{"id":4197,"date":"2024-12-13T22:29:35","date_gmt":"2024-12-13T22:29:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/12\/13\/oret-e-fundit-te-assad-si-u-arratis-duke-i-tradhetuar-te-gjithe\/"},"modified":"2024-12-13T22:29:35","modified_gmt":"2024-12-13T22:29:35","slug":"oret-e-fundit-te-assad-si-u-arratis-duke-i-tradhetuar-te-gjithe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/12\/13\/oret-e-fundit-te-assad-si-u-arratis-duke-i-tradhetuar-te-gjithe\/","title":{"rendered":"Or\u00ebt e fundit t\u00eb Assad\/ Si u arratis duke i tradh\u00ebtuar t\u00eb gjith\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><span>N\u00eb fsheht\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb dhe pa th\u00ebn\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb, Bashar al-Assad i mbajti njer\u00ebzit q\u00eb i rrinin plan\u00eb n\u00eb err\u00ebsir\u00eb p\u00ebr planet e tij p\u00ebr t\u2019u larguar nga Siria teksa regjimi i tij ishte n\u00eb r\u00ebnie, pas avancimit t\u00eb rebel\u00ebve dhe pushtimit t\u00eb Damaskut. Ndihm\u00ebsit, zyrtar\u00ebt dhe t\u00eb af\u00ebrmit e tij mendonin p\u00ebr gj\u00ebra krejt\u00ebsisht t\u00eb tjera dhe po p\u00ebrgatisnin \u201cvij\u00ebn e mbrojtjes\u201d pas diskutimeve q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb me t\u00eb. Agjencia e lajmeve <a href=\"https:\/\/www.reuters.com\/world\/middle-east\/assads-final-hours-syria-deception-despair-flight-2024-12-13\/\">Reuters<\/a> ka folur me njer\u00ebz shum\u00eb pran\u00eb ish-diktatorit sirian. Ai po ua shiste t\u00eb gjith\u00ebve si nj\u00eb <em>\u201cp\u00ebrrall\u00eb\u201d<\/em> at\u00eb q\u00eb po ndodhte n\u00eb vend.<\/span><\/p>\n<p><span>T\u00eb shtun\u00ebn e kaluar, pak or\u00eb para se t\u00eb ikte n\u00eb Mosk\u00eb, Assad zhvilloi nj\u00eb takim me rreth 30 shefa t\u00eb ushtris\u00eb dhe siguris\u00eb n\u00eb ministrin\u00eb e mbrojtjes ku u tha se mb\u00ebshtetja ushtarake ruse ishte rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Siri ndaj u b\u00ebri thirrje forcave tok\u00ebsore t\u00eb durojn\u00eb. K\u00ebt\u00eb e konfirmoi nj\u00eb komandant q\u00eb ishte i pranish\u00ebm n\u00eb mbledhje.<\/span><\/p>\n<p><span>Pasi mbaroi mbledhjen, Assad informoi menaxherin e zyr\u00ebs s\u00eb tij presidenciale se po shkonte n\u00eb sht\u00ebpi, por n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj u nis p\u00ebr n\u00eb aeroport. Detajin e zbuloi nj\u00eb k\u00ebshilltar i rrethit t\u00eb tij t\u00eb ngusht\u00eb. Ai gjithashtu kishte thirrur k\u00ebshilltarin e tij t\u00eb komunikimit dhe i k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb vinte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij p\u00ebr t\u2019i shkruar nj\u00eb fjalim. Por kur ai arriti atje, nuk gjeti ask\u00ebnd.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Ai nuk b\u00ebri asnj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb rezistuar<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span><em>\u201cAssad as q\u00eb rezistoi, qoft\u00eb edhe p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit. Ai as nuk i mblodhi trupat e tij\u201d,<\/em> \u2013 thot\u00eb Nadeem Khoury, drejtor ekzekutiv i institutit rajonal t\u00eb Iniciativ\u00ebs p\u00ebr Reforma Arabe.