{"id":42417,"date":"2025-09-24T12:26:20","date_gmt":"2025-09-24T12:26:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/24\/birn-shkarkimi-nga-bashkia-duket-se-i-jep-fund-karrieres-politike-te-erion-veliajt\/"},"modified":"2025-09-24T12:26:20","modified_gmt":"2025-09-24T12:26:20","slug":"birn-shkarkimi-nga-bashkia-duket-se-i-jep-fund-karrieres-politike-te-erion-veliajt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/24\/birn-shkarkimi-nga-bashkia-duket-se-i-jep-fund-karrieres-politike-te-erion-veliajt\/","title":{"rendered":"BIRN: Shkarkimi nga Bashkia duket se i jep fund karrier\u00ebs politike t\u00eb Erion Veliajt"},"content":{"rendered":"<p>M\u00eb shum\u00eb se shtat\u00eb muaj pas arrestimit t\u00eb tij, Erion Veliaj u shkarkua nga posti i kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs t\u00eb mart\u00ebn nga K\u00ebshilli Bashkiak i qytetit, n\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje q\u00eb do t\u00eb sjell\u00eb zgjedhje t\u00eb reja p\u00ebr kryetar bashkie dhe q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb tjet\u00ebr goditje p\u00ebr karrier\u00ebn e nj\u00eb politikani, q\u00eb dikur shihej si nj\u00eb pretendent i mundsh\u00ebm p\u00ebr drejtimin e Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb shfaqje t\u00eb rrall\u00eb konsensusi, Partia Socialiste n\u00eb pushtet dhe Partia Demokratike n\u00eb opozit\u00eb votuan n\u00eb favor t\u00eb shkarkimit t\u00eb Veliajt t\u00eb mart\u00ebn. K\u00ebshilli Bashkiak veproi mbi baz\u00ebn e nj\u00eb k\u00ebrkese t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb dhe lideri i socialist\u00ebve, Edi Rama. Kur shpalli nism\u00ebn dy jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, Rama prezantoi gjithashtu ish-Ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, si kandidate p\u00ebr postin e kryetares s\u00eb bashkis\u00eb.<\/p>\n<p>Credins Bank oferte per pajisje me POS<br \/>\nGjat\u00eb seanc\u00ebs, deputeti i opozit\u00ebs Dorian Teliti kritikoi procesin, duke th\u00ebn\u00eb: \u201ck\u00ebrkuam q\u00eb kryetari i Bashkis\u00eb t\u00eb d\u00ebgjohej sot. Edhe nj\u00eb i d\u00ebnuar me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm e ka k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb.\u201d Ai theksoi megjithat\u00eb se opozita e kishte k\u00ebrkuar shkarkimin e Veliajt prej kat\u00ebr muajsh.<\/p>\n<p>Duke drejtuar seanc\u00ebn, k\u00ebshilltarja socialiste Megi Fino tha se kjo l\u00ebvizje pasqyronte \u201cnj\u00eb nevoj\u00eb urgjente p\u00ebr lidership t\u00eb ri\u201d dhe nuk p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb pranim faji n\u00eb procesin penal n\u00eb vijim kund\u00ebr Veliajt, p\u00ebr t\u00eb cilin ajo tha se \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e gjykatave ta vendosin.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt thon\u00eb se Veliaj e ka humbur r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e tij politike dhe e ka par\u00eb karrier\u00ebn e tij t\u00eb shembet q\u00eb prej muajit shkurt, kur prokuror\u00ebt i trokit\u00ebn n\u00eb zyr\u00eb dhe e shoq\u00ebruan p\u00ebr n\u00eb paraburgim.<\/p>\n<p>\u201cVeliaj nuk e dha dor\u00ebheqjen si kryetar bashkie sepse shpreson t\u00eb rikthehet n\u00eb detyr\u00eb her\u00ebt a von\u00eb, por sepse k\u00ebrkon t\u00eb mbrohet politikisht p\u00ebrball\u00eb hetimeve,\u201d tha p\u00ebr BIRN analisti politik n\u00eb Tiran\u00eb, Ergys M\u00ebrtiri.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, ai ka tentuar t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb prokuror\u00ebt, t\u2019i intimidoj\u00eb ata, t\u00eb pengoj\u00eb hetimet p\u00ebrmes shfaqjes si nj\u00eb njeri me pushtet,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Veliaj ndodhet n\u00eb qeli q\u00eb nga arrestimi i tij m\u00eb 10 shkurt dhe nuk mund t\u00eb ushtroj\u00eb detyr\u00ebn e tij. Ai akuzohet p\u00ebr korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.<\/p>\n<p>Veliaj i ka mohuar akuzat dhe ka pretenduar se arrestimi i tij ka qen\u00eb i padrejt\u00eb dhe i pabazuar. N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr d\u00ebrguar K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, ai k\u00ebrkoi t\u00eb ishte i pranish\u00ebm gjat\u00eb mbledhjes p\u00ebr shkarkimin e tij, por k\u00ebrkesa iu refuzua t\u00eb mart\u00ebn, kur Komisioni i \u00c7\u00ebshtjeve Ligjore i bashkis\u00eb vendosi ta vendos\u00eb shkarkimin n\u00eb rend dite.