{"id":41971,"date":"2025-09-22T13:15:07","date_gmt":"2025-09-22T13:15:07","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/22\/deshmia-e-britanikut-john-duncan-nuk-mendoj-se-thaci-ishte-kryekomandant-i-uck-se\/"},"modified":"2025-09-22T13:15:07","modified_gmt":"2025-09-22T13:15:07","slug":"deshmia-e-britanikut-john-duncan-nuk-mendoj-se-thaci-ishte-kryekomandant-i-uck-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/22\/deshmia-e-britanikut-john-duncan-nuk-mendoj-se-thaci-ishte-kryekomandant-i-uck-se\/","title":{"rendered":"D\u00ebshmia e britanikut John Duncan: Nuk mendoj se Tha\u00e7i ishte kryekomandant i U\u00c7K-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Hag\u00eb \u00ebsht\u00eb duke d\u00ebshmuar ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan, i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, i akuzuar p\u00ebr krime lufte.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb viteve \u201990, Duncan ishte k\u00ebshilltar politik i ish-komandantit suprem t\u00eb Forcave Aleate t\u00eb NATO-s, Wesley Clark, i cili udh\u00ebhoqi fushat\u00ebn ajrore t\u00eb NATO-s kund\u00ebr caqeve ushtarake serbe, m\u00eb 1999.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb d\u00ebshmis\u00eb, mbrojtja e pyeti n\u00ebse ka mbuluar edhe pun\u00ebn e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs gjat\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij \u2013 n\u00eb \u00e7ka ai u p\u00ebrgjigj me \u2018po\u2019.<\/p>\n<p>Ai tha se U\u00c7K-ja \u2013 udh\u00ebheq\u00ebs politik i s\u00eb cil\u00ebs ishte Tha\u00e7i \u2013 kishte p\u00ebrb\u00ebrje heterogjene, \u201cme njer\u00ebz me p\u00ebrvoja dhe motive t\u00eb ndryshme\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNe e quanim at\u00eb \u2018ushtria e atyre q\u00eb nuk kishin asgj\u00eb\u2019. Aspiratat e tyre nuk ishin t\u00eb nj\u00ebjta. Motivi i tyre nuk ishte i nj\u00ebjt\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKur filloi t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzohej spastrimi etnik, p\u00ebrb\u00ebrja e pjes\u00ebtar\u00ebve kryesor\u00eb ishte shum\u00eb e larmishme: kishte ish-ushtar\u00eb t\u00eb Armat\u00ebs jugosllave, jurist\u00eb, mjek\u00eb, gazetar\u00eb dhe njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb, disa me familje t\u00eb keqtrajtuara. Arsyeja q\u00eb mor\u00ebn arm\u00ebt, ndryshonte nga personi n\u00eb person\u201d, rr\u00ebfeu Duncan.<\/p>\n<p>Ai n\u00ebnvizoi se U\u00c7K-ja nuk kishte hierarki dhe se fuqin\u00eb reale t\u00eb saj e kishin komandant\u00ebt e zonave.<\/p>\n<p>\u201cKjo ishte v\u00ebshtir\u00ebsia me t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrballeshim atje\u201d, tha Duncan, sepse \u201cnuk kishin struktur\u00eb hierarkike \u2013 ishin t\u00eb organizuar ndryshe\u201d.<\/p>\n<p>Sipas tij, udh\u00ebheqja politike e U\u00c7K-s, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Tha\u00e7in, shpesh nuk ishte n\u00eb gjendje t\u2019i bindte ushtar\u00ebt p\u00ebr vendime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, si\u00e7 ishte \u00e7armatosja.<\/p>\n<p>Ai tha se roli i Tha\u00e7it nuk pasqyronte realitetin politik dhe se nuk kishte legjitimitet t\u00eb plot\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201cAtje kishte disa forca politike si LDK-ja, zoti Rugova e t\u00eb tjer\u00eb\u201d, tha Duncan.<\/p>\n<p>I pyetur nga mbrojtja n\u00ebse mendon se Tha\u00e7i ishte komandant i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i U\u00c7K-s\u00eb, ose kryekomandant, ai tha \u2018jo\u2019.<\/p>\n<p>\u201c\u2026sepse m\u00ebnyra se si silleshin [komandant\u00ebt] me t\u00eb gjat\u00eb negociatave, ishte e till\u00eb q\u00eb ata e trajtonin si krah politik, q\u00eb kishte nj\u00eb lloj ndikimi, por jo si dikush q\u00eb kishte kompetenca ushtarake\u201d.<\/p>\n<p>\u201cAsnj\u00ebher\u00eb nuk e kam par\u00eb [Tha\u00e7in] q\u00eb t\u00eb jepte direktiva apo urdhra\u201d, tha Duncan.