{"id":42029,"date":"2025-09-22T17:48:29","date_gmt":"2025-09-22T17:48:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/22\/zgjedhjet-ne-moldavi-perballen-me-dezinformim-nga-inteligjenca-artificiale-nga-rusia\/"},"modified":"2025-09-22T17:48:29","modified_gmt":"2025-09-22T17:48:29","slug":"zgjedhjet-ne-moldavi-perballen-me-dezinformim-nga-inteligjenca-artificiale-nga-rusia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/22\/zgjedhjet-ne-moldavi-perballen-me-dezinformim-nga-inteligjenca-artificiale-nga-rusia\/","title":{"rendered":"Zgjedhjet n\u00eb Moldavi p\u00ebrballen me dezinformim nga inteligjenca artificiale nga Rusia"},"content":{"rendered":"<p>Moldav\u00ebt po p\u00ebrballen me nj\u00eb val\u00eb dezinformimi t\u00eb nxitur nga inteligjenca artificiale p\u00ebrpara zgjedhjeve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme parlamentare, t\u00eb cilat do t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb n\u00ebse ky shtet i vog\u00ebl do t\u00eb vazhdoj\u00eb rrug\u00ebn drejt Bashkimit Evropian apo do t\u00eb t\u00ebrhiqet s\u00ebrish n\u00eb orbit\u00ebn e Mosk\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara votimit t\u00eb s\u00eb diel\u00ebs p\u00ebr zgjedhjen e nj\u00eb parlamenti t\u00eb ri me 101 vende, disa grupe monitorimi online kan\u00eb zbuluar fushata propagandistike dhe dezinformimi t\u00eb atribuuara Rusis\u00eb. Q\u00ebllimi i tyre \u00ebsht\u00eb t\u00eb dob\u00ebsojn\u00eb mb\u00ebshtetjen p\u00ebr Partin\u00eb e Veprimit dhe Solidaritetit (PAS), e cila \u00ebsht\u00eb pro-evropiane dhe n\u00eb pushtet n\u00eb nj\u00eb votim q\u00eb shum\u00eb e shohin si nj\u00eb zgjedhje gjeopolitike mes Lindjes dhe Per\u00ebndimit.<\/p>\n<p>Studiuesit thon\u00eb se k\u00ebto fushata t\u00eb koordinuara p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re t\u00eb operacioneve ruse t\u00eb ndikimit, t\u00eb mb\u00ebshtetura nga infrastruktur\u00eb e re dhe p\u00ebrdorim i gjer\u00eb i inteligjenc\u00ebs artificiale. Uebfaqe t\u00eb rreme q\u00eb imitojn\u00eb mediat per\u00ebndimore t\u00eb njohura, pagesa p\u00ebr \u201cferma angazhimi\u201d n\u00eb Afrik\u00eb, si dhe p\u00ebrdorimi i robot\u00ebve me AI p\u00ebr t\u00eb mbushur seksionet e komenteve me sulme ndaj PAS dhe Bashkimit Evropian jan\u00eb nd\u00ebr taktikat kryesore.<\/p>\n<p>Presidentja e Moldavis\u00eb, Maia Sandu, paralajm\u00ebroi se votimi i s\u00eb diel\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb \u201cm\u00eb vendimtari\u201d n\u00eb historin\u00eb e vendit t\u00eb saj, pasi do t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb n\u00ebse Moldavia do t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb demokraci e q\u00ebndrueshme apo n\u00ebse do t\u00eb t\u00ebrhiqet nga Rusia larg Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo tha se an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BE do ta mbroj\u00eb Moldavin\u00eb \u201cnga k\u00ebrc\u00ebnimi m\u00eb i madh q\u00eb p\u00ebrballemi: Rusia.\u201d<\/p>\n<p>T\u00eb h\u00ebn\u00ebn, policia arrestoi 74 persona n\u00eb 250 bastisje si pjes\u00eb e nj\u00eb hetimi p\u00ebr nj\u00eb plan t\u00eb supozuar t\u00eb mb\u00ebshtetur nga Rusia p\u00ebr t\u00eb nxitur trazira masive dhe p\u00ebr t\u00eb destabilizuar vendin.