{"id":42285,"date":"2025-09-23T18:48:33","date_gmt":"2025-09-23T18:48:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/23\/ngerci-politik-i-tiranes\/"},"modified":"2025-09-23T18:48:33","modified_gmt":"2025-09-23T18:48:33","slug":"ngerci-politik-i-tiranes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/23\/ngerci-politik-i-tiranes\/","title":{"rendered":"Ng\u00ebr\u00e7i politik i Tiran\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ylli Pata<\/p>\n<p>Pas asaj q\u00eb ndodhi n\u00eb K\u00ebshillin Bashkiak t\u00eb Tiran\u00ebs, kur k\u00ebshilltar\u00ebt e PS-s\u00eb votuan shkarkimin e Erion Veliajt, natyrsh\u00ebm do t\u00eb lindnin debatet mbi at\u00eb \u00e7far\u00eb ka ndodhur.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb thon\u00eb q\u00eb lidershipi i PS-s\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht Edi Rama e ka l\u00ebshuar Veliajn dhe e ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb fatin e tij. Opozita nga ana tjet\u00ebr, me plot arsye dhe t\u00eb drejt\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga kjo situat\u00eb, por po heziton t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb betej\u00eb politike p\u00ebr Tiran\u00ebn, e cila n\u00eb realitet \u00ebsht\u00eb kryebeteja e \u00e7do partie n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ka ndodhur n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb sot, n\u00eb akt jo thjeshte sot pasi sot ju vu vula, por natyrsh\u00ebm vjen pyetja p\u00ebrse PS po b\u00ebn shkarkimin e Erion Veliajt nga detyrat e kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs?<\/p>\n<p>P\u00ebrtej teorive q\u00eb mund t\u00eb lindin e kan\u00eb lindur, ku natyrisht ka edhe mjaft devijanca konspirative, \u00e7\u00ebshtje duket m\u00eb pak e komplikuar. PS, pas burgosjes s\u00eb Veliajt, nisjes zyrtare t\u00eb akuz\u00ebs dhe veprimeve t\u00eb tjera proceduriale nga ana e SPAK, \u00ebsht\u00eb e detyruar t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim politik.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vendim politik, q\u00eb disa raste t\u00eb m\u00ebparshme, p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb ngritjes s\u00eb akuzave ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb mazhoranc\u00ebs, \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb zgjidhur me dor\u00ebheqje. Nd\u00ebrkoh\u00eb nga ana tjet\u00ebr PS-ja ka marr\u00eb nj\u00eb vendim politik p\u00ebr t\u00eb ngrir\u00eb funksionet partiake, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb nj\u00eb distancim t\u00eb qart\u00eb n\u00eb mos mbrojtjen politike t\u00eb zyrtarit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, rasti i Erion Veliajt nuk ngjan aspak me t\u00eb tjer\u00ebt, pasi kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me politikanin e dyt\u00eb pas Edi Ram\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb votuar m\u00eb shum\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, qoft\u00eb p\u00ebr num\u00ebr votash, qoft\u00eb p\u00ebr num\u00ebr mandatesh, plot tre t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2013, kur PS sapo kishte ardhur n\u00eb pushtet, pati nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb asaj kohe t\u00eb drejtuar nga Adriatik Llalla, kundrejt kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs, Shp\u00ebtim Gjika. Me hapjen e \u00e7\u00ebshtjes, PS e liroi Gjik\u00ebn nga detyrat e an\u00ebtarit t\u00eb kryesis\u00eb s\u00eb partis\u00eb, por kryebashkiaku i Vlor\u00ebs e vijoi detyr\u00ebn e tij deri n\u00eb dit\u00ebn e fundit, jo vet\u00ebm t\u00eb mbarimit t\u00eb procesit ndaj tij, por edhe t\u00eb detyr\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn ja dor\u00ebzoi pasardh\u00ebsit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2014, nj\u00eb vit pas shpalljes s\u00eb akuz\u00ebs gjykata e shpalli Shp\u00ebtim Gjik\u00ebn si t\u00eb pafajsh\u00ebm. Nd\u00ebrkaq, pas l\u00ebnies s\u00eb detyr\u00ebs, ndaj tij pati s\u00ebrish telashe gjyq\u00ebsore, t\u00eb cilat ish-kryebashiaku i p\u00ebrballi vet\u00eb personalisht pa k\u00ebrkuar ndihm\u00eb politike e sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytetar pa probleme ligjore, socialist i angazhuar, por politikisht i distancuar nga lidershipi i PS, p\u00ebrkat\u00ebsisht Edi Rama.