<\/p>\n<p>\u201cAi nuk ishte shum\u00eb i angazhuar, si\u00e7 pres un\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb politikan profesionist\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Duncan u pyet edhe p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnien q\u00eb kishte Tha\u00e7i me komandantin e U\u00c7K-s\u00eb, Agim \u00c7eku.<\/p>\n<p>\u201cSi pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb nj\u00eb ekipi \u2013 nj\u00ebri me \u00e7\u00ebshtjet ushtarake, tjetri me \u00e7\u00ebshtjet politike. Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra se si e kam par\u00eb un\u00eb. Nuk kam par\u00eb ndonj\u00eb lloj respekti t\u00eb madh, secili i kishte p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e veta\u201d, u p\u00ebrgjigj ai.<\/p>\n<p>Mbrojtja e pyeti edhe p\u00ebr nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb Clarkut, se \u201cnuk ekzistojn\u00eb fakte q\u00eb U\u00c7K-ja t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb pas sulmeve ndaj serb\u00ebve, t\u00eb kryera pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb paqes n\u00eb qershor t\u00eb vitit 1999\u201d.<\/p>\n<p>Duncan tha se ai e kishte udh\u00ebzuar Clarkun q\u00eb ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb pyetjen n\u00ebse pik\u00ebpamja e Clarkut p\u00ebrputhej me t\u00eb tij\u00ebn, Duncan u p\u00ebrgjigj: \u201cpo\u201d.<\/p>\n<p>Informacionet p\u00ebr Kosov\u00ebn, Duncan tha se i merrte nga burime t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>\u201cS\u00eb pari, lexoja t\u00eb gjitha informacionet n\u00eb internet p\u00ebr 24 or\u00ebt e fundit lidhur me Kosov\u00ebn. M\u00eb pas d\u00ebgjoja lajmet e fundit, BBC-n\u00eb\u2026 shqyrtoja t\u00eb gjitha kabllogramet diplomatike, sh\u00ebrbimet e monitorimit dhe m\u00eb pas hyja n\u00eb takime dhe informoja gjeneralin Clark. Po ashtu, bisedoja edhe me gazetar\u00eb dhe organizata joqeveritare p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb informacion\u201d, tha Duncan, teksa p\u00ebrshkroi, si\u00e7 u shpreh ai, nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb zakonshme pune t\u00eb asaj kohe.<\/p>\n<p>\u201cDetyrat e mia kryesore ishin t\u2019u jepja k\u00ebshilla komandant\u00ebve ushtarak\u00eb lidhur me aspektet politike dhe diplomatike, por edhe t\u2019i udh\u00ebzoja p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e reagimit dhe ndikimin e tyre n\u00eb operacionet p\u00ebrkat\u00ebse\u201d, shtoi Duncan.<\/p>\n<p>Ai kishte sh\u00ebrbyer edhe n\u00eb Shqip\u00ebri pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit.<\/p>\n<p>\u201cKy ishte nj\u00eb shtet i mbyllur p\u00ebr 46 vjet, dhe un\u00eb isha v\u00ebrtet i interesuar t\u00eb kuptoja se si funksiononte shoq\u00ebria, sepse kjo ishte baza e detyr\u00ebs son\u00eb si diplomat\u00eb. Ne duhej t\u2019u shpjegonim epror\u00ebve tan\u00eb si funksionon shoq\u00ebria, \u00e7far\u00eb ndodh brenda saj, si veprojn\u00eb pushtetet, \u00e7far\u00eb mund t\u00eb ndikosh tek ata dhe pse ndonj\u00ebher\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb puna e nj\u00eb diplomati \u2013 t\u2019ua shpjegoj\u00eb t\u00eb gjitha aspektet e nj\u00eb shoq\u00ebrie epror\u00ebve p\u00ebrkat\u00ebs\u201d, tha Duncan.<\/p>\n<p>Sipas kryesuesit t\u00eb trupit gjykues, Charles Smith III, d\u00ebshmia e k\u00ebtij d\u00ebshmitari do t\u00eb zgjas\u00eb dy ose tri dit\u00eb.<\/p>\n<p>Mbrojtja e Tha\u00e7it dhe e ish-krer\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs (U\u00c7K), t\u00eb akuzuar p\u00ebr krime lufte, ka thirrur gjithsej 11 d\u00ebshmitar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb paraqiten gjat\u00eb jav\u00ebve n\u00eb vazhdim.<\/p>\n<p>Dy d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb do t\u00eb paraqiten nga mbrojtja e Jakup Krasniqit, nd\u00ebrsa mbrojtja e Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit ende nuk ka thirrur d\u00ebshmitar\u00eb.