{"id":42212,"date":"2025-09-23T14:48:50","date_gmt":"2025-09-23T14:48:50","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/23\/live-zhvillohet-mbledhja-e-keshillit-bashkiak-tirane-per-shkarkimin-e-erion-veliajt\/"},"modified":"2025-09-23T14:48:50","modified_gmt":"2025-09-23T14:48:50","slug":"live-zhvillohet-mbledhja-e-keshillit-bashkiak-tirane-per-shkarkimin-e-erion-veliajt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/23\/live-zhvillohet-mbledhja-e-keshillit-bashkiak-tirane-per-shkarkimin-e-erion-veliajt\/","title":{"rendered":"LIVE- Zhvillohet mbledhja e K\u00ebshillit Bashkiak Tiran\u00eb p\u00ebr shkarkimin e Erion Veliajt"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli Bashkiak i Tiran\u00ebs zhvillon mbledhjen live p\u00ebr t\u00eb votuar t\u00eb vetmen pik\u00eb t\u00eb rendit t\u00eb dit\u00ebs, at\u00eb t\u00eb shkarkimit t\u00eb kryebashkiakut Erion Veliaj.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Erion Veliaj nuk \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb argumentet dhe p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar nga k\u00ebshilli.<\/p>\n<p>Komisioni i \u00c7\u00ebshtjeve Ligjore i K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb Tiran\u00ebs vendosi sot q\u00eb t\u00eb refuzoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb mbledhjen ku do t\u00eb vendoset p\u00ebr shkarkimin e tij.<\/p>\n<p>Vendimi q\u00eb Veliaj t\u00eb mos d\u00ebgjohet sot n\u00eb mbledhjen e K\u00ebshillit Bashkiak u mor edhe me votat e k\u00ebshilltar\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, t\u00eb cil\u00ebt edhe kan\u00eb propozuar shkarkimin e tij nga detyra.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, kryebashkiaku Veliaj k\u00ebrkoi t\u00eb ishte i pranish\u00ebm n\u00eb mbledhje p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb shpjegimet e tij.<\/p>\n<p>Komisioni i Ligjeve n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs ka futur n\u00eb rendin e dit\u00ebs t\u00eb mbledhjes s\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak k\u00ebrkes\u00ebn e socialist\u00ebve p\u00ebr shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut. Ligjet miratuan propozimin e socialist\u00ebve, dhe ky projektvendim, do t\u2019i p\u00ebrcillet K\u00ebshillit Bashkiak, i cili pritet t\u00eb mblidhet sot n\u00eb or\u00ebn 16:00 p\u00ebr t\u00eb vendosur n\u00ebse do t\u00eb miratojn\u00eb shkarkimin ose jo.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Sekretari i K\u00ebshillit Bashkiak Tiran\u00eb, Behar Zeneli, n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr kthim-p\u00ebrgjigje d\u00ebrguar sot Veliajt, thot\u00eb se nuk ka asnj\u00eb vendim q\u00eb pengon prezenc\u00ebn e kryebashkiakut n\u00eb mbledhje.<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk mund t\u00eb jet\u00eb i pranish\u00ebm fizikisht, thot\u00eb ai, t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb nj\u00eb let\u00ebr me shkrim q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb lexohet.<\/p>\n<p>Burime p\u00ebr gazetaren e Report TV, Danjela Maloku kan\u00eb b\u00ebr\u00eb me dije se pavar\u00ebsisht rezervave q\u00eb kan\u00eb shprehur k\u00ebshilltar\u00ebt demokrat\u00eb, ata kan\u00eb bashkuar votat me socialist\u00ebt p\u00ebr t\u00eb kaluar projektvendimin drejt K\u00ebshillit Bashkiak. I vetmi q\u00eb nuk ka votuar ka qen\u00eb k\u00ebshilltari i Bindjes Demokratike, Fabian Topollari.<\/p>\n<p>K\u00ebshilltar\u00ebt demokrate pretendojn\u00eb se k\u00ebrkesa p\u00ebr shkarkim \u00ebsht\u00eb artikuluar nga ata q\u00eb tre muaj nga arrestimi i Veliajt, por Endrit Braimllari nga radh\u00ebt e PS, u kund\u00ebrp\u00ebrgjigj se tashm\u00eb jan\u00eb pjekur kushtet politike ku bashkia duhet t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>Pas mbledhjes t\u00eb Komisionit t\u00eb Ligjeve, Dorian Teliti theksoi edhe nj\u00ebher\u00eb q\u00ebndrimin e PD-s\u00eb se do t\u00eb bashkojn\u00eb votat me PS p\u00ebr t\u00eb miratuar shkarkimin, por shtoi se Veliaj duhet t\u00eb d\u00ebgjohet n\u00eb sall\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, Endri Shabani argumentoi se nuk ka asnj\u00eb arsye pse duhet q\u00eb t\u00eb lejohet kryebashkiaku t\u00eb jet\u00eb prezent.<\/p>\n<p>\u201cNe k\u00ebrkuam q\u00eb e drejta, edhe nj\u00eb e t\u00eb burg t\u00eb p\u00ebrjet\u00eb t\u00eb d\u00ebgjohet, jo m\u00eb e kryetarit. Fakti q\u00eb PS insistoi t\u00eb mos d\u00ebgjohet, do jet\u00eb nes\u00ebr nj\u00eb instrument ligjor e Veliajt p\u00ebr t\u00eb fituar gjyqin. \u00cbsht\u00eb e drejta ligjore q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjohet, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e drejta jon\u00eb t\u2019ia themi n\u00eb fryr\u00eb korrupsionin e tij, s\u2019duam t\u2019ia themi me korrespondenca mediatike, por t\u2019ia themi aty n\u00eb sall\u00eb. \u201c, tha Teliti.