<\/p>\n<p>Veliaj pretendoi se nuk ishte informuar zyrtarisht p\u00ebr nism\u00ebn p\u00ebr shkarkimin e tij.<\/p>\n<p>\u201cEdhe sot, nj\u00eb dit\u00eb para vendimit t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak, nuk jam informuar zyrtarisht nga ky k\u00ebshill p\u00ebr mbajtjen e nj\u00eb mbledhjeje n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb merret nj\u00eb vendim lidhur me shkarkimin tim si Kryetar Bashkie,\u201d tha Veliaj.<\/p>\n<p>\u201cNuk m\u00eb \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsia t\u00eb mbroj veten, t\u00eb jap shpjegime dhe t\u00eb d\u00ebgjohem nga ky organ kolegjial, as fizikisht, as me shkrim, ve\u00e7an\u00ebrisht kur, duke qen\u00eb n\u00eb paraburgim, mund\u00ebsit\u00eb e mia jan\u00eb t\u00eb kufizuara,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Veliaj hyri n\u00eb politik\u00eb pas disa vitesh aktivizmi, duke themeluar G-99, nj\u00eb parti q\u00eb nuk arriti t\u00eb fitoj\u00eb mb\u00ebshtetje n\u00eb zgjedhjet e vitit 2009. M\u00eb pas iu bashkua Partis\u00eb Socialiste kur kjo e fundit ishte n\u00eb opozit\u00eb.<\/p>\n<p>Ai u b\u00eb minist\u00ebr n\u00eb vitin 2013 dhe kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb vitin 2015 \u2014 \u00e7mimi m\u00eb i madh n\u00eb politik\u00ebn shqiptare q\u00eb mund t\u00eb \u00ebnd\u00ebrroj\u00eb nj\u00eb politikan i ri \u2014 nj\u00eb pozicion i fuqish\u00ebm, i lakmuar dhe me pak mekanizma kontrolli.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb nj\u00eb dekade n\u00eb pushtet n\u00eb Tiran\u00eb, ai p\u00ebrjetoi momente t\u00eb v\u00ebshtira, p\u00ebrfshir\u00eb disa hetime ku prokuror\u00ebt nuk arrit\u00ebn t\u00eb gjenin prova p\u00ebr korrupsion apo abuzim me pushtetin.<\/p>\n<p>Pozicioni i Veliajt n\u00eb Partin\u00eb Socialiste si pasardh\u00ebs i mundsh\u00ebm i Ram\u00ebs u forcua pas r\u00ebnies n\u00eb vitin 2017 t\u00eb Saimir Tahirit, nj\u00eb prej rival\u00ebve t\u00eb tij kryesor\u00eb. Problemet e Tahirit nis\u00ebn kur autoritetet italiane zbuluan nj\u00eb rrjet trafiku kanabisi nga Shqip\u00ebria q\u00eb, sipas dyshimeve, kishte mb\u00ebshtetjen e tij.<\/p>\n<p>Ai vuajti d\u00ebnimin n\u00eb burg p\u00ebr akuz\u00ebn e shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs, por u shpall i pafajsh\u00ebm p\u00ebr akuzat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb trafikut nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb drog\u00ebs. Megjithat\u00eb, karriera e tij politike p\u00ebrfundoi. Po ashtu edhe rivaliteti me Veliajn. Sot, Tahiri merret me biznese nd\u00ebrtimi, lejet e t\u00eb cilave jan\u00eb firmosur nga vet\u00eb Veliaj.<\/p>\n<p>Por rival\u00ebt e tjer\u00eb brenda Partis\u00eb Socialiste nuk u zhduk\u00ebn. Tahiri u z\u00ebvend\u00ebsua nga t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb korrik 2023, nj\u00eb email komprometues mb\u00ebrriti n\u00eb post\u00ebn elektronike t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (SPAK), q\u00eb p\u00ebrmbante informacion implikues.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, Veliaj u thirr p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb n\u00eb pyetje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Mediat sugjeruan se sakt\u00ebsia e dukshme e informacionit t\u00eb d\u00ebrguar nga nj\u00eb person me pseudonimin \u201cNesti Angoni\u201d tregonte akses n\u00eb t\u00eb dh\u00ebna shtet\u00ebrore \u2014 dhe p\u00ebr pasoj\u00eb, mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb p\u00ebrplasjet brenda Partis\u00eb Socialiste n\u00eb pushtet ta kishin futur Veliajn n\u00eb telashe.<\/p>\n<p>Legjislacioni shqiptar parashikon tre skenar\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt nj\u00eb kryetar bashkie mund t\u00eb shkarkohet \u2013 n\u00eb rast shkeljeje t\u00eb Kushtetut\u00ebs ose ligjeve, kur ka nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor p\u00ebrfundimtar kund\u00ebr tij, ose kur nuk paraqitet n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr tre muaj rresht.