{"id":42031,"date":"2025-09-22T17:23:19","date_gmt":"2025-09-22T17:23:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/22\/nga-ministrja-e-virtuale-ne-nje-keqkuptim-pse-rama-hoqi-dore-nga-lavdia-e-dielles\/"},"modified":"2025-09-22T17:23:19","modified_gmt":"2025-09-22T17:23:19","slug":"nga-ministrja-e-virtuale-ne-nje-keqkuptim-pse-rama-hoqi-dore-nga-lavdia-e-dielles","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/22\/nga-ministrja-e-virtuale-ne-nje-keqkuptim-pse-rama-hoqi-dore-nga-lavdia-e-dielles\/","title":{"rendered":"Nga ministrja e virtuale n\u00eb nj\u00eb \u201ckeqkuptim\u201d\/ Pse Rama hoqi dor\u00eb nga lavdia e Diell\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama duket se ka b\u00ebr\u00eb disa hapa pas nga entuziazmi dhe publiciteti me t\u00eb cilin veshi \u201cministren e tij virtuale\u201d Diella, pas jehon\u00ebs q\u00eb ky lajm mori n\u00eb mediat nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Gjat\u00eb nj\u00eb aktiviteti p\u00ebr Start Up-et, kryeministri e zhveshi \u201cDiell\u00ebn\u201d nga cil\u00ebsia kryesore me t\u00eb cil\u00ebn ajo joshi mediat e huaja dhe u shnd\u00ebrrua n\u00eb pak or\u00eb n\u00eb \u201cchat-bot\u201d-in m\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm t\u00eb globit: aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime si ministre e qeveris\u00eb. Sipas Ram\u00ebs, e gjitha ishte nj\u00eb keqkuptim sepse vendimet do t\u00eb merren nga njer\u00ebzit.<\/p>\n<p>\u201cKa shum\u00eb keqkuptime, jo domosdshm\u00ebrit refuzime t\u00eb bashkuar n\u00eb argumente. Ministrja e Inteligjenc\u00ebs Artificiale nuk do t\u00eb marr\u00eb vendime, ne do t\u00eb marrim vendime. Nuk po i delegojm\u00eb asaj p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime, ne po i japim asaj q\u00eb t\u00eb procesoj\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb shpesht\u00eb dhe t\u00eb na jap\u00eb p\u00ebrgjigje shum\u00eb t\u00eb shpejta\u201d u shpreh Rama.<\/p>\n<p>Deklarata ishte si nj\u00eb kov\u00eb me uj\u00eb mbi nj\u00eb debat t\u00eb nxeht\u00eb q\u00eb Rama e ndezi me mjesht\u00ebri, duke qen\u00eb pushtetari i par\u00eb n\u00eb bot\u00eb q\u00eb i jep fuqi qeveris\u00ebse inteligjenc\u00ebs artificiale. Sepse fillimisht Diella u prezantua si nj\u00eb \u201crisi bot\u00ebrore\u201d dhe si garanci se tender\u00ebt publik\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb ishin 100% t\u00eb past\u00ebr nga korrupsioni.<\/p>\n<p>\u201cChat bot\u201d me fytyr\u00ebn e aktores Anila Bisha u p\u00ebrfshi edhe n\u00eb dekretin presidencial p\u00ebr qeverin\u00eb e re, duke u hedhur si karrem p\u00ebr mediat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, q\u00eb nuk i rezistuan dot joshjes s\u00eb nj\u00eb algoritmi t\u00eb veshur jo vet\u00ebm me kostumin tradicional t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb por edhe me pushtet real ekzekutiv, si garanci p\u00ebr luft\u00ebn ndaj korrupsionit.<\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/09\/21\/blendi-kajsiu-diella-ministri-ideal-i-edi-rames\/\">Diella, ministri ideal i Edi Ram\u00ebs\u00a0<\/a><\/p>\n<p>Raportimet n\u00eb mediat e huaja cituan Edi Ram\u00ebn q\u00eb kur prezantoi kabinetin e ri, shprehej <em>\u201cDiella \u00ebsht\u00eb an\u00ebtarja e par\u00eb e kabinetit q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb fizikisht e pranishme, por \u00ebsht\u00eb krijuar virtualisht nga inteligjenca artificiale\u201d.<\/em><\/p>\n<p>M\u00eb pas, Rama shtonte se ajo do ta ndihmonte Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb b\u00ebhet <em>\u201cnj\u00eb vend ku tender\u00ebt publik\u00eb jan\u00eb 100 p\u00ebr qind t\u00eb lir\u00eb nga korrupsioni.\u201d<\/em> Lajmi b\u00ebri me shpejt\u00ebsi xhiron e mediave nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe t\u00eb nes\u00ebrmen, Rama u mburr me suksesin q\u00eb pati ministrja e tij virtuale.<\/p>\n<p>Por, nd\u00ebrsa titujt e m\u00ebdhenj nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb e pasqyruan lajmin me kureshtje, analizat q\u00eb pasuan ngrit\u00ebn pik\u00ebpyetje mbi natyr\u00ebn e k\u00ebsaj nisme. Me kalimin e dit\u00ebve t\u00eb para, lajmi i Diell\u00ebs ka kaluar nga entuziazmi te dyshimi.