{"id":41969,"date":"2025-09-22T13:40:35","date_gmt":"2025-09-22T13:40:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/22\/diella-software-kunder-korrupsionit-apo-fasade-e-re-politike\/"},"modified":"2025-09-22T13:40:35","modified_gmt":"2025-09-22T13:40:35","slug":"diella-software-kunder-korrupsionit-apo-fasade-e-re-politike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/22\/diella-software-kunder-korrupsionit-apo-fasade-e-re-politike\/","title":{"rendered":"Diella, software kund\u00ebr korrupsionit apo fasad\u00eb e re politike?"},"content":{"rendered":"<p>Jav\u00ebn e kaluar, Shqip\u00ebria njoftoi se nj\u00eb ministre e gjeneruar nga inteligjenca artificiale do t\u00eb marr\u00eb drejtimin e nj\u00eb portofoli t\u00eb ri p\u00ebr tender\u00ebt publik\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDiella\u201d promovohet si ministrja e par\u00eb virtuale n\u00eb bot\u00eb, dhe kryeministri shqiptar Edi Rama premtoi se kjo em\u00ebrim do t\u2019i jap\u00eb fund korrupsionit t\u00eb p\u00ebrhapur n\u00eb kontratat qeveritare \u2014 nj\u00eb nga pengesat kryesore p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e vendit ballkanik n\u00eb Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>Por jan\u00eb ngritur pyetje serioze teknike, politike dhe etike n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u201cligjv\u00ebn\u00ebse\u201d virtuale.<\/p>\n<h4><strong>V\u00ebrtet e pakorruptueshme?<\/strong><\/h4>\n<p>Duke shpallur em\u00ebrimin e Diell\u00ebs, Rama deklaroi se tender\u00ebt publik\u00eb tashm\u00eb do t\u00eb jen\u00eb \u201c100 p\u00ebr qind t\u00eb lir\u00eb nga korrupsioni\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDiella nuk fle kurr\u00eb, nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb paguhet, nuk ka interesa personale, nuk ka kush\u00ebrinj, sepse kush\u00ebrinjt\u00eb jan\u00eb nj\u00eb problem i madh n\u00eb Shqip\u00ebri,\u201d tha kryeministri i nj\u00eb vendi q\u00eb renditet i 80-ti nga 180 shtete n\u00eb indeksin e korrupsionit t\u00eb Transparency International.<\/p>\n<p>Politikan\u00ebt shqiptar\u00eb shpesh implikohen n\u00eb skandale korrupsioni t\u00eb lidhura me fondet publike. Ish-kryebashkiaku i Tiran\u00ebs u arrestua gjat\u00eb koh\u00ebs n\u00eb detyr\u00eb dhe mbetet n\u00eb qeli, i dyshuar p\u00ebr korrupsion n\u00eb dh\u00ebnien e kontratave publike. Po ashtu, edhe kreu i opozit\u00ebs dhe ish-kryeministri Sali Berisha dyshohet se ka dh\u00ebn\u00eb kontrata publike p\u00ebr njer\u00ebzit e tij.<\/p>\n<h4><strong>A \u00ebsht\u00eb Diella zgjidhja?<\/strong><\/h4>\n<p>Jo v\u00ebrtet, sipas ekspert\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cSi \u00e7do sistem tjet\u00ebr i inteligjenc\u00ebs artificiale, ajo varet plot\u00ebsisht nga cil\u00ebsia dhe koherenca e t\u00eb dh\u00ebnave dhe besueshm\u00ebria e modeleve mbi t\u00eb cilat bazohet,\u201d tha Erjon Curraj, ekspert i transformimit digjital dhe siguris\u00eb kibernetike.<\/p>\n<p>Nuk dihet sakt\u00ebsisht se si funksionon Diella, por ka gjasa q\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetet mbi Modelet e M\u00ebdha Gjuh\u00ebsore (LLM), t\u00eb ngjashme me ato q\u00eb fuqizojn\u00eb gjenerues t\u00eb till\u00eb si ChatGPT ose Gemini.<\/p>\n<p>Por n\u00ebse t\u00eb dh\u00ebnat hyr\u00ebse jan\u00eb t\u00eb paplota, t\u00eb nj\u00ebanshme ose t\u00eb vjetruara, vendimet e IA-s\u00eb do t\u00eb pasqyrojn\u00eb k\u00ebto mang\u00ebsi, dhe ajo \u201cmund t\u00eb keqinterpretoj\u00eb dokumentet, t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb gabimisht nj\u00eb furnizues ose t\u00eb mos v\u00ebr\u00eb re shenja t\u00eb bashk\u00ebpunimit korruptiv,\u201d shtoi Curraj.<\/p>\n<p>\u201cLLM-t\u00eb pasqyrojn\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb; ato kan\u00eb paragjykime. Nuk ka arsye p\u00ebr t\u00eb besuar se zgjidh problemin e korrupsionit,\u201d u shpreh edhe shkenc\u00ebtari i kompjuterave dhe specialisti i inteligjenc\u00ebs artificiale Jean-Gabriel Ganascia.<br \/>\n\u201cSupozojm\u00eb se nj\u00eb makin\u00eb nuk ka paragjykime \u2014 kjo do t\u00eb thot\u00eb se ne duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohemi makin\u00ebs,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<h4><strong>Kush e kontrollon?<\/strong><\/h4>\n<p>Opozita shqiptare i \u00ebsht\u00eb drejtuar Gjykat\u00ebs Kushtetuese me shqet\u00ebsimin se kush do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr vendimet e IA-s\u00eb. \u201cKush do ta kontrolloj\u00eb Diell\u00ebn?\u201d pyeti Berisha n\u00eb parlament.<\/p>\n<p>Ganascia pajtohet se \u00e7\u00ebshtjet e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb dhe kontrollit jan\u00eb thelb\u00ebsore kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr inteligjenc\u00ebn artificiale.