{"id":42016,"date":"2025-09-22T16:48:20","date_gmt":"2025-09-22T16:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/22\/jakin-marena-tritoli-ne-vilen-e-mziut-akuzat-politike-dhe-shamikuqja\/"},"modified":"2025-09-22T16:48:20","modified_gmt":"2025-09-22T16:48:20","slug":"jakin-marena-tritoli-ne-vilen-e-mziut-akuzat-politike-dhe-shamikuqja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/22\/jakin-marena-tritoli-ne-vilen-e-mziut-akuzat-politike-dhe-shamikuqja\/","title":{"rendered":"Jakin Marena: Tritoli n\u00eb vil\u00ebn e Mziut, akuzat politike dhe \u2018Shamikuqja\u2019"},"content":{"rendered":"<p>Para disa dit\u00ebsh af\u00ebr vil\u00ebs s\u00eb ish kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Kamz\u00ebs, aktualisht deputet i PD p\u00ebr qarkun e Dibr\u00ebs, Xhelal Mziu, u vu nj\u00eb sasi tritoli, i cili shp\u00ebrtheu n\u00eb mesnat\u00eb, duke tronditur Kamz\u00ebn dhe zon\u00ebn p\u00ebrreth!<\/p>\n<p>P\u00ebr fatin e mir\u00eb t\u00eb Mziut dhe familjes s\u00eb tij, tritoli ishte v\u00ebn\u00eb af\u00ebr murit rrethues t\u00eb vil\u00ebs luksoze t\u00eb tij, dhe gjat\u00eb shp\u00ebrthimit nuk preku as jet\u00ebn dhe as sh\u00ebndetin e tij dhe t\u00eb familjar\u00ebve, apo t\u00eb shkaktonte d\u00ebme materiale!<\/p>\n<p>Sipas asaj q\u00eb raporton policia e shtetit, kamerat e siguris\u00eb kishin fiksuar nj\u00eb t\u00eb ri me kapu\u00e7, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr koncidenc\u00eb kamerat e vil\u00ebs s\u00eb deputetit t\u00eb PD, ish kryebashkiakut Mziu nuk kishin q\u00ebn\u00eb n\u00eb gjendje pune at\u00eb nat\u00eb!<\/p>\n<p>Nuk paragjykojm\u00eb ask\u00ebnd, por sikur po ndodhin shum\u00eb raste ku \u2018kamerat nuk punojn\u00eb\u2019 at\u00ebher\u00eb kur pik\u00ebrisht \u00ebsht\u00eb m\u00eb se e domosdoshme q\u00eb t\u00eb filmojn\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb! Por meq\u00eb s\u2019kan\u00eb filmuar, dhe ne po ecim me versionin e policis\u00eb, duke q\u00ebn\u00eb se autori i k\u00ebtij akti ka mbetur mister! Ose zhytet n\u00eb mister, nga policia p\u00ebr t\u00eb mos prishur provat si dhe p\u00ebr t\u00eb mos \u2018alarmuar\u2019 autorin e vendosjes s\u00eb tritolit n\u00eb murin rrethyer t\u00eb vil\u00ebs s\u00eb deputetit t\u00eb PD q\u00eb ta kapin m\u00eb pas. Nd\u00ebrsa vet\u00eb i zoti i sht\u00ebpis\u00eb, pra Mziu, i jep drejtim pist\u00ebs q\u00eb i intereson! Jo se s\u2019ka dyshime dhe ai p\u00ebr autorin, t\u00eb jemi korrekt\u00eb! Megjithat\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e deputetit por dhe t\u00eb komunitetit, urojm\u00eb q\u00eb autori i k\u00ebsaj vepre t\u00eb arrestohet n\u00eb vend, t\u00eb zbardh\u00eb motive dhe t\u00eb marr\u00eb d\u00ebnimin q\u00eb meriton!<\/p>\n<p>E themi k\u00ebt\u00eb sepse deputeti i PD, nj\u00ebher\u00ebsh ish kryebashkiaku i Kamz\u00ebs, Xhelal Mziu, q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs kur ka dal\u00eb n\u00eb deklarata publike, madje me \u2018doktorin\u2019 e investigimit Sali Berisha, i m\u00ebshoi fort pist\u00ebs politike si shkak p\u00ebr vendosjen e tritolit n\u00eb murin rrethues! Pasi Mziu tha se nuk kishte konflikt me ask\u00ebnd, as n\u00eb Kamz\u00eb dhe as n\u00eb Dib\u00ebr, pavar\u00ebsisht se kishte q\u00ebndruar kryetar bashkie tre mandate, si dhe deputet \u00ebsht\u00eb n\u00eb mandatin e dyt\u00eb tashm\u00eb!