<\/p>\n<p>Rasti Gjika \u00ebsht\u00eb nj\u00eb precedent q\u00eb tregon se ekziston nj\u00eb model t\u00eb sjelljes s\u00eb akuz\u00ebs ndaj nj\u00eb zyrtari t\u00eb zgjedhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkte, kur ndaj tij ka nj\u00eb akuz\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb se kjo q\u00eb r\u00ebndon ndaj Erion Veliajt. Por gjithsesi kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Politikisht Partia Socialiste, p\u00ebrkat\u00ebsisht Edi Rama, b\u00ebri t\u00eb ditur se do t\u00eb p\u00ebrballet me \u00e7\u00ebshtjen e bashkis\u00eb s\u00eb Tirn\u00ebs, duke dal\u00eb n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb elektorale, e shpallur kandidaten Ogerta Manastirliun. Rama tha se do t\u00eb zbatojm\u00eb shtigjet ligjore p\u00ebr ta shkarkuar Veliajn. Gj\u00eb q\u00eb sot ndodhi vet\u00ebm akti i par\u00eb, e rruga \u00ebsht\u00eb ende e hapur dhe jo aq e leht\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb politikisht PS ka vendosur k\u00ebshtu, sepse nuk ka pasur nj\u00eb dor\u00ebheqje t\u00eb Veliajt nga detyra. i cili, arsyeton se jo vet\u00ebm nuk ka asnj\u00eb arsye q\u00eb t\u00eb dor\u00ebhiqet, por ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb betej\u00eb gjyq\u00ebsore p\u00ebr akuz\u00ebn ndaj tij dhe sulmet e pritshme politike. Dor\u00ebheqja e Erion Veliajt, kur ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb terminin e tij t\u00eb mandateve si kryebashkiak t\u00eb kryeqytetit, administrativisht \u00ebsht\u00eb hapi m\u00eb i leht\u00eb, por nga ana politike, n\u00ebse Veliaj do t\u00eb kishte firmosur dor\u00ebheqjen, ai jo vet\u00ebm do t\u00eb b\u00ebnte vet\u00ebvrasje politike, porn ga ana tjet\u00ebr do t\u00eb kishte kryer edhe nj\u00eb atentat politik ndaj PS-s\u00eb, pjes\u00eb e t\u00eb cil\u00ebs ka treguar se q\u00ebndron fort, p\u00ebrkundrejt t\u00eb gjith\u00eb ortekut q\u00eb e ka goditur.<\/p>\n<p>Veliaj nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aktor i vog\u00ebl, periferik, apo margjinal i mazhoranc\u00ebs. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nga figurat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb saj, sepse \u00ebsht\u00eb tre her\u00eb m\u00eb i votuari n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria n\u00eb miniatur\u00eb.<\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb kjo betej\u00eb edhe brenda mazhoranc\u00ebs do t\u00eb ket\u00eb nuancat, madje edhe pasojat e saj, e k\u00ebtu duket ka shum\u00eb ngjarjen q\u00eb do t\u00eb presim t\u00eb ndodhim.<\/p>\n<p>Fakt \u00ebsht\u00eb se Veliaj e mbylli mandatin e tret\u00eb t\u00eb tij n\u00eb krye t\u00eb Tiran\u00ebs jo me lavdi, i goditur r\u00ebnd\u00eb, por deri tani ka mbijetuar politikisht, edhe pse i plagosur.<\/p>\n<p>Mazhoranca ka dal\u00eb me nj\u00eb kandidate tjet\u00ebr s\u00eb paku p\u00ebr 2 vitet e tranzicionit, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Ogerta Manastirliu, e cila sipas sondazheve t\u00eb para, edhe pse pa nj\u00eb kandidat apo kandidate p\u00ebrball\u00eb udh\u00ebhiqte p\u00ebrkrahjen popullore me 41% t\u00eb qytetar\u00ebve me t\u00eb drejt\u00eb vote. Nj\u00eb rezultat q\u00eb n\u00ebse b\u00ebhen zgjedhjet nes\u00ebr, e shpall fituese. Por nga sondazhi te votimet ka mjaft ujra p\u00ebr t\u00eb rrjedhur dhe zhvillime p\u00ebr t\u00eb ndodhur, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb mes \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb. Tani jemi krejt n\u00eb fillim, por mazhoranca e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb veten, edhe pse k\u00ebto veprime duket sikur jan\u00eb t\u00eb sikletshme apo sadomazokiste politikisht. Gj\u00eb q\u00eb n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre apo shum\u00eb m\u00ebnyra.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, n\u00eb krahun tjet\u00ebr, pra nga opozita duhet t\u00eb kishim zhvillime t\u00eb vrullshme pasi realisht u ka r\u00ebn\u00eb telebingoja. U \u00ebsht\u00eb hapur nj\u00eb pun\u00eb e madhe p\u00ebr t\u00eb rivitalizuar energjit\u00eb brenda saj, pore dhe p\u00ebr t\u00eb harruar traum\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb humbjes t\u00eb 11 majit.<\/p>\n<p>Opozita e re e ka kapur \u00e7astin dhe po b\u00ebn nj\u00eb politik\u00eb mjaft aktive. Partia e Agron Shehajt q\u00eb ka ardhur nga PD, po k\u00ebrkon nj\u00eb kandidat t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt nga e gjith\u00eb opozita, kurse Arlind Qoraj, me nj\u00eb l\u00ebvizje inteligjente po b\u00ebn politik\u00ebn e tij duke sulmuar jo Veliajn por qeverisjen dhe mazhoranc\u00ebn.