{"id":41791,"date":"2025-09-21T14:48:29","date_gmt":"2025-09-21T14:48:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/21\/kriza-politike-vlora-citaku-flet-me-bindje-zgjedhjet-e-pashmangshme-ne-kosove-por-pas-perfundimit-te-balotazhit-lokale\/"},"modified":"2025-09-21T14:48:29","modified_gmt":"2025-09-21T14:48:29","slug":"kriza-politike-vlora-citaku-flet-me-bindje-zgjedhjet-e-pashmangshme-ne-kosove-por-pas-perfundimit-te-balotazhit-lokale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/21\/kriza-politike-vlora-citaku-flet-me-bindje-zgjedhjet-e-pashmangshme-ne-kosove-por-pas-perfundimit-te-balotazhit-lokale\/","title":{"rendered":"Kriza politike, Vlora \u00c7itaku flet me bindje: Zgjedhjet e Pashmangshme n\u00eb Kosov\u00eb, por pas p\u00ebrfundimit t\u00eb balotazhit lokale"},"content":{"rendered":"<p>Zgjedhjet e reja parlamentare jan\u00eb t\u00eb pashmangshme dhe mund t\u00eb mbahen n\u00eb fund t\u00eb vitit 2025. K\u00ebt\u00eb fakt e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur sekretarja e p\u00ebrgjithshme e Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Vlora \u00c7itaku.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr KosovaPress thekson se n\u00eb kriz\u00ebn aktuale politike, zgjedhjet e reja jan\u00eb t\u00eb paevitueshme, mir\u00ebpo fillimisht duhet t\u00eb pritet vendimmarrja e Gjykat\u00ebs Kushtetuese se \u00e7far\u00eb hapa duhet t\u00eb nd\u00ebrmerren p\u00ebr Kuvendin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ajo shton se teknikisht \u00ebsht\u00eb e pamundur q\u00eb zgjedhjet e reja parlamentare t\u00eb mbahen para p\u00ebrfundimit t\u00eb balotazhit p\u00ebr zgjedhjet lokale.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00eb momentin n\u00eb t\u00eb cilin jemi, konsideroj q\u00eb zgjedhjet e reja parlamentare jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb pashmangshme. \u00cbsht\u00eb humbur shum\u00eb koh\u00eb. Zoti Kurti i ka humbur Kosov\u00ebs jo vet\u00ebm k\u00ebto muaj prej kur jemi pa institucione, por i ka humbur vite t\u00eb t\u00ebra. N\u00eb vazhdim\u00ebsi ka vendosur popullizmin n\u00eb vend t\u00eb qeverisjes s\u00eb p\u00ebrgjegjshme dhe n\u00eb vend t\u00eb koordinimit me aleat\u00ebt, gjithmon\u00eb ka zgjedhur konfrontimin\u2026<\/em><\/p>\n<p><em>Fillimisht duhet t\u00eb presim t\u00eb shohim se \u00e7far\u00eb do t\u00eb na thot\u00eb Gjykata Kushtetuese dhe cil\u00ebt jan\u00eb hapat q\u00eb parashihen t\u00eb merren nga ana e Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Mir\u00ebpo, si\u00e7 e lexoj situat\u00ebn deri m\u00eb tani, duket q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb teknikisht e pamundur q\u00eb ato zgjedhje t\u00eb reja parlamentare t\u00eb organizohen para p\u00ebrfundimit t\u00eb balotazhit (n\u00eb zgjedhjet lokale). Zgjedhjet e reja parlamentare, natyrisht, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb afateve kalendarike, mund t\u00eb ndodhin kah fundi i vitit\u201d,<\/em>\u00a0thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Sipas saj, votimi n\u00eb pako i n\u00ebnkryetar\u00ebve t\u00eb Kuvendit nga komunitetet jo-shumic\u00eb nuk do t\u00eb thot\u00eb kusht\u00ebzim apo veto e List\u00ebs Serbe p\u00ebr konstituim t\u00eb Kuvendit, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb theksuar nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje.<\/p>\n<p><em>\u201cKuvendi vepron bazuar n\u00eb Kushtetut\u00eb dhe n\u00eb rregulloren e pun\u00ebs s\u00eb Kuvendit. Rregullorja e pun\u00ebs s\u00eb Kuvendit \u00ebsht\u00eb hartuar nga legjislatura e kaluar dhe \u00ebsht\u00eb miratuar nga legjislatura e kaluar, ku L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje ka pasur shumic\u00eb absolute.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb at\u00eb rregullore \u00ebsht\u00eb diktuar, si t\u00eb themi, edhe m\u00ebnyra e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb kryetarit dhe n\u00ebnkryetar\u00ebve. Nuk \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb veto apo kusht\u00ebzim q\u00eb po b\u00ebn dikush n\u00eb Kuvendin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb rregullore, t\u00eb cil\u00ebn L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje e ka shkruar vet\u00eb dhe e ka miratuar vet\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Ne duhet t\u00eb jemi shum\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm me gjuh\u00ebn q\u00eb p\u00ebrdorim dhe me argumentet q\u00eb p\u00ebrdorim. Kjo q\u00eb e kemi sot \u00ebsht\u00eb rezultat i p\u00ebrpjekjeve shekullore, i nj\u00eb lufte dhe nj\u00eb \u00e7mimi t\u00eb madh e t\u00eb lart\u00eb q\u00eb e kemi paguar.