{"id":42422,"date":"2025-09-24T13:48:24","date_gmt":"2025-09-24T13:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/24\/nikolin-janina-i-porcelanosa-thirret-nga-gjykata-spanjolle-per-trafikun-e-54-kg-heroine-jam-profesor\/"},"modified":"2025-09-24T13:48:24","modified_gmt":"2025-09-24T13:48:24","slug":"nikolin-janina-i-porcelanosa-thirret-nga-gjykata-spanjolle-per-trafikun-e-54-kg-heroine-jam-profesor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/24\/nikolin-janina-i-porcelanosa-thirret-nga-gjykata-spanjolle-per-trafikun-e-54-kg-heroine-jam-profesor\/","title":{"rendered":"Nikolin Janina i \u201cPorcelanosa\u201d thirret nga gjykata spanjolle p\u00ebr trafikun e 54 kg heroin\u00eb: Jam profesor"},"content":{"rendered":"<p>Rreth dy vjet pas ekstradimit \u201cpa buj\u00eb\u201d, pronari i kompanis\u00eb shqiptare \u201cPorcelanosa\u201d, Nikolin Janina, u paraqit para n\u00eb gjykat\u00ebn e Pontevedr\u00ebs n\u00eb Spanj\u00eb, ku \u00ebsht\u00eb i akuzuar si an\u00ebtar drejtues i nj\u00eb grupi kriminal p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr trafikimin e t\u00eb pakt\u00ebn 54 kilogram l\u00ebnd\u00eb narkotike t\u00eb forta n\u00eb vendin iberik.<\/p>\n<p>Janina deklaroi para gjykat\u00ebs se ishte nj\u00eb profesor matematike n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs dhe se ai kishte pasur takime rast\u00ebsore n\u00eb Spanj\u00eb me nj\u00eb spanjoll dhe nj\u00eb tjet\u00ebr shqiptar, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb arrestuar si pjes\u00eb e grupit q\u00eb shp\u00ebrndante heroin\u00ebn.<\/p>\n<p>Rasti p\u00ebr t\u00eb cilin po gjykohet Nikolin Janina i referohet ngjarjeve t\u00eb ndodhura n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>N\u00eb foto: Biznesmeni Nikolin Janina, para gjykat\u00ebs n\u00eb Spanj\u00eb<\/p>\n<p>N\u00eb 26 Prill t\u00eb atij viti, Policia Antidrog\u00eb e rajonit t\u00eb Pontevedra, n\u00eb Spanj\u00eb, shkat\u00ebrroi nj\u00eb grup kriminal q\u00eb trafikonte l\u00ebnd\u00eb narkotike. N\u00eb bordin e nj\u00eb automjeti \u201cPorche Cayenne\u201d, t\u00eb drejtuar nga shtetasi shqiptar, i identifikuar si Rinush G., u gjet rreth 54 kilogram\u00eb heroin\u00eb. N\u00eb momentin e operacionit, sasia e heroin\u00ebs s\u00eb gjetur u konsiderua m\u00eb e madhja e kapur p\u00ebr at\u00eb vit n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Europ\u00ebn. Sipas policis\u00eb spanjolle, nj\u00eb nd\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb episod trafiku ishte edhe shtetasi spanjoll, Castor G.<\/p>\n<p>Policia spanjolle arriti t\u00eb arrestonte n\u00eb total 6 persona, t\u00eb dyshuar si t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb linj\u00eb trafiku nga Europa Qendrore drejt gadishullit iberik. Personi ky\u00e7, i konsideruar n\u00eb mediat spanjolle edhe si \u201ckoka e grupit kriminal\u201d, shqiptari Nikolin Janina, i shp\u00ebtoi operacionit, pasi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb gjendej n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Nikolin Janina deklaroi s\u00eb fundmi para gjykat\u00ebs spanjolle se i njihte dy personat, Castor G. Dhe shqiptarin Rinush G. Sipas tij, kontaktet nuk kishin aspak lidhje me trafikun e drog\u00ebs, por me aktivitetin e tij t\u00eb ligjsh\u00ebm tregtar t\u00eb tregtis\u00eb s\u00eb hidrosanitareve.<\/p>\n<p><strong>Si u zbulua grupi kriminal<\/strong><\/p>\n<p>\u201c<strong><em>Boldnews.al<\/em><\/strong>\u201d ka hulumtuar mbi raportimet e mediave spanjolle mbi arrestimin dhe ecurin\u00eb e hetimeve ndaj t\u00eb asht\u00ebquajturit \u201c<em>grup kriminal me Porche Cayenne<\/em>\u201d. Grupi u em\u00ebrtua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb pasi p\u00ebrdorte makinat e shtrenjta p\u00ebr trafikimin e heroin\u00ebs nga vende t\u00eb ndryshme t\u00eb Europ\u00ebs drejt Spanj\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas dokumentave hetimore t\u00eb Policis\u00eb dhe Prokuroris\u00eb spanjolle, rezulton se, m\u00eb 24 shkurt 2016, shqiptari Rinush G. u nis me nj\u00eb Porsche Cayenne nga Barcelona n\u00eb Gjermani. M\u00eb 18 mars ai l\u00ebvizi drejt Holand\u00ebs p\u00ebr t\u00eb siguruar l\u00ebnd\u00eb narkotike heroin\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo l\u00ebnd\u00eb narkotike-sipas hetimit-do t\u2019i dor\u00ebzohej spanjollit Castor Manugel G.G dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, Maria del Carmen C.D. Vendi i dor\u00ebzimit ishte caktuar pran\u00eb nj\u00eb hoteli n\u00eb qytetin Tui, ku shqiptari Rinush G. mb\u00ebrriti m\u00eb 19 mars.