<\/p>\n<p>D\u00ebshmia e mbrojtjes nisi jav\u00ebn e kaluar me ish-ndihm\u00ebsin e sekretarit amerikan t\u00eb Shtetit, James Rubin, dhe k\u00ebshilltarin ligjor t\u00eb delegacionit t\u00eb Kosov\u00ebs gjat\u00eb negociatave n\u00eb Rambuje m\u00eb 1999, Paul Williams.<\/p>\n<p>Rubin, gjat\u00eb tri dit\u00ebve, foli kryesisht p\u00ebr rolin e Tha\u00e7it n\u00eb luft\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilin tha se ishte politik dhe nuk kishte kompetenca p\u00ebr vendime ushtarake brenda U\u00c7K-s\u00eb.<\/p>\n<p>Rubin tha se nuk ka asnj\u00eb informacion q\u00eb e lidh Tha\u00e7in ose Krasniqin me pretendimet p\u00ebr vrasje.<\/p>\n<p>Williams, gjat\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb tij, tha gjithashtu se Tha\u00e7i p\u00ebrfaq\u00ebsonte U\u00c7K-n\u00eb si negociator i besuesh\u00ebm, por nuk kishte autoritet t\u00eb plot\u00eb mbi komandant\u00ebt rajonal\u00eb.<\/p>\n<p>Gjykimi i kat\u00ebr ish-epror\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb nisi n\u00eb vitin 2023.<\/p>\n<p>Tha\u00e7i ishte udh\u00ebheq\u00ebs politik i U\u00c7K-s\u00eb para dhe gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb viteve 1998\u20131999, Veseli udh\u00ebheq\u00ebs i sh\u00ebrbimit t\u00eb inteligjenc\u00ebs, Krasniqi z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs, nd\u00ebrsa Selimi an\u00ebtar i shtabit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Aktakuza kund\u00ebr tyre p\u00ebrfshin akuza p\u00ebr burgosje t\u00eb paligjshme, tortur\u00eb, vrasje, krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit, zhdukje me forc\u00eb dhe persekutim t\u00eb qindra civil\u00ebve dhe personave q\u00eb nuk mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb luftime.<\/p>\n<p>K\u00ebto krime dyshohet se ndodh\u00ebn midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 n\u00eb vende t\u00eb ndryshme n\u00eb Kosov\u00eb, por edhe n\u00eb veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Dhomave t\u00eb Specializuara, Tha\u00e7i, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale personale p\u00ebr k\u00ebto krime, por t\u00eb gjith\u00eb ata e mohojn\u00eb faj\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Avokat\u00ebt mbrojt\u00ebs kan\u00eb deklaruar se U\u00c7K-ja nuk do t\u00eb kishte fituar mb\u00ebshtetjen e bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00ebse do t\u00eb kishte ekzistuar nj\u00eb plan kriminal, si\u00e7 pretendojn\u00eb prokuror\u00ebt.<\/p>\n<p>Sipas tyre, aktakuza bazohet n\u00eb nj\u00eb keqinterpretim selektiv t\u00eb ngjarjeve.\/<a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/mbrojtja-e-thacit-vazhdon-deshmine\/33536814.html\">Evropa e Lir\u00eb<\/a><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/09\/22\/deshmia-e-britanikut-john-duncan-nuk-mendoj-se-thaci-ishte-kryekomandant-i-uck-se\/\">D\u00ebshmia e britanikut John Duncan: Nuk mendoj se Tha\u00e7i ishte kryekomandant i U\u00c7K-s\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Hag\u00eb \u00ebsht\u00eb duke d\u00ebshmuar ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan, i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, i akuzuar p\u00ebr krime lufte. N\u00eb fund t\u00eb viteve \u201990, Duncan ishte k\u00ebshilltar politik i ish-komandantit suprem t\u00eb Forcave Aleate t\u00eb NATO-s, Wesley Clark, i cili udh\u00ebhoqi fushat\u00ebn ajrore [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-41971","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41971","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=41971"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41971\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=41971"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=41971"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=41971"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}