<\/p>\n<p>Deklarimin e Mziut her\u00ebn e par\u00eb krah Berish\u00ebs pakkush ia mori p\u00ebr baz\u00eb, pasi atij i duhej t\u2019i jepete nj\u00eb drejtim politik, edhe p\u00ebr kredo politike! P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, t\u00eb jesh krah doktorit p\u00ebrball\u00eb mediave, \u00ebsht\u00eb e pashmangshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb ambient toksik poliik n\u00eb t\u00eb cilin operojn\u00eb deputet\u00ebt e PD q\u00eb t\u00eb mos akuzosh kund\u00ebrshtarin politik, si shkaktar i k\u00ebtij akti, p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs ende i pazgjidhur motivi nga ana e organeve ligjzbatuse! Madje \u00ebsht\u00eb \u2018detyrim\u2019 p\u00ebr t\u00eb mbijetuar!<\/p>\n<p>Por kur t\u00eb njejt\u00ebn akuz\u00eb e p\u00ebrs\u00ebriti s\u00ebrish p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, duke n\u00ebnvizuar se \u2018absolutisht un\u00eb e konsideroj nj\u00eb dor\u00eb t\u00eb past\u00ebr t\u00eb qeveris\u00eb q\u00eb e ka p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb p\u00ebr t\u00eb na trembur e joshur, p\u00ebr t\u00eb na b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos merremi me qeverin\u00eb\u2019, pasi sipas tij \u2018e kam vrar\u00eb mendjen gjith\u00eb k\u00ebto dit\u00eb por nuk po gjej asnj\u00eb argument qoft\u00eb edhe konflikti q\u00eb un\u00eb mund t\u00eb kem patur qoft\u00eb edhe verbal me asnj\u00eb person, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur ky instrument p\u00ebr t\u00eb presionuar opozit\u00ebn si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb veprime t\u00eb tilla ndaj ndonj\u00eb biznesi p\u00ebr t\u2019ju dh\u00ebn\u00eb shembull t\u00eb tjer\u00ebve apo rr\u00ebshqitje n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr pavar\u00ebsisht se objekti \u00ebsht\u00eb me leje\u201d, at\u00ebher\u00eb edhe ne na lindi dyshimi i arsyesh\u00ebm se Mziut i \u00ebsht\u00eb kthyer bindje justifikimi i aktit t\u00eb vendosjes s\u00eb tritolit n\u00eb murin rrethues t\u00eb vil\u00ebs, me pist\u00ebn politike! Ose k\u00ebrkon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes! Ku i dihet!<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb na b\u00ebn t\u00eb mendohemi fort p\u00ebrpara se t\u00eb japim dhe ne nj\u00eb mendim modest n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb se sa mban kjo pist\u00eb politike n\u00eb rastin e tritolit n\u00eb murin rrethues t\u00eb vil\u00ebs s\u00eb ish kryebashkiakut e deputetit aktual t\u00eb PD, Xhelal Mziu, kush kishte interes politik p\u00ebr k\u00ebt\u00eb akt?!<\/p>\n<p>N\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs, mazhoranca socialiste, sikurse pretendon deputeti Mziu se ka \u2018dor\u00eb\u2019 n\u00eb k\u00ebt\u00eb akt, s\u2019ka asnj\u00eb interes! E themi k\u00ebt\u00eb sepse, PS ka 83 mandate deputeti plus 3 mandate t\u00eb aleatit hipotetik PSD, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb 86 mandate n\u00eb Kuvendin me 140 deputet\u00eb gjith\u00ebsej, dhe as q\u00eb i intereson politikisht \u00e7far\u00eb ndodh n\u00eb nivelet e poshtme t\u00eb politik\u00ebs, ku opozita kryesore bashk\u00eb me aleat\u00ebt e saj ka 50 mandate deputeti, plus dhe 4 mandate t\u00eb tjera t\u00eb opozit\u00ebs s\u00eb re, gjithsej plot 54 mandate deputeti n\u00eb Kuvend!