<\/p>\n<p>Por, nj\u00eb nd\u00ebrhyrje nga Policia Komb\u00ebtare Spanjolle prishi q\u00ebllimet e band\u00ebs, duke sekuestruar drog\u00ebn e fshehur n\u00eb nj\u00eb ndarje automjeti. Aty u gjet\u00ebn 54 pako cilindrike q\u00eb p\u00ebrmbanin 53 kilogram\u00eb e 771 gram\u00eb heroin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb foto: L\u00ebnda narkotike heroin\u00eb, e kapur n\u00eb vitin 2016<\/p>\n<p>Pas arrestimit n\u00eb flagranc\u00eb t\u00eb tre personave, Policia spanjolle vijoi operacionin, duke arrestuar edhe tre shtetas t\u00eb tjer\u00eb- shqiptarin Sokol R. i cili konsideroj si p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr mbajtjen e shumave t\u00eb parave dhe dy spanjoll\u00ebt e tjer\u00eb, Jose R.R dhe Marcos Antonio G.B.<\/p>\n<p><strong>Prokuroria sqaron rolin e Nikolin Janin\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb dosjen gjyq\u00ebsore q\u00eb Prokuroria e Ponteverde paraqiti para Gjykat\u00ebs s\u00eb Porrinos jepen t\u00eb dh\u00ebna mbi m\u00ebnyr\u00ebn e organizimit dhe funksionimit t\u00eb grupit kriminal.<\/p>\n<p>Prokuroria p\u00ebrshkruan se gjasht\u00eb t\u00eb arrestuarit, s\u00eb bashku me personin e arratisur (Nikolin Janina), ishin pjes\u00eb e \u201cnj\u00eb organizate kriminale\u201d, q\u00ebllimi i s\u00eb cil\u00ebs ishte \u201c<em>futja n\u00eb Spanj\u00eb dhe m\u00eb pas shitja mes konsumator\u00ebve<\/em>\u201d e heroin\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas prokuroris\u00eb, ata kishin \u201cnj\u00eb struktur\u00eb hierarkike\u201d me \u201cndarje rolesh dhe funksionesh\u201d.<\/p>\n<p>Nga nj\u00ebra an\u00eb ishte dega shqiptare, me kryetar Janin\u00ebn dhe dy an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb: Sokol R., \u201c<em>p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr marrjen e d\u00ebrgesave t\u00eb rregullta t\u00eb parave<\/em>\u201d nga shitja p\u00ebrfundimtare e drog\u00ebs n\u00eb provinc\u00ebn e Pontevedra; dhe Rinush G., i cili, sipas prokurorit, ka qen\u00eb ai q\u00eb ka transportuar drog\u00ebn me makin\u00eb nga Evropa Qendrore n\u00eb Galicia.<\/p>\n<p>N\u00eb foto: Kompania e hidrosanitareve, \u201cPorcelanosa\u201d, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Nikolin Janin\u00ebs<\/p>\n<p>Nga ana spanjolle, vler\u00ebsohet se personi ky\u00e7 ishte Castor Manuel.<\/p>\n<p>Funksioni i tij, sipas Prokuroris\u00eb, ishte t\u00eb shp\u00ebrndante heroin\u00ebn q\u00eb rrjeti i d\u00ebrgoi n\u00eb provinc\u00ebn e Pontevedras, p\u00ebr t\u00eb mbledhur m\u00eb von\u00eb pages\u00ebn p\u00ebr drog\u00ebn nga \u201cshkall\u00ebt e ul\u00ebta\u201d dhe p\u00ebr t\u2019i \u00e7uar parat\u00eb n\u00eb Barcelon\u00eb, p\u00ebr t\u2019i dor\u00ebzuar n\u00eb \u201ckupol\u00eb\u201d t\u00eb rrjetit.<\/p>\n<p>Gruaja e tij e shoq\u00ebronte n\u00eb takime. Roli i saj ishte gjithashtu t\u00eb \u201ckrijonte nj\u00eb pamje t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb dhe normaliteti\u201d n\u00eb ato udh\u00ebtime dhe takime. Dy t\u00eb pandehurit e tjer\u00eb shp\u00ebrndanin heroin\u00ebn \u201cnd\u00ebr shit\u00ebsit e fundit me pakic\u00eb t\u00eb substanc\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p><strong>Arrestimi dhe ekstradimi<\/strong><\/p>\n<p>Janina, nj\u00eb biznesmen i fuqish\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, i cili ka n\u00eb pron\u00ebsi kompanin\u00eb \u201cPorcelanosa\u201d, u arrestua n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb vitin 2016, n\u00eb zbatim t\u00eb nj\u00eb urdh\u00ebr