<br \/>\n\u201cN\u00ebse vendimmarrja publike i besohet nj\u00eb makinerie, kjo do t\u00eb thot\u00eb se nuk ka m\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi; ne reduktohemi n\u00eb gjendjen e skllev\u00ebrve.\u201d<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb m\u00eb shqet\u00ebson \u00ebsht\u00eb ideja e nj\u00eb makinerie q\u00eb qeveris, q\u00eb jep p\u00ebrgjigjen \u2018e sakt\u00eb\u2019 dhe pengon \u00e7do diskutim,\u201d tha studiuesi, i cili \u00ebsht\u00eb edhe filozof.<br \/>\n\u201cNj\u00eb politikan mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi, por k\u00ebtu ideja \u00ebsht\u00eb se makina \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrsosur dhe nuk mund t\u00eb shkojm\u00eb kund\u00ebr vendimeve t\u00eb saj.\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019iu adresuar k\u00ebtyre shqet\u00ebsimeve, nj\u00eb dekret i publikuar t\u00eb enjten p\u00ebrcakton se Rama \u201cmerr gjithashtu p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr krijimin dhe funksionimin e Ministris\u00eb Virtuale t\u00eb Inteligjenc\u00ebs Artificiale Diella.\u201d<\/p>\n<h4><strong>Korrupsion i vjet\u00ebr, software i ri<\/strong><\/h4>\n<p>Em\u00ebrimi i Diell\u00ebs b\u00ebri jehon\u00eb n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, di\u00e7ka n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kryeministri Rama \u00ebsht\u00eb mjesht\u00ebr \u2014 qoft\u00eb duke marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb samite nd\u00ebrkomb\u00ebtare me atlete, duke shpallur ndalimin e TikTok-ut, duke krijuar nj\u00eb \u201cShtet Bektashi\u201d t\u00eb modeluar si Vatikani, apo duke hapur kampe emigrant\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb strehuar njer\u00ebzit e kapur n\u00eb det nga qeveria italiane.<\/p>\n<p>Por arritja e q\u00ebllimeve t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr. TikTok mbetet leht\u00ebsisht i aksesuesh\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, vet\u00ebm pak dhjet\u00ebra burra jan\u00eb transferuar n\u00eb kampet e emigrant\u00ebve dhe ligjshm\u00ebria e nism\u00ebs ende po kontestohet n\u00eb gjykatat italiane. Po ashtu, pak p\u00ebrparim publik \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe mbi \u201cShtetin Bektashi\u201d q\u00eb prej shpalljes s\u00eb tij nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket Diell\u00ebs, fytyra e saj \u00ebsht\u00eb ajo e aktores s\u00eb njohur shqiptare Anila Bisha, e cila ka firmosur nj\u00eb kontrat\u00eb q\u00eb skadon n\u00eb dhjetor p\u00ebr p\u00ebrdorimin e imazhit t\u00eb saj. Ende nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb n\u00ebse ky em\u00ebrim do t\u00eb mbijetoj\u00eb p\u00ebrball\u00eb kontrollit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Po ashtu, nuk dihet n\u00ebse ky model do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet e Bashkimit Europian, t\u00eb cilit Shqip\u00ebria shpreson t\u2019i bashkohet brenda pes\u00eb viteve t\u00eb ardhshme.<\/p>\n<p>\u201cDeri m\u00eb tani nuk ka asnj\u00eb informacion mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si funksionon realisht Diella,\u201d tha politologu shqiptar Lutfi Dervishi.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse nj\u00eb sistem i korruptuar i ofron t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb manipuluara, ose i vendosen filtra mbi at\u00eb q\u00eb nuk duhet t\u00eb shoh\u00eb, Diella thjesht do t\u00eb legjitimoj\u00eb korrupsionin e vjet\u00ebr me software t\u00eb ri.\u201d\/AFP<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/09\/22\/diella-software-kunder-korrupsionit-apo-fasade-e-re-politike\/\">Diella, software kund\u00ebr korrupsionit apo fasad\u00eb e re politike?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jav\u00ebn e kaluar, Shqip\u00ebria njoftoi se nj\u00eb ministre e gjeneruar nga inteligjenca artificiale do t\u00eb marr\u00eb drejtimin e nj\u00eb portofoli t\u00eb ri p\u00ebr tender\u00ebt publik\u00eb. \u201cDiella\u201d promovohet si ministrja e par\u00eb virtuale n\u00eb bot\u00eb, dhe kryeministri shqiptar Edi Rama premtoi se kjo em\u00ebrim do t\u2019i jap\u00eb fund korrupsionit t\u00eb p\u00ebrhapur n\u00eb kontratat qeveritare \u2014 nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-41969","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41969","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=41969"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41969\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=41969"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=41969"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=41969"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}