<em> \u201cAi i la mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij t\u00eb p\u00ebrballen me fatalitetin\u201d<\/em> \u2013 shtoi ai. Reuters thot\u00eb se e pati t\u00eb pamundur t\u00eb kontaktonte Asadin n\u00eb Mosk\u00eb, ku i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb azil politik, p\u00ebr t\u00eb konfirmuar ose mohuar akuzat ndaj tij.<\/span><\/p>\n\n<p><span>Sipas asaj q\u00eb kan\u00eb zbuluar njer\u00ebzit q\u00eb kishin dijeni p\u00ebr l\u00ebvizjet e tij dit\u00ebt dhe or\u00ebt e fundit t\u00eb pushtetit t\u00eb tij pikturohet figura e nj\u00eb lideri q\u00eb k\u00ebrkonte ndihm\u00eb nga jasht\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjatur sundimin e tij 24-vje\u00e7ar, p\u00ebrpara se t\u00eb zgjidhte fsheht\u00ebsin\u00eb dhe mashtrimin e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij (nga ndihm\u00ebsit n\u00eb rrethin e tij t\u00eb ngusht\u00eb, tek diplomat\u00ebt rajonal\u00eb dhe zyrtar\u00ebt e lart\u00eb iranian\u00eb), p\u00ebr t\u00eb planifikuar largimin e tij nga Siria n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb m\u00ebngjesit t\u00eb s\u00eb diel\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Nuk dinin asgj\u00eb as v\u00ebllai dhe as kush\u00ebrinjt\u00eb e tij<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Assad nuk e informoi as v\u00ebllain e tij m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl Maher, komandant i Divizionit t\u00eb 4-t t\u00eb Blinduar elitar t\u00eb ushtris\u00eb, p\u00ebr planin e tij p\u00ebr t\u2019u larguar. Tre ndihm\u00ebs t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit e konfirmuan k\u00ebt\u00eb. Vet\u00ebm m\u00eb pas, Maher fluturoi me helikopter n\u00eb Irak dhe m\u00eb pas shkoi Rusi, tha nj\u00eb nga burimet. Kush\u00ebrinjt\u00eb e Asadit nga n\u00ebna, Ehab dhe Eyad Maklouf, ndodheshin n\u00eb Damask kur ai ra n\u00eb duart e rebel\u00ebve, sipas nj\u00eb ndihm\u00ebsi sirian dhe nj\u00eb zyrtari libanez t\u00eb siguris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>T\u00eb dy u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb arratiseshin me nj\u00eb makin\u00eb p\u00ebr n\u00eb Liban, por ran\u00eb n\u00eb nj\u00eb prit\u00eb t\u00eb kryengrit\u00ebsve q\u00eb hap\u00ebn zjarr ndaj tyre. Thuhet se Ehabi \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb dhe Eyadi \u00ebsht\u00eb plagosur, por nuk ka asnj\u00eb informacion t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm p\u00ebr sh\u00ebndetin e tyre.<\/span><br \/>\n<span>Vet\u00eb Assad u largua nga Damasku me aeroplan t\u00eb diel\u00ebn, m\u00eb 8 dhjetor, duke fluturuar n\u00ebn zon\u00ebn e radar\u00ebve me transponderin e avionit t\u00eb fikur, than\u00eb dy diplomat\u00eb rajonal\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ai u shp\u00ebtoi kthetrave t\u00eb rebel\u00ebve q\u00eb sulmuan kryeqytetin.<\/span><\/p>\n<p><span>Ikja dramatike i dha fund sundimit t\u00eb tij 24-vje\u00e7ar dhe pushtetit t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb gjysm\u00eb shekullor t\u00eb familjes s\u00eb tij. Kjo i dha fund edhe luft\u00ebs civile 13-vje\u00e7are t\u00eb Siris\u00eb. Diktatori sirian shkoi fillimisht n\u00eb baz\u00ebn ajrore ruse Khmeimim n\u00eb qytetin bregdetar t\u00eb Lattakia dhe prej andej fluturoi p\u00ebr n\u00eb Mosk\u00eb.