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb shihej si nj\u00eb hap i guximsh\u00ebm kund\u00ebr korrupsionit, Diella po perceptohet si nj\u00eb truk i radh\u00ebs p\u00ebr publicitet. Nj\u00eb shkrim i <a href=\"https:\/\/www.france24.com\/en\/live-news\/20250922-experts-question-albania-s-ai-generated-minister\">AFP<\/a> sjell me rezerva iden\u00eb e Ram\u00ebs p\u00ebr ministren virtuale, nd\u00ebrsa kujton edhe manovra t\u00eb tjera t\u00eb tij q\u00eb m\u00eb shum\u00eb se masa konkrete kan\u00eb sh\u00ebrbyer si l\u00ebvizje boshe p\u00ebr t\u00eb kapur titujt kryesor\u00eb t\u00eb mediave bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>\u201cEm\u00ebrimi i Diell\u00ebs b\u00ebri jehon\u00eb n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, di\u00e7ka n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kryeministri Rama \u00ebsht\u00eb mjesht\u00ebr qoft\u00eb duke marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb samite nd\u00ebrkomb\u00ebtare me atlete, duke shpallur ndalimin e TikTok-ut, duke krijuar nj\u00eb \u201cShtet Bektashi\u201d t\u00eb modeluar si Vatikani, apo duke hapur kampe emigrant\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb strehuar njer\u00ebzit e kapur n\u00eb det nga qeveria italiane.<\/p>\n<p>Por arritja e q\u00ebllimeve t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr. TikTok mbetet leht\u00ebsisht i aksesuesh\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, vet\u00ebm pak dhjet\u00ebra burra jan\u00eb transferuar n\u00eb kampet e emigrant\u00ebve dhe ligjshm\u00ebria e nism\u00ebs ende po kontestohet n\u00eb gjykatat italiane. Po ashtu, pak p\u00ebrparim publik \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe mbi \u201cShtetin Bektashi\u201d q\u00eb prej shpalljes s\u00eb tij nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb\u201d shkruan AFP n\u00eb raportimin p\u00ebr Diell\u00ebn n\u00eb n\u00ebnndarjen \u201cKorrupsion i vjet\u00ebr, soft\u00ebare i ri\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, n\u00eb shkrim citohet nj\u00eb ekspert i transformimit digjital dhe siguris\u00eb kibernetike si Erjon Curraj, q\u00eb thot\u00eb se p\u00ebrballja e Diell\u00ebs me korrupsionin varet thjesht nga \u201ct\u00eb dh\u00ebnat hyr\u00ebse\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse k\u00ebto \u201cjan\u00eb t\u00eb paplota, t\u00eb nj\u00ebanshme ose t\u00eb vjetruara, vendimet e IA-s\u00eb do t\u00eb pasqyrojn\u00eb k\u00ebto mang\u00ebsi, dhe ajo \u201cmund t\u00eb keqinterpretoj\u00eb dokumentet, t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb gabimisht nj\u00eb furnizues ose t\u00eb mos v\u00ebr\u00eb re shenja t\u00eb bashk\u00ebpunimit korruptiv,\u201d shprehet Curraj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb shkenc\u00ebtar i kompjuterave dhe specialist i inteligjenc\u00ebs artificiale Jean-Gabriel Ganascia e trajton me seriozitet iden\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb pushtet nj\u00eb algoritmi. Ai shprehet se vendimi p\u00ebr t\u2019ia besuar vendimmarrjen publike nj\u00eb makinerie, i redukton njer\u00ebzit thjesht n\u00eb skllev\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb m\u00eb shqet\u00ebson \u00ebsht\u00eb ideja e nj\u00eb makinerie q\u00eb qeveris, q\u00eb jep p\u00ebrgjigjen \u2018e sakt\u00eb\u2019 dhe pengon \u00e7do diskutim,\u201d tha studiuesi Jean-Gabriel Ganascia, i cili \u00ebsht\u00eb edhe filozof. \u201cNj\u00eb politikan mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi, por k\u00ebtu ideja \u00ebsht\u00eb se makina \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrsosur dhe nuk mund t\u00eb shkojm\u00eb kund\u00ebr vendimeve t\u00eb saj\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Dyshimet e para p\u00ebr Diell\u00ebn i kishte raportuar media italiane <a href=\"https:\/\/www.tgcom24.mediaset.it\/mondo\/intelligenza-artificiale-ministro-albania-corruzione_103383323-202502k.shtml\">TgCom24<\/a>. Dit\u00ebn q\u00eb Rama prezantoi nj\u00eb \u201cchat-bot\u201d si ministre, gazetar\u00ebt e vendit fqinj, t\u00eb njohur p\u00ebr tendencat e Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb lajm, shkruan me dyshime p\u00ebr nism\u00ebn: <em>\u201cAta q\u00eb e shohin me dyshim Diell\u00ebn jan\u00eb ata q\u00eb druhen se ministrja artificiale mund t\u00eb b\u00ebhet objekt sulmesh hakerash ose manipulimesh t\u00eb q\u00ebllimshme p\u00ebr t\u00eb manipuluar tender\u00ebt publik\u00eb. Po ashtu, sipas k\u00ebtyre z\u00ebrave kritik\u00eb, duhet marr\u00eb parasysh edhe mund\u00ebsia q\u00eb teknologjia thjesht mund t\u00eb \u201cgaboj\u00eb\u201d, duke ngjallur fantazma t\u00eb dala nga klasiket e fantashkenc\u00ebs si Minority Report\u201d<\/em>.