<\/em><\/p>\n<p><em>Nuk guxojm\u00eb, se s\u2019na fal historia. Nuk guxojm\u00eb q\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb tekeve aventureske e populiste, e kryesisht p\u00ebr p\u00ebrfitime elektorale, t\u00eb rrezikojm\u00eb rendin kushtetues dhe t\u00eb cenojm\u00eb t\u00eb ardhmen euroatlantike t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Sot qytetari i Kosov\u00ebs duhet t\u2019ia b\u00ebj\u00eb vetes vet\u00ebm nj\u00eb pyetje: A duam t\u00eb jemi n\u00eb NATO dhe n\u00eb Bashkimin Evropian? N\u00ebse p\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb po, ashtu si\u00e7 po shihet n\u00eb \u00e7do matje t\u00eb opinionit n\u00eb Republik\u00eb, at\u00ebher\u00eb k\u00ebsaj qasje destruktive, t\u00eb rrezikshme, t\u00eb cil\u00ebs po i prin z. Albin Kurti, duhet t\u2019i japim fund\u201d,<\/em>\u00a0deklaron ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, \u00c7itaku p\u00ebr KosovaPress flet edhe p\u00ebr zgjedhjet lokale t\u00eb 12 tetorit, ku \u00ebsht\u00eb e bindur se PDK-ja do t\u2019i mbaj\u00eb komunat ku qeveris aktualisht, si dhe do t\u00eb zgjerohet harta e fitoreve edhe n\u00eb komuna t\u00eb tjera, madje edhe n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cPartia Demokratike e Kosov\u00ebs hyn n\u00eb k\u00ebt\u00eb gar\u00eb zgjedhore jo me arroganc\u00eb, por me vet\u00ebbesim t\u00eb plot\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak se kemi d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar, por mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr shkak se besojm\u00eb fuqish\u00ebm q\u00eb kemi kandidat\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb \u2013 edhe p\u00ebr kryetar\u00ebt, edhe n\u00eb listat garuese p\u00ebr kuvendet komunale. P\u00ebrve\u00e7 se presim q\u00eb t\u00eb mbajm\u00eb qeverisjen n\u00eb komunat ku tashm\u00eb jemi udh\u00ebheq\u00ebs, ne besojm\u00eb fuqish\u00ebm q\u00eb harta e fitores s\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs do t\u00eb zgjerohet, p\u00ebrfshir\u00eb edhe me kryeqytetin\u201d,<\/em>\u00a0thekson \u00c7itaku.<\/p>\n<p>Krahas k\u00ebtyre, sekretarja e PDK-s\u00eb iu b\u00ebri thirrje secilit t\u00eb ri dhe t\u00eb reje n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb t\u00eb ken\u00eb durim dhe t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb nga fillimi deri n\u00eb fund d\u00ebshmin\u00eb e ish-ndihm\u00ebs sekretarit t\u00eb Shtetit Amerikan, James Rubin n\u00eb Hag\u00eb, n\u00eb procesin kund\u00ebr ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ish-diplomati amerikan p\u00ebr tri dit\u00eb radhazi gjat\u00eb k\u00ebsaj jave d\u00ebshmoi n\u00eb Hag\u00eb si d\u00ebshmitar i mbrojtjes s\u00eb Tha\u00e7it dhe t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n<p><em>\u201cDo t\u00eb doja q\u00eb \u00e7do i ri dhe \u00e7do e re t\u00eb ket\u00eb durimin dhe t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb nga fillimi dhe deri n\u00eb fund d\u00ebshmin\u00eb e zotit James Rubin. Fatkeq\u00ebsisht, p\u00ebr shum\u00eb gjat\u00eb dhe me nj\u00eb intensitet shum\u00eb t\u00eb madh, Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrbaltur, \u00ebsht\u00eb sulmuar, \u00ebsht\u00eb atakuar.<\/em><\/p>\n<p><em>Do t\u00eb doja q\u00eb \u00e7do i ri dhe \u00e7do e re ta d\u00ebgjoj\u00eb zotin Rubin si nj\u00eb, t\u00eb themi, pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb procese t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme historike q\u00eb soll\u00ebn lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb ton\u00eb dhe nga ai t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb historin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb luft\u00ebs son\u00eb, dhe nga ai t\u00eb binden, sidomos n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jemi tani n\u00eb raport me aleat\u00ebt se sa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, se sa t\u00eb vlefshme jan\u00eb raportet me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Un\u00eb besoj se nuk ka shqiptar q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ndjer\u00eb i ngaz\u00ebllyer nga d\u00ebshmia shum\u00eb profesionale, shum\u00eb elegante e zotit James Rubin. Ndoshta \u00ebsht\u00eb edhe leht\u00eb t\u00eb flas\u00ebsh kur nuk ke nevoj\u00eb t\u00eb shpif\u00ebsh dhe kur e thua vet\u00ebm t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn\u201d,<\/em>\u00a0p\u00ebrfundon \u00c7itaku.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/kriza-politike-vlora-citaku-flet-me-bindje-zgjedhjet-e-pashmangshme-ne-kosove-por-pas-perfundimit-te-balotazhit-lokale\/\">Kriza politike, Vlora \u00c7itaku flet me bindje: Zgjedhjet e Pashmangshme n\u00eb Kosov\u00eb, por pas p\u00ebrfundimit t\u00eb balotazhit lokale<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zgjedhjet e reja parlamentare jan\u00eb t\u00eb pashmangshme dhe mund t\u00eb mbahen n\u00eb fund t\u00eb vitit 2025. K\u00ebt\u00eb fakt e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur sekretarja e p\u00ebrgjithshme e Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Vlora \u00c7itaku. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr KosovaPress thekson se n\u00eb kriz\u00ebn aktuale politike, zgjedhjet e reja jan\u00eb t\u00eb paevitueshme, mir\u00ebpo fillimisht duhet t\u00eb pritet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-41791","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41791","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=41791"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41791\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=41791"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=41791"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=41791"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}