<\/p>\n<p>Pra n\u00eb planin politik, PS dhe PSD, t\u00eb dyja bashk\u00eb kan\u00eb shumic\u00ebn e cil\u00ebsuar n\u00eb Kuvend p\u00ebr t\u00eb miratuar t\u00eb gjitha ligjet n\u00eb funksion t\u00eb integrimit t\u00eb vendit, pa pasur asnj\u00eb nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb presion ndaj asnj\u00eb deputeti, aq m\u00eb tep\u00ebr Xhelal Mziut, p\u00ebr vot\u00ebn e tyre apo dhe p\u00ebr t\u2019i mbyllur goj\u00ebn n\u00eb Kuvend apo jasht\u00eb tij! P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb PS ka dhe 54 bashki t\u00eb fituara n\u00eb zgjedhjet e 2023, p\u00ebrkundrejt 7 bashkive periferike t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb opozit\u00ebs s\u00eb bashkuar, nga 61 bashki gjithsej!<\/p>\n<p>PD nuk ka l\u00ebn\u00eb gj\u00eb pa b\u00ebr\u00eb kund\u00ebr Ram\u00ebs e mazhoranc\u00ebs socialiste, q\u00eb nga djegia e mandateve e deri tek sulmi ndaj institucioneve me molotov e mjete t\u00eb tjera rrethanore, si dhe nuk ka l\u00ebn\u00eb deklarat\u00eb e akuz\u00eb pa artikuluar kund\u00ebr qeveris\u00eb s\u00eb PS, dhe jo vet\u00ebm q\u00eb nuk e ka d\u00ebmtuar k\u00ebt\u00eb mazhoranc\u00eb, por votat dhe mandatet e PS nga zgjedhjet n\u00eb zgjedhje, jan\u00eb rritur n\u00eb progresion aritmerik, nga 74 mandate deri n\u00eb 83 mandate deputeti n\u00eb zgjedhjet e 11 majit t\u00eb k\u00ebtij viti!<\/p>\n<p>Par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim, mazhoranca socialiste \u00ebsht\u00eb forca m\u00eb e interesuar q\u00eb deputet\u00ebt dhe lidershipi i PD t\u00eb mos e mbyllin asnj\u00ebher\u00eb goj\u00ebn, t\u00eb jen\u00eb sa m\u00eb t\u00eb lir\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb akuza publike, t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha panelet televizive me t\u00eb gjith\u00eb arsenalin e akuzave dhe t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb dhunshme q\u00eb p\u00ebrdorin kund\u00ebr mazhoranc\u00ebs, pasi jan\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dhe nj\u00eb nga \u2018nxit\u00ebsit\u2019 m\u00eb t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr prodhimin e vot\u00ebs kund\u00ebr vetes dhe pro PS! Aq m\u00eb pak t\u00eb ket\u00eb interes t\u00eb \u2018josh\u00eb\u2019 apo t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb demokrat\u00ebt, e konkretisht Mziun p\u00ebr ndonj\u00eb vot\u00eb pro PS!<\/p>\n<p>Si me 86 vota n\u00eb Kuvend, PS-PSD, si me 87 vota bashk\u00eb me Mziun, n\u00eb nj\u00eb rast hipotetik, nj\u00eblloj jan\u00eb! PS s\u2019jep \u2018pazar\u2019 p\u00ebr shumic\u00ebn e cil\u00ebsuar, i ka vet\u00eb votat! P\u00ebr shumic\u00ebn kushtetuese, nuk mbetet asgj\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb \u2018doktor\u2019 Mziut, \u00ebsht\u00eb \u2018Doktori i madh\u2019, vet\u00eb Sali Berisha ai q\u00eb i mbyll pun\u00ebt n\u00eb PD, dhe Mziu i bindet me nj\u00eb k\u00ebmb\u00eb! E ka treguar me koh\u00eb dhe vakt, q\u00eb prej 35 vitesh se nuk \u2018pip\u00ebtin\u2019 njeri n\u00eb at\u00eb parti, PD-n\u00eb e ka pron\u00eb famljare Berisha, dhe s\u2019t\u00eb l\u00eb t\u00eb \u2018piprosh\u2019 aty!<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb pista \u2018politike\u2019 p\u00ebr vendosjen e tritolit n\u00eb murin rrethues t\u00eb vil\u00ebs luksoze t\u00eb ish kreut t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Kamz\u00ebs, aktualisht deputet i PD, Xhelal Mziu, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ka asnj\u00eb arsye q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb p\u00ebr vet\u00eb gjendjen rr\u00ebnuese n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjendet aktualisht opozita t\u00eb cil\u00ebn nuk ke ku ta kap\u00ebsh, por kjo pist\u00eb nuk besohet as nga vet\u00eb demokrat\u00ebt, as nga qytetar\u00ebt, madje as nga vet\u00eb Mziu dhe Berisha, sepse nuk ka asnj\u00eb \u2018k\u00ebmb\u00eb\u2019 ku t\u00eb mb\u00ebshtetet si pist\u00eb, qoft\u00eb dhe joserioze!