<\/span><\/p>\n\n<p><span>Nd\u00ebrsa gruaja e tij Asma dhe tre f\u00ebmij\u00ebt e tyre e prisnin tashm\u00eb n\u00eb kryeqytetin rus, sipas tre ish-bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij t\u00eb ngusht\u00eb dhe nj\u00eb zyrtari t\u00eb lart\u00eb rajonal. Videot nga sht\u00ebpia e Asadit, t\u00eb marra dhe t\u00eb publikuara nga rebel\u00ebt dhe civil\u00ebt q\u00eb u dynd\u00ebn n\u00eb kompleksin presidencial pasi ai u largua tregojn\u00eb se ai b\u00ebri nj\u00eb ikje me nxitim, duke l\u00ebn\u00eb pas ushqime t\u00eb gatuara dhe disa sende personale, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe albumet fotografike familjare.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>\u201cJo\u201d nga Rusia dhe Irani<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>M\u00eb her\u00ebt, i ishte b\u00ebr\u00eb e qart\u00eb vet\u00eb Assadit se nuk do t\u00eb kishte nd\u00ebrhyrje ushtarake nga Rusia, nd\u00ebrhyrja e s\u00eb cil\u00ebs n\u00eb vitin 2015 e kishte ndihmuar t\u00eb kthente val\u00ebn e luft\u00ebs civile n\u00eb favor t\u00eb tij. Refuzim mori edhe nga aleati tjet\u00ebr i tij i vendosur, Irani.<\/span><\/p>\n<p><span>Assad e kishte vizituar Mosk\u00ebn m\u00eb 28 n\u00ebntor, nj\u00eb dit\u00eb pasi forcat rebele siriane sulmuan provinc\u00ebn veriore t\u00eb Aleppos dhe u p\u00ebrhap\u00ebn si zjarr n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, por lutjet e tij p\u00ebr ndihm\u00eb ushtarake ran\u00eb n\u00eb vesh t\u00eb shurdh\u00ebr nga Kremlini, i cili nuk ishte i gatsh\u00ebm t\u00eb nd\u00ebrhynte, than\u00eb 3 diplomat\u00eb rajonal\u00eb p\u00ebr Reuters.<\/span><\/p>\n<p><span>Hadi al-Bahra, kreu i grupit kryesor opozitar t\u00eb Siris\u00eb jasht\u00eb vendit, thot\u00eb se Assad nuk po u tregonte situat\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb ndihm\u00ebsve t\u00eb tij, citon nj\u00eb burim i af\u00ebrt me diktatorin dhe nj\u00eb zyrtar rajonal. <em>\u201cAi u tha komandant\u00ebve dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij pas udh\u00ebtimit t\u00eb tij n\u00eb Mosk\u00eb se mb\u00ebshtetja ushtarake ruse po vinte. Ai i g\u00ebnjeu. Mesazhi q\u00eb mori nga Moska ishte negativ\u201d<\/em> \u2013 thot\u00eb Bahra.<\/span><\/p>\n<p><span>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetar\u00ebve t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn se Rusia kishte b\u00ebr\u00eb shum\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb stabilizimin e Siris\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, por prioriteti i saj tani ishte konflikti n\u00eb Ukrain\u00eb. 4 dit\u00eb pas k\u00ebtij udh\u00ebtimi, m\u00eb 2 dhjetor, ministri i jasht\u00ebm iranian Abbas Araghchi u takua me Asadin n\u00eb Damask.<\/span><\/p>\n\n<p><span>Deri n\u00eb at\u00eb moment, grupi islamik Hayat Tahrir al-Sham (HTS) kishte marr\u00eb kontrollin e qytetit t\u00eb dyt\u00eb m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb Siris\u00eb, Alepos, dhe po zgjerohej drejt jugut teksa forcat qeveritare po dor\u00ebzoheshin. Asadi, i alarmuar dhe duke par\u00eb se \u00e7far\u00eb po vinte, pranoi gjat\u00eb takimit se ushtria e tij ishte shum\u00eb e dob\u00ebsuar p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb rezistenc\u00eb efektive.