provokimet ruse mbi Europ\u00eb<\/a>\u00a0<\/strong><\/em><\/h4>\n<p class=\"p3\">Nj\u00eb nga shum\u00eb t\u00eb panjohurat tani \u00ebsht\u00eb se si do t\u00eb reagoj\u00eb Putin ndaj ndryshimit t\u00eb Trump. Ai qart\u00ebsisht kishte llogaritur, pas takimit t\u00eb Alask\u00ebs, se presidenti nuk kishte d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr nj\u00eb konflikt t\u00eb vazhduesh\u00ebm dhe asnj\u00eb interes p\u00ebr t\u00eb dhuruar miliarda t\u00eb tjera p\u00ebr kauz\u00ebn ukrainase ose p\u00ebr t\u00eb lejuar q\u00eb ushtar\u00eb amerikan\u00eb t\u00eb bashkoheshin me nj\u00eb forc\u00eb paqeruajt\u00ebse t\u00eb NATO-s.<\/p>\n<p class=\"p3\">K\u00ebshtu q\u00eb ai mund t\u00eb gjej\u00eb ngush\u00ebllim n\u00eb t\u00ebrheqjen e Trump, edhe n\u00ebse presidenti amerikan n\u00eb fund po shpreh nj\u00ebfar\u00eb mb\u00ebshtetjeje p\u00ebr Ukrain\u00ebn. Ose, Putin mund t\u00eb vendos\u00eb t\u00eb rris\u00eb sulmet dhe k\u00ebrc\u00ebnimet e tij, duke llogaritur se koha dhe masa do t\u00eb favorizojn\u00eb Rusin\u00eb.<\/p>\n<p>The New York Times, p\u00ebrgatiti n\u00eb shqip <strong>\u00a9LAPSI.AL\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/09\/24\/trump-ben-nje-piruete-te-forte-ukraina-mund-ta-fitoje-luften-ndaj-rusise\/\">Trump b\u00ebn nj\u00eb piruet\u00eb t\u00eb fort\u00eb: Ukraina mund ta fitoj\u00eb luft\u00ebn ndaj Rusis\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti Trump u t\u00ebrhoq nga nj\u00eb prej \u00e7\u00ebshtjeve kryesore t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb presidenc\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb mart\u00ebn, duke braktisur k\u00ebmb\u00ebnguljen e tij q\u00eb Ukraina t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga toka p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje paqeje me Rusin\u00eb dhe, n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, duke deklaruar se Ukraina, me mb\u00ebshtetjen e Europ\u00ebs, ishte \u201cn\u00eb nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-42466","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42466","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42466"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42466\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42466"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42466"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42466"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}