<\/p>\n<p>T\u00eb premten, Veliaj i d\u00ebrgoi nj\u00eb let\u00ebr K\u00ebshillit Bashkiak duke k\u00ebrkuar t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb mbledhje. Sekretari i K\u00ebshillit, Behar Zeneli iu p\u00ebrgjigj se n\u00eb rast se kryebashkiaku nuk mund t\u00eb paraqitet fizikisht n\u00eb mbledhje, mund t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb pretendimet me shkrim. Veliaj replikoi duke i kujtuar se Sekretari nuk mund t\u00eb marr\u00eb rolin e nj\u00eb organi kolegjial, pasi kompetencat e tij jan\u00eb vet\u00ebm administrative.<\/p>\n<p>Sipas tij, deri m\u00eb tani nuk ka marr\u00eb asnj\u00eb njoftim zyrtar p\u00ebr zhvillimin e mbledhjes, shkaqet e shkarkimit apo materialet q\u00eb e ngarkojn\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Ai thekson se nuk i \u00ebsht\u00eb garantuar e drejta p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar, nd\u00ebrsa shtoi se prania e tij n\u00eb sall\u00eb duhej t\u00eb vendosej nga K\u00ebshilli Bashkiak, edhe pa k\u00ebrkes\u00ebn e tij. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Veliaj i k\u00ebrkoi K\u00ebshillit q\u00eb t\u00eb shprehet me vot\u00eb p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen e tij.<\/p>\n<p>K\u00ebshilltar\u00ebt socialist\u00eb n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs u vun\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje duke nisur procedur\u00ebn p\u00ebr shkarkimin e Veliajt pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Edi Ram\u00ebs n\u00eb Asamblen\u00eb e PS, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb shkeljen e nenit 62, g\u00ebrma C, t\u00eb Ligjit 139\/2015 \u201cP\u00ebr Vet\u00ebqeverisjen Vendore\u201d, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me mosparaqitjen n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn 3 muaj.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodh pasi K\u00ebshilli Bashkiak t\u00eb votoj\u00eb shkarkimin?<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr propozimin e shkarkimit duhet t\u00eb marr\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 31 vota pro nga 61 k\u00ebshilltar\u00ebt. Pas k\u00ebsaj, vendimmarrja i kalon K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave p\u00ebrmes Prefektit t\u00eb Tiran\u00ebs, nd\u00ebrsa qeveria merr vendimin final p\u00ebr shkarkim. Megjithat\u00eb, kjo nuk do t\u00eb ishte fjala e fundit. Neni 115 i Kushtetut\u00ebs i jep t\u00eb drejt\u00eb kryebashkiakut t\u00eb ankimoj\u00eb shkarkimin n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese brenda 15 dit\u00ebsh. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, vendimi i qeveris\u00eb pezullohet deri n\u00eb shqyrtimin nga Gjykata. Edhe vet\u00eb Veliaj, n\u00eb letr\u00ebn e tij drejtuar K\u00ebshillit Bashkiak, linte t\u00eb hapur mund\u00ebsin\u00eb e ankimimit, duke e konsideruar shkarkimin nj\u00eb akt t\u00eb pajustifikuar dhe nj\u00eb precedent t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr demokracin\u00eb, si edhe theksonte se do ta mbroj\u00eb deri n\u00eb fund kontrat\u00ebn e tij 4-vje\u00e7are me qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Erion Veliaj q\u00ebndron n\u00eb paraburgim me mas\u00eb sigurie \u201carrest n\u00eb burg\u201d q\u00eb prej 10 shkurtit 2025, kur u arrestua me urdh\u00ebr t\u00eb GJKKO pasi akuzohet nga SPAK p\u00ebr 13 akuza, mes t\u00eb cilave 9 raste korrupsioni.<\/p>\n<div class=\"youtube-embed\"><\/div>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/live-zhvillohet-mbledhja-e-keshillit-bashkiak-tirane-per-shkarkimin-e-erion-veliajt\/\">LIVE- Zhvillohet mbledhja e K\u00ebshillit Bashkiak Tiran\u00eb p\u00ebr shkarkimin e Erion Veliajt<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli Bashkiak i Tiran\u00ebs zhvillon mbledhjen live p\u00ebr t\u00eb votuar t\u00eb vetmen pik\u00eb t\u00eb rendit t\u00eb dit\u00ebs, at\u00eb t\u00eb shkarkimit t\u00eb kryebashkiakut Erion Veliaj. Vet\u00eb Erion Veliaj nuk \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb argumentet dhe p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar nga k\u00ebshilli. Komisioni i \u00c7\u00ebshtjeve Ligjore i K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb Tiran\u00ebs vendosi sot [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-42212","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42212","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42212"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42212\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42212"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42212"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42212"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}