<\/span><\/p>\n<p><span>Megjithat\u00eb ai kurr\u00eb nuk i k\u00ebrkoi Teheranit t\u00eb vendoste forcat e saj n\u00eb Siri. K\u00ebt\u00eb e konfirmojn\u00eb edhe dy zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb iranian\u00eb p\u00ebr Reuters, t\u00eb cil\u00ebt vun\u00eb n\u00eb dukje se ai e kuptonte se Izraeli mund ta p\u00ebrdorte k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb till\u00eb si pretekst p\u00ebr t\u00eb goditur forcat iraniane n\u00eb Siri apo edhe vet\u00eb Iranin.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Momenti kur pranoi fundin<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Pasi i shteroi t\u00eb gjitha opsionet e tij, Assad m\u00eb n\u00eb fund pranoi t\u00eb pashmangshmen dhe vendosi t\u00eb largohej nga vendi, duke i dh\u00ebn\u00eb fund sundimit dinastik t\u00eb familjes s\u00eb tij q\u00eb daton q\u00eb nga viti 1971. Tre an\u00ebtar\u00eb t\u00eb rrethit t\u00eb tij t\u00eb brendsh\u00ebm than\u00eb se ai fillimisht donte t\u00eb k\u00ebrkonte strehim n\u00eb Emiratet e Bashkuara Arabe pasi rebel\u00ebt pushtuan Alepon dhe Homsin dhe po p\u00ebrparonin drejt Damaskut.<\/span><\/p>\n<p><span>Por zyrtar\u00ebt e Emirateve e hodh\u00ebn posht\u00eb \u00e7do mendim t\u00eb till\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim, duke pasur frik\u00eb nga nj\u00eb reagim nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr strehimin e nj\u00eb figure q\u00eb ndodhet n\u00ebn sanksione nga SHBA dhe Evropa mbi p\u00ebrdorimin e pretenduar t\u00eb arm\u00ebve kimike n\u00eb nj\u00eb goditje ndaj rebel\u00ebve, akuza q\u00eb Assad i ka mohuar si t\u00eb falsifikuara.<\/span><\/p>\n\n<p><span>Moska, nga ana e saj, ndon\u00ebse hezitonte t\u00eb nd\u00ebrhynte ushtarakisht, nuk ishte e gatshme t\u00eb braktiste Assadin, sipas nj\u00eb burimi diplomatik rus q\u00eb foli n\u00eb kushte anonimiteti. Ministri i Jasht\u00ebm rus Sergei Lavrov, i cili mori pjes\u00eb n\u00eb Forumin e Dohas n\u00eb Katar t\u00eb shtun\u00ebn dhe t\u00eb diel\u00ebn, l\u00ebvizi fijet diplomatike p\u00ebr sigurin\u00eb e Asadit, duke u zotuar se Turqia dhe Katari do t\u00eb p\u00ebrdorin lidhjet e tyre me rebel\u00ebt p\u00ebr t\u00eb garantuar kalimin e tij t\u00eb sigurt n\u00eb Rusi, than\u00eb dy zyrtar\u00eb rajonal\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>LEXO EDHE:\u00a0F<a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2024\/12\/11\/foto-zbulohet-ana-tjeter-e-bashar-al-assad-brenda-pallatit-luksoz-te-grabitur\/\">otot e grabitura\/ Si jetonte Bashar al-Assad, brenda pallatit luksoz<\/a><\/strong><\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb burim per\u00ebndimor i siguris\u00eb theksoi se Lavrov b\u00ebri <em>\u201cgjith\u00e7ka q\u00eb mundi\u201d<\/em> p\u00ebr t\u00eb siguruar largimin e sigurt t\u00eb Asadit. Katari dhe Turqia ran\u00eb dakord me rebel\u00ebt p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar daljen e Asadit, than\u00eb tre nga burimet, pavar\u00ebsisht pretendimit zyrtar t\u00eb t\u00eb dy vendeve se nuk kishin kontakte me rebel\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><span>Moska u koordinua gjithashtu me shtetet fqinje p\u00ebr t\u00eb siguruar se aeroplani rus q\u00eb po largohej nga hap\u00ebsira ajrore siriane me Asadin nuk do t\u00eb kapej apo nuk do t\u00eb sh\u00ebnjestrohej, than\u00eb burimet. Ministria e Jashtme e Katarit nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb Reuters n\u00eb lidhje me largimin e Asadit nga Siria, nd\u00ebrsa rebel\u00ebt ishte e mundur t\u00eb kontaktoheshin p\u00ebr nj\u00eb koment.