<\/p>\n<p>Partia pro-evropiane PAS, e themeluar nga Sandu n\u00eb vitin 2016, fitoi nj\u00eb shumic\u00eb t\u00eb qart\u00eb n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb vitit 2021, por tani rrezikon ta humbas\u00eb at\u00eb t\u00eb diel\u00ebn. N\u00eb flet\u00ebn e votimit nuk ka ndonj\u00eb alternativ\u00eb t\u00eb fort\u00eb tjet\u00ebr pro-evropiane, nd\u00ebrsa ka disa parti me orientim pro-rus.<\/p>\n<p>Pas pushtimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Ukrain\u00ebs nga Rusia n\u00eb vitin 2022, Moldavia aplikoi p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE dhe po at\u00eb vit mori statusin e vendit kandidat. Vjet, Brukseli ra dakord p\u00ebr t\u00eb hapur negociatat e an\u00ebtar\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Autoritetet moldave prej koh\u00ebsh kan\u00eb paralajm\u00ebruar se Rusia po zhvillon nj\u00eb luft\u00eb hibride \u2014 duke nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb zgjedhje, p\u00ebrhapur fushata dezinformimi dhe financuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme partit\u00eb pro-ruse me synimin p\u00ebr t\u00eb penguar rrug\u00ebtimin e vendit drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Evropian. Moska e ka mohuar vazhdimisht nd\u00ebrhyrjen n\u00eb Moldavi.<\/p>\n<p>Zbulimi i faqeve t\u00eb krijuara nga inteligjenca artificiale<\/p>\n<p>Reset Tech, nj\u00eb organizat\u00eb jofitimprur\u00ebse nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb monitoron k\u00ebrc\u00ebnimet dixhitale ndaj demokracis\u00eb dhe operacionet ruse t\u00eb ndikimit online q\u00eb nga viti 2022, ka hetuar nj\u00eb platform\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn angleze t\u00eb gjeneruar nga inteligjenca artificiale me emrin Restmedia, e cila pretendon se \u00ebsht\u00eb \u201ce p\u00ebrkushtuar ndaj ekspozimit dhe trajtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve kritike q\u00eb form\u00ebsojn\u00eb t\u00eb ardhmen e Evrop\u00ebs.\u201d<\/p>\n<p>Edhe pse Restmedia imiton gazetarin\u00eb hulumtuese p\u00ebrmes artikujve serioz\u00eb dhe grafikave t\u00eb dizajnuara mir\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrmbajtjet e saj gjenerohen duke p\u00ebrdorur mjete t\u00eb inteligjenc\u00ebs artificiale, sipas nj\u00eb raporti t\u00eb Reset Tech t\u00eb ndar\u00eb me agjencin\u00eb Associated Press. Rreth nj\u00eb e kat\u00ebrta e p\u00ebrmbajtjes fokusohet n\u00eb Moldavi, por p\u00ebrkthehet dhe amplifikohet nga faqe n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb BE-s\u00eb. Ajo boton \u201cpropagand\u00eb t\u00eb p\u00ebrputhur me narrativat e Kremlinit\u201d q\u00eb sulmon presidenten Maia Sandu, partin\u00eb PAS dhe Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>Dezinformimi n\u00ebnkupton informacion t\u00eb rrem\u00eb q\u00eb krijohet dhe p\u00ebrhapet me q\u00ebllim, kryesisht p\u00ebr t\u00eb ngat\u00ebrruar apo manipuluar.<\/p>\n<p>\u201cKemi m\u00ebsuar t\u00eb dallojm\u00eb gjurm\u00ebt e k\u00ebtyre sh\u00ebrbimeve sekrete ruse n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb ndryshme\u2026 dhe i kemi par\u00eb shum\u00eb aktiv\u00eb n\u00eb Moldavi,\u201d tha Ben Scott, drejtori i Reset Tech, p\u00ebr agjencin\u00eb AP. \u201cDhe nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u habitur, sepse Moldavia p\u00ebrballet me zgjedhje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.