<\/p>\n<p>Madje demokrat\u00ebt q\u00eb po presin \u2018thumba\u2019 tash e 12 vite n\u00eb opozit\u00eb, dhe po p\u00ebrjetojn\u00eb dhe 4 vite t\u00eb tjera t\u00eb garantuara jasht\u00eb pushtetit, pa llogarituar vitet e tjera t\u00eb \u2018premtuara\u2019 n\u00eb opozit\u00eb, po pyesin veten se si ka mund\u00ebsi q\u00eb deputet\u00ebt dhe lidershipi i tyre kan\u00eb kaq shum\u00eb pasuri, vila, pallate me shumic\u00eb, k\u00ebtu dhe n\u00eb shum\u00eb kryeqytete t\u00eb Evrop\u00ebs, vila n\u00eb Gjirin e Lalzit, Qerret, Himar\u00eb e Sarand\u00eb e n\u00eb zonat m\u00eb t\u00eb shtrenjta t\u00eb Tiran\u00ebs dhe t\u00eb vij\u00ebs bregdetare shqiptare. Madje paguajn\u00eb jo pak, por dhe 6 milion\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr nj\u00eb viz\u00eb n\u00eb SHBA apo p\u00ebr heqjen e \u2018non grat\u00ebs\u2019 si n\u00eb rastin e Berish\u00ebs, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb financonin fushat\u00ebn e 11 majit p\u00ebr t\u00eb arritur ndonj\u00eb rezultat pozitiv, pra p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn af\u00ebr rezultatit t\u00eb zgjedhjeve 2021 t\u00eb pakt\u00ebn! T\u00eb arrinin Bash\u00ebn me nj\u00eb fjal\u00eb!<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, ata pyesin edhe si e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb vil\u00eb ish kreu i bashkis\u00eb s\u00eb Kamz\u00ebs, deputeti aktual i PD, Xhelal Mziu! Jan\u00eb shum\u00eb para, p\u00ebr t\u00eb ta p\u00ebrballuar me nj\u00eb rrog\u00eb drejtori uj\u00ebsjell\u00ebsi, kryetari bashkie apo tani deputeti! Nd\u00ebrsa justifikimi se i ka fituar n\u00eb emigracion n\u00eb Greqi, i b\u00ebn t\u00eb dyshojn\u00eb, pasi pjesa m\u00eb e madhe e demokrat\u00ebve por dhe shqiptar\u00ebve, i kan\u00eb marr\u00eb vet\u00eb rrug\u00ebt e kurbetit, ose kan\u00eb njer\u00ebzit e tyre andej, dhe s\u00ebrish kothere kan\u00eb mbetur! Sht\u00ebpia ka shum\u00eb \u2018vrima\u2019 t\u00eb cilat mezi mbyllen, jo m\u00eb t\u00eb p\u00ebrballohen vila luksoze me parat\u00eb e fituara nga puna n\u00eb emigracion! Greqia s\u2019ka pasur as s\u2019ka lek\u00eb, thjesht\u00eb t\u00eb mban shpirtin gjall\u00eb, bashk\u00eb me familjen si dhe ndonj\u00eb investim modest p\u00ebr nj\u00eb sht\u00ebpi mbi kok\u00eb n\u00eb rastin m\u00eb fatlum! Por, k\u00ebto dyshime t\u00eb demokrat\u00ebve dhe qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb p\u00ebr vil\u00ebn e deputetit Mziu, mund t\u00eb marrin p\u00ebrgjigjie nga Inspektorati i Kontrollit e Deklarimit n\u00eb Pasuris\u00eb, pasi ai e b\u00ebn \u2018vetingun\u2019 e deputet\u00ebve!<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb gjith\u00eb asaj q\u00eb n\u00ebnvizuam, si dhe faktit q\u00eb n\u00eb disa raste, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rastin e fundit, p\u00ebr fatin e mir\u00eb tritoli nuk vendoset n\u00eb vila por n\u00eb murin rrethues t\u00eb tyre, dhe kjo trondit\u00ebse \u00ebsht\u00eb, se\u00e7 na erdhi n\u00eb kujtes\u00eb nj\u00eb film i hersh\u00ebm i adoleshenc\u00ebs son\u00eb, i cili b\u00ebnte fjal\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebto shembjet e mureve rrethuese me sa na kujtohen, sepse e kemi par\u00eb asokohe mbi 30 her\u00eb dhe pastaj kur u \u2018lirua\u2019 fare pas viteve \u201990 q\u00eb nuk na shkonte m\u00eb mendja ta shihnim, aq shum\u00eb e kishim par\u00eb! Kalamaj ishim at\u00ebher\u00eb, se mos kishim filma t\u00eb tjer\u00eb! Ishte filmi turk \u201cShamikuqja\u201d, dhe me gjith\u00eb p\u00ebrpjekjet tona, nuk na kujtohej mir\u00eb n\u00ebse personazhi kryesor e kishte p\u00ebrplasur me dashje apo pa dashje, i dehur nga dashuria e humbur, makin\u00ebn me murin rrethues t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb ku ishte strehuar \u201cShamikuqja\u2019 me djalin e saj!