k\u00ebrkimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb l\u00ebshuar nga autoritetet spanjolle. Por, fillimisht, ai u la i lir\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb nj\u00eb Marr\u00ebveshjeje ekstradimi mes Spanj\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, Prokuroria e P\u00ebrgjithshme i k\u00ebrkoi Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb t\u00eb komunikonte me autoritetet spanjolle, ku t\u2019i njoftonte p\u00ebr penges\u00ebn ligjore p\u00ebr ekstradimin e Nikolin Janin\u00ebs, si edhe p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb dosja gjyq\u00ebsore ndaj bosit t\u00eb \u201cPorcelanosa-s\u201d t\u00eb transferohej p\u00ebr gjykim n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet komunikimit n\u00eb rrug\u00eb diplomatike, gjykata e Porrinos n\u00eb Spanj\u00eb njoftoi autoritetet shqiptare q\u00eb nuk mund t\u00eb kryhej transferimi i dosjes gjyq\u00ebsore t\u00eb Nikolin Janin\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, pasi ai po hetohej n\u00eb Spanj\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb grupi kriminal, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga t\u00eb pakt\u00ebn 25 persona.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb ng\u00ebr\u00e7it ligjor, \u00e7\u00ebshtja e Nikolin Janin\u00ebs mbeti pezull. Rasti i tij nuk iu p\u00ebrcoll gjykat\u00ebs p\u00ebr shkak se nuk kishte parashikim ligjor p\u00ebr ekstradimin e tij drejt Spanj\u00ebs, si edhe dosja hetimore ndaj tij nuk iu dor\u00ebzua autoriteteve shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00eb mars t\u00eb vitit 2022, Parlamenti ratifikoi Protokollin Shtes\u00eb t\u00eb Konvent\u00ebs p\u00ebr Ekstradimet mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Spanj\u00ebs. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj Marr\u00ebveshjeje, iu hap rruga ekstradimit t\u00eb shtetasve shqiptar\u00eb drejt Spanj\u00ebs dhe anasjelltas.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja p\u00ebrfshinte ekstradimet edhe t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb personave, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt ishte l\u00ebshuar urdh\u00ebr arresti para hyrjes s\u00eb saj n\u00eb fuqi, por q\u00eb nuk ishte k\u00ebrkuar dhe nuk kishte pasur m\u00eb par\u00eb procedur\u00eb gjyq\u00ebsore ekstradimi.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb Marr\u00ebveshjes, autoritetet spanjolle dor\u00ebzuan drejt homolog\u00ebve t\u00eb tyre n\u00eb Tiran\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr ekstradimin e nj\u00eb numri t\u00eb konsideruesh\u00ebm shtetasish shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr k\u00ebto k\u00ebrkesa ishte ri-aktivizimi i urdh\u00ebr-k\u00ebrkimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr efekt ekstradimi p\u00ebr Nikolin Janin\u00ebn<\/p>\n<p>N\u00eb foto: Gjykata e Lart\u00eb shqyrtoi ekstradimin e Janin\u00ebs n\u00eb Qershor 2023<\/p>\n<p>Ai u arrestua s\u00ebrish n\u00eb Maj t\u00eb vitit 2022, p\u00ebr llogari t\u00eb autoriteteve spanjolle. Gjykata e Tiran\u00ebs vendosi fillimisht mas\u00ebn e sigurimit 40-ditor, n\u00eb pritje t\u00eb dokumentave t\u00eb plot\u00eb nga Spanja. Masa u konfirmua edhe nga Gjykata e Apelit n\u00eb fund t\u00eb Majit 2022.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb shtator t\u00eb atij viti, gjyqtari i Tiran\u00ebs, Artan Gjermeni, pranoi k\u00ebrkes\u00ebn e Nikolin Janin\u00ebs dhe zbuti mas\u00ebn e sigurimit, duke e vendosur n\u00eb \u201carrest sht\u00ebpie\u201d. Ky vendim ishte nd\u00ebr t\u00eb fundit e Gjermenit, para se ai t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb, n\u00eb mesin e shtatorit 2022.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs kishte nisur edhe procesi gjyq\u00ebsor i themelit, p\u00ebr lejimin e ekstradimit.<\/p>\n<p>Gjykata e kryeqytetit, n\u00eb Tetor t\u00eb vitit 2022, vendosi lejimin e ekstradimit t\u00eb Nikolin Janin\u00ebs drejt Spanj\u00ebs, pavar\u00ebsisht kund\u00ebrshtive t\u00eb avokat\u00ebve t\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebt pretenduan se kjo \u00e7\u00ebshtje ishte shqyrtuar edhe m\u00eb par\u00eb, n\u00eb episodin e vitit 2016.