<\/p>\n<p>Edhe<a href=\"https:\/\/www.washingtonpost.com\/opinions\/2025\/09\/21\/diella-albania-ai-bot-corruption\/\"> Washington Post,<\/a> megjith\u00ebse e p\u00ebrcolli me pozitivitet lajmin se inteligjenca artificiale vishet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb me pushtet, kujton se Shqip\u00ebria mbetet nj\u00eb nd\u00ebr vendet m\u00eb t\u00eb korruptuara n\u00eb Europ\u00eb dhe se Diella, p\u00ebr momentin, mbetet thjesht nj\u00eb truk.<\/p>\n<p>\u201cRama, nj\u00eb populist me gjat\u00ebsi 2 metra (p\u00ebraf\u00ebrsisht), \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet q\u00eb nga viti 2013. Ai ka \u00e7uar vendin drejt t\u00eb qenit pjes\u00eb e Bashkimit Evropian nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebrballet me shqet\u00ebsime p\u00ebr korrupsionin dhe rr\u00ebshqitjet demokratike. Sigurisht, titulli \u201cministrja Diella\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb truk. Kushtetuta e Shqip\u00ebris\u00eb k\u00ebrkon q\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e kabinetit t\u00eb jen\u00eb qenie njer\u00ebzore; \u00e7far\u00ebdo roli q\u00eb AI t\u00eb luaj\u00eb n\u00eb shp\u00ebrndarjen e burimeve qeveritare, njer\u00ebzit duhet t\u00eb vendosin p\u00ebr buxhetin dhe prioritetet e qeveris\u00eb\u201d ka shkruar Washington Post.<\/p>\n<p>Kjo narrativ\u00eb e re rrezikon ta d\u00ebmtoj\u00eb q\u00ebllimin e Ram\u00ebs. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb bind\u00eb europian\u00ebt p\u00ebr seriozitetin e qeverisjes dhe p\u00ebrpjekjeve kund\u00ebr korrupsionit, \u201cministrja virtuale\u201d hap nj\u00eb debat mbi transparenc\u00ebn, manipulimin e t\u00eb dh\u00ebnave apo munges\u00ebn e llogaridh\u00ebnies n\u00eb rast se korrupsioni mbetet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat nivele.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt e inteligjenc\u00ebs artificiale kan\u00eb paralajm\u00ebruar se Diella \u00ebsht\u00eb e varur nga t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb i ushqehen, dhe n\u00ebse k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb manipuluara, IA vet\u00ebm do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris\u00eb problemet e vjetra, por edhe do t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb shembull se si bab\u00ebzia p\u00ebr t\u00eb vjedhur nuk ndalet as para inteligjenc\u00ebs m\u00eb t\u00eb sofistikuar q\u00eb njohim deri m\u00eb sot.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, t\u00ebrheqja e Ram\u00ebs nga retorika e marketingut t\u00eb Diell\u00ebs duket si nj\u00eb shkelje frenash, pasi nisma e sotme mund t\u00eb p\u00ebrballet nes\u00ebr me kritikat dhe dyshimet e partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Sepse, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb arm\u00eb e re kund\u00ebr korrupsionit, n\u00ebse Diella del e zhveshur cullak, ajo \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb truk mediatik q\u00eb n\u00ebse e tepron me publicitet, dashje pa dashje e ekspozon qeverin\u00eb e Ram\u00ebs ndaj skepticizmit dhe mosbesimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar.\/Lapsi.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/09\/22\/nga-ministrja-e-virtuale-ne-nje-keqkuptim-pse-rama-hoqi-dore-nga-lavdia-e-dielles\/\">Nga ministrja e virtuale n\u00eb nj\u00eb \u201ckeqkuptim\u201d\/ Pse Rama hoqi dor\u00eb nga lavdia e Diell\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama duket se ka b\u00ebr\u00eb disa hapa pas nga entuziazmi dhe publiciteti me t\u00eb cilin veshi \u201cministren e tij virtuale\u201d Diella, pas jehon\u00ebs q\u00eb ky lajm mori n\u00eb mediat nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Gjat\u00eb nj\u00eb aktiviteti p\u00ebr Start Up-et, kryeministri e zhveshi \u201cDiell\u00ebn\u201d nga cil\u00ebsia kryesore me t\u00eb cil\u00ebn ajo joshi mediat e huaja dhe u [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-42031","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42031","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42031"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42031\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42031"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42031"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42031"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}