{"id":42356,"date":"2025-09-24T08:49:05","date_gmt":"2025-09-24T08:49:05","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/24\/borrell-vetem-njohja-e-palestines-nuk-mjafton-duhen-sanksione-te-forta-ndaj-izraelit\/"},"modified":"2025-09-24T08:49:05","modified_gmt":"2025-09-24T08:49:05","slug":"borrell-vetem-njohja-e-palestines-nuk-mjafton-duhen-sanksione-te-forta-ndaj-izraelit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/24\/borrell-vetem-njohja-e-palestines-nuk-mjafton-duhen-sanksione-te-forta-ndaj-izraelit\/","title":{"rendered":"Borrell: Vet\u00ebm njohja e Palestin\u00ebs nuk mjafton, duhen sanksione t\u00eb forta ndaj Izraelit"},"content":{"rendered":"<p>Ish-p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i lart\u00eb i BE-s\u00eb p\u00ebr Politik\u00ebn e Jashtme, Josep Borrell, ka kritikuar ashp\u00ebr reagimin e Bashkimit Evropian dhe t\u00eb Per\u00ebndimit ndaj luft\u00ebs n\u00eb Gaza. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn italiane La Repubblica, Borrell u shpreh se njohja e shtetit palestinez nga disa vende per\u00ebndimore, mes tyre Franca, Mbret\u00ebria e Bashkuar dhe Kanadaja, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, por i pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb vendosen sanksione kund\u00ebr Netanyahut dhe qeveris\u00eb izraelite, ashtu si\u00e7 b\u00ebm\u00eb ndaj Afrik\u00ebs s\u00eb Jugut n\u00eb koh\u00ebn e aparteidit. Fjal\u00ebt e bukura nuk vlejn\u00eb,\u201d tha Borrell.<\/p>\n<p>Ai kritikoi vones\u00ebn e BE-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb masa konkrete, duke p\u00ebrmendur vendimin e fundit p\u00ebr pezullimin e pjessh\u00ebm t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Asociimit tregtar me Izraelin. \u201cSpanja dhe Irlanda e k\u00ebrkuan k\u00ebt\u00eb q\u00eb n\u00eb shkurt 2024, kur kishte 25 mij\u00eb t\u00eb vdekur n\u00eb Gaza. Sot jan\u00eb 65 mij\u00eb viktima. Kjo vones\u00eb ka kushtuar 40 mij\u00eb jet\u00eb,\u201d theksoi ai.<\/p>\n<p>Sipas Borrell-it, pezullimi i pjessh\u00ebm me ndikim ekonomik prej vet\u00ebm 220 milion\u00eb eurosh n\u00eb vit \u00ebsht\u00eb i pamjaftuesh\u00ebm dhe nuk e trondit qeverin\u00eb izraelite. Ai ngre pyetjen n\u00ebse do t\u00eb duhen edhe mij\u00ebra viktima t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb pezulluar t\u00ebr\u00ebsisht marr\u00ebveshjen.<\/p>\n<p>Deklaratat e Borrell-it sh\u00ebnojn\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr thirrje p\u00ebr linj\u00eb m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr ndaj Izraelit, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur lufta n\u00eb Gaza ka shkaktuar dhjet\u00ebra mij\u00ebra viktima civile dhe \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb humanitare globale.<\/p>\n<p>Artikulli i plot\u00eb i La Repubblica: <\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm numri i vendeve t\u00eb reja, dymb\u00ebdhjet\u00eb, q\u00eb tani njohin Shtetin e Palestin\u00ebs, por fakti q\u00eb jan\u00eb vende per\u00ebndimore, pra tradicionalisht mb\u00ebshtet\u00ebse t\u00eb Izraelit, si Franca, Mbret\u00ebria e Bashkuar, Kanadaja\u201d. Dhjet\u00eb muaj pas largimit nga detyra si n\u00ebnkryetar dhe P\u00ebrfaq\u00ebsues i Lart\u00eb i Bashkimit Europian p\u00ebr pun\u00ebt e jashtme, Josep Borrell, 78 vje\u00e7, e ka agjend\u00ebn plot. Dje ishte n\u00eb Trento p\u00ebr nj\u00eb leksion mbi politik\u00ebn dhe diplomacin\u00eb n\u00eb Shkoll\u00ebn e Studimeve Nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje simbolike apo do t\u00eb ket\u00eb pasoja konkrete?