\u201d<\/p>\n<p>\u201cFermat e angazhimit\u201d n\u00eb Afrik\u00eb<\/p>\n<p>Raporti 36-faq\u00ebsh zbulon se Restmedia paguan \u201cferma angazhimi\u201d n\u00eb Afrik\u00eb p\u00ebr t\u00eb promovuar narrativat e saj n\u00ebp\u00ebr llogari t\u00eb verifikuara n\u00eb platform\u00ebn X (ish-Twitter), n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb skemave t\u00eb quajtura \u201camplifikim me pages\u00eb\u201d. Edhe pse Restmedia \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb \u201cmaskoj\u00eb infrastruktur\u00ebn e vet\u201d, studiuesit gjet\u00ebn \u201clidhje t\u00eb qarta teknike me Rusin\u00eb\u201d p\u00ebrmes adresave IP dhe t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb faqes.<\/p>\n<p>\u201cNuk jam aspak i befasuar nga sofistikimi i tyre, sepse n\u00eb fakt nuk \u00ebsht\u00eb aspak i sofistikuar. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet e habitshme \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmasa e k\u00ebsaj fushate,\u201d tha Scott. \u201cN\u00ebse disa studiues t\u00eb nj\u00eb OJQ-je si e jona mund t\u00eb zbulojn\u00eb nj\u00eb operacion t\u00eb madh informativ rus q\u00eb synon Moldavin\u00eb, pse kompanit\u00eb e m\u00ebdha\u2026 nuk mund ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb?\u201d<\/p>\n<p>Google, n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb, tha se po ndjek dhe trajton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb proaktive operacionet e koordinuara p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb zgjedhje. \u201cN\u00eb YouTube, si pjes\u00eb e monitorimit proaktiv p\u00ebr zgjedhjet moldave t\u00eb vitit 2025, kemi mbyllur.<\/p>\n<p>Mbi 1,000 kanale jan\u00eb mbyllur q\u00eb nga qershori 2024 p\u00ebr shkak t\u00eb pjes\u00ebmarrjes n\u00eb operacione t\u00eb koordinuara ndikimi q\u00eb kishin n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr Moldavin\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrmjet 5 gushtit dhe 4 shtatorit, Expert Forum, nj\u00eb institut rumun q\u00eb monitoron zgjedhjet n\u00eb Moldavi, tha se kishte gjurmuar 100 llogari joautentike n\u00eb TikTok t\u00eb cilat kishin mbledhur gjithsej 13.9 milion\u00eb shikime, n\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb shtyr\u00eb nga frika dhe zem\u00ebrimi, q\u00eb kryesisht sulmonte partin\u00eb n\u00eb pushtet PAS. M\u00eb von\u00eb, organizata zbuloi nj\u00eb \u201crrjet pasqyr\u00eb\u201d t\u00eb k\u00ebtyre 100 llogarive n\u00eb Facebook.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb po shohim sot \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsisht ndryshe nga fushatat klasike t\u00eb dezinformimit,\u201d thuhej n\u00eb raport. \u201cInteligjenca artificiale mund t\u00eb gjeneroj\u00eb profile t\u00eb plota, fotografi realiste, biografi t\u00eb besueshme dhe p\u00ebrmbajtje t\u00eb ndryshme brenda minutash gj\u00eb q\u00eb m\u00eb par\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkonte jav\u00eb t\u00eb t\u00ebra pun\u00eb manuale.\u201d<\/p>\n<p>Edhe Promo-Lex, nj\u00eb organizat\u00eb jofitimprur\u00ebse moldave q\u00eb monitoron zgjedhjet, identifikoi 500 llogari t\u00eb rreme n\u00eb TikTok q\u00eb shp\u00ebrndanin t\u00eb nj\u00ebjtat video, grafika dhe narrativa kund\u00ebr BE-s\u00eb dhe kund\u00ebr presidentes Sandu, t\u00eb cilat u pan\u00eb 1.3 milion\u00eb her\u00eb brenda tre dit\u00ebve. Ky rrjet, i drejtuar nga 25 llogari kryesore, p\u00ebrdorte dy hashtag\u00eb t\u00eb lidhur me zgjedhjet p\u00ebr t\u00eb \u201cmanipuluar algoritmin e TikTok\u201d dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb postimet t\u00eb b\u00ebheshin virale.