{"id":42239,"date":"2025-09-23T15:23:25","date_gmt":"2025-09-23T15:23:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/23\/shkarkohet-veliaj-keshilltaret-socialiste-ekzekutojne-urdhrin-e-rames-per-tiranen\/"},"modified":"2025-09-23T15:23:25","modified_gmt":"2025-09-23T15:23:25","slug":"shkarkohet-veliaj-keshilltaret-socialiste-ekzekutojne-urdhrin-e-rames-per-tiranen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/23\/shkarkohet-veliaj-keshilltaret-socialiste-ekzekutojne-urdhrin-e-rames-per-tiranen\/","title":{"rendered":"Shkarkohet Veliaj\/ K\u00ebshilltar\u00ebt socialist\u00eb ekzekutojn\u00eb urdhrin e Ram\u00ebs p\u00ebr Tiran\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa shtyn dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb k\u00ebqia t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Durr\u00ebs, i izoluar n\u00eb qelit\u00eb e paraburgimit dhe me nj\u00eb aradh\u00eb prokuror\u00ebsh dhe gjykat\u00ebsish q\u00eb i kan\u00eb k\u00ebrcyer mbi shpin\u00eb, Erion Veliaj mori goditjen m\u00eb t\u00eb hidhur q\u00eb pas arrestimit nga familja e tij politike, e cila e braktis tashm\u00eb zyrtarisht, duke e zhveshur p\u00ebrfundimisht edhe nga pushteti politik i bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Thikat e fundit pas shpine ia dhan\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb i q\u00ebndronin m\u00eb af\u00ebr, k\u00ebshilltar\u00ebt bashkiak\u00eb, bashk\u00ebpuntor\u00ebt e tij, pjes\u00eb e skuadr\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs q\u00eb jo vet\u00ebm nuk guxuan t\u2019i dalin kund\u00ebr urdhrit t\u00eb Edi Ram\u00ebs p\u00ebr ta vrar\u00eb politikisht por u b\u00ebn\u00eb bashk\u00eb p\u00ebr t\u2019ia refuzuar \u201cLalit\u201d t\u00eb vetmen k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb kishte: t\u00eb ishte prezent n\u00eb mbledhje p\u00ebr t\u00eb folur.<\/p>\n<div class=\"wp-video\"><a href=\"https:\/\/lapsi.al\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/WhatsApp-Video-2025-09-23-at-17.25.27.mp4\">https:\/\/lapsi.al\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/WhatsApp-Video-2025-09-23-at-17.25.27.mp4<\/a><\/div>\n<p>Jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt k\u00ebshilltar\u00eb q\u00eb deri dje e lajkatonin n\u00eb kor dhe shihnin tek ai yllin n\u00eb ngjitje t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, por q\u00eb sot ngrit\u00ebn kartonat p\u00ebr ta eleminuar politikisht. Nga 31 prej tyre n\u00eb nj\u00eb k\u00ebshill me 60 antar\u00eb nuk u pa asnj\u00eb karton i kuq. (VIDEO M\u00cb LART) N\u00eb fakt disa prej k\u00ebshilltar\u00ebve bashkiak\u00eb vendos\u00ebn t\u00eb mos b\u00ebhen pjes\u00eb e procedurave t\u00eb shkarkimit dhe munguan n\u00eb mbledhje. Aktori Gazmend Paja, ish-kryetarja e FRESSH, Joleza Koka e bojkotuan votimin.<\/p>\n<p>Karrigia e Erion Veliajt n\u00eb mbledhjen e k\u00ebshillit Bashkiak, mbledhja e shkarkimit<\/p>\n<p>N\u00eb nisje t\u00eb mbledhjes, kryetarja e K\u00ebshillit, Megi Fino lexoi nj\u00eb tekst, q\u00eb ngjante me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn logik\u00eb q\u00eb p\u00ebrdori edhe Rama n\u00eb mbledhjen e asambles\u00eb s\u00eb PS kur njoftoi shkarkimin e Veliajt.