<\/p>\n<p>\u201cDeri m\u00eb tani fakti q\u00eb shumica e shteteve an\u00ebtare t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara kan\u00eb njohur Palestin\u00ebn nuk ka prodhuar asnj\u00eb efekt. Duhet par\u00eb n\u00ebse konferenca e Nju Jorkut mbi njohjen e Palestin\u00ebs do t\u00eb p\u00ebrkthehet n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb konkrete drejt paqes. Nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt: njohja pa veprim mbetet nj\u00eb fraz\u00eb boshe\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7far\u00eb lloj veprimesh mendoni?<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb adoptohen sanksione kund\u00ebr Netanyahu-t dhe qeveris\u00eb s\u00eb Izraelit, ashtu si\u00e7 b\u00ebm\u00eb kund\u00ebr Afrik\u00ebs s\u00eb Jugut gjat\u00eb aparteidit. Vet\u00ebm fjal\u00ebt e bukura nuk vlejn\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00ebse populli palestinez meriton t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb shtet, dhe padyshim q\u00eb e meriton, pse vendet e G7 l\u00ebviz\u00ebn vet\u00ebm pas tmerreve t\u00eb Gaz\u00ebs? A nuk shihni hipokrizi n\u00eb k\u00ebto njohje?<\/p>\n<p>\u201cPo, mund t\u00eb interpretohet k\u00ebshtu. Disa vende europiane, si Franca, kan\u00eb hezituar dhe jan\u00eb l\u00ebkundur gjithmon\u00eb. \u00cbsht\u00eb gjithashtu e mundur q\u00eb katastrofa humanitare t\u00eb cil\u00ebs po i b\u00ebhemi d\u00ebshmitar\u00eb po i detyron qeverit\u00eb t\u00eb veprojn\u00eb, t\u00eb shtyra nga opinionet e tyre publike. \u00cbsht\u00eb tragjike t\u00eb mendosh se njohja vjen me \u00e7mimin e vuajtjes s\u00eb popullit palestinez\u201d.<\/p>\n<p>Pse Gjermania dhe Italia jan\u00eb hezituese?<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e djathta dhe ekstremi i djatht\u00eb n\u00eb Europ\u00eb, si edhe vendet joliberale dhe autoritare, jan\u00eb pa kushte pro-Izrael, mjafton t\u00eb shohim Hungarin\u00eb. E majta priret t\u00eb jet\u00eb m\u00eb shum\u00eb pro-palestinez\u00ebve p\u00ebr arsye solidariteti dhe humaniteti. Gjermania \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i ve\u00e7ant\u00eb, si social-demokrat\u00ebt ashtu edhe kristiano-demokrat\u00ebt jan\u00eb pozicionuar gjithmon\u00eb pro Izraelit p\u00ebr ndjenj\u00ebn e fajit t\u00eb Holokaustit. Megjithat\u00eb gj\u00ebrat po ndryshojn\u00eb, brenda SPD-s\u00eb ka nga ata q\u00eb kritikojn\u00eb rolin q\u00eb kancelari i m\u00ebparsh\u00ebm Scholz ka luajtur n\u00eb legjislatur\u00ebn e kaluar. Sa p\u00ebr Italin\u00eb, arsyeja gjendet n\u00eb ato q\u00eb sapo thash\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb mandatit tuaj n\u00eb Bruksel pse nuk keni punuar p\u00ebr njohjen?<\/p>\n<p>\u201cNjohja e Palestin\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje komb\u00ebtare\u201d.<\/p>\n<p>Kaja Kallas, q\u00eb ka z\u00ebvend\u00ebsuar ju si p\u00ebrfaq\u00ebsuese e politik\u00ebs s\u00eb jashtme europiane, ka th\u00ebn\u00eb se ju nuk keni b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndalur masakr\u00ebn n\u00eb Gaza.<\/p>\n<p>\u201cKur merr nj\u00eb detyr\u00eb kaq t\u00eb komplikuar, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rregull i mir\u00eb t\u00eb mos kritikosh as paraardh\u00ebsin, as pasardh\u00ebsin. Historia do t\u00eb na gjykoj\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve, nuk kam nd\u00ebrmend t\u00eb hyj n\u00eb k\u00ebt\u00eb polemik\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, ka ndryshuar q\u00ebndrim ndaj Izraelit?