<\/span><\/p>\n\n<p><span>Nj\u00eb zyrtar i qeveris\u00eb turke tha se nuk kishte asnj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb nga Rusia p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur hap\u00ebsir\u00ebn ajrore turke p\u00ebr fluturimin e Asadit, por nuk tha n\u00ebse Ankaraja ka punuar me rebel\u00ebt p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar arratisjen. Kryeministri i fundit i Asadit, Mohammed Jalali, tha se ai foli me presidentin e tij n\u00eb telefon t\u00eb shtun\u00ebn mbr\u00ebma n\u00eb or\u00ebn 22:30.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cN\u00eb bised\u00ebn ton\u00eb t\u00eb fundit telefonike, i thash\u00eb atij se sa e v\u00ebshtir\u00eb ishte situata dhe se kishte nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb madhe (njer\u00ebzish) nga Homs n\u00eb Lattakia\u2026 se kishte panik dhe terror n\u00eb rrug\u00eb\u201d \u2013<\/em> rr\u00ebfeu ai p\u00ebr kanalin saudit Al Arabiya TV .<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cAi m\u2019u p\u00ebrgjigj: \u201cNes\u00ebr do t\u00eb shohim. Nes\u00ebr. Nes\u00ebr\u201d<\/em>.<em> Ishte gj\u00ebja e fundit q\u00eb m\u00eb tha\u201d,<\/em> \u2013 tregoi Jalali, duke shtuar se u p\u00ebrpoq t\u00eb kontaktonte s\u00ebrish me Asadin n\u00eb telefon her\u00ebt m\u00ebngjesin e s\u00eb diel\u00ebs, por nuk mori p\u00ebrgjigje. <strong>\u00a9P\u00ebrgatiti LAPSI.al<\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2024\/12\/13\/nuk-i-tregoi-as-vellait-oret-e-fundit-te-assad-dhe-kush-e-ndihmoi-te-arratisej\/\">Or\u00ebt e fundit t\u00eb Assad\/ Si u arratis duke i tradh\u00ebtuar t\u00eb gjith\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb fsheht\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb dhe pa th\u00ebn\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb, Bashar al-Assad i mbajti njer\u00ebzit q\u00eb i rrinin plan\u00eb n\u00eb err\u00ebsir\u00eb p\u00ebr planet e tij p\u00ebr t\u2019u larguar nga Siria teksa regjimi i tij ishte n\u00eb r\u00ebnie, pas avancimit t\u00eb rebel\u00ebve dhe pushtimit t\u00eb Damaskut. Ndihm\u00ebsit, zyrtar\u00ebt dhe t\u00eb af\u00ebrmit e tij mendonin p\u00ebr gj\u00ebra krejt\u00ebsisht [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":4198,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-4197","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4197","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4197"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4197\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/4198"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4197"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4197"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4197"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}