<\/p>\n<p>\u201cKy hap i imponuar nga nevoja urgjente e Tiran\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pranim i pretendimeve t\u00eb ngritura n\u00eb procesin penal ndaj kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb t\u00eb cilat i takon gjykat\u00ebs t\u2019i vler\u00ebsoj\u00eb. Sot ne po kryejm\u00eb nj\u00eb detyrim politik dhe moral ndaj qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs duke cliruar Tiran\u00ebn nga ng\u00ebr\u00e7i i krijuar prej ndalimit pa gjyq dhe t\u00eb nj\u00eb kohe t\u00eb paditur t\u00eb kryetarit t\u00eb saj\u201d u shpreh Megi Fino.<\/p>\n<p>Pas saj, Kryetarja e Komisionit t\u00eb Ligjeve, Doracaj tha se votimi n\u00eb komision kishte qen\u00eb 12 pro mes antar\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Socialiste dhe vet\u00ebm 1 abstenim nga opozita.<\/p>\n<p>K\u00ebshilltar\u00ebt e opozit\u00ebs n\u00eb K\u00ebshilli Bashkiak t\u00eb Tiran\u00ebs<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb opozita ka paralajm\u00ebruar vot\u00ebn e saj pro shkarkimit t\u00eb Veliajt, duke respektuar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb e kishin depozituar q\u00eb n\u00eb maj t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt historik. I bashkuam votat tona, jo ne me ju, por ju me ne, pasi kemi kat\u00ebr muaj q\u00eb ju kemi k\u00ebrkuar q\u00eb kjo dit\u00eb t\u00eb ndodhte dhe ju p\u00ebrs\u00ebri nuk u ngrit\u00ebt. Por m\u00eb mir\u00eb von\u00eb se kurr\u00eb! Faleminderit q\u00eb e liruat Tiran\u00ebn. Do doja shum\u00eb q\u00eb ky akt t\u00eb mos ishte i shkruar k\u00ebshtu si sot, ndon\u00ebse do ta votoj me t\u00eb dyja duart\u201d u shpreh Teliti.<\/p>\n<p><span>I gjith\u00eb procesi i shkarkimit t\u00eb Veliajt ka qen\u00eb i ngjash\u00ebm me at\u00eb t\u00eb goditjes s\u00eb grupeve armiq\u00ebsore n\u00eb diktatur\u00eb. N\u00eb nj\u00eb mbledhje, jav\u00ebn e kaluar n\u00eb selin\u00eb e Partis\u00eb Socialiste, k\u00ebshilltar\u00ebt bashkiak\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs u justifkuan duke th\u00ebn\u00eb se <\/span><em>\u201cQytetit t\u00eb Tiran\u00ebs me nj\u00eb zhvillim t\u00eb pandalsh\u00ebm ekonomik e social, i duhet nj\u00eb kryetar n\u00eb detyr\u00eb, p\u00ebr ndjekjen e pun\u00ebve\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Por ky ishte thjesht nj\u00eb pretekst i pavler\u00eb. Veliaj mungon n\u00eb detyr\u00eb prej m\u00eb shum\u00eb se 7 muajsh dhe m\u00eb par\u00eb socialist\u00ebt e kishin refuzuar k\u00ebrkes\u00ebn e opozit\u00ebs p\u00ebr shkarkimin e tij.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr ta eleminuar Lalin nj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb nga politika u njoftua gjat\u00eb fjalimit t\u00eb Edi Ram\u00ebs n\u00eb asamblen\u00eb e Partis\u00eb Socialiste. Rama foli me tone t\u00eb buta p\u00ebr Veliajn n\u00eb asamble, duke th\u00ebn\u00eb se si ishte me \u201czem\u00ebr t\u00eb r\u00ebnduar\u201d kur flitej p\u00ebr kryebashkiakun dhe se si Lalit <em>\u201ci \u00ebsht\u00eb mohuar e drejta e gjykimit n\u00eb liri, i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gjyq i gjat\u00eb, gjysm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetash n\u00eb tezgat e pazarit mediatik dhe n\u00eb pasqyrat e gjykatave sociale\u201d.<\/em><\/p>\n<p>\u201cMadje n\u00eb shkelje t\u00eb hapur t\u00eb ligjit dhe t\u00eb \u00e7do zakoni, jan\u00eb nxjerr nga brenda n\u00eb ato tezga edhe bisedat me familjar\u00ebt, nga telefoni i burgut\u201d tha kryeministri n\u00eb asamblen\u00eb e PS.<\/p>\n<p>Por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb q\u00eb e quante padrejt\u00ebsi procesin ndaj Veliajt kryeministri, Rama vazhdoi t\u2019i ngulte gozhd\u00ebt n\u00eb arkivolin e tij politik, duke shpallur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin fjalim shkarkimin e Lalit dhe kandidatur\u00ebn e re t\u00eb Ogerta Manastirliut p\u00ebr Tiran\u00ebn.