<\/p>\n<p>Qeveria moldave ka nd\u00ebrmarr\u00eb hapa p\u00ebr t\u2019i kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb k\u00ebsaj vale. M\u00eb 16 shtator, presidentja Maia Sandu n\u00ebnshkroi nj\u00eb dekret p\u00ebr krijimin e nj\u00eb qendre kund\u00ebr dezinformimit.<\/p>\n<p>Faqe mashtruese imitojn\u00eb mediat per\u00ebndimore<\/p>\n<p>Nj\u00eb faqe q\u00eb imitonte revist\u00ebn amerikane t\u00eb stilit t\u00eb jetes\u00ebs OK! Magazine publikoi nj\u00eb lajm t\u00eb rrem\u00eb me titull:<br \/>\n\u201cPresidentja e Moldavis\u00eb n\u00eb skandal me sperm\u00eb t\u00eb yjeve!\u201d, duke p\u00ebrdorur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rreme edhe emrin e nj\u00eb gazetareje t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Artikulli pretendonte se Sandu e pamartuar dhe pa f\u00ebmij\u00eb po blinte sperm\u00eb nga yje homoseksual\u00eb si Ricky Martin dhe Elton John p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cArtikulli synon t\u00eb diskreditoj\u00eb Sandun duke p\u00ebrdorur stereotipe gjinore dhe duke sulmuar jet\u00ebn e saj personale, nd\u00ebrsa d\u00ebmton reputacionin e saj politik,\u201d thuhet n\u00eb nj\u00eb raport nga Reset Tech.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr artikull n\u00eb nj\u00eb faqe tjet\u00ebr t\u00eb rreme citonte si burim kryesor nj\u00eb raport t\u00eb Fondacionit Rus p\u00ebr Luft\u00ebn kund\u00ebr Padrejt\u00ebsis\u00eb (i sanksionuar nga BE-ja), i cili akuzonte Sandun p\u00ebr drejtimin e nj\u00eb rrjeti trafikimi f\u00ebmij\u00ebsh p\u00ebr pedofil\u00eb n\u00eb Europ\u00eb, p\u00ebrmes Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cOperativ\u00ebt e Kremlinit po p\u00ebrdorin inteligjenc\u00eb artificiale dhe softuer\u00eb t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar faqe q\u00eb imitojn\u00eb media t\u00eb njohura,\u201d tha eksperti Scott.<br \/>\n\u201cJo vet\u00ebm q\u00eb u sjellin votuesve informacion t\u00eb rrem\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment kritik p\u00ebr vendin, por me kalimin e koh\u00ebs kjo b\u00ebn q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb mos ken\u00eb m\u00eb besim te asgj\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Reset Tech tha se rrjeti p\u00ebrdor metoda dhe pasuri dixhitale q\u00eb e lidhin at\u00eb me nj\u00eb rrjet m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb ndikimit informativ rus, shpesh i referuar si Storm-1516. Analiza e saj u bazua n\u00eb k\u00ebrkime nga Insikt Group i Recorded Future dhe nga Qendra p\u00ebr Ndarjen e Informacionit dhe Analiz\u00ebn mbi Manipulimin dhe Nd\u00ebrhyrjen e Huaj t\u00eb Informacionit, e cila p\u00ebrb\u00ebhet nga DFRLab, EU Disinfo Lab, Alliance4Europe, dhe Debunk.<\/p>\n<p>Oligark pro-rus i akuzuar p\u00ebr nd\u00ebrhyrje<\/p>\n<p>Oligarku pro-rus nga Moldavia, Ilan Shor, i d\u00ebnuar p\u00ebr mashtrim dhe q\u00eb raportohet se jeton n\u00eb ekzil n\u00eb Mosk\u00eb, \u00ebsht\u00eb akuzuar p\u00ebr financimin e nj\u00eb rrjeti t\u00eb madh t\u00eb sponsorizuar nga Rusia p\u00ebr reklama politike t\u00eb paguara n\u00eb Facebook dhe YouTube p\u00ebrpara zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Sipas institutit t\u00eb mendimit WatchDog, me baz\u00eb n\u00eb Kishinau, midis datave 30 prill dhe 28 korrik, nj\u00eb rrjet i udh\u00ebhequr nga Shor dhe disa aktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb politik\u00eb ka paguar p\u00ebr 1,505 reklama n\u00eb platformat e Met\u00ebs, me nj\u00eb buxhet t\u00eb vler\u00ebsuar prej 45,000 eurosh (rreth 53,000 dollar\u00eb). Qindra reklama jan\u00eb vendosur gjithashtu n\u00eb YouTube.