<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse nga ajo q\u00eb kuptuam at\u00ebher\u00eb nga \u201cShamikuqja\u2019, si f\u00ebmij\u00eb gjysm\u00eb t\u00eb rritur q\u00eb ishim at\u00ebher\u00eb, ishte se p\u00ebr gruan s\u2019t\u00eb fal njeri, s\u2019ta harron as p\u00ebr 100 vite! Nuk po b\u00ebjm\u00eb aspak analogji me akuzat e p\u00ebrqasjet q\u00eb kan\u00eb ndodhur koh\u00eb pas kohe n\u00eb dit\u00ebt e sotme, n\u00eb koh\u00ebn e internetit dhe mjeteve t\u00eb tjera t\u00eb komunikimit, debatet dhe akuzat p\u00ebr \u2018Shamikuqet\u2019 shqiptare, nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cilave t\u00eb larguara jasht\u00eb vendit, p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, si dhe larg ngacmimeve e me \u201cNdri\u00e7ime\u201d t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre bashk\u00eb me familjar\u00ebt e tyre, n\u00eb bot\u00ebn e qytet\u00ebruar! Kan\u00eb marr\u00eb \u2018detin m\u00eb k\u00ebmb\u00eb\u2019 prej zorit ato! N\u00eb Shqip\u00ebri njer\u00ebzit akuzojm\u00eb kollaj, por asgj\u00eb nuk vertetohet me fakte.<\/p>\n<p>Ndaj k\u00ebto \u2018grimca\u2019 na erdh\u00ebn n\u00eb kujtes\u00eb pas akuzave politike n\u00eb selin\u00eb e PD p\u00ebr tritole n\u00eb rrethimet e vilave, duke tentuar t\u00eb shpjegoj faktin e prishjes s\u00eb mureve rrethuese, me dashje apo pa dashje! Nuk p\u00ebrjashtojm\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb Mziu mund t\u00eb jet\u00eb dhe \u2018as\u2019-i i fundit n\u00ebn m\u00ebng\u00eb i Berish\u00ebs p\u00ebr ta kandiduar n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebrball\u00eb Manastirliut. P\u00ebr t\u00eb humbur, kuptohet. Pasi t\u00eb gjith\u00eb emrat e p\u00ebrmendur deri m\u00eb tani si kandidatura t\u00eb mundshme p\u00ebr PD, kan\u00eb refuzuar! Kamza aty \u00ebsht\u00eb, s\u2019\u00ebsht\u00eb larg, madje dhe rruga e re e Arbrit ka afruar shum\u00eb edhe Dibr\u00ebn me Tiran\u00ebn!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/jakin-marena-tritoli-ne-vilen-e-mziut-akuzat-politike-dhe-shamikuqja\/\">Jakin Marena: Tritoli n\u00eb vil\u00ebn e Mziut, akuzat politike dhe \u2018Shamikuqja\u2019<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Para disa dit\u00ebsh af\u00ebr vil\u00ebs s\u00eb ish kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Kamz\u00ebs, aktualisht deputet i PD p\u00ebr qarkun e Dibr\u00ebs, Xhelal Mziu, u vu nj\u00eb sasi tritoli, i cili shp\u00ebrtheu n\u00eb mesnat\u00eb, duke tronditur Kamz\u00ebn dhe zon\u00ebn p\u00ebrreth! P\u00ebr fatin e mir\u00eb t\u00eb Mziut dhe familjes s\u00eb tij, tritoli ishte v\u00ebn\u00eb af\u00ebr murit rrethues t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-42016","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42016","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42016"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42016\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42016"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42016"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42016"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}