<\/p>\n<p>Fill pas k\u00ebsaj, nisi t\u00eb l\u00ebviz\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm vrastar, i cili n\u00eb momentin q\u00eb u braktis nga Rama, konsiderohet tashm\u00eb nj\u00eb kufom\u00eb politike brenda partis\u00eb, nj\u00eb barr\u00eb e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb askush nuk do ta mbaj\u00eb mbi supe dhe kushdo q\u00eb i afrohej deri dje, tashm\u00eb b\u00ebn \u00e7mos p\u00ebr ta zbuar sa m\u00eb par\u00eb larg vetes.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu dhe k\u00ebshilltar\u00ebt bashkiak\u00eb, me nj\u00eb p\u00ebrpik\u00ebri ushtarake u mblodh\u00ebn jav\u00ebn e kaluar n\u00eb selin\u00eb e Partis\u00eb Socialiste, n\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb drejtuar nga Megi Fino, e bija e t\u00eb ndjerit Bashkim Fino, q\u00eb iu bashkua partis\u00eb pasi i ati nd\u00ebrroi jet\u00eb. N\u00eb rrjetet sociale, qarkulluan k\u00ebto dit\u00eb fotot e celebrimit t\u00eb saj n\u00eb tarrac\u00ebn e bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, si d\u00ebshmi e marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb af\u00ebrt me Veliajn, por n\u00eb mbledhje u njoftua se shkarkimi do t\u00eb kryhej k\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb me votat unanime.<\/p>\n<p>N\u00eb frym\u00ebn e k\u00ebtij uniteti u refuzua edhe k\u00ebrkesa e Erion Veliajt p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb prezent n\u00eb mbledhje dhe p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb koh\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitej p\u00ebr mbrojtjen e tij. Fillimisht, Veliaj iu drejtua K\u00ebshillit Bashkiak me fjal\u00ebt se shkarkimi i tij do t\u00eb ishte nj\u00eb \u201cprecedent i rreziksh\u00ebm p\u00ebr demokracin\u00eb vendore\u201d.<\/p>\n<p>Por ashtu si\u00e7 pritej, n\u00eb asnj\u00eb moment ai nuk akuzoi Ram\u00ebn dhe partin\u00eb q\u00eb tashm\u00eb po e trajtonte si nj\u00eb kavie. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn let\u00ebr, Veliaj u kujdes t\u00eb p\u00ebrcaktonte se <em>\u201cShkaktar i saj nuk \u00ebsht\u00eb as Kryetari i Partis\u00eb Socialiste, as Partia Socialiste, as ju k\u00ebshilltar\u00eb\u201d<\/em><\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/07\/30\/manipulimi-i-mediave-kur-veliajt-i-kthehet-kunder-perbindshi-qe-ka-ushqyer\/\">Manipulimi i mediave\/ Kur Veliajt i kthehet kund\u00ebr p\u00ebrbindshi q\u00eb ka ushqyer<\/a><\/p>\n<p>Shum\u00ebkush \u00ebsht\u00eb habitur me k\u00ebt\u00eb vet\u00ebp\u00ebrmbajtje t\u00eb Erion Veliajt q\u00eb tashm\u00eb po q\u00ebndron n\u00eb paraburgim, nd\u00ebrsa e pret nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor me 13 akuza q\u00eb lidhen me korrupsionin n\u00eb bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs. T\u00eb tjer\u00eb e shpjegojn\u00eb k\u00ebt\u00eb shfaj\u00ebsim me profilin politik prej servili, nj\u00eb filozofi me t\u00eb cil\u00ebn ia ka dal\u00eb gjithnj\u00eb t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb majat e pushtetit. E sigurt\u00eb \u00ebsht\u00eb se shfaj\u00ebsimi q\u00eb u b\u00ebri k\u00ebshilltar\u00ebve bashkiak\u00eb nuk e ndryshoi q\u00ebndrimin e tyre.