{"id":42127,"date":"2025-09-23T09:48:19","date_gmt":"2025-09-23T09:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/23\/tirana-ne-krize-nga-mungesa-e-cerdheve-dhe-kopshteve-publike\/"},"modified":"2025-09-23T09:48:19","modified_gmt":"2025-09-23T09:48:19","slug":"tirana-ne-krize-nga-mungesa-e-cerdheve-dhe-kopshteve-publike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/23\/tirana-ne-krize-nga-mungesa-e-cerdheve-dhe-kopshteve-publike\/","title":{"rendered":"Tirana n\u00eb kriz\u00eb nga mungesa e \u00e7erdheve dhe kopshteve publike"},"content":{"rendered":"<p>Me nisjen e shtatorit, f\u00ebmij\u00ebt nisin p\u00ebrgatitjen p\u00ebr vitin e ri arsimor, e me po kaq entuziaz\u00ebm edhe t\u00eb vegjlit i drejtohen \u00e7erdheve dhe kopshteve p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb!<\/p>\n<p>Por kur ky fillim do t\u00eb duhej t\u00eb ishte nj\u00eb fest\u00eb, p\u00ebr shum\u00eb familje t\u00eb kryeqytetit \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim!<\/p>\n<p>Q\u00eb nga nisja e muajit, deputeti socialist Erion Bra\u00e7e ka ngritur shqet\u00ebsimin ndaj institucioneve vendore se \u00e7erdhet dhe kopshtet publike n\u00eb Tiran\u00eb po b\u00ebhen gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb pamjaftueshme.<\/p>\n<p>Ai sjell konkretisht nj\u00ebsin\u00eb 5 q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson, se jan\u00eb vet\u00ebm 4 \u00e7erdhe dhe 6 kopshte p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 100 mij\u00eb banor\u00eb q\u00eb ka kjo zon\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSot, ankthi i disa jav\u00ebve me prind\u00ebr q\u00eb m\u00eb telefonojn\u00eb e thon\u00eb se nuk po regjistrojn\u00eb dot f\u00ebmij\u00ebt. Sinqerisht, \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsia\u201d shprehet ai.<\/p>\n<p>Mungesa e \u00e7erdheve dhe kopshteve sjell nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pasojash zinxhir, q\u00eb nga kosto ekonomike p\u00ebr prind\u00ebrit, p\u00ebr kopshte private, tek pagesat e dadove apo tek orari i pun\u00ebs s\u00eb prind\u00ebrve.<\/p>\n<p>E si\u00e7 lexohet qart\u00eb n\u00eb shqet\u00ebsimin e deputetit Bra\u00e7e Tirana nuk vuan nga mungesa e tok\u00ebs apo e nd\u00ebrtesave, por nga mungesa e planeve konkrete p\u00ebr t\u2019i kthyer ato n\u00eb institucione funksionale p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n<h4 class=\"wp-block-heading\"><strong>Bashkia Tiran\u00eb, aplikimet shum\u00ebfish m\u00eb t\u00eb larta se kapacitetet<\/strong><\/h4>\n<p>Sinjalizo pas marrjes s\u00eb shqet\u00ebsimeve nga prind\u00ebr n\u00eb kryeqytet iu drejtua Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb shum\u00eb se \u00e7far\u00eb po ndodh me k\u00ebt\u00eb situat\u00eb!<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr vitin e fundit flasin p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr rekord aplikimesh.<\/p>\n<p>Vet\u00eb institucioni tregon se pati 3924 aplikime p\u00ebr \u00e7erdhe, 2546 aplikime p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb kopsht, 2768 k\u00ebrkesa p\u00ebr kalimin nga \u00e7erdhja n\u00eb kopsht.<\/p>\n<p>Pra, gjithsej 9238 k\u00ebrkesa, n\u00eb nj\u00eb qytet metropol me m\u00eb shum\u00eb se 1 milion banor\u00eb, funksionojn\u00eb vet\u00ebm 45 \u00e7erdhe, 54 kopshte dhe 126 grupe rurale.<\/p>\n<p>Shifrat tregojn\u00eb se \u00e7do vit qindra f\u00ebmij\u00eb nuk gjejn\u00eb dot vend n\u00eb sistemin publik. Refuzimi b\u00ebn q\u00eb prind\u00ebrit t\u2019i drejtohen privatit.<\/p>\n<p>Bashkia justifikohet me kriteret p\u00ebrzgjedh\u00ebse: p\u00ebrpar\u00ebsi kan\u00eb jetim\u00ebt, f\u00ebmij\u00ebt me aft\u00ebsi ndryshe, ata nga familjet me ndihm\u00eb ekonomike apo me t\u00eb dy prind\u00ebrit n\u00eb pun\u00eb. Por edhe pas k\u00ebsaj skeme t\u00eb gjat\u00eb filtrimi, nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e f\u00ebmij\u00ebve mbetet jasht\u00eb.<\/p>\n<h4 class=\"wp-block-heading\"><strong>Ekspert\u00ebt, nj\u00eb kriz\u00eb e paralajm\u00ebruar, por e l\u00ebn\u00eb n\u00eb harres\u00eb!