<\/p>\n<p>Togat e zeza t\u00eb Tiran\u00ebs vler\u00ebsuan se dosja e Nikolin Janin\u00ebs nuk ishte shqyrtuar m\u00eb par\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb. Referuar t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare, gjykata konstatoi se vendimi p\u00ebr mos-ekstradimin e Janin\u00ebs n\u00eb vitin 2016 ishte nj\u00eb vendimmarrje e Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme dhe Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb Marr\u00ebveshjes, dhe se ai rast nuk kishte kaluar n\u00eb proces gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Biznesmeni ankimoi vendimin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit. Kjo e fundit, n\u00eb 1 Mars 2023, vendosi t\u00eb pranonte k\u00ebrkes\u00ebn e biznesmenit, duke refuzuar lejimin e ekstradimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr Gjykat\u00ebn e Apelit ishin t\u00eb pranueshme argumentat e mbrojtjes, sipas t\u00eb cilave \u00e7\u00ebshtja e ekstradimit t\u00eb tij ishte shqyrtuar m\u00eb par\u00eb dhe nuk mund t\u00eb p\u00ebrballej dy her\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat fakte penale.<\/p>\n<p>Rasti iu dor\u00ebzua Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb rekursit t\u00eb Prokuroris\u00eb. Kolegji Penal i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, n\u00eb 15 qershor 2023, vendosi p\u00ebrfundimisht p\u00ebr ekstradimin e Nikolin Janin\u00ebs drejt Spanj\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjith\u00ebsesi, treshja gjykues e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb nuk kishte q\u00ebndrim unison. Dy gjyqtar\u00ebt n\u00eb favor t\u00eb ekstradimit ishin Albana Boksi dhe Medi Bici.<\/p>\n<p>N\u00eb foto: Gjykata e Lart\u00eb lejoi ekstradimin e Janin\u00ebs drejt Spanj\u00ebs<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa kryesuesi i trup\u00ebs gjykuese, Ilir Panda, u shpreh kund\u00ebr ekstradimit t\u00eb tij. Megjithat\u00eb, vota e tij ishte thjesht \u201cstatistik\u00ebs\u201d, pasi vendimi p\u00ebrfundimtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb ishte lejimi i ekstradimit t\u00eb Nikolin Janin\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij vendimi, oficer\u00ebt e Interpol Tirana kan\u00eb kryer procedurat dhe e d\u00ebrguan biznesmenin e \u201cPorcelanosa-s\u201d drejt autoriteteve spanjolle, ku p\u00ebrballet me akuzat e trafikut t\u00eb narkotik\u00ebve.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/boldnews.al\/2025\/09\/24\/jam-profesor-nikolin-janina-i-porcelanosa-thirret-nga-gjykata-spanjolle-per-trafikun-e-54-kg-heroine\/\">\/Boldnews.al\/<\/a><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/nikolin-janina-i-porcelanosa-thirret-nga-gjykata-spanjolle-per-trafikun-e-54-kg-heroine-jam-profesor\/\">Nikolin Janina i \u201cPorcelanosa\u201d thirret nga gjykata spanjolle p\u00ebr trafikun e 54 kg heroin\u00eb: Jam profesor<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rreth dy vjet pas ekstradimit \u201cpa buj\u00eb\u201d, pronari i kompanis\u00eb shqiptare \u201cPorcelanosa\u201d, Nikolin Janina, u paraqit para n\u00eb gjykat\u00ebn e Pontevedr\u00ebs n\u00eb Spanj\u00eb, ku \u00ebsht\u00eb i akuzuar si an\u00ebtar drejtues i nj\u00eb grupi kriminal p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr trafikimin e t\u00eb pakt\u00ebn 54 kilogram l\u00ebnd\u00eb narkotike t\u00eb forta n\u00eb vendin iberik. Janina deklaroi para gjykat\u00ebs se ishte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-42422","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42422","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42422"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42422\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42422"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42422"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42422"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}