<\/p>\n<p>Kurse PD nga ana e saj deri tani nuk po i afrohet nj\u00eb identikiti normal t\u00eb nj\u00eb kandidati. Dy emrat m\u00eb t\u00eb kuotuar se mund t\u00eb hynin n\u00eb gar\u00eb si Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku, q\u00eb jan\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb votuarit n\u00eb qark, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se nuk do t\u00eb kandidojn\u00eb.  N\u00eb fakt nuk \u00ebsht\u00eb aspak e leht\u00eb beteja n\u00eb Tiran\u00eb, pasi kryeqyteti i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb me t\u00eb gjitha komponent\u00ebt e saj nj\u00eb bastion i Partis\u00eb Socialiste q\u00eb nga tetori i vitit 2000, kur Edi Rama u zgjodh p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>PD n\u00eb realitet ka fituar n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit vet\u00ebm n\u00eb tetorin 1996, me Fatos Nanon n\u00eb burg, me firmat piramidale dhe me sistemin represiv t\u00eb Berish\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb armiq\u00ebsuar me Per\u00ebndimin.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2011, hyrja e Lulzim Bash\u00ebs n\u00eb bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs nuk ishte fitore por nj\u00eb marrje me forc\u00eb, kjo e njohur nga t\u00eb gjitha organizmat nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>PS sot, kryeson n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebsit\u00eb administrative t\u00eb Tiran\u00ebs s\u00eb madhe, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb 11 nj\u00ebsit\u00eb e bashkis\u00eb s\u00eb vjet\u00eb \u00ebsht\u00eb me diferenc\u00eb t\u00eb thell\u00eb. Rikuperimi i 45-55 mij\u00eb votave diferenc\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb buk\u00eb e djatht\u00eb, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb betej\u00eb politike q\u00eb mund t\u00eb fitohet vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb p\u00ebrmbysjeje dhe t\u00eb favorshme. Gj\u00eb q\u00eb nuk jemi realisht.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb nj\u00eb bastion, secila pal\u00eb ka njer\u00ebzit e vet, t\u00eb cil\u00ebve duhet tu drejtohet dhe p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb sa m\u00eb mir\u00eb. Por Sali Berisha, si\u00e7 duket heziton t\u00eb nxjerr\u00eb nj\u00eb kart\u00eb t\u00eb fort\u00eb n\u00eb gar\u00ebn e Tiran\u00ebs, pasi e di se n\u00ebse ajo figur\u00eb lidhet me demokrat\u00ebt, kthehet n\u00eb figur\u00eb politike.<\/p>\n<p>Ndaj Berisha nuk do t\u00eb b\u00ebj\u00eb betej\u00eb, port \u00eb prish\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb betej\u00ebn e kund\u00ebrshtarit, i cili si\u00e7 duket do t\u00eb fitoj\u00eb s\u00ebrish, por me rezultat t\u00eb thell\u00eb. Thjesht Berisha k\u00ebrkon t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb ndonj\u00eb gol, e m\u00eb pas t\u00eb thot\u00eb se Luli u mund nga Lali Eri me Zero, kurse un\u00eb e b\u00ebra nj\u00eb gol. Nga ana tjet\u00ebr, duke nxjerr\u00eb nj\u00eb kund\u00ebrshtar tjet\u00ebr t\u00eb fort\u00eb politik si Ogerta Manastirliu. E cila n\u00ebse fiton, rrit edhe m\u00eb frik\u00ebn n\u00eb atmosfer\u00ebn e opozit\u00ebs s\u00eb Tirana nuk \u00ebsht\u00eb zona ku PD ka pasur bastionin e saj dikur, por \u201cSkrapari\u201d i vitit 1992.<\/p>\n<p>TemA<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/ngerci-politik-i-tiranes\/\">Ng\u00ebr\u00e7i politik i Tiran\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ylli Pata Pas asaj q\u00eb ndodhi n\u00eb K\u00ebshillin Bashkiak t\u00eb Tiran\u00ebs, kur k\u00ebshilltar\u00ebt e PS-s\u00eb votuan shkarkimin e Erion Veliajt, natyrsh\u00ebm do t\u00eb lindnin debatet mbi at\u00eb \u00e7far\u00eb ka ndodhur. Nj\u00eb pjes\u00eb thon\u00eb q\u00eb lidershipi i PS-s\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht Edi Rama e ka l\u00ebshuar Veliajn dhe e ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb fatin e tij. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-42285","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42285","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42285"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42285\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42285"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42285"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42285"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}