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb WatchDog e ka monitoruar, \u201cnarrativat kryesore propagandistike\u201d t\u00eb p\u00ebrhapura n\u00eb t\u00eb dyja platformat ishin:<\/p>\n<p>Se PAS do t\u00eb manipuloj\u00eb zgjedhjet,<br \/>\nSe p\u00ebrndjek Kish\u00ebn Ortodokse t\u00eb Moldavis\u00eb,<br \/>\nDhe se partia pro-BE ka varf\u00ebruar Moldavin\u00eb.<\/p>\n<p>Autoritetet moldave nd\u00ebrmor\u00ebn nj\u00eb s\u00ebr\u00eb bastisjesh p\u00ebrpara zgjedhjeve, si pjes\u00eb e hetimeve p\u00ebr korrupsion zgjedhor, financim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb partive, dhe pastrim parash, q\u00eb dyshohet se lidhen me \u201corganizat\u00ebn kriminale\u201d t\u00eb Shor-it.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb nj\u00eb bastisjeje m\u00eb 18 shtator, ku nj\u00eb person u ndalua, policia tha se sekuestroi para cash, laptop\u00eb, dokumente bankare, dhe se t\u00eb dyshuarit po merrnin udh\u00ebzime p\u00ebrmes Telegram-it nga \u201ckurator\u00eb n\u00eb Federat\u00ebn Ruse\u201d p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si t\u00eb shp\u00ebrndanin dhe komentonin videot me dezinformim n\u00eb Facebook, TikTok dhe Telegram. Shor i ka mohuar akuzat.<\/p>\n<p>\u201cNe dim\u00eb si t\u00eb luftojm\u00eb propagand\u00ebn ruse (dhe) oligark\u00ebt pro-rus\u00eb,\u201d thot\u00eb Andrei Rusu, ekspert p\u00ebr monitorimin e medias n\u00eb WatchDog. \u201cPor kemi nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb mb\u00ebshtetje nga partner\u00ebt tan\u00eb\u2026 Fjal\u00ebt nuk do ta shp\u00ebtojn\u00eb vendin ton\u00eb nga nj\u00eb regjim pro-rus n\u00ebse k\u00ebto zgjedhje do t\u00eb manipulohen.\u201d\/AFP<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/zgjedhjet-ne-moldavi-perballen-me-dezinformim-nga-inteligjenca-artificiale-nga-rusia\/\">Zgjedhjet n\u00eb Moldavi p\u00ebrballen me dezinformim nga inteligjenca artificiale nga Rusia<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Moldav\u00ebt po p\u00ebrballen me nj\u00eb val\u00eb dezinformimi t\u00eb nxitur nga inteligjenca artificiale p\u00ebrpara zgjedhjeve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme parlamentare, t\u00eb cilat do t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb n\u00ebse ky shtet i vog\u00ebl do t\u00eb vazhdoj\u00eb rrug\u00ebn drejt Bashkimit Evropian apo do t\u00eb t\u00ebrhiqet s\u00ebrish n\u00eb orbit\u00ebn e Mosk\u00ebs. P\u00ebrpara votimit t\u00eb s\u00eb diel\u00ebs p\u00ebr zgjedhjen e nj\u00eb parlamenti t\u00eb ri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-42029","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42029","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42029"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42029\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42029"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42029"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42029"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}