<\/p>\n<p>Tre muaj pas arrestimit t\u00eb Veliajt, Partia Demokratike n\u00eb opozit\u00eb k\u00ebrkoi shkarkimin e tij, por kjo k\u00ebrkes\u00eb nuk u pranua nga Partia Socialiste n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>P\u00ebr publikun shqiptar, pyetja nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebse Veliaj do t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb, por sa larg \u00ebsht\u00eb ai i gatsh\u00ebm t\u00eb shkoj\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga arrestimi, Veliaj nuk ka q\u00ebndruar i heshtur. Fillimisht, ai nisi sulmet ndaj gjyqtarit dhe prokuror\u00ebve t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb tij. M\u00eb pas, nd\u00ebrmorri nj\u00eb fushat\u00eb online p\u00ebr t\u00eb fituar simpatin\u00eb e publikut.<\/p>\n<p>Pas shkarkimit t\u00eb s\u00eb enjtes, ai mund ta \u00e7oj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, duke pretenduar se shkarkimi \u00ebsht\u00eb i paligjsh\u00ebm p\u00ebr shkak se ai nuk ishte i pranish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb paraqitur pretendimet e tij.<\/p>\n<p>\u201cMegjithat\u00eb, t\u00eb gjitha k\u00ebto duket se nuk kan\u00eb funksionuar. Ai ka mbetur n\u00eb burg, edhe pse ka apeluar n\u00eb t\u00eb gjitha shkall\u00ebt gjyq\u00ebsore,\u201d tha M\u00ebrtiri.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri beson se Veliaj do ta apeloj\u00eb shkarkimin, por kjo nuk do t\u00eb ndryshoj\u00eb asgj\u00eb dhe mund t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb fundin p\u00ebrfundimtar t\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij politike.<\/p>\n<p>\u201cSigurisht q\u00eb ai do t\u00eb vazhdoj\u00eb ta apeloj\u00eb shkarkimin, por nuk besoj se kjo do t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb efekt. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr \u2026 duket se procedura ligjore do t\u00eb shkoj\u00eb deri n\u00eb fund. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, mendoj se Veliaj ka dal\u00eb p\u00ebrfundimisht nga politika, pa asnj\u00eb mund\u00ebsi rikthimi,\u201d theksoi M\u00ebrtiri.<\/p>\n<p>Rigels Xhemollari nga organizata \u201cQ\u00ebndresa Qytetare\u201d n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb dakord se rikthimi i Veliajt n\u00eb sken\u00ebn politike \u00ebsht\u00eb i pamundur.<\/p>\n<p>\u201cFundi i tij politik ndodhi n\u00eb momentin e arrestimit dhe me ekspozimin e luksit t\u00eb familjes s\u00eb tij. Rama e kurseu p\u00ebr hir t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore dhe e mbylli [karrier\u00ebn e tij] pas zgjedhjeve t\u00eb 11 majit,\u201d tha Xhemollari p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>\u201cAi nuk do t\u00eb rikthehet kurr\u00eb m\u00eb n\u00eb sken\u00ebn politike, p\u00ebr shkak t\u00eb numrit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb veprave penale p\u00ebr t\u00eb cilat akuzohet,\u201d p\u00ebrfundoi ai.\/Reporter.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/09\/24\/birn-shkarkimi-nga-bashkia-duket-se-i-jep-fund-karrieres-politike-te-erion-veliajt\/\">BIRN: Shkarkimi nga Bashkia duket se i jep fund karrier\u00ebs politike t\u00eb Erion Veliajt<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb shum\u00eb se shtat\u00eb muaj pas arrestimit t\u00eb tij, Erion Veliaj u shkarkua nga posti i kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs t\u00eb mart\u00ebn nga K\u00ebshilli Bashkiak i qytetit, n\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje q\u00eb do t\u00eb sjell\u00eb zgjedhje t\u00eb reja p\u00ebr kryetar bashkie dhe q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb tjet\u00ebr goditje p\u00ebr karrier\u00ebn e nj\u00eb politikani, q\u00eb dikur shihej [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-42417","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42417","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42417"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42417\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42417"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42417"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42417"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}