<\/strong><\/h4>\n<p>P\u00ebr ekspertin e arsimit Ndri\u00e7im Mehmeti, kjo kriz\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb surpriz\u00eb, por pasoj\u00eb e munges\u00ebs s\u00eb planifikimit.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se numri aktual i \u00e7erdheve dhe kopshteve nuk mjafton. \u00cbsht\u00eb rritur ndjesh\u00ebm ardhja e familjeve nga rrethet drejt Tiran\u00ebs. Kjo k\u00ebrkon studime urgjente dhe investime afatgjata, t\u00eb cilat mungojn\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi zgjedhur t\u00eb b\u00ebjm\u00eb investime me interes politik, jo aty ku \u00ebsht\u00eb nevoja reale,\u201d shprehet Mehmeti.<\/p>\n<p>Sipas tij, zonat m\u00eb t\u00eb prekura jan\u00eb Astiri, Komuna e Parisit, Zona e Freskut dhe 5 Maji. \u201cPrind\u00ebrit atje ose paguajn\u00eb shum\u00ebfish n\u00eb privat, ose b\u00ebjn\u00eb kilometra \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb nj\u00eb institucion m\u00eb t\u00eb larg\u00ebt. Ka familje q\u00eb i mbajn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. \u00cbsht\u00eb e papranueshme.\u201d<\/p>\n<p>Zonat ku jan\u00eb m\u00eb problematike, jan\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe zonat m\u00eb t\u00eb populluara t\u00eb kryeqytetit.<\/p>\n<p>Paradoksalisht kushtetuta e Shqip\u00ebris\u00eb thot\u00eb se duhet t\u00eb garantohet arsimim falas, por realiteti n\u00eb terren \u00ebsht\u00eb ndryshe.<\/p>\n<h4 class=\"wp-block-heading\"><strong>Realiteti n\u00eb terren: kopshtet q\u00eb mbyllen n\u00eb mesdit\u00eb<\/strong><\/h4>\n<p>Gazetarja p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet sociale, Ortensa Budlla, e sheh problemin nga terreni. Sipas saj, n\u00eb disa kopshte dhe \u00e7erdhe publike, prind\u00ebrit detyrohen t\u2019i marrin f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb n\u00eb mesdit\u00eb. Arsyeja: mungesa e shtret\u00ebrve dhe mbipopullimi i grupeve.<\/p>\n<p>\u201cKemi p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb sistem t\u00eb mbingarkuar. Shifrat e aplikimeve nuk p\u00ebrputhen me kapacitetet reale. Drejtoria e \u00c7erdheve dhe Kopshteve ka k\u00ebrkuar hapjen e t\u00eb pakt\u00ebn tet\u00eb institucioneve t\u00eb reja, por nuk ka asnj\u00eb reagim,\u201d thot\u00eb Budlla.<\/p>\n<p>Ajo thekson edhe kontrastin e madh financiar mes publik\u00ebve dhe privat\u00ebve: \u201cN\u00eb publik pagesa \u00ebsht\u00eb minimale, rreth 5 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja n\u00eb muaj. N\u00eb privat, shkon mbi 20 mij\u00eb. Diferenca \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrballueshme p\u00ebr shum\u00eb familje.\u201d<\/p>\n<p>Nga v\u00ebzhgimi q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb n\u00eb terren, kopshtet private n\u00eb zonat kryesore t\u00eb Tiran\u00ebs, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Myslym Shyri, Ish-Blloku, zona pran\u00eb stadiumit, shifrat arrijn\u00eb deri n\u00eb 40 mij\u00eb lek\u00eb, sa nj\u00eb rrog\u00eb minimale n\u00eb vend.<\/p>\n<h4 class=\"wp-block-heading\"><strong>Fjal\u00ebt e prind\u00ebrve: barr\u00eb financiare dhe stres<\/strong><\/h4>\n<p>Nj\u00eb n\u00ebn\u00eb e re tregon se pas dy refuzimeve n\u00eb \u00e7erdhet publike t\u00eb zon\u00ebs, u detyrua t\u00eb \u00e7onte vajz\u00ebn n\u00eb nj\u00eb institucion privat. \u201cPagesa mujore \u00ebsht\u00eb kat\u00ebrfish m\u00eb e lart\u00eb. Na r\u00ebndon shum\u00eb, por nuk kishim zgjedhje. T\u00eb dy jemi n\u00eb pun\u00eb dhe nuk kemi gjysh\u00ebr af\u00ebr,\u201d thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa nj\u00eb baba nga Astiri flet p\u00ebr lodhjen e p\u00ebrditshme: \u201c\u00c7do m\u00ebngjes b\u00ebjm\u00eb tre kilometra p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar djalin n\u00eb nj\u00eb \u00e7erdhe. Nd\u00ebrkoh\u00eb, k\u00ebtu pran\u00eb ka hap\u00ebsira bosh. Nuk kuptoj pse nuk nd\u00ebrtohen institucione aty ku jetojm\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Mungesa e institucioneve parashkollore ka pasoja t\u00eb dukshme. F\u00ebmij\u00ebt shpesh detyrohen t\u00eb kalojn\u00eb or\u00eb t\u00eb t\u00ebra n\u00eb ambiente t\u00eb mbingarkuara dhe t\u00eb mbyllura. \u201cKjo ndikon n\u00eb zhvillimin psiko-emocional, ul mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr socializim dhe sjell probleme t\u00eb sjelljes si agresiviteti,\u201d paralajm\u00ebron Mehmeti.