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb dokument t\u00eb shkruar ftoht\u00eb dhe gati cinik, sekretari i k\u00ebshillit Bashkiak, i dha nj\u00eb p\u00ebrgjigje sipas s\u00eb cil\u00ebs Veliaj mund t\u2019i sillte \u201cobservacionet\u201d e tij me shkrim n\u00eb mbledhje. Veliaj u p\u00ebrgjigj s\u00ebrish nj\u00eb let\u00ebr tjet\u00ebr, ku ankohej se nuk ishte njoftuar zyrtarisht p\u00ebr mbledhjen e k\u00ebshillit, por ishte njohur me t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb media.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, duke u kujdesur t\u00eb mos b\u00ebnte akuza, tentoi s\u00ebrish t\u00eb ngjall\u00eb m\u00ebshir\u00eb duke kujtuar se \u201c<em>ndodhem n\u00eb kushtet e paraburgimit, bazuar n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb sigurimi personale, mund\u00ebsit\u00eb i kam t\u00eb kufizuara\u201d.<\/em><\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/07\/24\/tre-thirrjet-per-ndihme-nga-veliaj-dhe-tre-refuzimet-e-edi-rames-dosja\/\">Tre thirrjet p\u00ebr ndihm\u00eb nga Veliaj dhe tre refuzimet e Edi Ram\u00ebs (DOSJA)<\/a><\/p>\n<p>K\u00ebto mund t\u00eb konsiderohen edhe fjal\u00ebt e fundit para shkarkimit t\u00eb Erion Veliajt, kryebashkiaku q\u00eb deri m\u00eb sot \u00ebsht\u00eb preja m\u00eb e madhe e luft\u00ebs s\u00eb brendshme t\u00eb Partis\u00eb Socialiste ndaj \u201cgrupeve armiq\u00ebsore\u201d.<\/p>\n<p>Jo m\u00eb kot, n\u00eb mbledhjen e k\u00ebshillit bashkiak atmosfera u krahasua me at\u00eb t\u00eb nj\u00eb ceremonie funebre. Socialist\u00ebt q\u00ebndruan kokulur n\u00eb mbledhje, por n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs votuan shkarkimin e kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb ashtu si\u00e7 ishin urdh\u00ebruar. Me aktin e tyre d\u00ebshmuan se sa e leht\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb rr\u00ebzohesh nga pushteti q\u00eb t\u00eb dhuron partia. Si\u00e7 ndodhi me Erion Veliajn, i cili dikur shihej me adhurim nga njer\u00ebzit q\u00eb vet\u00eb i rriti dhe i ushqeu politikisht, pa e menduar se t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt njer\u00ebz, nj\u00eb dit\u00eb do t\u2019i jepnin shkelmin e fundit jasht\u00eb politik\u00ebs.\/Lapsi.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/09\/23\/shkarkohet-veliaj-keshilltaret-socialiste-ekzekutojne-urdhrin-e-rames-per-tiranen\/\">Shkarkohet Veliaj\/ K\u00ebshilltar\u00ebt socialist\u00eb ekzekutojn\u00eb urdhrin e Ram\u00ebs p\u00ebr Tiran\u00ebn<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa shtyn dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb k\u00ebqia t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Durr\u00ebs, i izoluar n\u00eb qelit\u00eb e paraburgimit dhe me nj\u00eb aradh\u00eb prokuror\u00ebsh dhe gjykat\u00ebsish q\u00eb i kan\u00eb k\u00ebrcyer mbi shpin\u00eb, Erion Veliaj mori goditjen m\u00eb t\u00eb hidhur q\u00eb pas arrestimit nga familja e tij politike, e cila e braktis tashm\u00eb zyrtarisht, duke e zhveshur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":42240,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-42239","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42239","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42239"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42239\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/42240"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42239"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42239"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42239"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}