<\/p>\n<p>\u201cNuk m\u00eb duket. Von der Leyen ka treguar gjithmon\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb pakusht\u00ebzuar p\u00ebr Izraelin, si nj\u00eb kristiano-demokrate gjermane q\u00eb \u00ebsht\u00eb, e lindur pas luft\u00ebs. E kam d\u00ebgjuar publikisht t\u00eb thot\u00eb \u201cm\u00eb n\u00eb fund populli hebre ka arritur tok\u00ebn e premtuar, ka lul\u00ebzuar shkret\u00ebtir\u00ebn\u201d. Premtuar nga kush? T\u00eb shohim pak n\u00ebse tani institucionet europiane fillojn\u00eb t\u00eb ndjekin premtimet e Bibl\u00ebs. Un\u00eb kam punuar n\u00eb nj\u00eb kibbutz dhe sigurisht kolon\u00ebt izraelit\u00eb e punojn\u00eb tok\u00ebn shum\u00eb mir\u00eb, por ajo tok\u00eb nuk ishte nj\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb, aty jetonin njer\u00ebz. Ideja q\u00eb i kemi dh\u00ebn\u00eb \u201cnj\u00eb populli pa tok\u00eb nj\u00eb tok\u00eb pa popull\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga g\u00ebnjeshtrat e m\u00ebdha t\u00eb Per\u00ebndimit\u201d.<\/p>\n<p>Von der Leyen, megjithat\u00eb, ka propozuar pezullimin e pjessh\u00ebm t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb asociimit BE-Izrael, n\u00eb kapitullin mbi shk\u00ebmbimet tregtare. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb mas\u00eb konkrete.<\/p>\n<p>\u201cSpanja dhe Irlanda e kishin k\u00ebrkuar k\u00ebt\u00eb n\u00eb shkurt 2024. N\u00eb at\u00eb moment kishte 25 mij\u00eb t\u00eb vdekur n\u00eb Gaza. Tani q\u00eb presidentja e Komisionit propozon t\u00eb nj\u00ebjtin pezullim, edhe pse vet\u00ebm pjes\u00ebrisht, t\u00eb vdekurit jan\u00eb b\u00ebr\u00eb 65 mij\u00eb. Nj\u00eb vones\u00eb q\u00eb ka kushtuar 40 mij\u00eb jet\u00eb. Dhe pesha ekonomike e k\u00ebsaj mase p\u00ebr Izraelin \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 220 milion\u00eb euro n\u00eb vit, nuk do ta tremb\u00eb Netanyahun. Pyes veten: a do t\u00eb duhen edhe 40 mij\u00eb t\u00eb vdekur t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb pezulluar plot\u00ebsisht Marr\u00ebveshjen?\u201d<\/p>\n<p>T\u00eb njoh\u00ebsh Shtetin e Palestin\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb favor p\u00ebr Hamasin, si\u00e7 thot\u00eb kryeministri i Izraelit?<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrgjigjja tipike e Netanyahut, kushdo q\u00eb e kritikon \u00ebsht\u00eb antisemit apo mb\u00ebshtet\u00ebs i terrorizmit. Netanyahu akuzohet p\u00ebr krime t\u00eb r\u00ebnda lufte nga Gjykata Penale Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duhet t\u00eb fillojm\u00eb ta shohim nga kjo perspektiv\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/borrell-vetem-njohja-e-palestines-nuk-mjafton-duhen-sanksione-te-forta-ndaj-izraelit\/\">Borrell: Vet\u00ebm njohja e Palestin\u00ebs nuk mjafton, duhen sanksione t\u00eb forta ndaj Izraelit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i lart\u00eb i BE-s\u00eb p\u00ebr Politik\u00ebn e Jashtme, Josep Borrell, ka kritikuar ashp\u00ebr reagimin e Bashkimit Evropian dhe t\u00eb Per\u00ebndimit ndaj luft\u00ebs n\u00eb Gaza. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn italiane La Repubblica, Borrell u shpreh se njohja e shtetit palestinez nga disa vende per\u00ebndimore, mes tyre Franca, Mbret\u00ebria e Bashkuar dhe Kanadaja, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-42356","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42356","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42356"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42356\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42356"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42356"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42356"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}