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr paradoks \u00ebsht\u00eb trajtimi i f\u00ebmij\u00ebve me aft\u00ebsi ndryshe. N\u00eb let\u00ebr, ata kan\u00eb prioritet. Por n\u00eb praktik\u00eb, institucionet shpesh i refuzojn\u00eb. \u201cMungojn\u00eb ndihm\u00ebs-m\u00ebsuesit dhe psikolog\u00ebt. Prind\u00ebrve u thuhet hapur se nuk mund t\u2019i pranojn\u00eb,\u201d shton eksperti.<\/p>\n<h4 class=\"wp-block-heading\"><strong>Zgjidhjet q\u00eb mungojn\u00eb<\/strong><\/h4>\n<p>Kur kryefjal\u00eb e s\u00eb paku kat\u00ebr viteve t\u00eb fundit, ka qen\u00eb se Tirana \u00ebsht\u00eb kryeqyteti europian, kur vjen puna n\u00eb element\u00ebt e domosdosh\u00ebm jet\u00ebsor, realiteti mbetet ende shum\u00eb larg.<\/p>\n<p>Modelet nd\u00ebrkomb\u00ebtare ofrojn\u00eb shembuj. N\u00eb disa vende si Gjermania apo Holanda, \u00e7erdhet vendosen pran\u00eb bizneseve t\u00eb m\u00ebdha, duke u dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi prind\u00ebrve t\u00eb jen\u00eb af\u00ebr f\u00ebmij\u00ebve. Ky model do t\u00eb k\u00ebrkonte partneritet mes shtetit dhe privatit, nj\u00eb praktik\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb shfryt\u00ebzuar n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, k\u00ebrkesa p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn tet\u00eb institucione t\u00eb reja n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb ende pa p\u00ebrgjigje. Pa to, \u00e7do vit situata do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet.<\/p>\n<p>Bashkia ka premtuar p\u00ebr hapjen e dy kopshteve t\u00eb reja, nj\u00eb n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb 8 dhe nj\u00eb n\u00eb Fark\u00eb, por duken t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebrball\u00eb nevojave reale t\u00eb nj\u00eb qyteti q\u00eb rritet me ritme t\u00eb pandalshme.<\/p>\n<p>Tirana ka hap\u00ebsira, ka k\u00ebrkes\u00eb dhe ka mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar institucione t\u00eb reja parashkollore. \u00c7far\u00eb mungon \u00ebsht\u00eb vizioni dhe vendosm\u00ebria.<\/p>\n<p>Denoncimi i Bra\u00e7es nuk ishte thjesht politik\u00eb, por nj\u00eb pasqyrim i nj\u00eb realiteti q\u00eb prek mij\u00ebra familje \u00e7do dit\u00eb. \u00c7erdhet dhe kopshtet nuk jan\u00eb luks, por domosdoshm\u00ebri p\u00ebr zhvillimin e f\u00ebmij\u00ebve dhe barazin\u00eb sociale.<\/p>\n<p>N\u00ebse kjo kriz\u00eb nuk adresohet me urgjenc\u00eb, Tirana rrezikon t\u00eb thelloj\u00eb ndarjen mes atyre q\u00eb kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb paguajn\u00eb dhe atyre q\u00eb mbeten jasht\u00eb sistemit. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fatur\u00eb q\u00eb do ta paguaj\u00eb i gjith\u00eb shoq\u00ebria.<\/p>\n<p>\/<a href=\"https:\/\/acqj.al\/tiranes-i-mungojne-cerdhet-dhe-kopshtet-publike\/\">acqj<\/a>\/<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/tirana-ne-krize-nga-mungesa-e-cerdheve-dhe-kopshteve-publike\/\">Tirana n\u00eb kriz\u00eb nga mungesa e \u00e7erdheve dhe kopshteve publike<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me nisjen e shtatorit, f\u00ebmij\u00ebt nisin p\u00ebrgatitjen p\u00ebr vitin e ri arsimor, e me po kaq entuziaz\u00ebm edhe t\u00eb vegjlit i drejtohen \u00e7erdheve dhe kopshteve p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb! Por kur ky fillim do t\u00eb duhej t\u00eb ishte nj\u00eb fest\u00eb, p\u00ebr shum\u00eb familje t\u00eb kryeqytetit \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim! Q\u00eb nga nisja e muajit, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-42127","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42127","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42127"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42127\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42127"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42127"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42127"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}